Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mė mirė tė te rėshqasi kėmba se sa gjuha
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Shendeti :: Shėndeti i tepruar, shqetėsues nė shoqėrinė shqiptare
Postuar nga: Albo

Shendeti reaporti i shendetesise

Nga tė dhėnat e OBSH, 22% e popullatės obeze

Raporti: Shqiptarėt, mė tė shėndoshėt nė tė gjithė rajonin

Nė vendin tonė 24% e meshkujve dhe 19% e femrave janė obezė. Ndėrkohė qė pas moshės 55 vjeē pjesa mė e madhe e kėtyre personave kanė nevojė pėr trajtim klinik.

Tė dhėnat kėsaj radhe nuk vijnė nga statistikat e spitaleve, por nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė. Sipas raportit tė fundit tė kėsaj organizate nė lidhje me shėndetin nė vendet e Evropės, Shqipėria duket se ka popullin mė tė shėndoshė tė tė gjithė rajonit. Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Maqedonia, treguesit pėr obezitetin i kanė disa herė mė tė ulėt. E ndėrsa nė vendin tonė meshkujt janė mė tė shėndoshė se femrat, ky raport pėrmbyset nė Bosnje ky rreth 21% e femrave kundrejt 14% tė meshkujve janė obezė dhe Maqedoni, ku 24% e femrave dhe 6% e meshkujve janė obezė. Gjithashtu, shkak pėr rritjen e numrit tė personave tė shėndoshė ėshtė ndryshimi i mėnyrės sė jetesės, ushqimi dhe mungesa e aktivitetit fizik. Sipas raportit, rezulton se ***ėrisht mbipesha ėshtė ndėr faktorėt kryesorė pėr shfaqjen e njė sėrė sėmundjesh, qė nga ato tė zemrės e deri te diabeti. Kjo sėmundje numėron nė vendin tonė rreth 30 mijė persona, tė cilėt nivelin e sheqerit nė gjak e kanė shumė tė lartė. Pėr ta mbajtur nėn kontroll, ata duhet t’i nėnshtrohen njė diete tė rreptė ushqimore, por edhe tė pėrdorin ilaēe. Por kohėt e fundit mjekėt kanė ngritur njė tjetėr alarm. Numri i fėmijėve obezė nė vendin tonė sa vjen e rritet. Pėr kėtė shpesh herė faj kanė prindėrit e tyre, tė cilėt i dendin ata me patatina, ēokollata e ushqime tė tjera tė thata, qė jo vetėm qė nuk kanė vitaminat e nevojshme pėr organizmin, por e dėmtojnė atė. Nga ana tjetėr, konsumi i kėtyre ushqimeve me superkalori shoqėrohet edhe me mungesė tė theksuar tė ēdo sporti apo aktiviteti tjetėr fizik. Rritja e numrit tė fėmijėve obezė, sipas mjekėve, mund tė ndikojė nė mbarėvajtjen e shėndetit tė tyre, duke shkaktuar sėmundje tė qarkullimit tė gjakut e tė llojeve tė tjera. Madje nė vitet e fundit ėshtė vėnė re edhe shtim i fėmijėve me diabet qė nė moshė tė vogėl. Nė pediatrinė e kryeqytetit janė rreth 300 fėmijė qė trajtohen pėr sėmundjen e diabetit, por ky numėr mendohet tė jetė edhe mė i madh, pasi jo shpesh kapet nė kohė. Mosha mesatare e tyre ėshtė deri nė 14 vjeē. Kėta fėmijė duhet tė ndjekin njė dietė tė detajuar ushqimore dhe nėse prindėrit janė tė kujdesshėm, fėmija i tyre do rritet normalisht. Por, nėse dieta dhe trajtimi me insulinė nuk ndiqen siē duhet, pasojat tek fėmijėt do tė ishin tragjike, pasi do tė dėmtoheshin tė gjitha organet.


Sėmundjet infektive
SIDA, sifilizi dhe gonorrea, sėmundje shumė tė rrezikshme qė transmetohen seksualisht, kanė shpeshti disa herė mė tė ulėt nė vendin tonė krahasuar me 25 vendet anėtare tė BE. Por, ndėrsa raporti i OBSH bėn krahasimet nė pėrqindje me kėto vende, ėshtė pėr t’u pėrmendur fakti se shfaqja e kėtyre sėmundjeve ėshtė rritur dukshėm 15 vitet e fundit, ndėrkohė qė mė parė Shqipėria ishte thuajse e pastėr prej tyre. Kjo nė sajė tė emigrimit nė masė tė popullsisė sė re. Nė vendin tonė numėrohen rreth 156 raste tė tė prekurve nga virusi HIV, por mendohet qė ky numėr tė jetė disa herė me i lartė, pasi pėr shkak tė diskriminimit jo pak prej tė infektuarve nuk drejtohen nė spitale. Pėr 10 mijė banorė, ēdo vit shfaqen rreth 18 raste tė reja me tuberkuloz dhe 0.2 raste tė prekurish nga sifilizi. Nga sėmundja e salmonelės raportohen ēdo vit 8 raste.

