Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ėshtė zotėsi e madhe tė dish si duhen trajtuar tė mundurit
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 160 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Njoftime :: Presidenti amerikan Bush, vizitė historike nė Shqipėri
Postuar nga: Albo

Njoftime Mund tė ndiqni intervistėn e parė ekskluzive tė njė presidenti amerikan pėr popullin shqiptar nga Shtėpia e Bardhė nė Washington. Presidenti Bush i jep njė intervistė gazetarit Andi Bejtja pak ditė para vizitės sė tij nė Shqipėri, intervistė e transmetuar nga televizioni Vizion Plus. Vizita e parė kjo nė histori e njė presidenti amerikan nė Shqipėri.

Mund ta shikoni tė regjistruar intervistėn kėtu. Me poshte do tė mund tė lexoni edhe transkriptin e intervistės dhe pėrgatitjet qė po bėhen nė Shqipėri nė lidhje me vizitėn historike.

Bush: I impresionuar nga lidershipi juaj

Zoti President, ne radhe te pare, une deshiroj t’ju falenderoj per mundesine qe me dhate mua dhe publikut shqiptar per intervisten. Dhe une kam nje pyetje te thjeshte ne fillim. Cila eshte arsyeja qe keni perfshire kete here Shqiperine ne turin evropian?

Kjo eshte nje pyetje mahnitese. Se pari, une dua te siguroj popullin shqiptar qe te kuptoje se Amerika e di qe ata ekzistojne dhe se ju po beni zgjedhje te veshtira per te ndertuar nje shoqeri te lire. Une po vij si nje dashamires i lirise, ne nje toke ku njerezit po arrijne frytet e lirise.

Se dyti, une jam i impresionuar nga lidershipi juaj. Une kam takuar lideret tuaj ne kohe te ndryshme.

I impresionuar, ne c’kuptim?

Ne kuptimin qe ata jane te bindur per vlerat e SHBA-ve, qe ata besojne ne shume lloj lirish, dhe se njerezve u duhet dhene shansi qe te jetojne ne nje shoqeri te lire. Keshtu qe, mesazhi im eshte qe ne mirepresim shoqerine tuaj, dhe se une jam krenar per punen e madhe qe ju po beni dhe jam ne vecanti shume mirenjohes qe te jem Presidenti i pare qe vij ne Shqiperi.

Po, kjo eshte nje vizite historike. Dhe shqiptaret shpresojne te marrin nje ftese per t’u bashkuar ne samitin e NATO-s ne 2008. Sipas jush, sa reale eshte kjo pritje e shqiptareve?

Se pari, mesazhi im per qeverine, Shqiperine dhe popullin shqiptar eshte falenderimi im per interesin qe ju keni per t’u bashkuar ne NATO. Por, sic i kam thene edhe vendeve te tjera, qe jane ne kete faze te ketij procesi, eshte nje harte e vecante qe duhet ndjekur dhe ata kane detyrime te caktuara qe duhen ndjekur. Dhe keshilla ime e vetme eshte qe te punoni sa me shume qe te mundni, ne menyre qe te merrni etapa te ndryshme, te cilat do t’ju mundesojne qe anetaret e NATO-s te pranojne Shqiperine.

Dhe le te shkojme te pika me e veshtire: Kosova. Ne fillim te javes, ju patet nje telefonate nga Presidenti rus, Vladimir Putin dhe rate dakord me te te ridiskutonit te ardhmen e Kosoves. Njerezit u merziten per kete gje. A prisni ndonje kompromis me ruset qe mund te coje ne nje plan te deshiruar tonin?

Ma qarteso edhe nje here ate qe thate.

Sepse cdo njeri u merzit per kete gje...

Po, ato u merziten rreth kesaj, eshte nje ceshtje e veshtire, por ato nuk duhet te merziten rreth pozicionit tim. Pozicioni im eshte qe ne mbeshtesim planin e Ahtisarit dhe te njejtat udhezime, une i dhashe sekretares se Shtetit, Rice, qe eshte teresisht dakord me mua. Keto jane edhe udhezimet qe ne i japim Kombeve te Bashkuara.

