Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė don me u ba zengin, niset mė sė pari me vjedhė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 126 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Ceshtje Kombetare :: Historiani Prof. Dr. Kristo Frashėri prononcohet mbi identitetin shqiptar
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Akademiku i nderuar pėrfshihet nė debatin mes dy shkrimtarėve

Identiteti i shqiptarėve dhe tė metat e debatit Qose-Kadare

Prof. Dr. KRISTO FRASHĖRI*

Debati qė po zhvillohet prej disa muajsh mbi “identitetin evropian tė shqiptarėve, (i cili fillimisht nisi me pėrgjigjen qė Rexhep Qosja i dha esesė me tė njėjtin titull tė Ismail Kadaresė), pastaj pjesėmarrja nė kėtė debat e dhjetėra penave shqiptare, nė thelb nga ana tematike ėshtė produktiv, por shumė shpejt u shndėrrua nė njė diskutim proliks mediatik.

Debati ishte produktiv mbasi ftonte qarqet intelektuale shqiptare tė jepnin kontributin e tyre nė lidhje me pėrputhjen ose mospėrputhjen e identitetit kombėtar shqiptar me identitetin kulturor evropian – temė kjo tepėr aktuale pėr ēėshtjen tonė kombėtare, “sidomos tani qė Shqipėria ndodhet – thekson I. Kadareja – nė prag tė marrėveshjes sė parė serioze me Bashkimin Evropian, ndėrsa Kosova, nė prag tė njohjes sė pavarėsisė sė saj nė arenėn ndėrkombėtare”.
Nga ana tjetėr, debati pėrveēse proliks, u bė edhe i mėrzitshėm, mbasi tė dy nismėtarėt e debatit dhe pothuajse tė gjithė pjesėmarrėsit nė tė, nuk iu pėrmbajtėn temės, por dolėn jashtė saj, duke u zgjatur e u stėrgjatur nė disa ēėshtje qė nuk kanė tė bėjnė me tė. Arsyet ndoshta janė dy:

Sė pari, tė dy partnerėt kryesorė tė debatit ose tė polemikės, ndonėse qė tė dy janė akademikė (njėri, Ismail Kadareja, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, tjetri Rexhep Qosja, anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės), ata u takojnė dy fushave tė ndryshme pune. Njėri, Ismail Kadareja, ėshtė shkrimtar i shquar nė fushėn e krijimtarisė letrare shqiptare, pra, anon kryesisht nga fusha e letėrsisė. Tjetri, Rexhep Qosja, ėshtė historian i letėrsisė shqiptare, ēka nėnkupton njė disiplinė shkencore tė ndėrtuar mbi parimet e kritikės letrare, pra, anon kryesisht nga fusha e shkencės. Kultura shqiptare do tė kishte pėrfitim nėse, tė dy kėta pena tė shquara debatin do ta zhvillonin nė fushėn e tyre, pra, nė fushėn e letėrsisė, meqėnėse Ismail Kadareja, ka dhėnė dėshmi se ėshtė i pėrgatitur edhe pėr kritikė letrare. Pėr fat tė keq, tė dy kėta vlera tė botės shqiptare sado qė kanė akumuluar njė kulturė pėr ta patur zili, kanė nxjerrė shpatat dhe luftojnė nė njė fushė beteje, pėr tė cilėn ata nuk janė tė pėrgatitur.

Tema – “identiteti evropian i shqiptarėve” - nuk i pėrket fushės sė letėrsisė, rrjedhimisht as fushės sė kritikės letrare. Ajo u takon disa disiplinave tė ndryshme tė marra bashkėrisht – historisė, sociologjisė, filozofisė, etnografisė, kulturės, nė fund tė fundit edhe gjuhėsisė. Si rrjedhim, identiteti kombėtar shqiptar, i cili nė thelb ėshtė njė identitet kulturor, nėnkupton vetira apo tipare, qė ndryshojnė nga ato tė kombeve tė tjera, siē janė: gjuha e pėrditshme, trashėgimia historike, kultura popullore, mentaliteti shoqėror, e drejta e pashkruar, mėnyra e jetesės, aspirata politike dhe nė disa momente historike, feja.
Pėr fat tė keq, tė dy penat tona tė shquara janė pėrqėndruar tek komponenti fetar, duke i dhėnė kėtij komponenti, nė ēėshtjen e identitetit kombėtar, njė rėndėsi mė tė madhė seē e ka p.sh. gjuha, tė cilėn feja, sidomos tek shqiptarėt, por siē do tė shihet edhe tek evropianėt, nuk e ka.

Dy janė gabimet themelore tė tyre:

I pari qėndron tek perceptimi jo i saktė qė ata kanė pėr apelativin “identitet”, nė mėnyrė tė veēantė pėr “identitet evropian”.

I dyti, qėndron tek njohja e cekėt e historisė sė popullit shqiptar nė veēanti dhe tė Kontinentit Evropian nė pėrgjithėsi.

Tė dy kėto defekte, sidomos, njohja e paktė e fenomeneve tė shoqėrisė shqiptare dhe tė proēeseve kulturorė tė Kontinentit Evropian, ka dhėnė shkas, qė ata tė largohen nga tema qendrore dhe tė kalojnė nė ēėshtje tė tjera krejt tė panevojshme pėr tė. Kėto defekte, kanė dhėnė gjithashtu shkas, qė ata tė kapen pas disa pikėpamjeve personale tė partnerit, tė cilat edhe nėse janė ose jo mėkate, nuk kanė tė bėjnė me temėn qendrore.

Pėrmbajtja e polemikės sė tyre, tė krijon pėrshtypjen, se nė largimin nga tematika qendrore, ka ndikuar edhe temperamenti sanguin, i cili nxit shqiptarėt, sidomos kur u preket sedra personale, tė kalojnė “pėr hakmarrje”, nė sulme dhe nė kundėrsulme denigruese personale. Dėshminė e parė e dha Rexhep Qosja, i cili, e ka mbushur polemikėn e tij, tepėr tė stėrgjatur, me hulumtime mbi qėndrimet politike tė dikurshme tė Ismail Kadaresė – elemente kėto, qė s’kanė tė bėjnė fare, as me problemin e identitetit kombėtar shqiptar, as me atė tė identitetit kulturor evropian. Partneri tjetėr, Ismail Kadareja, nė fillim u duk se ishte mė i pėrmbajtur ndaj sulmeve tė kundėrshtarit. Por edhe ai, nuk e nėnshtroi dot temperamentin sanguin shqiptar. Shumė shpejt erdhi dita kur ai deklaroi se nuk do t’i pėrgjigjej Rexhep Qoses mbasi kishte ndaj tij njė mospėrfillje. Pa kaluar dy javė, doli pėrsėri nė sipėrfaqe pėrgjigja e tij hakmarrėse qė tregon se partneri e kishte prekur nė sedėr. Shkurt, debati tregon se tė dy vlerat e kulturės shqiptare, njėri gegė e tjetri toskė, janė kombėtarisht njėsoj – tė dy janė shqiptarė tė mirėfilltė, tė dy kanė komponentin “hakmarrės” (jo gjakmarrės), tė identitetit shqiptar, njė komponent ky, tė cilin nuk e ka si veēori kryesore identiteti kulturor evropian.

Nė polemikėn e dy partnerėve tė shquar, vihet re edhe njė fenomen tjetėr i njohur, i cili ka lidhje me sedrėn e brishtė tė shqiptarėve. Zakonisht, shqiptarėt, e kanė shumė tė vėshtirė tė pranojnė gabimin qė pėrmban njė trajtesė e tyre edhe kur ky gabim bėn mu. Nė raste tė tilla, shkrimtari i prekur, pėrpiqet t’ia hedhė gabimin kundėrshtarit, duke thėnė se ky e paskėsh keqkuptuar. Kjo tendencė, e cila nė fillim u shfaq te shkrimet e Qoses, nuk vonoi tė shfaqet edhe nė shkrimin e fundit tė Kadaresė. Le tė pėrmendim edhe njė huq tjetėr. Ėshtė fjala pėr raportin midis “miqėsisė” dhe sė vėrtetės. Aristoteli ka thėnė: Amicus Plato, sed magis amica veritas”! (Jam mik i Platonit, por mė tepėr jam mik i sė vėrtetės). Kjo do tė thotė, se e vėrteta duhet pohuar edhe kur nuk i pėlqen mikut. Shqiptarėt kanė njė sentencė tė kundėrt: Nuk ėshtė mik ai qė harron mirėsinė. Sipas kėtij koncepti, kur njėri tė bėn njė tė mirė, ky ėshtė i detyruar t’ia shpėrblejė edhe sikur tė shkelė tė vėrtetėn, ndryshe quhet bukėshkalė. Mė duket se Ismail Kadareja, sado qė ka mbi 15 vjet qė jeton nė Francė, nuk ėshtė ēliruar ende nga kjo normė shqiptare, e trashėguar nga e kaluara. Kjo kuptohet kur ai thotė se Rexhep Qosja, me sulmet qė po i bėn atij, duket se e ka harruar nderin qė i ka bėrė kur ka rekomanduar botimin e njė shkrimi tė tij. Me fjalė tė tjera, pėr hir tė kėsaj mirėsie, Rexhep Qosja, duhej ta mbyllte gojėn. Nuk ke ē’i bėn, mbasi kėto janė tipare tė identitetit kulturor shqiptar, tė cilat nuk pėrbėjnė tipare tė identitetit kulturor evropian.

Shkarja nga tema qendrore, e ka degraduar debatin, pėr tė mos thėnė e ka bėrė atė shterpė. Si rrjedhim, ndėrsa lexuesi pret tė mėsojė argumentat e tė dyjave palėve rreth temės qendrore, pra, nėse ka pėrputhje ose mospėrputhje midis identitetit kombėtar shqiptar dhe identitetit kulturor evropian, atij i serviren produkte tė nxjerra me qėllim tė mirė apo tė keq (kjo nuk ka rėndėsi), nga biografia e partnerit. Kjo shkarje e debatit, vihet re me keqardhje edhe nė mjaft pjesėmarrės tė debatit, tė cilėt, nė shumicėn e rasteve, nė vend qė tė kontribuojnė nė zgjedhjen e temės, anojnė nga polemika personale. Shumė prej tyre, kujtojnė se japin kontribut nė trajtimin e temės duke shprehur vlerėsimin e tyre ndaj Ismail Kadaresė si shkrimtar ose ndaj Rexhep Qoses si kritik letrar. Janė pikėrisht kėto largime nga tema dhe kėto pėrqėndrime rreth biografisė personale tė njėrit apo tė tjetrit qė e kanė bėrė debatin tė mėrzitshėm.
Kritika ose sulme, mbi disa qėndrime ose pikėpamje personale tė Ismail Kadaresė apo tė Rexhep Qoses, tė shkėputura nga e kaluara e tyre, janė bėrė edhe mė parė nga shkrimtarė tė ndryshėm, disa nga tė cilėt, janė pėrpjekur t’i mbulojnė, disa tė tjerė t’i amplifikojnė.

