Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēdo mėsim e ke fitim
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Shendeti :: Te lindur ne qelq
Postuar nga: renas

Shendeti Dy grupe te ndryshme kerkuesish jane duke realizuar kontenitore te fjales se fundit te teknologjise, brenda te cileve ne te ardhmen embrionet do mund te zhvillohen dhe te lindin. Synimi paresor eshte ndihma per fetuset e parakohshme. Por perspektivat jane shqetesuese

"Mitra eshte nje vend i erret, nje mjedis i rrezikshem", shkruante Joseph Fletcher, profesor i etikes mjekesore ne University of Virginia school of medicine. Duke pohuar: "Ne do te donim qe femijet tane te ardhshem te rrine atje, ku mund te mbikqyren dhe te mbrohen ne menyren me te mire te mundshme".

Keto fjale me kane ndjekur ne vite, duke iu rikthyer kujteses sime keto javet e fundit, tek degjova te flitej per perspektiven e klonimit te qenies njerezore dhe per perdorimin e qelizave embrionale per te krijuar pjese te vecanta te trupit me qellim mjekimin e semundjeve. Keto zhvillime te shkences mund te ngjasojne te habitshme, por nderkohe eshte duke mberritur nje tjeter cudi, e cila do mund te ndryshoje perfundimisht ngjizjen e jetes njerezore. Disa kerkues i jane vene punes per te krijuar nje miter artificiale, ne menyre qe femijet te mund te zhvillohen jashte trupit njerezor, ne qelq, brenda nje laboratori te ftohte.

Shkencetare te Weill Medical College prane Cornell University kane bere te ditur se ia kane dale mbane, per here te pare kjo, qe te krijojne nje veshje mitre artificiale. Grupi, i udhehequr nga doktoresha Hung-Ching Liu e Qendres per mjekesine riprodhuese dhe shterpesine, nxiti rritjen qelizore brenda veshjes se mitres, duke perdorur nje perzierje ilacesh dhe hormonesh. Synimi i kerkimit eshte ndihma per ciftet sterile, duke krijuar nje miter te plote, e cila me pas te mund t'i behet trapiant nje gruaje.

Puna e Liu-t ka te beje me gjetjen me te fundit ne nje oaz kerkimesh te reja. Ne nje laborator te Juntendou university te Tokyo-s, Yoshinori Kuwabara se bashku me koleget e tij jane duke realizuar mitren e pare artificiale operative: nje serbator plastik i tejdukshem, i madh sa nje qese buke, i mbushur me leng amniotik i pershtatur ne temperaturen e trupit. Ne vitet e fundit, Kuwabara ka arritur te mbaje ne jete fetuse dhie dhe t'i rrise deri ne nje zhvillim 10 ditesh ne kete miter artificiale, duke lidhur litarthin e tyre kerthizor me dy makina qe bejne punen e placentes dhe sjellin gjak, oksigjen dhe substanca ushqyese. Megjithese mitra plastike eshte thjesht nje model, Kuwabara parashikon qe nje model funksionues, i cili lejon shtatzanine e nje fetuesi, mund te behet realitet ne me pak se gjashte vjet.

Sigurisht qe si fillim, mitrat artificiale do te perdoren si njesi mjekimi intensiv per fetuset, ne rastet kur nena semuret dhe nuk mund ta perfundoje shtatzanine, ose kur fetusi eshte i semure dhe duhet te hiqet nga mitra, qe te mund te mbikqyret dhe te kontrollohet ne nje mjedis te hapur. Aktualisht, jemi ne gjendje te mbajme ne jete fetuese ne nje inkubator gjate tre muajve te fundit te shtatzanise. Dhe kerkuesit mund te pleherojne rregullisht vezoret dhe te mbajne ne jete embrionet ne qelq gjate 3 - 4 diteve te para, perpara se t'i transferojne ato ne miter. Shkencetaret e tipit Kuwabara po kerkojne te mbushin periudhen e kohes midis fillimit dhe fundit te procesit te shtatzanise, periudhe kritike kjo ne, te cilen fetusi zhvillon pjesen me te madhe te organeve te tij.

Perfundimisht, sipas mendimit te shume specialisteve te kesaj fushe, rritja e nje fetusi ne nje miter artificiale do e bente me te thjeshte kryerjen e korrigjimeve gjenetike. Mitra artificiale mund te shnderrohet ne mjetin e parapelqyer per te krijuar nje femije. Grave mund t'u transferoheshin vezoret dhe burrave t'u merrej sperma ne vitet e tyre me te ethshme, duke i mbajtur te ngrire, deri sa ata te ndiheshin te gatshem per te patur nje femije. Sperma dhe vezorja mund te pllenohen ne nje pjate Petri dhe pas kater ditesh ndarjeje qelizore, embrioni mund te vendoset ne mitren artificiale, i lidhur me placenten mekanike, duke nisur ne kete menyre zhvillimin. Nderkohe qe nenat mund te shmangin ne kete menyre te gjitha te papriturat qe mund te sjelle shtatzania.