Aksidentet
Numri i personave qė humbasin jetėn nė aksidentet rrugore nė 25 vendet anėtarė tė BE, krahasuar me vendin tonė, ėshtė mbi 20 herė mė i lartė. Sipas raportit, ndėrsa nė kėto vende ēdo vit pėr 100 mijė banorė humbasin jetėn 297 persona, nė Shqipėri ky tregues ėshtė 12 persona. Megjithatė kėto tė dhėna ndryshojnė vit pas viti. Njė numėr tė konsiderueshėm vdekjesh ka nė vendet e BE edhe nga aksidentet nė punė, ndėrsa sėrish Shqipėria kėto tregues i ka mė tė ulėt. Por nga ana tjetėr, si pasojė e amortizimit tė rrugėve, tė sigurisė teknike tė dobėt dhe shpejtėsisė sė madhe me tė cilėn udhėtojnė automjetet, nė Shqipėri numri i aksidenteve ėshtė gjithnjė e mė nė rritje. Njė tjetėr faktor qė ndikon sė tepėrmi ėshtė edhe shtimi nė masė i shoferėve tė rinj, tė cilėt e marrin patentėn pėr njė kohė tė shkurtėr dhe bėhen shkaktar tė aksidenteve.

Risqet pėr shėndetin
Duhanpirja nė vendin tonė ėshtė nė nivele alarmante e nė tė njėjtėn kohė edhe risku pėr t’u sėmurur nga kanceri i mushkėrive. Krahasuar me 25 vendet anėtare tė Bashkimit Evropian, shqiptarėt konsumojnė 10% mė shumė duhan, edhe pse vendi ynė ėshtė ndėr mė tė varfrit nė Evropė. Ndėrsa pijet alkoolike duket se nuk i joshin aq shumė shqiptarėt. Mesatarisht e gjithė popullsia konsumon 2 litra alkool nė vit, kurse nė vendet e tjera tė zhvilluara, duke marrė kėtė metodė matjeje, konsumi i alkoolit arrin deri nė 9.4 litra pėr preson nė njė vit. Krahasuar edhe me rajonin, tė dhėnat tregojnė se vendi ynė konsumon disa herė mė pak alkool. Ndėrsa numri i pėrdoruesve tė drogės sa vjen e rritet. Droga qė pėrdoret mė shumė ėshtė kanabisi. Rreth 2.6% e personave, sipas raportit tė OBSH, e kanė konsumuar atė gjatė vitit tė kaluar.


Vdekjet, 52% shkaktohen nga zemra

Numri mė i madh i vdekjeve nė vendin tonė shkaktohet nga sėmundjet kardiovaskulare, qė zėnė 52% tė kėtyre rasteve. Ndėrsa nė vendet e tjera tė Evropės kjo pėrqindje ėshtė disa herė mė e ulėt. Raporti i fundit i Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė bėn publike shifrat ku vdekjet nga kanceri zėnė rreth 14% tė numrit total tė vdekjeve tek tė rriturit. Shifrat e raportit tregojnė se numri i rasteve me tumor nė kokė qė zbulohen ēdo vit nė Shqipėri ėshtė me i lartė se vendet e BE, ndėrsa pėr llojet e tjera kėto vende kanė mė shumė raste pėr 100 mijė banorė nė raport me vendin tonė. Pėr sa i pėrket vdekshmėrisė nga sėmundjet mendore, numri i personave qė humbasin jetėn ēdo vit tek ne ėshtė mė i ulėt sesa nė 25 vendet e BE. Nė kėto vende vdekshmėria arrin nė masėn 4%, ndėrsa nė vendin tonė 3%. Megjithatė, mėnyra sesi trajtohen personat me probleme mendore nė spitalet tona ka mungesa tė mėdha.

Vetėvrasjet, Shqipėria 3 herė mė pak se BE

Numri i vetėvrasjeve nė Shqipėri ėshtė tre herė mė i ulėt se nė vendet anėtare tė Bashkimit Evropian. Sipas raportit tė OBSH, ndėrsa nė Shqipėri vetėvriten 4 persona pėr 100 mijė banorė, nė 25 vendet anėtare tė listės Shengen ky numėr arrin nė 12 persona. Por ndėrsa nė kėto vende mosha mesatare e personave qė vetėvriten ėshtė rreth 27 vjeē, nė vendin tonė ka filluar tė shfaqet njė tjetėr fenomen. Fėmijė tė cilėt nuk kanė arritur akoma moshėn e adoleshencės vendosin t’i japin fund jetės. Ende shkaqet kanė mbetur tė pashpjeguara mirė, ndėrsa faktorėt socialė si varfėria apo keqkuptimet nė familje janė pėrcaktuar nga sociologėt si kryesoret. Vitin e kaluar rreth 10 fėmijė brenda njė harku prej 4 muajsh u vetėvranė. Pėr kėtė ēėshtje dyshimet u hodh mbi disa sekte fetare, qė predikojnė shtėpi mė shtėpi pėr ringjalljen, megjithatė asgjė nuk ėshtė vėrtetuar deri tani.


