Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Turma eshte me e ndjeshme ndaj heroizmit se sa ndaj moralitetit.
--- Lebon

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 155 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Feja :: Kisha Orthodhokse kremton 70 vjetorin e Autoqefalisė
Postuar nga: Albo

Feja 70 - vjetori i Autoqefalisė

Prilli i sivjetshėm shėnon 70-vjetorin e njė ngjarje epokale pėr Komunitetin Orthodhoks tė Shqipėrisė, atė tė dhėnies sė Autoqefalisė sė Kishės sonė nga Patriarkana Ekumenike, qė e futi atė si tė barabartė nė familjen e Kishave. Ishte kurorėzuar ėndrra e besimtarėve orthodhoksė dhe pėrpjekjet e filluara nga komuniteti i Amerikės dhe Imzot Theofani (Noli), pėr tė vazhduar mė pas me kongreset e viteve 1922 dhe 1929, tė cilat gjetėn realizimin e tyre kanonik me kėtė akt tepėr tė rėndėsishėm dhe historik.

Mė 12 prill 1937, nė prani tė njė delegacioni nga Shqipėria, Patriku Veniamin dhe Sinodi i Shenjtė i Patriarkanės Ekumenike tė Konstandinopojės nėnshkruan Tomosin Patriarkal tė njohjes sė Autoqefalisė sė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė. Tomosi iu dorėzua Imzot Kristoforit, duke e caktuar atė si Kryepiskop tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.

Patriarkana Ekumenike i dėrgoi mesazh edhe Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koēo Kota. Mė 24 maj 1937 Kryepiskopi Kristofor me cilėsinė e kryetarit tė Sinodit tė Shenjtė tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė iu pėrgjigj me njė letėr falėnderimi Patrikut tė Konstandinopojės Veniaminit. Sinodi i parė kanonik i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė pėrbėhej nga: Kryehirėsia e Tij Kristofori Kryepiskop i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė, Agathangjel Ēamēe Episkop i Beratit, Evllogj Kurilla Episkop i Korēės, Pandejleimon Kotoko Episkop i Gjirokastrės.

Me rastin e shpalljes sė Autoqefalisė nė kishėn katedrale tė Tiranės u celebrua njė Liturgji panagjirike me pjesėmarrjen e hierarkėve dhe klerikėve tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Nė kėtė ceremoni qe i pranishėm edhe mbreti Zog. Nga Episkopi i Gjirokastrės Pandejleimon Kotoko u lexua pėrmbledhja e Tomosit Patriarkal pėr dhėnien e Autoqefalisė Kishės sonė.

Nė 70-vjetorin e kėsaj dite historike, mė 15 prill 2007, nė kishėn “Ungjillėzimi i Hyjlindėses Mari”, nė Tiranė, u mbajt njė Liturgji Hyjnore Sinodike.


Thoma Dhima





TOMOSI PATRIKANOR DHE SINODIK
MBI BEKIMIN E AUTOQEFALISĖ SĖ KISHĖS
ORTHODHOKSE NĖ SHQIPĖRI



VENIAMINI, me mėshirė tė Perėndisė,
Kryepiskop i Konstandinopojės, Romės sė Re
dhe Patrik Ekumenik


Nr. 609 i prot.