Shkrimtarėve tė shquar ose krititkėve tė shquar nuk ka pėrse jeta e tyre private ose pikėpamjet e tyre e tyre personale t’u mbulohen ose t’u theksohen, kur ata trajtojnė njė problem qė nuk ka tė bėjė me jetėn e tyre, siē ėshtė rasti i temės: “Identiteti Evropian i Shqiptarėve”. Historia nuk shkon pas llogjikės sė kafeneve, as pas kodit tė puritanėve. Nuk e vlerėson njeriun e artit, shkencės e kulturės nga qėndrimet e tij personale nė jetėn politike, por nga kontributi qė ai i ka dhėnė shoqėrisė nė fushėn e vet, pėr tė ecur pėrpara.
Nė kohėn e tyre Jul Qezari, apo Uilliam Shekspiri, pėr shembull, janė pėrgojuar pėr sjellje morale tė papėrshtatshme. Por, historia nuk i ka pėrfillur fare kėto pėrgojime. Pėrkundrazi, ajo i ka vėnė ata nė piedestalin e pėrjetėsisė. Ismail Kadareja, ashtu edhe Rexhep Qosja, mund tė kenė dobėsi nė biografitė e tyre, por kritika letrare, mbi tė cilėn ndėrtohet historia e letėrsisė dhe e kulturės nuk merret me to.

Stigmatizimet qė i bėhen Ismail Kadaresė herė pas here, si “shkrimtar oborrtar”, si “disident i simuluar”, apo si “mospėrfillės i rivalėve” nuk mund ta zbehin vendin qė ai zė nė letėrsinė shqipe. Sot pėr sot, ai ėshtė shkrimtari mė i lexuar brenda dhe jashtė vendit. Me veprat e veta tė pėrkthyera nė njė mori gjuhėsh tė huaja, ai e pėrfaqėson mė mirė se ēdo shkrimtar tjetėr Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare. Nuk mund tė mohohet pra, se ai ėshtė shkrimtari shqiptar mė i shquar i ditėve tona. Edhe pėr Rexhep Qosen janė bėrė kritika pėr qėndrime politike tė paqarta, siē janė insinuatat pėr anėtarėsinė e tij nė Partinė Titiste, ose pėr dobėsi tė tjera tė cilat stonojnė me mentalitetin dhe me shijet tona. Ai ka dhėnė shembuj se nuk i duron dot kritikat qė i drejtohen nga kolegėt pėr shkrimet e tij letrare, tė cilat i vlerėson pėr dashakeqėsi. I tillė ėshtė pėr shembull pamfleti i tij prej qindra faqesh me titull “Morfologjia e njė fushate”, (Prishtinė 1980), i mbushur me sulme fyese ndaj kolegėve tė vet kosovarė, nė njė kohė kur inteligjenca shqiptare e Kosovės ndodhej nė pragun e shpėrthimit nacionalist tė Beogradit. Edhe me polemikėn me Ismail Kadarenė, ai e ka tepruar duke u larguar shpeshherė nga tema me qėllim qė tė gjejė nė ēdo hap tek partneri i vet “qimen” nė “pėrpeq”. Megjithatė kjo prirje nuk e cėnon vendin e merituar qė Rexhep Qosja zė nė konstelacionin kulturor shqiptar. Ai ėshtė njė mendimtar i shquar i kulturės shqiptare dhe njė historian me vlerė i letėrsisė shqipe. Nėse Kadareja na ka dhėnė me dhjetėra romane, tregime, vjersha tė cilat lexohen me kėnaqėsi nga brezi i ri, edhe Qosja nuk qėndron prapa, veēse nė njė drejtim tjetėr, nė fushėn e trajtesave shkencore, tė cilat pėrmbledhin njė gamė temash studimore letrare dhe kulturore.

Si pėrfundim, vlera e mirėfilltė e Ismail Kadaresė dhe e Rexhep Qoses qėndron, jo te biografia e tyre personale, as tek simpatitė ose antipatitė qė mund tė kemi pėr ta, por te veprat e tyre letrare dhe kulturore – tek kontributi qė ata i kanė dhėnė me veprat e tyre letėrsisė dhe kulturės shqiptare.

Pavarėsisht nga kėto vlera, duhet tė pranojmė se me gjithė energjitė e shpenzuara nga dy personalitetet e shquara tė kulturės shqiptare dhe me gjithė ngjyrėn e harxhuar nga pjesėmarrėsit jo tė pakėt nė debat, korniza e identitetit kombėtar shqiptar dhe ajo e identitetit kulturor evropian, mė tej ēėshtja e raportit midis tyre, mė saktė ēėshtja e pėrputhjes apo mospėrputhjes sė tyre ka mbetur shkencėrisht e pandriēuar. Pa pretenduar se do ta shterojmė problemin e dy identiteteve nė kėtė trajtesė tė shkurtėr, do tė orvatemi tė ndihmojmė sado pak nė ndriēimin e tyre.

2 – MBI IDENTITETIN EVROPIANTĖ SHQIPTARĖVE

Debati rreth identitetit evropian tė shqiptarėve mund tė vihet nė hulli tė drejtė, vetėm pasi t’i pėrgjigjemi pyetjes: Ēfarė kuptojmė me identitet? Pėr tė kaluar tek pyetja tjetėr: Ēfarė kuptojmė me identitet shqiptar? Pėr tė arritur pastaj tek pyetja e fundit: Ēfarė kuptojmė me identitet evropian?

Nė vėshtrim tė pėrgjithshėm, me identitet nėnkuptojmė veēantitė apo tiparet qė ka njė send, tė cilat nuk ndeshen bashkėrisht nė sendet e tjera. Nė gjirin e shoqėrisė njerėzore ēdo hallkė e saj ka identitetin e vet, i cili mund tė jetė fizik, moral, kulturor, juridik e politik. Kėshtu pėr shembull, njeriu, qenia bazė e shoqėrisė njerėzore, burrė ose grua qoftė, ka si tipar themelor identitetin fizik, nė vėshtrimin antropologjik, pra veēori thjesht personale qė nuk ndeshen tė gjitha sė bashku tek qeniet e tjera: emri, mbiemri, vendlindja, datėlindja, atėsia, amėsia, seksi, lartėsia trupore, ngjyra e lėkurės, e flokėve, e syve, defektet fizike dhe kohėt e fundit shenjat e gishtėrinjve ose shenjat biometrike. Nė tė njėjtėn kohė po ajo qenie njerėzore ka edhe identitetin e vet kulturor e qytetar, me tė cilin nėnkuptohen: gjuha amtare, arsimi i kryer, pėrkatėsia etnike, qytetaria shtetėrore, nė disa raste (por jo kurdoherė) edhe pėrkatėsia fetare etj, tė cilat edhe pse janė pėrkatėsi personale, nuk hyjnė nė qerthullin e identitetit tė mirėfilltė, mbasi ndeshen edhe nė qenie tė tjera tė shoqėrisė njerėzore.

Nė hallkat e tjera tė shoqėrisė njerėzore siē janė: bashkėsia familjare, bashkėsia fshatare, bashkėsia qytetare, bashkėsia krahinore, bashkėsia kombėtare – identitetet fizike vijnė duke u zbehur, kurse nė plan tė parė spikatin identitetet kulturore dhe qytetare.

Megjithatė, ka raste kur pėrkatėsia fetare ėshtė pėrfshirė nė identitetin familjar, fshatar, qytetar, krahinor dhe kombėtar, si pėr shembull tek polakėt (tė gjithė katolikė), ose te grekėt (tė gjithė ortodoksė), ose te turqit (tė gjithė myslymanė). Por ka raste kur pėrkatėsia fetare nuk pėrfshihet jo vetėm nė identitetin kombėtar (si p.sh. tek gjermanėt, tė ndarė nė protestantė dhe katolikė, apo tek shqiptarėt tė ndarė nė synitė, bektashinj, ortodoksė, katolikė), por as nė identitetin familjar siē e ndeshim pėr shembull, si dikur, tek familjet laramane tė Lurės, ku njėri vėlla ishte myslyman dhe tjetri katolik, pa qenė nevoja tė pėrmendim familjet mikse nga pikėpamja fetare tė ditėve tona.

Ēdo komb pėrfaqėsohet me identitetin e vet kombėtar, i cili nė thelb ėshtė njė identitet kulturor dhe qytetar, me komponente tė tillė siē janė gjuha e banorėve, trashėgimia historike, kultura popullore, mentaliteti shoqėror, mėnyra e jetesės, e drejta e pashkruar, por siē u tha dhe siē do tė shtjellohet mė hollėsisht mė tej, jo feja.

Deri kėtu, dinamika e problemit duket sikur shkon vaj. Por, kur rrekemi tė pėrvijėzojmė identitetin evropian, problemi ndėrlikohet. Lind pyetja: A ka Evropa identitet fizik dhe identitet kulturor e qytetar? Nėse po, si mund tė pėrvijėzohen kėto dy identitete?

Identitetin fizik tė Evropės e pėrcaktojnė gjeografia fizike e hapėsirės sė saj dhe kombet ose shtetet qė bėjnė pjesė nė tė. Nga kjo pikėpamje identiteti fizik i Evropės ndryshon jo vetėm nga ai i kontinenteve tė tjerė, por edhe nga ai i kombeve qė bėjnė pjesė nė tė, tė cilėt janė nė raport me kontinentin si pjesa me tė tėrėn.

Ndryshe qėndron puna me identitetin kulturor dhe qytetar. Evropa ėshtė njė kontinent i pėrbėrė nga njė mori kombesh, tė cilėt dallohen midis tyre nga: gjuha amtare, pozicioni gjeografik, trashėgimia historike, kultura popullore, mentaliteti shoqėror, e drejta e pashkruar, mėnyra e jetesės etj. Si rrjedhim Kontinenti Evropian nuk ka njė identitet kulturor dhe qytetar tė pėrcaktuar. Ai pėrbėhet nga njė larmi identitetesh kulturore dhe qytetare kombėtare, nga tė cilėt asnjėri nuk mund tė pėrfaqėsojė identitetin kulturor dhe qytetar tė Kontinentit. Edhe nė kėtė rast, identiteti kulturor dhe qytetar i ēdo kombi evropian ėshtė nė raport me atė qė do tė ishte identiteti kulturor evropian, si pjesa me tė tėrėn. Shkurt, Evropa si kontinent nuk ka asnjė identitet tė mirėfilltė kulturor e qytetar tė saj. Nėse nga kjo pikėpamje duhet tė flasim pėr njė identitet tė mirėfilltė kulturor e qytetar evropian, kėtė duhet ta kėrkojmė tek larmia e identiteteve kulturorė e qytetare tė kombeve qė jetojnė nė gjirin e saj, pra tek mungesa e njė identiteti tė mirėfilltė evropian. Nėse ėshtė kėshtu lind pyetja: Ēfarė nėnkuptojnė Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja kur flasin pėr identitetin evropian tė shqiptarėve?

