Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Lumturia eshte e shendetshme per trupin, por eshte dhimbja ajo qe zhvillon shpirtin.
--- Marcel Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Elita :: Kush eshte Arshi Pipa?
Postuar nga: Albo

Elita Nje material i perpiluar mbi jeten e shkrimtarit dhe atdhetarir Arshi Pipa.

Shoku im Arshi Pipa Prof. Sami Repishti

Me rastin e pėrvjetorit tė parė tė vdekjes:

Shoku i im Arshi Pipa

Aeroplani qė fluturon pėr Washington, D.C, sillet rrotull mbi kryeqytet nė pritje tė urdhnit pėr zbritje nė aeroport. Koha asht shumė e keqe, me shi e erė tė fortė, karakteristikė e stuhive jo tė rralla nė muejt e verės. Unė jam i tretun nė kujtime, dhe nga dritorja shoh vetėm retė e zeza qė mbulojnė qytetin, dhe qė i pėrshtaten shumė mirė gjendjes sime shpirtėrore. Arshiu ka vdekė, por akoma e gjej tė vėshtirė me e besue.

Nė Gadswell Funeral Home tė Washingtonit, D.C,pjesėmarrėsit presin nė heshtje fillimin e ceremonisė sė pėrkujtimit.
Pėrshėndes motrat e Arshiut dhe i ngushėlloj pėr humbjen e madhe tė vėllaut tė vetėm. Mandej, qetėsisht, ulem nė nji bankė pranė nji miku shkodran, kushėri i Arshiut. Shkėmbejmė mendime e kujtime pėr Arshiun qė, tashma, shtrihet pa jetė nė arkivolin e stolisun.

Atmosfera āsht solemne! Lulet rrethojnė kufomėn si kunorė. Para nesh āsht i ndjeri Arshi Pipa, edukator, poet, kritik, letrar, intelektual i shquem dhe shtyllė e demokracisė shqiptare pėr pesėdhetė vjet. Asht Arshiu, shoku i vuejtjeve tė pėrbashkėta dhe i mėrgimit tė hidhun.

Trupi i tij i lodhun nga puna e randė shtatėdhetė-e-shtatė vjeēare ma nė fund u dorėzue. Fėtyra e Arshiut ka marrė pamjen e shlodhjes sė plotė qė siguron vetėm gjumi i vdekjes. Muskujt e fytyrės nuk janė tė tensionuem, goja e mbyllun ruen njė farė buzėqeshje non-shalante e mė kujton shumė ēastet e lehta tė jetės sė tij. Mjekra gjysėm e bardhė i pėrshtatet mirė moshės dhe flokėve pak tė rralluem e tė zbardhuem shumė vjet ma parė. Qepallat e mbylluna nėn dy vetulla tė trasha bojėhini mbėshtjellin sytė e tij dikur tė ndritshėm e pak si tė mekun, qė nuk i shoh ma. Me duer tė palueme mbi gjoksin e trupit tė shkrimė nga sėmundja, Arshiu shtrihet para meje i ngrimė, pa jetė. Arshiu ka vdekė!

Arshiu ka lindė nė Shkodėr, ashtu si unė. Aty ka mbarue edhe studimet fillore e tė mesme. Maturantėt e ish-liceve tė
Shkodrės, private dhe shtetėrore, para vjetit 1994, nuk kanė qenė tė shumtė, por ata qė janė dallue nė studime dhe kanė premtue shumė kanė qenė edhe ma tė pakėt. Arshiu ka qenė njeni nga ata qė ka lanė gjurmė tė pashlyeshme nė jetėn e shkollės qė e edukoi - Kolegji Saverian - dhe nė mendjet e kolegėve tė tij. Ma vonė, nė Universitetin e Firenze-s, ai shkėlqeu dhe na studentėt ma tė rinj mburreshim me atė, qė nė moshėn 21 vjeēare filloi tė jepte filozofi e letėrsi nė shkollat e mesme tė Tiranės. Tri vjet ma vonė, murtaja komuniste e arrestoi, e torturoi, e dėnoi dhe e dėrmoi trupin e tij delikat nė qelitė e errėta
dhe kampet komuniste tė punės sė detyrueshme.

