Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Tė vdesėsh s'ėshte gjė, tė mos rrosh ėshtė e tmerrshme.
--- Hygo

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Demokraci :: Qeveria shqiptare, transparencė me pasurinė e ministrave
Postuar nga: Albo

Demokraci Nga kryeministri deri te ministri mė i varfėr

Zbulohet pasuria qė deklaruan Berisha e ministrat nė 2006

Kryeministri Sali Berisha ka kursyer 1.35 milionė lekė tė reja gjatė vitit 2006. Gazeta boton sot tė ardhurat vjetore dhe kursimet e kryeministrit, si dhe tė gjithė ministrave tė kabinetit qeveritar pėr vitin 2006.

Kėshtu, kreu i qeverisė, Berisha, gjatė 12 muajve tė vitit tė kaluar ka pasur 2.4 milionė lekė tė reja tė ardhura nga pag, ndėrkohė qė 3680 euro janė tė ardhurat nga dietat jashtė vendit. Paga vjetore e bashkėshortes sė kryeministrit, Liri Berisha, pėr vitin e kaluar ka qenė rreth 400 mijė lekė tė reja. Sipas deklaratės sė kryeministrit, ai ka tė depozituara nė bankė 400 mijė lekė tė reja, ndėrkohė qė ka edhe 950 mijė lekė tė reja nė gjendje kesh. Por njė ndėr mė tė pasurit e kėsaj qeverie mund tė konsiderohet edhe numri dy i saj qė nga marsi i kėtij viti, zėvendėskryeministri Oketa. Kėshtu deputeti demokrat ka kursyer pėr vitin 2006, 34.360 euro. Kėto kursime ai i ka bėrė falė rrogės sė tij si deputet qė shkojnė 1.6 milionė lekė tė reja tė bashkėshortes, e cila ka njė pagė vjetore 380 mijė lekė tė reja, si dhe tė ardhurat nga trajtimi i deputetit me vlerėn 900 mijė lekė tė reja. Por tė ardhurat mė tė mėdha numri dy i qeverisė i ka nga projekti “G+A Projekt” sh.p.k + studio projektimi, ku nė deklarimin e pasurisė ka regjistruar tė ardhura shumėn 8.4 milionė lekė tė reja. Gjatė vitit tė kaluar, Oketa ka blerė njė autoveturė “Mercedes-Benz” C220 SW me vlerė 13 mijė euro, si dhe ka pėr tė shlyer edhe 9 570 euro tė njė kredie bankare. Ministri i ri i Jashtėm, Lulzim Basha, i atakuar shpesh nga opozita nė vitin e parė qeverisės, si njė nga ministrat mė tė pasur, nuk ka shėnuar tė ardhura, por nė deklaratėn e tij ka regjistruar shitjen e shtėpisė nė Tiranė nė vlerėn 100 mijė euro. Basha ka regjistruar si pagė vjetore 1.9 milionė lekė tė reja pėr postin e ministrit tė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe 80 mijė lekė si nėnkryetar i KRRTRSH-sė. Bashkėshortja e tij, Aurela Basha ka regjistruar pagė si drejtoreshė programesh e fondacioni nė Holandė shumėn 49.512 euro. Ministri Basha ka njė borxh prej 200 mijė euro nė Holandė pėr njė shtėpi me kredi qė nka marrė atje. Ish-zv/kryeministėr, aktualisht ministėr i Drejtėsisė, Ilir Rusmali, ka kursyer pėr vitin 2006, 10.100 euro. Kėto kursime kanė ardhur falė rrogės sė tij vjetore prej 1.8 milionė lekė tė reja, nė postin e zv/kryeministrit dhe tė gruas 1.2 milionė lekė tė reja nė postin e drejtoreshės nė Drejtorinė e Legjislacionit nė Ministrinė e Financave. Rusmali ka marrė gjithashtu edhe njė kredi pėr apartament. Ish-ministri i Brendshėm nė vitin 2006 dhe prej ditės sė sotme ministri i ri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi ka kursime pėr vitin 2006 rreth 5.5 milionė lekė tė reja. Ai ka raportuar pagė vjetore nga posti i tij 1.6 milionė lekė tė reja, ndėrsa bashkėshortja rreth 1 milion lekė tė reja, si rezultat i punės nė Universitetin e Tiranės, Universitetin UFO dhe nė Institutin e Trajtimeve Profesionale. Gjatė vitit tė kaluar, Olldashi ka marrė njė kredi prej 1 milion lekė tė reja, ndėrkohė qė ka blerė edhe njė makinė tip “Peugeot”, me vlerėn 12 mijė euro. Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, ka deklaruar kursime pėr vitin 2006 180 mijė lekė tė reja. Pollo duket se ka menduar mė shumė pėr tė ardhmen e fėmijėve tė tij, teksa u ka bėrė atyre nga njė kredi nė Bankėn Amerikane tė Shqipėrisė me vlerėn 72.4 mijė lekė tė reja. Paga nga posti i ministrit pėr Pollon janė rreth 1.7 milionė lekė tė reja, ndėrsa Pollo ka marrė edhe njė kredi bankare pėr njė apartament nė Golem. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka deklaruar kursime pėr vitin e kaluar 2.7 milionė lekė tė reja. Kėto kursime janė si rezultat i pagės sė tij prej 1.5 milionė lekė tė reja dhe 130 mijė lekė nga pjesėmarrjet nė borde tė ndryshme. Ndėrsa gruaja e tij, e punėsuar nė Agjencinė e Sigurimit tė Depozitave ka deklaruar 1 milion lekė tė reja. Bode ka marrė gjithashtu edhe njė kredi pėr shtėpi, ku deri nė vitin 2006 ka shlyer 120 mijė lekė tė reja. Ministri i Shėndetėsisė, Nard Ndoka, ka kursime pėr vitin 2006 1 milion lekė tė reja, tė gjitha kėto nė gjendje kesh. Ndoka ka deklaruar pagė vjetore 1.6 milionė lekė, si deputet dhe 500 mijė paga e gruas, e cila punon nė Ministrinė e Shėndetėsisė. E vetmja zonjė nė qeveri, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka kursyer pėr vitin 2006 2.7 milionė lekė tė reja. Bregu ka pėrfituar njė pagė prej 1.9 milionė lekė tė vjetra si deputete, ndėrsa bashkėshorti i saj ka deklaruar tė ardhura pėr vitin 2006 48 mijė euro.


