Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēorba e lirė t'i djeg buzėt
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 112 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Politike :: Teksti i marrėveshjes sė partive politike mbi zgjedhjet vendore
Postuar nga: Albo

Politike Marrėveshja e plotė e partive politike

Me iniciativen dhe nen drejtimin e Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu, nga data 9-12 janar 2007, u zhvillua tryeza e 12 partive politike parlamentare. Ne perfundim te saj dhe pas diskutimeve lidhur me problematiken dhe reformen zgjedhore, te gjitha partite vleresuan iniciativen e Presidentit te Republikes dhe ne prani te tij bien dakord:

• te miratojne akordin, i cili i ben interpretimin dhe garanton zbatimin e nenit 1(a) Marreveshjen e nenshkruar nga PD dhe PS me 30 dhjetor 2006, si me poshte;

1. Zgjedhesi, i cili voton me certifikate lindje me fotografi te leshuar nga momenti i krijimit te Regjistrit te Posacem te Gjendjes Civile deri nje dite perpara dates se zgjedhjeve, lejohet te votoje vetem nese certifikata eshte regjistruar ne nje regjister te posacem i cili mbahet nga nepunesi perkates i Gjendjes Civile. Ne kete regjister shenohet identiteti i zgjedhesit, data e leshimit te certifikates, si dhe numri serial i certifikates.

2. Jo me vone se nje dite perpara dates se zgjedhjeve zyra e gjendjes civile i dergon KZQV-se se njesise vendore perkatese kopje te vertetuara ligjerisht te Regjistrit te Posacem per certifikatat e leshuara ne periudhen e percaktuar ne piken 1 te ketij neni. Nga nje kopje te Regjistrit te Posacem te vertetuar ligjerisht i dorezohet respektivisht partise me numer me te madh vendesh ne Kuvend pjesemarrese ne Qeveri dhe partise me numer me te madh vendesh jo pjesemarrese ne qeveri.

3. Jo me vone se 12 ore perpara fillimit te votimit KZQV i shperndan cdo KQV-je, te njesise perkatese zgjedhore, kopje te vertetuara te Regjistrit te Posacem te certifikatave te leshuara, te derguara nga zyra e gjendjes civile.

4. Zyra e Gjendjes Civile shenon ne nje proces-verbal, te mbajtur ne menyre te njeanshme prej saj, numrat serial te certifikatave te lindjes te cilat ajo mundet te leshoje ne periudhen nje dite perpara dites se votimit deri ne mbyllje te tij. Ky proces-verbal mbahet vecmas per cdo qender votimi. Vec sa me siper parashikohet ne kete pike, zyra e Gjendjes Civile shenon, ne regjistrin e posacaem perkates te leshimit te certifikatave te lindjes, te gjitha certifikatat e mundshme qe ajo mundet te leshoje, per cfaredolloj qellimi, edhe ne periudhen nje dite perpara dates se zgjedhjeve deri ne diten e votimit

5. Sasia e certifikatave te cilat do te shenohen sipas pikes 4 nuk duhet te jete me e madhe se numri i zgjedhesve ne listen perfundimtare te zgjedhesve te asaj njesie vendore dhe per cdo qender votimi.

6. Kopje e vertetuar ligjerisht e ketij proces-verbali i dorezohet KZQV-se se njesise vendore perkatese jo me vone se nje dite perpara dates se votimit . Jo me vone se 12 ore perpara fillimit te votimit KZQV i shperndan, cdo KQV-je, te njesise perkatese zgjedhore nje kopje te vertetuar te ketij proces-verbali sipas qendres perkatese te votimit.

7. Zgjedhesi qe paraqitet per te votuar me certifikate lindje me fotografi te leshuar ne periudhen nje dite perpara dates se zgjedhjeve deri ne mbyllje te votimit lejohet te votoje vetem ne rast se krahas te tjerave numri serial i certifikates se lindjes qe ai paraqet perputhet me nje nga numrat serial te certifikatave te regjistruara ne proces-verbalin e mbajtur sipas pikes 4 te ketij neni per ate qender votimi.