U takova me Arshiun nė fund tė vjeshtės sė vjetit 1956, pak ditė mbas Revolucionit Hungarez, dhe masakrave tė Budapestit. Ishte njė takim i rastit. Ai kalonte rrugės vetėm e i vetmuem. Unė, si punėtor krahu i NSHN-s, ishe caktue me hapė puset e zeza tė Teatrit Migjeni qė ato ditė po ndėrtohej nė Shkodėr. E pashė. E thirra. U ndal e mė veshtroi. Pa i dhanė kohė tė mendohet shumė, i thashė: "Jam Samiu!"

Ai e preu pėr nji ēast, e nuk foli. Mandej me hap tė ngadalshėm u afrue nė bregun e gropės. Buzėqesha, e ai m'u pėrgjegj me nji gjest sikur donte tė thoshte: "Ku paske pėrfundue!"

Dola nga gropa i mbushun plot pluhun nė fytyrė e trup, me rrobat e grisuna e duer tė mbulueme nga balta. I shtrėngova dorėn qė mė ofroi. Frika e gjithanshme na detyroi tė mos flasim gjatė. "Due tė shoh", mė tha. "Sonte rreth orės 9:00!" Pranova!
Mandej mė spjegoi tė mos trokitshe nė derėn e shtėpisė, por nėn dritare, qė tė mos krijohej dyshimi tek fqinjėt.

Ashtu veprova! Atė mbramje, nė dritėn e pakėt tė dhomės tij, u pėrqafueme pėr tė parėn herė. Folėm me za tė ulėt nė nji atmosferė konspiracioni pėr ma shumė se dy orė. Aty u reflektue frika jonė e jetės me thikė nė fyt dhe bindja se jeta nė shoqėninė e re komuniste nuk kishte asnji kuptim, ashtu siē nuk kishte asnji kuptim edhe iluzioni se gjendja do tė ndryshonte nė nji tė ardhme tė afėrt.

Aty pėrfundueme se edhe qendrimi jonė nė Shkodėr ishte shumė i rrezikshėm. I tregova se ekzistonte nji listė prej afėr 400 vetėsh, elementė "tė padėshirueshėm" qė do tė ekzekutoheshin nė mėnyrė masive e pa gjyq nga Shteti komunist me rastin ma tė parė tė nji lėvizje antipushtet. I thashė gjithashtu se nji ish-shoku im, tashti oficer Sigurimi, mė kishte tregue nė konfidencė se emni i Arshiut dhe i imi, ishin nė atė listė. Ishte e qartė se jetojshim me litar nė grykė, nė pritje tė momentit fatal
qė mund tė mos vinte (ē'ironi!) nga xhelatėt tanė. Fati jonė personal dhe i popullit tonė ishte nė duert e largėta tė Moskės sė kuqe ... !

U ndamė sikur tė ishim dy miq tė vjetėr. U takuem pėrsėri disa herė, por jo shpesh, dhe gjithherė natėn. Deri nė njė natė gushti tė vitit 1957.

Ishte ditė e mėrkurė. Arshiu trokiti nė dritaren time. Nana u tremb. Unė dola jashtė, e pėrqafova, dhe hymė mbrenda. Arshiu ishte i tronditun.

"Kam vendosė tė largohem nga Shqipėnia!" mė tha, "tė Shtunden mbrama. E kam rregullue mirė kėtė punė." Dhe tue mė
shikue drejt nė sy, shtoi: "Eja me mue. Do tė arrestojnė"

Nuk mė erdhi i papritun lajmi, sepse ky ishte subjekti qė trajtojshim vazhdimisht. I spjegova me gjysėm zani gjendjen e vėshtirė tė familjes sime, qė ishte e atillė sa tė mė gozhdonte nė vend, e mė detyronte tė pėrballohem me rrezikun e nji arrestimi tė dytė dhe dekada tė gjata nė burgjet dhe kampet komuniste. Arshiu nuk foli, uli kokėn, dhe mandej si me pa dashje shtoi: "Do tė marr motrėn me vete ... Nanėn jo ... asht shumė e plakun". Mė tregoi hollėsitė e planit tė arratisjes, dhe se si nji ish i
burgosun e kishte vue nė lidhje me burrin qė do tė rrezikonte jetėn me e ndihmue. Tė dy ishin shokė tė mi tė burgut, tė heshtun pėr natyrė, por guximtarė, tė vendosun dhe besnikė, siē kanė qenė katundarėt e rretheve tė Shkodrės, racė e vjetėr burrėnore e lindun pėr sakrificė!