Debati mbi identitetin “evropian” tė shqiptarėve u gozhdua pas peshės qė ushtron feja nė identitetin kombėtar tė shqiptarėve dhe me dėmin qė i ka sjellė kėtij identiteti feja islame nė veēanti dhe sundimi osman nė pėrgjithėsi. Debati u gozhdua aq tepėr sa pjesėmarrėsit nuk kanė prekur asnjė nga komponentėt (pėrbėrėsit) realė tė identitetit kombėtar shqiptar, por janė zgjatur e stėrgjatur rreth rolit tė fesė islame nė kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi. Si vijė ndarėse nė kėtė debat shėrbyen pikėpamjet e shprehura fillimisht nga Ismail Kadareja dhe polemikėn qė zhvilloi Rexhep Qosja me kėtė pikėpamje. Qė tė dy i dhanė njė rėndėsi tė tepruar komponentit fetar nė pėrcaktimin e identitetit kombėtar tė shqiptarėve. Megjithė rėndėsinė, sipas meje tė tepruar tė komponentit fetar, tė dy shkrimtarėt nuk e kanė aplikuar njėsoj vendin qė zė ky komponent nė identitetin kombėtar tė shqiptarėve.

Ismail Kadareja nė esenė e vet me titull “Identiteti Evropian i Shqiptarėve”, (botuar nga “Onufri”, Tiranė 2006), i vė njė theks tė tepruar komponentit fetar, qoftė i krishterė, qoftė mslyman, kur flet pėr identitetin shqiptar tė shekujve tė kaluar. Ai pranon se pėr njė kohė tė gjatė identiteti kombėtar shqiptar u gatua duke patur si komponent fenė e krishterė. Me kėtė komponent fetar, shqiptarėt kishin sipas tij, njė identitet tė plotė “evropian”. Por mė vonė, ai mendon se me pushtimin osman tė Shqipėrisė, kur feja islame e diktuar nga Perandoria e Gjysmėhėnės pėr interesat e saj politike zėvendėsoi fenė e krishterė si pėrbėrėse nė identitetin kombėtar tė shumicės sė popullsisė shqiptare, identiteti i tyre “evropian” u dėmtua. Dėmin qė solli islamizmi, ai e amplifikoi aq tepėr, sa edhe letėrsinė shqipe tė bejtexhinjve qė lindi nė shek. XVIII, e gjykon si njė letėrsi perverse dhe imorale tė ambienteve myslymane shqiptare, e cila, gjithnjė sipas tij, e ka dėmtuar edhe mė rėndė identitetin kombėtar shqiptar.

Kėto pikėpamje na bėjnė tė dyshojmė, siē do tė shihet mė tej, se Ismail Kadareja nuk i njeh sa duhet se cilėt kanė qenė komponentėt e identitetit kombėtar shqiptar nė tė kaluarėn, se nuk e njeh sa duhet historinė fetare tė Shqipėrisė, madje as Historinė e Letėrsisė Shqipe tė bejtexhinjve, se mė nė fund, nuk ka dijeni tė plotė mbi natyrėn e islamizmit shqiptar apo ortodoksisė shqiptare, apo tė katolicizmit shqiptar.

Pavarėsisht nga kėto dobėsi, Ismail Kadareja ka tė drejtė kur thekson se nė sajė tė ideologjisė sė Rilindjes Kombėtare pėrbėrėsi fetar islam, nė identitetin kombėtar tė shumicės shqiptare, erdhi duke u venitur. Veēse pyesim: - Pse vetėm islam dhe jo edhe komponentėt fetarė tė krishterė, pėrderisa Rilindja Kombėtare ishte lėvizje laike?

Meqė jemi nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare, gjejmė rastin tė vėmė nė dukje se Ismail Kadareja, nė intervistėn qė i dha “Zėrit tė Amerikės”, nė lidhje me krijimin e dy shteteve tė veēuara shqiptare nė Ballkan (Shqipėrisė dhe Kosovės), tha ndėr tė tjera se: “Pėr shumėkėnd – (krijimi i dy shteteve tė veēuara, - K.F.), - u duk nė fillim si pak e ēuditshme, e papranueshme. Kėtu, - shtoi ai - nuk ka asgjė tė papranueshme, ėshtė normale… Nuk duhet harruar – vazhdoi Ismail Kadareja – qė dikur, nėse hapim kronikat e Rilindjes, flitej pėr katėr Shqipėri, ose katėr vilajete, siē quheshin. Prandaj kėtu nuk ka asgjė tė keqe dhe kjo ėshtė nė pėrvojėn qė e njeh bota”. (Gazeta “Korrieri”, 23 Prill 2006). Njė shkrimtari tė shquar, nuk i lejohet nė asnjė mėnyrė tė flasė broēkulla tė tilla – tė identifikojė vilajetin me shtetin kombėtar, kur dihet fare mirė se vilajeti ishte njė njėsi administrative turke e shtrirė nė mbarė territoret e Perandorisė Osmane. Si rrjedhim, tė katėr vilajetet, ku bėnin pjesė edhe trojet shqiptare, nuk qenė shtete shqiptare, as tė pavarura, as autonome qė tė quhen katėr Shqipėri. Ky pohim fyen Rilindėsit tanė tė menēur, tė cilėt luftuan pėr bashkimin e katėr vilajeteve turke, ku bėnin pjesė trojet shqiptare, nė njė vilajet tė vetėm qė tė quhej vilajeti shqiptar dhe tė ishte tė paktėn autonom, pikėrisht pėr tė mos qenė tė ndarė nė katėr vilajete qė nuk njiheshin pėr Shqipėri. Nga ana tjetėr ky pohim i Ismail Kadaresė, ėshtė njė dėshmi pėr njohuritė e tij tė cunguara nė fushėn e Historisė sė Shqipėrisė. Pavarėsisht nga kjo parantezė, Ismail Kadareja ka tė drejtė kur thotė se me identitetin kombėtar qė sot kanė pėrvehtėsuar shqiptarėt e tė gjitha riteve fetare, kombi shqiptar ėshtė i pėrgatitur pėr t’u integruar nė Bashkimin Evropian.

Ndryshe mendon Rexhep Qosja. Nė polemikėn me Ismail Kadarenė, pikėpamjet e veta nė kėtė ēėshtje i ka parashtruar nė tri broshura tė botuara njėra pas tjetrės kėtė vit – “Realiteti i shpėrfillur”, “Ideologjia e shpėrbėrjes”, “Tė vėrtetat e vonuara” (Toena 2006). Edhe Rexhep Qosja pranon se dikur identiteti kombėtar shqiptar ishte gatuar duke patur si komponent fenė e krishterė. Ai pranon gjithashtu, se feja islame u pėrqafua nga shumica e shqiptarėve gjatė shekujve tė sundimit osman. Por, ndryshe nga Ismail Kadareja, ai ngul kėmbė se fetė dhe ritet dhe sektet fetare pa dallime (islamizmi, ortodoksia, katoliēizmi), ndėrhyjnė nė identitetin kombėtar tė shqiptarėve duke u integruar aq thellė nė identitetin kombėtar, sa edhe nė ditėt tona janė pėrbėrės tė tij. Si rrjedhim, sot, mendon ai, ne kemi njė identitet kombėtar tė copėzuar sipas riteve fetare, pra kemi identitetin myslyman shqiptar, identitetin ortodoks shqiptar, identitetin katolik shqiptar. Si pėrfundim, Rexhep Qosja, mendon se shqiptarėt janė tė pėrgatitur vetėm pėrgjysėm pėr t’u integruar nė identitetin evropian, kurse gjysma tjetėr (ėshtė fjala pėr shumicėn myslymane tė shqiptarėve), ėshtė ende e papėrgatitur pėr t’u pėrfshirė nė familjen evropiane, pėr faktin se Bashkimi Evropian ėshtė njė bashkėsi popujsh tė krishterė. Veē kėsaj, edhe Rexhep Qosja, pėrdor nė disa raste argumenta tė pasakta, tė deformuara qė nuk kanė vlerė shkencore, tė cilat tregojnė se, ashtu si Ismail Kadareja, edhe ai, nuk e njeh sa duhet Historinė e Shqipėrisė, pėrfshirė edhe historinė fetare tė shqiptarėve.

Nė kėtė mėnyrė tė vėshtruari, tė dy palėt gabojnė kur i japin rėndėsi si pėrbėrės tė identitetit kombėtar shqiptar – pavarėsisht se njėri – Ismail Kadareja, e sheh fenė si pėrbėrės tė identitetit pėr shekujt e kaluar, kurse tjetri, - Rexhep Qosja, e sheh kėtė pėrbėrės tė identitetit edhe nė ditėt tona. Sikurse do tė trajtohet mė tej, teza e Ismail Kadaresė ka nevojė pėr korrigjim, kurse analiza e Rexhep Qoses ėshtė fund e krye e gabuar.

3 – FEJA DHE QYTETĖRIMI

Nga sa u tha deri tani, nė rastin tonė nuk kemi pėrse tė diskutojmė nė lidhje mė pėrputhjen ose mospėrputhjen e identitetit kombėtar shqiptar me identitetin kulturor evropian, pėrderisa, sikurse u tha, nuk ka njė identitet tė pėrcaktuar evropian. Pėr mė tepėr, pėrputhjen e ka vulosur historia dhe gjeografia. Shqiptarėt pavarėsisht nga identiteti i tyre i veēantė, qoftė edhe me ndikime nga bota lindore, nuk ka pėrse tė pėrjashtohen nga Bashkėsia Evropiane. Ata bėjnė pjesė nė kėtė bashkėsi popujsh pėr dy arsye: E para, se nga pikėpamja fizike ata banojnė nė kėtė kontinent tė larmishėm, madje mė herėt se shumica e kombeve tė tjerė, tė paktėn qė nga agimi i historisė; e dyta, se pavarėsisht nga identiteti i tyre kombėtar i veēantė edhe shqiptarėt janė nė marrėdhėnie me identitetin e supozuar evropian, pra si pjesa me tė tėrėn. Po tė jetė kėshtu, pėrse po bėhet kaq zhurmė nė lidhje me pėrputhjen ose mospėrputhjen e identitetit kombėtar shqiptar me identitetin kulturor evropian? Mendoj se zhurma bėhet ngaqė, si Ismail Kadareja, si Rexhep Qosja, ashtu edhe pjesėmarrėsit e tjerė tė debatit, kanė njė perceptim jo tė saktė nė lidhje me pėrkufizimin e termit “identitet”. Kam frikė se ata e ngatėrrojnė identitetin me qytetė-rimin.

Siē u tha, me identitet nėnkuptohet tėrėsia e tipareve fizike, morale dhe qytetare qė ka njė komb i caktuar, tė cilat e dallojnė atė nga kombet e tjerė. Pėrkundrazi, me qytetėrim nėnkuptojmė tėrėsinė e rezultateve qė ka arritur njė shoqėri e caktuar nė njė periudhė tė caktuar nė fusha tė ndryshme tė veprimtarisė njerėzore – nė fushėn e prodhimit, shkencės, teknikės, filozofisė, politikės, kulturės, artit, letėrsisė pėrfshirė institucionet publike dhe institucionet private nė kėto fusha – rezultate kėto, qė mund tė jenė arritur nga njė shoqėri e madhe (siē ėshtė p.sh. qytetėrimi kinez), nga njė grup kombesh apo shtetesh (siē ėshtė qytetėrimi perėndimor), madje edhe nga njė komb i vetėm (si p.sh. qytetėrimi shqiptar).

