Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Hakmarrja gezon vetem shpirtkeqinjte.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Politike :: Kongresi socialist, intensifikohet lufta pėr pushtet
Postuar nga: Albo

Politike Grupi i mbėshtetėsve tė Koēit e Majkos, drejt njė vendimi tė ri

Deputetėt kundėr, drejt njė Kongresi tė jashtėzakonshėm

Deputetėt qė humbėn dje nė kongresin e Partisė Socialiste do tė shfrytėzojnė tė gjitha hapėsirat qė u jep statuti i PS-sė pėr tė kėrkuar votim tė fshehtė nė njė kongres tė jashtėzakonshėm.

Si njohės tė mirė tė statutit tė Partisė Socialiste, deputetėt qė mbėshtesnin rezolutėn e Koēit, e cila kėrkonte rishikim tė vendimeve tė Asamblesė Kombėtare nė njė kohė reale pėr mandatet e tė zgjedhurve. Sipas statutit tė PS-sė, deputetėt socialistė do tė tentojnė t’i shkojnė deri nė fund mbrojtjes sė statutit. Me kėrkesė tė 1/3 tė delegatėve tė kongresit tė PS-sė, Asambleja Kombėtare mund tė thėrrasė kongresin e jashtėzakonshėm tė PS-sė pėr tė vendosur statutin nė themel tė vendimeve tė forumeve drejtuese. Duke pasur njė mandat tė barasvlefshėm me atė tė kryetarit tė PS-sė, tė cilin e kanė zgjedhur me votėn e tyre nė tetor 2005, delegatėt e kongresit socialist mund tė mblidhen pėrsėri nė njė kongres tė jashtėzakonshėm, gjithnjė nėse do tė ketė vullnet pėr tė zbatuar statutin nga drejtuesit e Asamblesė Kombėtare. Deputetėt ‘humbės’ nuk e konsiderojnė tė pamundur njė gjė tė tillė, duke u shprehur tė sigurt edhe nė mbėshtetjen qė mund t’i japin delegatėt aktualė tė kongresit. Por mbi tė gjitha, nė deklarimet e para tė tyre pas kongresit, deputetėt ‘humbės’ e konsideruan tė vėshtirė vazhdimin e reformave zgjedhore nė PS, pasi sipas tyre tashmė baza socialiste ėshtė sensibilizuar me mėnyrėn e votimit tė rezolutės, duke i dhėnė tė drejtė mbėshtetėsve tė saj.