Dhe une nuk e di se cfare e karakterizoj telefonaten time me Vladimir Putin. Por, ashtu sic e thashe, ate dite ne telefon, ne nuk duam te perhapim nje konflikt ne arenen nderkombetare. Por, ne e ndiejme qe plani i Ahtisarit eshte rruga e duhur per t’u ndjekur. Dhe ky eshte pozicioni i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Ne rast se muajin tjeter Rusia do te jape veton ne Keshillin e Sigurimit, a ka SHBA-te nje plan B per Kosoven?

Plani A eshte qe te beje planin A te funksionoje.

Po, por plani A eshte...

E di, por ju po me kerkoni qe te mendoj ne menyre hipotetike. Me qe ra fjala, kete gje ben edhe shtypi amerikan. Edhe ata perdorin shprehjen: “Nese kjo gje nuk ndodh...”. Puna ime eshte qe ta beje kete gje te ndodhe qe heren e pare. Keshtu qe, ne po punojme qe te mbushim mendjen te gjithe anetareve te Keshillit te Sigurise te Kombeve te Bashkuara, qe te mbeshtesin planin e Ahtisarit. Ne, gjithashtu, shpresojme qe Bashkimi Evropian dhe NATO, te vazhdojne punen e nisur me Serbine, qe t’ju japin atyre drejtimin e duhur, t’ju japin atyre mundesine qe te jene pjesemarres ne disa struktura evropiane, dhe ne kete rast, sic eshte rasti i NATO-s, t’ju japin ndoshta mundesine qe t’i bashkengjiten NATO-s dhe te kene Kombet e Bashkuara si partner.

Me lejoni t’ju bej edhe nje pyetje tjeter. Ne fakt, per te qene i sinqerte, eshte shume e lehte qe ne rajon te gjesh qeveri pro-amerikane, por nuk eshte e lehte per te gjetur shtete te ashtuquajtura pro-amerikane. Ose e thene ndryshe, njerez pro-amerikane. A kane Shtetet e Bashkuara ndonje strategji afatgjate per te kembyer kete tendence, per ta bere politiken e SHBA-ve me frytdhenese?

Se pari, njerezit me pyesin rreth popullaritetit, ose rastesisht, ose kur jam ne shtepi. Nuk mund te merren edhe vendime edhe te jesh popullor. Ju merrni vendime, sepse doni te jeni i drejte. Une marr vendime per ate qe eshte me e mire per SHBA-ne. Ndonjehere kjo me ben popullor, ndonjehere edhe jo.

Por popullariteti vjen edhe iken, por disa principe nuk ikin kurre. Dhe une besoj se Shtetet e Bashkuara duhet te luftojne tiranine, semundjet dhe urine. Dhe une besoj se SHBA duhet te mbrojne vendlindjen tone nga ndonje sulm i mundshem dhe une do te ndermarr veprimet e nevojshme per ta bere kete gje. Shpresoj qe te tjeret ta kuptojne perse. Do me pelqente qe njerezit te mirekuptonin vendimet qe une kam marre. Une dua qe njerezit te mirekuptojne shtetin tim dhe te pelqejne popullin amerikan dhe shume njerez e pelqejne popullin amerikan. Ndonjehere ata e pelqejne Presidentin amerikan dhe ndonjehere jo. Por popullariteti eshte... Do te me pelqente qe te beja pyetjen. A do te merrni ju vendime duke u bazuar ne principe solide? Dhe pergjigjja eshte: absolutisht.

Po. Dhe me lejoni t’ju bej nje pyetje feminore sepse eshte hera juaj e pare ne Shqiperi dhe cdo njeri po mendon se cfare ju shkon ndermend kur degjoni fjalen Shqiperi?

Nje bregdet i bukur, nje histori interesante dhe njerez myslimane, qe mund te jetojne ne paqe. Kjo eshte ajo qe me shkon ndermend. Jam entuziast per te shkuar atje. Me duhet gjithashtu te rrefej rreth diteve te erreta te komunizmit, kur shoqeria ishte e mbyllur. Une kam takuar shume shqiptare, te cilet jane entuziaste qe jetojne ne nje shoqeri te hapur dhe une mezi po pres te vij. Kam degjuar shume gjera per Shqiperine, dhe ky do te jete nje udhetim entuziast per mua dhe Lauren.

