Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
O dashuri! Ti je perendia e se keqes, se ne fund te fundit, s`te therrasim dot djall.
--- Lord Byron

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 78 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Demush Shala
Nė 17 prill 1829 u lind nė Bakėll tė Pejės Demush Shala, studiues e folklorist, i cili u mor veēanėrisht me ciklin e kreshnikėve, duke dhėnė njė ndihmesė nė studimin e epikes legjendare, si dhe botoi antologjitė "Kėngė popullore lirike 2, "Kėngė popullore legjendare", "Kėngė popullore historike", etj.

Mustafa Xhani
Nė 17 prill 1947 u nda nga jeta Mustafa Xhani ose shumė i njohuri Mustafa Matohiti, atdhetar, veprimtar i Luftės sė madhe Antifashiste, Hero i Popullit.

Benjamin Franklin
Nė 17 prill 1790 mbylli sytė Benjamin Franklin, shkencėtari amerikan qė formuloi teorinė e vlerės, njėri nga pionierėt e studimit tė elektricitetit atomik dhe shpikėsi i rrufepritėses.

Turgut Ozal
Nė 17 prill 1993 u nda nga jeta Turgut Ozal, burrė shteti, ish-president i Turqisė, nismėtar pėr formimin dhe zbatimin e parimeve tė politikės sė zhvillimit tė industrisė, bujqėsisė dhe eksporteve nė vendin e tij.
Intimitet :: Jim Belushi, "Burrat e vėrtetė nuk thonė kurrė mė fal"
Postuar nga: Albo

Intimitet Drejtorja e "Ombra GVG": Realizova amanetin e tim eti

Jim Belushi, njė libėr nė shqip pėr jetėn e tij

Jim Belushi, aktori i madh hollivudian vjen sė shpejti nė vendin e origjinės sė tij, Shqipėri, si autor i librit "Burrat e vėrtetė nuk thonė kurrė mė fal". Lajmin e konfirmon Vasilika Tafa, drejtorja e shtėpisė sė librit "Ombra GVG" e cila do mundėsojė publikimin e tij. Tafa me kėtė botim, realizon edhe njė amanet qė i ati ia ka lėnė asaj, pėr kushėririn Jim Belushi. Pėr librin dhe pėr kėtė lidhje shpirtėrore, ajo do flasė mė shumė nė shkrimin e mėposhtėm.

Vasilika TAFA*

Burrat e vėrtetė nuk thonė kurrė mė fal",ėshtė njė libėr i shkruar nga ylli i kinemasė hollivudiane, Jim Belushi. Shumė prej jush do tė thoni, mos ka ndonjė ngatėrresė? Jo, vetė aktori ka provuar tė jetė nė rolin e shkrimtarit. Ndoshta talenti i tij ka shkėlqyer nė kinematografi, por nuk e ka ndier veten tė realizuar pa thėnė ato qė vetėm ai i di pėr jetėn nėpėr tė cilėn ka shkelur.
Libri ka nota tė thella autobiografike dhe pritet tė publikohet sė shpejti nga shtėpia e librit "Ombra GVG".
Shpresojmė qė lexuesi shqiptar tė ndjekė sukseset dhe dėshtimet, realizimet e tij shpirtėrore, qė aktori me origjinė shqiptare ka kaluar nė jetėn private. Ka sjellė nė libėr shumė personazhe, tė afėrmit e zemrės, bashkėpunėtorėt qė e kanė ndihmuar tė bėhet njė aktor i madh dhe qė e kanė penguar tė jetė njė burrė ideal pėr gratė e tij. Mirėnjohja dhe pendimi qė pėrshkon librin e Jim Belushit, e bėjnė tė jetė njė model i vėrtetė edhe pėr shoqėrinė shqiptare.
E kam pritur me emocion tė veēantė realizimin e kėtij libri pėr dy arsye:
Sė pari, doja tė sillja para lexuesve vlera tė vėrteta njerėzore tė njė shqiptari tė madh, pasi ēdo ditė forcoj bindjen time qė shoqėria shqiptare ka nevojė pėr modele, tė cilat i japin shtytje e besim nė civilizimin shoqėror e emancipimin e shoqėrisė.
Por, kam edhe njė shkak personal. Impulsin dhe ngarkesėn emocionale qė mė shkakton botimi i kėtij libri nė shqip, dua ta ndaj nė njė pozicion tė ri.
Por ēfarė pėrbėn pėr mua personalisht fenomeni Jim Belushi?!
Me koshiencėn e botuesit kam realizuar njė qėllim tė shtėpisė botuese, me koshiencėn e vajzės doja tė tregoja diēka qė kam kohė qė e ruaj brenda vetes.