Dallimi midis identitetit dhe qytetėrimit ėshtė i prerė dhe nga njė pikėpamje tjetėr. Identiteti ėshtė pronė e njė populli, as jepet, as merret, as tjetėrsohet, pėrkundrazi qytetėrimi ėshtė njė arritje me dyer tė hapura, jepet, merret dhe tjetėrsohet.

Siē do tė shihet mė tej, pėrveē pėshtjellimit midis identitetit evropian dhe qytetėrimit evropian nė debat, vihet re edhe njė pėshtjellim tjetėr. Ėshtė fjala pėr Bashkimin Evropian, i cili tek ndonjėri nuk dallohet qartė prej dy kategorive tė pėrmendura. Nė tė vėrtetė, kemi tė bėjmė me tre kategori tė ndryshme – “Identiteti Evropian”, “Qytetėrimi Evropian” dhe “Bashkimi Evropian”.

Si pėrfundim, debati i zhvilluar deri tani mbi ēėshtjen e shtruar fillimisht nga Ismail Kadareja mbi identitetin “evropian” tė shqiptarėve, ka qenė i pakapshėm, kurse pjesėmarrja ne temėn “Identiteti kombėtar shqiptar” pėrballė “Identitetit kulturor evropian” ka qenė e panevojshme.

Njė ēėshtje tjetėr qė ka shkaktuar pėshtjellim nė kėtė debat ėshtė rėndėsia qė i kanė dhėnė fesė si pėrbėrės Ismail Kadareja, Rexhep Qosja sė bashku me disa pjesėmarrės nė kėtė debat, jo vetėm nė identitetin kombėtar shqiptar, por edhe nė qytetėrimin evropian, madje sipas ndonjėrit edhe nė fushėn e Bashkimit Evropian. Ajo qė vlen tė diskutohet paraprakisht nė kėtė debat ėshtė pyetja: A ėshtė i drejtė perceptimi qė ndeshet ndėr disa shkrime, autorėt e tė cilave e identifikojnė fenė me kombėsi apo me qytetėrimin, ose pėr tė qenė mė tė saktė i japin fesė prerogativat e njė kombėsie, sidomos tė njė qytetėrimi?

Kėshtu, jo rrallė, ata flasin pėr njė qytetėrim tė krishterė, pėr analogji pėr njė qytetėrim islam dhe pėr gjurmėt qė kėto qytetėrime kanė lėnė nė identitetin kombėtar shqiptar. Nė tė njėjtėn kohė, ata tė krijojnė pėrshtypjen sikur e identifikojnė qytetėrimin e krishterė me qytetėrimin perėndimor dhe qytetėrimin islam me qytetėrimin lindor.

A ėshtė i drejtė ky identifikim? Lidhjet e tyre nuk mund tė mohohen. Por, pyetja kėtu shtrohet: A e krijuan kėto dy fe, tė cilat erdhėn qė tė dyja nga Lindja, njėra qytetėrimin perėndimor dhe tjetra qytetėrimin lindor?

Nė lidhje me kėto shtrohet pyetja: A ka njė qytetėrim tė krishterė dhe pėr analogji, a ka njė qytetėrim islam? Tė dyja kėto pyetje mund tė pėrmblidhen nė pyetjen paraprake: A mund tė krijojnė fetė qytetėrime? A mund tė flitet pėr njė qytetėrim me pėrmbajtje fetare, pra pėr njė qytetėrim tė krishterė, islam, hebraik, budist, brahman etj? Jo rrallė flitet nė publicistikėn botėrore pa pėrjashtuar edhe punime kulturore pėr njė qytetėrim islam. Edhe Sami Frashėri ka bėrė njė punim me titull:”Qytetėrimi Islam” (Medeniyeti Islamiyye, Instambul 1886). Synimi i tij nė kėtė punim ishte tė mbronte pikėpamjen se qytetėrimi qė u zhvillua nė tė kaluarėn nė popujt myslymanė, quhej nė kohėn e tij, pa tė drejtė qytetėrim arab. Sipas tij ky emėrtim qe i pasaktė, mbasi atė qytetėrim nuk e krijuan, as e pėrpunuan vetėm popujt arabė, por edhe popujt joarabė, qė pėrqafuan fenė islame, siē ishin iranianėt, turkmenėt, kirgizėt, kazakėt, uzbekėt, pakistanezėt, indonezianėt deri tek turqit, pa lėnė jashtė grupet myslymane ballkanike. Me kėtė emėrtim tė ri, Sami Frashėri mendonte se korrigjonte njė pėrkufizim historik jo tė saktė, me fjalė tė tjera ai mendonte qė merita e atij qytetėrimi nuk u takonte vetėm popujve arabė, por siē ėshtė e vėrteta edhe popujve joarabė. Megjithatė edhe pėrkufizimi i tij i ri, ndonėse mė afėr sė vėrtetės, nuk ishte plotėsisht i drejtė. Pėr t’u bindur nėse ka ose jo njė qytetėrim islam ose njė qytetėrim tė krishterė, mjafton t’i pėrgjigjemi pyetjes se ē’ėshtė feja nė vetvete dhe mė tej, nėse feja ciladoqoftė, a prodhon dot qytetėrim?

Feja ėshtė njė bindje, mė saktė njė besim (njė credo), me njė bazė tė caktuar teologjike, filozofike, morale dhe me njė procedurė tė caktuar rituale. Si e tillė, feja, nuk ka fuqi tė krijojė njė qytetėrim, i cili ka si komponent, sikurse u tha, tėrėsinė e rezultateve tė arritura nė fusha tė ndryshme tė veprimtarisė njerėzore – nė fushėn e prodhimit, shkencės, teknikės, filozofisė, politikės, artit, kulturės sė bashku me institucionet publike dhe me institucionet private tė kėtyre fushave. Modelet e vetme qė kanė krijuar fetė nė fushėn e institucioneve shoqėrore kanė qenė kuvendet, manastiret, teqetė, etj. Siē dihet, kėto institucione nuk kanė pėrfshirė mbarė shoqėrinė njerėzore. Ato kanė lindur dhe kanė vepruar si institucione tė veēuara ose tė mėnjanuara nga shoqėria e mirėfilltė njerėzore. Jashtė mureve tė tyre, ashtu si dhe jashtė faltoreve fetare, shoqėria njerėzore ka ecur nė bazė tė ligjeve ekonomike, politike, juridike, familjare, fshatare, qytetare, shtetėrore, ndėrkombėtare, tė pavarura nga fetė. Rolin e tyre nė shoqėri, fetė e kanė ushtruar duke pėrcjellė tek besimtarėt, gjatė ceremonive liturgjike, predikime periodike, nė rastin mė tė mirė, me anėn e ligjėratave arsimore “credon” e tyre teologjike, botėkuptimin e tyre filozofik, moralin e tyre shoqėror, tė cilat nuk pėrfaqėsojnė nė vetvete nė asnjė mėnyrė njė qytetėrim.
Veē kėsaj, qytetėrimi i njė kombi nuk ėshtė njė sintezė statike e caktuar njė herė e pėrgjithmonė, por njė kategori historike, e cila si tė gjitha kategoritė e tjera historike, ėshtė vazhdimisht nė zhvillim. Qytetėrimi, ėshtė njė udhėtim i pandėrprerė, njė udhėtim pa fund i shoqėrisė njerėzore, duke kaluar nga njė stacion mė i ulėt, nė njė stacion mė tė pėrparuar, me kushtetutė vazhdimisht tė ndryshueshme.

Pėrkundrazi, fetė kanė njė doktrinė teologjike, filozofike, morale dhe njė ceremoni tė ritualit tė tyre tė pėrcaktuar njė herė e pėrgjithmonė nė “Ungjijtė”, dhe nė “Kuran”, tė cilat janė pėr to kushtetuta tė pėrhershme. Ato nuk ndryshojnė siē ndryshojnė periodikisht kushtetutat shtetėrore ose normat e sė drejtės zakonore.
Gabimi i pajustifikuar i Rexhep Qoses nė debatin mbi identitetin “evropian” tė shqiptarėve, ėshtė perceptimi i pasaktė qė ai ka pėr fenė islame, tė cilėn ai e identifikon me qytetėrimin oriental. Pra, islamizmi, ashtu si fetė e tjera, nuk ėshtė njė qytetėrim. Nė ndonjė rast mund tė jetė pjesėmarrės i njė qytetėrimi, por jo nė vetvete njė qytetėrim. Si rrjedhim, as islamizmi nuk ka qenė nė gjendje tė krijojė njė qytetėrim, sepse qytetėrimin e krijojnė njerėzit (pavarėsisht nga besimi qė kanė nė ndėrgjegjen e tyre), tė organizuar nė shoqėri njerėzore, nė luftėn e tyre tė pandėrprerė pėr jetesė.

Feja nuk ka krijuar qytetėrim as nė shtetet teokratike, kur rrjeti administrativ – fetar ka qenė i integruar nė rrjetin administrativ – shtetėror, ose kur e ka mbėshtetur atė. Ėshtė e vėrtetė se Perandoria Osmane ishte njė shtet teokratik, pra, njė shtet ku feja islame ushtronte njė ndikim tė madh nė veprimtarinė e saj publike dhe administrative, juridike, ushtarake, kulturore. Megjithatė, ai nė fund tė fundit ishte njė shtet i cili si ēdo shtet i tė gjitha kohėve udhėhiqej nga interesat politike, ekonomike, diplomatike tė cilat nuk kishin lidhje me fenė. Dėshmi janė luftėrat e shpeshta me kosto tė madhe njerėzore, materiale dhe financiare qė Perandoria Osmane ka zhvilluar kohė pas kohe kundėr mbretėrisė islamike tė Iranit, ose nė ditėt tona, Republika e Iranit kundėr Republikės sė Irakut.
Feja islame, ashtu siē zbatohej nė Perandorinė Osmane, nuk bėnte gjė tjetėr veēse e ndihmonte atė shtet tė pėrmbushte mė mirė funksionet dhe nevojat e qytetėrimit tė tij feudal – ushtarak. Nė kėtė mėnyrė problemi zhvendoset nga qytetėrimi islam, siē e cilėson Rexhep Qosja dhe shumė tė tjerė, nė qytetėrimin lindor turk – osman.
Pikėrisht, te presioni qė ka ushtruar qytetėrimi oriental i Perandorisė Osmane dhe jo tė qytetėrimi islam duhen kėrkuar ato gjurmė qė ndeshen aty-kėtu, diku si mbeturina, diku si kujtime, ende nė jetėn tonė tė pėrditshme, siē janė mbeturinat qė vihen re nė urbanistikėn e disa fshatrave, nė stilin arkitektonik tė xhamive, nė disa rite familjare islame, nė guzhinėn e disa familjeve qytetare dhe nė disa ndikime qė ndeshen tek-tuk nė kėngėt popullore, nė veshjen e ndonjė krahine, nė ceremonitė mortore etj.

