Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Gjysma e atyre qe ne shkruajme eshte e demshme, gjysma tjeter eshte e pavlefshme.
--- Becque

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 84 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Politike :: Prof. Dr. Bamir Topi, presidenti i ri i Republikės sė Shqipėrisė
Postuar nga: Albo

Politike Kurorezimi i Bamirit

Arian Madhi e shqiptoi plot 84 here togfjaleshin "Topi Bamir" dhe ne salle ushtuan brohoritjet. Ora ishte rreth 21.13 dhe Shqiperia u be me nje President. Quhej Bamir Topi. Kuvendi vendosi dje ne darke, qe kreu i ri i shtetit te jete nenkryetari i Partise Demokratike, njekohesisht dhe kryetar i grupit parlamentar, te marre ne dore drejtimin e vendit per pese vitet e ardhshme. Topi ka marre votat e 85 ligjvenesve shqiptare, nje me shume se c'sanksionohet ne Kushtetuten e vendit. Ndersa kandidati tjeter, kryetari i Aleances Demokratike, Neritan Ceka, mundi te merrte 5 vota.



Seanca e djeshme plenare ishte parashikuar te niste ne oren 19.00. Nderkohe, gjate gjithe dites perflitej per nje mundesi te madhe, qe gjithe kaluari presidencial te mbyllej dhe shanset me te medha per tu shpallur President i kishte Bamir Topi. Teze e cila u vertetua ne mbremje. Rreth ores se percaktuar per nisjen e seances deputete te mazhorances nisen te grumbulloheshin. Me pas ne Kuvend ia behen gjashte deputete socialiste, gje qe perforcoi me shume idene se votimi do te nxirrte nje rezultat dhe se vendi do te kishte kreun e ri te tij. Seanca nisi me nje perplasje te vogel. Kandidati Ceka, kerkoi qe ne Sekretariatin per Procedurat e Votimit, te mos ishte socialisti Besnik Dervishi, i emeruar ne kete funksion qe ne fillim te nisjes se procedurave per zgjedhjen e Presidentit, qe ne votimin e pare. Ne vend te tij, sipas Cekes duhet te ishte deputeti aleancist, Pirro Lutaj, i cili zevendesoi Dervishin ne votimin e trete, pasi ky i fundit braktisi detyren e tij. Kjo gje krijoi ilaritet ne salle. Kryetari i Komisionit parlamentar te Ligjeve, Fatos Beja, ne nderhyrjen e tij ligjore, theksoi se Rregullorja percakton se numri i anetareve te Sekretariatit eshte tre. Por, per te larguar cdo mundesi perplasjeje, u propozua nga salla, qe ne Sekretariat te shtoheshin edhe dy deputete te tjere me statusin e vezhguesit. Gje qe u pranua nga te gjithe. Me pas, nisi procesi i votimit me votimin per prezencen. Ne salle ishin 87 deputete. Por, qe me pas, u shtuan edhe tre te tjere. Deputetet njeri pas tjetrit merrnin fleten e votimit dhe i drejtoheshin dhomes se fshehte per te shprehur vullnetin. Te gjithe reflektonin qetesi dhe bindje se Topi do te merrte votat e mjaftueshme. Atyre u qeshte nuri. E bukura e gjithe votimit ishte fakti se deputete te shumte te mazhorances, hapnin fleten e votimit dhe ia tregonin ate kolegeve te tjere. Nderkohe, ne salle degjoheshin zilet e celulareve qe binin pa reshtur. Me mbarimin e gje procedures se votimit, nisi numerimi i votave. Vota e pare qe u lexua i takoi kandidatit Ceka, e dyta Topit, e treta po Cekes e me pas u tha vetem emri i Topit, me tre nderprerje te tjera. Ne fund, kur u kuptua se Bamir Topi morri votat e nevojshme, e gjitha mazhoranca nisi duartrokitjet dhe deputetet iu drejtuan Topit per ta uruar. Sigurisht i pari qe i dha doren ishte kryeministri Sali Berisha. ndersa nga jashte degjoheshin oshtimat e festes me fishekzjarre. Pasi situata ne salle u qetesua disi, kryeministri Berisha merr nje telefon, te cilin ia kalon kreut te ri te shtetit. Me pas u mesua qe ne krahun tjeter te telefonit ishte Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu. Ishte i pari qe uroi Topin per zgjedhjen ne krye te shtetit. Menjehere kryeparlamentarja Topalli, ia dha fjalen Topit, i cili per here te pare me cilesine e Presidentit te Republikes, deklaroi se gjate detyres se tij do te respektonte Kushtetuten e vendit dhe ligjet e tij. "Ne themel te angazhimit tim do te jete vetem respektimi i ligjeve te vendit. Do te garantoj nje qetesi dhe ekuiliber ne te gjitha senset e mundshme", deklaroi ai. Topi ka falenderuar te gjithe deputetet qe e votuan dhe rivalin e tij ne kete gare, Neritan Ceka, i cili sipas tij (Topit) i dha sens ligjor kesaj gare. Ne menyre te vecante Bamir Topi falenderoi kreun e qeverise, Berisha per mbeshtetjen qe i dha ne kete sfide presidenciale. Nderkohe, betimi i te sapozgjedhurit President i Republikes, Bamir Topi, pasuesi i Alfred Moisiut, do te behet ne nje seance te vecante plenare te hene pasdite ne oren 18.00. Por, mbetet per te pare nese ne kete seance do te marrin pjese deputetet e opozites, te cilet bojkotuan te kater votimet e zhvilluara per zgjedhjen e Presidentit te Republikes.