Heshtėm tė dy. Instinktivisht u hodhėm nė krahėt e njeni-tjetrit nė nji gjest solidariteti qė asht i mundshėm vetėm pėr ata qė ballafaqojnė vdekjen ose e presin atė sė shpejti. Sepse, Arshiu dhe unė, nė ato ditė ishim dy krijesa tė mjera "tė dėnueme" dhe nė pritje tė ekzekutimit qė mund tė vinte ēdo ēast, pa lajmėrim, si kosa e vdekjes! Me sy tė pėrlotun, u ndamė.

Natėn e sė shtundes nuk fjeta fare, duke i kaluar orėt e errėsirės pranė dritares sė hapun tue u lutė qė qetėsia e natės tė mos shkyhej nga krismat e mitrolozit qė korrte shpesh tė rinj e tė reja nė pėrpjekjet e tyne pėr arratisje. Atė natė Arshiu me motrėn Fehime, kaluan kufinin pa asnji incident dhe filluan jetėn e re tė mėrgimit tė detyruem ...

Dy vjet ma vonė u arratisa. Heroi i Arshiut ka qenė edhe heroi im, me tė cilin kishe lidhė nji miqėsi shumėvjeēare gjatė viteve tė burgut. Me gjithė pėrpjekjet e mia me e bindė tė arratisemi sė bashku, ai refuzoi. Pėrsėri "familja" e pengonte. Dy vjet ma vonė, i friksuem nga arrestimi, mori malin dhe u vra pak metra larg telave me gjemba tė kufinit qė rrethojshin Shqipėninė e mjerė gjatė viteve tė terrorit tė kuq.

Nė aeroportin Ildewild (sot J.F. Kenedy) tė Nju Jorkut zbrita me 9 prill 1962. Nė sallėn e pritjes gjeta Arshiun. U pėrqafuem. Ai ngriti valixhen e vogėl me tė gjitha leckat e mia tė mbledhuna gjatė dy vjetėve nė kampet pėr refugjatėt shqiptarė nė Jugosllavi e Itali. Unė i mora krahun, dhe i lumtun pa kufi, u drejtova kah dalja. Po hyjshe nė jetėn e re e premtuese!

Pyetja e parė qė bani Arshiu ka qenė:

" E ke pa nanen?"

- Po! "i thashė. E kam pa dy javė para se tė largohem ... nė nji dyqan frutash".

I spjegova se si, e veshun me rroba tė zeza, me nji pamje qė tė kėpuste shpirtin, por trupin e drejtė e dinjitoze, me pėrshėndeti sa mė pa. I shtrėngova doren e thatė nga mosha dhe vuejtja.

"Si je me shėndet?" e pyeta. "A mbahesh, si e kalon?"

Ajo buzėqeshi. "Mirė!" mė tha shkurtimisht. Mandej, sikur i erdhi zani pėrsėri e shtoi:

"Ky paska qenė fati im ... Ditėn sikur kaloi disi, por mbramjet janė tė vėshtira ... Jam krejt vetėm. Kur shkoi nė krevat, mendoj me vete ... Arshiu e Fehimja janė tė sigurtė, nuk kanė frikė nga Sigurimi. Ata kanė shpėtue ... e ky mendim mė qetėson".

Heshti sikur donte tė mblidhte ma shumė fuqi e me vazhdue.

"Por kur mendoj se nuk do t'i shoh pėrsėri, ndoshta kurr ma ... atėherė nata mė bahet shumė e randė, nuk mė zen gjumi..." e filloj me qa.

Pa mbarue mirė fjalėn, zani i saj u kėput. Unė i hodha krahun rreth shpatullave tė bame kockė. E afrova pranė meje. Ajo vuri kokėn nė parzmin tim, e trupi i saj i lodhun e i shkrimė u lėkund nga emocioni i mbrendshėm si trupi i nji zogu tė trembun nė duert e fėmijve. Lotėt nuk pritshin njeni-tjetrin. E mbajta edhe ma fort pranė meje pėr ngushėllim atė krijesė tė vetmueme qė po kalonte ditėt e vėshtira tė pleqnisė vetėm e nė skam, me frikėn e pėrditshme tė internimit ...!

Ma nė fund, plaka u tėrhoq, fshiu lotėt, rregulloi pak shaminė e zezė qė i mbulonte kokėn, mė shikoi me nji buzėqeshje qė mshehte kalvarin e saj e nė heshtje u largue me hapa tė ngadalshėm.

E ndoqa me sy gjatė rrugės qė e ēonte kah shtėpia kėtė hije tė veshun nė rrobe tė zeza, simbole tė jetės pa gėzim qė jetonte kjo krijesė fisnike, e qė fati e kishte dėnue me vuejtė deri nė fund!