Sali Berisha, kryeministėr
44.774 lekė (dyzet e katėr mijė e shtatėqind e shtatėdhjetė e katėr lekė)
Depozitė kursimi nė Raiffeisen Bank nė emėr tė Liri Berishės
6.593 lekė (gjashtė mijė e pesėqind e nėntėdhjetė e tre lekė)
Llogari rrjedhėse nė Raiffeisen Bank (shtesė) nė emėr tė Liri Berishės
191 lekė (njėqind e nėntėdhjetė e njė lekė)
Depozitė kursimi nė Raiffeisen Bank nė emėr tė Sali Berishės
5.131 lekė (pesė mijė e njėqind e tridhjetė e njė lekė)
Llogari rrjedhėse nė Raiffeisen Bank nė emėr tė Sali Berishės
351.672 lekė (treqind e pesėdhjetė e njė mijė e gjashtėqind e shtatėdhjetė e dy lekė)- nė masėn 100%
Llogari rrjedhėse nė Tirana Bank nė emėr tė Liri Berishės (Dt. 20.03.2007)
800.000 lekė (tetėqind mijė lekė)
Gjendje cash- pėr t’u depozituar nė bankė
150.000 lekė (njė qind e pesėdhjetė mijė lekė)
Gjendje kesh
2.469.960 lekė (dy milionė e katėrqind e gjashtėdhjetė e nėntė mijė e nėntėqind e gjashtėdhjetė lekė)
Tė ardhura nga paga nė kryeministri
3.680 euro (tre mijė e gjashtėqind e tetėdhjetė euro)
Tė ardhura nga dietat me jashtė
401.616 lekė (katėrqind e njė mijė e gjashtėqind e gjashtėmbėdhjetė lekė)
Tė ardhurat nga paga nė qendrėn shėndetėsore- bashkėshortja

