Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Anglia s`eshte me nje vend i industrializuar, por eshte dicka midis nje salloni caji qe ka falimentuar, edhe nje terreni golfi.
--- J.B.Priestley

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 134 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Politike :: Kongresi i LDK-sė zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar tė partisė
Postuar nga: Albo

Politike Fatmir Sejdiu pasardhesi i Rugovės edhe ne LDK, zgjidhet kryetar

PRISHTINE (9 Dhjetor), Ina Koxha

Ora: 17:30

Nexhat Daci uron Sejdiun per fitoren: Nuk kam asnje ankese per votimin e sotem, ka qene shume korrekt

Ndėrkaq, Nexhat Daci i ka ururar fitoren z.Sejdiu sapo ėshtė konfirmuar rezultati i votimit, dhe i ka premtuar atij pėrkrahjen. Ai po ashtu nuk ka shprehur asnjė rezervė ndaj kėtij procesi zgjedhor. "Unė e pranoj rezultatin e votimit, i uroj megjithė qenien time shėndet dhe sukses kryetarit tė ri tė LDK-sė, dhe do tė jem nė LDK, dhe gjithmonė do tė ofroj potencialin tim krijues pėr LDK-nė dhe pėr Kosovėn", tha z.Daci. "Absolutisht jam i bindur se gjithēka nė kėtė Kuvend ka shkuar nė rregull. Nuk kam asnjė vėrejtje dhe asnjė ankesė", u shpreh Daci, ndėrsa i lutur pėr ta kometuar humbjen tha se ende ėshtė herėt pėr analiza tė atilla.

Ora: 16:55

Sejdiu: Mision im buron nga misioni largpamės i Presidentit Rugova

Kryetari i ri i LDK-sė Fatmir Sejdiu, pas fitores sė sotme me 189 vota, duke e kaluar kundėrkandidatin e tij serioz, qė mblodhi vetėm 160 vota, tha duke iu falėnderuar delegatėve se ishte njė garė qė i ka hije LDK-sė dhe se ishte njė refleksion i kulturės sė saj politike tė ndėrtuar prej dekadash. "Ishte njė garė qė shprehėm vizionin tonė pėr tė ardhmen e LDK-sė dhe kontributin e saj pėr tė ardhmen e Kosovės. Mision qė buron, nga programi i LDK-sė dhe nga misioni largpamės i Presidentit historik dr.Ibrahim Rugova", tha kryetari i sapozgjedhur i LDK-sė. "Unė do tė punoj bashkė me ju, nė realizimin e projektit tim qė e paraqita, do tė kem nevojėn e ndihmės suaj, do tė kem nevojėn qė tė nxjerrim ide tė reja plus, do tė kem nevojėn tė qeverisemi mirė, sepse projekti i LDK-sė, nuk ėshtė vetėm nė ndėrtimin e LDK-sė, dhe tė strukturimit tė saj nė bazė tė demokracisė perėndimore, por ėshtė njė projekt qė nė ēdo fazė do ta ndėrtojė Kosovėn, ardhmėrinė tonė qė gjeneratat e ardhshme ta kenė njė mirėqenie tė pėrgjithshme dhe tė kenė realizim tė plotė, tė mėvetėsisė sė Kosovės, ajo qė ka qenė alfa dhe omega e pėrcaktimit tonė, pra fillimi dhe fundi i pėrcaktimit tonė", tha Sejdiu menjėherė pas konfirmimit tė zgjedhjes sė tij kryetar i LDK-sė, nga kryetari i komisionit Skender Gashi. "Jemi bashkė do tė punojmė dhe suksese tė gjithėve", pėrfundoi Sejdiu.

Ora: 15:50

Me 189 vota, presidenti aktual i Kosovės, Fatmir Sejdiu, u zgjodh sot kryetar i ri i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Kundėrkandidati i vetėm ish kryeparlamentari Nexhat Daci mori 160 vota . Nė votime morėn pjesė 351 delegatė, ndėrkaq 2 fletėvotime u shpallėn tė pavlefshme.