Tė dhėnat e UNICEF tregojnė shifra 2 herė mė tė larta se rajoni

Fėmijėt shqiptarė, 1 nė 7 ėshtė i kequshqyer

Njė nė shtatė fėmijė shqiptarė ėshtė i kequshqyer. Tė dhėnat bėhen tė ditura nga UNICEF.

Sipas raportit tė kėsaj organizate, qė merret me ēėshtjet e fėmijėve dhe mbrojtjen e tė drejtave tė tyre, rreth 14% e tė vegjėlve deri nė 5 vjeē janė nėn peshėn mesatare. Krahasuar me vendet e tjera tė rajonit, tė dhėnat pėr Shqipėrinė janė disa herė mė tė larta. Nė Serbi e Maqedoni pėrqindja e fėmijėve tė kequshqyer arrin nė 6%, ndėrsa nė Bosnjė shkon deri nė masėn 4%. Shkak kryesor pėr kėtė situatė janė kushtet e vėshtira ekonomike, nė tė cilat jetojnė shumė prej familjeve shqiptare. Rreth njė e treta e fėmijėve shqiptarė jetojnė me 2 dollarė nė ditė. Kėto tė dhėna dėshmojnė se niveli i jetesės ėshtė tepėr i ulėt. Sipas raportit, kequshqyerja e fėmijėve nėn moshėn 5 vjeē ka pasoja tė rėnda jo vetėm pėr zhvillimin e tyre fizik, por edhe pėr zhvillimin mendor. Kėta fėmijė, tė cilėt gjatė viteve tė para tė jetės nuk marrin sasinė e nevojshme tė ushqimit dhe tė vitaminave qė u duhen pėr organizmin, janė mė tė ekspozuar ndaj infeksioneve tė frymėmarrjes. Gjithashtu, sėmundje tė tilla si diarreja merren mė shpesh, madje jo pak prej tyre humbin jetėn si pasojė e neglizhencės sė vazhdueshme. Sipas tė dhėnave tė OBSH, kequshqyerja dhe trajtimi jo i mirė shėndetėsor mendohen tė jenė ndėr shkaqet kryesore qė nė vendin tonė vdesin 2 herė mė shumė fėmijė se nė vendet e tjera tė Evropės. Pėr ēdo 1 000 banorė probabiliteti i vdekshmėrisė tė fėmijėve deri nė 5 vjeē ėshtė 24 vetė. Nga ana tjetėr, niveli i edukimit pėr rritjen e fėmijėve nga prindėrit ėshtė shumė i ulėt. Mė e rėnduar paraqitet gjendja nė zonat rurale, ku mungon kultura e nevojshme pėr t’i ushqyer dhe trajtuar siē duhet. Nė kėto zona, shėrbimi shėndetėsor ka mangėsi tė theksuara nė personel, ambiente e medikamente. Fėmijėt shqiptarė jo vetėm jetojnė nė kushte tė vėshtira ekonomike, por rriten nėn presionin e dhunės fizike dhe psikologjike, ēka ndikon sė tepėrmi nė formimin e tyre. Shqetėsues mbetet fakti i abuzimit me fėmijėt, tė cilėt pėrdoren pėr pėrfitime materiale nga tė rriturit. Ata trafikohen dhe detyrohen tė lypin. Kjo gjė ndodh si brenda dhe jashtė vendit. Organizata ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e fėmijėve qė prej disa vitesh nė bashkėpunim edhe me strukturat qeveritare ka nisur njė sėrė programesh pėr tė luftuar kėto fenomene, por vetėm panorama nė rrugėt e kryeqytetit tregon se kėto plagė janė mė tė hapura se kurrė. Fėmijėt i sheh tė lypin, tė pastrojnė makina, tė shesin paketa cigaresh dhe tė kryejnė punė tė tjera tė rėnda. Shumė prej tyre nuk kanė shkuar kurrė nė shkollė, tė tjerė e kanė braktisur atė.



Puna e fėmijėve

Shumė prej familjeve, nė pamundėsi pėr t’u plotėsuar kushtet e jetesės, i detyrojnė ata tė punojnė. Kėshtu, tė miturit jo vetėm qė sigurojnė vetė jetesėn, por pėrgjigjen, edhe pse nuk duhet, edhe pėr bukėn e prindėrve tė tyre. Rreth 50 mijė fėmijė nė Shqipėri, qė u pėrkasin grupmoshave dhe zonave tė ndryshme janė tė detyruar tė punojnė. Vetėm nė kryeqytet regjistrohen 700 fėmijė, qė kanė braktisur shkollėn dhe kanė nisur tė punojnė. Fenomeni i lypjes nė shumė vende tė botės jo vetėm dėnohet me ligj, por edhe me burgim,
ndėrsa tek ne kjo gjė nuk ndodh.