8. Jo me vone se 3 (5) dite nga hyrja ne fuqi e ketij ligji Ministria e Brendeshme ju dergon cdo KZQV-je nje proces-verbal ne te cilin jane shenuar sasia dhe numri serial i certifikatave te cilat ju jane shperndare respektivisht cdo zyre te Gjendjes Civile te cdo njesie vendore. Ekzemplare origjinale te ketij proces-verbali, per cdo njesi vendore, ju shperndahen, zyrtarisht, brenda afatit te mesiperm kryetareve te grupeve parlamentare. Jo me vone se 3 (2) dite perpara dites se zgjedhjeve, KZQV ju shperndan kopje te vertetuar te ketij proces-verbali cdo KQV-je te njesise perkatese zgjedhore.

9. Ne perjashtim nga rregulli i parashikuar ne piken 1 te ketij neni zgjedhesi i cili paraqitet per te votuar me certifikate lindje me fotografi te leshuar ne periudhen perpara krijimit te Regjistrit te Posac te Gjendjes Civile lejohet te votoje nese numri serial i certifikates se lindjes me te cilen ai paraqitet perputhet me nje nga numrat serial te certifikatave te lindjes te pasqyruara ne proces-verbalin e mbajtur sipas pikes 8 te ketij neni dhe nese njekohesisht paraqet detyrimisht dy nga dokumentet origjinale te meposhtme:

• pasaporte me fotografi te pademtuar, por qe u ka skaduar afati ligjor i perdorimit;

• leje e dixhitalizuar per drejtim automjeti;

• diplome origjinale te shkolles se larte, me fotografi te pademtuar;

• diplome origjinale te shkolles se mesme, me fotografi te pademtuar;

• dokument te leshuar nga nje zyre noteriale ne bashkine perkatese mbi pasuri te patundshme;

• libreze notash e studenteve aktuale;

• license te ushtrimit te profesionit privat, me fotografi, e leshuar nga viti 2000 e ne vazhdim, nga organi tatimor i njesise vendore ku zgjedhesi ka emrin ne listen perfundimtare te zgjedhesve;

• certifikate tatimore, e leshuar nga viti 2000 e ne vazhdim, e pajisur me fotografi te leshuar nga organi tatimor i njesise vendore ku zgjedhesi ka emrin ne listen perfundimtare te zgjedhesve;

Partite politike si dhe subjektet zgjedhore perkatese, kur e cmojne, kane te drejte qe te disponojne per verifikim, paraprakisht, listat e regjistrit te zyrave qe administrojne dhe leshojne dokumentet e mesiperme. Pas verifikimit keto lista u behen prezent KQZV-ve dhe KQV-ve.

Zgjedhesi dorezon ne KQV certifikaten e perdorur dhe fotokopje te dokumentave origjinale mbeshtetese. Ne certifikaten dhe fotokopjet e dorezuara, zgjedhesi nenshkruan dhe shenon emrin dhe mbiemrin.

10) Kur zgjedhesi nuk paraqet dokumentat shtese te identifikimit te parashikuar ne piken 9, ai lejohet te votoje vetem nese paraqitet me certifikate te re.

11) Shtetasit shqiptare qe kane emigruar jashte vendit votojne me pasaporte per jashte shtetit, te vlefshme ose pasaporte se ciles i ka skaduar afati ligjor i perdorimit, dhe Karten e Identitetit te shtetit ku jeton. Evidentimi me nje “E” me krah te emrit, ne listat e zgjedhesve behet nga grupe te emeruara nga KQZ dhe procedurave te percaktuara nga ky organ.