Personat tjerė tė cilėt patėn paralajmėruar kandidaturat pėr kryetar partie, Alush Gashi, anėtar i Kryesisė Qendrore dhe Ali Lajēi, kryetar i Kuvendit tė LDK-sė nė Pejė, nuk kanė arritur ta sigurojnė numrin e domosdoshėm tė nėnshkrimeve, ndaj edhe nuk mundėn tė konkurrojnė pėr postin mė tė lartė tė partisė. Kuvendi i LDK-sė, sot do tė zgjedhė edhe Kėshillin e Pėrgjithshėm tė partisė.


BIOGRAFIA E FATMIR SEJDIUT

Fatmir Sejdiu u lind mė 23 tetor 1951 nė Pakashticė, komuna e Podujevės, Kosovė. Shkollimin fillor dhe tė mesėm i ka mbaruar nė Podujevė.

Ka mbaruar Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po nė kėtė Universitet ka mbrojtur disertacionin e doktoratės. Dr. Fatmir Sejdiu mban titullin e profesorit ordinar (Profesor Universiteti) nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės. Ka qenė profesor edhe nė Departamentin e Shkencave Politike dhe tė Administratės Publike nė Fakultetin e Filozofisė.

Pėr studime tė thelluara, Prof. Sejdiu ka qėndruar nė Francė (Universiteti Paris 2 ) dhe nė SHBA (Arizona State University), ndėrsa ka pasur qėndrime mė tė shkurtra studimore edhe nė universitete tė tjera. Ka marrė pjesė nė shumė simpoziume shkencore vendore dhe ndėrkombėtare. Ka publikuar shumė punime shkencore nga fusha juridike - historike dhe juridike kushtetuese. Ėshtė autor librash tė veēantė nga kėto fusha.

Fatmir Sejdiu ka qenė pjesėmarrės i Kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) mė 23 dhjetor 1989. Nė Kuvendin e Parė Zgjedhor nė vitin 1991 ėshtė zgjedhur anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe mė 1992 anėtar i Kryesisė sė LDK sė, ndėrsa mė 1994 Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK sė, detyrė tė cilėn e kryen edhe sot. Ka qenė anėtar i Komisionit Qendror pėr organizimin e Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės, mbajtur mė 1991.

Ka qenė ndėr njerėzit kryesorė pėr pėrgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale tė Republikės sė Kosovės, qė janė mbajtur mė 1992 dhe 1998. Fatmir Sejdiu ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės mė 1992 dhe mė 1998. Po kėshtu, mė 1998 ėshtė zgjedhur Sekretar i Pėrgjithshėm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit pėr Ēėshtje Kushtetuese. Mė 2001, nė zgjedhjet e para demokratike tė pasluftės, ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit.

Deputet dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit ėshtė zgjedhur sėrish mė 2004. Z. Sejdiu ka qenė gjithashtu anėtar i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrime Euroatlantike dhe i Komisionit pėr Legjislacion tė Kuvendit tė Kosovės. Fatmir Sejdiu ėshtė zgjedhur President i Kosovės me dy tė tretat e votave tė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės mė 10 shkurt 2006.

Nga shkurti i vitit 2006, Presidenti Sejdiu udhėheq Ekipin e Unitetit, trupin pėrfaqėsues tė Kosovės nė procesin pėr pėrcaktim tė statusit tė vendit. Nė qershor tė vitit 2006, Universiteti Shtetėror i Tiranės i akordoi Dr. Fatmir Sejdiut titullin Doctor Honoris Causa. Fatmir Sejdiu komunikon nė frėngjishte dhe anglishte. Ėshtė i martuar dhe ka tre fėmijė. Jeton nė Prishtinė.

(RTK/Kosova/Balkanweb)


Pėrleshjet fizike ndėrmjet delegatėve ndėrprenė punimet e e Kuvendit tė VI-tė Zgjedhor tė LDK-sė

Zgjedhja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, nė kuvendin e saj zgjedhor, ka ngritur tensionet nė mesin e delegatėve tė kuvendit, pėrkatėsisht pėrkrahėsve tė Fatmir Sejdiut dhe tė Nexhat Dacit. Fill pas propozimit tė listės sė anėtarėve pėr Kėshillin e Pėrgjithshėm tė LDK-sė, tensionet dhe pakėnaqėsitė nė mesin e pėrkrahėsve tė Nexhat Dacit, kanė shpėrthyer nė pėrleshje fizike me pėrkrahėsit e kryetarit tė porsazgjedhur tė LDK-sė, Fatmir Sejdiu.