Gazmend Oketa, zv.kryeministėr
21.360 euro (njėzet e njė mijė e treqind e gjashtėdhjetė euro)- nė masėn 100%
Lokal nė komunėn Kashar
Nxjerrje jashtė pėrdorimit automjetit “Renault Laguna”, viti i prodhimit 1996 (aksidentuar)
13.000 euro (trembėdhjetė mijė euro) nė masėn 100%
Blerje autoveture “Mercedes-Benz” C220 SW
1.621.449 (njė milion e gjashtėqind e njėzet e njė mijė e katėr qind e dyzet e nėntė mijė lekė)
Paga neto + shpėrblime + komisione tė pėrhershme + komision hetimor
8.429.522 (tetė milionė e katėrqind e njėzet e nėntė mijė e pesėqind e njėzet e dy lekė)
“G+A Projekt” sh.p.k + studio projektimi
388.200 (treqind e tetėdhjetė e tetė mijė e dyqind lekė)
Tė ardhura bashkėshortja- Adela Oketa
989.076 (nėntėqind e tetėdhjetė e nėntė mijė e shtatėdhjetė e gjashtė lekė)
Tė ardhura trajtim deputeti
Kredi bankare 10.000 euro- gjendja e detyrimit tė mbetur pashlyer 9.570 euro

Ilir Rusmali, ministėr i Drejtėsisė
10.100 euro (dhjetė mijė e njėqind euro)
Shtuar pasuri e luajtshme nė likuiditete (bashkėpronėsi me bashkėshorten nė pjesė ideale)
1.830.480 lekė (njė milion e tetėqind e tridhjetė mijė e katėrqind e tetėdhjetė lekė)
Paga vjetore si zv.kryeministėr, shpėrblimi i fundvitit si buxhetor dhe pagesa tė tjera pėr shkak tė pozicionit. (Tė ardhura tė krijuara gjatė periudhės 01.01.2006- 31.12.2006)
1.232.317 lekė (njė milion e dyqind e tridhjetė e dy mijė e treqind e shtatėmbėdhjetė lekė)
Paga vjetore e bashkėshortes Lindita, drejtor/ Drejtoria e Legjislacionit Ministria e Financave, shpėrblimi i fundvitit si buxhetor dhe pagesa pėr detyra tė kryera sipas akteve tė emėrimit.(Tė ardhura tė krijuara gjatė periudhės 01.01.2006- 31.12.2006).
Kredi pėr blerje apartamenti.

Ridvan Bode, ministėr i Financave
1.572.490 lekė (njė milion e pesėqind e shtatėdhjetė e dy mijė e katėrqind e nėntėdhjetė lekė)
Tė ardhura nga paga dhe shtesat
130.000 (njė qind e tridhjetė mijė lekė)
Tė ardhurat nga pjesėmarrjet nė borde
1.056.052 (Njė milion e pesėdhjetė e gjashtė mijė e pesėdhjetė e dy)
Eglantina Bode, te ardhurat nga paga dhe shtesa. Agjencia e Sigurimit tė depozitave.
Kredi pėr apartament banimi. Enti kombėtar i banesave, interes 0 (i pastrehė). Fillimi i kredisė, viti 2000. Shuma e shlyer nga deklarimi i mėparshėm 126.000 lekė. Gjendja e detyrimit tė mbetur pa shlyer 2.150.000 lekė.