KQGS
Edhe pse e vonuar si kėrkesė, nėnkryetari i grupit parlamentar socialist, Petro Koēi, iu drejtua Komisionit Qendror tė Garancive Statutore pėr tė hedhur poshtė vendimet e Asamblesė Kombėtare, e cila vendosi nisjen e fushatės zgjedhore nė PS para mbarimit tė mandatit tė tė zgjedhurve nė parti, delegatėve, kryetarėve tė degėve dhe kryetarit kombėtar tė socialistėve. “Nė PS vazhdon praktika e faktit tė kryer, qė pastaj e detyron kongresin pėr tė ndryshuar statutin sipas faktit tė kryer”, tha Koēi, duke pėrmendur gjithashtu rastin kur u bė ndarja e partisė fshat-qytet nė kundėrshtim me statutin. Nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Petro Koēi, i ėshtė drejtuar dje Komisionit Qendror tė Garancive Statutore nė PS me anė tė njė kėrkese, ku kėrkon shpalljen tė pavlefshme tė disa vendimeve tė Asamblesė Kombėtare socialiste, e mbledhur mė 14 mars 2007. Kėrkesa e Koēit kėrkoi “shpalljen antistatutore dhe shfuqizimin e vendimit nr. 50 qė lidhej me zgjedhjen e kryetarit tė PSSH-sė mė 12 maj 2007, zgjedhjen e kryetarėve tė PS-sė tė bashkive/komunave sipas parimit “njė anėtar, njė votė” mė datė 12 maj 2007 dhe zgjedhjen e delegatėve tė kongresit tė PSSH-sė sipas parimit “njė anėtar, njė votė”, mė datė 12 maj 2007. Gjithashtu kėrkesa ankimore e Koēit kėrkonte shfuqizimin e vendimit nr. 51 pėr thirrjen e Kongresit tė PSSH-sė mė 9 prill 2007 dhe tė vendimit nr. 54 pėr thirrjen e Kongresit Zgjedhor tė PSSH-sė mė datė 26 maj 2007, pėr zgjedhjen e organeve qendrore tė PSSH-sė. Nga ana e tij, sekretari Organizativ Bashkim Fino i konsideroi statutore vendimet e Asamblesė Kombėtare. “Statuti i PSSH nuk ėshtė vetėm njė dokument formal, tė cilit vetėm i referohemi pėr afate, mandate, por duhet ta shikojmė edhe si njė organizėm tė gjallė, i cili duhet tė ndryshojė dhe tė pėrsoset qė t’u paraprijė, por edhe tė pasqyrojė ndryshimet qė ndodhin nė shoqėrinė tonė, e cila vazhdon tė jetė nė tranzicion”, tha Fino. Por pas njė votimi nė KQGS, kėrkesa e Koēit u rrėzua, gjė qė ēoi nė dorėheqjen e kryetarit tė kėtij komisioni Mark Nikolli, pėr shkak tė presioneve qė i ishin bėrė anėtarėve tė tij, njė pjesė e tė cilėve sipas tij janė ende nė marrėdhėnie pune. Por edhe pse kjo kėrkesė u rrėzua nė KQGS, Koēi kėrkoi nga kongresi qė tė votonte pėr tė si organin mė tė lartė vendimmarrės.

Kastriot Islami: “Votimi i hapur, jo praktikė e PS-sė”

Njė nga mbėshtetėsit e rezolutės sė Petro Koēit, Kastriot Islami, tha pas votimit tė rezolutave nė kongres se mėnyra e votimit s’kishte tė bėnte me praktikat e ndjekura vazhdimisht nė Partinė Socialiste. “Mėnyra se si ėshtė hedhur poshtė rezoluta ėshtė jo nė praktikėn dhe standardet e PS-sė dhe mbi kėtė bazė mendoj se janė prekur rėndė njė sėrė parametrash tė jetės sė brendshme dhe nuk bėhet fjalė vetėm pėr fjalėn e lirė, por vendimmarrja. Do tė gjykojmė pėr hapat e mėtejshme, do tė shohim se sa thellė ka vajtur problemi, sa e rėndė ėshtė situata dhe mbi kėtė bazė natyrisht do tė ndėrmerren tė gjitha hapat e tjerė pėr tė vendosur nė vendin e merituar njė grup tė madh deputetėsh, tė cilėt nuk kanė arsye personale dhe njerėzish, qė kanė qeverisur vendin, qė kanė vlera nė themelimin, rinovimin dhe modernizimin e PS, qė mė pas nė shtetin shqiptar kanė dhėnė kontribute”, tha Islami.

Delegatėt e ‘ndjeshėm’ tė kongresit

Nė fjalime tė ndryshme, delegatėt e kongreseve socialiste reagojnė nė mėnyra tė ndryshme. Kjo gjė u vu re edhe nė kongresin e djeshėm. Gjatė kohės qė diskutohej nė sallė, kur anėtari i kryesisė socialiste Arben Malaj mbronte tezėn e tij pėr rishikim tė vendimeve tė asamblesė, njė pjesė e delegatėve nė mėnyrė demonstrative dolėn jashtė pėr tė pirė cigare. Por menjėherė pas fjalės sė tij, ata u futėn brenda, pasi njė nga sekretarėt po mbronte vendimet e Asamblesė Kombėtare. Por nuk zgjati shumė dhe fjalėn e mori Kastriot Islami. Rreth shtatė deputetė dhe delegatė nė mėnyrė demonstrative u gjendėn pėrsėri nė hollin e Pallatit tė Kongreseve. Tė njėjtat skena ndodhnin edhe nė Kongresin e 2003, kur Rama dhe Meidani paraqitėn platformėn e tyre pėr kryetarė tė PS-sė.

