Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Cdo mendim qe zgjat eshte kontradikte, cdo dashuri qe zgjat eshte urrejtje, cdo sinqeritet qe zgjat eshte genjeshter, cdo drejtesi qe zgjat eshte padrejetesi, cdo lumturi qe zgjat eshte fatkeqesi.
--- Schwob

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 132 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Kuzhina :: Receta e gatimit tė Krapit nė Shkodėr
Postuar nga: Fiori

Kuzhina Tava shkodrane e Krapit, vetėm nė Shkodėr

Historia e gatimit tradicional te peshkut, artistet e kulinarise shkodrane dhe si mund te pergatiten ne tavolinat tona ky ushqim. Flet kuzhinieri i njohur Xhelal Baku

Shume vete kane degjuar per Taven Shkodrane te Krapit. Shume te tjere sapo u ka rene rruga ne Shkoder kane patur deshire ta provojne ate. Ka nga ata qe kane ngelur te kenaqur ka nga ata qe edhe jo. Madje edhe ne qytete te tjera, pervec Shkodres eshte eksperimentuar te gatuhet nje tave e tille, por mjeshtrit e vertete te gatimit te saj nga Shkodra thone se ajo cdo gje mund te jete, vetem jo nje tave shkodrane e krapit.

Por cfare ka te vecante kjo gjelle dhe pse shkodranet e kane mbajtur dhe e mbajne ate per nje lloj krenarie?!

Shkodra njihet si pjese e Ballkanit dhe si e tille edhe ne artin e kulinarine ka dominuar kuzhina orientale. Kjo kuzhine ka si te vecante te asaj kohe se dominojne yndyrnat dhe salcat e ndryshme. Ne kete familje gjellesh futen edhe tava e krapit shkodrane. Thuhet shkodrane sepse ajo ka te vecantat e veta me shume gatime te ndryshme qe behen si ne Shkoder ashtu edhe ne disa qytete te tjera. Ajo ka nje recete krejt te vecante si ne sasine ashtu edhe ne llojet e asortimenteve te saj qe kane lidhje direkt me zonen e Shkodres.

Kjo tave e ka zanafillen e saj qe me lindjen dhe zhvillimin e pazarit te Shkodres, ku akshijte (guzhinieret sic quheshin ne ate kohe) e zhvilluan perpunimin e peshkut ne pergjithesi dhe te krapit ne vecanti. Nje nder pioneret dhe gatuesi me i mire i Taves Shkodrane te Krapit njihet Cuk Marku, i cili ne lokalin e tij gatuante vetem Tave Krapi dhe asgje tjeter. Njerezit vinin nga te gjitha lagjet e qytetit per te ngrene Taven e tij ne pazarin e vjeter, prane Ures se Bunes. Per shkodranet Tava e Krapi ishte nje lloj mburrje pasi vete Krapi eshte nder peshqit i vecante qe kultivohet ne liqenin e Shkodres. Ne tyrezat dhe gostite e ndryshme familjare ne Shkoder tryeza nuk ishte e plote ne rast se nuk kishte te servirur Taven e Krapit. Per madheshtine dhe historine e saj ka shume ndodhi nga jeta e gatimit dhe e servirjes se tij. Kryti i krapi zakonisht i servirej njeriut me te rendesishem te tavolines, ne shenje dallimi si dhe mikut me te rendesishem ne shenje respekti. Kaq shume eshte respektuar nje tradite e tille sa qe ne vitet '30, shkodranet mbajne mend se ne nje tavoline burrash si ishte zakoni, serviret tava e Krapit, por te zotet e shtepise ishin ne siklet se kujt t'ia jepnin krytin e Krapit. Kur e kane pare se asnje nga te ftuarit si dhe i zoti i shtepise nuk po vendosnin dot atehere njeri nga personat e kamur te qytetit te Shkodres u drejtohet burrave ne tavoline: "I fali dy ditar toke atij qe ma jep mua krytin e krapit", - dhe i zoti i shtepise nuk hezitoi per t’ia dhene, duke fituar keshtu token e premtuar ne sy te burrave te sofres.

Por, sic eshte gatimi i Taves se Krapit, mjeshteri me vehte, edhe ngrenia e Krytit te Krapit. Sipas kuzhinierit te vjeter, Xhelal Baku, dy persona mbaj mend qe e kane ngrene deri ne fund Krytin e krapit, aq sa nuk tepronte asgje per te ngrene macja. Ato jane Lin Simonin dhe profesor, Hamit Beqjen. Veshtiresia e tij qendron ne ate se ka shume kocka dhe shume yndyre.

Kush eshte Xhelal Baku ;

Ai ka lindur ne Shkoder ne vitin 1937. Zanatin e kuzhinierit ai e ka te trasheguar nga paraardhesit e tij Shaban, Abdullah dhe Caf Baku. Qe ne moshen 9 vjecare fillon dhe merr mesimet e para ne pazarin e vjeter te Shkodres ne dyqanin e te pareve te tij. Por krahas tyre ai ndjek shembullin edhe te emrave te degjuar ne kulinarine (Artin e te gatuarit) shkodrane si Rexhep Dyca, Smajl Kraja, Cuk Marku, Sule Drishti, Met Matlia, etj,etj. Ai tregon me krenari se Shaban Baku ka punuar ne fund te shek XVIII ne oborrin e Sulltanit ne Stamboll. Vlerat e tij nuk i mbeten pa u shfrytezuar edhe nga Dinastia e Bushatlinjve gjate sundimit te tyre, si dhe nga familjet e tjera me emer ne Shkoder. Madje ai ka qene edhe guzhinier i komandantit turk ne Shkoder, Hasan Riza Pasha, duke i sherbyer edhe naten e vrasjes se tij ne Shkoder.

