Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė kėrcėnohet, rralėherė hakmirret
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 125 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Intimitet :: Myfarete Laze: Kam mėsuar ta dua mė shumė veten
Postuar nga: Albo

Intimitet Kėngėtarja e muzikės sė lehtė shqiptare, Myfarete Laze, i ka kaluar tė 40-tat. Eshtė e martuar dhe nėnė e dy vajzave. Ka dalė nė skenė pėr herė tė parė nė vitin 1978 dhe ka marrė pjesė nė 17 festivale, nė tė cilat ėshtė vlerėsuar me 13 ēmime. Eshtė lindur e rritur nė Shkodėr, por vitet e fundit ka zgjedhur tė jetojė nė Tiranė.

Po mė dukesh mė e bukur, mė elegante, mė e re…Ēfarė ka ndodhur?

Kam rėnė nė dashuri…(qesh). Mė duket kam filluar t’i kushtoj mė shumė vėmendje vetes. Dhe kur fillon ta bėsh kėtė nis njė revolucion i ri: Ēfarė ke tė tepėrt? Kile. Hiqi. Ēfarė duhet pėrmirėsuar akoma? Diēka qė ti mundesh? Rregulloje. Veē kėsaj edhe fėmijėt mė janė rritur tani dhe jam nė njė fazė qė po i pėrkushtohem mė shumė vetes.

Pra ndryshimi yt ėshtė si rezultat se ti ke kthyer sytė nga vetja dhe ke filluar ta duash mė shumė atė?

Jo, vetėm unė kam filluar ta dua veten mė shumė, por edhe ata tė shtėpisė… (qesh).

Kush ėshtė shtėpia jote?

Vajzat… edhe burri mandej (qesh).

Me sa di ke dy vajza?

Po, kam dy vajza tė rritura tashmė, tė cilat vazhdojnė studimet e larta dhe me to kam marrėdhėnie shoqesh mė shumė. Ato kanė pretendime pėr mua. Duan tė mė kenė sa mė tė bukur dhe sa mė elegante. Por nė fakt pėr moshėn time eleganca mė duhet mė shumė pėr shėndetin. Kilet e tepėrta nuk mė bėjnė tė ndjehem mirė.

Kur dėshiron tė arrish diēka, tė duhet tė mundohesh shumė apo e arrin me lehtėsi?

Nuk e di. Psh. pėr tė humbur kilet mė ėshtė dashur thjesht tė bėj kujdes me ushqimin. Kam rritur sasinė e mishit dhe peshkut dhe kam hequr bukėn dhe brumėrat, jam divorcuar me makinėn dhe dashuruar me tė ecurėn nė kėmbė… dhe kaq.

Mė parė pse nuk ke provuar tė aplikosh njė regjim tė tillė?

Nuk isha e ndėrgjegjėsuar pėr tė ndryshuar. Ndjehesha rehat me veten. Kur kuptova se kisha nevojė tė ndėrhyja, nisa tė marr masa. Por gjithsesi edhe atėherė mė pėlqente vetja.

Kur fillove ta identifikosh nevojėn pėr tė ndryshuar nė kėtė pikė?

Dikur thoshim “Mbush barkun me bukė dhe je mirė”. Por kur kaloka mosha 40-45 vjeē, tė duhet tė dėgjosh edhe doktorin qė thotė: Mos ha shumė sheqerna, jo shumė yndyrna, kujdes diabeti, kujdes kėtu e kujdes aty… Janė “vicklat” e moshės… Por tani ndjehem jashtėzakonisht mirė, si 20 vjeēe, si tė isha martuar sot (qesh).

Ndoshta kjo gjendje tė ndihmon pėr t’u ndjerė mirė… edhe nė lidhje me tė tjerėt?

Po moj ta marrsha… kjo ėshtė njė maskė pėr tė gėnjyer nga pamja e jashtme, se nga brenda nuk shihet gjė (qesh).

Dukesh plot humor, e gjallė…kėshtu ėshtė natyra jote?

Kėshtu e mbaj veten me gajret gjithmonė. Tė gjithė e dinė se shkodranėt e kanė nė gjak humorin.

****

Je njė nėnė e butė apo e rreptė me vajzat e tua-shoqe?