Ruēi kėrkoi grup pune pėr gjetjen e njė kompromisi
Debatet nė PS, Ruēi e Blushi dhanė zgjidhjen mes platformave


Edhe kėsaj radhe kthesėn nė kongresin e socialistėve e kanė bėrė njerėzit qė ndiqen mė shumė nga delegatėt. Ruēi dhe Blushi kanė hedhur opsionet e tyre se si mund tė dilet nga ngėrēi nė tė cilin kishte hyrė kongresi pėrmes diskutimeve tė gjata dhe tė shumta. Fillimisht ka qenė sekretari Politik, Ben Blushi, i cili ka kėrkuar qė tė mos hidhej nė votė asnjė nga rezolutat e paraqitura nė kongres, ajo e Petro Koēit dhe Erion Braēes, pasi votimi do tė sillte pėrēarje tė PS-sė. “Nėse do tė ndahemi sot do tė na duhet tė mblidhemi pėrsėri mė vonė pėr t’u bashkuar, gjė nga e cila pėrfiton vetėm Sali Berisha”, mėsohet tė ketė thėnė Blushi nė seancėn e mbyllur me delegatėt e kongresit. Ndėrkohė ish-sekretari i Pėrgjithshėm, Gramoz Ruēi, pas tėrheqjes sė rezolutės sė Braēes, kėrkoi qė tė ngrihet njė grup pune pėr tė diskutuar mbi hapėsirat ku palėt mund tė tėrhiqeshin dhe tė dilte kongresi me njė rezolutė tė pėrbashkėt. Nė kėtė diskutim, i cili u zhvillua nė njė pushim prej 30 minutash, Blushi, Fino, Klosi dhe Malaj, Bufi, Koēi, Dedja, Balla hodhėn idenė qė nė njė rezolutė tė pėrbashkėt tė pėrcaktohej qė data e zgjedhjes sė kryetarit tė vendosej diku nga qershori, gjithnjė pėrpara zgjedhjes sė presidentit tė republikės. Ky propozim nuk ėshtė pranuar nga Fino dhe palėt kanė shkuar nė sallė pėr tė votuar dy propozime. Por nga tė gjithė diskutimet e deputetėve socialistė nė sallė, Taulant Dedja, i cili mbronte idenė e rikthimit tė vendimeve tė Asamblesė Kombėtare, bėri pėrgjegjės kryetarin socialist Edi Rama pėr situatėn e krijuar nė PS. Dedja, i cili ka qenė ndėr mbėshtetėsit kryesorė para dhe gjatė ardhjes sė Ramės nė krye tė PS-sė, gjatė “betejės kundėr xhaketave tė vjetra”, i tha Ramės se partia nuk ėshtė OJQ apo ndėrmarrje. Sipas tij Rama po pėrpiqet tė projektojė nė parti mėnyrat e aplikuara nė Partinė Demokratike nga Berisha. “Partia nuk ėshtė ndėrmarrje, i dashur kryetar dhe as njė organizatė joqeveritare. Partia jonė e madhe ka qenė dhe do tė mbetet gjithnjė bashkim vullnetar njerėzish nė emėr tė disa idealeve dhe interesave qė ekuilibrohen me njėra-tjetrėn”, iu drejtua Dedja Ramės.

Rama-Majko
Edhe pse hapi kongresin e djeshėm, sekretari i Pėrgjithshėm, Pandeli Majko dhe kryetari i PS-sė, Edi Rama, kanė demonstruar qė nė fillim se ndarja mes tyre nuk ishte e kalueshme. Pasi Majko ftoi Ramėn tė marrė fjalėn nė podium, Majko dhe Rama nuk kishin forcė para kongresit t’i jepnin dorėn njėri-tjetrit, gjė qė ra nė sy tė delegatėve, duke e konsideruar kėtė njė ogur jo tė mirė pėr tė ardhmen e PS-sė.