Faleminderit zoteri, jeni te mirepritur.

Faleminderit


Shėnim: Intervistoi Andi Bejtja pėr "Vizion Plus"



Orė pas ore edhe vizita e Laura Bush. Shoqėrohet nga vajza e Moisiut dhe Liri Berisha. Dreka te “Sofra e Ariut”

Agjenda, 8 orėt e Bushit nė Shqipėri

“Air Force One” nuk ulet nė Rinas. Vjen me dy avionė tė vegjėl

Vizita e Presidentit tė SHBA-ve, Xhorxh Bush, nė Tiranė do tė pėrbėhet nga njė numėr i madh aktivitetesh, dekorata, takim me kryeministrat e vendeve tė kartės Adriatik 3 dhe nė fund njė takim “gju mė gju” me qytetarė tė Fushė-Krujės.

Gazeta zbardh sot axhendėn e plotė tė 8 orėve qėndrim nė Shqipėri tė shefit tė Shtėpisė sė Bardhė tė dielėn e 10 qershorit. Ndryshe nga interesimi i madh i shumė njerėzve pėr tė parė nga afėr avionin personal tė presidenti Bush “Air Force 1”, pėrmasat e pistės sonė kanė bėrė qė stafi i tij tė ndryshojnė axhendė dhe tė mos pėrdorin kėtė avion pėr mbėrritjen nė Tiranė, por dy avionė tė vegjėl, tė cilėt i pėrshtaten pistės sė Rinasit. Nė orėn 09:30 minuta tė mėngjesit do tė mbėrrijnė nė Tiranė presidenti Bush, bashkėshortja e tij Laura dhe njė prej vajzave. Ndėrkohė pėr tė treguar se e gjithė klasa politike ėshtė e bashkuar nė raste tė tilla, nė delegacionin qė do presė presidentin do jenė ministri i Jashtėm, Lulzim Basha, dhe kreu i grupit parlamentar tė PS-sė, Ben Blushi. Menjėherė pas zhvillimit tė ceremonisė sė rastit nė Rinas, eskorta e pėrforcuar e presidentit do t’i drejtohet Pallatit tė Brigadave, aty ku presidenti do tė pritet me tė shtėnat e 24 topave. Presidenti Bush do tė marrė nga presidenti Moisiu medaljen “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu”, ndėrkohė qė nė kėtė ceremoni do tė jenė edhe ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ambasadori ynė nė Uashington, Aleksandėr Sallabanda. Pas zhvillimit tė kėsaj ceremonie, bashkėshortja e presidentit do tė pritet nga vajza e presidentit Moisiu, Mirela. Pas kėsaj ceremonie presidenti Bush do tė zhvillojė njė takim pėr rreth 30 minuta me presidentin Moisiu. Mė pas, shefi i Shtėpisė sė Bardhė do tė takojė 24 ushtarė shqiptarė, tė cilėt kanė qenė pjesė e operacioneve tė kryesuara nga SHBA-ja nė Irak. Nė mesditė, rreth orės 12:00, presidenti Bush do t’i drejtohet zyrės sė Kėshillit tė Ministrave, ku pas ceremonive tė rastit do tė zhvillojė njė takim rreth 45 minuta me kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Pas kėsaj bisede, presidenti Bush dhe kryeministri Berisha do t’i drejtohen mediave pėr njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp, ku sipas hartuesve tė axhendės do tė jenė gjithsej katėr pyetje, dy pėr presidentin Bush dhe dy pėr kryeministrin Berisha. Pas daljes para mediave, kryeministri Berisha dhe presidenti i SHBA-ve do t’i drejtohen zonės sė ish-Bllokut, aty ku nė vilėn 30, ose siē njihet ndryshe vila e ish-kryeministrit, Mehmet Shehu, do tė shtrohet njė drekė nė kuadėr tė kartės Adriatik 3, ku tė ftuar do tė jenė edhe kryeministri i Kroacisė dhe ai i Maqedonisė. Edhe nė kėtė pritje, organizatorėt e axhendės kanė bėrė kujdes qė delegacioni shqiptar tė jetė sa mė i plotė dhe i ftuar nga opozita do tė jetė nėnkryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Pėllumb Xhufi. Pas kėsaj dreke pune, e cila pritet tė zgjasė rreth 90 minuta, presidenti Bush do t’i drejtohet Fushė- Krujės, aty ku organizatorėt shprehen se, shefi i Shtėpisė sė Bardhė do tė zhvillojė njė takim “gju mė gju” me qytetarėt vendas. Nga ana tjetėr bashkėshortja e presidentit sė bashku me vajzėn, do tė jenė tė shoqėruara nė shumicėn e kohės nga bashkėshortja e kryeministrit Berisha, Liri Berisha ku do tė zhvillojnė njė takim nė njė prej jetimoreve tė kryeqytetit dhe mė pas nė maternitetin “Geraldinė”. Mė pas dy zonjat dhe zonjusha Bush do t’i drejtohen daljes nė Tiranės, ku do tė drekojnė sė bashku nė restorantin “Sofra e Ariut”. Ndėrsa presidenti Bush, pas vizitės nė Fushė-Krujė, do tė drejtohet pėr nė Rinas aty, ku sė bashku me bashkėshorten dhe vajzėn do tė takohen me familjarėt e zyrtarėve qė janė nė ambasadėn e SHBA-sė nė Tiranė. Pas kėtij takimi rreth orės 17:00, familja Bush do t’i drejtohet Bullgarisė, duke lėnė mbrapa njė vend pėr tė cilin kėto 8 orė ishin mė shumė se sa historike nė kėto 95 vjet histori tė shtetit shqiptar.