Kisha e Shenjtė e Krishtit, si njė nėnė e dhembshur, duke shfaqur hapur pėrkujdesjen dhe interesimin saj tė pandėrprerė kundrejt popullit tė shpresėtarėve, nuk rresht sė zbatuari detyrėn e kujdesimit tė shenjtė ēdo herė me mėnyrėn e pėrshtatshme sipas kohės dhe vendit. Kur ėshtė e nevojshme, blaton dhuratat e saj mė tė begata pėr plotėsimin e nevojave qė dalin, nė mėnyrė qė adminstrimi i punėve kishtare tė bėhet pėr ta pa pengesa dhe frytshmėria mė Zotin, e cila ėshtė padyshim qėllimi i kujdesimit dhe i drejtimit kishtar, tė jetė mė e madhe. Kėshtu pra edhe tani, meqenėse tė krishterėt shpresėtarė orthodhoksė tė tė bekuarit prej Perėndisė Shtet tė ri Shqiptar iu drejtuan Fronit tonė tė Shenjtė Apostolik Patrikanor dhe Ekumenik, nėn strehėn e fuqishme tė tė cilit, si trashėgimi e vyer, prej shekujsh kanė gjetur mbrojtje e, me hirin e Krishtit, nė vreshtin e Tij kanė gjetur shpėtim, morėn guximin t’i drejtohen Atij, si njė nėne tė dhembshur, duke parashtruar nevojat e tyre tė tanishme kishtare, me urimin e ngrohtė dhe kėrkesėn qė zona e tyre kishtare tė bekohet dhe tė shpallet provincė kishtare mė vete, e pavarur, autoqefale, pėrderisa nė kushtet e reja tė situatės sė atjeshme politike vetėm ky organizim mund tė ndikojė pėr mirė nė mbarėvajtjen dhe zhvillimin e punėve kishtare dhe tė jetė i mjaftė tė sigurojė e tė pėrēojė pėrparimin e pandėrprerė tė tyre nė pėrparimin nė tėrėsi tė Shtetit tė bekuar Shqiptar. Vetė Shteti i perėndimbrojtur Shqiptar, duke u kujdesur nė mėnyrė tė besueshme pėr mbarėvajtjen pa pengesa e tė lirė tė nėnshtetasve tė vet, ka ofruar garanci pėr mėvetėsinė dhe lirinė e plotė tė Kishės Orthodhokse, e cila gjendet brenda kufijve tė tij. Prandaj dhe modestia jonė, sė bashku me fort tė nderuarit dhe tė shenjtėt Mitropolitė dhe fort tė ndershmit bashkėmeshtarė dhe vėllezėr mė Shpirtin e Shenjtė, duke shqyrtuar me interesim plot dashuri kėrkesėn e tyre birėsore dhe me udhėrrėfyes dispozitat e kanoneve tė shenjta dhe rendin e praktikėn kishtare, vendosėm tė pranojmė me dashamirėsi kėrkesėn qė na drejtuan bijtė tanė shpirtėrorė tė Krishterė Orthodhoksė tė Shqipėrisė dhe tė japim nga ana jonė bekimin dhe miratimin pėr organizimin e pavarur dhe autoqefal tė punėve tė tyre kishtare.

Duke gjykuar pra edhe sinodikisht mė Shpirtin e Shenjtė, urdhėrojmė dhe shpallim nė kėto ēaste tė hareshme qė tė gjitha eparkitė dhe komunitetet orthodhokse qė pėrfshihen nė tė perėndishpėtuarin Shtet Shqiptar tė jenė kėtej e tutje tė bashkuara nė njė organizim tė pavarur e autoqefal kishtar me emėrtimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė”. Kjo Kishė, e cila ėshtė motra jonė shpirtėrore, tė rregullojė e tė administrojė kėtej e tutje ēėshtjet e saj kishtare nė mėnyrė tė pavarur e autoqefale sipas rendit dhe tė drejtave sovrane edhe tė Kishave tė tjera Orthodhokse Autoqefale, tė ketė dhe tė njohė si autoritet suprem administrativ kishtar Sinodin e Shenjtė, tė pėrbėrė prej Kryepriftėrinjve orthodhoksė kanonikė tė Shqipėrisė, me Kryetar tė tij ēdo herė Fort tė Hirėshmin Kryepiskopin e Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė. Pėr zbatimin e unitetit tė shenjtė kanonik me Fronin tonė fort tė Shenjtė Apostolik Patrikanor Ekumenik dhe me tė gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale, si dhe pėr ta dėshmuar kėtė, Hirėsia e Tij Kryepiskopi i ēdohershėm i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė ka pėr detyrė qė, sipas rendit tė Kishės sė Shenjtė Orthodhokse, tė njoftojė pėr zgjedhjen dhe hipjen e tij nė fron nėpėrmjet Letrave fronėzuese edhe Kishėn tonė tė Madhe tė Krishtit, edhe tė gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale motra. Po ashtu duhet tė bėjė pėr kėtė qėllim homologjinė dhe premtimin e parashikuar nė lidhje me zbatimin e padevijueshėm tė besimit dhe shpresėtarisė orthodhokse prej Kishės sė Shenjtė qė drejton dhe qė i ėshtė besuar, dhe tė gjithēkaje tjetėr qė Kanonet e Shenjta e Hyjnore dhe rendi i Kishės sė Shenjtė Orthodhokse urdhėrojnė, si dhe tė kujtojė sipas rendit nė diptikė emrin e Patrikut Ekumenik dhe tė Patrikėve tė tjerė fort tė shenjtė dhe tė Kryetarėve Fort tė Hirshėm tė Kishave tė Shenjta Orthodhokse Autoqefale. Urdhėrojmė gjithashtu qė edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale motėr e Shqipėrisė tė marrė Miron e Shenjtė prej Kishės sonė tė Madhe tė Krishtit.