Vdekshmėria foshnjore
Nė vendin tonė ēdo vit vdesin 9 fėmijė pėr 1000 mijė lindje. Sipas raportit tė OBSH, tek ne numri i vdekjeve tė tė porsalindurve ėshtė dy herė mė i lartė se tė gjitha vendet e BE. Ky numėr pas viteve ‘90 ėshtė reduktuar nė masėn 50 %, shkak pėr kėtė ėshtė bėrė liberalizimi i aborteve dhe rritja e nivelit tė shėrbimit riprodhues. Edhe vdekshmėria e nėnave ka shėnuar ulje tė ndjeshme. Vitet e fundit vihet re njė ndėrgjegjėsim mė i madh pėr tė kryer kontrolle tė vazhdueshme tek mjekėt.

Zirina Llambro
Kortezi e Panorama




Obeziteti apo dhjamosja qė po vret

Isuf Kalo

As qė mendohej se do tė vinte edhe nė Shqipėri kjo ditė: Qė, shėndeti i tepėrt, ose “obeziteti” siē quhet nė mjekėsi, tė shndėrrohej nė shqetėsim dhe kėrcėnim pėr shqiptarėt, sepse njerėzit e shėndoshė, apo shumė tė shėndoshė kanė qenė tė rrallė. Kurse njerėzit me trup normal apo tė dobėt, tė panumėrt. Madje shėndoshja trupore ka qenė e lakmuar dhe quhej tipar bukurie. Fėmijė dhe grua e bukur pėrgjithėsisht quheshin fėmija “buēko” dhe gruaja “e kolme”.
Gjate dhjetėvjeēarėve tė fundit mbishėndoshja ėshtė shpeshtuar sė tepėrmi thuajse kudo. Mė shumė se 1 miliard njėrės nė botė janė sot me mbipeshė trupore, nga tė cilėt 300 milion tė dhjamosur rėndė. Nė Evropė nga viti 1980 e kėtej numri i njerėzve obez ėshtė rritur 3 herė. Alarmuese ėshtė se ai po shtohet edhe tek fėmijėt Nga viti 1970 numri i tė rinjve dhe fėmijėve obezė ose me peshė tė tepėrt trupore nė Evropė ėshtė rritur 10 herė. Obeziteti pėrbėn tashmė epideminė mė tė re qė po pushton heshturazi pandalshmerisht planetin. Prandaj e quajnė ndryshe GLOBEZITET. Prej padijes, nėnvlerėsimit, naivitetit shėndetėsor dhe pasivitetit shoqėror po shtohen frikshem bashkė me tė, problemet shėndetėsore dhe shoqėrore qė ai krijon.
Dantja e pat perceptuar grykėsinė si ”mėkat” dhe e pat dėnuar” atė nė njė nga rrethet e tij te ferrit. Por a e pat parashikuar ai qė kjo dobėsi njerėzore nė dukje e pafajshme, tė merrte dhjetėra shekuj pas tij, pėrmasat e njė suicidi tė heshtur tė tillė gjigant tė njerėzimit?

Paradokset e dhjamosjes

Duket paradoksal ky shqetėsim pėr obezitetin nė njė popullsi si ajo e jona qė historikisht ka vuajtur nga nėnushqyerja dhe uria. Kėto dy tė fundit si edhe varfėria ende nuk janė zhdukur, pėrkundrazi janė prezentė dhe mjaft tė shpeshta. Mangėsitė, njėanėshmėria dhe vėshtiruesit e sigurimit tė ushqimit hasen ende sot gjerėsisht tek shqiptarėt. Njė studim i njė agjencie tė huaj tė specializuar dėshmoi se nė vitit 2003 nė vendin tonė 37.3 % e njerėzve vuanin nga pamjaftueshmėria ushqimore kronike prej tė cilėve 17,3 % nė gradė tė rėndė.
Por pikėrisht varfėria, paaftėsia dhe padija pėr tė zgjedhur dhe pėr tė blerė, ushqimet e duhura, tė mira pėr shėndetin, kanė krijuar njė lloj tė ri kequshqyerje e cila nuk lidhet aq me sasinė e ushqimit tė konsumuar, se sa me cilėsinė e tij, me pėrbėrjen, gatimin, ofrimin, shit -blerjen, reklamimin, pėrzgjedhjen dhe preferencat e reja tė ushqimit dhe kalorazhin e lartė.Veēanėrisht nė shtresat e varfra tė popullsisė, ėshtė shtuar ndjeshėm konsumi i ushqimeve tė pasura nė sheqerna dhe yndyrna shtazore tė cilat janė me te lira si ēmim, por fatkeqėsisht janė dėmtuese pėr shėndetin. Pėr pasojė obeziteti, dikur i frikėshem kryesisht per tė pasurit , po shtrin putrat e tij tani edhe nė kontinentet dhe territoret e vendeve tė varfra shume milionėshe.