Kur mbarova tregimin, Arshiu uli kokėn e nuk tha asnji fjalė. Vetėm Zoti e din se sa i randė duhet tė ketė qenė ky moment pėr atė, pėr zemrėn e ndjeshme tė kėtij djali tė denjė pėr nji nanė aq tė madhe. Ashtu si ai, edhe unė kishe lanė nanėn plakė nė duart e diktaturės sė pamėshirshme, dhe nė atė ēast vllaznimi ndajshe me Arshiun dhimbjen e pafund tė shkėputjes pėr sė gjalli nga prindėt qė na lindėn, na rritėn me aq kujdes e ngrohtėsi ... e qė na i deshtėm me gjithė zemėr!

Pėr tri javė me radhė, Arshiu e unė ndamė sė bashku dhomėn ku ai banonte. Gjatė ditės, ai jepte mėsime nė Columbia
University, ndėrsa unė kėrkojshe punė nė agjensitė e ndryshme. Nė mbramje kalojshim orė tė gjata me bisedime mbi gjendjen nė Shqipėni, e natyrisht pėr familjet tona tė braktisuna. Pa kalue shumė kohė, kuptova se pesė vjet nė emigracion, e sidomos vitet nė Shtetet e Bashkueme, kishin ba efektin e tyne mbi Arshiun. Horizonti i tij politik ishte zgjanue, dhe sidomos trajtimi i subjektit tonė ma tė dhimbshėm, diktatura e kuqe, tek Arshiu randonte ma shumė kah racionalja dhe kontrastonte me emocionalen time, tė nji tė porsa-ardhuni. Ai pėrpiqej tė spjegonte tragjedinė komuniste tė Shqipėnisė nė nji pėrqindje tė madhe me falimentimin e regjimeve tė kalueme, pėr tė cilėt nuk kishte shumė tolerancė, sidomos me "orientalizmin" e thellė nė mentalitetin e popullsisė. Por, mbrenda nė zemėr, Arshiu ishte i vramė!

Arshiu kishte zhvillue gjithashtu nji sensibilitet tė dukshėm pėr padrejtėsitė qė vėrente nė shoqėrinė amerikane. Si profesor nė nji kolegj zezakėsh nė Little Rock, Arkansas, ai kishte jetue prima facie, realitetin e diskriminacionit racial, dhe ishte revoltue.Si plotėsim i kuadrit, ai kishte dhanė mėsim gjithashtu nė rrethet "aristokratike" tė Columbia-s, dhe Georgetown University Washington, D.C., aty ku elita e rinisė sė popullsisė sė bardhė pėrgatitet pėr drejtimin e fatit tė kombit amerikan. Kontrasti e kishte vra Arshiun shpirtnisht, dhe natyra e tij e ndjeshme ishte pėrgjegjė pa shumė rezistencė ... !

"Moralisht, unė i takoj sė majtės", mė tha nji ditė Arshiu. Ajo qė francezėt quejnė "l'ethique du gauche" ishte zgjidhja e problemit tė tij moral. Dhe besoj se kjo ka qenė arsyeja qė Arshiu, i burgosun politik pėr dhetė vjetė nga diktatura e kuqe, pėrkrahu lėvizjen studenteske tė Berkeley University, Kaliforni, qė u zhvillue gjatė viteve 60 dhe 70, e njohun si "free speech movement". Ky konglomeracion i paformė, por vokal dhe i artikuluem, do tė bahej ma vonė lėvizja e gjanė rinore qė "revolucionarizoi" shoqėninė amerikane me liri tė pakufizueme nė muzikė, seks e drogė: "Free your body, free your mind".
Efektivisht, asht e para qė fitoi ...! Ky slogan ndigjohej kudo dhe mbrohej me kambėngulje nga tė rinjt universitarė dhe ma vonė edhe nxanėsit e shkollave tė mesme. Arshiu ishte magjepsun nga ky shfrim revolucionar i rinisė nė hedhjen poshtė tė vlerave shoqėnore "tradicionale", dhe reklamim i lirisė pa kufi. Ma vonė kjo lėvizje mori karakter politik, sidomos me luftėn agresive nė Vietnam, dhe u pėrkrah mga masa tė gjana popullore qė undėrshtojshin kėtė konflikt shumė antipopullor. Arshiu thithte i entuziazmuem ajrin plot barut tė kėsaj atmosfere revolucionare nė kampet universitare amerikane, nji qendrim qė e bani atė edhe nji kritik tė fortė tė politikės sė jashtme amerikane dhe tė shfaqjeve tė diskriminacionit nė mesin e shoqėnisė amerikane.