Po ashtu, rekomandojmė qė, pėr ēėshtje apo paqartėsi tė njė natyre tė pėrgjithshme kishtare, tė cilat i kapėrcejnė caqet e juridiksionit tė Kishave Autoqefale nė veēanti, Hirėsia e Tij Kryepiskopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė t’i drejtohet Fronit tonė fort tė Shenjtė Ekumenik, nėpėrmjet tė cilit realizohet kungimi me ēdo Episkopatė tė orthodhoksėve, shpjegues tė drejtė tė sė vėrtetės, duke kėrkuar nė kėtė mėnyrė mendimin dhe opinionin e vlefshėm tė Kishave motra.

Duke gjykuar pra nė kėtė mėnyrė, gjė qė pasqyrohet edhe nė ato ēka vendosėm dhe miratuam nė mbledhjen e rregullt sinodike tė 12 prillit tė kėtij viti, vėrtetojmė pėr tė gjitha kohėt edhe nėpėrmjet kėtij Tomosi Patrikanor e Sinodik tė shkruar e tė nėnshkruar nė Kodikun e Kishės sonė tė Madhe tė Krishtit, i cili i ėshtė lėshuar dhe dėrguar njėkohėsisht me pėrmbajtje tė njėjtė e tė pandryshuar edhe Hirėsisė sė Tij, Kryepiskopit tė Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė, vėllait tonė tė dashur dhe bashkėmeshtartit, zotit Kristofor, Kryetar i Sinodit tė Shenjtė tė Kishės sė Shenjtė Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Urojmė qė Perėndia, me hirin dhe mėshirėn e tė parit dhe tė Madhit Kryeprift e Bariut Krisht, tė mbėshtesė gjithmonė tė themeluarėn me sukses Kishė Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe tė shtojė e tė pėrēojė drejt saj hirin dhe bekimin e Tij pėr lavdi tė emrit tė Tij tė Shenjtė e nė dobi tė tėrėsisė shpresėtare tė saj, si dhe nė tė njėjtėn kohė pėr ngazėllimin e tė gjitha Kishave tė shenjta Autoqefale motra.

Nė vitin shpėtimtar 1937, muaji prill (12), Epimenezi V.

Shprehet Patriku i Konstandinopojės

+VENIAMIN
+ Maksimi i Halkidhonės, + Polikarpi i Prusės,
+ Gjermanoi i Sardės dhe Pisidhisė, + Leoni i Theodhorupolit,
+ Meleti i Kristupolit, + Gjermanoi i Enit, + Ioakimi i Dherkės,
+ Thomai i Pringjiponezit, + Genadi i Iliupolit,
+ Konstandini i Irinupolit, + Dhorotheu i Laodhikisė.




Kremtimi i 70-vjetorit tė dhėnies sė Autoqefalisė

“Forcimi i Autoqefalisė sė vėrtetė dhe plotėsimi i hierarkisė kishtare ėshtė pa diskutim vepėr e Kryepiskopit Anastas” - tha Hirėsi Joani.

Tė Dielėn e Thomait, mė15 prill 2007, nė kishėn “Ungjillėzimi i Hyjlindėses Mari”, nė Tiranė, besimtarėt e shumtė tė mbledhur pėr Liturgjinė Hyjnore, njėkohėsisht morėn pjesė edhe nė kremtimin e gėzuar pėr 70-vjetorin e Autoqefalisė tė Kishės sonė Orthodhokse. 12 prilli i vitit 1937 shėnon nė mėnyrė thelbėsore njė ngjarje shumė tė rėndėsishme, siē u shpreh Kryepiskopi Anastas, pėr vetė jetėn e Kishės sonė. Ajo shėnon 70-vjetorin e dhėnies tė Tomosit tė Autoqefalisė nga Patriarkana Ekumenike.