Kush eshte Bamir Topi

E Shtune, 21 Korrik 2007

Bamir Topi nuk eshte rastesisht President i Shqiperise. Topi ka lindur ne 24 prill te vitit 1957 ne nje familje me tradita te hershme Tiranes. Ka kryer studimet e larta ne Universitetin Bujqesor te Kamzes, ku eshte diplomuar per shkenca veterinare. Ai ka qene madje deri drejtor i Institutit te Kerkimeve Veterinare. Topi eshte afruar ne politiken shqiptare ne vitin 1996 pasi kishte kundershtuar ftesen e meparshme te kryetarit te partise demokratike Sali Berisha me qellim krijimin e nje karriere akademike. Pasi e realizoi kete, Topi vendosi te futej ne politike ku edhe kandidoi per mandatin e deputetit ne zonen 31 ne kryeqytet. Pasi mori mandatin e deputetit ai u perfshi ne kabinetin qeveritar te kryeministrit Berisha, ne detyren e ministrit te Bujqesise deri ne vitin 1997. Topi eshte deputet ne tre legjislatura ne dy prej te cilave ka qene edhe Kryetar i grupit parlamentar demokrat si dhe prej tete vitesh nenkryetar i partise demokratike. Topi eshte anetar i komisionit per Veprimtarite prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin. Topi ka refuzuar nje sere ofertash per poste ministrore madje edhe postin e zevendeskryeministrit qe prej dy vjetesh qe PD-ja eshte ne pushtet. Ai u lancua si kandidat i mazhorances ne muajin mars te ketij viti nga shefi i tij, kryeministri Berisha dhe u promovua nga e gjithe mazhoranca qeverisese. Kur gara presidenciale erdhi ne limitet e saj, Topi kerkoi te ishte kandidati i vetem i mazhorances ne listen e cila diskutohej ti propozohej opozites. Nderkaq,ai u terhoq nga gara, duke thene se do te rifutej ne gare vetem ne momentin kur procesi do te ishte kushtetues dhe presidenti i Republikes nuk do te ishte produkt i tavolinave dhe kulisave. Pas kesaj, tryeza gjashte partiake nuk arriti te gjeje konsensus tek ceshtja e prokurorit te pergjithshem dhe kandidati i veteshpallur Fatos Nano ne menyre individuale nisi procesin kushtetues duke dorezuar 20 firma ne parlament. Grupi demokrat ne menyre urgjente vendosi ri-futjen ne gare te Bamir Topit. Ne dy votimet e para ne gare ishin vetem Topi dhe Nano ndersa ne votimin e trete si rezultat i nje loje politike sikurse e ka konsideruar opozita, futjen ne loje te Neritan Cekes, ish-kryeministri Nano ka dale perfundimisht jashte loje. Mbreme Bamir Topi u zgjodh me 85 vota president i Republikes se Shqiperise. Mesazhi i pare qe ai beri, ishte zotimi per nje politike te re, dhe per nje balancim institucionesh. Topi tha se do te jete garant i kushtetutes dhe politikes shqiptare. Ai tha se do te jete model ne perafrimin me menyren dinjitoze te politike-berjes evropiane dhe integrimit ne NATO dhe BE. Ai ka falenderuar rivalin Neritan Ceka per qytetarin me te cilen perfundoi kete gare. Nderkohe nje falenderim special ai ka pasur per kryetarin e tij, kryeministrin Sali Berisha, i cili, sipas Topit ka pasur nje rol te pazevendesueshem ne kete proces.