Agjenda e presidentit Bush nė Tiranė

Ora 09:30
Dy avionė tė vegjėl do ulen nė pistėn e aeroportit “Nėnė Tereza” nė Rinas nė tė cilin do tė jenė Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush sė bashku me bashkėshorten Laura dhe njėrėn prej vajzave. Nė delegacionin qė do tė presė presidentin do tė jenė ministri i Jashtėm Lulzim Basha dhe kryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Ben Blushi.

Ora 10:15
Pritja e Presidentit Bush nė Pallatin e Brigadave nga presidenti i vendit Alfred Moisiu ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ambasadori i Shqipėrisė nė Uashington, Aleksandėr Sallabanda. Nė momentin e mbėrritjes sė Bush nė Pallatin e Brigadave do tė shtien 24 topa. Presidenti Moisiu do t’i akordojė presidentit Bush medaljen “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu”. Takimi me presidentin Moisiu do tė zgjasė 30 minuta.

Ora 11:45
Ceremoni me 24 ushtarė shqiptarė qė kanė qenė nė Irak, ku do tė marrė pjesė edhe ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Ora 12:10
Takimi i presidentit Bush me kryeministrin Berisha ku pas ceremonisė zyrtare do tė ketė njė takim mes tyre, qė pritet tė zgjasė rreth 45 minuta.

Ora 13:00
Presidenti Bush dhe kryeministri Berisha do tė dalin para mediave pėr njė konferencė pėr shtyp. Konferenca do tė zgjasė rreth 30 minuta.

Ora 14:00
Kryeministri Berisha do tė shtrojė njė drekė nė vilėn e ish-kryeministrit Mehmet Shehu ku do tė jenė tė ftuar edhe kryeministri i Kroacisė dhe ai i Maqedonisė. Si pėrfaqėsues i opozitės do tė jetė nėnkryetari i LSI-sė, Pėllumb Xhufi. Dreka pritet tė zgjasė rreth 90 minuta.

Ora 15:30
Presidenti Bush do tė niset pėr nė Fushė-Krujė ku ėshtė parashikuar tė zhvillojė takime me banorėt e kėtij qyteti. Aktiviteti pritet zgjasė rreth 60 minuta.

Ora 16:30
Presidenti Bush do tė jetė nė Rinas ku do tė takohet me familjarėt e zyrtarėve qė punojnė nė ambasadėn e SHBA-sė nė Tiranė.

Ora 17:00
Presidenti Bush do tė lėrė Tiranėn pėr t’u drejtuar drejt Bullgarisė.