“…Nė mbledhjen e Sinodit tė Shenjtė, tė mbajtur mė 14 prill 2007, e cila ishte njė mbledhje panagjirike –iu drejtua Fortlumturia e Tij besimtarėve tė pranishėm– vendosėm qė sot tė bėjmė Liturgji tė gjithė sė bashku dhe ta gėzojmė tė gjithė sė bashku kėtė ditė…”

Nė kėtė Liturgji Hyjnore festive dhe sinodike, qė u krye nga anėtarėt e Sinodit tė Shenjtė, Hirėsia e Tij Joani, Mitropolit i Korēės, lexoi para besimtarėve tė pranishėm TOMOSIN e Patriarkanės Ekumenike pėr dhėnien e Autoqefalisė Kishės sonė.

“Kisha jonė mori vendin e saj nė gjithė sistemin organik tė Kishės Orthodhokse –tha mė pas Kryepiskopi Anastas. Nėse nuk do tė kishim kėtė Tomos, ēfarėdo qė tė thoshim nuk do tė ishim tė njohur zyrtarisht si Kishė Autoqefale, sikundėr ndodh tani me kishėn fqinjė me qendėr nė Shkup, qė thonė se janė tė pavarur, por deri tani nuk i njeh askush. Termin “Autoqefal”, madje nuk e kuptojnė edhe disa pseudointelektualė, qė bėjnė pjesė nė disa organizata tė tjera, nė komunitete tė tjera fetare, ose qė nuk janė askund, tė cilėt mendojnė se kjo do tė thotė tė pavarur nga ndonjė fuqi e jashtme.

Por fakti ėshtė se ne jemi autoqefalė, tė pavarur, nga ēdo gjė qė ndodhet jashtė Kishės Orthodhokse, nga ēdo organ shtetėror apo nga kushdo qė kėrkon tė ndėrhyjė nė punėt e brendshme tė Kishės. Kjo ka njė rėndėsi tė veēantė dhe duhet ta kuptojmė, sepse shumė njerėz qė nuk i kanė njohuritė pėrkatėse shkruajnė nėpėr gazeta artikuj krejt tė pavend e tė pamend, ku pėrdorin shumė herė fjalėn “Autoqefale”. Tomosi, ėshtė dokumenti qė ndalon ēdo ndėrhyrje qė mund tė bėhet, madje edhe nga parlamenti apo organe tė tjera nė punėt e brendshme tė Kishės sė Shqipėrisė.”

Mė tej, e mori fjalėn Hirėsi Joani, i cili tha: “Pėrveē shpalljes, Autoqefalia e dhėnė para 70 vjetėsh nuk pati njė jetė tė gjatė. Madje vetėm dy vite ishin realisht me njė Kishė Autoqefale, sepse mė 1939 erdhi pushtimi italian dhe mė pas regjimi komunist, ku Kisha ndodhej nė njė presion shumė tė madh. Kur u rihap Kisha jonė, Patriarkana Ekumenike mori iniciativėn dhe caktoi Kryepiskopin tonė tė dashur pėr tė ardhur kėtu. Dhe ju tė gjithė duhet tė dini se njė nga mbrojtėsit e Autoqefalisė sė Kishės sonė u tregua Kryepiskopi Anastas, sepse shumė zėra filluan tė flisnin se nėse Kisha ishte shkatėrruar dhe nuk ekziston, atėherė edhe Autoqefalia nuk ekziston mė.

E nė kėto zėra ishin edhe kanonistė tė dėgjuar, njerėz tė shquar tė Kishave Orthodhokse, ndaj pėr ardhjen kėtu Kryepiskopi vendosi tri kushte, njė nga tė cilat ishte njohja e Autoqefalisė. Dhe jo vetėm njohja e Autoqefalisė, por kėrkesa duhej tė vinte, siē erdhi pėr Tomosin, nga vetė Kisha kėtu. Kėshtu qė ishte Kisha jonė e cila i kėrkoi pėrsėri Patriarkanės Ekumenike tė themelonte e tė rivendoste Sinodin dhe Kryepiskopin.

