Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Jeta i ngjan nje baltovine ku ēdo perpjekje per te nxjerre njeren kembe ben qe te zhytet kemba tjeter.
--- Franz Kafka

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Letersi :: Flurans Ilia: Rruga e Qumėshtit
Postuar nga: Fiori

Letersi - Tregim -

...fėmijė mes muzgut
qė aq pa zor janė pranė dheut
dhe Secili i fortė
rend tė kridhet nė gjumin e tij
mė i sigurt se kurrė
tė kridhet nė ringjallje.


Rudian Zekthi


Sapo u ktheva nga shkolla nė mesditė. Nė korridor ndėr tė parat gjėra qė mė zuri syri ishte bidoni i boshatisur tri kilėsh i qumėshtit. Mė priste pėr t'u rimbushur. Kjo do tė thotė : pėrpara se tė filloja gjithēka, tė studioja matematikėn nė tė cilėn kisha provim ditėn e nesėrme, do tė mė duhej tė shkoja nė fshat sė pari, pėr tė blerė qumėsht. Kishte disa muaj qė fshatarėve, ish-reforma e Ramiz Alias u kishte dhėnė tė drejtėn pėr tė mbajtur njė lopė nė shtėpi. Ndaj ēdo dy-tri ditė shkoja nė njė fshat aty ngjitur me qytetin, tek njė familje qė na lidhnin veēse lidhje tė ngushta ... qumėshtore.
Historia e radhėve tė gjata nėpėr qytete ishte drejt fundit. Ndėrmarrjet shtetėrore ushqimore duke shkuar drejt falimentimit, nuk i plotėsonin mė kėrkesat e qytetarėve. Kėshtu me bidonin e lidhur nė timonin e biēikletės, pėrshkoja qytetin mes pėr mes. Nėpėr rrugė periferike u drejtohesha fushave tė djerra, gjersa mbėrrija nė fshatin Dyshnik, ku blija qumėshtin e freskėt tė fshatarėve. Zaten, kisha kohė qė e bėja kėtė gjė. Kisha kaluar gjysmėn e fėmijėrisė time nėpėr rradhėrat, sepse im vėlla i martuar kishte njė vajzė tė vogėl. Mė takonte mua si shkollar, dhe i pa punė, qė tė kryeja kėtė detyrė kundrejt familjes dhe mbesės sime qė e doja aq shumė. Si mė i vogli i shtėpisė, bidoni i qumėshtit ishte pjesa e pandarė e ditėve tė mia. Isha njė rob. Ushtar i tij. Dhe ai ishte misioni im. I dija tė gjitha rrugėt mė tė shkurtra pėr tė mbėrritur atje. Por sot mė duhej tė nxitoja pėr arsye tė forta. Sė pari e gjithė familja kishte shkuar nė maternitet ku priste lindjen e fėmijės sė dytė tė tim vėllai. Dhe ngaqė kishte rrėnė shumė shi dhe pritej nga ēasti nė ēast t'ja rifillonte pėrsėri, doja qė tė mbaroja punė sa mė shpejt. Pėr mė tepėr ai provim i mallkuar i matematikės...
Nė hyrje tė Dyshnikut pikat e para tė trėmbura tė shiut rifilluan. Gjysmė i lagur u futa nėn strehėn e portės ku nė plevicėn kashtore bri sė cilės, njė lopė e madhe me cica tė fryra, qendronte nė oborin e shtėpisė. Tek-tuk, njady pula qafėrrjepura hidheshin mbi gardhe me kakarritje rraskapitėse pėr t'u futur nėn strehė.
- Mirė se erdhe more djalė, qenke lagur nga shiu. Eja brenda tė marrėsh njė tė tharė. - mė ftoi zonja e shtėpisė njė amvisė cicėmadhe.
- Jo zonja Sheqere. - thashė me droje - Dua tė kthehem pa mė zėnė rrebeshi.