Tregu i lire dhe obeziteti

Ushqimi i njerėzve varet nga tė ardhurat mesatare , produksioni ushqimor, furnizimi , shpėrndarja tregtimi , reklamimi dhe konsumimi i tyre. Demokratizimi dhe tregu i lirė falė ndryshimeve ekonomiko - shoqėrore nė botė, Evropė dhe tek ne mundėsuan rritjen e produktivitetit, shkėmbimin e lirė, globalizimin e biznesit ushqimor dhe kulinar dhe furnizimin me ushqime tė shumėllojshme, kryesisht tė importuara. Veē kėnaqėsive, ato krijuan rreziqe tė reja pėr shėndetin e njerėzve tanė si konsumimin e tepėrt tė disa ushqimeve potencialisht tė rrezikshme pėr shėndetin veēanėrisht ato tė parapėrgatitura, tė industralizura, tė superkoncentrauara me sheqer, yndyrna shtazore, alkool dhe nė tėrėsi me kalorazh tė lartė.
Tregu i lire dhe reklamimi krijuan preferenca tė reja dietetike ushqimore tė popullatės sonė, sidomos nė qytet. Ushqimet natyrale me produkte tė freskėta, zarzavate, fruta, fibra, bukė tė zezė, qumėsht dhe produktet tradicionale tė tij po lihen pas dore, si “demodé”. Ato gatuhen nga grate tashme te zena ne pune gjithnje e me pak dhe me pertese . Nė vend tė tyre ushqimi i industrializuar, mė shpesh i importuar, i gatshėm ,gjysmė i gatshėm (Fast Food, Sandviē, Mac Donald ,Doner, Sushi,Coca Cola, Fanta, Ēokollata, dhe pijet alkoolike te ndryshme ) me shije tė reja por me kalorazh tė lartė dhe pėrbėrje ushqimore kryesisht yndyrore, sheqerore dhe alkoolike kane pushtuar tregun dhe tryezat. .Bashkė me to po spostohet gradualisht dhe vendi i ngrėnies: nga ai tradicional familjar shtėpiak nė atė “me shoqėri” nė lokal. Edhe tradita e marrjes sė ushqimit nga shtėpia me vete nė ēantė pėr ta konsumuar gjatė pushimit tė drekės nė punė ose nė shkollė, po zėvendėsohet me blerjen e tij tė gatshėm nėpėr kioska, pika shitje ambulante apo automate tė vendosura kudo nė qendra pune ose shkolla.

Njė rrjet i panumėrt restorantesh, baresh, qebaptoresh, pastiēeri nė tezga, kioska apo lokale super luksoze kanė mbirė kudo, nė rrugė, shkolla, qendra pune dhe banimi. Fal globalizmit ushqimet e kuzhina te huaja : kineze , indiane ,meksikane ,orientale , picat italiane e suflaket greke kane kapercyer kufijt e shteteve dhe po konkurojne kudo me ato tardicionale lokale.
Tė gjitha sė bashku kanė krijuar edhe tek ne njė BUM ushqimor dhe kalorik tė paparė qė i tėrheq njerėzit tanė me kėnaqėsitė dhe shijet e reja gastronomike dhe kulinare aq tė lakmuara, por tė paplotėsuara dot ndonjėherė.mė parė

Rrezikun e dytė sinergjist me tė parin e pėrbėn rehatia fizike. Njė stili ri jetese po pėrhapet i karakterizuar me aktivitet fizike dhe veprimtari muskulore tė pakėsuar. Ai ėshtė pasojė e urbanizmit, shpėrnguljes masive nga fshati nė qytet, automobilizmit, qė zėvendėsoi ecjet e dikurshme me kėmbė ose biēikletė , ashensorėve, nė vend tė ngjitjeve tė shkalleve nė kėmbė, qėndrimit tė stėrzgjatur pėrpara TV, kompjuterėve, pra pasivitet, nė vend tė lėvizjeve aktive, sporteve dhe punės sė mėparshme tė lodhshme muskulore fizike.Mbi 60 % e te rinjeve tane nuk arrijne te kryejne aktivitet fizik sistematik as dy here ne jave per rrujatjen e linjes se trupit Jo vetėm shqiptarėt, por gjithė popujt e varfėr kanė ėndėrruar tė kenė tė hanė dhe tė ēlodhen. Por “ luga “, kolltuku , automobili dhe gota e pijes dhe po behen tani armiqt e tyre te rinj

Ku ėshtė e keqja?