Ky formim i ri i Arshiut reflektohej edhe nė mėnyrėn e tij tė jetesės: i thjeshtė, me nji pakujdesim tė theksuem nė veshje e mirėmbajtje. Arshiu jetonte nė ato vite nji jetė autentike, besnik i bindjeve tė tij tė mbrendshme - "la bonne foi existentialiste".

Nė shtator 1966, Arshiu kaloi nė Universitetin e Minnesota, nė nji qytet tė pastėr tė pėrbamė kryesisht nga emigrantė tė
Evropės Veriore. Ai u gjet nė nji ambient krejt tė ndryshėm nga ai i mish-mashit nė Berkeley University, nė nji shoqėni qė ai pėrfundimisht admironte pėr ēiltėrsi tė individėve dhe ndershmėni kolektive tė vendasve. Sa herė qė vizitonte New York-un, i cili ato ditė po transformohej nga influksi i madh i refugjatėve nga ishujt e Karaibeve dhe Amerikės latine, ai shihte kontrastin e madh nė mes tė dy vendeve. "E pabesueshme", thonte, "sikur nuk jetojmė nė tė njajtin vend!"

Nė Minnesota, Arshiu u qetėsue. Nė kondita optimale pėr punė, dhe i respektuem nga studentėt e kolegėt, ai gjeti kushtet qė kėrkonte pėr punė kėrkimore. Pjesa e madhe e veprimtarisė intelektuale dhe e kėrkimeve u ba nė kėtė vend dhe nė kėtė atmosferė. Gjatė pushimeve tė gjata dimnore, ai pushonte nė nji shtėpi pranė liqenit Lake Superior, rrethue nga bora e nė nji qetėsi absolute.

Gjatė pushimeve verore Arshiu vizitonte qendra studimesh e biblioteka evropiane, sidomos nė Itali. Kėrkimet e letėrsisė dhe historisė arbėreshe e kanė tėrheqė gjithherė. Atje njohu shumė shkollarė e kolegė universiteti me tė cilėt mbante korrespondencė tė rregullt. Ndėrkaq, biblioteka e tij personale po rritej ēdo ditė, ndėrsa mundėsia e studimit pakėsohej pėr arsye tė moshės e tė shėndetit. Me daljen nė pension, ai zuni vend nė Washington, D.C. pranė motrės Fehime, nė njiapartament tė mbushun me libra.

Gjatė nji vizite, Arshiu mė tregoi me krenari disa koleksione tė revistave tė vjetra shqipe dhe nji seri raftesh me libra tė radhuem me kujdes. Nji kėnaqėsi tė veēantė tregonte pėr revistėn Albania tė F. Konicės dhe botimet e shqiptaro-amerikanėve.

Hera e fundit qė e takova ka qenė nė maj 1996. Atė ditė bashkėsia shqiptaro-amerikane mbushi Sheshin Lafayette tė
kryeqytetit amerikan, para Shtėpisė sė Bardhė, me pankarta dhe flamurė shqiptarė e amerikanė dhe me brohoritje pėr nji
Republikė tė Kosovės, tė lirė dhe neutrale.

U shkėputa nga demonstrata dhe shkova nė apartamentin e Arshiut. Mė priti me gėzim e kuriozitet. Donte tė dinte mbi atė qė zhvillohej pėrjashta. Ai vetė ishte i lodhun pėr pjesėmarrje.

Por thelbi i bisedimeve tona ishte pėrsėri gjendja nė Shqipėni dhe zhgenjimi jonė pėr zhvillimin e padėshirueshėm tė lėvizjes demokratike nė fatmjerin vendin tonė. Qendrimet autoritare qė kufizoheshin me diktaturėn personale tė presidentit, e sidomos qėndrimit jo-miqėsor qė qeveria Meksi tregonte kundrejt forcave tė "sė djathtės" e shqetėsojshin shumė. Arshiu nė vitet e fundit kishte ba nji kthesė tė plotė. Tani, ai mendonte se forcat politike tė sė kaluemes mund ta shpėtojshin Shqipėninė dhe pėr kėtė shkroi edhe nė gazetėn Dielli.