Kėshtu nė sallė filloi njė pėrleshje e ashpėr fizike ndėrmjet kėtyre dy grupeve, e cila u pasua me ndėrhyrjen e forcave speciale tė Shėrbimit Policor tė Kosovės. Ende nuk dihet dimensioni i pasojave tė kėsaj pėrleshjeje. Kėshtu, Kuvendi i VI-tė Zgjedhor i ka ndėrprerė punimet.

RTK 10/12/2006 09:26:49


Lista e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK sė prej 107 anėtarėsh

Komisioni kandidues, pas konsultimit edhe me Fatmir Sejdiun, i ka propozuar Kuvendit VI Zgjedhor tė LDK-sė qė ta miratojė listėn prej 77 kandidatėve, derisa 4 vendet e tjera pėr ta plotėsuar listėn prej 81 anėtarėve, si tė zgjedhur nė mėnyrė automatike kryetari i LDK sė Fatmir Sejdiu, kryetarėt e dy forumeve (FG LDK Melihate Tėrmkolli dhe FR LDK Sejdė Tolaj) dhe kryetari i kolegjiumit tė degėve tė LDK sė. Lista pėrmban kėta emra: Eqrem Kryeziu, Kolė Berisha, Nekibe Kelmendi, Sabri Hamiti, Fadil Ferati, Lutfi Haziri, Sali Asllanaj, Skėnder Hyseni, Naim Jerliu, Ismet Beqiri, Ramė Manaj, Agim Veliu, Isa Mustafa, Ali Lajēi, Fatmir Rexhepi, Zejnullah Rrahmani, Mursel Ibrahimi, Hajzer Krasniqi, Nurishahe Hulaj, Muhamet Hamiti, Nexhat Daci, Behxhet Brajshori, Shaip Surdulli, Besim Sejfijaj, Ramadan Musliu, Lumnije Kajtazi, Naser Osmani, Agim Krasniqi, Fadil Kryeziu, Arsim Janova, Shefki Gashi, Sanije Aliaj, Ibrahim Kryeziu, Hazir Krasniqi, Astrit Haraēia, Fatmire Berisha, Gjovalin Kela, Sylė Hoxha, Ibish Rugova, Halim Shemsedini, Agim Bėrdynaj, Myrvete Pantina, Haki Rugova, Ilaz Pireva, Arben Sylejmani, Blerim Kuēi, Esat Haxhijaha, Jonuz Kastrati, Nimon Alimusaj, Prenk Gjetaj, Nexhat Rexha, Florian Dushi, Teuta Musa, Hamdi Haliti, Ymri Ajeti, Armend Zemaj, Shpend Manaj, Musa Misini, Avdullah Prebreza, Kimete Bytyēi, Fadil Gashi, Alketė Nika, Qemajl Ahmeti, Skėnder Zogaj, Luan Dedushi, Fetah Rudi, Ibush Gashi, Vjollca Rizani, Nekibe Kica, Viktor Markaj, Avdullah Hoti, Sadudin Berisha, Izet Sadiku, Adelina Kryeziu, Vjollca Krasniqi, Muhamet Lani dhe Frashėr Murtezi. Kėsaj liste tė prezantuar nga Komisioni kandidues i janė shtuar mė pas edhe propozimet e dhėnė aty pėr aty nė kuvend, ku janė propozuar qė anėtarė tė KP sė tė jenė edhe: Nurishahe Azemi, Agim Krasniqi, Mentor Gorani, Naser Rugova, Bahri Thaēi, Xhemajl Hyseni, Samet Dalipi, Sahit Krasniqi, Zethane Sefedini, Shemsedin Hasani, Fevzi Berisha, Fahri Morina, Fetah Berisha, Besa Gaxherri, Haki Shatri, Murteza Berisha, Ismet Gashi, Fadil Geci, Emrush Jaka e Sali Morina. Por, pas zhvillimeve tė mėvonshme qė ndodhėn, Lulzim Zeneli ka bėrė tė ditur se Nexhat Daci tėrhiqet nga kjo listė, e tė njėjtėn gjė e kanė bėrė edhe Besa Gaxherri (Pejė) e Sahit Krasniqi (Ferizaj), ndėrkohė qė nė pėrpjekje pėr tė arritur njė kompromis, Fatmir Sejdiu ka kėrkuar qė nė listė tė futet edhe nga njė pėrfaqėsues i degėve tė LDK sė nė SHBA, Zvicėr e Beneluks. Derisa nga kėto tė fundit, ėshtė propozuar Gani Azemi, dega e LDK sė nė SHBA dhe ajo e Zvicrės, nuk kanė dhėnė kandidatėt e tyre.