Te ftuarit
Gjatė gjithė fjalės sė kreut socialist, Edi Rama, tė ftuarit ishin mė aktivėt nė sallė, duke e shoqėruar atė me duartrokitje tė vazhdueshme dhe ovacione. Ndėrsa pjesa e sallės, nė tė cilėn ishin tė ulur delegatėt e mandatuar tė kongresit, tė cilėt ishin ftuar pėr tė dhėnė verdiktin e tyre pėr rezolutat qė do votoheshin, ishin mė tė qetė dhe mė tė vėmendshėm nė ato qė dėgjonin.


Kongresi socialist ka hedhur poshtė me votė tė hapur platformėn e Petro Koēit me 630 vota kundėr

Bie rezoluta Majko-Koēi, merr 12 vota
Votimi bėhet i hapur, vetėm 41 delegatė kėrkuan votim tė fshehtė


Kongresi socialist ka hedhur poshtė me votė tė hapur platformėn e Petro Koēit me 630 vota kundėr.

Vetėm 12 vota tė hapura kanė mbėshtetur rezolutėn e Petro Koēit, tė mbėshtetur nga njė grup deputetėsh. Pėrfaqėsia e kongresit, qė nė pėrcaktimin e rendit tė ditės kishte vendosur se votimi i rezolutave do tė ishte i fshehtė, por pas diskutimeve dhe debateve tė shumta, rezolutat u votuan nė mėnyrė tė hapur. Deputetėt qė mbėshtesnin rezolutėn e Koēit nuk kanė votuar nė kėtė votė tė hapur dhe kanė dalė bashkė me delegatėt mbėshtetės tė tyre jashtė sallės. Pas njė dite tė gjatė diskutimesh dhe debatesh nė fund tė seancės, rreth orės 20:30 delegatėt e Kongresit tė 9 tė PS-sė, nė pėrfundim tė mandatit tė tyre votuan pėr vazhdimin e reformės zgjedhore nė Partinė Socialiste. Sekretari Organizativ, Bashkim Fino, i cili ka drejtuar procesin pėrmbyllės tė votimit tė rezolutave, kėrkoi qė fillimisht delegatėt tė votonin me votė hapur mėnyrėn e votimit, nėse ata donin votim tė fshehtė apo tė hapur. Votimi i fshehtė mori vetėm 41 vota nga delegatėt e kongresit, duke i lėnė radhėn mė pas votimit tė hapur pėr rezolutat.

Negociatat
Nė kongresin e socialistėve u paraqitėn dy rezoluta, ajo e Petro Koēit, e cila iu drejtua Komisionit Qendror tė Garancive Statutore, por e pasuruar dhe me elementė tė integrimit tė vendit nė BE dhe NATO, dhe njė rezolutė tė deputetit Erion Braēe, i cili kėrkonte dorėzimin e mandateve tė deputetėve gjatė procesit tė zgjedhjes sė presidentit tė vendit, pėr tė provokuar nė kėtė mėnyrė zgjedhje tė parakohshme. Pasi kanė dėgjuar pėr rreth katėr orė diskutimet e deputetėve, tė cilėt mbronin rezolutat e tyre, Braēe ka tėrhequr rezolutėn e tij, pasi ajo nuk kishte shumė lidhje me diskutimin organizativ qė po zhvillohej nė kongres. Por edhe pse thelbi i kėrkesės sė Petro Koēit ishin shkeljet statutore nė vendimet e asamblesė kombėtare, debati nga deputetė qė kundėrshtonin kėtė rezolutė e orientoi diskutimin rreth zgjedhjeve tė parakohshme. Nė fund tė diskutimeve, kur delegatėt kishin dėgjuar me orė tė tėra, ish-sekretari i Pėrgjithshėm Gramoz Ruēi kėrkoi qė deputetėt qė mbėshtesin rezolutėn e Petro Koēit dhe pėrgjegjėsit e vendimeve tė asamblesė kombėtare tė negocionin mes tyre, pėr tė gjetur njė konsensus nė lidhje me afatet e zhvillimit tė zgjedhjeve nė PS. Propozimi nga mbėshtetėsit e rezolutės “Koēi”, Malaj, Islami, Koēi, Dedja, Balla kanė diskutuar me sekretarin Organizativ, Fino, Blushi dhe nuk kanė arritur tė gjejnė konsensusin e ofruar qė votimi pėr kryetarin e PS-sė tė bėhej edhe para zgjedhjes sė presidentit. Por njė propozim i tillė nuk ėshtė pranuar nga sekretarėt socialistė, qė kishin pėrgatitur vendimet e asamblesė kombėtare. Kjo ēoi nė paraqitjen pėrpara delegatėve tė kongresit tė rezolutės sė Petro Koēit dhe vendimeve tė asamblesė kombėtare.