Shkodra, gjendja e qytetit tonė tė lindjes, dhe ardhmnia e saj, ishin nji subjekt qė e biseduem gjatė, me zemėr tė thyeme e pesimizėm. Mbrapambetja e qellimshme pesėdhetė vjeēare kishte atrofizue jetėn ekonomike e kulturore tė qytetit dhe fondet e nevojshme pėr ringjallje nuk dukeshin askund. "A dying city!"

Ideja e nji qyteti "tė dėnuem me vdekje" na torturonte tė dyve. Tė ndėrgjegjshėm pėr pamundėsinė tonė me ndihmue, tė dy e ndiejshim veten tė mundun. Nė dhomė u krijue nji atmosferė e randė qė u pėrpoqem ta shpėrndajmė me bisedime mbi subjekte, qė nė vetvete, pėr ne muk kishin ndonji interes tė veēantė. Ishte nji pamje e dhimbshme: dy dashnorė tė Shkodrės tė zhgėnjyem e tė deshpruem!

U largova mbas nji pėrqafimi tė ngrohtė dhe urimet e zakonshme pėr shėndet tė mirė. Por shėndeti i Arshiut po keqėsohej ēdo ditė, dhe mbas disa ndėrhyrjeve kirurgjikale qė e munduen shumė, trupi i tij u lodh, derisa u dorėzue me 20 korrik 1997, nė Washington, D.C.

10 korrik 1998

Baldwin, New York, USA

Prof. Sami Repishti

Shėnim: Ndėrmjetėsi pėr gjetjen e "burrit" qė ndihmoi Arshiun me kalue kufinin, ka qenė i ndjeri Malo Kraja. Ndėrmjetėsi im ka qenė i ndjeri Muhamet Fejza, ish-student nga qyteti, nji i ri me zemėr florini. "Burri" qė rrezikoi jetėn me ndihmue Arshiun dhe mue nė arratisje ka qenė i ndjeri Muho Saiti, nga katundi Vithgar i Anės sė Malit, tė cilin Arshiu dhe unė e kemi quejtė gjithherė "hero". Tė tre kanė qenė ish tė burgosun politikė.


Phoenix 05 - Artikulli 04
www.dardania.com/phoenix/...art04.html

© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
www.dardania.com/phoenix



Dimensionet te reja nga arkivi i disidentit Arshi Pipa

Nje seri veprash nga arkivi i disidentit Arshi Pipa eshte prezantuar dje ne ambjentet e Bibliotekes Kombetare. Te zgjedhura nga shtepia e librit "Phoenix", keto vepra plotesojne kolanen e botimeve speciale te mendimit shqiptar. Jane kater vellime, per te cilat kane menduar te vijne deri ne kete dite dy motrat e poetit Fehime Pipa dhe Nedret Kalakulla, te pranishme ne promovim. Pas botimit te dy librave "Rusha" e "Libri i burgut", keto vellime te fundit, te perzgjedhura dhe te qemtuara, vleresohen si shume te rendesishme per Pipen shkrimtar e perkthyes. Nderkohe, fushat humane qe ai levroi kane vend per kritiken, publicistin, linguistin etj. Studiuesit e letrave Koci Petriti e Stefan Capaliku theksuan rendesine e ardhjes se Pipes me keto faqe te panjohura, si dhe vazhdon te mbetet e tille nje pjese e mire e vepres se tij. Sipas tyre Arshi Pipa, ben pjese ne ata pak krijues e personalitete te mendimit qe sa ishin gjalle i ka ndjekur fati i shkrimtarit pa lexues. Eshte momenti kur vepra e tyre pret te fitoje dimensione te tjera dhe te kaloje nga qarqet intelektuale, ne ato me te gjera deri tek shkollaret.


"Lundertare" eshte libri i pare poetik qe Pipa i ka bere bashke ne vitin '44. Jeta e te riut, mosha me deshiren per udhetim dhe arrati ne kete vellim eshte transfiguruar ne lirike. "Dhe sa e ambel eshte me e pa vehten si ishe njihere!" Ne parathenien e po atij viti qe shoqeron vepren, Pipa shpjegon kete rendje tek poezia "pse kjo asht kur e dheshmja bahet qiellore dhe erresira bahet drite". Ne kete botim te ri permbledhja "Lundertare" shkon bashke me "Librin e Dashurise dhe te fatit", ku perfshihen krijime mbi metafiziken e shpirtit dhe fatit. Ne krijimtarine e Pipes ky ka qene momenti kur ka provuar si bie "rasa". "Rasa e verbet asht shndrrue ne Fatin e papercaktuem, qe poeti do te shkoje tue diktue."


