 |
 |
Thenie-Proverba |
 |
|
 |
|
Ai qė ėshtė nė fuqi bėhet se din ēdo gjė
--- Populli
|
|
 |
 |
Reklama |
 |
|
 |
Menuja |
 |
|
 |
Vizitoret e castit? |
 |
|
 |
Kemi 211 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
 |
 |
Perkujtimore |
 |
|
 |
Nje dite si kjo ...
2008 Gjergj Kastrioti Skėnderbeu
Nė 17 janar 1465 mbylli sytė nė Lezhė i madhi Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, heroi ynė legjendar, i cili pėr mbi 25 vjet nė krye tė luftėtarėve shqiptarė mundi t'u bėjė ballė ushtrivė turke, duke i pėnguar nė marshimin e tyre pushtues drejt Europės Perėndimore.
Jusuf Gėrvalla
Nė 17 janar 1982 u nda nga jeta njė fshat afėr Shtutgardit nė Gjermani Jusuf Gėrvalla, poet, publicist, pėrkthyes e kitarist, autor i veprave: "Fluturojnė e bien", "Bekimi i nėnės", "Rrotull", etj. I ndjekur nga serbėt mėrgoi dhe botoi atje gazetėn "Lajmėtari i lirisė" dhe "Zėri i Kosovės". U vra nga armiqtė e Kosovės.
Kongresi i parė Bektashian Shqiptar
Nė 17 janar 1921 u hap nė teqenė e Prishtinės Kongresi i parė Bektashian Shqiptar, ku u sanksionua krijimi i Komunitetit Bektashian Shqiptar.
Arma e Artilerisė e Ushtrisė Shqiptare
Nė 17 janar 1921 u formua Arma e Artilerisė e Ushtrisė Shqiptare, e cila ka njė traditė qė nga koha e Skėnderbeut.
Fridrih Kyning
Nė 17 janar 1834 u nda nga jeta Fridrih Kyning, matematikan, i cili bėri njė varg shpikjesh nė fushėn e tipografisė dhe u bė i famshėm pėr shpikjen e makinės sė parė tipografike nė botė.
|
|
 |
|
|  |
 |
Nė vazhdim tė ciklit "Tė Njohim Shkrimtarėt Shqiptarė", sjellim sot me rastin e pėrvjetorit tė vdekjes autorin:
Vorea Ujko
ėshtė pseudonimi i Domeniko Beliēit. Vorea, ka lindur nė fshatin Frasnita (Frascineto, Kalabri, Itali) mė 1931. Ai ka qėnė prift si dhe ka studiuar pėr letėrsi dhe ka punuar si mėsues i letėrsisė nė Firmo.
Poezia e Ujkos shquhet pėr pėrmallimin dhe krenarinė qė ndien poeti pėr Shqipėrinė. Ai bėn pėrpjekje, ashtu si pėrgjithėsisht tė gjithė poetėt e rinj arbėreshė, qė t'i afrohen gjuhės sė sotme shqipe.
Krijimet e Ujkos janė publikuar nė antologji dhe publikime nė Itali, Shqipėri dhe Kosovė. Ai ėshtė pasardhėsi i shkrimtarėve arbėreshė tė shek. tė 19tė De Rada dhe Serembe, krijimet e tė cilėve ai i njihte mirė dhe i admironte. Nė krijimtarinė e Ujkos vihet re jo vetėm ndjenja atdhetare dhe romantike pėr Shqipėrinė, veti kjo e shkrimtarėve shqiptarė nė mėrgim, por edhe ndjenja e forte e lidhjes sė tij me kulturėn dhe paraardhėsit Ballkanas, edhe pse ata kishin pesėqind vjet nė dhe tė huaj.
Vorea Ujko vdiq nė njė aksidenti automobilistik mė 26, Janar 1989.
Publikime: Zgjimet e gjakut, Castrovillari; Kosovė, Cosenza 1973 (Kosovo); Mote moderne, Schiavonea 1976 ; Ankth, Pritina 1979 (Anguish); Stinėt e mia, Corigliano Calabro Stazione 1980; Kėngė arbėreshe, Tirana 1982 ; Burimi, Tirana 1985 ; Hapma derėn, zonja mėmė, Tirana 1990.
Moment Arberesh
E dua kumbonaren bizantine ne mes te qiellit te kaltert qe pingultaz zbret ne shpirtin tone ndersa mbremja merr ngjyra manushaqje dhe vajza e endrravet bisedon kokulur Ne pragun e deres Keshtu pergjumshem e vetmitar me vijne para sysh levizjet e femijnise dhe fytyra fatkeqe e Garantines Dhe arrin nga largesia e hijevet troku i kalit te Konstantinit qe qaset me shpatulla vdekje Dhe nje jehone arbereshe deperton ajrin e zemren e ngjitet perpjete si mister me flatrat e veta te lehta e rrok kacavarset e murit rrok heshtjen rrok gjakun tim
Ulqini
E zgjedhur ne veshtrim te pare e stolisur per mua per nje mbremje vallzimi Nata jote nje dite dita jote nje jete! E jeta ime rrumbullake shtrihet mbi aventuren e valeve duke harruar gryka ankthi te perhapura ndaj meje Neper rruget e tua une gjeta rruget e mia e shkova posi enderr ne shkelqimet e dites ne hije te mbremjes Degjova kenge te fjetura qe me celen buzen dhe drodha valle me hapa femijnie ne nje amfiteater te pakufishem perballe horizonteve te papritura Por ti je nuse apo moter? Shtepi ku une mora fryme tek ti do te kthehem qe ta shuaj etjen e shpresave ta fuqizoj ndiesine e vellezerve Burimi
Duke ndjekur gjurmėt e stėrgjyshėve kam ecur pesėqind vjet me kėngė arbėreshe nė buzė e sot ua gjej burimin dhe i lisave, i erėrave i fshatarėve, i punėtorėve un jam vėlla. E shenjtė kjo tokė, i shenjtė ky qiell e nga tė gjithė unė ndihem i mbrojtur dhe juve jua fal kėngėn time.
Natyrė
Tek vrapoja me nėntėdhjetė u ndesha me njė bagėti. Ndala sa tė kalonte e nga xhami i makinės unė vėshtroja fushėn e blertė dhe malet me borė pėrpjetė. Mė arriti nė flegrėn e hundės aroma e deleve e mė kapi njė lakmi jete tė thjeshtė. Nėse do tė kisha qenė mė i guximshėm, do ta kisha lėnė makinėn pėr tė ndjekur delet bashkė me barinjtė. Ēfarė kėngėsh, midis malit dhe fushės. Kėndova brenda makinės gjatė tėrė udhėtimit.
Pėr mė shumė krijime tė autorit mund tė lexoni tek faqja jonė letrare ketu.
|
|
|
|