Rama: U vendos me votė, jo votim i fshehtė pėr rezolutat

Kryesocialisti Edi Rama vlerėsoi vendimin e Kongresit tė PS-sė, duke u shprehur se procedura e ndjekur ėshtė brenda tė gjitha normave tė parashikuara. “Ishte njė rezolutė qė nė thelb kėrkonte njė ndryshim tė axhendės politike. Dhe thjesht ra me votė. Rezolutat nuk votohen me votė tė fshehtė. Ra me votė, ėshtė e thjeshtė, por ra rezoluta, jo ata tė cilėt e paraqitėn; jemi pjesė e njė grupimi politik, jemi pjesė e sė njėjtės pėrpjekje dhe ka gjithmonė ku ballafaqohen idetė, apo pikėpamje tė ndryshme nė lidhje se si do duhet tė shkojnė gjėrat”, deklaroi Rama. Ndėrsa nė lidhje me largimin e Dedjas, Rama u shpreh se “nuk shoh asgjė pėr t’u shqetėsuar. Nuk dua tė bėj asnjė koment, ėshtė e drejta e tij”. Kryesocialisti ka shtuar se “PS ėshtė njė parti e madhe, qė duhet tė shikojė drejt e nė sy qytetarėt dhe tė reflektojė nevojėn e thellė pėr ndryshim tė kėtij vendi, qė kalon te ndryshimi i PS-sė. Ne duhet tė shkojmė pėrpara dhe unė jam i bindur se nė kėtė pėrpjekje duhet tė shkojmė tė gjithė bashkė, pasi bashkė kemi ardhur deri kėtu; kemi ē’tė japin, por tė gjithė janė tė nevojshėm, askush i domosdoshėm”.

Koēi: PS po bėhet si PD, do tė ketė hapa tė tjerė

Nėnkryetari i grupit tė PS-sė, Petro Koēi, e ka cilėsuar si njė shkelje tė hapur tė parimeve demokratike dhe tė statutit votimin e hapur dhe jo me kuti tė fshehtė. “Ky ėshtė njė procedim jolegjitim dhe pėr hapat e mėtejshėm pėr tė rivendosur legjitimitetin dhe dimensionin statutor nė procesin e partisė do tė flasim nė tė ardhmen. Nuk mund tė procedohet mė kėshtu. PS-ja nuk ėshtė PD-ja, ėshtė njė parti me traditė dhe norma demokratike dhe kėto ngjarje nuk kanė ndodhur kurrė. Ka pasur dhe momente tė tjera kur ka pasur kontradikta parimore nė parti, por janė zgjidhur gjithmonė me votim tė fshehtė”, deklaroi Koēi pas votimit. Ai theksoi se “ne si grup kishim garantuar se do t’i bindeshim vullnetit tė kongresit tė shprehur me votim tė fshehtė dhe kjo se kėshtu ka trafik influence pėr shkak imponimit qė bėn lidershipi i partisė”. “Votimi i kryer ėshtė metoda mė e qartė e presionit tė delegatėve, pasi presidiumi tė shikon nė sy se nga do tė votosh. Kjo ngjarje, por edhe ato qė kanė ndodhur mė parė e kanė dėmtuar rėndė partinė”, theksoi Koēi. Sipas tij, votimi i fshehtė garantonte shprehjen e vullnetit tė lirė tė delegatėve.