* * *

Rrėfimin tim pėr ty i dashur babi, ndoshta nuk do ta kisha treguar kurrė kaq publikisht, po tė mos kisha njė shkak tė fortė. Si ēdo vajzė qė ka humbur babanė e saj, qaj shpesh me vete, pa dashur tė bėj pjesėtar tė dhimbjes sime askėnd. Mė mungon, edhe se prej kohėsh, nuk jemi parė shpesh. Largėsia, puna, fėmijėt, familja qė aq shumė ti e vlerėsoje tek preokupimet e mia.
Nė tė vėrtetė shumė njerėzve nuk dua t'i tregoj kėtė pėr babanė tim. Nė kujtesėn jo vetėm time, ti mbetesh njė burrė i shkathėt, i gjallė nė biseda, me njė ton tė lartė, qė me protagonizmin tėnd mundoheshe tė na tregoje me njė pasionin, qė nuk tė shteri deri ditėn e fundit pėr nipėrit e tu, Jon e Jim Belushi. "Janė shumė tė famshėm, janė yje kinemaje", thoshe dhe, shikimi yt shumė herė ka dashur vėmendjen time. Mė fal, kurrė nuk tė kam thėnė qė unė ndihesha krenare qė janė edhe kushėrinjtė e mi. Nė adoleshencėn time tė hershme jam pėrlotur sė bashku me ty pėr vdekjen e Jonit. Atėherė nuk mund tė thoshim se sa tė mėdhenj kanė qenė, veēse tė shkruanim letra ngushėllimi atje larg nė Amerikė dhe, prisnim pėrgjigje qė nuk mbritėn kurrė. Vitet kaluan dhe njė ditė janari tė 1993-shit, zbrite shkallėt e avionit me foton nė dorė. "Kam takuar nipin tim, Jim Belushin", na the sapo u pėrshėndetėm. Dhe ashtu e heshtur dhe e pėrmalluar pėr ty, nga qėndrimi i gjatė nė Amerikė, unė shihja gjithė hutim foton. Njė ngjashmėri e habitshme. Doja ta pėrmbaja gėzimin. Shkėlqenin sytė e tu tek na shihje me bashkėshortin tim Gėzim Tafa, tė interesuar pėr mė shumė detaje nga takimet e tua.
Vitet rrodhėn shpejt dhe Jimi me babanė e tij mbėrritėn nė Tiranė. E ndjeja nė ēdo detaj qė kishit njė intimitet bashkė. E ndjeja qė takimi me Jimin tė bėnte tė lumtur. E ndjeja qė nga unė dhe Gėzimi ke pritur mė shumė. Ke dashur shpesh qė unė ta pėrmend kėtė fakt.
Por e di si kam menduar... Mė fal qė s'ta kam thėnė kurrė… Tė jesh kushėrira e dikujt nuk ėshtė vlerė, veēse kėnaqėsi dhe rastėsi e bukur nė jetė. Ajo ēka ti bėn vetė ėshtė e gjitha. Ajo se si ti i pėrcjell vlerat e tua dhe ē'vend ke nė shoqėri ėshtė gjithēkaja.
E ti, i dashur babi, nuk e ke kuptuar, qė duke jetuar pėrditė me Gėzimin, bashkėshortin tim piktor, qė krijonte nė studion e tij, piktura me vlerė, unė nuk mund tė mburresha pėr kushėrinjtė e mi. Nga ky njeri, qė gjatė gjithė kohės udhėhoqi dėshirat e mia pėr tė bėrė diēka tė bukur nė jetė, unė mėsova, qė tė krijosh vetė vlera ėshtė pasuria mė e madhe pėr personalitetin e secilit. Ti besoj mė ke kuptuar nė pėrpjekjen tonė pėr tė ngritur cilėsisht shtėpinė e librit "OMBRA GVG".
Por, gjithmonė ke pritur qė nė ndonjė nga intervistat e mia, ku flitej pėr shtėpinė botuese "Ombra GVG", tė thosha dy fjalė. Kėtė mendim e kam lexuar nė sytė e tu dhe vėrtet mė vinte keq. Betohesha ēdo herė qė diku do ta thosha. Ti e doje shumė Jim Belushin dhe gjithė familjen e tij. Ata vėrtet janė tė afėrmit tanė. Mė vjen keq qė pate rastin t'i takoje pak, e nuk u ēmalle me ta.
Dhe, si detyrim ndaj teje qė nuk tė kam mė pranė, si detyrim ndaj vetes dhe pėr kėnaqėsinė e tė gjithė shqiptarėve qė e duan aq shumė artistin e kinemasė me origjinė shqiptare, Jim Belushi, unė sė bashku mė Gėzimin, sė shpejti do tė publikojmė njė libėr qė ai vetė e ka shkruar.
Na beso, ne tė gjithė e duam fort njė artist tė madh si Jim Belushi.
Si njė fėmijė besoj tani fjalėt e vajzės sime qė shpesh kur mė sheh pėrlotur mė thotė, "babi Vani tani na sheh, ėshtė lart nė qiell".
Mė beso, dua tė jetė kėshtu vėrtet dhe, unė them se tė kam sjellė njė lajm qė e ke pritur gjatė, kam sjellė mė pranė shqiptarėve tė madhin Jim Belushi.
Faleminderit babi qė mė bėre tė ndihem krenare pėr origjinėn time.