Verifikimi pėr vatra rreziku pėrgjatė dy ditėve

Vizita e Bush, helikopterėt amerikanė kontroll me rreze infra mbi Tiranė

TIRANE – Helikopterėt specialė amerikanė kanė zhvilluar pėrgjatė dy ditėve patrullime mbi kryeqytetin shqiptar nė kuadėr tė operacionit pėr masat e sigurisė gjatė vizitės sė pritshme tė presidentit amerikan, Bush, nė Shqipėri. Helikopterėt specialė “Black Hawk” kanė patrulluar pėr orė tė tėra mbi Tiranė pas lejes sė dhėnė nga Parlamenti shqiptar pėr veprim nė territorin e vendit tonė. Sipas burimeve qeveritare, mėsohet se helikopterėt, qė kanė patrulluar pėrgjatė dy ditėve nė Tiranė janė tė pajisur me mekanizma specialė vrojtimi lidhur me pajisjet dhe armatimet, si dhe me lėndėt plasėse. Duke fluturuar nė njė lartėsi deri 500-1 mijė metra nga sipėrfaqja e tokės, helikopterėt “Black Hawk” pėrmes rrezeve infra zbulojnė dhe pėrcaktojnė vendndodhjen e ēdo sasie armatimi dhe mekanizmash tė tjerė luftarakė si lėndės shpėrthyese. Burime tė njėjta thanė se nga verifikimet e helikopterėve amerikanė nė pjesėn mė tė madhe tė hapėsirės sė kryeqytetit, Tirana ka rezultuar e pastėr nga objektet e dyshimta. Helikopterėt specialė “Black Hawk” janė pajisje fluturimi tė strukturave tė specializuara amerikane qė kujdesen nė fushėn e sigurisė dhe parandalimit tė rreziqeve. Pėrmes pajisjeve teknologjike tė sofistikuara helikopterėt specialė arrijnė tė identifikojnė plotėsisht ēdo vatėr rreziku, duke pėrcaktuar edhe vendndodhjen e saj. Pas patrullimit tė Tiranės nga helikopterėt specialė amerikanė mėsohet se hapėsira ajrore shqiptare do tė jetė tėrėsisht nė monitorim nga mekanizma tė instaluar nė Rinas, si dhe nga njė skuadėr avionėsh luftarakė gjuajtės, F16.

Sondazhi: Rreth 74% mendojnė se ardhja e Bush ndikon pėr nė NATO

“SHBA, avokate e Shqipėrisė”

1/3 e shqiptarėve do e ndjekin nga rruga vizitėn e Bush

Shumica e shqiptarėve mendojnė se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė avokati mė i mirė i interesave tė vendit tonė.

Nė tė njėjtėn kohė shqiptarėt mendojnė se vizita e Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhorxh Bush, nė Tiranė mė 10 qershor, do tė ndikojė fuqishėm nė anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO. Nė prag tė vizitės sė shefit tė Shtėpisė sė Bardhė nė kryeqytetin shqiptar, zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve bėn publike rezultatet e njė sondazhi tė kryer nė katėr qytete tė vendit. Kėshtu, 1300 qytetarė nga Tirana, Durrėsi, Shkodra dhe Vlora kanė dhėnė vlerėsimet e tyre nė lidhje me vizitėn e Bush nė Tiranė. Nėpėrmjet kėtij sondazhi, zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve ka mundur tė grupojė dhe analizojė njė sėrė perceptimesh dhe opinionesh tė ndryshme, tė cilat hedhin dritė mbi frymėn politike apo tendencat kombėtare tė shqiptarėve pėr disa nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme politike, por nė veēanti mbi qėndrimin popullor mbi marrėdhėnieve shqiptaro-amerikane. 61% e qytetarėve tė intervistuar mendojnė se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė avokati mė i mirė interesave tona, ndėrsa pas tyre vjen Italia me 10%. Pėr sa i pėrket synimeve tė Shqipėrisė dhe mundėsisė pėr tė marrė ftesėn nė samitin e ardhshėm tė Bukureshtit pėr anėtarėsim nė NATO, 74% e qytetarėve vlerėsojnė se vizita e presidentit Bush do tė ndikojė fuqimisht qė Shqipėria tė anėtarėsohet nė kėtė aleancė dhe 8.8% nuk besojnė qė kjo vizitė do ndikojė. Tė pyetur se ku do tė preferonin ta ndiqnin vizitėn e presidentit tė SHBA-ve nė Tiranė, 30% e qytetarėve, ose 1/3 e atyre tė intervistuar, do tė dėshironin ta ndiqnin atė nė rrugė apo nė sheshe, ndėrkohė qė 56% e tyre thonė se do ta ndjekin nga mediat.