Dicka e tepruar? Mijera mitra nenash jane perdorur per te bere te mundur shtatzanine e embrioneve te pllenuar nga dikush tjeter. Mitra artificiale ngjan se eshte hapi i radhes, i cili e ka shnderruar memesine tradicionale ne nje proces tregtar. Me kujtohet se ne librin e Aldous Huxley-t " Menyra e re" flitet per formimin gjenetik te njerezve, per klonimin dhe nenshtrimin e ngjizjes mitres artificiale: nje proces bashkimi biologjik per te krijuar gjenotipa ideale. Ne kete liber, Mustafa Mond, nje nga dhjete "kontrolloret" boterore te ketij civilizimi utopik, i pyet te rinjte e tij qe te perfytyrojne "se si do te ndiheshin po te kishin nje nene gjallepjellese", e cila e rrit fetusin ne mitren e saj. Vetem grate e mbyllura, te cilat jetojne ne kushte mungese te theksuar kulturimi, larg botes civile, i mbajne ende ne bark femijet e tyre dhe i ushqejne me gji pas lindjes. Zakon ky i konsideruar si i neveritshem. Tek Bota e re, aktiviteti seksual inkurajohet dhe praktikohet lirisht, por ai cilesohet i pavarur nga aktiviteti riprodhues. Kur Huxley shkruante romanin e tij ne vitin 1932, nuk ekzistonin kontraceptivet. Por ne vitet '70, seksi dhe riprodhimi u ndane ne dy mjedise te ndryshme dhe kjo ne saje te tyre. Ia vlen te permendesh faktin se kontraceptivet i bene hapat e tyre te pare, pak a shume, ne periudhen kur kerkuesit filluan te praktikojne ne shkalle te gjere inseminimin artificial. Nese kontraceptivet revolucionarizuan seksin, duke e shkeputur ate nga procesi riprodhues, inseminimi artificial dhe me pas ngjizja ne qelq e dhurimi i vezoreve mbeshteten procesin e ndarjes se perberesve te riprodhimit nga akti biologjik i ciftimit. Nderkohe, mitra artificiale eshte duke plotesuar pikerisht kete proces.

Ceshtja e mitres artificiale ngre pyetje nga me shqetesueset. Per shembull, a e dime se fetuesi reagon ndaj rrahjes se zemres se nenes, ndaj emocioneve dhe levizjeve te saj? Mes tyre ekziston nje lidhje e ngushte dhe shume e nderlikuar, e cila luan nje rol vendimtar ne zhvillimin e fetusit. C'lloj femije do te nxjerrim ne drite brenda nje lengu ne nje kuti plastike? Ne c'menyre shtatzania ne nje laborator do te ndikoje ne funksionet levizese dhe ne zhvillimin njohes dhe emocional te femijes? Mos rrezikojme te prodhojme qenie te paafta qe te perftojne lidhje emotive? A e dime se foshnjat e privuara nga kontakti trupor dhe nga marredhenia njerezore jane shpesh te paafta te zhvillojne nje game teresore emocionesh dhe shpeshhere vdesin menjehere pas lindjes ose behen te dhunshem dhe te mbyllur kur rriten?

A ndikon ne pergjegjesine prinderore mungesa e shtatzanise? Mos valle prinderit do te ndihen me pak te terhequr nga femija e tyre dhe do e shohin ate me shume si nje objekt se sa si nje trashegimi te qenies se tyre? Apo fundi i shtatzanise do te zhduke kuptimin e vazhdimesise se brezave, aq thelbesore kjo per riprodhimin dhe ruajtjen e vijimesise historike te jetes civile? Ne c'menyre do te ndikoje kriteri, me ane te te cilit ne klasifikojme seksin dhe rolin e grave? Disa feministe jane te mendimit se do te jete nje clirim i vertete. Vite me pare, shkrimtarja feministe Shulamith Firestone shkruante me entuziazem ne lidhje me perspektiven e nje mitre artificiale: "Shtatzania eshte shformimi i perkohshem i trupit te individit ne emer te dashurise per llojin. Pervec kesaj, lindja shkakton dhimbje. Zhvillimi i nje mundesie te tille do te bente te mundur nje analize te ndershme te vleres antike te memesise". Te tjera e cilesojne mitren artificiale si shmangien perfundimtare te grave nga roli i tyre si prodhuese te llojit. Mitra artificiale, thone ato, shnderrohet ne shprehjen e sundimit mashkullor dhe eshte thjesht nje zevendesim mekaniki mitres, i prodhuar sipas standarteve teknike dhe kontrolleve te cilesise. Te pajisur me mitren artificiale, klonimin dhe me qelizat staminale per prodhimin e pjeseve te trupit te njeriut, burrat do mund te clirohen nga varesia e tyre ndaj grave.

Mitra artificiale perfaqeson kurorezimin e nje procesi historik te filluar 400 vjet me pare, ne agim te eres se shkences. Ishte Francis Bacon, ati i shkences moderne, ai qe e perkufizoi natyren si nje "grua te perdale". Ai i nxiste brezat e ardhshem qe "ta zbusnin, ta shkelnin, ta modelonin dhe t'i jepnin trajte", ne menyre qe "burri te behej padroni i saj, si dhe sovrani i botes fizike". Disa e konsiderojne mitren articiale si nje triumf te shkences moderne. Te tjere, si cmendurine e radhes. Por sigurisht qe jane te shumte edhe ata qe thone: "Perse u dashka te shqetesohemi? Me siguri qe, nje gje e tille do kohe qe te mberrije". Por pese vjet me pare, ne mendonim ne te njejten menyre edhe per klonimin njerezor dhe perdorimin e qelizave staminale.

Revistaklan


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.