E keqja ėshtė se ushqimi nuk ėshtė si ajri frymėmarrjes. Organizmi merr dhe mban vetėm aq ajėr sa i duhet,tepricėn e nxjerr. Me ushqimin nuk ndodh kėshtu. Ushqimi ėshtė “karburanti”, nga djegia e tė cilit vihen nė lėvizje dhe punė tė pandėrprerė qelizat e trupit. Tepricat e tij, organizmi nuk i flak, por i depoziton si “karburant” rezervė. Fal ketij mekanizėmi fiziologjik mbrojtės organizmi siguron rezervat per rastet e mungesės sė ushqimit. Depozitimi i tepricave kalorike kryhet nė formė dhjami. Ky formohet nga kaloritė e tepėrta tėgrumbulluara nga mos lėvizja, nga mbi ushqyerja dhe mos djegia prej trupit tė kalorive tė mara me ushqim Depozitimi, ndonese me synim pozitiv kur teperohet deri nė obezitet shndrohet pėr fat tė keq nė njė “bombė te heshtur me sahat” brenda organizmit
E keqja e obezitetit nuk ėshtė vetem estetike. Ai krijon sėmundje dhe vret. Madje ėshtė njė nga shkaktarėt kryesorė pėr lindjen dhe rėndimin e sėmundjeve tė njė liste tė gjatė sėmundjesh kronike: Bilanci i mbrapshtive tė tilla tė tij ne bote ėshtė i madh: 600 milion njėrėz me hipertoni arteriale, 177 milion me diabet, 20 milion me kancer, dhe 20 milion me sėmundje ishemike te zemrės e tė arterieve tė trurit. Nėpėrmjet sėmundjeve tė mėsipėrme vetėm nė vitin 2005 obeziteti shkaktoi vdekjen e 35 milion njerėzve : 7 milion prej sėmundjes ishemike tė zemrės, 5 milion aksidentet vaskulare tė trurit, 7 milion nga hipertensioni, 7 milion kanceri, 4 milion tė vdekur nė vit i atribuohen diabetit, 4.4 hiper kolestrolit. Cilat luftėra, epidemi apo katastrofa natyrale i kanė shkaktuar njerėzimit kasaphanė mė tė madhe se kjo?
Shtojmė kėtu edhe barrėn financiare dhe psiko-emocionale tė lidhur me diagnostikimin dhe mjekimin e tyre e cila ėshtė kolosale si pėr pacientėt , familjet e tyre, ashtu edhe ne nė rrafshin shoqėror. Shpenzimet janė nė rritje deri nė nivele tė papėrballueshme si nė vendet perėndimore tė pėrparuara, ashtu edhe tek ne. Sipas nje ankete te botuar ne shtypin tone 26%e vajzave shqiptare vuajne emocionalisht prej mbipeshes trupore Kurse sipas
sipas njė studimi tė fundit tė Bankės Botėrore, nė krahasim me dhjetė vjet mė parė,ne Shqiperi vdekshmėria nga sėmundjet e zemrės, tė vazave tė gjakut dhe kancerit ne ėshtė rritur 40 %. Ne kėtė fakt alarmant ka gisht edhe obeziteti. Ai ėshtė nė rritje, madje edhe tek fėmijėt, tė cilėt njė dekadė mė parė prekeshin prej tij dhe prej diabetit shumė mė rrallė.

Tė mos ndalosh njė tė keqe tė evitueshme ėshtė faj

Dėmet e paralajmėruara tė obezitetit nuk janė fatale. Pėrkundrazi janė nė njė masė tė madhe tė evitueshme. Mbi 80 % e sėmundjeve ishemike tė zemrės, 90 % e diabetit tė tė rriturve dhe njė treta e numrit tė sėmurėve me kancer, si edhe te rasteve tė vdekjeve ose vuajtjeve tė lidhura me to, mund tė parandalohen. Duhen per kete vetėm tre masa tė thjeshta: dietė ushqimore, aktivitet i pėrditshėm fizik dhe mospirje ose ndalim i duhanit.
Pėr duhan pirjen , reagimi ka qene i fuqishėm dhe kontrolli i tij se shpejti pritet te behet realitet. Nė sajė te kėmbėnguljes sė Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe qeverisė sė tanishme. si edhe bonsensit te deputeteve Konventa Ndėrkombetare e OBSH pėr kontrollin e duhan-pirjes u ratifikua para pak kohe edhe nga parlamenti.yne Edhe paketa e re ligjore per zbatimine saj eshte miratuar nga qeveria dhe sė shpejti pritet tė gjejė aty tė njėjtin miratim konsensual.
Impakti jetėshpėtues i kėsaj konvente do tė jetė i paharruar. Nėse ajo do tė vihet nė jetė ,do tė pėrbėjė pa dyshim suksesin mė tė bujshėm tė Shėndetėsisė shqiptare nė pėrpjekjet e saj shume vjeēare pėr mbrojtjen dhe forcimin e shėndetit “ Nje Shqiperi pa duhan” nuk duket me utopi
Me kontrollin dhe kufizimine duhan pirjes do te hapet njė faqe e re ne modernizimin konceptual te shėndetėsisė sonė lidhur me riorientimin e prioriteteve tė saj :nga fokusimi i deritanishėm tek mjekėsia dhe kurimi i sėmundjeve ( me fokus dhe fetishizim te medikamenteve , listave finaciarisht katastrofike rimbursuese ) nė ato te interventeve kost efeketive: profilaktike, mbrojtese dhe promocionale tė shėndetit tė popullatės nė tėrėsi. Parlamenti i tanishėm, qeveria e kryeministrit Berisha dhe Ministri i Shėndetėsisė Cikuli si iniciator dhe zbatues tė tyre do te tė memorizohen nė historinė e shėndetėsisė shqiptare qoftė edhe vetėm pėr kėtė kethese .