Kosova
Nė tė njėjtėn kohė, shumė qytetarė tė intervistuar nė kėtė vėzhgim mendojnė se vizita e Bush nė Tiranė do tė ketė njė rėndėsi tė madhe edhe pėr Kosovėn. Kėshtu, sipas kreut tė ZMQ-sė, Kreshnik Spahiu, “vihet re se shqiptarėt nė mėnyrė masive shpresojnė nė njė mbėshtetje tė fuqishme tė diplomacisė amerikane pėr tė fituar statusin e Kosovės. 61.7% e tė intervistuarve gjykojnė se vizita e Presidentit Bush do tė ndikojė shumė nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės, 24% gjykojnė se kjo do tė ndikojė disi, 7.8% pak dhe vetėm 6.2 aspak”. Tė pyetur nėse do ta njohė SHBA-ja pavarėsinė e Kosovės nė rast vetoje tė Rusisė nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, 67% mendojnė se njė gjė e tillė do tė ndodhė dhe vetėm 11.6% mendojnė se SHBA nuk do ta njohė njė gjė tė tillė.

sondazhi

Ndikimi i vizitės sė Bush nė statusin e Kosovės
61.7% - do ndikojė shumė
24% - do ndikojė disi
7.8% - do ndikojė pak
6.2% - nuk do ndikojė aspak
Vizita e Bush do ndikojė nė anėtarėsimin nė NATO
74% - do ndikojė fuqishėm
8.8% - nuk do tė ndikojė
16.9 - nuk janė tė sigurt
Kush ėshtė avokati mė i mirė i interesave tona?
61% - SHBA
10% - Italia
8.5% - Turqia
8.5% - NATO
Ku do ta ndjekin vizitėn e Bush shqiptarėt
30% nė sheshe dhe rrugė
56% nėpėrmjet medias
13.8% nuk do ta ndjekin fare

Kortezi e Panorama



Presidenti Bush, “Dekoratė Mirėnjohjeje” 25 ushtarakėve shqiptarė

Tiranė - Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhorxh W. Bush, gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri tė dielėn, do tė dekorojė 25 ushtarakė shqiptarė.
Lajmi u bė i ditur nga burime tė sigurta tė “Albania”-s pranė Komandės sė Stėrvitjes sė Trupave Ushtarake nė Regjimenti Komando tė Zall-Herrit.
Duke iu referuar kėtyre burimeve, bėhet e ditur se presidenti amerikan, gjatė vizitės 6-orėshe nė shtetin shqiptar, do tė dekorojė ata ushtarakė qė kanė kontribuar nė Misionet Paqeruajtėse “Liria e Irakut”, qė kryhen nėn komandėn e forcave amerikane.

Pėrzgjedhja
Burimet e mėsipėrme pohuan se pėrzgjedhja e kontingjentit tė “fatlumėve” qė do tė dekorohen nga presidenti Bush nuk ishte aspak e rastėsishme. Ajo ėshtė kryer nga ushtarakė tė lartė amerikanė, tė kėshilluar nga homologėt e tyre shqiptarė.
Pak ditė mė parė, kėta funksionarė kanė organizuar njė mbledhje udhėzuese me efektivėt specialė tė kontingjentit Komando. Fillimisht funksionarėt e lartė amerikanė u kanė kėrkuar ushtarakėve tė pėrzgjedhur paraprakisht tė mbushnin disa formularė. Nė kėto formularė pėrfshiheshin tė dhėna personale tė ēdo ushtaraku nė mėnyrė tė hollėsishme.
Pėrveē identitetit tė tyre, nė kėto formularė kėrkoheshin tė dhėna jetėsorė nė mėnyrė tė detajuar, si: trajnimet, kualifikimet, eksperiencat nė ushtri dhe deri te emrat e bashkėshorteve apo emrat e familjarėve tė tyre.
Por kjo nuk ishte e mjaftueshme. “Edhe pse se ju i plotėsuat tė gjithė formularėt, jo tė gjithė do ta keni fatin tė takoni Presidentin e Shteteve tė Bashkuara”, - janė shprehur funksionarėt amerikanė para ushtarakėve shqiptarė.