Deri nga fundi i vitit ’90 mė ka qėlluar tė shkėputem shpesh prej tyre nėpėr turne koncertesh dhe i kam dėshiruar shumė. Por shpesh bėhem tepėr kėrkuese ndaj tyre.

Kush kujdesej pėr to gjatė mungesės tėnde?

Vjehrra, kunata, im shoq, nėna ime…

Ke jetuar edhe me vjehrrėn?

Po, dhe pėr bukuri.

Si kanė qenė marrėdhėniet me vjehrrėn?

Eh… kėto gjėra kanė kaluar tani. Iku ajo kohė.

Si kanė kaluar?

Ishte njė kohė qė nuk ėshtė mė. Kohėt kanė ndryshuar.

Po marrėdhėniet e tua me vjehrrėn kanė ndryshuar?

Normal. Dalėngadalė. Po jo si thotė Artilola Toska “Mirė me vjehrrėn e mirė me burrin…” (qesh).

Ti me kė e ke pasur mė mirė, me vjehrrėn apo me burrin?

Me burrin pak ma mirė… (qesh). Por edhe me vjehrrėn jam marrė vesh pėr bukuri me thanė tė drejtėn.

Je person qė pėrshtatesh lehtė?

Pėrshtatem kur mė pėlqen…

Po kur nuk tė pėlqen si ia bėn?

Iku… largohem.

Po kur largohesh, si e pėrjeton ikjen?

Ika, ika. Ikja ėshtė ikje.

I fshin lehtė gjėrat qė s’tė pėlqejnė?

Jo s’kam nevojė t’i fshij. Thjesht shoh gjėrat qė mė pėlqejnė dhe vė prioritete nė jetė.



Vdekja trembet nga unė

Ēfarė ka ndryshuar tek ti me kalimin e viteve?

Jam bėrė mė e fortė, mė e duruar… dėgjoj mė shumė. E kam mė tė vėshtirė ta lėndoj tjetrin, qoftė edhe pėr diēka tė vogėl.

Pse, mė parė i lėndoje mė lehtė tė tjerėt?

Jo. Mė pėrpara isha mė e drejtpėrdrejtė. E thosha copė ēfarė mendoja, edhe nėse tjetrit nuk i pėlqente.

Ēfarė ke korrigjuar tjetėr tej vetja?

Po edhe kam korrigjuar…duro…duro…duro e mbaj gjithė jetėn (qesh)

Po tani nuk duron?

Duroj, por me shumė dhimbje.

Mė parė mė the se je bėrė mė e duruar...

Edhe ti ma, mos m’i vėr nė listė... u bėnė shumė lloj durimesh, mė parė e kisha fjalėn pėr tjetėr lloj durimi (qesh).

Pak mė parė the se pėrpiqesh tė mos i lėndosh tė tjerėt. Po ty tė ka ndodhur tė lėndohesh apo tė zhgėnjehesh?

Sigurisht. Mirėnjohja nuk ėshtė virtyt i tė gjithėve.

Nėse njė person tė ka lėnduar, i jep njė mundėsi tė dytė pėr ta korrigjuar veprimin?

Varet, nėse e meriton.

Po nėse nuk e meriton, nuk i jep njė mundėsi tė dytė?

Ia lė ta gjejė vetė mundėsinė.

Tė ka qėlluar tė japėsh shumė dashuri tek disa persona qė ti i ke pasur tė shtrenjtė dhe tė mos jesh ndjerė e shpėrblyer?

Mė ka qėlluar. Dhe kur kjo ndodh me njerėzit e afėrt tė dhemb shpirti.

Dhe si e shėron kėtė dhimbje nė raste tė tilla? Ēfarė ilaēi pėrdor?

S’ka ilaē. Mbeten plagė tė hapura.

A ke shumė plagė tė tilla?

Edhe kam. Shumė s’kam, por edhe kam…

Ēfarė tė tremb mė shumė nė jetė?

Mė duket se asgjė s’mė tremb mė, as vdekja vetė.

Nga se nisesh qė e thua kėtė?