Lulzim Basha, ministėr i Punėve tė Jashtme
1.907.700 lekė (njė milion e nėntėqind e shtatė mijė e shtatėqind lekė)
Pagė vjetore si ministėr nė MPPTT.
80.000 lekė (tetėdhjetė mijė lekė)
Tė ardhurat vjetore si nėnkryetar i KRRTRSH
49.512 euro (dyzet e nėntė mijė e pesėqind e dymbėdhjetė euro)
Pagė vjetore e bashkėshortes si drejtore programesh, fondacioni EWPPP Amsterdam, Holandė.
Qira vjetore pėr banesėn nė Tiranė 4800 euro.
Rente pėr hipotekėn e shtėpisė sonė nė Holandė. Shuma e shlyer nga deklarimi i mėparshėm 8771.74 euro. Gjendja e detyrimit tė mbetur pa shlyer 200482 euro.
Shlyerje totale e apartamentit nė Golem. Vlera nė shifra 5 mijė euro- nė masėn 100%.
Tė ardhurat nga shitja e apartamentit nė Tiranė, adresa rr. H.H Daliu, p 12/2/17. 100.000 euro-nė masėn 33%.

Sokol Olldashi, ministėr i Punėve Publike
1.624.497 lekė (njė milion e gjashtėqind e njėzet e katėr mijė e katėrqind e nėntėdhjetė e shtatė lekė)
Tė ardhurat nga paga, Ministria e Brendshme.
823.179 lekė (tetėqind e njėzet e tre mijė e njėqind e shtatėdhjetė e nėntė lekė)
Tė ardhura nga paga e Enkeleida Olldashit nė Universitetin e Tiranės
189.000 (njėqind e tetėdhjetė e nėntė mijė lekė)
Tė ardhura nga paga e Enkeleida Olldashit nė Universitetin UFO
30.000 (tridhjetė mijė lekė)
Tė ardhura nga paga e Enkeleida Olldashit nė Institutin e trajtimeve profesionale.
1.000.000 lekė (njė milion lekė)
Kredi Raiffeisen Bank
400.000 lekė (katėrqind mijė lekė)
Kursime familjare
12.000 euro (dymbėdhjetė mijė euro)
Autoveturė Peugeot 307
60.000 euro (gjashtėdhjetė mijė euro)
Shtuar nė depozitėn bankare te Raiffeisen Bank
Kredi 1 milion lekė nė Raiffeisen Bank. Shuma e shlyer nga deklarimi i mėparshėm 226.800 lekė. Gjendja e detyrimit tė mbetur pa shlyer 770.200 lekė.
Peugeot Tirana- Blerė autoveturė 12.000 euro.

Nard Ndoka, ministėr i Shėndetėsisė
1.000.000 lekė (njė milion lek)- nė masėn 100%
Gjendje nė cash
1.603.434 lekė (njė milion e gjashtėqind e tre mijė e katėrqind e tridhjetė e katėr lekė)
Tė ardhura nga paga ime si deputet
494.064 lekė (Katėrqind e nėntėdhjetė e katėr mijė e gjashtėdhjetė e katėr lekė)
Tė ardhurat nga paga e bashkėshortes.

Majlinda Bregu, ministre e Integrimit
Pakėsuar llogaritė rrjedhėse nė Tirana Bank, nė emėr tė bashkėshortit.
3.000.000 lekė (tre milionė lekė)- nė masėn 100%
Shtuar depozitė nė BIA nė emėr tė bashkėshortit
700.000 (shtatėqind mijė lekė)- nė masėn 100%
Pakėsuar llogaritė rrjedhėse nė Raiffeisen Bank- nė emėr tė bashkėshortit.
1.900.000 (njė milion e nėntėqind mijė lekė)
Paga ime vjetore deputete + shpėrblime
48.000 (dyzet e tetė mijė euro)
Paga e bashkėshortit