12) Ne zbatim te paragrafit iv, te pikes 20 te kesaj marreveshje, procedura e pajisjes, me certifikate te re, te atyre zgjedhesve qe nuk kane mundesi te mbledhin paketen e dokumenteve mbeshtetes te identifikimit, dhe qe nuk zoterojne asnje dokument tjeter te lejueshem per te vertetuar identitetin e zgjedhesit sipas Kodit Zgjedhor, behet si me poshte:

Zgjedhesit qe jane pajisur me certifikata lindjeje me fotografi te leshuara para momentit te krijimit te Regjistrit te Posacem te certifikatave ne zyren perkatese te gjendjes civile, kane te drejte qe:

I. Ne kembim te ketyre certifikatave ata pajisen me prioritet ne cdo kohe qe paraqiten ne zyrat e gjendjes civile me certifikate lindjeje me fotografi te leshuar falas per efekte zgjedhore nga zyra e Gjendjes Civile ku eshte regjistruar ne listen e zgjedhesve, certifikate e cila regjistrohet detyrimisht ne Regjistrin perkates.

II. Per zgjedhesit qe nuk kane mundur ta realizojne me pare nje te drejte te tille 72 ore para dites se zgjedhjeve dhe diten e zgjedhjeve deri ne ora 14.00, realizohet dalja falas ne fotografi si dhe pajisja me certifikata falas te cdo zgjedhesi per efekt votimi. Kjo certifikate regjistrohet detyrimisht ne Regjistrin perkates.

Gjate gjithe kesaj periudhe sherbimi zyrat e Gjendjes Civile funksionojne me orar te zgjatur dhe per monitorimin e veprimtarise se tyre ne bashkite ne qendra qarqesh caktohen dy persona te emeruar nga prefekti (ne cdo rast nje person i propozuar nga partia e kundert me spektrin politik qe ka qeverisjen vendore ne njesine perkatese).

13) Certifikatat e perdorura dhe fotokopje te dokumentave shoqerues te saj, te administruara gjate procesit te votimit ruhen se bashku me materialin tjeter zgjedhor dhe me kerkese te partive politike pjesemarrese ne zgjedhje i vihen ne dispozicion ketyre te fundit per verifikime te metejshme.

14) Dispozitat e Kodit zgjedhor duhet te percaktojne te drejten e inspektimit nga ana e partive politike parlamentare per veprimtarine e Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile. Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile duhet te kete detyrimin ligjor per te vene ne dispozicion te partive politike listen elektronike te dublikateve te evidentuara me te gjitha te dhenat perkatese.

15). Prodhimi, shperndarja dhe perdorimi per zgjedhje i certifikatave te falsifikuara denohet nga 2 deri ne 5 vjet burgim. Kjo veper e kryer ne bashkepunim denohet me 3 deri ne 7 vite burgim, si dhe me denime alternative te parashikuara ne Kodin Penal.

16). Gjate shqyrtimit administrativ te ankesave per pavlefshmeri, me kerkesen e argumentuar te te pakten dy anetareve, KQZ eshte i detyruar te marre ne shqyrtim certifikatat e depozituara, regjistrat e tyre te depozituara ne materialin zgjedhor dhe dokumentet mbeshtetese.

17) Ne rast se numri i certifikatave te lindjes me fotografi te perdorura ne nje njesi zgjedhore, te vleresuara te falsifikuara me vendim te KQZ-se ose sipas rastit te Kolegjit Zgjedhor, eshte me i madh se diferenca midis kandidatit te radhitur te pare dhe atij te dyte ne votimet ne njesine perkatese, zgjedhjet shpallen te pavlefshme ne ate njesi zgjedhore.

18) Ne cdo qender votimi listes se zgjedhesve i shtohet numri serial i Regjistrit Themeltar te Gjendjes Civile.

19) Qeveria zotohet te alokoje fondet e nevojshme per permbushjen e kesaj marreveshjeje.