Ekipi i Dacit pėr tejkalimin e situatės nė parti kėrkon "marrėveshjeje politike pėr shpėtimin e LDK sė"

Prishtinė, 12 dhjetor - Kuvendi VI Zgjedhor i Lidhjes Demokratike tė Kosovės ishte pėrfundim i njė procesi zgjedhor demokratik brenda partisė. Megjithėse ky proces edhe ashtu i vonuar dhe i pėrcjellė me pėrpjekje tė vazhdueshme pėr imponime dhe kushtėzime tė natyrave tė ndryshme, kryesisht nga "qendra", njerėz tė pushtetit dhe tė partisė, mbajtja e kuvendit zgjedhor, mė 9 dhjetor ishte njė pėrmbledhje e gjithė kėtij procesi dhe njė ngjarje e madhe nė historinė e LDK sė, thuhet nė njė kumtesė tė Ekipit Politik tė Akademik Nexhat Dacit.

Sipas tyre, niveli i demokracisė dhe transparenca e lakmueshme e kėtij kuvendi ishte vetėm nė pjesėn e parė tė punimeve, ndėrsa zhvillimet e punimeve tė pasditės ndryshuan kahjen e Kuvendit zgjedhor tė LDK sė. Mė tutje nė kėtė kumtesė thuhet se "punimet e Kuvendit zgjedhor tė LDK sė nė pjesėn e dytė, tė pasditės, ishin krejtėsisht nė kundėrshtim me frymen demokratike, tolerante dhe statutore".

Ekipi i Dacit thotė se propozimi i listės sė kandidatėve pėr anėtarė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK sė nga komisioni kandidues "ishte pėrjashtues e diferencues, jo gjithėpėrfshirės dhe ofendues" dhe se nga lista "u pėrjashtuan dhe u diferencuan aktivist shumėvjeēar tė LDK sė, veprimtarė dhe zyrtarė tė lartė tė LDK sė, kryetar tė degėve tė LDK sė dhe pėrfaqėsues tė diasporas sė LDK sė nga SHBA dhe Evropa". Gjithashtu kontestohen disa kandidatė pėr anėtarė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm pėr tė cilėt thuhet "nuk kanė bazė legjitime as nga aktivet, nėndegėt e as nga degėt e LDK sė ku jetojnė dhe veprojnė".

Po ashtu kontestohet edhe rritja e numrit tė anėtarėve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm nga 81 nė 107 dhe zgjedhja me aklamacion e anėtarėve tė KP, pėr shkak se, siē thuhet, "ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me statutin e LDK sė". Por njėherit nė kumtesė thuhet se "dhuna e shprehur nė pėrfundim tė Kuvendit e inicuar nga sjellja jashtėstatutore e kryesisė sė Kuvendit ėshtė e papranueshme".

Ekipi i Dacit pėr tejkalimin e situatės sė rėndė, qė siē thuhet, "pashmangshėm do tė ēonte nė ēarje dhe ndarje tė LDK sė", kėrkon nga kryetari Fatmir Sejdiu qė tė veprojė "me pėrgjegjėsie politike dhe tė ofrojė mundėsi tė tejkalimit tė kėsaj situate tė rėndė pėrmes njė marrėveshjeje politike pėr shpėtimin e LDK sė".

"Ēdo zgjidhje tjetėr e cila do ta linte jashtė struktuarave tė partisė gjysmėn e LDK sė do ta dėmtonte pashmangshėm unitetin dhe qėndrueshmėrinė e saj", thuhet nė kumtesėn e nėnshkruar nga eklipi i Nexhat Dacit.