Vetėm kryetari aktual dhe Shkėlqim Meta firmosin kėrkesėn
Edi Rama dhe Shkėlqim Meta, kandidatė zyrtarė pėr kreun e PS


Edi Rama dhe Shkėlqim Meta janė dy kandidatėt zyrtarė pėr kreun e PS-sė. Nė fund tė seancės sė djeshme, kandidatėt kanė firmosur kėrkesat e tyre pėr tė kandiduar duke ia drejtuar pėrfaqėsisė sė kongresit. Delegatėt e kongresit tė djeshėm janė njohur me kandidatėt e tyre pėr kreun e PS-sė, tė dy figura tė njohura nė kandidim, Meta, i cili ka kandiduar dhe nė 1999 dhe Rama dy herė kandidat, nė 2003 dhe 2005, mandat qė e mban ende. Rama nuk ka lexuar platformė kandidimi para delegatėve dje nė fund tė seancės, por ka dhėnė disa piketa tė kėsaj platforme nė fund tė fjalės sė tij. Rama premtoi se do tė garantojė votėn e lirė dhe se do t’i pėrmbahet verdiktit tė anėtarėsisė sė PS-sė, duke njohur rezultatin e zgjedhjeve. Kreu aktual i PS-sė premtoi gjithėpėrfshirje nė PS, duke u shprehur se “tė gjithė janė tė domosdoshėm dhe askush i nevojshėm”, duke kėrkuar ndryshimin nė PS nėpėrmjet klimės sė solidaritetit. Delegatėt dje kanė dėgjuar vetėm platformėn e Shkėlqim Metės, e cila ėshtė pritur mirė nė kongres. Meta u shpreh pėr gazetėn “Panorama” se ndjehet i sigurt nė rezultatin qė do tė marrė nga anėtarėsia socialiste, opinion qė ai e ka marrė dje jashtė dhe brenda sallės sė kongresit nė kontaktet me delegatėt dhe tė ftuarit. Nė qendėr tė platformės sė tij politike ėshtė eliminimi i luftės sė brezave dhe gjithėpėrfshirja e tė gjitha vlerave mė tė mira tė PS-sė. Meta premtoi se do tė vendosė njė bashkėpunim institucional me aleatėt politikė, pėr tė shmangur devijimet e mėvonshme. Anėtarėsia e PS-sė do tė votojė nė 12 maj kryetarin e ri pėrmes parimit “njė anėtar, njė votė”.

Kortezi e Panorama



Iken Pandeli Majko, arsyet i merr me vete

Majko: Unė, ika!

Majko nuk do te jete me ne krye te grupit parlamentar te PS-se dhe as sekretari i Pergjithshem i saj, kjo nje dite pasi kongresi hodhi poshte “Ftesen per mirekuptim” te nenshkruar edhe nga vete Majko. Rreth ores 12 te mesdites se djeshme Majko ka zbritur nga makina e tij dhe i eshte drejtuar menjehere salles se konferencave dhe, pasi ka perfunduar fjalimin, ka bere te njejtin itinerar, duke mos shkelur fare ne zyren e tij.

