Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēkull dhėmbin, tė tė shėndoshet koka
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 112 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Tmerret e nje kampi komunist
Postuar nga: Albo

Histori Historia tragjike e tė burgosurve politikė qė vuajtėn nė kampin e tmerrshėm tė Vloēishtit nė rrethin e Korēės. Rrėfen njė nga ish-tė dėnuarit e atij kampi


"Ja tmerret e Vloēishtit, ku u vranė 73 tė burgosur"
Dėshmia e 73-vjeēarit Abdyl Hakan


Banushi: "Kampi i Vloēishtit, ku humbėn jetėn 73 tė dėnuar politikė, ishte njė nga mė tė tmerrshmit qė u hapėn nė regjimin komunist tė Enver Hoxhės. Nga trajtimi ēnjerėzor qė na bėhej nė atė kamp, shumė nga tė dėnuarit nuk duronin dot dhe kalonin nė vetėvrasje. Njė nga ata tė burgosur qė shkoi me koshiencė tė plotė drejtvdekjes, duke u hedhur ne telat me gjemba, ishte dhe shoku im Virtut Gjylbegu nga Shkodra"


Dashnor Kaloēi

Gjatė afro gjysėm shekulli tė sundimit komunist nė Shqipėri, pothuaj nė tė gjithė vendin ishin ngritur kampe dhe burgje ku vuajtėn dėnimet me dhjetra mijra vetė tė cilėt regjimi i Enver Hoxhės i kishte shpallur si kundėrshtarė politikė. Nė ato burgje dhe kampe tė punės sė detyruar, tė dėnuarit politikė shqiptarė e tė huaj u trajtuan me kushte nga mė ēnjerzoret qė nuk krahasoen dot as me kampet e shfarosjes nė masė qė kishin ngritur nazistėt gjermanė nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore.

Njė nga kėto kampe ka qenė edhe ai i Vloēishtit nė rrethin e Korēės, i cili u hap nė vitin 1948 ku humbėn jetėn 73 tė burgosur, tė vdekur apo tė vrarė nga policėt e rojet e atij burgu. Njė nga ish-tė burgosurit e Vloēishtit ka qenė dhe Abdyl Hakan Banushi, i cili rrėfen pėr herė tė parė pėr "Gazetėn" mbi tmerret e atij kampi.

Kush ėshtė Abdyl Banushi
Abdyl Banushi u lind nė 1928 nė fshatin Golem tė Gjirokastrės prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij. Gjatė viteve tė luftės ai u vendos nė qytetin e Durrėsit pėr tė ndjekur mėsimet nė gjimnazin e qytetit bregdetar dhe aty u lidh me lėvizjen antifashiste. Pas vitit 1943 ai u lidh me rininė e Ballit Kombėtar dhe mori pjesė nė disa demostrata qė u organizuan asokohe nga rinia nacionaliste e Durrėsit, ku dhe ra nė sy tė autoriteteve fashiste italiane tė cilėt e futėn nė listat e atyre qė do internoheshin. Pas kapitullimit tė Italisė, ato lista ranė nė duart e gjermanėve tė cilėt nė vitin 1944 e arrestuan Abdylin dhe sė bashku me dhjetra tė tjerė i internuan nė kampet e shfarosjes qė nazistėt kishin hapur nėpėr Europė. Nė 1945, Abdyli mundi qė tė lirohet nga ato kampe me ndihmėn e anglo-amerikanėve dhe nga Gjermania ai mbėrriti nė Itali e mė pas u kthye nė Shqipėri ku ai u arrestua i akuzuar si agjent i anglo-amerikanėve. Shkak pėr arrestimin e tij pasi u bė njė letėr tė cilėn atij ia kishte dhėnė nė kampin e Rexhi-Emiljas, ish-Prefekti i Gjirokastrės, Rasim Babameto pėr t'ua ēuar njerėzve tė tij nė Tiranė. Pas kėsaj Abdyli u dėnua me 20 vjet burg dhe mundi qė tė lirohet vetėm nė vitin 1961 pasi kishte vuajtur plot 16 vjet nė burgjet e regjimit komunist. Pas daljes nga burgu atė e internuan nė qytetin e Fierit ku e arrestuan pėrsėri vetėm pas pak ditėsh. Abdyli mundi qė tė arratisej nga Dega e Brendėshme e Fierit dhe pas kėsaj edhe nga Shqipėria e u vendos nė SHBA. Nė vitin 1974 ai erdhi pėrsėri nė Shqipėri me njė mision dhe i tradhėtuar nga njė person qė ishte bashkė me tė, ra nė duart e Sigurimit tė Shtetit dhe pas kėsaj u dėnua edhe 15 vjet tė tjera burg, e u lirua mė 17 mars 1991, me tė dėnuarit e fundit politik qė dolėn nė atė kohė , pasi kishte vuajtur plot 31 vjet nė burgjet e skėterrės komuniste.