QIK



Sejdiu: Vendimet e kuvendit tė LDK-sė janė tė plotfuqishme

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike, presidenti Fatmir Sejdiu, tha se e konsideron pėrfundimisht tė mbyllur procesin zgjedhor qė u bė nė kuvendin e kėsaj partie pak ditė mė parė dhe se ajo qė pritet tani ėshtė formimi i kryesisė sė re tė partisė. Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, zoti Sejdiu tha se vendimet e kuvendit tė LDK-sė, janė tė plotfuqishme.

Zėri i Amerikės: Zoti President, a do tė vazhdojė tė ketė unitet Lidhja Demokratike, duke pasur parasysh problemet qė pasuan kuvendin e saj.

Fatmir Sejdiu: Mendoj qė po. Lidhja Demokratike ka njė strukturė jashtėzakonisht tė qėndrueshme dhe njė potencial tė mirė tė kuadrove tė saj dhe atė qė ndodhi dėshirojmė ta pėrjetojmė vetėm si njė histori tė ligė nė Kuvendin e 6 tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, njė sekuencė qė nuk i ka hije filozofisė sė saj dhe qė natyrisht mund tė ketė pasojat e veta qė reflektojnė nė shumė aspekte. Sido qė tė jetė, unė mendoj se ėshtė apel i pėrgjithshėm i antarėsisė dhe i strukturės sė saj organizative qė LDK-ja tė ecė mė tej nė funksionin e saj si partia mė serioze politike nė vend. Unė natyrisht qė do tė bėj pėrpjekje, me gjithė strukturėn e re qė do tė dalė nga Kėshilli i Pėrgjithshėm si Kryesi e Lidhjes Demokratike, tė angazhohem edhe mė shumė pėr ndėrtimin e mekanizmave veprues tė saj, pėr njė qasje mė tė drejtpėrdrejtė dhe mė koherente me antarėsinė. Funksioni i saj parėsor ėshtė bėrja e shtetit tė Kosovės, pėrkatėsisht realizimi i pavarėsisė sė Kosovės dhe kjo lidhet edhe me procese tė tjera tė rėndėsishme qė i kemi para vetes, posaēėrim zgjedhjet nė nivel lokal.

Zėri i Amerikės: Zoti Daci dhe mbėshtetėsit e tij kėrkojnė qė ju tė bėni ndryshime nė Kėshillin e Pėrgjithshėm drejtues, tė shtoni numrin nė mėnyrė qė aty tė pėrfshihen edhe njerėz tė tjerė nga Partia. A ekziston ende mundėsia qė tė bėhen kėto ndryshime apo ka pėrfunduar?

Fatmir Sejdiu: Unė respektoj vendimet e Kuvendit. Kuvendi ka marrė atė vendim. Krahas listės qė ėshtė propozuar, si ide qė ka qenė pjesė e projektit, ėshtė bėrė edhe njė listė shtesė, nė tė cilėn janė propozuar emra tė shumtė dhe ajo listė ėshtė rishtuar edhe njė herė, ju e keni parė, me pėrfaqėsues tė disa nga vendeve apo degėve jashtė nė diasporė, dhe si e tillė ėshtė miratuar nga Kuvendi dhe s’ėshtė miratuar njė herė, por ėshtė miratuar dy herė. Nė kėtė aspekt unė dėshiroj qė thjesht tė kuptohet se vendimet e Kuvendit janė tė plotėfuqishme, dhe se Kuvendi ka pėrfunduar punimet pavarėsisht se u krijua njė situatė e rėndė mė vonė. Natyrisht se mora konfirmimin e sėrishėm tė Kuvendit, tė delegatėve, qė ishin diku rreth 300 veta prezent nė sallė dhe tė cilėt, natyrisht qė u miratuan ato qėndrime duke miratuar edhe deklaratėn kushtetuese, edhe deklaratėn pėr vizion, plus deklaratėn politike tė Kuvendit, qė ėshtė njė dokument i rėndėsishėm programor.

Zėri i Amerikės: Megjithatė zoti Daci dhe mbėshtetėsit e tij kanė njė numėr tė konsiderueshėm votash nė Parlament. Sa e rrezikon kjo koalicionin qeveritar, qeverinė, institucionet tė cilat bazohen nė kėtė koalicion qeveritar dhe nė fund tė fundit bazohen nė njė matematikė votash qė ėshtė e domosdoshme, tė paktėn 61 pėr qeverinė.

