Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Lumturia eshte e shendetshme per trupin, por eshte dhimbja ajo qe zhvillon shpirtin.
--- Marcel Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 124 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Kulture :: Turizmi i "paraprin" Trashegimise Kulturore
Postuar nga: Albo

Kulture Trashegimia Kulturore nuk ka me nje drejtori te sajen ne organigramen e re te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Eshte pare e udhes, qe kjo drejtori, nga e cila kane kaluar tere projektet e rendesishme ne fushen e trashegimise kulturore ne bashkerendim edhe me institucionet e varesise apo edhe organizata nderkombetare, te shkrihet. Te shkrihet me Drejtorine e Turizmit, dhe prej ketij miksi ka dale ajo e mbiquajtur, Drejtoria e Turizmit dhe Kultures Kombetare.

Drejtori per te cilen askush nuk preferon te flase, madje as emrat e grupit te punes qe ngre ministri ne te tilla raste, kur kerkon te beje ndryshime ne organigrame nuk behen te ditur. Vecse mesohet qe nje nder ta eshte Shefi i Kabinetit prane ministrit Ylli Pango, Fisnik Brovina, qe duket se ka drejtuar edhe grupin e punes.

Nese kerkon te mesosh dic me shume per kete drejtori, askush nuk prononcohet, qofte edhe vetem per te bere te ditur faktin e thjeshte dhe thelbesor, se si do te funksionoje kjo drejtori e re e ministrise. Mandej per te dhene shpjegimet ne kesi rastesh, pse u pa e nevojshme te kishte nje shkrirje te ketyre dy drejtorive dhe cfare synohet te arrihet me kete levizje te fundit brenda ministrise.

Nga zyra e shtypit, qe eshte e vetmja prej nga mund te marresh ndonje informacion sado te vogel per kete shkrirje qofte edhe nepermjet thenies: "nuk dime gje", thuhet se nuk dihet as se si do te zgjidhet drejtori i kesaj drejtorie te re qe "mbiu" ne MTKRS.

Kjo ndoshta per faktin se askush duket se nuk ndjehet kompetent, per te treguar se cfare eshte synuar te arrihet me shkrirjen e ketyre dy drejtorive secila teper e rendesishme duke qendruar vecmas tjetres. Megjithate, i vetmi reagim zyrtar ne kete rast, vjen nga zyra e shtypit te ministrise dhe vecanerisht nga Desada Metaj, e cila prerazi pohon per "KJ" se, "kjo ka te beje me prioritetet e ministrit te ri dhe politikat qe ai po ndjek ne ministri".Prioritet qe jane bere publike qartazi prej ministrit Ylli Pango, prej dites se pare ne krye te "kupoles se kultures", duke i meshuar se tepermi turizmit kulturor. Dhe zgjidhjen optimale duket se e ka gjetur ne ngerthimin e Drejtorise se Trashegimise Kulturore me Turizmin. Cka do te thote se edhe parqet arkeologjike, te trumbetuara si nje nder arritjet me te medha te ketyre koheve do te administrohen nga kjo drejtori, e cila ende nuk ka nisur te funksionoje e asnje afat se kur do te mund te jete e hapur edhe per informacion nuk eshte bere publik. Nderkohe qe dy drejtorite e tjera kane pushuar se funksionuari, pasi drejtoret e tyre aktualisht gjenden ne listen e pritjeve, dhe specialiste e drejtues te tyre nuk kane nje zyre ne te cilen mund te trokasesh per te qartesuar ndonje pike te erret.

Nje nder ta eshte edhe Vaso Tole, tanime ish-drejtor i Trashegimise Kulturore ne ministri e qe per vite me radhe ka drejtuar kete drejtori teper te rendesishme, por momentalisht mund vetem te thote se emri i tij eshte ne listen e pritjeve dhe kaq. Pra ne ate liste, kur duhet kohe te jepet verdikti se cili do te jete pozicioni i tij i mevonshem ne ministri dhe nese do e kete nje te tille apo jo.

Ky mund edhe te jete nje hap tejet pozitiv, qofte ne politikat e zhvillimit te turizmit por edhe ne ato politika qe do te ndiqen per trashegimine kulturore, por per sa kohe asgje nuk behet publike, dhe veprohet ne "fshehtesi te plote" me te drejte pyetet: C'do jete kjo drejtori dhe cfare do kete prioritet? Mos valle vetem turizmin kulturor?! Po me ate pjese te trashegimise kulturore qe edhe mund te mos perfshihet ne paketat e turizmit kulturor cdo behet?