Pandeli Majko ka dhene dje doreheqjen nga te dy postet qe ai kishte ne PS. Majko nuk do te jete me ne krye te grupit parlamentar te PS-se dhe as sekretari i Pergjithshem i saj, kjo nje dite pasi kongresi hodhi poshte “Ftesen per mirekuptim” te nenshkruar edhe nga vete Majko. Rreth ores 12 te mesdites se djeshme Majko ka zbritur nga makina e tij dhe i eshte drejtuar menjehere salles se konferencave dhe, pasi ka perfunduar fjalimin, ka bere te njejtin itinerar, duke mos shkelur fare ne zyren e tij. “Deshiroj te bej nje deklarate te shkurter per ju dhe opinionin publik, se qysh nga dita e sotme une do te largohem nga posti i sekretarit te Pergjithshem dhe ai i kryetarit te grupit parlamentar. Deshiroj te falenderoj te gjithe koleget e mi per bashkepunimin gjate viteve dhe momenteve shume te veshtira qe kemi kaluar, sidomos pas zgjedhjeve te 3 korrikut. Gjithashtu, dua te garantoj te gjithe miqte, shoket me te cilet kemi kaluar kaq e kaq vite bashke, se Pandeli Majko do te jete sic ka qene, ne mbrojtje te interesave te perbashketa me post apo pa post”, deklaroi shkurt Pandeli Majko, duke mos dhene asnje sqarim tjeter. Burimet prane, tashme ish-sekretarit te Pergjithshem Pandeli Majko, bejne te ditur per “Korrierin”, se shkak i doreheqjes ka qene mospajtimi i plote me kryetarin Edi Rama per ceshtje te organizimit te partise dhe qendrime te tjera politike qe lidhen edhe me zgjedhjen e presidentit. Lidhur me doreheqjen e Majkos ka reaguar ish-kryetari i PS-se, i cili e konsideroi qendrimin e ish-kreut te grupit parlamentar te socialisteve te lidhur me kundershtite e tij ndaj levizjes radikale te Rames. E ndersa ka reaguar Nano, kryetari aktual i PS-se nuk ka bere asnje koment vokal. Vete Majko, megjithese nuk i ka bere te ditura arsyet e doreheqjes, arsyet mbeten te kuptueshme. Pas disa qendrimesh te ndryshme me kryetarin Rama, qe perseriteshin here pas here gjate me se nje viti e gjysme, vetem disa dite me pare Majko u rreshtua nder firmetaret e “Fteses per mirekuptim”, qe u rrezua ne kongresin e PS-se. Pikerisht te henen, Majko ne fjalen hapese te kongresit i beri thirrje kryetarit Rama dhe mbeshtetesve te tij, qe te terhiqeshin nga reformimi i partise, duke nderprere mandatet e te zgjedhurve. “Eshte ne doren tone t’i japim me shume oksigjen Berishes duke u ndare. Me kete proces qe ju kerkoni te beni, cenohet demokracia e brendshme ne parti, gje qe mund te reflektohet edhe gjate qeverisjes sone. Ajo qe po ndodh, eshte e njejta simptome qe u shfaq edhe kur ne ishim ne pushtet. Duhet te shtyhet ky reformim qe synohet t’i behet partise, ne menyre qe t’u jape kohe te gjitheve. Ky vendim i ketij forumi eshte nje hap me prane rruges sone te gjate”, - tha Majko gjate fjales se tij te mbajtur ne kongres. Gjithsesi, tashme ne kete situate te veshtire politike, ku lufta parlamentare dhe opozitare nevojitet te jete sa me e forte dhe cilesore, socialistet mbeten pa drejtuesin e grupit parlamentar. Vec kesaj, gjate procesit te reformimit radikal te partise mungon edhe roli i sekretarit te Pergjithshem. Socialistet ende nuk kane reaguar zyrtarisht lidhur me doreheqjen e Majkos dhe zevendesimin e tij.


