Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Hipokrizia eshte homazhi qe vesi i ben virtytit.
--- La Rochefoucaould

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 133 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Elita :: Nexhmie Zaimi, gazetarja e parė shqiptare e CNN dhe "Zėri i Amerikės"
Postuar nga: Albo

Elita Historia e panjohur e vajzės nga Libohova qė bėri emėr nė median e SHBA nėpėrmjet dėshmive, dokumenteve dhe kujtimeve tė tė birit, Erik Margolis

Nexhmije Zaimi, gazetarja e parė shqiptare qė punoi pėr "CNN" dhe "Zėrin e Amerikės"

Nė arkivin e “CNN” dhe “Zėrit tė Amerikės”, njė vend tė veēantė zė dhe dosja e gazetares shqiptare, Nexhmije Zaimi.

Mjaft nga personalitetet qė kanė shėrbyer pėr gjigandėt e medias amerikane e pėrmendin herė pas here kontributin e spikatur tė reporteres nga Shqipėria. Ēuditėrisht kėtu, nė “shtėpinė” e zonjės sė famshme, dinė fare pak pėr tė dhe kontributin e saj. Ka qenė veēoria e jetės nėn diktaturėn komuniste, qė e ka mbajtur nė hije dhe e ka lėnė tė pazbardhur historinė e shqiptares qė bėri emėr nė median e SHBA-sė. Qėndrimi kritik i Nexhmijes me regjimin diktatorial tė vendosur nė Shqipėri pas Luftės sė Dytė Botėrore do ta rreshtonte atė nė radhėn e “armiqve tė Partisė e tė popullit”, duke e stigmatizuar me lloj-lloj epitetesh vulgare. Do tė ndodhte kėshtu ēudia e radhės me njė nga shqiptaret, qė fill pas luftės, do tė linte angazhimet e saj intelektuale nė SHBA dhe do tė gjendej nė Itali pėr t’u marrė nga afėr me pėrmirėsimin e statusit social tė mijėra refugjatėve shqiptarė, qė kishin depėrtuar aty pėr t’u shpėtuar reprezaljeve tė luftės dhe dhunės komuniste. Do tė reagohej kėsisoj ndaj kontributeve tė vyera tė gazetares sė famshme, qė do tė bėnte shumė pėr tė bindur Shtėpinė e Bardhė dhe Kongresin Amerikan pėr ēėshtjen shqiptare dhe pėr tė fokusuar vėmendjen e tyre te gjendja e mjeruar e shqiptarėve tė persekutuar nė ish-Jugosllavi. Me njė sjellje amorale do t’i pėrgjigjej hierarkia e lartė e shtetit komunist shqiptares qė do tė raportonte e para pėr OKB-nė praninė e kampit tė refugjatėve me njė milion palestinezė. Nė mėnyrėn mė tė paskrupullt do tė reagonin strukturat e sigurimit tė shtetit pėrballė kundėrshtisė sė prerė tė saj pėr tė bashkėpunuar me ta. Gjithsesi, pėr asnjė ēast ajo nuk u tėrhoq nga rruga e saj, nga angazhimi nė shėrbim tė ēėshtjes shqiptare dhe tė shqiptarizmės. Mbeti deri nė ditėt e fundit tė jetės sė saj e vendosur dhe kėmbėngulėse pėr misionin qė i kishte dhėnė vetes nė ndihmė tė njerėzve dhe nė vijėn e parė tė frontit kundėr padrejtėsive.
Pėr herė tė parė pėr median nė Shqipėri, gazeta “Panorama” sjell nėpėrmjet dokumenteve dhe dėshmive tė bashkėkohėsve njė profil tė plotė tė jetės dhe veprimtarisė sė publicistes dhe intelektuales sė shquar, Nexhmije Zaimi. Kontakti dhe intervista me tė birin e saj, Erik Margolis, njė tjetėr gazetar i njohur ky i “CNN”, zbardh deri nė detaje karakterin dhe angazhimet e vyera tė saj...

Nėna juaj ėshtė quajtur “mbretėresha e pakurorėzuar e shqiptarėve”, ndėrkohė qė nė Shqipėri pak njerėz e njohin kontributin e saj. Ēfarė mund tė thoni pėr jetėshkrimin e saj?

Nexhmija, nėna ime, lindi nė njė familje toske, siē thoshte ajo nė gjallje, diku nė vitin 1914 dhe u rrit nė qytetin e vogėl tė Libohovės dhe nė Tiranė. Them diku, se ajo vet pretendonte se kishte lindur nė vitin 1917. Babai i saj Mustafa Zaimi ishte njėri nga zyrtarėt e lartė tė qeverisė osmane. Kishte njė motėr, Hanifen dhe dy vėllezėr, Mehmetin dhe Hiqmetin. Ky i fundit vdiq i ri nga njė sėmundje nė mushkėri.

Thatė se fėmijėrinė e kaloi nė Libohovė dhe nė Tiranė, ndėrkohė qė babai ishte pjesė e administratės shtetėrore. Pėr ēfarė studioi Nexhmija?