Unė e kam provuar dy-tri herė tė jem afėr vdekjes, por mė duket se vdekja mė ka frikė mua. Nuk mė do afėr (qesh). Dy-tri herė mė ka qėlluar t’i jem afruar e mė ka thėnė: Shko, se nuk tė ka ardhur koha akoma…

Mesa duket edhe vdekjen tė pėlqen ta marrėsh me humor!?

Jo moj ta marrsha, ajo kur do, vjen e s’tė pyet.



Rrallė i kam puthur vajzat e mia

Tė kthehemi edhe njė herė te vajzat. The se shpesh priresh tė jesh shumė kėrkuese ndaj tyre. Po dashurinė si ua shpreh, mė shumė me fjalė apo me vepra?

Nė fakt nuk jam natyrė e afrueshme. Rrallė herė i kam puthur bile.

Po ato si ta shprehin? Tė puthin ty?

Gjithė ditėn e lume. Sidomos kur duan tė marrin ndonjė lek (qesh), kur kanė nevojė…

Mashtrohesh kollaj kur tė pėrkėdhelin kėshtu?

Shumė kollaj. Sapo fillojnė tė mė pėrqafojnė u them: Bini shkurt, sa ėshtė shuma qė kėrkoni?

Pra ka efekt kjo gjė? Ta paskan gjetur pikėn e dobėt.

Mė duket se po. Dhe kur ėshtė puna pėr fėmijėt dorėzohem kollaj.

Kush ėshtė mė tolerante nė marrėdhėniet tuaja nėnė-bijė?

Tė dyja palėt.

Po nė pėrgjithėsi ti je person qė toleron?

Unė e kam shumė tė vėshtirė tė bėj sherr. Kėshtu qė gjithmonė preferoj tė hap rrugė.

Ke frikė tė bėsh sherr apo…?

Jo, frikė s’kam nga asgjė, por nuk mė pėlqen sherri.

Si e shmang atė kur tė afrohet?

Pėrpiqem ta bind tjetrin me fjalė.

Po nėse fjala nuk bėn efekt.

Thashė iku. Largohem.


Analiza e intervistės

Takimi me tė, nis me tė qeshur, dhe ngadalė filloj tė kuptoj se humori ėshtė pjesė e natyrės sė saj, me tė cilin ajo ushqen shpirtin. Ka filluar t’i kushtojė mė shumė vėmendje vetes - kėshtu shprehet vetė ajo, por edhe pėrkthehet lehtė nga pėrgjigjet e saj. Tepėr domethėnėse kjo, sidomos kur dashuria pėr veten e ka cuar nė shtegun ku merret gjithashtu dashuri edhe nga tė tjerėt. Ndoshta kėtu gjen zbatim teoria qė shpesh pėrcjell kjo disiplinė: “Nėse kėkojmė tė na duan tė tjerėt, duhet tė dimė mė parė tė duam veten tonė”. Edhe Myfarete Laze, me njė natyrshmėri tė dukshne tregon se kėtė e ka kuptuar tashmė, dhe pėrpiqet ta ruajė tė tillė “status”. Ky ndryshim nga ana e saj nuk ka ardhur vetėvetishėm, pėrkundrazi ajo tregon se ndėrgjegjėsimi pėr tė ndryshuar ka lindur ngadalė, por edhe si rezultat i kalimit tė viteve. Dhe pėrsėri me humor, vazhdon tė pohojė se janė “vicklat” e moshės…e megjithatė ndjehet si njė 20 vjeēare. Ka patur njė jetė aktive, me shumė lėvizje, ndaj shpesh i ėshtė dashur tė shkėputet prej familjes dhe fėmijėve. Dy vajzat e saj duket se janė pikė e dobėt pėr tė, e megjithatė kjo nuk e ka penguar aspak tė jetė njė nėnė kėrkuese ndaj tyre: “Nuk i kam puthur asnjėherė vajzat e mia” – shprehet duke qeshur. Pėrshtatatja me njerėzit dhe ambientin nuk ėshtė konstante pėr tė. Nėse asaj nuk i pėlqejnė ngjyrat rreth saj, qėndron aty, ndryshe zgjedh ikjen... sa mė larg gjėrave qė i stimulojnė gjendje negative. Hallet nuk ia thotė askujt. Kush mė mirė se ajo i di gjėrat e saj tė brendshme!? Nė familje ndjehen tė gjithė tė barabartė pėrballė vendimeve tė pėrbashkėta, dhe gjithnjė tregon se gjendet njė konsensus mes tyre. Kur e pyet se cfarė ka ndryshuar tek ajo nė vite, thotė se ėshtė bėrė mė e duruar... Por duresat pėr tė janė tė shumė llojeve. Ajo ēfarė ėshtė pėrsosur tek ajo ėshtė aftėsia pėr tė dėgjuar tė tjerėt deri nė fund. Ndėrsa nga ana tjetėr mendon se brezi i saj i artistėve e ka tė kalitur kėtė virtyt ndaj, dhe insiston tė thotė me tė madhe se “artistat shqiptarė janė heronj”. Ka kaluar shumė prova tė vėshtira nė jetė... Deri edhe me vdekjen thotė se ėshtė pėrballur disa herė. E megjithatė optimizmi i saj kalon ēdo cak. Humori qė buron brenda kėsaj natyre e ka mundur edhe vetė vdekjen, dhe beson gazmueshėm nė ditėt e bukura qė do vijnė.