Genc Pollo, ministėr i Arsimit
84.602 lekė (tetėdhjetė e katėr mijė e gjashtėqind e dy lekė)- nė masėn 100%
Llogari bankare Raiffeisen Bank
(68.973 lek + 1.087 dollarė – 6.255 euro)- nė masėn 100%
Llogari bankare Banka Amerikane e Shqipėrisė
72.444 (shtatėdhjetė e dy mijė e katėrqind e dyzet e katėr lekė)- nė masėn 100%
Depozitė pėr bijėn e mitur Ema Pollo nė Futura- Banka Amerikane e Shqipėrisė
70.202 lekė (shtatėdhjetė mijė e dyqind e dy lekė)- nė masėn 100%
Depozitė pėr bijėn e mitur Stefani Pollo nė Futura- Banka Amerikane e Shqipėrisė
(180.613 lekė + 2.607 euro + 624 $)- nė masėn 100%
Dajena Pollo, llogari te Banka Amerikane e Shqipėrisė
1.723.433 (njė milion e shtatėqind e njėzet e tre mijė e katėrqind e tridhjetė e tre lekė)
Tė ardhura nga posti i ministrit tė Arsimit dhe Shkencės
2.308.289 lekė (dy milionė e treqind e tetė mijė e dyqind e tetėdhjetė e nėntė lekė)
Tė ardhurat e bashkėshortes Dajena Pollo. Janar- mars 2006 UNHCR 551.642 lekė dhe prill- dhjetor 2006 UNICEF 1.756.647 lekė
Kredi bankare pėr kontratė sipėrmarrje pėr apartamentin 1+1 “Kompleksi Pishat e Buta”, Golem 19 mijė euro. Shuma e shlyer nga deklarimi i mėparshėm 2.018 euro. Gjendja e detyrimit tė mbetur pa shlyer 16.982 euro. Fillimi i detyrimit 17.06.2005/ mbarimi i detyrimit 17.06.2015. Kohėzgjatja e kredisė 10 vjet. Interesi bazė 3.16 + libor (5.3%). Kėsti mujor 209 euro.

Ylli Pango, ministėr i Turizmit e Kulturės
Gjendje kesh – 100% tė shumės 1.500.000 lekė (njė milion e pesėqind mijė lekė)
Kjo gjendje ėshtė krijuar nga kursimet, nga paga dhe shitja e librave “Psikoterapi” dhe “Psikologji sociale”.
2.200.000 lekė (dy milionė e dyqind mijė lekė)
Tė ardhura nga paga si deputet plus komisione
500.000 lekė (pesė qind mijė lekė)
Tė ardhura nga shitja e librave

Fatmir Mediu, ministėr i Mbrojtjes
1.572.000 (njė milion e pesėqind e shtatėdhjetė e dy mijė lekė)
Paga nė Ministrinė e Mbrojtjes



1.35 milione lekė
Kryeministri Berisha ka kursyer 1.35 milionė lekė tė reja gjatė vitit 2006. Kjo ėshtė shuma qė kryeministri ka dhėnė nė deklaratėn e tij tė pasurisė, para kėto qė ndodhen nė formė llogarish bankare nė emėr tė tij, bashkėshortes si dhe kesh.

21360 euro
Zėvendėskryeministri, Gazmend Oketa, ėshtė njė nga ministrat mė tė pasur tė kabinetit. Ai ka deklaruar njė lokal nė komunėn e Kasharit vlerėn 21.360 euro, ndėrkohė qė kursimet e tij pėr vitin e kaluar janė 34.360 euro.

22 mijė euro
Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli, gjatė vitit tė kaluar ka blerė njė autoveturė “Toyota”, me vlerėn 22 mijė euro. Por kėtė vit Ruli ka marrė edhe njė kredi 22 mijė euro, ndėrkohė qė kursimet e tij pėr kėtė vit kapin shifrėn 1.4 milionė lekė tė reja.

Kortezi e Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.