Topi: Do tė jem plotėsisht mbi palėt, pėr njė politikė bashkėpunuese

Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, presidenti i sapozgjedhur i Shqipėrisė Bamir Topi tha se do tė jetė mjaft objektiv dhe promotor qė klima politike shqiptare tė jetė bashkėpunuese nė interes tė sfidave madhore qė ka Shqipėria: rritjen ekonomike tė vendit, qetėsinė shoqėrore si dhe dy sfidat mė tė mėdha qė janė integrimi nė Europė dhe nė NATO

Zėri i Amerikės: Zoti Topi, si garantues i unitetit tė vendit dhe i zbatimit tė kushtetutės, si mendoni ta realizoni kėtė synim, i cili padyshim qė nėnkupton njė ekuilibėr tė vėshtirė, aq mė tepėr qė ju vini nga njė e kaluar partiake? Pra si do te mund te beni ju shkeputjen e plote nga partia juaj?

Bamir Topi: Natyrisht sot unė duhet tė flas ndryshe nga dita e djeshme jo sepse brenda 24 orėsh ndryshon pozicioni nė mėnyrė radikale por ka qenė njė bindje e thellė qysh nė momentin kur unė vendosa tė pranoj kandidimin pėr kreun e shtetit. Pra isha i prirur tė lanēoja njė platfortė tė qartė qė kishte tė bėnte pikėrisht me dokumentin themeltar tė shtetit, i cili qoftė nė frymė apo nė gėrmė, garanton jo vetėm balancimin e institucioneve por presidenti i republikės ėshtė institucioni qė garanton edhe ekuilibėr tė plotė midis partive politike dhe nė mbarė shoqėrinė shqiptare. Nga kjo pikpamje gjėja mė e rėndėsishme e kėtij procesi qė u realizua ndoshta nė njė klimė tė ndėrlikuar nė mėnyrė artificiale, ishte kthimi te Kushtetuta, te dokumenti themeltar i shtetit, e cila presupozonte nė mėnyrė tė qartė qė gara presidenciale zhvillohej jo nė tryeza partish por nė kuvendin e Shqipėrisė, aty ku pėrfaqėsuesit kishin jo vetėm tė drejtėn por edhe detyrimin kushtetues si atribut i njerėzve tė zgjedhur nga populli nė 100 zona elektorale, ku 40 tė tjerė janė nė listėn proporcionale, pikėrisht pėr tė zgjedhur me votėn e tyre tė fshehtė dhe tė lirė presidentin, qė kėrkonte sipas Kushtetutės 84 vota. Nga kjo pikėpamje, gjithēka qė u konsumua nė fillim nuk ishte nė linjėn e procesit kushtetues ndėrsa nė momentin kur nė garė u fut zoti Nano, u regjistrova edhe unė. Besoj se qysh nga ai moment, gara u fut nė linjė kushtetuese, e pranuar nga tė gjithė sepse nuk do tė kishte asnjė lloj sensi nėse presidenti i republikės do tė dilte jashtė dokumentit themeltar tė shtetit pėr tė cilin ai mban pėrgjegjėsi dhe ėshtė i detyruar t’i referohet. Nė momentin kur u fut zoti Ceka nė lojė, natyrisht procesi ishte legjitim, atij iu shtua legjitimiteti dhe u garantua qė gara do tė shkonte deri nė fund. Nga kjo pikpamje, unė mendoj se si proces kushtetues ai tashmė ėshtė realizuar dhe presidenti i shtetit duhet qė, nė mėnyrė tė detyrueshme, ato qė ka thėnė me fjalė t’i realizojė me vepra hap pas hapi, duke qenė rigoroz jo vetėm nė atė ēka ėshtė e shkruar nė dokumentin themeltar tė shtetit por tė kontribuojė me tė gjitha mėnyrat e veta pėr njė detantė midis tė gjitha partive politike, pėr tė qenė nė njė pozicion tė barasvlefshėm dhe pėr tė injektuar nė shoqėrinė shqiptare, pėr fat tė keq problematike, tė gjithė ata elementė tė civilizimit dhe tė standardeve qė ne kėrkojmė tė arrijmė sipas atyre qė kemi premtuar pėr t’u integruar nė familjen europiane dhe euroatlantike.