Sheqerja (kėshtu e quajnė), gruaja me mollėzat e faqeve si njė qepė e kuqe Korēe, mė tėrhoqi brenda dhe filloi tė mbushte bidonin me qumėsht nga kusia e zezė e madhe nga ku sapo e kishte vluar. Asnjėherė nuk e kisha numėruar ekzaktėsisht kontigjentin e madh tė fėmijėve tė saj tė cilėt hynin e dilnin nga tė gjitha vrimat e gardheve tė shtėpisė duke e bėrė gjithnjė lėmsh numėrimin tim. Kėshtu qė isha i bindur qė ajo amvisė kishte ushqyer me ato gjinjtė e saj madhor legjendar, posht tė cilėve ndihesha si liliput, njė ushtri me kalamaj. Asnjėherė nuk kisha nė kokė njė numėr ekzakt tė fėmijėve tė saj. Dukej sikur mbante amėsinė e gjith fshatit. Njėri prej tyre njė sybardhė, qė i lėpinte shpesh qurret me gjuhė, sa herė qė vija nuk i'a shkulte sytė biēikletės sime. Mė kishte thėnė madje se kur tė rritej do tė blinte njė tė tillė. Shpesh nė kohė tė thata ja lija ndonjė xhiro dyrrotėshen aty tek qendra e fshatit, pėrkarshi zyrave tė mbyllura tė kryesisė. Me mburrje sybardhi nga krenaria pėr ta parė shokėt e vet, i hiqte duart nga timoni dhe lėshonte thirrje harreje nėpėr qiellin e hasdisur. Sa herė qė mė shihte, ndėrsa vija pėr qumėsht, ndihej i lumturuar dhe nuk mė shqitej. Por, sot nuk e pashė rreth e qarkė. Ishte i sėmurė. I platitur nė shtrat ēamarroku digjej nėn temperaturė. E pashė nga porta gjysmė e hapur e guzhinės tė mbėshtjellė me njė batanije ngjyrė bėrsi me cepa tė grrisur. Ia bėra me dorė. Instiktivisht bėri tė ngrihej por u step njė moment. Brenda syve bardhosh rregėtinin thėngjij tė padukshme pėrvėlonjės.
Si e vendosa, se duhej tė shkoja, i dhashė pėrshėndetjet e mia Sheqeres dhe fėmijėve tė saj. Menjėherė rrėmbeva timonin e biēikletės nė krahun e djathtė tė sė cilit e lidha fortė bidonin e mbushur. Shkrepėtima friksuese pėrshkonin qiellin duke zbritur horizonteve tė arave djerrė. Pas tyre, bubullinte me aq forcė sa me timonin e salduar fortė ndėr duar, turravrapthi u lėshova drejt rrugės plot baltė, ujė dhe gurė, qė lidhte Dyshnikun me rrugėn ndėrqytetare. Ishin gati tri kilometra pėr tė pėrshkuar gjersa tė mbėrrija nė asfalt. Timoni mė dridhej ndėr duar dhe rrotat rrėshqisnin nėpėr baltė. Pedaloja nė krahun e djathtė, bri sė cilės rridhte njė kanal, Gushtova, njė pėrrua qė vinte shpesh nė kohė shtėrngate dhe pėrmbyste arat buzė fshatit dhe rrugėn e vetme lidhėse. Ballin e kisha tė lagur nga stėrkalat e shiut qė mė pėrplasej plot ngulm mbi fytyrė si pikēuditėse tė panumėrta. Duart mė dridheshin sė bashku me bubullimat zullumqare qė pėrshkonin hapsirėn e dėgjimit, duke ardhur prej sė largu drejt e mbi veshėt e mi, mbi biēikletė. Anasjelltas, zhurmat shpėrndaheshin prej veshėve tė mi, turravrapthi drejt arave ku nuk shihje shpirt njeriu. Ndėrsa njė zjarrvetėtimė, si njė shpatė vringullonjėse verbėtare, u lėshua prej qiellit mu pėrpara meje. E kuptova se ideja pėr tu rikthyer me aq ngut kishte qenė e gabuar dhe jo e matur mirė nga ana ime. Duhet tė kisha dėgjuar fjalėt e Sheqeres dhe tė tjerėve, por nga ana tjetėr nė vetvete ushqeja disiplinė ushtari. Isha i vetdijshėm pėr detyrėn qė mė takonte. Zaten, se mos dija tė bėja mė mirė diēka tjetėr. Rradhėt e stėrgjatura tė qumshtit kishin edukuar brenda meje kokderrllėkun e goditjes sė murit me kokė. Nė ditė tė mira dhe tė kėqija. Pėr mė tepėr nė kėtė ditėn e sotme. Njė krijesė e re po vinte nė familjen tonė. E pėr mė tepėr, pėr shkak tė atij provimi tė matematikės, qė m'a mbyste pėrllogaritjen kohore tė mbasdites. Akoma mė tej, nė kėtė kohė kur ky pėrrua i mallkuar kishte dalė prej shtrati, dhe rruga, kanali, fusha, ishin bėrė njėsh, njėtrajtėzuar nė sipėrfaqe ujore tė pėrbaltėshme.