Ndersa ne anen tjeter dihet qe jane dy ligje per te cilet kjo drejtori duhet te kujdeset sa i takon implementimit te tyre, njeri "Per trashegimise kulturore" dhe tjetri qe sapo eshte miratuar, ai "Per turizmin"!



Akuza: Berisha ka firmosur njė strukturė jo tė ligjshme

Ka tė ngjarė qė kryeministri i Sali Berisha ka firmosur pa e ditur ēfarė ndryshimesh ishin bėrė nė organigramėn e re tė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Zhbėrja e drejtorisė sė Trashėgimisė Kulturore dhe nė vend tė saj ngritja e drejtorisė sė Turizmit dhe Kulturės Kombėtare cilėsohet nga ish- drejtori i trashėgimisė Vaso Tole jo vetėm gabim i rėndė, nga ana kreut tė Kulturės, Ylli Pango, po njė akt i kundraligjshėm. Specialisti qė hoqi dorė nga angazhimet e ofruara pas largimit nga posti i kreut tė trashėgimisė, ėshtė tashmė nė listėn e pritjes sė MTKRS-sė. Nė kėtė intervistė ai sensibilizon opinionin pėr gabimin e bėrė, pėr zhbėrjen e pėrfaqėsimit institucional tė Trashėgimisė Kulturore. Tole i ėshtė drejtuar me njė letėr kreut tė qeverisė ku e vė nė dijeni pėr situatėn dhe pėr marrjen e masave. Ka vėnė njėherėsh nė dijeni bashkėpunėtorėt ndėrkombėtarė, si drejtori i pėrgjithshėm i Unesco-s, Koichiro Matsuura, falė gjindjes sė tė cilit u finalizua me sukses futja nė listėn botėrore tė qytetit-muze tė Gjirokastrės (2004) dhe shpallja e Iso-Polifonisė si "Kryevepėr e trashėgimisė gojore tė njerėzimit" (2005).
Tole thotė se ministri aktual i Kulturės, Ylli Pango, do tė mbahet mend pėr shkatėrrimin, mospranimin e Beratit nė Unesco dhe shpėrbėrjen e strukturės sė trashėgimisė kulturore. Fillesėn e dėshtimit me Beratin ai e lidh "me shkrirjen e strukturės sė Drejtorisė sė Trashėgimisė Kulturore nė MTKRS, nė fillim tė muajit qershor, Drejtori e cila duhet tė udhėhiqte dhe pėrmbyllte, nė bashkėpunim me shumė struktura tė tjera tė shtetit, gjithė procesin e vėshtirė tė lobingut pėr Beratin."
Vendosjen nė kėtė pozicion luftarak tė prof. dr. Vasil S. Tole, kompozitor dhe etnomuzikolog, ish-Drejtor i Drejtorisė sė Trashėgimisė Kulturore nė MTKRS, ai vetė e komenton qė ėshtė duke bėrė detyrėn si intelektual, edhe pse i zhveshur nga fuqitė e zyrtarit.

Zoti Tole ju keni marrė pėrsipėr tė mbroni ēėshtjen e njė institucioni qė ėshtė zhbėrė tashmė, Drejtoria e Trashėgimisė Kulturore tė cilėn e keni drejtuar pėr disa vjet. Si qėndron puna?

Fillesa e shkrirjes sė DTK-sė lidhet me aprovimin e Urdhrit tė Kryeministrit Nr. 90, datė 01.06.2007 "Pėr miratimin e strukturės dhe organikės sė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve", urdhėr me tė cilin hiqet termi "Trashėgimi kulturore" nga pėrfaqėsimi nė organigramėn e re si dhe zhbėhen strukturat e saj tė pėrfaqėsuara deri mė tani pėrmes Drejtorisė sė Trashėgimisė Kulturore. Duke ēmuar se njė organizim i ri i strukturės bėhet pėr tė pėrmirėsuar drejtimin e drejtorive dhe tė sektorėve nė pėrputhje me programin e Kėshillit tė Ministrave, strategjive pėrkatėse mbėshtetur legjislacionit tė fushės, kam konstatuar parregullsi ligjore dhe pėrmbajtėsore nė lidhje me zhbėrjen e Drejtorisė sė Trashėgimisė Kulturore, mungesėn e pėrfaqėsimit tė trashėgimisė kulturore nė strukturėn e re tė MTKRS-sė si dhe pasojat shumė negative tė cilat vijnė pėr shkak tė suprimimit tė tyre.