Zėri i Amerikės: Zoti Topi, duket se shija e fitores sikur eshte cėnuar disi nga qendrimi kritik i opozitės ndaj procesit tė votimit qė ju solli ju nė postin mė tė lartė tė shtetit. E majta flet pėr blerje votash dhe nė fakt ju u votuat edhe nga ata qė kishin kundėrshtuar kandidaturėn tuaj, ndjekėsit e zotit Nano. Nė njė situatė tė tillė, si mund ta rifitoni ju besimin e opozitės?

Bamir Topi: Unė mendoj se, qė tė marrėsh 85 vota nė parlament, natyrisht qė kėsaj mund t’i bėsh shumė komente nga pozicione tė ndryshme politike por ju e dini se gara u realizua edhe me qejfmbetje nga kampet respektive, qoftė nga zoti Nano apo nga zoti Ceka. Por e rėndėsishme ėshtė se tė gjithė deputetėt qė ishin tė pranishėm duhen konsideruar nga njė tjetėr kėndvėshtrim si deputetė tė pėrgjegjshėm, tė cilėt nė respekt tė votės qė kanė marrė nga shoqėria shqiptare dhe nga populli erdhėn pėr tė plotėsuar njė detyrim kushtetues pėr tė mos e lėnė vendin nė krizėn e zgjedhjeve tė parakohėshme. Nga kjo pikėpamje, sa kohė qė procesi konsiderohet legjitim, pa asnjė lloj paragjykimi qė vjen nga njė parti e majtė, do tė thoja qė presidenti i republikės duhet t’u largohet paragjykimeve dhe duhet tė jetė mbi palėt. Unė u premtoj, nė kėtė moment qė flas, jo vetėm partive tė djathta por edhe partive tė majta, nė mėnyrė tė veēantė partisė mė tė madhe opozitare, Partisė Socialiste, qė do tė jem totalisht mbi palėt, do tė jem nė njė pozicion mjaft objektiv dhe promotor qė klima politike shqiptare tė jetė bashkėpunuese nė interes tė sfidave madhore qė ka Shqipėria: rritjen ekonomike tė vendit, qetėsinė shoqėrore dhe besoj pėr dy sfidat mė tė mėdha qė janė integrimi nė Europė dhe nė NATO.

Zėri i Amerikės: Shkaku qė prishi konsensusin pėr njė president konsensual ishte ēėshtja e shkarkimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshem. Pėr zgjedhjen tuaj nuk u vu ky kusht. A duhet ta marrim tė mirėqenė se ju do ta shkarkoni kreun e akuzės? Nėse po, si do te realizohej kjo?