Pavarėsisht nga ndikimet lindore qė ndeshen nė qytetėrimin shqiptar, vetė Evropa nuk ėshtė homogjene nga pikėpamja e qytetėrimit. Dihet se Evropa lindore qėndron disa hapa prapa nga qytetėrimi perėndimor. Dihet gjithashtu se popullsitė dhe kombėsitė e Gadishullit Ballkanik, qė jetuan pėr shekuj nėn zgjedhėn osmane mbetėn akoma mė prapa nga qytetėrimi perėndimor. Pėrkatėsia fetare (ortodokse) e popullsive ballkanike mė pak tė zhvilluara se ajo e banorėve tė Evropės perėndimore me pėrkatėsi fetare (protestante dhe katolike) ėshtė njė rrethanė historike dhe jo shkaku kryesor qė ka pėrcaktuar kėtė dallim qytetėrimi. Burimi kryesor i prapambetjes nuk duhet kėrkuar, pra, tek feja.
Mjafton tė kujtojmė rastin e banorėve tė Shqipėrisė veriore. Siē dihet nė shek. XIX, kur Shqipėria ndodhej prej shumė shekujsh nėn zgjedhėn osmane, banorėt katolikė tė qytetit tė Shkodrės qėndronin nė pararojė tė qytetėrimit shqiptar, kurse banorėt e malėsive tė Shkodrės, gjithashtu katolikė, pėrfaqėsonin pjesėn mė tė prapambetur tė popullsisė shqiptare.

Pra, mund tė flitet pėr njė nivel tė ndryshėm kulturor nė vėshtrimin e njė zhvillimi kulturor mė tė ngadalshėm tė shqiptarėve pėrballė nivelit kulturor tė Evropės perėndimore. Por, kurrėsesi, nuk mund tė akuzohet si shkaktare e prapambetjes feja islame e shumicės sė shqiptrarėve, fe tė cilėn ndonjėri e quan pa tė drejtė, mish i huaj nė trupin e Evropės sė krishterė. Ėshtė e padrejtė mbasi Evropa ka kohė qė nuk ėshtė vetėm e krishterė. Evropa ka patur nė gjirin e saj pėr shekuj tė tėrė banorė myslymanė, nė kapėrcimin nga mijėvjeēari i parė nė mijėvjeēarin e dytė, kur arabėt u vendosėn nė Spanjė dhe nė Siēili, madje hynė dhe nė Francė. Veē kėsaj, nuk ėshtė nevoja tė pėrmendim praninė shekullore gjatė sundimit osman tė banorėve myslymanė nė Gadishullin Ballkanik, pjesė e Kontinentit Evropian. Sot ka banorė myslymanė jo vetėm nė Evropėn juglindore (nė Turqinė evropiane, nė Shqipėri, nė Bosnjė, nė Bullgari, nė Rumani, nė Serbi, nė Greqi), por edhe nė Evropėn perėndimore, nė vatrėn kryesore tė qytetėrimit evropian, si nė Francė, Angli, Gjermani, Itali, Suedi, Norvegji, Hollandė, Belgjikė e gjetkė, tė cilėt kanė fituar prej kohėsh tė drejtėn e qytetarisė evropiane.

Nga sa u parashtrua deri tani, mund tė nxirret konkluzioni se, nė gjirin e Kontinentit Evropian, ka shtete dhe kombėsi me nivele tė ndryshme qytetėrimi, madje edhe shtete dhe kombėsi me ndikime nga qytetėrimi lindor, bizantin apo osman. Por, nė fund tė fundit, tė gjithė kėto shtete apo kombėsi qofshin, janė pjesė e sė tėrės, pra pjesė tė qytetėrimit “evropian”. Gjurmėt e qytetėrimit lindor (bizantin apo osman) qė ndeshen nė disa shtete apo kombėsi tė kontinentit nuk e pengojnė elitėn evropiane tė shohė tek kėto shtete ose kombėsi, jo atė qė i ndan, por atė qė i bashkon, pra pjesėn e pandikuar nga qytetėrimi lindor, pra atė pjesė qė e lidh me qytetėrimin evropian.

4 – IDENTITETI KOMBĖTAR DHE FEJA

Njė nga pikėpamjet e Rexhep Qoses qė ka shkaktuar reagim te Ismail Kadareja, ėshtė trajtimi prej tij i ēėshtjes fetare si pėrbėrės i identitetit kombėtar shqiptar. Nė lidhje me kėtė ēėshtje, Rexhep Qosja, shkruan tekstualisht:”… kemi identitet tė veēantė dhe identitet tė pėrgjithshėm, identitete vetiakė dhe identitete kolektive, identitet konvencional dhe identitet tė ri, identitete historikė dhe identitete kulturorė, identitete politikė dhe identitete mendorė, identitet fetar dhe identitet shtetėror e tė tjera. Tė gjitha kėto identitete qė janė identitete mė pak a mė shumė tė veēanta, tė njė rrafshi mė tė ngushtė, bashkohen nė njė pėrgjithėsi, nė njė tė tėrė, qė do t’i themi “identiteti kombėtar”.

“Pra kėto identitete tė veēanta qė kemi – vazhdon Rexhep Qosja – kemi shqiptar me identitet kosovar, shqiptar me identitet lab, shqiptar me identitet gegė, shqiptar me identitet toskė, shqiptar me identitet mirditor, shqiptar me identitet malėsor, por tė gjitha kėto identitete tė veēanta, bashkohen nė atė “pėrgjithėsinė”, tė pėrgjithshmen, tė tėrėn, qė i themi identiteti kombėtar shqiptar. Dhe mė tej shton ai: - “… kemi shqiptar me identitet katolik, shqiptar me identitet ortodoks, shqiptar me identitet myslyman, shqiptar me identitet protestant dhe shqiptar me identitet ateist, tė cilat tė gjitha pa pėrjashtim bashkohen nė tė pėrgjithshmen, nė tė tėrėn, qė i themi “Identiteti Kombėtar Shqiptar”, (Rexhep Qosja, “Realiteti i shpėrfillur”, Tiranė, Toena 2006, fq. 28).

Nga tė gjitha kėto identitete tė shumta, tė veēanta ajo qė e shqetėsoi mė tepėr Ismail Kadarenė ėshtė identiteti fetar i shqiptarėve. Ismail Kadareja mendon se nėnvizimi, prej Rexhep Qoses i identitetit fetar, ka pasoja tė rėnda pėr shqiptarėt, mbasi identiteti myslyman, i cili pėrbėn mė tepėr se gjysmėn e shqiptarėve nuk pėrputhet me identitetin evropian. “Nga kjo del, - thekson Ismail Kadareja – se shqiptarėt vetėm pėrgjysmė i pėrkasin qytetėrimit evropian”. Ai shqetėsohet mbasi:”Pėrjashtimi i gjysmės ose shumicės sė kombit shqiptar nga identiteti evropian, do tė thotė pėrjashtim nga Evropa. Dhe pėrjashtim nga Evropa nuk ėshtė larg dėbimit nga Evropa”. (I. Kadare, “Identiteti Evropian i Shqiptarėve”, Tiranė, Onufri 2006, fq. 17).

As analiza e Rexhep Qoses, as shqetėsimi i Ismail Kadaresė, nuk qėndrojnė. Tė numėrosh kaq shumė identitete pėr njė komb, siē janė identitetet e shumta krahinore (pa i shpjeguar ato) dhe nė tė njėjtėn kohė tė shtosh identitetet e shumta fetare (gjithashtu pa e shpjeguar pėrmbajtjen e tyre), po t’i bashkosh ato, nuk del njė identitet i pėrgjithshėm i kombit shqiptar, siē mendon Rexhep Qosja. Nė bazė tė parimit tė faktorizimit algjebrik, ato eleminojnė njėra-tjetrėn dhe nė pėrfundim del se kemi tė bėjmė me njė komb pa asnjė identitet, ose pėr tė qenė njė ēikė mė tė rezervuar, njė komb qė ka tė pėrbashkėt vetėm gjuhėn, madje dikur (pėrpara vitit 1972, kur “Kongresi i Drejtshkrimit” vendosi gjuhėn letrare standarde shqipe) edhe gjuhėn e kishte me identitete tė thėrmuara dialektore.

Nėqoftėse nė faktorizimin algjebrik do tė tregohemi mė tė kursyer, atėherė del se nga njė mori identitetesh, mund tė flasim vetėm pėr identitete me pėrkatėsi krahinore. Po tė zbatojmė kėtė teori del se qyteti i Shkodrės p.sh. ka banorė me shtatė identitete, me tipar krahinor – shkodran me identitet qytetar, shkodran me identitet malėsor, shkodran me identitet evgjit, shkodran me identitet gegė, shkodran me identitet katolik, shkodran me identitet myslyman, shkodran me identitet ortodoks. Edhe banorėt e Korēės p.sh kanė sipas kėsaj teorie, tė paktėn gjashtė identitete me tipare krahinore (me pėrjashtim tė identitetit katolik). E njėjta gjė duhet tė thuhet edhe pėr qytete tė tjera tė vendit. Ku na shpie kjo teori? Kjo teori na ēon me siguri jo nė shkrirjen e tyre nė identitetin kombėtar, por nė mungesėn e identitetit kombėtar. Si rezultat i kėsaj analize del se i vetmi pėrbėrės i pėrbashkėt pėr mbarė shqiptarėt, ėshtė, siē u tha, gjuha e sotme letrare shqipe. Pra, me njė fjalė, sipas kėsaj teorie ne kemi vetėm identitete tė thėrmuara, por jo njė identitet kombėtar, i cili do tė na bėnte tė shquheshim nga kombet e tjerė. Sidoqoftė, nė fund tė fundit, ne mund tė flasim vetėm pėr identitet me pėrkatėsi krahinore, por jo me pėrkatėsi fetare, madje edhe pėr edhe pėr identitet me pėrkatėsi krahinore mund tė flasim pėr periudhat e kaluara. Siē dihet, banorėt e njė krahine edhe kur i pėrkisnin feve tė ndryshme, madje edhe kur banonin nė lagje tė veēuara sipas feve, kishin pak a shumė tė njėjtin identitet etnografik, pra tė njėjtėn tė folme, tė njėjtat zakone, veshje, kėngė, valle, madje dikur pothuajse edhe tė njėjtėn tė drejtė tė pashkruar, kurse pas mesit tė shek. XIX, tė njėjtin legjislacion shtetėror. E ēfarė mund tė thuhet sot, kur qytetet tona kanė banorė tė ardhur nga krahinat e ndryshme tė vendit tė cilėt bashkėjetojnė pa dallime lagjesh, madje nė tė njėjtin pallat, punojnė nė tė njėjtėn qendėr, ndjekin tė njėjtat institucione zbavitėse, kur shqiptarėt ndjekin pa dallime fetare tė njėjtėn shkollė, lexojnė tė njėjtat vepra, ndjekin tė njėjtin shtyp, shijojnė tė njėjtin televizion? Ēfarė mund tė thuhet sot, kur prej kohėsh fėmijėt e prindėrve me pėrkatėsi tė ndryshme fetare dhe krahinore rrinė pranė njėri-tjetrit nė bankat e shkollave pa paragjykime fetare dhe krahinore, kur mė nė fund arsimi, letėrsia, teatri, sporti dhe tė gjitha institucionet kulturore janė shndėrruar prej kohėsh nė mbarė vendin nė institucione qė nuk e njohin praktikėn fetare, nė ofiēina qė prodhojnė prej mė tepėr se 100 vjetėsh, qė nga koha e Rilindjes Kombėtare, qytetarė pothuajse tė barabartė nga pikėpamja e ndjenjave kombėtare, e dijeve shkencore dhe e mentaliteteve qytetare tė njėjtė pėr tė gjithė, pa dallime fetare, krahinore dhe shoqėrore. Ēfarė mund tė thuhet sot kur shqiptarėt e tė gjitha krahinave burra dhe gra, pleq dhe fėmijė nuk mbajnė si dikur petkat tradicionale, por vishen njėsoj si dhe qytetarėt e Evropės, kurse veshjet karakteristike krahinore (fustanella, ēakshiri, kėsula e bardhė e tė tjera) janė kyēur nėpėr syndyqe dhe dalin nė shesh vetėm kur zhvillohen festivale folklorike? Ēfarė mund tė thuhet sot kur tė folmet dialektore po zbehen dhe vendin e tyre po e zė gjuha standarde? Ēfarė mund tė thuhet sot kur malėsori i veriut duartroket kėngėt e jugut, ashtu si fshatari i jugut duartroket kėngėt e veriut pavarėsisht se kush i kėndon, madje as qė duan t’ia dinė se ai qė i kėndon ėshtė sunit, bektashi, ortodoks apo katolik. Mė nė fund ēfarė mund tė thuhet sot kur institucionet kulturore, organizatat shoqėrore dhe nė radhė tė parė partitė politike kanė si nga programi ashtu dhe anėtarėsia pėrbėrje kombėtare pa dallime fetare, krahinore dhe shoqėrore (me pėrjashtim tė udhėheqėsve tė Partisė Demokristiane Shqiptare, tė cilėt duket se nuk janė shkėputur ende nga mentaliteti fetar katolik, mbasi siē po shihet, ajo Parti, nė Kuvend po pėrfaqėsohet vetėm nga deputetė katolikė)?