Forcimi i Autoqefalisė sė vėrtetė dhe plotėsimi i hierarkisė kishtare ėshtė pa diskutim vepėr e Kryepiskopit Anastas. Unė besoj se disa gjėra qė shkruajnė janė jo vetėm tė pavėrteta, por e kundėrta ėshtė e vėrtetė, sepse Kryepiskopi Anastas u tregua gjatė gjithė kėtyre viteve mbrojtėsi, konsoliduesi dhe forcuesi i kėsaj Autoqefalie. Siē e pėrmendi Kryepiskopi, Autoqefalia nuk ėshtė vetėm thjesht i pavarur nga kishat e tjera, sepse me kishat e tjera orthodhokse ne jemi tė lidhur nė mėnyrė dogmatike, por Autoqefali do tė thotė e pavarur nga ēdo grupim qė ndodhet jashtė apo brenda vendit, siē theksohet edhe te Tomosi, pėr tė cilin Shteti Shqiptar i asaj kohe i dha garanci Patriarkanės, qė nuk do tė ndėrhynte nė ēėshtjet e brendshme tė Kishės. Pikėrisht kjo ishte edhe njė nga arsyet qė Patriarkana dha Autoqefalinė. Kjo Autoqefali ėshtė e njėjta edhe sot, qė shteti duhet tė garantojė pavarėsinė e brendshme tė Kishės sonė Orthodhokse.

Unė, meqenėse kam sot rastin, do tė shpreh falėnderimin pėr Kryepiskopin, pėr veprėn e tij tė madhe jo vetėm nė rindėrtimin e Kishės, qė ėshtė gjėja themelore, por edhe nė forcimin dhe konsolidimin e kėsaj Autoqefalie. Perėndia t’i japė jetė tė gjatė, t’i japė fuqi pėr tė mirėn tonė dhe tė mirėn e Krishterimit kudo nė botė.

Gjatė kėsaj Liturgjie Hyjnore u bė dorėzimi nė dhjak i z. Spiro Kostoli, i cili ka mbaruar studimet nė Akademinė tonė Teologjike dhe mė pas ka studiuar jashtė pėr Muzikė Bizantine, lėndė tė cilėn e jep si pedagog nė Akademinė tonė Teologjike nė Shėn Vlash, duke qenė shumė aktiv edhe nė koret e Kishės. Gjithashtu, ai vjen nga njė familje orthodhokse me tradita dhe ka edhe njė motėr murgeshė.


Luljeta Pjetri







70 vjet nga Tomosi Patrikanor qė dha Autoqefalinė

Autoqefalia e Kishės dhe ripėrjetimi i saj pas rėnies sė diktaturės komuniste

Prilli i sivjetshėm shėnon 70-vjetorin e njė ngjarjeje epokale pėr komunitetin Orthodhoks tė Shqipėrisė, atė tė njohjes sė Autoqefalisė sė Kishės sonė nga Patriarkana Ekumenike, e cila e futi si tė barabartė nė familjen e Kishave. U kurorėzua ėndrra e besimtarėve Orthodhoksė dhe pėrpjekjet e filluara nga komuniteti i Amerikės dhe Imzot Theofani (Noli), pėr tė vazhduar mė pas me kongreset e viteve 1922 dhe 1929, tė cilat gjetėn realizimin e tyre kanonik me kėtė akt tepėr tė rėndėsishėm dhe historik.

Mė 12 prill 1937, nė prani tė njė delegacioni nga Shqipėria, Patriku Veniamin dhe Sinodi i Shenjtė i Patriarkanės Ekumenike tė Konstandinopojės nėshkruan Tomosin Patrikanor tė njohjes sė Autoqefalisė sė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė. Tomosi iu dorėzua Imzot Kristoforit, duke e caktuar atė si Kryepiskop tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.

Patriarkana Ekumenike i dėrgoi mesazh edhe Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koēo Kota. Mė 24 maj 1937, Kryepiskopi Kristofor me cilėsinė e kryetarit tė Sinodit tė Shenjtė tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė iu pėrgjigj me njė letėr falėnderimi Patrikut tė Konstandinopojės, Veniaminit.