Kampi i Vloēishtit u hap nė vitin 1947 afėr fshatit me tė njėjtin emėr pasi u mbyll kampi i Maliqit, dhe ai pėrbėhej nga tre kazerma tė mėdha tė ruajtura nga ushtarė me mitrolozė dhe automatik. Ne ishim 500 tė dėniuarit e parė qė shkuam nė atė kamp (nė ato kohė komandohej nga Tasi Marko) ku punonim rreth 12 orė nė ditė nė ngricat e dimrit (temperatura arrinte shpesh herė deri minus 18 gradė nėn zero) duke hapur kanale bonifikuese dhe ushqimi ishte vetėm 700 gram bukė nė ditė me njė lėng uji qė quhej supė. Asokohe nė Kampin e Vloēishit, terrori dhe frika nisėn tė bėheshin gjėra tė zakonėshme dhe fare normale e shumė nga tė burgosurit mendonin se si tė arratiseshin apo tė vrisnin veten. Nė njė prej atyre ditėve u arratisėn shtatė vetė tė cilėt mundėn tė zhdukeshin nėpėr kallamishte pa i vėnė re njeri. Ikja e tyre u mėsua vetėm nė darkė kur na numėruan dhe si dėnim pėr atė qė kishte ndodhur, ne na lanė gjithė natėn jashtė. Ndaj tė gdhirė na dhanė nga njė lugė me supė dhe na nisėn pėr nė punė. Po atė ditė njė i burgosur tjetėr vdiq nė kanalin me ujė. Kur e panė shokėt e tjerė trupin e tij tė pajetė, nisėn qė tė bėrtisnin dhe e lanė punėn. Kur u mėsua vdekja e tij u njoftua Tasi Marko i cili erdhi menjėherė aty dhe bėri thirrje qė tė rifillonte puna menjėherė, por atė ditė askush nuk pranoi tė punonte. Tasi Marko u largua dhe mė pas u kthye pėrsėri sė bashku me njė grup civilėsh tė Ndėrrmarrrjes sė Bonifikimit e iu drejtua grupit rebel qė kishte organizuar ndėrprerjen e punės, duke u thėnė: "Dėgjoni, ne e pamė gjendjen nė vėnd dhe i burgosuri duhet tė ketė qenė i sėmurė. Por megjithatė ka mjeke qė do tė bėjnė ekspertizėn. Nuk ėshtė pėr faj tė askujt, prandaj duhet tė vazhdoni punėn se pėr ndryshe do tė marrim masa tė rrepta. Ky ėshtė kamp i punės sė detyruar dhe nuk ėshtė kamp pushimi". Nė atė ēast njė klerik shkodran doli njė hap pėrpara dhe tha: "Ne mė mirė preferojmė vdekjen, se kjo ėshtė jetė qeni". Tasi Marko nėnqeshi dhe tha: "Vazhdoni, vazhdoni". Kleriku shkodran iu pėrgjigj: "Zoti komandant, unė kaq kisha, nė ras se nuk na keni kuptuar, aq mė keq pėr ju". Atė ditė nuk u mor asnjė masė ndėshkimore, por sa erdhi dreka dhe mbėrritėn kazanat e supės, tė burgosurit morėn racionet e tyre dhe nisėn tė hanin gjithė uri. Edhe pas dreke asnjė nuk pranoi tė hante dhe ne qėndruam tė gjithė nė bankinėn e kanalit. Ndėrkohė qė ishim aty, nga njė truproje qė ishte aty pranė u dėgjua njė krisė e vetme automatiku. Plumbi kishte goditur njėrin prej tė burgosurve, njė burrė tė moshuar afėr tė shtatėdhjetave i cili ishte njėri nga organizatorėt e revoltės dhe punonte nė brigadėn e katėrt. Pas kėsaj Tasi Markoja urdhėroi tė ndėrpriteshin punimet dhe tė ktheheshim tė gjithė nė kamp para kohe. Ne pasi morėm me vete dy viktimat e asaj dite, u kthyem dhe u mbyllėm nė kapanone duke refuzuar qė tė merrnim ushqimin e darkės", kujton Abdyl Banushi dy nga vrasjet e shumta qė ndodhnin nė atė kamp tė tmershėm.