Ben Blushi zgjidhet kryetar i grupit parlamentar tė PS

Ben Blushi do te jete kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste deri ne sesionin e ri parlamentar. Sekretari politik i deri djeshem ne PS, do te jete tashme lideri i socialisteve ne parlament pas marrjes se “ok” ne votimin e djeshem gjate mbledhjes se grupit parlamentar. “Grupi Parlamentar i PS-se me shume sesa ka nevoje per nje kryetar, ka nevoje per kohezion, per bashkejetese, nje bashkejetese qe i jep dinjitet opozites parlamentare. Shpresoj qe pas ketij momenti kur ka realisht nje kohezion sidomos pas kongresit, une jam i bindur se tani do te jete me e lehte per ne ne parlament dhe sigurisht me e veshtire per Qeverine” deklaroi Blushi vetem pak minuta pas arrjes se pergjegjesise se re, ate te drejtimit te grupit parlamentar. E ndersa ligjerisht Blushi merr ne dore frenat e socialisteve ne sallen e kuvendit dikush tjeter duhet te marre pergjegjesine per te qene sekretar i pergjithshem. Kjo pasi vete Blushi ka theksuar se automatikish pas pranimit te detyres se re nuk hyn mer persiper te mbuloje postin e sekretarit te pergjithshem te PS-se. “Une jam shprehur gjithmone per ndarjen e posteve dhe i mbetem ketij parimi. Une jam kryetar i Grupit Parlamentar dhe jo Sekretar i Pergjithshem, pasi ai do zgjidhet ne zgjedhjet e reja te fund te majit, ku do kete zgjedhje te reja per te gjithe sekretaret, pasi ne parim te gjitha postet duhet te ndahen”- deklaroi Blushi. Te njetin qendrim Blushi ka mbajtur edhe ne mbledhjen e grupit ku mesohet te jete shprehur per ndarjen e pergjegjesive. Sipas burimeve Blushi ka kembengulur ne mbledhje se nuk do te pranonte te mbante te dy postet njesoj si paraardhesi Pandeli Majko. E pikerisht ky i fundit ka munguar ne mbledhjen e Grupit Parlamentar ku zgjidhej pasardhesi i tij. Majko i cili dha doreheqjen disa dite me pare mesohet te jete telefonuar nga nje tjeter i dorehequr, nga po te njejtet poste Gramoz Rucci. “Pandi eja ne mbledhje! Ti nuk je nga ata qe mbajne meri. Eja!” mesohet ti jete drejtuar permes aparatit celular Rucci, Pandeli Majkos. Gjithesi as thirrja e Ruccit nuk e ka bindur Majkon te jete i pranishem ne zgjedhjen e pasardhesit te tij i cili mori 28 vota nga 30 deputete te pranishem gjate mbledhjes. Mungese, ne proccesin e votimit per Ben Blushin, ka marre edhe nr dy i Gupit Parlamentar, nenkryetari Petro Kocci. Ky i fundit i percjell qendrimin e tij permes “Korrierit”, tashme numrit nje te grupit: “Vote e bardhe nga larg”. Kocci ka shtuar se mungoi per te deshmuar respektin ndaj Majkos dhe Blushit. E ndersa Kocci ka dhene miratimin e tij pa vote nuk dihet nese te njejtin qendrim kane edhe 11 deputetet e tjere te grupit parlamentar te cilet moren mungese nder te Taulant Balla, i sapo larguari Taulant Dedja dhe ai qe nuk ka marre pjese asnjeere qe pas doreheqjes nga kreu i PS-se, Fatos Nano. Gjithesi pelqimi me vote per emerimin e Blushit kruetar grupi eshte dhene nga te gjithe deputetet e pranishem, perjashto vete Blushin qe nuk ka votuar per vetveten dhe dikujt tjeter i cili nuk ka ditur te votoje cka ka bere qe vullneti i tij i shprhur me vote te ishte “i pavlefshem”. Vete Blushi delaroi pas mbeledhjes se: “Ky eshte nje grup qe do te thote qe jo te gjithe mendojne njelloj, por te gjithe jane opozitare brenda nje grupi, ku te gjithe jane te ndryshem, por po aq te barabarte”. Pikerisht lidhur me kete pohim, dihet tashme qe parardhesi i Blushit, ishte kunder ndarjes se postit te sekretarit te pergjithshem nga ai i kreut te grupit parlamentar, por jo vetem Majko. Gjithesi pas diskutimit ne grupin e punes ceshtja e ndarjes se posteve do te duhet te marre “ok” edhe nga Kongresi i 26 majit. Ndersa ky kongres do te shqyrtoje edhe propozime te tjera lidhur me ndryshimet ne statut, Blushi ka paralajmeruar tashme se automatikisht pas marrjes se pergjegjesise se kreut te grupti, nuk do te garoje er postin e sekretarit te pergjithshem. Emerimi i sekretarit te ri politk te PS-se i cili zevendson Ben Blushin pritet te behet ne kongresin e majit ndersa Blushi do ta gezoje postin e ri deri ne fund te ketij sesioni parlamentar.

Kortezi e Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.