Hallet e mia i ndryj me ēelės

Hapesh me njeri pėr problemet e tua?

Kur kam probleme tė mėdha shkoj e ndryhem brenda e bėrtas me tė madhe, kėshtu qė s’kam nevojė tė mėrzis njeri me hallet e mia. Ia dal mbanė vete.

Thjesht se nuk dėshiron tė mėrzitėsh tė tjerėt apo ėshtė edhe ēėshtje besimi?

Kush mė shumė e kush mė pak tė gjithė e kanė nga njė hall. Po tė fillojmė t’i shprazim tė gjithė hallet, ē’u pa mandej? I bie qė tė pimė kafe hallesh. Unė kafen me shoqėrinė time e pi pėr qejf e jo pėr hall. Hallet e mia i ndryj me ēelės, kur jam me tė tjerėt.

A ka ndonjė sekret brenda teje qė tė mundon?

Akoma jo. Mė duket s’mė kanė filluar akoma ato hallet e mėdha…

Kė quan halle tė mėdha?

Po jeta tė pėrball me gjithfarė lloj hallesh, tė vogla, tė mėdha, tė lehta tė rėnda, s’e di… deri tani kam pėrballuar ēdo gjė vetė.

Ti mendon se ēdo gjė pėrballohet lehtė. Njeriu s’ka nevojė pėr tė tjerėt?

Unė mendoj se ēdo gjė duhet zgjidhur brenda pėr brenda familjes. Pėrse duhet tė marrim mendim nga jashtė? Si i di unė gjėrat e brendshme tė shtėpisė, nuk i di askush.

Kush ėshtė udhėrrėfyesi i zgjidhjes sė problemeve nė familjen tuaj?

Jemi tė gjithė tė barabartė. Gjithsecili thotė mendimin e vet. Dhe duke debatuar e gjejmė gjithnjė zgjidhjen me konsensus (qesh).

Ashtu? Po vulėn kush e mban nė familje?

Ku ka vulė nė shtėpinė tonė? Arrijmė gjithnjė nė vendime unanime.

Duke qenė edhe artiste, edhe nėnė, edhe bashkėshorte, si ia ke dalė t’i luash tė gjitha rolet?

E kam thėnė gjithmonė nėpėr intervista, por s’e di pse s’ma kanė shkruar kurrė: artistėt shqiptarė janė artistė heronj. Tė gjithė i kanė ruajtur tė pacenueshme martesat dhe kanė ndėrtuar familje tė mira. Pėr t’i luajtur tė gjitha “rolet” qė pėrmendėm duhet sakrifikuar shumė.

Kur u takuam bashkė tė pyeta me humor pėrse je bėrė kaq e bukur kėto kohė? Ti mė the se ke rėnė nė dashuri, si ta marr kėtė?

Merre si ta marrėsh moj, ta marrsha (qesh). Unė kam rėnė nė dashuri me jetėn, mė shijon shumė jeta, dua tė jetoj gjatė, tė bėhem gjyshe, tė gėzoj nipėr e mbesa. Tė thashė se kam rėnė nė dashuri me veten, i kushtoj mė shumė rėndėsi asaj.


Mirela Sula
Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.