Si u hėngrėn tė vjellat
Sipas rrėfimeve tė Abdyl Banushit, ish- tė burgosurit nė Kampin e Vloēishtit, asokohe nė atė kamp pėrveē vrasjeve dhe vdekjeve tė shumta, njė nga tmerret qė u shkurtonte jetėn tė burgosurve, ishte dhe uria. Lidhur me kėtė ai kujton: "Mungesa e ushqimit nė atė kamp shpesh herė shkaktonte skena makabre sa njeriu kafshėrohej duke dalė jashtė natyrės njerzore. Nuk e harroj kurrė se si vėrsuleshin tė dėnuarit fushės, kush e kush tė rrėmbente mė parė ndonjė lėkurė bostani tė cilėn e kishin flakur punonjėsit e lirė tė bonifikimitn qė punonin atje. Aty ndodhin pėrleshje tė vėrteta. Tė burgosurit i fshihnin nė trup rrepat e shkulura tė panxharit dhe mezi prisnin rastin qė t'i hanin fshehurazi. Njėherė njė i burgosur qė vuante nga ulēėra nė stomak, volli nė sy tė shokut dhe ai ia priti ato nė dorė dhe i gėlltiti pėr vete. Pas kėsaj ai e luste: "Vill, vill nė grushtet e mi". Njė nga tė burgosurit e tjerė kur e pa atė skenė tė neveritėshme, iu shkrehėn tė vjellat dhe tė nesėrmen i tha shokut: "Ti ke stomak qeni". Kurse i urituri qė kishte ngrėnė tė vjellat iu pėrgjigj: "Ndėrsa ti ke stomak zonjushash". Nuk e harroj kurrė se si luhej kumar pėr tė fituar njė copė bukė apo njė rrepkė panxhari mė shumė. Shesh herė zaret bėheshin me tul buke sa njė thua, i cili pas lojės dhe ai pėrfundonte nė stomak nga ai qė fitonte lojėn", kujton Abdyl Banushi ato drama njerzore qė ndodhnin nė kampin e tmėrshėm tė Vloēishtit.


Vrasja e Virtut Gjylbegut
Asokohe nė Kampin e Vloēishtit kanė ndodhur dhe shumė vetėvrasje nga tė burgosurit qė nuk i rezistonin dot kushteve tė tmershme qė ishin aty. Lidhur me kėtė, Abdyl Banushi dėshmon: "Dramat shokuse qė pėsonin tė burgosurit nė atė kamp, shpesh herė bėheshin shkak pėr vetvrasje dhe unė nuk mund ta harroj kurrė atė ēka ndodhi me shokun tim tė prangave Virtut Gjylbegun nga Shkodra. Njė natė pėrpara se tė flinim nga qė ai mu duk shumė i dėshpėruar, unė e pyeta se ēfarė i kishte ndodhur. Ai mu pėrgjigj: "Abdyl, a ja vlen tė jetosh nė kėto kushte tė tmershme"? Pėr t'i ngritur kuroajon unė, iu drejtova duke i thėnė se ia vlente dhe jeta duhej jetuar ashtu si tė na vinte. Pas kėsaj ai mė ra shpatullave dhe mė tha: "Nuk e prisja kėtė pėrgjigjie nga njė njeri me kulturė", dhe u largua duke mė thėnė natėn e mirė. Po atė natė rreth orės dy tė natės, tre policėt e kapanonit tonė Hito Hitaj, Ali Gana dhe Skėnder Toskallari dhanė alarmin duke bėrtitur se njė i burgosur po vraponte fushės sė kampit nė drejtim tė zonės sė ndaluar atje ku ishin telat me gjembba qė rrethonin kampin. Ndėrkohė nga alarmi qė u bė, roja qė ishte aty parėn hapi zjarr me mitroloz dhe viktima i asaj nate ishte shoku im Virtut Gjylbegu. Tė nesėrmen erdhi njė komision nga Korēa pėr tė verifikuar ngjarjen", kujton Abdyl Banushi mbi vrasjen e shokut tė tij qė mbeti i vrarė nė telat me gjemba tė kampit tė Vloēishtit.


