Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēorba e lirė t'i djeg buzėt
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Feja :: 26 gusht 2006, 96 vjetori i lindjes sė Nėnė Terezės
Postuar nga: Albo

Feja NĖNĖ TEREZA, aty ku fillon dashuria pėr njerėzimin

Me rastin e 96 vjetorit tė lindjes sė shqiptares sė madhe

Qė kur Nėnė Tereza ndėrroi jetė nė vitin 1997, nė ēdo pėrvjetor tė lindjes apo tė ditės kur ajo iku, qindra njerėz grumbullohen nė varrin e saj duke u lutur dhe duke kėnduar. Murgeshat e urdhrit “Misionaret e Bamirėsisė” qė ajo themeloi 56 vjet tė shkuara nė Kalkuta, ēdo vit vendosin lule para memorialit prej ēimentoje tė bardhė. Me siluetėn e saj tė brishtė, tė mbėshtjellė me njė pelerinė prej pambuku tė bardhė, me shirita ngjyrė blu, Nėnė Tereza, e shpallur e “lumturuar” ėshtė bėrė simboli i ndihmės pėr “mė tė varfrit e tė varfėrve”, tė cilėve ajo u kushtoi jetėn e saj.

Papa Gjon Pali II, qė e adhuronte atė, kishte shprehur dėshirėn pėr ta shenjtėruar besimtaren, e cila vdiq nė shtator 1997 nė moshėn 87 vjeē, por u detyrua tė mjaftohej me etapėn e parafundit, Lumturimin. Nė vitin 1979, Ēmimi “Nobel” i Paqes, kishte shpėrblyer punėn e palodhshme tė Nėnė Terezės nė favor tė tė varfėrve dhe personave qė ishin duke dhėnė shpirt, duke i dhėnė njė autoritet botėror asaj qė shumė prej adhuruesve tė saj e konsiderojnė tashmė si njė shenjtore.

Emri i saj ka mbetur i lidhur me qytetin qė frymėzoi prirjen e saj dhe ku ajo u shua: Kalkuta, metropoli i madh indian, i mbushur me miliona banorė, me tė sėmurė dhe tė varfėr. Nėnė Tereza, e veshur gjithnjė me mantelin e bardhė, me shirita blu tė urdhrit tė Misionareve tė Bamirėsisė, qė ajo kishte ngritur nė vitin 1950, kishte zakon tė thoshte se vepra e jetės sė saj nuk ishte veēse “njė pikė lehtėsimi nė njė oqean vuajtjesh”. Por, shtonte ajo, “nėse kjo pikė nuk ekzistonte, ajo do t’i mungonte detit”.

E lidhur me vlerat mė tradicionale tė Kishės, besimtarja kishte siguruar njė ditė se nėse do tė kishte jetuar nė periudhėn e Galileut, ajo do t’i kishte dhėnė tė drejtė Kishės kundėr tij. Ajo kundėrshtonte gjithnjė tė gjitha format e abortit. Nė shtėpinė e Loėe Circular Road, njė rrugė e vogėl nė qendėr tė Kalkutės, ajo bėnte jetėn e thjeshtė tė postulateve tė kongregacionit tė saj, merrte pjesė nė punėt shtėpiake tė komunitetit. Dhoma e saj e vogėl ishte e mbushur me dosje dhe libra fetarė, tė vetmit qė ajo pranonte tė lexonte. Grua e vendosur, e guximshme, pragmatike dhe e pajisur me njohuri tė mira pėr bizneset, njė ditė kur po kalonte nė Romė, i kėrkoi Gjon Palit II njė pjesė tė pasurive tė Vatikanit pėr tė varfrit e saj. Papa i dhuroi makinėn e tij Rolls Royce, qė ajo e shiti nė ankand me njė ēmim shumė tė leverdishėm. Disa e qortuan se kishte siguruar fonde nga persona pak tė pėlqyeshėm, si ish-diktatori haitian Jean-Claude Duvalier.

Gonxhe Agnes Bojaxhiu lindi mė 26 gusht 1910 nė Shkup nga prindėr shqiptarė dhe njė ditė mė pas (27 gusht) u pagėzua nė Kishėn e Zemrės sė Mirė. Qė nė moshėn 12 vjeē, ajo kishte dėshirė tė bėhej misionare “pėr tė pėrhapur mesazhin e dashurisė sė Krishtit”. Nė moshėn 18 vjeē ajo hyri nė Dublin nė urdhrin e motrave tė Notre-Dame de Lorette qė punonte me arkipeshkvinė e Kalkutės. Ajo nuk mund tė braktiste urdhrin e saj pa pėlqimin e arkipeshkvit tė Kalkutės, At Ferdinand Periers, i cili nuk e vlerėsonte sa duhet. “Eshtė njė fillestare qė nuk do tė ishte nė gjendje tė ndizte si duhet njė qiri”, mendohej tė kishte thėnė prelati. Nėna e saj superiore nė Dublin dhe Papa kishin mė shumė besim tek ajo. Dhe nė fillim tė vitit 1948, ajo lejohet tė largohet nga urdhri. Motra Agnes bėhet atėherė Nėnė Tereza pėr nder tė shenjtores franceze Sainte-Terese e Lisieux dhe vendoset nė barakat e Kalkutės. Nė vitin 1952, takimi me njė grua tė plagosur qė po jepte shpirt mbi njė trotuar, me kėmbėt tė brejtura nga minjtė, e bėnė atė tė ndėrmerrte njė nga detyrat pėr tė cilat ajo u admirua mė shumė, kujdesin pėr njerėzit duke dhėnė shpirt. Duke kritikuar ashpėr autoritetet e qytetit, ajo arriti tė siguronte njė ndėrtesė tė shekullit tė 19-tė, pranė tempullit Kali, Perėndesha hindu e vdekjes. Nė kėtė “pasqyrė” tė Nirmal Hridaya, ajo do tė presė ata qė vuajnė nga tuberkulozi, nga dizenteria ose tetanozi, tė cilėt nuk i pranojnė spitalet. Pėr 40 vjet, mė se 30 000 persona kanė vdekur atje. Pėr Nėnė Terezėn, garantimi i ”njė fundi tė denjė” pėr ata qė kanė “jetuar si kafshė” ėshtė njė detyrė. Mė pas, do tė jetė Sichu Bhavan, ku janė strehuar vazhdimisht qindra fėmijė. Ndihma pėr leprozėt do tė vazhdojė, pėr kėta “tė varfėr mes tė varfėrve”, nėnė Tereza do tė hapė Shantinagar, mė pas shumė vende tė tjera pėr kurimin e leprozėve.

Ajo u vinte gjithashtu nė ndihmė viktimave tė Sidės dhe kishte hapur njė qendėr pėr ta nė Shtetet e Bashkuara. Kur i thoshin se do tė shenjtėrohej, ajo thoshte: “Nė fillim mė lini tė vdes”.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.