Sinodi i Parė Kanonik i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė pėrbėhej nga: Kryehirėsia e Tij Kristofori, Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Agathangjel Ēamēe, Mitropolit i Beratit, Evllogjio Kurilla, Mitropolit i Korēės, Pandeleimon Kotoko, Mitropolit i Gjirokastrės.

Me rastin e shpalljes sė Autoqefalisė nė kishėn katedrale tė Tiranės u celebrua njė Liturgji panagjirike me pjesėmarrjen e hierarkėve dhe klerikėve tė Kishės. Nė kėtė shėrbesė qe i pranishėm edhe Mbreti Zog. Nga episkopi i Gjirokastrės Pandeleimon Kotoko u lexua pėrmbledhja e Tomosit Patrikanor pėr dhėnien e Autoqefalisė Kishės sonė.

Me kėtė rast, po botojmė nė faqjen 5 edhe TOMOSIN e plotė tė dhėnies sė Autoqefalisė.

Nė mesin e viteve ‘30, pas njė periudhe tė tejzgjatur krize kishtare, Orthodhoksėt e Shqipėrisė vėrenin me keqardhje se pasojat e shkaktuara nga veprimet e deriatėhershme pėr shpalljen e autoqefalisė dėmtonin gjithnjė e mė tepėr historinė shumėshekullore dhe praninė e tyre nė vend. Nė kongresin e organizuar nė Korēė, nė maj tė vitit 1936, ata shprehėn hapur verdiktin e tyre pėr depolitizimin e ēėshtjes dhe zgjidhjen e menjėhershme tė saj. Kėrkesa e tyre vuri nė lėvizje palėt e implikuara dhe shėnoi zhvillime tė reja, duke filluar me dhėnien e dorėheqjes prej Kryepiskopit tė atėhershėm Visarion Xhuvanit vetėm pak ditė mė pas.

Nė shkurt tė vitit 1937 qeveria shqiptare autorizoi episkopin e Sinadėve, Kristoforin, dhe avokatin Josif Kedhi tė rinisnin njė cikėl tė ri negociatash me mitropolitin e Trapezundės, Krisanthin, si pėrfaqėsues i Patriarkanės Ekumenike. Kėsaj here bisedimet u kurorėzuan me sukses dhe pak kohė mė vonė, mė 18 mars tė po atij viti, u nėnshkrua nė Athinė njė marrėveshje paraprake, nė bazė tė sė cilės Patriarkana Ekumenike lėshoi mė 12 prill 1937 Tomosin Patrikanor dhe Sinodik, me tė cilin i jepte Kishės sė Shqipėrisė autoqefalinė.

Shpresėtarėt Orthodhoksė tė Shqipėrisė e pritėn kėtė ngjarje tė hareshme me njė ndjenjė lehtėsimi, duke kremtuar nė tė njėjtėn kohė edhe rivendosjen e kungimit kishtar me Kishėn e Madhe tė Krishtit dhe Kishat e tjera Orthodhokse tė botės. Shpallja kanonike e Kishės sė Shqipėrisė nė autoqefale konfirmonte edhe njė herė pafuqinė e prirjeve tė ndryshme jokishtare pėr t’u pėrballur me ndėrgjegjen orthodhokse tė anėtarėve tė saj, me lidhjet e tyre tė ngushta me besimin e tė parėve dhe me vendosmėrinė e tyre pėr t’ua pėrcjellė atė tė pacėnuar brezave tė ardhshėm. Po ashtu, konfirmonte misionin ekumenik tė Patriarkanės sė Konstandinopojės nė ruajtje tė pėrbashkėsisė sė besimit orthodhoks, pėrparėsia e sė cilės qėndron mbi ēdo lloj interesi apo tendence tjetėr.

Ndėrkaq qetėsia kishtare nuk zgjati shumė. Vetėm dy vjet pas shpalljes sė autoqefalisė tė Kishės sė Shqipėrisė, pushtuesit italianė u pėrpoqėn tė pengonin kryerjen e misionit tė saj historik, duke kaluar ndėr tė tjera edhe nė akte proselitizuese nė dėm tė besimtarėve tė saj, ndėrsa ardhja nė pushtet e komunistėve nė nėntor tė vitit 1944 e vėshtirėsoi akoma mė shumė gjendjen.