5 – SHQIPĖRIA DHE BASHKIMI EVROPIAN

Leximi i materialeve tė debatit krijon nė disa raste pėrshtypjen, sikur ka njė paqartėsi edhe nė njė pikė tjetėr – jo vetėm ndėrmjet identitetit evropian dhe qytetėrimit evropian, por edhe midis tyre nga njėra anė dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetėr. Kjo paqartėsi bie nė sy kur ndonjėri e njėjtėson identitetin evropian me Bashkimin Evropian, kurse Ismail Kadareja tė parin e sheh tė lidhur me komponentin kristian, ndėrsa tė dytin e kundron si bashkim shtetesh dhe popujsh evropianė. Nė fakt, kėtu kemi tė bėjmė, siē u tha, me tri kategori tė ndryshme: “Identitet Evropian”, “Qytetėrim Evropian”, dhe “Bashkim Evropian”. Nėse identiteti evropian pėrbėhet nga identitetet e tė gjitha kombeve qė jetojnė nė tė dhe nėse qytetėrimi evropian sot pėrfaqėsohet nga qytetėrimi perėndimor – Bashkimi Evropian nuk ka tė bėjė as me identitetin as me qytetėrimin evropian. Bashkimi Evropian ėshtė njė projekt “politik”, qė mbėshtetet mbi qytetėrimin evropian, por qė synon, jo shkrirjen e kombėsive evropiane nė njė kombėsi tė vetme (siē synonte nė Antikitet Perandoria Romake, ose nė Mesjetė Perandoria Bizantine, apo mė vonė, Perandoria Osmane), por bashkimin politik vullnetar tė shteteve tė shumtė tė Evropės nėn njė ēati tė vetme politike, supershtetėrore. Nė kėtė ndėrtesė supershtetėrore, secili shtet evropian do tė heqė dorė nga njė pjesė e sovranitetit tė vet kombėtar nė favor tė supershtetit evropian. Nė tė njėjtėn kohė, secili shtet do ta ruajė, madje do ta forcojė identitetin e vet kombėtar e kulturor nė kuadrin e Bashkimit Evropian.

Nė kėtė aspekt, Rexhep Qosja ėshtė mė i qartė. Ai mendon me tė drejtė, sapo tė konsolidohet bashkėsia politike, ajo bashkėsi do tė ketė sigurisht, njė identitet politik shtetėror evropian, si njė pėrgjithėsi, si njė e tėrė, si njė e pėrbashkėt e tė veēantave politike dhe shtetėrore, tė shteteve qė do ta pėrbėjnė. “Megjithatė, nė gjirin e kėsaj bashkėsie popujt e integruar nė tė – vazhdon ai – do ta ruajnė tė paktėn tani pėr tani, identitetin e tyre tė veēantė, i cili pėrbėhet nga historia, gjuha, feja (Pėr fenė si pėrbėrės i identitetit u fol mė lart – K. F.), tradita, kultura, zakonet e tė tjera”. Pėr mė tepėr “sot pėr sot po shihet se tė gjithė popujt qė pėrbėjnė Bashkimin Evropian kujdesen tė ruajnė pėrbėrėsit e identitetit tė tyre kombėtar: historinė, gjuhėn fenė (sic!), kulturėn, traditėn e pėrbėrėsit e tjerė. Bashkimi Evropian, bėhet Evropė e kombeve”.

Kėtė vizion politik e pėrmban edhe projekti me titull: “Traktati i hartimit tė njė kushtetute pėr Evropėn” (Treaty establishing a Constitution for Europe), hartuar mė 16 Dhjetor 2004, i cili edhe pse ka ndeshur pengesa nė proēesin e ratifikimit tė tij nga disa parlamente tė shteteve anėtare, gjithsesi, ai pasqyron karakterin, programin, synimet e kėsaj vepre madhėshtore historike, siē ėshtė formimi i B.E. –sė (Bashkimit Evropian).

Meqėnėse, me sa dimė ne, ky projekt nuk ėshtė botuar nė gjuhėn shqipe, e shohim tė dobishme tė japim kėtu pėrkthimin e hyrjes dhe tė preambulės sė kėtij projekti, pėr t’u bindur se disa nga opinionet qė janė shprehur gjatė debatit nuk janė tė sakta.

Nė pjesėn e parė me titull: “Pėrcaktimi dhe objektivat e Bashkimit – Krijimi i Bashkimit” (ėshtė fjala pėr B. E.) thuhet:

1. “Tė frymėzuar nga vullneti i qytetarėve dhe tė shteteve tė Evropės pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme tė pėrbashkėt, me kėtė kushtetutė krijohet Bashkimi Evropian, nė bazė tė sė cilit, shtetet anėtare detyrohen tė ndjekin objektivat qė janė tė pėrbashkėta. Bashkimi do tė hartojė Rregulloret nė bazė tė tė cilave shtetet anėtare do tė synojnė tė arrijnė kėto objektiva dhe do tė aplikojė gjithnjė kompetencat qė do pėrmbajnė kėto rregullore duke pasur parasysh interesat e Bashkėsisė”.

Nė paragrafin: ”Vlerat e Bashkimit” pėrcaktohet:

“Bashkimi ėshtė themeluar mbi vlerat e respektimit tė dinjitetit njerėzor, lirisė, demokracisė, barazisė, tė respektit tė ligjit dhe tė respektit tė tė drejtat e njerėzve, duke pėrfshirė tė drejtat e njerėzve qė i takojnė minoriteteve. Kėto vlera janė tė njėjta pėr gjithė shtetet anėtare nė njė shoqėri ku mbizotėrojnė pluralizmi, mosdiskriminimi, toleranca, drejtėsia, solidariteti dhe barazia midis burrit dhe gruas”.

Nė paragrafin:”Objektivat e Bashkimit” theksohet:

1. “Bashkimi ka pėr qėllim tė vendosė paqen, vlerat e saj dhe mirėqenien e njerėzve tė vet”.

2. “Bashkimi do t’iu japė qytetarėve tė vet njė hapėsirė lirie, sigurie dhe drejtėsie pa kufij tė brendshėm dhe njė treg tė brendshėm ku konkurrenca tė jetė e lirė dhe pa shqetėsime”.

3. “Bashkimi do tė punojė pėr njė zhvillim tė pandalshėm tė Europės tė bazuar nė njė arritje ekonomike tė balancuar, tė shoqėruar me stabilitet ēmimesh, nė njė ekonomi sociale tregu tė njė niveli shumė kompetitiv, duke ndihmuar pėrparimin shoqėror, punėsimin e plotė dhe duke ndihmuar mbrojtjen dhe pėrmirėsimin cilėsor tė ambientit nė njė shkallė tė lartė. Do tė luftojė pėrjashtimin dhe diskriminim shoqėror dhe do tė luftojė pėr drejtėsinė shoqėrore dhe mbrojtjen e saj, barazinė midis burrit dhe gruas, solidaritetin midis brezave dhe mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijėve. Do tė promovojė bashkėpunimin ekonomik, shoqėror dhe territorial si dhe solidaritetin midis shteteve anėtare. Do tė respektojė larminė e saj tė pasur kulturore dhe gjuhėsore dhe do tė garantojė ruajtjen dhe mbrojtjen e trashėgimisė kulturore tė Evropės”.

4. “Pėrsa i takon marrėdhėnieve tė saj me botėn e gjerė, Bashkimi do tė mbrojė dhe promovojė vlerat dhe interesat e saj. Do tė kontribuojė pėr paqe, siguri dhe zhvillim tė pandalshėm tė Planetit; pėr solidaritetin dhe respektin reciprok midis njerėzve; pėr njė tregti tė lirė dhe pa doganė; pėr zhdukjen e varfėrisė dhe pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, nė mėnyrė tė veēantė tė tė drejtave tė fėmijėve, si edhe pėr njė vėzhgim (zbatim) tė rreptė dhe zhvillim tė ligjit ndėrkombėtar, duke pėrfshirė edhe respektimin e parimeve tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara”.

5. “Bashkimi do tė ndjekė zbatimin e objektivave tė tij, duke pėrdorur mjetet e pėrshtatshme, nė pajtim me kompetencat e tij qė janė referuar nė kushtetutė”.

Nė paragrafin: ”Liritė themelore dhe mosdiskriminimi” pėrcaktohet:

1. “Brenda Bashkimit dhe nga Bashkimi do tė garantohen: lėvizja e lirė e personave, shėrbimeve, tė mirave materiale, kapitaleve dhe liria e lėvizjeve sipas pėrcaktimit tė kushtetutės”.

2. “Nė kuadrin e kėsaj kushtetute dhe pa asnjė lloj paragjykimi, pa pėrjashtuar asnjė klauzolė tė veēantė, do tė ndalohet ēdo diskriminim nė fushėn e kombėsisė”.
Nė paragrafin:”Marrėdhėniet midis Bashkimit dhe shteteve anėtare” thuhet:

1. “Bashkimi do tė garantojė pėrballė kushtetutės barazinė e shteteve anėtare si edhe identitetin e tyre kombėtar qė ėshtė integruar nė strukturat e tyre themelore, politike dhe kushtetuese, pėrfshirė edhe nė autonomitė lokale dhe krahinore. Do tė respektojė funksionet shtetėrore thelbėsore tė tyre, duke pėrfshirė sigurimin e tėrėsisė tokėsore tė shtetit, duke ruajtur rendin dhe ligjin dhe duke mbrojtur sigurimin kombėtar”.