Bamir Topi: Unė e kam shprehur edhe mė parė qė Presidenti i Republikės nuk zgjidhet duke u kondicionuar nga pozicioni i Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Presidenti i Republikės, sikurse ėshtė premtuar, do tė jetė iniciues dhe bashkėpunues nė reformimin e sistemit tė drejtėsisė i cili ėshtė shfaqur mjaft problematik. Ky nuk ėshtė koment dhe pozicioni qė ėshtė marrė vetėm nga partitė politike shqiptare por edhe nga institucionet ndėrkombėtare. Kjo presupozon qė institucioni i prokurorit tė pėrgjithshėm ėshtė njė etapė e cila duhet patjetėr tejkaluar jo vetėm pėr shkak tė punės sė pamjaftueshme, mjaft problematike, por pėr shkak tė atij pozicioni tė palimituar qė e ēon institucionin e prokurorit tė pėrgjithshėm nė njė mandat tė paprecedent ndėrkohė qė tė gjithė personalitetet, qofshin kėto nė nivelet mė tė larta tė shtetit, por qoftė edhe nė nivelin e prokurorit tė pėrgjithshėm nė vende tė tjera, kanė njė afat. Nga kjo pikėpamje, pozicioni i institucionit tė prokurorit tė pėrgjithshėm do tė jetė pjesė e njė reforme tė thellė ku natyrisht presupozohet edhe njė marrje nė konsideratė e pozicionimit tė ri pėr institucionin e prokurorit.

Zėri i Amerikės: Zoti Topi, ndėr deklarimet tuaja tė para mbrėme ishte edhe ai pėr pavaresinė e Kosovės. Situata ėshtė kritike pėr shkak se rezoluta pėr Kosovėn nuk do tė hidhet nė votė nė Kėshillin e Sigurimit. Cili do tė ishte mesazhi juaj pėr Kosovėn nė kėto momente?

Bamir Topi: Mesazhi im pėr Kosovėn nė kėto momente ėshtė qė tė jetė pikėrisht nė kohezion tė plotė me pjesėn mė substacionale tė mendimit tė faktorit ndėrkombėtar, tė jetė nė koherencė tė plotė me ato pozicione qė marrin miqtė e mėdhenj tė Kosovės, tė Shqipėrisė dhe tė vendeve demokratike, pra tė jetė pėrkrah Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė cilat me kohė kanė projektuar njė tė ardhme tė re pėr Kosovėn. Unė jam i bindur qė populli i Kosovės ėshtė njė popull i cili jo vetėm ka vuajtur por ėshtė formuar gjatė procesit tė izolimit dhe tė diskriminimit social dhe ka arritur nė njė pjekuri politike ku klasa politike e Kosovės sot ėshtė e sinkronizuar, ėshtė nė njė mendim unik. Besoj qė sė shpejti ai do tė gėzojė frytet e pavarėsisė sė Kosovės, status qė do tė vijė patjetėr, natyrisht jo i vetmuar por si pjesė e njė koalicioni tė gjerė botėror i cili e ka projektuar nė mėnyrė tė padiskutueshme statusin e pavarėsisė sė Kosovės.






TOPI, Bamir Myrteza

Tė dhėna vetjake:

Datėlindja: 24.4.1957
Vendlindja: Tiranė
Adresa: Kuvendi i Shqipėrisė, Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė.

Edukimi:

Shkencat biologjike.
Profesor Doktor.

Veprimtaria profesionale:

Profesioni: Biolog.
Kėrkues shkencor nė fushat biologjike tė aplikuara; Drejtor i Institutit tė Kėrkimeve Veterinare.

Veprimtaria politike:

Deputet nė tri Legjislatura; dy herė Kryetar i Grupit Parlamentar tė PD-sė; dy herė Nėnkryetar i PD-sė; 1996-1997: Ministėr i Bujqėsisė dhe Ushqimit.

Zgjedhur nė:

Legjislatura: XVII
Zona zgjedhore: 31
Qarku: Tiranė
Nr. i votave: 9756
Pėrqindja: 53,4%
Deputet edhe nė Legjislaturat XIV, XVI.

Grupi dhe komisionet parlamentare:

Grupi parlamentar: PD - Kryetar
Komisioni parlamentar: Komisioni pėr Veprimtaritė prodhuese, Tregtinė dhe Mjedisin, anėtar.



Publikime:

Shumė botime shkencore nė periodikun shqiptar dhe tė huaj, si dhe analiza politike frekuente.


Kortezi e Korrieri, Zeri i Amerikes, Kuvendi i Shqiperise.



Shenim: Per te shprehur reagimet tuaja, vizitoni temen e hapur tek forumi shqiptar ketu


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.