Fatmir Sejdiu: Unė s’do tė hyja nė kėtė strukturė votash, sa dhe kush ka. Unė mendoj se bėrthama kryesore dhe gjithė ajo qė ėshtė antarėsi e LDK-sė ka mbėshtetur dhe mbėshtet kėtė rrugėtim qė ne kemi bėrė nė kuptimin e ecjes mė tej, natyrisht edhe vendimet e Kuvendit dhe nuk do tė bėj matematikėn. Pėr ne ėshtė shumė me rėndėsi qė tė gjithė deputetėt nė kėtė rast qė ju insistoni tė trajtohen deputetė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, sepse janė deputetė tė lidhur me njė mandat dhe me njė program politik tė njė partie tė fuqishme qė ka fituar zgjedhjet nė Kosovė dhe janė deputetė qė lidhen me njė vizion politik qė e kemi pasur tė ndėrtuar me filozofinė e Presidentit Rugova.

Zėri i Amerikės: Si e shihni ju tė ardhmen e Lidhjes Demokratike, pas kėtyre qė ndodhėn? A ekziston mundėsia qė ato qė ndodhėn tė ndikojnė nė elektorat, mundėsia pėr tė humbur elektorat apo mundėsia pėr t’u ndarė Partia? Si e shihni ju tė ardhmen e Lidhjes Demokratike?

Fatmir Sejdiu: Unė po e pėrsėris kėtė tė fundit qė e thashė, ne kemi njė filozofi, njė rrugėtim tė gjatė si Lidhje Demokratike e Kosovės dhe njė kulturė politike tė ndėrtuar nė themel jashtėzakonisht tė thellė, dhe si e tillė ajo do tė reflektojė me rezultate pozitive nė gjithė kohėn, duke pasur parasysh edhe kapėrcimin e kėsaj historie tė keqe qė ka ndodhė nė mjedisin e saj, fatkeqėsisht. Dhe e dyta, ne dėshirojmė vėrtetė qė tėrėsia e saj tė ketė unitet. Mbase mund tė jetė edhe dikush tjetėr qė mund tė ketė qasje tjetėr, ėshtė e drejtė demokratike qė secili tė ketė vizionin e vet. Fundja Lidhja Demokratike e Kosovės, fuqinė e saj e mban edhe tek shumėsia e ideve dhe mendimeve.

Intervistoi: Linda Karadaku-Ndou, Prishtinė
13-12-2006



Daci: Presidenti tė gjejė zgjidhje pėr gjendjen e krijuar nė LDK

Ish-kryetari i parlamentit tė Kosovės, Nexhat Daci, i cili humbi ndaj presidentit Sejdiu nė zgjedhjet pėr postin e kryetarit tė ri tė LDK-sė tha se presidenti Sejdiu duhet tė rrisė numrin e anėtarėve tė Kėshillit Drejtues tė Partisė. Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, zoti Daci theksoi se grupimi qė e mbėshtet atė, do tė vazhdojė tė jetė pjesė e Lidhjes Demokratike dhe kėrkon qė presidenti Sejdiu tė gjejė zgjidhje pėr gjendjen e krijuar nė parti.

Zėri i Amerikės: A prisni ju qė Lidhja Demokratike tė mbetet e bashkuar, apo do tė ndahet?

Nexhat Daci: Po, unė pres dhe punoj pėr tė, sepse dy qėllimet strategjike, tė tė ashtu-quajturit ‘Projekti Daci’ ishin qė tė ruhet stabiliteti politik nė Kosovė pėr hir tė cilėsisė sė statusit dhe tė ruhet uniteti nė LDK, brenda mundėsisė tė jetė edhe mė e rritur me qėllim tė efektit pozitiv nė zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nacionale.

Zėri i Amerikės: Ēfarė marrėveshjeje konkrete kėrkoni qė tė arrihet me Presidentin Sejdiu, dhe atė pjesė tė LDK-sė qė mbėshtet zotin Sejdiu?