Ajo qe e ka mbajtur gjalle gjate dhjete viteve ne burg, perben vepren II ose "Autobiografine", e cila ndahet ne pese pjese. "Juvenilia" mbledh bashke perkthime nga poezite e ciklit "Lundertare". Pjesa e dyte eshte perkthim ne italisht i poezise se vitit 1969, perkthime te lira serish ne italisht dhe anglisht nga "Libri i Burgut", gjithashtu poezi te shkruara per vendin e lindjes. Lexuesi ve re periudhen e zbrazet ne krijimtarine e Pipes, pas hyrjes se tij ne nje "bote te re" (ne vitin 1958 ai arratiset drejt Amerikes). Dy pjeset e tjera te ketij vellimi jane poemat qe ai krijoi gjate qendrimit dhe proves se kesaj bote.


Pipa si perkthyes prej latinishtes sjell ne vepren III "Lyrika latine", perfunduar ne vitin 1958 ne Sarajeve. Behet fjale per dy mije vargje nga lirikat ose copa lirike nga me te njohurat te autoreve latine. Ketu lexuesi gjen "Shenime mbi Metriken", si nje koment estetik per secilin poet. Historiku i lirikes latine perfshin liriken popullore me poetet Lukreci, Katuli, Virgjili, Horaci, petet elegjiake, Properci, Tibuli, Ovidi, Martiali etj. Arshi Pipa per sa i perket perkthimit ben pjese ne ata pak latinist. Gjithashtu keto perkthime ndiqen nga arsyet qe ai jep per zgjedhjen e dialektit ne gegerisht apo toskerisht qe ka shfrytezuar per poete latin te vecante.


Libri IV ose "Shembuj nga lirika evropiane moderne" eshte nje antologji e poezise boterore duke pershkuar rrugen nga Dante tek Rimbaud. Poezite e mbledhura ne kete vellim, Pipa i ka trasheguar prej shokut te rinise Ruzhdi Cobo, fletorja e te cilit i bie ne dore vetem ne vitin '92, kur viziton Shkodren. Perkthimet e ketij vellimi i mbeten struktures ritmike te origjinalit dhe kronologjise. Ato nisin me humanistet italiane Dante, Petrarka, Leopardi dhe perfundon me "aventurieret" simboliste te shek.XIX, ku bejne pjese simbolistet Rimbaud, Baudelaire, Verlaine.


Per shtepine e librit "Phoenix" ky botim ndjek perpjekjen e nisur per t'i sjelle lexuesit personalitetet shiqtare ne fushen e kultures dhe te humanes, duke hedhur drite ne shume faqe e fakte te panjohur te historise se zhvillimit te mendimit shqiptar ne shek.XX. Deri ta ni nga kjo shtepi kane dale botime te veprave nga autore te viteve '30 e te kufizuar ne vitet me pas, si Vangjel Koca, Tajar Zavalani. Nderkohe ajo pergatit per shtyp dy vepra te tjera te Arshi Pipes nje triologji dhe "Dante e Montale".


E.Demo


01/27/2001

© Koha Jone 2000 All Rights reserved





Disa poezi nga A. Pipa


KOSOVES


Vllazen shqiptare, Kosova s asht e jona.
Kush me e permende guzon ai ban trathti!
O kob qi s do t'harrohet kurr tevona!
Kosova e ngrate dergjet e vdes n'robni.

Prej bastardhesh trathtue qi i zhgulen zemren
e n'pre ua hodhen klyshve qi Moskova
Per gjak ndersen, me parzem shkele nen themren
mizore sllave po jep shpirt Kosova.

Deri kur, vllezen, do ta ndiejme na veten
fajtore pse vendin ku SHqipnija leu (1)
guxojme ta duem, tue pasun frige fatshkreten
Kosoven tone ta quejme gjymtyre atdheu?

O toke e bukur ku fjala burrneshe
ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!
gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshe
nder hekura gjemon zemra Dardane.

A mundet ajo, vall, me u-zhgulun dejsh
pa ba kufome llogoren e krahnorin?
Lumnin tande, Kosove, at'here ta rrfejsh
kur gjak i lire t'vadise hullin e plorit.

Sot tjeterkush ta gzon frytin e punes,
mbi token tande, kosovar, je skllav!
Qi t'la mbi vetulla kamxhiku sllav!