Sfida e re

Nderkohe ata i pret tani edhe nje sfidė tjetėr, po aq e veshtire ; perballja me njė vrastare po aq te egėr sa edhe duhanpirja. Ajo ėshtė kequshqyerja e popullatės dhe sidomos obeziteti me tė gjitha pasojat e tij.Masat e duhura mbrojtėse dhe evituese ndaj tij per fat te keq deri me sot kanė dėshtuar .
Shoqėria dhe shėndetėsia jonė nė veēanti, pas transformimeve ekonomiko - shoqėrore tė dekadės sė fundit janė kapur nė befasi, kanė reaguar plogėt dhe pa efekt. Dėshtimi ka ardhur nga rezistenca e , mentaliteteve dhe mėnyrės se ushqyerjes e jetės sė preferuar tė njerėzve, nga njera ane dhe , agresivitetit, shkathtėsisė reklamuese dhe intensitetit ofertues tė tregut. nga ana tjeter Tregu i hapur, i lirė i globalizuar ka qenė mė i zhdėrvjellėt, efektiv dhe imponues, se sa propaganda shabllone mbrojtėse shėndetėsore. Shėndetėsia tone nuk duhet te vazhdoi e zhytur verbas ne aspektet diagnostiko mjekuese te semundjeve sidomos atyre kronike pa kerkuar dhe bllokuar me se pari burimet e tyre . Ne rastin e obezitetit ajo do tė duhej tė konkurronte me tregun me nje informim dhe edukimin dietetik lehtėsisht tė kuptueshėm pėr popullatėn, sa mė tė gjerė e tė detajuar, pėr kriteret nė pėrzgjedhjen e ushqimeve ,si edhe me anė tė mekanizmave ligjore dhe rregullatorė rigoroz per mbrojtjen e shėndetit tė popullatės si prioritet shoqėror.

Koordinim qe le per te desheruar

Ushqimi i popullatės dihet , ėshtė nje nder produktet shumė sektorial: , konkretisht i bujqėsisė, transportit, tregtisė, kultures , edukimit, medias,dhe natyrisht shėndetėsisė.
Koordinimi i politikave , synimeve dhe prioriteteve tė sektorėve tė mesiperm lidhur me tė per fat te keq pergjithesisht ka caluar Jo vetėm tek ne. Thuajse kudo nė botė. Buqesia ka patur prioritet te saj kryesisht shtimin maksimal te prodhimtarise ,transporti furnizimin dhe globalizimin e shperndarjes , tregetia shitjen sa mė tė madhe.Por te treja nuk kane arritur ti lidhin dhe harmonizojne keto me njera tjetern dhe aq me pak me shendetin .

Ėshtė pikėrisht ky koordinim midis sektorial qė ėshtė shndėrruar tani nė prioritet si pėr OBSH ashtu edhe FAO - n, tė cilat po punojnė pėr njė strategji tė pėrbashkėt nė mbrojtjen e njerėzve nga obeziteti dhe ushqimi jo i shėndetshėm. Njė workshop nė vitin 2004 nė Kobė te Japonise inicioi bashkėpunimin e kėtyre dy organizatave nderkombtare nė njė program tė pėrbashkėt bashkėpunimi dhe marrėveshje pėr shėndetin. Ne sinergji me te nje “Platforme Evropiane veprimi per Dieten , Aktivitetin Fizik dhe Shendetin” si edhe nje politike e perbashket buqesore eshte formuluar dhe po zbatohet nga vendet antare te BE

Njė rezolute dhe strategji e re shprese pėr ushqimin e popullatės

OBSHja qe e para qė me raportin e saj tė vitit 2002 “Strategjia globale pėr dietėn, veprimtarinė fizike dhe shėndetin” reagoi fuqishėm ndaj shtimit tė rreziqeve pėr shėndetin dhe tė sėmundshmėrisė kronike tė lidhur me to.Ajo rekomandoi 6 drejtime strategjike pėr kontrollin, minimizimin dhe parandalimin e tyre.
-.Pėrdorimi sa mė i shumte nė ushqimin e pėrditshėm tė popullatės i zarzavateve, dhe
frutave te fresketa (minimum 400 gr nė ditė ) dhe ushqimeve me pėrmbajtje tė lartė fibre;
-.Promovim i veprimtarisė sė pėrditshme fizike,( minimum 30 minuta ecje nė ditė)
-. Minimizim i konsumit tė yndyrnave shtazore nė raport me ato me origjinė bimore; -.--
- Kufizimin e produkteve ushqimore me pėrmbajte tė lartė tė yndyrnave , kripėrave dhe
sheqernave tė lira;
-.Mbajtjen e peshės trupore nė shifra optimale, evitimin e shtimit nė peshė;
- Mospirjen ose ndėrprerjen e duhanit.
Njė draft rezolutė e pėrbashkėt kundra obezitetit- ėshtė pėrpiluar para pak javėsh pas konsultimeve me ekspertė intersektorial nga ana e OBSH dhe do t’u paraqitet pėr diskutim dhe miratim 53 Ministrave tė Shėndetėsisė sė Evropės nė njė mbledhje tė posaēme te planifikuar nė Stamboll nė Nėntor 2006.