Isha gati nė mezin e udhės, kur duke mos dalluar mė, se ku ishte rruga dhe kanali, kuptova se rrota e parė po mė tradhėtonte duke mė drejtuar rrėshqitshėm drejt pėrroit. Ndjeva rrjedhėn e fortė tė ujit nė gjoks. Paniku erdhi sė bashku me mornicat nė trupin e lagur. Por ajo qė mė habiste ishte dora ime e pabindur ndaj instikteve qė vazhdonte e ēmendur tė mbante tė shtėrnguar timonin sė bashku me bidonin e qumėshtit, ndėrkohė qė biēikleta mė kishte ikur nga kontrolli dhe drejt rrjedhės shtyhej mė poshtė, e mė tej, nė humbėtirė. Dora e majtė, si njė sfurk pėrmbledhės e kontrollbėrės i kishte ngulur gishtat thellė mureve tė kanalit drejt rrugės, ndėrsa e djathta kokėforte nuk lėshonte pėr asnjė moment atė ēka mbante tė shtėrnguar pėr jetė a vdekje.
- Oh pėrrua i mallkuar. Ta dhjefsha shtratin ! - Ishin tė parat fjalė qė mė dolėn nga shpirti nė formė kuje, e mė tej "kuja" u shndėrrua nė "klithje" :
- Oh Zot i madh. Ndihmė, ndihmė !
Ndieja kėmbėt qė mė rrėshqisnin vend e pa vend duke mos krijuar bazamentin e nevojshėm pėr t'u ringritur. Po ndieja se e kisha davanė e humbur dhe rryma po mė gllabėronte nė gjirin e vet. Por duart nuk pushonin sė kryeri punėn e tyre. Gjersa njė ... sfurk... ; Njė sfurk u zgjat pėrpara meje. Nuk ishte dora ime e majtė e shndėruar nė sfurk. Por njė sfurk i vėrtetė. Oh Zot i madh ! Njė sfurk pėrballė gjoksit tim dhe fjalėt e tjetrit nga rruga me ēizmet plastike tė zhytura nė ujė, mu nė buzė tė pėrroit, teksa mė thėrriste prej nga lart :
- Jepi djalo. Kapu fort biro !
Zėri i tjetrit i zbritur si prej Kashtės sė Kumtrit ishte i magjishėm. I kapur me dorėn e majtė pas sfurkut dhe zėrit shpresdhėnės, ngrihesha lart e mė lart ndėrkohė qė dora e djathtė nuk lėshonte pėr asnjė moment timonin.
- Lėshoje biēikletėn more djalė. Lere dreqin tė shkojė nė esfel ! - Dėgjohej zėri i lodhur i fshatarit teksa hungėrinte plot dert me tė gjitha forcat e tij pėr tė mė ringritur.
- Jo. Nuk e lėshoj xhaxho. Kam qumėshtin aty.
- Lere more qumėshtin e shpėto kokėn ! - gati ulėriu tjetri duke turfulluar nėn shi.
Por ishte e kotė. Si tė kishte qenė pjesė e pandarė e imja, biēikleta dhe bidoni, tė pėrlyer me baltė, dolėn nė sipėrfaqe buzė rrugės sė bashku me mua.
Duke u pėrndritur nė tė qeshura dhe mornica, e pėrqafova plakun i cili mė ndihmoi duke mė hedhur mbi qerren e vet, me tė cilėn dolėm gjer nė rrugėn e asfaltuar. Mė tej duke u dridhur nga trupi i lagur dhe nga gėzimi, pedalova dhe u gjenda nė rrethina tė qytetit, ku shiu kishte pushuar dhe njė ajėr i lagėsht e kishte mbėshtjellė mbasditen gjer nė muret e pallatit tim.
E lėshova bidonin nė dyshemenė e korridorit. Nga brenda dhomės zėri i tė tjerėve mė pushtoi sakaq :
- Po ē'u bėre, more djalė se na bėre merak ! Nusja lindi ēupė sotė ! - ishte zėri i nėnės.
- U bėmė me ēupė pėrsėri vėllaēko! - ishte zėri i tim vėllai.