Qofte e mallkueme fara qi aty hidhet
me djerse e njomun pleqsh, me lote kerthijsh!
Buken e turpit e t'poshtnimit t'idhet,
o vend martyr, der kur ta kaperdijsh?

Qenka pra faj me lype te drejten tande?
Doren per lmoshe duhet me i shtri kusarit?
O gjuhe, ti bamu rrfe e tmerrin trande!
Do t'vije, do vije nji dite ora e shqiptarit!

Mbas nesh tjere kane me ardhe. S fiket Shqipnija
pse disa qinda nesh rrzohen nen plumbin.
Se per cdeo dhjete prej nesh qi amshon lirija
dhjete mije do t'lindin e dhjete mije do t'humbin!

Do t'humbin shqim ata qi sot na shtypen!
Kulshedra e re me lakminat e vjetra
at'here do t'shembet kur ta shofim shqypen
prej majesh tu'e sulmue me sqeq e kthetra.

Andej na priret shpirti i forte me hove
t'dalldisuna ngadhnjimi, ushton jehona:
O vllezen, nalt ju ballin! prej Kosove
Der n'Cameri Shqipnija asht e jona.



NISJE

Lamsh na perlane --cka mundem me rrembye
prej teshash vrik --e na stivuen si thase
nder kamjona, me shqelma tue na rrase;
prangat nder duer, per s'mbrapshti, ashtu mberthye

sa mishi u-nxi mbas pake e u-fry me plase;
mandej per kame e gjoks litarin nye
tri heresh na e pershuen, tue u-derkrye
ma keq mbi ke u-angue a desh t'u flase.

E mbasi kryen, rrethuen nenkolonelin
qi gjithe at kohe kish ndenjun tue soditun
fetyrat tona t'ajtuna, t'gerdheshna

nen klithmat e paza... Ishin djersitun
e fshiheshin me nge. E mbante belin
njeni tue qeshe me llanet e perveshna.



ELEGJIJA VELLAZNORE

Ma thonte zemra e ngrata
se jeta t'kishte lane,
edhepse miqt e shoket
nuk dojshin me ma thane.
Der sa mbi krye mandata
kur se pritsha me ra (1),
dhe mora vesh cka n'anderr
prej kohe m'ishte gja.

E pau epileptiku (2)
qi s njifte mue as tye.
Po kapercejshim lumin
kur befas ura u-thye...
Un rashe... m'u-turr vertikut...
humba! uluroi nji za...
Ti u-hodhe, m'kape, m'qite...
por vete nuk dole ma!

Ti vuejtje, ti rreziqe
durove simbas stines,
nga ishulli i Ventottenes (3)
nder telat e Prishtines (4).
E pse perbuze vdiqe
terrorin bolshevik,
gjithmone anmik i shtypjes,
e bir i atdheut, besnik.

Sot qi nga dita e mortit
ka rrjedhe ma se nji mot
tue ta nderue kujtimin,
o vlla, nuk derdhi lot.
Pse per vdekjen e t'fortit
i forte duhet me u-bame.
As permendi fajtoret:
nuk kam ma cka me u name.

Kur ndolta nga mizori
po pergatitet ura,
per mue ket ehre, e kanga
e mbrame asht kjo qi thura,
me gjakun tand deshmori
vulosi sot nji be:
perbuzi komunizmin
e truhemper atdhe.


SHENIME (shenimet jane te autorit)
Kjo elegji u shkruejt ne Nanduer 1948, pak para se te nxirresha ne gjyq per
heren e dyte. --Ky gjyq u ba ne prokurori te Durresit me dyer te mylluna
dhe zgjati gjithsejt 15 minuta. Vendimi i gjyqit u-dha mbrende ne burgun
e Durresit.
1) Im vella, Muzafer Pipa, avokat, qe arrestue ne Shtatuer 1946, dhe mbasi
u-torturue der ne vdekje, u-nxuer dhe u-vra me nji batere automatiku ne
Degen e Sigurimit te Shkodres, kinse kishte dashte t'ikte.
Vrasjen e tij, te cilin ma kishin mbajte te mshehte, e mora vesh vetem
gjate procesit te dyte ne Prokurorin e Durresit.
2) Andrren e pau nji i burgosun, kosovari Azir Sula, ne kohen e vrasjes.
3) 4) Im vella pat qene burgose nga auktoritetet fashiste italjane
n'ishullin Ventottene, afer Gaeta-s, me 1940, dhe ma vone internue ne
kampin nazist te Prishtines, me 1944





© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.