Perse ngulni kembe ta quani Tava Shkodrane ?

Kete emer e ka marre jo vetem ngaqe kane qene shkodranet ato qe e kane gatuar te paret kete gjelle, por edhe asortimentet e saj jane te lidhur me zonen e Shkodres. Megjithese jane munduar edhe shkodrane te tjere, apo qytete te tjera ta gatuajne ate, jo te gjithe e kane respektuar receten e saj. Nuk mund te kuptohet tava e Krapit pa qepen e Drishtit, zone ne verilindje te Shkodres, e cila dallohet per nje embelsi te vecante te saj uthullen e forte te rrushit, hudhren e Sshkodres si dhe te famshmin pistil, nje lloj mase xhelatinoze elastike, e cila behet me nje lloj kumbulle qe rritet ne Shkoder si dhe me kumbulla te thata nga Tropoja. Sot edhe pse Pistili importohet, perseri nuk ka shijen e Pistilit te cilin e kane bere,ose e bejne akoma nenat tona ne shtepite e tyre. Prandaj pa keto asortimente te rralla nuk ka tave Krapi Origjinale, ne qofte se mund te shprehemi keshtu.

Po Krapi cfare vecorishe duhet te Kete qe te gatuhet ne kete menyre?

Ne rradhe te pare, Krapi jo ne te gjitha stinet e vitit ka shijen e tij me te mire.Koha me e pershtatshme eshte Maj -Qershor, ose ne kohen e manave sic thoshte populli dikur. Ai nuk duhet te jete me i madh se 4-5 kg dhe te serviret per 7-8 persona. Pa diskutim qe duhet te jete i fresket, sepse keshtu edhe ka shije te mire edhe pritet ne thela shume mire Ka raste kur disa thone se duhet futur ne frigorifer sa te mpikset per ta prere bukur, por ajo ndodh vetem me peshkun e ndenjur dhe jo te fresket.

RECETA

Cila eshte receptura e gatimit te kesaj Tave?

Krap i fresket 4-5 kg,mira eshte qe te jete Mashkull.

Qepe 1.5 kg

Hudhra 400 gr (te pa pastruara)

Domate 1 kg te pjekura ose salce, te ciles populli i Shkodres i thote Nerden, kjo sipas nevojes

Uthull 1\2 litri

Pistil dhe kumbulla te thata sipas shijes

Gjethe lari(Dafine)

Vaj Kikiriku 400 gr

Piper, kripe, majdanoz dhe sheqer.



GATIMI

Merret krapi dhe pastrohet nga luspat, te brendshmet, e ne menyre te vecante nga nje kocke qe gjendet ne gryken e kokes se krapit, te cilin shkodranet e quajne Pethi: Kjo kocke ka forme trekendeshi, e cila duhet hequr patjeter pasi i jep nje shije te hidhur taves se Krapit. Pas kesaj, peshkun e pastruar e presim ne thela 2-3 cm te trasha deri tek bishti i cili ne fund lihet sipas deshires. Kujdes duhet patur qe kokes se krapit ti lihet pak pjese nga trupi. Pas kesaj lahet me uje te bollshem dhe lihet te kulloje.Pasi eshte pastruar nga gjaku dhe uji, ne nje tigan i jepet nje faqe e lehte ne te dy anet duke e skuqur me vaj .Kjo sherben per ta mbledhe mishin e peshkut. Vajin e tiganit qe skuqem peshkun e ruajme pasi ne te do te pregatisim lengun e Taves ose icin sic i thone shkodranet



Pregatitja e Icit;

Marrim qepen dhe pasi e pastrojme, e grijme ne feta te holla per se gjati (si per sallate) e hedhim ne tiganin me vaj dhe kavertisim gjersa te marri nje ngjyre te kuqrremte.Pastaj hedhim hudhrat e pastruara edhe keto si dhe te prera ne gjysem ose ne katersh, ne varesi te madhesise se tyre dhe i kavertisim me qepen. Pastaj i hedhim domatet te cilave u kemi hequr lekuren me uje te vaket, ose Nerdenin (Salcen e Domateve) vazhdojme ti perziejme deri sa te behet nje mase uniforme (kur treten plotesisht qepet ne kete mase).

Pastaj i shtojme uthull rrushi sipas nevojes, pistil,- kumbulla te thata, piper, kripe, gjethe lari dhe i ziejne ne nje zjarr te ngadalte. Masa e ketij ici duhet te jete nje mase e njetrajtshme e trashe dhe nje shije pak xhelatinoze tipike e kesaj Tave qe ne gjuhen e Kulinarise quhet Gllasé. Ne varesi te uthulles, i shtohet edhe pak sheqer.

Pasi ici eshte gati, merren thelat e Krapit hidhen ne nje tave dhe mbi te hedhim icin. I shtojme pak uje, por me kujdes, duke patur parasysh edhe shterrimin e tij dhe futet ne nje furre me temperature normale 140°-150°C. Pasi Krapi ka marre faqe ne te dy anet e tij dhe ici eshte bere njesh me thelat dhe salca ka ngelur ne yndyren e vet, atehere Tava Shkodrane eshte gati. Pasi i hedhim pak majdanoz persiper e servirim ne tavoline.

Gjate servirjes per estetike, cdo thele i vendoset nga dy kumbulla te thata nga tava qe sherben si dekoracion ne forme Garniture.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.