Nė fakt ministri Pango nuk pranon tė flitet pėr shkrirje tė strukturave, ndėrsa ju thoni se edhe forma e moderuar e tyre ėshtė e kundraligjshme. Cilat janė kėto parregullsi ligjore?

Organigrama e re e MTKRS-sė nuk pėrēon zbatimin e ndonjė akti detyrues ligjor apo nėnligjor, apo tė ndryshimeve tė mundshme tė parashikuara nė programin e Kėshillit tė Ministrave, tė cilat synojnė zhbėrjen apo shkrirjen e strukturės sė Drejtorisė sė Trashėgimisė Kulturore. Veprimtaria e DTK-sė mbėshtetet nė Kushtetutė, neni 59, pika g; nė ligjin Nr. 9048, datė 07.04.2003 "Pėr trashėgiminė kulturore", i ndryshuar; ligji nr. 9386, datė 04.05.2005 "Pėr muzetė" si dhe nė dhjetėra akte nėnligjore, VKM dhe Urdhra pėr trashėgiminė kulturore krahas konventave ndėrkombėtare tė fushės sė trashėgimisė tė ratifikuara nga vendi ynė qė janė ende nė fuqi. Rrjedhimisht, Drejtoria e trashėgimisė, ashtu si ēdo drejtori tjetėr mund t'i nėnshtrohej ēdo lloj ristrukturimi tė mundshėm, me synim rritjen e statusit tė pėrfaqėsimit tė trashėgimisė kulturore (p.sh nga Drejtori e zakonshme nė Drejtori tė Pėrgjithshme apo dhe nė nivel Komiteti dhe Ministrie siē ėshtė dhe pėrvoja botėrore), por kurrsesi jo drejt zhbėrjes tėrėsore tė strukturės, pasi pėr kėtė gjė mungon sė pari argumenti dhe baza ligjore pėrkatėse.

Kėto qė thoni ju a ishin parashikuar si mundėsi reale, a janė hedhur pėr diskutim nė tryezėn e ministrit?

Organigrama e re, duket se lė pa pėrfaqėsimin e kėrkuar nė strukturėn organizative tė MTKRS-sė edhe vetė trashėgiminė tonė kulturore, pasi nė tė nuk ėshtė paraparė ngritja e asnjė strukture tjetėr tė ngjashme me ish -Drejtorinė e Trashėgimisė Kulturore, pėr tė pėrballuar detyrimet e shumta qė deri mė tani mbulonte kjo drejtori. Referuar organigramės, ėshtė krijuar njė Drejtori e re e cila quhet e Turizmit dhe Kulturės Kombėtare, e cila me sa duket do tė zbatojė Strategjinė e Turizmit Kulturor (strategji e hartuar edhe falė kontributit tė Drejtorisė sė Trashėgimisė Kulturore) e cila ėshtė aprovuar me VKM, pra njė Drejtori koordinimi dhe shėrbimi mes Turizmit dhe Trashėgimisė Kulturore. Pas kėsaj lind pyetja se cila drejtori e pėrmbajtjes e pėrfaqėson trashėgiminė tonė kulturore, si njė prioritet nė organigramėn e re? Asnjė syresh! Atėhere, si ta kuptojmė, qė pėr tė zbatuar njė VKM pėr Strategjinė e Turizmit Kulturor, ngrihet me tė drejtė njė Drejtori pėr kėtė qėllim, qė Artet dhe Letrat janė gjithashtu tė pėrfaqėsuara nė nivel Drejtorie, ndėrkohė qė, njė Drejtori si e Trashėgimisė Kulturore, qė mbėshtetet dhe zbaton ligjin organik "Pėr trashėgiminė kulturore" suprimohet?
Kėsisoj, duke mos e ripėrmasuar apo ristrukturuar Drejtorinė e Trashėgimisė Kulturore, pėrsėri na rezulton se edhe nė kėtė vėshtrim, zhbėrja dhe shkrirja e saj janė tėrėsisht tė pamotivuara.