2. “Tė udhėhequr nga parimi i bashkėpunimit tė sinqertė, Bashkimi dhe shtetet anėtare, duke respektuar njėri-tjetrin, do tė ndihmojnė njėri-tjetrin pėr tė zbatuar deri nė fund detyrimet qė rrjedhin nga kushtetuta. Shtetet anėtare do tė marrin ēdo lloj mase tė pėrshtatshme, tė pėrgjithshme ose tė veēantė pėr tė plotėsuar detyrimet qė rrjedhin nga kjo kushtetutė ose qė rezultojnė nga aktet e institucioneve tė kėtij Bashkimi. Shtetet anėtare do tė lehtėsojnė realizimin e detyrimeve tė Bashkimit dhe do t’i shmangen ēdo lloj metode qė mund tė dėmtojė realizimin e objektivave tė Bashkimit”.

Nė paragrafin: ”Ligji i Bashkimit” theksohet:

“Kushtetuta dhe ligji i adaptuar nga institucionet e Bashkimit nė ushtrimin e kompetencave pėrkatėse do tė kenė pėrparėsi ndaj ligjit tė shteteve anėtare”.

Nė kapitullin e dytė i cili pėrmban preambulin e projekt-kushtetutės sė B.E.-sė me nėntitullin:”Karta e tė Drejtave Themelore tė Bashkimit” theksohet:

“Njerėzit e Evropės, duke krijuar njė bashkim mė tė ngushtė midis tyre, ndodhen pėrpara alternativės pėr tė pasur njė tė ardhme paqėsore tė ndėrtuar mbi vlera tė pėrbashkėta. I ndėrgjegjshėm pėr trashėgiminė e tij shpirtėrore dhe morale, Bashkimi u themelua mbi vlerat universale tė dinjitetit njerėzor: lirisė, barazisė dhe solidaritetit; (Bashkimi) bazohet nė parimet e demokracisė dhe tė shtetit ligjor; (Bashkimi) e vendos individin nė qendėr tė aktiviteteve tė tij, duke krijuar pėr tė (konceptin) e qytetarisė sė Bashkimit dhe duke krijuar njė hapėsirė lirie, sigurie dhe drejtėsie. Bashkimi kontribuon pėr ruajtjen dhe zhvillimin e kėtyre vlerave tė pėrbashkėta; ndėrkohė respekton larminė e kulturave dhe trashėgimive tė popujve tė Evropės, si dhe identitetet kombėtare tė shteteve anėtare, gjithashtu organizimin e autoriteteve tė tyre publike nė shkallė kombėtare, krahinore dhe lokale; synon tė promovojė zhvillime tė balancuara dhe tė sigurojė lėvizjen e lirė tė personave, shėrbimeve, tė mirave materiale, tė kapitaleve, si edhe lirinė e banesės. Tani pėr tani ėshtė e nevojshme tė forcohet mbrojtja e tė drejtave themelore nėn dritėn e ndryshimeve shoqėrore, progresit shoqėror, zhvillimeve tė teknologjisė dhe tė shkencės duke i bėrė mė tė theksuara nė kėtė Kartė.”

Projekti i Kushtetutės sė Evropės rendit pastaj parime tė tjera, tė cilat kanė tė bėjnė pa pėrjashtim me perspektivėn e pėrbashkėt tė mbarė kombeve tė Evropės drejt lirisė, sigurisė, mbarėvajtjes, mirėqenies dhe mbrojtje e tė drejtave tė njeriut dhe minoriteteve.

Sikurse shihet, nė themel tė kėtij projekti politik madhėshtor qėndron synimi i mbarė shteteve tė Evropės tė lidhur ngushtė bashkarisht drejt sė ardhmes, pėr tė ndėrtuar sė bashku njė perspektivė tė njėjtė ku tė sundojė liria, barazia, siguria, humanizmi tė mbėshtetura mbi tė drejtat e njeriut, tė kombeve, tė minoriteteve. Sikurse vihet re, nė kėtė marshim historik drejt sė ardhmes Bashkimi Evropian nuk ka preferenca as pėr kombėsi tė veēantė, as pėr gjuhė tė veēantė, as pėr fe tė veēantė, as pėr program partiak tė veēantė. Pėr Bashkimin Evropian tė gjitha kombet, tė gjitha gjuhėt, tė gjitha fetė, tė gjitha programet politike, tė djathta centriste, apo tė majta qofshin, janė tė barabarta. Vetėkuptohet se pėr Shqipėrinė, nė parim nuk ka asnjė pengesė pėr t’u bėrė anėtare e Bashkimit Evropian. Si pėr tė gjithė shtetet e tjera tė Kontinentit edhe pėr Shqipėrinė, pengesė pėr tė hyrė nė Bashkimin Evropian, nuk ėshtė as gjuha, as feja, as pėrputhja e “identitetit kombėtar shqiptar” me “qytetėrimin kulturor evropian”. Kushte janė vetėm standardet politike, ekonomike, juridike, kulturore, plotėsimi i tė cilave e mundėson bashkėjetesėn e shqiptarėve nė ndėrtesėn supershtetėrore, i paparė deri mė sot nė histori, si nga pėrmasat, ashtu edhe nga pėrmbajtja. Kėrkon nga shtetet si kusht pėr pjesėmarrjen nė tė, jo tė ndryshojė identitetin kombėtar, as pėrkatėsinė fetare tė kombit tė vet, por ta ngrejė vendin e vet nė nivelin e qytetėrimit evropian. Edhe nga kjo pikėpamje, debati i zhvilluar deri tani, nuk ka ecur nė shinat e duhura, por nė monopate tė hallakatura.


6 - KRISHTĖRIMI SHQIPTAR

Vendi qė ka zėnė feja nė kėtė debat, si njė ndėr pėrbėrėsit e rėndėsishėm tė identitetit kombėtar shqiptar, nuk mund tė ndriēohet vetėm me pėrgjigjen se feja nuk ėshtė as pėrbėrės i identitetit kombėtar shqiptar dhe as pėrbėrės i qytetėrimit njerėzor. Feja ėshtė, siē u tha, njė besim, njė credo qė e ka shoqėruar, por jo pėrcaktuar identitetin e njė kombi, as udhėhequr qytetėrimin e njė vendi. Megjithatė, roli i fesė cilidoqoftė ai nė rrjedhėn historike tė shoqėrisė njerėzore, nuk mund tė mohohet. Ky rol mund tė ndriēohet vetėm pasi ta zbėrthejmė brendinė e saj, ngjyrimin e saj, filozofinė e saj, moralin e saj. Por, kėto pėrbėrėse, ndonėse janė mbėshtetur nė tė ashtuquajturat kushtetuta tė pėrjetshme siē janė Ungjijtė dhe Kurani, tė cilėt pėrfaqėsojnė dogmėn e tyre tė pandryshueshme dhe tė pėrjetshme, ato pėrsėri kanė ndryshuar kohė pas kohe tė shtyrė nga nevoja pėr t’ju pėrshtatur etapave tė reja tė shoqėrisė njerėzore. Kėtė rrethanė historike, si Ismail Kadareja, si Rexhep Qosja, ashtu dhe tė gjithė pjesėmarrėsit e kėtij debati e kanė injoruar. Ata pa pėrjashtim e kanė kundruar fenė qoftė islame, qoftė tė krishterė, si kategori universale pėrjetėsisht tė pandryshueshme. Me fjalė tė tjera, ata nuk e kanė parė fenė as nė kohė, as nė hapėsirė. Ata flasin pėr njė krishtėrim ose pėr njė islamizėm pa ngjyrime kohore dhe pa veēori nacionale. Si rrjedhim, ata nuk flasin as pėr islamizėm shqiptar, as pėr njė krishtėrim shqiptar tė ditėve tona, tė cilėt nuk janė njėsoj me islamizmin shqiptar dhe krishtėrimin shqiptar tė shekullit tė kaluar dhe ca mė pak nuk janė pikė pėr pikė njėsoj me islamizmin dhe krishtėrimin e pėrvetėsuar nga popujt e tjerė. Pikėrisht ky ėshtė njė nga defektet kryesore pėr tė mos thėnė njė nga gabimet kryesore qė vihet re nė kėtė debat.

Evolucioni doktrinor dhe ritual i feve, i cili u krye me anė tė interpretimeve tė reja tė normave dhe plotėsimeve tė lakunave me norma tė reja, u diktua nga kėrkesat qė lindnin herė pas here nga zhvillimi i pandėrprerė i shoqėrisė njerėzore. Siē u tha, zhvillimin e shoqėrisė njerėzore nuk e nxitėn, as nuk e udhėhoqėn fetė. Pėrkundrazi, qenė fetė ato qė ndoqėn pas zhvillimin e shoqėrisė njerėzore dhe u pėrpoqėn t’i pėrshtateshin kėtij zhvillimi. Me njė fjalė, pėrveēse nuk ka asnjė islamizėm apo krishtėrim qė tė jetė i njėjtė nė tėrė vendet e botės, historia ka treguar se, nuk ka asnjė krishtėrim kimikisht tė pastėr dhe asnjė islamizėm kimikisht tė pastėr, pra asnjė krishtėrim ose islamizėm qė tė kenė mbetur ashtu siē ishin nė kohėn kur ato u krijuan. Kėtė tė vėrtetė e provon edhe historia fetare e Shqipėrisė. Madje, historia fetare e Shqipėrisė, tregon se edhe tek ne, si krishtėrimi ashtu edhe islamizmi, pėrvetėsuan qė herėt tipare tė veēanta. Kėto tipare nga ana e tyre, u dhanė feve gjatė rrjedhės sė kohėve, ngjyrime tė reja. Pikėrisht kėto ngjyrime tė reja dhe jo thelbi i tyre doktrinor, i cili mbeti i pandryshuar, na japin tė drejtė tė flasim pėr njė krishtėrim shqiptar dhe pėr njė islamizėm shqiptar, tė formuar prej shekujsh, ngjyrime qė nuk i ndeshim nė krishtėrimin apo islamizmin e viseve tė tjera. Po fillojmė me formimin e krishtėrimit shqiptar.

Nė Shqipėri feja e krishterė u pėrhap qė nė kohėn e Shėn Palit, pra qė nė shekullin e Krishtit. Si kudo edhe kėtu, krishtėrimi nuk u pėrqafua menjėherė nga mbarė popullsia e vendit. Pėr mjaft kohė, banorėt qė pėrqafuan fenė e re, bashkėjetuan pėr njė kohė tė gjatė me bashkėkombasit qė i qėndruan besnik fesė sė vjetėr. Pra, nuk u shkėputėn dot menjėherė nga dogma, filozofia dhe morali i fesė sė mėparshme. Si rrjedhim, feja e re nuk qe nė gjendje tė nxirrte krejtėsisht nga ndėrgjegja e atyre popullsive qė atė e pėrqafuan, besimin e mėparshėm, me tė gjitha mitet e ritet e vjetra, siē nxjerr banori qė hyn nė njė shtėpi tė re, banorin e mėparshėm, sė bashku me tė gjitha orenditė. Si rrjedhim, popullsia edhe kur e ka pranuar pėr bindje dhe jo pėr interes fenė e re, ka ruajtur mjaft elemente nga feja e mėparshme.