Do tė dua pėrgjithmonė!
Vasilika

*Drejtore e shtėpisė sė librit "Ombra GVG"


Pasaporta

Emri: Xhejms
Mbiemri: Belushi
Ditėlindja: 15 qershor 1954
Vendlindja: Ēikago
Vendi i origjinės: Shqipėri
Fėmija i tretė i katėr fėmijėve, ai u rrit nė Wheaton, Illinois. Ishte njė mėsues ai qė vėrejti tek Xhimi aftėsitė improvizuese dhe mė pas u bė pjesė e klubit tė dramės nė shkollė. Nė 1979-ėn Garry Marshall pa Xhimin duke interpretuar pėr "Second City" dhe bėri tė mundur qė Belushi tė shkojė nė Hollivud dhe tė interpretojė nė filmin "Who's watching the kids" (1978) pėr "Paramount", dhe mė pas disa role televizive. Nė 1983-shin, ai iu bashkua kastit tė aktorėve tė "Saturday Night Live" (1975) pėr 2 vjet. 1979: "Perversitet seksual nė Ēikago", nė teatrin "Apollo" tė Ēikagos; 1981 "Piratėt e Penzance"; 1984: "Perėndimi i vėrtetė", 1986: Bashkautor dhe aktor nė komedinė e tij tė parė televizive "Xhim Belushi-ditėlindja e djalit". 1986 "Perversitet seksual nė Ēikago" baza e filmit tė ardhshėm "Nata e fundit", "Parimi". 1993 kthehet nė Broaduej me dramėn "Bashkėbisedim me babain tim"; "Palmat e egra", 1997: "Siguri totale" etj. Aktualisht ai jeton nė Los Anxhelos me gruan e tij, Xhenifer dhe vajzėn e saj, Jamison dhe me tė birin Robert, qė e ka nga martesa e tij e parė.

Kur Belushėt ikėn nga Qyteza e Korēės

I lindur nė Nju Jork nga prindėr korēarė, Jim Belushi ėshtė pėrfaqėsues i fėmijėve tė brezit tė vjetėr, shumica e tė cilėve e kanė Shqipėrinė mė shumė njė amanet familjar se sa njė shqetėsim real. Babai i tij, Ademi, emigroi nė SHBA, duke lėnė vendlindjen nė vitin 1934, nė moshėn 15-vjeēare. Ndėrsa nėna e tij, Agnes Belushi, lindi nė SHBA, bijė e njė emigranti shqiptar. Vėllai i tij mė i madh ishte Xhon Belushi, po ashtu aktor i famshėm i skenės sė Hollivudit, i cili u nda nga jeta nė vitin 1982. Sipas prezantimeve tė tij nė skenėn e shoqėrisė amerikane, dhe nė pėrgjithėsi me intervistat e tij, ai mburret me prejardhjen e tij shqiptare. Nė njė intervistė tė dhėnė ZDF (Radio Televizioni Shtetėror Gjerman), ai flet me kėnaqėsi pėr vizitėn e fundit tė tij me tė atin nė vendlindje. Ai thotė se "kur isha nė vendlindjen e babait, nga tė gjitha anėt shikoja si nė pasqyrė figurėn time, tė gjithė mė dukeshin tė njėjtė si unė".

Vizita e Jim Belushit nė Shqipėri

Aktori i njohur hollivudian, Jim Belushi zbriti nė Rinas nė vitin 1995. Ai mbėrriti nė Shqipėri me tė atin, Ademin, i cili ishte larguar nga Shqipėria nė vitin 1934 dhe me djalin e tij 14 vjeēar, Robertin. Gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri aktori i njohur sė bashku me djalin dhe tė atin vizitoi edhe fshatin e origjinės nė Korēė. Ata takuan njerėzit e afėrm me tė cilėt kishin lidhje gjaku si dhe personalitete tė ndryshme tė vendit. Po ashtu u organizuan edhe disa takime tė aktorit tė famshėm nė Kinostudio me punonjėsit e kineastėt. Timo Flloko, aktori i njohur shqiptar, qė nga takimi me Jimin gjatė vizitės nė Shqipėri e nė takimet e mėvonshme kur ai vetė jetonte nė Amerikė, ka shkruar kėto mbresa pėr Belushin: "Jimi ėshtė njeri shumė i dashur dhe i sinqertė, por po aq i ndjeshėm dhe me temperament shpėrthyes si rrallė shqiptar" (Shkrimi "John Belushi, komiku i madh me fat tragjik"). Pas njė qėndrimi disaditor, familja Belushi u kthye nė Amerikė. Vetėm pak kohė pas vizitės nė Shqipėri i ati i aktorit tė njohur, Adem Belushi, vdiq nė Amerikė.

Kortezi e Tirana Observer


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.