Nė kuadrin e sė famėkeqes “luftė e klasave” dhe tė konfliktualitetit tė ideologjisė marksiste me doktrinėn dhe botėkuptimin fetar, regjimi komunist kufizoi nė njė masė tė konsiderueshme jo vetėm funksionimin pa pengesa tė autoqefalisė, por edhe tė ēdo shprehjeje tė jetės orthodhokse nė pėrgjithėsi. Me persekutimet e shumta, me burgosjet dhe ekzekutimet e klerikėve dhe besimtarėve tė ndryshėm, por sidomos me largimin e dhunshėm tė Kristofor Kisit nga froni i kryepiskopit mė 25 gusht 1949, largim i cili u pasua nė nėntor tė po atij viti nga ligji nr. 743 “Mbi komunitetet fetare”, propaganda komuniste u pėrpoq tė vendoste Kishėn Orthodhokse nėn kontroll, pėr ta pėrdorur nė vijim nė interes tė saj.

Shpėrthimi i fushatės ateiste mė 1967 dhe intensifikimi i persekutimit fetar ēoi nė ndalimin e plotė tė ēdo shfaqjeje tė dukshme fetare. Tė gjithė klerikėt u zhveshėn, disa prej tyre u burgosėn, tė tjerė u internuan, ndėrsa ata qė mbetėn u detyruan t’u nėnshtroheshin punėve tė rėnda e tė vėshtira pėr tė siguruar bukėn e gojės. Qindra ambiente kulti u shkatėrruan apo u kthyen nė stalla e depo. “Atmosfera revolucionare”, e krijuar nė mėnyrė artificiale, shtoi akoma mė shumė frikėn dhe tmerrin qė mbizotėronte gjithandej. Me kalimin e kohės, sidomos kur asnjė prej episkopėve tė mėparshėm nuk gjendej mė nė jetė, njė grup klerikėsh dhe laikėsh orthodhoksė, midis tė cilėve edhe prifti nga Vlora dhe mė pas Episkopi i Apollonisė, i gjithmonėkujtuari Kozma Qirjo, teologėt Theofan Popa e Dhimitėr Beduli, mėsuesi nga Qeparoi Petro Xhuveli, motrat Cico nga Korēa e sa e sa tė tjerė, me shpirt sakrifice e martirizimi, morėn pėrsipėr mbajtjen gjallė tė ndėrgjegjes orthodhokse tė mijėra besimtarėve si dhe ruajtjen tė paprekur tė traditave tė tė parėve. Dėshira e tyre e zjarrtė ishte rehabilitimi i lirisė fetare dhe riorganizimi i Kishės Orthodhokse. Dėshtimi i ideologjisė komuniste dhe mbarimi i luftės sė ftohtė nė fund tė viteve ‘80 gjeti shumė prej tyre tė plakur, tė tjerė i gjeti tė dėrrmuar, tė tjerė tė rraskapitur, por tė gjithė duke iu lutur Perėndisė e duke pritur me durim episkopin e tyre.

Mė 8 janar 1991 Patriarkana Ekumenike caktoi si eksark tė saj pėr Shqipėrinė Episkopin e atėhershėm tė Andrusės dhe profesorin e Universitetit tė Athinės Anastas Janullatosin, i njohur nė arenėn botėrore kristiane pėr veprimtarinė e tij hierapostolike. Misioni i tij ishte kontaktimi me pjesėtarėt e bėrthamės kryesore, klerikė dhe laikė, vlerėsimi objektiv i gjendjes dhe riorganizimi i Kishės.

Klika ateiste reagoi menjėherė. Gazeta e Partisė sė Punės “Zėri i Popullit” botoi mė 30.01.1991 njė artikull, me anė tė tė cilit konfirmonte kundėrshtimin e komunistėve ndaj pėrkrahjes qė Patriarkana Ekumenike u ofronte Orthodhoksėve tė Shqipėrisė. Vetė R. Alia kishte deklaruar disa herė se ky veprim i Fanarit pėrbėnte ndėrhyrje arbitrare e tė jashtėligjshme nė dėm tė “autoqefalisė shqiptare”, duke bėrė tė qartė se Eksarku i Patriarkanės ishte person i padėshiruar. Me sa duket, nuk e dinte se nė atė kohė nė Shqipėri, jo vetėm thjesht nga pikėpamja praktike, por edhe nė kuptimin teologjik tė fjalės, pėr shkak mungese episkopi, nuk ekzistonte fare Kishė, aq mė tepėr autoqefale.