- Una kam ni kukul. Motla, motttra ime e vogėl - ishte zėri fėminor i mbeskės sime qė kishte filluar t'i thurte aq bukur, vėshtirėsisht, fjalitė e shqipes. Mė tej tė gjithė tė hutuar, shqetėsuar njėzėri thėrritėn : "ē'ka ngjarė" !?
- Asgjė. - thashė me zė tė qetė - Rrėshqita nė njė pellg me ujė kur po vija. Por jam mirė. Mos u bėni merak.
Pa u ndier dhe pa rėnė nė sy, u drejtova drejt banjos pėr tė shpėlarė biēikletėn dhe bidonin e pėrlyer nga jashtė me baltė. I futa thellė nė koshin e rrobave tė palara veshjet e mia tė lagura. I fsheha kėpucėt posht raftit. Dhe fillova tė shpėlahem. Nė dush, symbyllurazi, m'u fanit fytyra e plakut mjekėrbardhė.
... ... ... ....
Disa orė mė vonė i vetėm, me matematikėn e hapur ndėr duar, ndėrsa rrufisja njė filxhan tė ngrohtė ēaj mali, mbi porcelanin e bardhė tė kapur ndėr gishtat qė mė pėrvėlonin, pasqyrohej vagullueshėm, dritarja e zhveshur e dhomės time me qiellin e hapur tė pas furtunės qė shkoi. Si njė kupolė gjigande hapsira me yjet mbi krye rravijėzonte atje pėrtej, larg nesh, galaktikat e sė panjohurės qė mė godisnin mbi ballė jo mė si pikēuditėse-shiu, por si pikėpyetje-drite drejt unit tim tė pėrbaltur tokėsor metafizik. Aq sa faqet mė paloseshin nė mendje, me shpejtėsinė e dritės, duke kthyer kokėposht gjith sistemin tim rendor kohorodiellor.
... ... ...
I sapo lindur, sikurse nė kėtė kohė, nė maj, ardhja ime nė kėtė botė, ndėrsa isha njė foshnjė tre muajshe, kishte pėrkuar matematkeqsisht me ikjen e tim eti qė e kishte humbur jetėn nė njė aksident fatal pėrgjatė muajit gusht. Qė prej asaj kohe, nga dhimbja, nėnės sime i ishte prerė qumėshti.
... ...
Emri i fshatit Dyshnik shpėrbėhej numerikisht nė 2shnik duke prodhuar kėshtu matematikisht toponimin e dyzimit tim tė fatėzuar nėn vorbullėn e pėrroit Gushtova i cili si njė merimangė gjigande mundet tė mė kishte mbėshtjellė nėn pėlhurėn e vet makabre, duke mė gushtėzuar, :-( muruar-murėzuar-murgėzuar-gushtėzuar...
...
Kishte qėnė e thėnė ngjarja e kėsaj dite apo ishte thjesht rastėsi kjo nuk mė interesonte aspak, pėrgjerisa e kisha sjellė qumėshtin e sheqertė nė shtėpi.
.
Sot mė 25 maj 1991 kishte ardhur njė filiz i ri nė familjen time. Njė vajzė qė do tė merrte mė vonė emrin e gjyshes sė saj - nėnės sime.
- I'a fsheva rrėfenjėn nė fjalė njerėzve tė mi dhe nuk e di pėrse(?), po ua rrėfej juve. Ju kujtohet vėshtrimi i sybardhit qė digjej atje nė fshat nėn temperaturė ?
- Si ? - Ju sapo e pohoni tė heshtur duke tundur kokėn ndėrsa mė pyesni - E pastaj?...
- Oh, po. E pastaj ? Nuk di ē'tė them. Fundi i fundit, qė tė jem i sinqertė, nuk kuptoj mė tepėr pėr t'ju dhėnė shpjegime. Shpesh mė vjen keq pėr veten qė jam duke e goditur me kokė murin e sė panjohurės. Dhe murit nuk i bihet me kokė. Por ku i dihet, ndoshta njė ditė mundet tė shfaqet ndonjė rreze e kuptimshme pėrtej tij, dhe Ju njėherėsh keni pėr ta miratuar sė bashku me mua idenė, se ekziston gjithmonė jo pa vend shprehja "ndoshta njė ditė" ...

Ndoshta. Ka pėr tė qėnė ndonjė e tillė, ditė e ngjashme edhe pėr Ju, pėrgjatė udhėtimit qė domosdoshmėrisht kalon kėndej ... nga Rruga e Qumėshtit.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.