Protesta e Profesorit P.SH.
Por krahas atyre tė burgosurve qė mundėn t'i pėrballonin vuajtjet e shumta tė atij kampi, kishte dhe nga ata qė nuk mundėn tu rezistonin dot atyre tmerreve. Pėr njė nga kėta tė burgosur, Abdyl Banushi kujton: "Njė tė djelė komandanti i kampit Tasi Marko hyri nė shesh me uniformė parade. Zakonisht tė djelave ai mbante fjalime por atė ditė shumė nga tė burgosurit e rrethuan dhe filluan qė t'i ankoheshin pėr kushtet e vėshtira dhe gjendjen e rėndė shėndetėsore nė tė cilėn ndodheshin, duke i kėrkuar qė Drejtoria e Kampit t'i lejonte familjet qė tu sillnin cigare ushqime dhe rroba. Nė kohėn qė unė po prisja me zemėr tė ngrirė reagimin e Tasi Markos, ai buzėqeshi lehtė dhe me njė ngrohtėsi tė paparė ndonjėherė tha se do ta shikonte atė problem. Nė atė kohė njė i burgosur ja dha vrapit e mori drejtimin nga shpura e ushtarakėve qė shoqėronin komandantin e burgut dhe duke ēarė me forcė njė grup tė burgosurish i doli pėrpara me krahė hapur Tasi Markos e i tha: "Ju lutem zoti komandant mė dėgjoni dhe mua. Unė jetoj nė kushte tė tmershme dhe nuk i duroj dot, ju lutem" Komandanti u vrazhdėsua nė fytyrė dhe i tha: "Kush jeni ju"? Iburgosuri iu pėrgjigj: "Unė jam Profesori P. Sh. dhe kam qenė me Luftėn Nac-Ēl qysh nė vitin 1941. Nė Shkodėr kam punuar bashkė me shokėt e mi Sadik Boci, Sadik Bekteshi, Adil Ēarēani, Sulė Baholli, Qemal Gavoēi etj. Po s'mė besuat mund tė pyesni sejcilin prej tyre. Unė jam duke vuajtur kot nė burg zotėri, jam duke vuajtur gabimet e vėllait tim me grupin e deputetėve. Unė jam i pafajshėm zoti komandant, prandaj ju lutem mė dėrgoni nė burgun e Durrėsit, se kėtu jam duke vdekur". Pas gjithė atyre lutjeve komandanti Tasi Marko krej i bezdisur ia kthehu: "Ti nuk je mė i mirė se kėta tė tjerėt, tė punosh dhe tė realizosh normėn se je i ri. Deri sa je i dėnuar me punė tė detyruar kėshtu do tė bėsh, se ndryshe ka dhe mė keq". Pas kėsaj Profesori sa s'filloi tė qante dhe bėrtiste : "Po vdes, po vdes". Komandanti duke ikur ia ktheu: "Njė armik mė pak". Por nė atė kohė Profesori bėri njė lėvizje dhe ra nė gjunjė para komandantit, i cili i hodhi njė vėshtrim nga sipėr dhe i tha: "Pėrderisa ti je nga ata burra qė i bie nė gjunjė armikut tėnd,unė do tė kthej nė burgun nga ke ardhur, pra nė Durrės. Dhe nė atė kohė ai iu drejtua toger Qaniut qė tė pėrpilonte fletė-transferimin e Profesorit. Nė atė kohė shumė nga tė burgosurit u ndjenė keq dhe dy prej tyre Sh Ēelkupa dhe E. Podgorica qė ishin dėnuar me 20 vjet burg politik dhe kishin armiqėsi me Profesorin, donin tė dilnin nga rreshti dhe ta bėshtynin nė sy , por i mbajta unė. Por atė qė nuk e bėnė ata tė dy, e bėri njė tjetėr njeri i cili i preu rrugėn Profesorit qė po kthehej kokė ulur nė drejtim tė kazermave dhe i tha: "Ju zoti Profesor, me pėruljen tuaj tė turpėshme keni fyer gjithė nacionalizmin shqiptar", Profesori ngriti kokėn dhe pa se i burgosuri qė po i fliste ishte intelektuali Eqerem Ēabej". Profesori u transferua vėrtet nė burgun e Durrėsit dhe pas disa kohėsh mėsova se ishte arratisur nga Shqipėria.