Drejtoria e re e emėrtuar e Turizmit dhe Kulturės Kombėtare a nuk ėshtė njė strukturė qė do tė kryejė tė njėjtin rol me ish Drejtorinė e Trashėgimisė?

Organigrama e re, me zhbėrjen e DTK-sė, duket se nuk ka parashikuar dhe zgjidhur problematikėn nė lidhje me strukturėn pėrmbajtėsore e cila do tė zbatojė detyrimet nė kuadėr tė MSA-sė. Janė detyrime ligjore nė fushėn e trashėgimisė kulturore pėr mbrojtjen, konservimin, restaurimin dhe rijetėzimin e saj, tė luftės kundėr trafikut ilegal, tė koordinimit me institucionet e tjera qėndrore, me pushtetin vendor etj, si dhe me zbatimin e detyrimeve ndėrkombėtare qė rrjedhin prej Konventave bazė tė ratifikuara prej nesh, kryesisht ato tė UNESKO-s. Edhe moszgjedhja e Beratit pėr t'u futur nė listėn e trashėgimisė botėrore, besoj se ka lidhje me shkrirjen e Drejtorisė sė Trashėgimisė si struktura pėrgjegjėse pėr koordinimin e aktorėve dhe faktorėve tė suksesit, qė nė kėtė rast ka munguar. Aktualisht kėto detyra nuk mund t'i kryejė asnjė strukturė tjetėr qė nuk mban emrin Drejtori e Trashėgimisė Kulturore.

Pse insistoni nė termin "trashėgimi kulturore"?

Insistoj nė kėtė pikė pasi mungesa e strukturave tė trashėgimisė kulturore nė MTKRS tė paktėn nė nivel drejtorie, lė tėrėsisht pa pėrfaqėsimin e duhur edhe trashėgiminė kulturore tė pakicave kombėtare dhe atyre kulturore nė Shqipėri, tė cilat nuk mund ta gjejnė veten nė njė Drejtori qė quhet e Kulturės Kombėtare! Ligji 9048, datė 07.04.2003 "Pėr trashėgiminė kulturore", i ndryshuar, neni 4 pohon: trashėgimia kulturore pėrbėhet nga vlera materiale dhe jomateriale, tė cilat janė pjesė e pasurisė kombėtare. Kėshtu, kėrkohet qė organigrama e re t'i referohet dhe tė zbatojė standardet botėrore tė organizimit dhe pėrcaktimit tė trashėgimisė kulturore si fokusimi bazė kulturor i njė strukture, sė bashku me specifikat e saj tė njohura botėrisht si: trashėgimi materiale dhe shpirtėrore dhe jo t'i anashkalojė dhe keqinterpretojė ato. Ēdo lloj ndarjeje dhe pėrcaktim tjetėr ėshtė jo profesional dhe ligjor, gjė qė sjell pasoja edhe nė kontekstin e mėsipėr.

Ju pretendoni qė ky status qė ka marrė trashėgimia tė ndryshohet, tė kthehet siē ka qenė?

Si nėpunės civil i shtetit shqiptar dhe si intelektual i kėtij vendi, kam pėrgjegjėsinė qė kėto shqetėsime t'i paraqes nė kohėn e duhur nė nivelet eprore drejtuese tė vendit pasi studiova pasojat qė lindin pėr shkak tė zhbėrjes sė DTK-sė. Pėr kėtė i jam drejtuar me njė letėr Z. Kryeministėr tė Shqipėrisė. I kam bėrė me dije shqetėsimet serioze qė krijohen nė punėn e trashėgimisė kulturore si dhe i jam drejtuar organeve gjyqėsore tė Shėrbimit Civil, pėr tė bėrė tė mundur rikthimin e strukturės sė Drejtorisė sė Trashėgimisė Kulturore nė MTKRS nė kėtė nivel ose nė njė nivel mė tė lartė. Jam i bindur se kjo ēėshtje do tė diskutohet me thellėsinė qė kėrkon problemi, pasi vendi nuk mund tė lihet pa njė strukturė qėndrore drejtuese tė trashėgimisė kulturore.


Kortezi e Koha Jone dhe Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.