Sekreti
25 njerėzit me uniformė, qė presin dekorimin nga presidenti Bush, do t’i pėrkasin efektivave tė tanishėm tė forcave Regjimentit Komando nė Zall-Herr, si dhe atyre nė Batalionin Special tė Farkės, apo tė quajtur ndryshe “beretat e kuqe”.
Burimet e “Albania”-s saktėsojnė se njė ndėr kriteret kryesore tė pėrzgjedhjes do tė jetė angazhimi i kėtyre ushtarėve nė misionet e kryera nga Ushtria Shqiptare nė Irak dhe nė Afganistan.
Nė tė njėjtėn kohė, kėto burime bėjnė mė dije se, pėr arsye sigurie, nuk dihet akoma se nė ēfarė ambientesh do tė bėhet dekorimi. Gjithashtu, nuk dihet se kush do tė jenė ushtarakėt e lartė shqiptarė qė do tė asistojnė nė kėtė ngjarje.
Forcat e kontingjentit Komando do tė jenė primarė nė sigurinė e vizitės sė presidentit Bush nė Shqipėri.
Tė specializuar nė ruajtjen e personaliteteve, detyrė qė kanė pasur nė tė shumtėn e kohės gjatė misioneve tė tyre nė Irak, kėto forca do tė jenė sė bashku me ushtarakėt dhe agjentėt amerikanė, duke treguar vigjilencėn e tyre tė plotė nė ruajtjen fizike tė presidentit amerikan Bush.

9 Misionet e Ushtrisė Shqiptare nė Irak

Pjesėmarrja e kontingjenteve nė misionin “Liria e Irakut” ėshtė nė pėrbėrje tė koalicionit botėror nė luftė kundėr terrorizmit

Kontingjenti i parė
ka kryer misionin e tij nė prill-nėntor 2003. Ky kontingjent pėrbėhej nga 73 trupa tė Regjimentit Komando me komandant major Tefik ĒEPANIN.

Kontingjenti i dytė
ka kryer misionin e tij nė nėntor 2003-prill 2004. Nė kėtė kontingjent morėn pjesė 73 trupa nga Regjimenti Komando, me komandant major Zihni QAZIMIN.

Kontingjenti i tretė
ka kryer misionin e tij nė prill-tetor 2004. Nė kėtė kontingjent morėn pjesė 73 trupa tė Regjimentit Komando, me komandant major Bilbil BITRIN.

Kontingjenti i katėrt
nė operacionin "Liria e Irakut", tetor-mars 2005, ka qenė njė kompani me komandant major Ardian BALIN.

Kontingjenti i pestė
ka kryer misionin e tij nė prill 2005–tetor 2005. Nė kėtė kontingjent morėn pjesė 120 trupa.

Kontingjenti i gjashtė
ka kryer misionin e tij nė nėntor 2005-prill 2006.

Kontingjenti i shtatė
ka kryer misionin e tij nė prill 2006-shtator 2006.

Kontingjenti i tetė
ka kryer misionin nė kuadėr tė operacionit “Liria e Irakut” nė shtator 2006-mars 2007. Nė kėtė kontingjent morėn pjesė 120 trupa, nė komandėn e major Ali MALIT.

Kontingjenti i nėntė
aktualisht ėshtė duke kryer misionin.


Kortezi e Albania



Shėnim: Pėr tė mėsuar mė shumė mbi vizitėn dhe pėr tė dhėnė pėrshtypjet tuaja, ndiqni temėn e hapur nė Forumin Shqiptar kėtu


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.