Nexhat Daci: Unė u mundova tė demonstroj njė sinqeritet nė zgjedhje. I urova zgjedhjen legale dhe legjitime Kryetarit Sejdiu. Mendoj se nė ēdo pjesė demokratike kur janė ēėshtjet e Partisė, tė respektohet fuqia e votės sė arritur nė Kuvend. Tė lihet jashtė shtėpisė gati gjysma, 47 pėr qind e elektoratit tė pėrfaqėsuar nė Kuvend, nuk e besoj se do tė ishte ndonjė menēuri e madhe. Ne kėrkojmė vetėm qė tė respektojmė legalitetin dhe legjitimitetin e Kryetarit tė LDK-sė, por jo edhe organet, Kėshillin e Pėrgjithshėm dhe Kryesinė e cila do tė dilte pa njė marrėveshje politike.

Zėri i Amerikės: A do tė thotė kjo qė marrėveshja qė ju kėrkoni tė arrini me zotin Sejdiu dhe mbėshtetėsit e tij ėshtė ndryshimi i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Drejtues tė Partisė?

Nexhat Daci: Kjo mund edhe tė mos ndryshohet pėr tė ruajtur autoritetin e atyre qė i ka propozuar Presidenti. Por ka mundėsi qė tė rritet numri i Kėshillit tė Pėrgjithshėm nė atė numėr qė kishte nė mandatin e kaluar dhe tė plotėsohet kėrkesa e Projektit Daci.

Zėri i Amerikės: Nėse kjo nuk arrihet, nėse nuk arrihet asnjė lloj marrėveshjeje me Presidentin Sejdiu dhe me atė pjesė tė Lidhjes Demokratike, cilat do tė jenė hapat tuaj tė mėtejshėm? A do ta rrezikonit qeverinė me votat tuaja nė Parlament?

Nexhat Daci: Jo, nė asnjė mėnyrė. Pėrgjegjėsia institucionale mbetet e Presidentit tė vendit dhe e Partive qė e kanė formuar koalicionin. Nė strategjinė time krijuese nuk ėshtė pėrjashtimi i dikujt ose prishja e punės qė ėshtė realizuar nė institucione, pėrkundrazi fuqizimi dhe funksionalizimi i tyre. Qė tė mundohet qė nė kėtė dimėr, si tė them unė, ta hedhėsh 50 pėr qind tė elektoratit nė rrugė jashtė shtėpisė dhe ta lesh nė borė dhe nė dimėr, ėshtė pėrgjegjėsi shumė e madhe e tė zotit tė shtėpisė. Nė rast se kjo bėhet, qė po shtroni ju pyetjen, unė me ekipin tim politik do t’i drejtohemi elektoratit pėr mirėkuptim, do ta dėgjojmė pulsin e tyre dhe mbi atė bazė atėherė prapė do t’i kthehem Kryetarit tė LDK-sė, do t’i themi qė pėr herė tė fundit po kėrkojmė qė tė mos vazhdojė kjo punė e pėrjashtimit, sepse nė filozofinė politike tė LDK-sė nuk ka qenė pėrjashtueshmėria, por pėrkundrazi, ka qenė pėrfshirja nė program e tė gjithė spektrit, por nėse e ka nė program politik atė, qė ėshtė e drejtė e tij, atėherė do t’ia respektojmė atė dėshirė.

Zėri i Amerikės: Cili do tė jetė qėndrimi i grupit tuaj nėse nuk arrihet asnjė lloj marrėveshjeje me zotin Sejdiu? A do tė vazhdoni ju tė votoni ose tė veproni si pjesė e LDK-sė nė Parlament, me mbėshtetėsit e zotit Sejdiu. A do tė pozicionoheni kundėr tyre, a do tė votoni nė njė rast tė mundshėm kundėr tyre? A ekziston mundėsia qė tė krijohet njė Parti e re?

Nexhat Daci: Unė do tė thoja se kėto janė supozime hipotetike. Deri nė atė moment ne do tė votojmė si LDK. Nė grup parlamentar tė LDK-sė do tė merret qėndrim, do tė unifikohet ai qėndrim dhe do tė veprojmė tė bashkuar nė institucione, nė asnjė mėnyrė nuk do tė veprojmė si partizanė, pėrkundrazi, si projekt shumė serioz, shumė i pėrgjegjshėm qė tė ruhet ajo qė thashė, stabiliteti i brendshėm nė Kosovė dhe i brendshėm nė Parti dhe konform kėsaj do tė sillemi pastaj.

Intervistoi: Linda Karadaku-Ndou, Prishtinė
13-12-2006


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.