Dėshtimi i arratisjes
Gjatė asaj kohe qė tė burgosurit vuanin dėnimin nė kampin e Vloēishtit, duke parė kushtet tepėr tė vėshtira nė tė cilat ndodheshin, disa prej tyre tentuan qė tė arratiseshin. Po a ja arritėn ata qėllimit? Lidhur me kėtė Abdyli kujton: "Shumė tė burgosur nga qė nuk i duronin kushtet e vėshtira tė kamit tė Vloēishtit, mendonin ditė e natė se si tė arratiseshin qė andej. Por duke parė se shumė nga tė burgosurit qė kishin tentuar tė arratiseshin, kishin mbetur tė vrarė nėpėr rrethimin e telave me gjėmba nga ushtarėt tė cilėt i qėllonin dhe i bėnin shoshė, njė grup tė burgosurish vendosėn qė tė bėnin njė tunel e me anė tė cilit tė dilnin jashtė kampit. Pėr kėtė ata u mblodhėn dhe caktuan tre grupe punė me nga pesė vetėtė (unė nuk bėja pjesė nė asnjė prej atyre grupeve) cilėt do tė punonin deri natėn vonė. Tuneli do tė hapej duke shfrytėzuar vrimėn nga derdheshin ujrat e zeza tė ĖC-sė. Pas afro njė muaj teksa katėr punėtorė ishin duke punuar, ata e kuptuan se po i afroheshin sipėrfaqes sė tokės, sepse gryka e tunelit kishte dalė nė fund tė shkallėve tė truprojes sė ushtarit. Ndėrsa ata e panė se po i afroheshin daljes sė shumėpritur dhe era e lirisė ishte fare pranė, njėri prej tyre u tha qė tė ktheheshin dhe tė lajmėronin shokėt. Teksa ata po ktheheshin, njė masė e madhe dheu u shėmb dhe u fundos nė brendėsinė e tunelit tė vogėl. Njėri nga tė burgosurit i frikėsuar nga ajo qė po ndodhte kėrceu jashtė. Ndėrkohė nga zhurma qė po ndodhte nėn kullėn e rojes, ushtari i shėrbimit u tmerrua dhe ja dha vrapit duke dalė nė njė arė me misėr qė ishte fare pranė rrethimit. Kur doli i burgosuri i dytė nga vrima, roja zuri tė bėrtiste duke thėnė se po dilnin njerėz nga dheu. Ndėrkohė pas tė dytit doli dhe njė tjetėr i burgosur dhe tė tre ja dhanė vrapit nė arėn me misėr duke ecur me zikzake pėr tu ruajtur nga breshėritė e automatikut tė ushtarit qė filloi t'i qėllonte. Tė tre ata mundėn qė tė arratiseshin, kurse i katėrti u bllokua nė tunel nga ushtarėt e tjerė qė erdhėn menjėherė nė atė vend", pėrfundon rrėfimin e tij Abdyl Banushi mbi dėshtimin e tentativės sė arratisejes nga kampi i temrrshėm i Vloēishtit ku vdiqėn rreth 73 tė burgosur.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.