Ripolitizimi i ēėshtjes sė autoqefalisė, i cili ėshtė njė term thellėsisht kishtar, qė nuk shpreh veēse njė realitet tė caktuar kishtar nė njė territor tė caktuar kishtar, episkopėt e tė cilit, nė bazė tė kanoneve dhe traditave tė shenjta tė Kishės Orthodhokse Lindore, fitojnė tė drejtėn pėr tė administruar sinodikisht pushtetin qė Zoti ynė Jisu Krisht u dorėzoi nxėnėsve tė Vet, krijoi nė vazhdim njė tension tė madh. Argumentet e R. Alisė u dėgjuan dhe u ricikluan pambarim edhe pas zgjedhjes (24.06.1992) dhe fronėzimit (02.08.1992) tė Eksarkut tė Patriarkanės Kryepiskop tė Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė. Madje u ngrit edhe njė komitet “pėr mbrojtjen e autoqefalisė” nga njerėz qė s’kishin kurrfarė lidhjeje me Kishėn Orthodhokse! U identifikuan shpesh herė si qarqe joorthodhokse, por nė tė vėrtetė pėrfaqėsonin njė sistem tė tėrė, platforma politike e tė cilit funksiononte si zgjatim i ideve tė fushatės ateiste tė vitit 1967, e pėrshtatur nė njė mjedis tė ri propagandistik. Qėllimi i tyre imediat ishte tė pengonin dhe tė goditnin rehabilitimin e institucionit tė fesė dhe, pėr pasojė, instalimin e demokracisė sė vėrtetė dhe rehabilitimin e plotė tė lirisė.

Ndėrkaq, Kryepiskopi Anastas, ndryshe nga akuzuesit e tij, nuk e shikonte autoqefalinė, e cila gjithsesi ishte inekzistente, si etiketė, por si njė objektiv qė duhej realizuar. Brenda pak vitesh jeta kishtare njohu njė lulėzim tė paparė. U dorėzuan dhjetėra priftėrinj dhe u pėrgatitėn qindra kuadro, u zhvillua arsimi kishtar dhe u inkurajua vepra hierapostolike. Mė 1998 u krijuan premisat qė ēuan nė krijimin e Sinodit tė Shenjtė dhe qė bėnė tė mundur funksionimin e autoqefalisė, e cila u konsolidua akoma mė shumė para disa muajsh me zgjedhjen dhe hirotonisjen e tre episkopėve tė tjerė, ndėrsa ekzistenca e kuadrove tė tjerė nė moshė tė re, tė aftė e tė mirėpėrgatitur, tė cilėt do tė thirren nė tė ardhmen pėr t’i dhėnė njė shtysė akoma mė tė madhe veprės qė po kryhet, pėrbėjnė garanci tė plotė se Kryepiskopi Anastas ėshtė kujdesur edhe pėr perspektivėn e saj nė vitet qė vijnė.

Arritjet e mėsipėrme, falė tė cilave Kisha jonė ėshtė sot me tė vėrtetė autoqefale, janė bashkėudhėtare me pėrpjekjet e tė gjitha komuniteteve fetare pėr rehabilitimin dhe konsolidimin e institucionit tė fesė. Njėkohėsisht, janė bashkėudhėtare me pėrpjekjet e qytetarėve shqiptarė pėr demokraci dhe pėrparim shoqėror, prandaj dhe e radhitin protagonistin kryesor tė ripėrjetimit tė autoqefalisė, Kryepiskopin Anastas, ndėr personalitetet mė tė shquara tė historisė sė lėvizjes demokratike nė Shqipėri pėr periudhėn paskomuniste.

Pirro Kondili


Shenim: Fotoja me poshte eshte e Imzot Kristoforit Kissit, Kryepiskopit tė parė KANONIK tė Kishės sonė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.