Meqėnėse nė viset ku u pėrhap krishtėrimi, ai gjeti variante tė ndryshme tė fesė pagane, si p.sh. vetėm nė Gadishullin Ballkanik u ndesh me paganizmin helen, ilir, trak, romak etj, vetėkuptohet se elementet qė pėrvetėsoi nga fetė e mėparshme, qenė sipas vendeve tė ndryshme. Pikėrisht, kėto elemente tė feve tė mėparshme, tė integruara nė fenė e re, i dhanė kudo krishtėrimit, qė nė kohėn e parė tė pėrhapjes, ngjyrime lokale. Veē kėsaj, shumė shpejt u pa se disa nga porositė qė pėrmbanin katėr Ungjijtė dhe Punėt e Apostujve ishin vėshtirė tė zbatoheshin. Si shembull mund tė kujtojmė porosinė e Krishtit pėr tė hequr dorė nga pasuria tokėsore, mbasi sipas tij pasuria e vėrtetė ėshtė pasuria shpirtėrore qė gjendet nė parajsė. Pati raste kur disa nga tė krishterėt e parė hoqėn dorė nga pasuria e tyre tokėsore. Siē dihet, kėta besimtarė tė hershėm pėr hir tė pėrkushtimit tė tyre ndaj fesė sė krishterė, kisha i shpalli shenjtorė. Por mė tej, kėto norma morale, mbetėn pothuajse nė letėr dhe me kohė u harruan. Kjo ėshtė arsyeja pėrse Leon Tolstoi nė trajtimin e tij mbi bashkėsitė e para tė krishtera ka shėnuar se krishtėrimi, ashtu siē predikohet nė Ungjill u kryqėzua bashkė me Krishtin. Edhe kėto ndryshime qė pėsoi mentaliteti i botės sė krishterė, tė cilat nuk ishin kudo njėsoj, i dhanė krishtėrimit nga ana e tyre ngjyrime lokale.

Historia e pėrhapjes sė krishtėrimit nė viset shqiptare ėshtė njė temė tepėr interesante qė meriton tė trajtohet nė njė disertacion tė veēantė. Kėtė disertacion, autori i kėtij punimi, shpreson ta pėrfundojė sė shpejti. Kėtu, shkurtimisht, mjafton tė thuhet se krishtėrimi, i cili u pėrhap nė viset shqiptare, qė nė vitet e Shėn Palit, pra qė nė shekullin e Krishtit, ndeshi kėtu nė dy sfera kulturore pagane, por me fundamente sociale tė ndryshme. Njėrėn e pėrbėnte kultura klasike romake, e cila ishte ndėrtuar mbi tradicionin helenistik, tė gėrshetuar me elemente tė tradicionit kulturor ilir. Kjo kulturė e shartuar dominonte aty ku lulėzonte rendi shoqėror skllavist dhe ku vepronte administrata e fuqishme e Perandorisė Romake – nė qytete, nė fusha dhe nė vendet e rrahura nga rrugėt e komunikacionit. Tjetrėn e pėrbėnte kultura autoktone ilire, e cila vinte nga kohėt parahistorike, por qė gjatė shekujve tė fundit kishte pėrvetėsuar elemente tė kulturės pagane helenistike dhe romake. Kjo kulturė konservatore, mbijetonte kryesisht nė viset malore, aty ku bashkėsitė e lira krahinore i rezistonin presionit skllavist dhe administratės perandorake.

Ideologjia kristiane, ndonėse nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me dy tradicionet kulturore pagane, nuk u prit njėsoj nė trojet e tyre. Feja e krishterė u pranua pjesėrisht, qė nė kohėn e persekutimeve, nė sferėn e tradicionit klasik, mbasi banorėt e kėsaj sfere, duke qėnė tė shtypur, tė skllavėruar dhe me pėrbėrje shoqėrore apo etnike tė pėrzier, panė te feja e re, njė ideologji qė sillte me vete ngushėllimin dhe shpresėn pėr tė shpėtuar nga zinxhirėt dhe nga mjerimi. Pėrkundrazi, nė sferėn e tradicionit autokton, krishtėrimi nuk depėrtoi dot menjėherė, mbasi feja tradicionale pagane, i mbante bashkėsitė e lira krahinore, si dhe mė parė, tė bashkuara pėrballė presionit tė administratės perandorake romake.

Pas shpalljes sė krishtėrimit nė fe zyrtare tė perandorisė, sidomos pasi trojet shqiptare hynė nė suazėn e Perandorisė Bizantine, gjendja ndryshoi. Perandorėt bizantinė u munduan ta kthenin kishėn nė njė levė tė administratės centraliste pėr interesat e tyre perandorake. Por, kisha e krishterė e lidhur qė kur lindi me interesat e popullsive lokale, donte ta ruante autonominė provinciale pėrballė pushtetit qendror, prandaj diocezat e saj nuk pranuan pėr shekuj tė tėrė t’i nėnshtroheshin Patriarkatit tė Konstandinopojės, i cili pėrkrahte ēezaro-papizmin bizantin. Me sa dimė ne, kjo prirje u shfaq haptas, nė koncilin e Efesit, nė vitin 431. Aty peshkopėt e Durrėsit, Apollonisė, Bylisit dhe Shkodrės, mbajtėn anėn e patriarkut tė Aleksandrisė, i cili si dishepull i Shėn Athanasit, pėrkrahu autonominė e diocezave kishtare ndaj Konstandinopojės.

Shtrirjen territoriale tė institucioneve kishtare nė Antikitetin e vonė, e tregon lista e peshkopatave tė para dhe gjurmėt e faltoreve paleokristiane tė zbuluara deri sot nė viset shqiptare. Paraqitja e tyre kartografike tregon se ideologjia e krishterė fillimisht u pėrhap nė truallin ku lulėzoi kultura klasike greko-romake-ilire – pra nė qytetet dhe nė vendbanimet rreth e rrotull tyre. Pikėrisht nė kėto vise u pėrpunua terminologjia kishtare nė gjuhėn shqipe. Tė tillė janė pėr shembull termat: kryq (crux), shenjt (sanctus), meshė (missam), kishė (ecclesia), prift (presbyter), kungim (comunionem), bekim (benedictionem), kreshmė (crisma), pendim (poenitentiam), lavdi (laudem), kėmbanė (campanum), shpirt (spiritus), qiri (cera), ferr (infernum), mrekulli (miraculum), etj. Origjinėn latine e tregojnė edhe trajtat e barabarta qė kanė te shqiptarėt e tė dy riteve, emrat e shenjtorėve tė hershėm, si Shėn Pjetėr, Shėn Pal, Shėn Gjon, Shėn Gjin, Shėn Ndre, Shėn Gjergj, Shėn Mitėr, Shėn Mėrtir, Shėn Mėhill, Shėn Eli, etj.

Kjo do tė thotė se nė qytetet e kėsaj treve, ku e kishin selinė peshkopatat e para tė kishės sė krishterė, nuk banonin vetėm, siē pretendojnė disa historianė tė huaj, popullsi romane ose ilirė tė romanizuar, por edhe banorė thjesht ilirė. Ndryshe nuk shpjegohet origjina kaq e hershme e terminologjisė kishtare shqipe, siē e kanė vėnė nė dukje disa linguistė tė huaj (F. Mayer-Lubke, L. N. Jokle etj). Pėrkundrazi, mungesa e diocezave kishtare dhe e faltoreve paleokristiane nė zonat e brendshme malore, tregon se feja e krishterė triumfoi me vonesė nė truallin e tradicionit autokton ilir. Pėrhapja e saj nė kėto vise u krye me ritme mė tė shpejta nga fundi i shek. V, sidomos gjatė shek. VI. Atė e favorizuan dy faktorė tė rėndėsishėm: dyndjet barbare, tė cilat morėn pėrpjesėtime apokaliptike nė kėtė periudhė dhe dobėsimi i vazhdueshėm i pushtetit bizantin qė erdhi si pasojė e kėtyre dyndjeve....


Shqipėria e krishterė u tkurr nga barbarėt paganė

Pasojat e dyndjeve barbare qė mbulojnė shekujt V-VI tė erės sonė, u ndjenė nė dy drejtime. Nga njėra anė qytetet ku lulėzonte tradicioni kulturor klasik dhe ku ishte pėrhapur krishtėrimi i hershėm pėsuan dėme tė mėdha: disa u rrėnuan krejtėsisht, kurse tė tjerat u shndėrruan nė fshatra. Sė bashku me rrėnimet materiale u dėmtua edhe ndikimi i kulturės sė tyre klasike nė jetėn e vendit, pėrfshirė edhe ndikimin e fesė sė krishterė, nė truallin ku lulėzonte tradicioni klasik. Megjithatė, jeta e krishterė nuk u ndėrpre, veēse vatrat e saj kulturore u shpėrngulėn nga viset e ulėta nė viset malore, pra nga viset e tradicionit klasik nė viset e tradicionit ilir. Me pėrjashtim tė kryepeshkopatės sė Durrėsit, pothuajse tė gjitha peshkopatat e tjera, pėr disa kohė, u fshinė nga harta, ose mbijetuan duke u strukur nė viset malore. Kėtė shpėrngulje e favorizoi fakti se me dobėsimin e presionit tė shtetit perandorak bizantin, qė erdhi si pasojė e dyndjeve barbare, banorėt shqiptarė tė tradicionit autokton ilir, pra banorėt e bashkėsive tė lira krahinore u lidhėn ngushtė me fenė e krishterė. Kjo pėr arsye se nė kėto kushte, ideologjia e krishterė e fo-rconte mė mi-rė se feja politeiste, bashkimin e tyre kundėr fiseve barbare dhe sllave, tė go-zhduara ende pas paganizmit tė tyre. Kjo shpjegon arsyen pėrse duke filluar nga shekulli VII, dalin nė burimet dokumentare, peshkopata tė reja kishtare (siē ishte ajo e Krujės dhe Stefaniakės), tė lidhura ngushtė me bashkėsitė krahinore shqiptare.

Megjithėse u pėrqafua vullnetarisht, krishtėrimi, si kudo edhe kėtu, nuk i shkuli dot menjėherė nga rrėnja shumė shfaqje ideologjike tė besimit tė mėparshėm. Banorėt e krahinave malore morėn nga feja e krishterė vetėm nocionet e saj tė pėrgjithshme, por jo dogmėn ose ideologjinė e saj tė plotė, ashtu siē e kishin pėrpunuar etėrit e kishės. Krishtėrimi nė kėto vise mori tipare tė veēanta tė cilat u diktuan nga dy rrethana historike - nga rrėnjėt tepėr tė thella qė kishte te banorėt e kėtyre viseve feja pagane ilire dhe e dyta, nga ulja e vazhdueshme e nivelit kulturor tė klerikėve, qė solli me vete izolimi tepėr i gjatė i vendit. Si pasojė e kėtyre dy rrethanave, shqiptar


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.