20) KQZ ngarkohet te realizoje nje fushate gjitheperfshirese informimi per t’i informuar zgjedhesit sic duhet:

i. Se mjeti i preferuar per vertetimin e identitetit te zgjedhesit ne diten e zgjedhjeve eshte pasaporta e vlefshme, nese zgjedhesi e disponon nje te tille;

ii. Rreth nevojes per te pasur gati dokumentat e percaktuar mbeshtetes se identifikimit ne diten e zgjedhjeve, ne qofte se do te duan te perdorin certifikatat e vjetra te lindjes;

iii. Se pa paketen e percaktuar te dokumenteve mbeshtetes te identifikimit qe zgjedhesi duhet te paraqese, votimi me certifikata te vjetra lindjeje nuk do te jete i mundur;

iv. Se ata zgjedhes me certifikate te vjeter lindjeje, qe nuk kane mundesi te mbledhin paketen e dokumenteve mbeshtetes te identifikimit, dhe qe nuk zoterojne asnje dokument tjeter te lejueshem per te vertetuar identitetin e zgjedhesit sipas Kodit Zgjedhor, do te duhet t’i kerkojne Zyres se Gjendjes Civile (ZGJC) certifikate te re, per qellime zgjedhore e cila do te leshohet nga ZGJC-ja pa pagese;

v. Se certifikatat e lindjes te perdorura per identifikimin e zgjedhesve ne diten e zgjedhjeve do te mblidhen te gjitha nga KQV-te (si dhe fotokopjet e dokumentave mbeshtetes te identifikimit).

21) Te gjitha palet angazhohen per hartimin dhe miratimin menjehere te ketyre dispozitave, te cilat nuk do te kene asnje efekt mbi perdorimin e certifikatave te lindjes pervecse per perdorimin e tyre per zgjedhjet e ardhshme per organet e qeverisjes vendore, ne amendamentet e legjislacionit zgjedhor ose aktet nenligjore te Qeverise.

Palet nenshkruese gjithashtu;

• angazhohen per hartimin dhe miratimin menjehere te ketyre dispozitave, te cilat nuk do te kene asnje efekt mbi perdorimin e certifikatave te lindjes pervecse per perdorimin e tyre per zgjedhjet e ardhshme per organet e qeverisjes vendore, ne amendamentet e legjislacionit zgjedhor ose aktet nenligjore te Qeverise.

• te mbeshtesin plotesisht, me ane te deputeteve te tyre ne Parlament, miratimin ne Kuvend te paketes se amendamenteve, sic eshte rene dakord ne Komisionin Parlamentar per Ceshtjet Kushtetuese dhe Ligjore me date 4 janar 2007, perfshire edhe dispozitat per caktimin e nje date te re per zgjedhjet brenda dates 20 shkurt 2007.

• miratimin e amendamenteve legjislative per ndryshimin e perberjes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), te mbeshtesin plotesisht procesin e emerimit te anetareve te KQZ-se sic parashikohet ne Marreveshjen e dates 30 gusht 2006;

• te bejne maksimumin per te siguruar perfundimin pa vonesa te metejshme te procesit te hartimit te listave te zgjedhesve, ne perputhje me daten e zgjedhjeve;

• te propozojne pa vonesa te metejshme zyrtaret e administrates zgjedhore ne te gjitha nivelet dhe te sigurojne qe ata te marrin pjese ne trajnimin e organizuar nga KQZ-ja, si dhe,

• te mundesojne regjistrimin pa vonesa te metejshme te subjekteve zgjedhore, nepermjet administrates zgjedhore.



Partia Demokratike, Bamir TOPI

Partia Socialiste, Edi RAMA

Partia Republikane, Fatmir MEDIU

Partia Socialdemokrate, Skender GJINUSHI

Levizja Socialiste per Integrim, Ilir META

Partia Demokristiane, Nard NDOKA

Partia Demokrate e Re, Genc POLLO

Partia Agrare Ambientaliste, Lufter XHUVELI

Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel DULE

Partia Aleanca Demokratike, Neritan CEKA

Partia Demokracia Sociale, Paskal MILO

Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan STAROVA


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.