Thelbi i saj ėshtė krijimi i njė paradigme tė re lidhur me politikat e ushqimit. Ne se deri tani ajo ka qenė e orientuar drejt sasisė, rritjes tė produktivitetit tė ushqimeve, kėnaqjes maksimale tė kėrkesave konsumeriste tė popullsisė dhe atyre ekonomiko-financiare tė shoqėrisė. Sot, pėrkundrazi, synohet qė tė orientohet drejt cilėsisė , nė kuptimin e pėrbėrjes, efekteve pozitive, por edhe rreziqeve potenciale tė ushqimeve pėr shėndetin e njerėzve.

Koha per reflektim dhe veprim

Platforma e kėtij draft - rezolute tė re ėshtė e gjerė me shume fusha veprimi. Disa prej drejtimeve kryesore janė:
Stimulimi dhe mbėshtetja e bujqve e fermerėve tė vegjėl lokal nė kultivimin, transportimin dhe shitjen e zarzavateve dhe frutave tė freskėta; ēmime tė ulėta tė pėrballueshme dhe subvesion financiar i fermerėve pėr to; pilotimi i dhėnies sė frutave falas fėmijėve tė shkollave; krijimi i rrjetit tė pikave tė shitjes sė tyre nė qendra tė vogla banimi; masa kufizuese tė prodhimit, furnizimit dhe tregtimit tė ushqimeve me pėrmbajte tė lartė kalorike yndyrore dhe sheqerore; politika tė taksimit tė shtuar tė tyre; detyrime pėr etiketimin e detajuar tė pėrbėrėsve nė ushqimet e parapėrgatitura tė gatshme ose tė importuara; kufizime nė reklamimin e ushqimeve jo tė favorshme ose tė rrezikshme pėr shėndetin nė shkolla, nė TV , nė shtyp dhe media; ndalim tė automateve dhe marketimit tė tyre nė shkolla; mekanizma kontrollorė dhe rregullatorė nė proceset e pėrpunimit, dhe tregtimit tė ushqimeve hiperkalorike dhe me pėrmbajtje tė lartė yndyre dhe sheqeri; zvogelim te porcioneve ne shitje , platformė kombėtare pėr edukimin sistematik dietetik veēanėrisht pėr moshat e hershme tė fėmijėrisė nė kopshte e shkolla, por dhe publikun e gjerė; ngritjen e shėrbimit dietetik dhe konsultoreve tė specializuara; inkurajimin e ushqimeve tradicionale tė shėndetshme mesdhetare.

Paralelisht me kėto do tė inkurajohet veprimtaria e pėrditshme fizike dhe sporteve; ndėrtimi i rrugėve dhe infrastrukturės sė duhur pėr ecjen dhe shėtitjet e mbrojtura nė kėmbė dhe sidomos per ēiklistėt ( qyetet tona jane ndofta te vetem ne Evrope pa rruge te posaceme per ciklistet) ; krijimi i sa me shume pishinave, fushave sportive, qendrave tė fitnesit dhe ambienteve tė blerta pėr ēlodhje aktive. Masa dekurajuese duhen marr pėr pėrdorimin e automobilit, programe per krijimin e kulturės sė re tė punės, ushqimit dhe tė ēlodhjes fizikisht aktive pėr punonjėsit , nė qendrat e punės.si edhe ne shkolla
Keto rekomandime sa do ne dukje te vėshtira, per tu zbatuar, janė tė bazuara ne eksperiencat e suksesshme tė provuara nė njė serė vendesh tė Evropės. Nė saj tė tyre vende si Polonia kanė raportuar uljen e ndjeshme nė dhjetė-vjeēarin e fundit tė sėmundshmėrisė dhe vdekshmėrisė sė lidhur me sėmundjet kardiovaskulare .
Rikujtojmė qė per fat te keq gjatė sė njėjtės periudhė, nė vendin tonė ato u rriten 40 %. A do te vazhdojme edhe ne dekaden e ardheshme keshtu te mos ndalim dot hovin e obezitetit dhe te demeve dramatike te tij ?

“Njeres ju dua : reagoni”

Eshte ende koha .Neser eshte vone .Eshte me se pari ne doren tuaj , te seiclit individ , te familjeve tuaja , dhe bashkesive ku jetoni te bashkepunoni aktivisht per te ndalur apo jo vepren vrastare te kesaj epidemie te re te shekullit 21

Kortezi e Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.