Nexhmija, bashkė me njė vėllanė e saj, Mehmetin ndoqėn njė shkollė tė drejtuar nga misionarė amerikanė tė Kishės Protestante (Presbyterian). Nėna ime ka qenė ndėr gjashtė vajzat e para nė Shqipėri, qė nė atė periudhė shkuan nė shkollė tė mesme. Kjo ishte njė zgjedhje e saj nė kundėrshtim me dėshirėn e prindėrve, tė cilėt bėnė ē’ėshtė e mundur pėr tė mos e lejuar tė vazhdonte studimet. Edhe mė herėt Nexhmija kishte dalė nė kundėrshtim me dėshirėn e prindėrve. Kur ishte diku 13 apo 14 vjeēe, familja e urdhėroi tė vinte perēe, por ajo e refuzoi dhe e hodhi atė nga dritarja, duke shkaktuar njė skandal nė Tiranė. Nėna ime mbante veshje perėndimore, duke refuzuar pėr tė ndjekur traditat turke pėr gratė qė dominonin atėherė nė Shqipėri...

Si mbėrriti Nexhmija nė Amerikė, kur ishte ende e re nė moshė?

Sipas traditės sė asaj kohe, kur ishte 16 vjeēe, me detyrimin e prindėrve u martua me njė burrė shumė mė tė vjetėr se ajo, martesė qė nuk u konsumua kurrė, pasi ata nuk jetuan bashkė pėr asnjė ēast. Pas vdekjes sė nėnės sė saj, Nexhmija mundi tė largohej nga Shqipėria pėr nė SHBA, falė lidhjeve me njė sponsore protestante nga Nju Xhėrsi. Kėto lidhje pra, me zonjėn Jesse Munger, i krijuan hapėsirat, madje edhe komoditetet e nevojshme pėr tė ndėrtuar njė jetė tė re.

Ku i nisi studimet e para pas zbritjes nė Amerikė?

Pas rrugėtimit me anije pėr nė Nju Jork, punoi pėr pak kohė nė shtėpinė e zonjės Munger, ndėrkohė qė mė vonė filloi studimet nė Kolegjin e Wellesley-it, universitet ky, nga mė prestigjozėt dhe mė tė famshmit pėr femrat nė atė kohė. Kėshtu, ajo u bė e para grua shqiptare qė shkoi nė universitet, me gjithė kundėrshtimin e madh tė familjes dhe pavarėsisht zakoneve shqiptare.
Nė “Wellesley” Nexhmija pėrvetėsoi anglishten nė mėnyrė tė pėrshpejtuar dhe u bė studente e nivelit A, qė do tė thoshte e nivelit shkėlqyeshėm. Gjatė katėr viteve nė kėtė universitet, ajo shkroi njė libėr qė u vlerėsua jashtėzakonisht nė atė kohė dhe u shit nė mėnyrė rekord. Libri quhej “Bija e shqiponjės”.

Ku filloi punė pas pėrfundimit tė studimeve nė Universitetin e Wellesley?

Ajo, menjėherė pas diplomimit, nisi sėrish studimet nė njė tjetėr universitet, madje po kaq tė famshėm sa dhe ai. Nė Universitetin e Kolumbisė u diplomua pėr gazetari. Gjatė kėsaj periudhe, ajo u njoh dhe u martua me Henry M. Margolis, njė jurist nga Nju Jorku, i cili merrej me administrimin e hoteleve dhe pronave tė tjera. Bashkėjetesa e tyre ishte e shkurtėr dhe produkt i saj ishte njė fėmijė i lindur nė shkurt tė vitit 1943, me emrin Erik Skėnderbeg Margolis. Pra, unė djali i vetėm i tyre.

Me sa dimė nėna juaj pas Luftės sė Dytė Botėrore ėshtė shpallur nga autoritetet italiane “Komandante e Kryqit tė Kuq tė Italisė”. Me ēfarė motivacioni lidhet ky dekorim?

Pas Luftės sė Dytė Botėrore, Nexhmija shkoi nė Itali, ku punoi pėr disa vjet, duke ndihmuar shqiptarėt dhe refugjatėt e tjerė, tė cilėt kishin emigruar nė Itali. Ajo kaloi disa kohė nė Kalabri duke investiguar historinė e shqiptarėve arbėreshė dhe dialektin e tyre tė shqipes mesjetare. Pikėrisht pėr punėn me refugjatėt dhe kontributet e jashtėzakonshme qė ofroi nė ndihmė tė tyre, Nexhmija u bė “Comandatoressa della Coronna d’Italia”, qė do tė thotė “Komandante e Kryqit tė Kuq tė Italisė” dhe iu dha njė nga medaljet italiane mė tė larta. Kjo ėshtė, si tė thuash, historia e dekorimit tė nėnės time nga autoritetet italiane. Pėr vitet kur ajo ka shėrbyer nė atė zonė ajo ka lėnė edhe shumė shėnime, nė tė cilat ka regjistruar kronikėn e plotė tė aktivitetit tė saj nė Itali pas Luftės sė Dytė Botėrore. Mė duket ēudi, duke pasur parasysh distancėn e vogėl tė Shqipėrisė me Italinė, qė pėr kėtė aktivitet tė saj aty e dinė shumė pak bashkėkombėsit e saj, pėr mos tė thėnė se nuk e njohin fare.

Diēka pėr kontaktet qė mbante nėna juaj nė Amerikė me familjarėt e saj nė Shqipėri...

Lidhjet e nėnės time me familjen e saj nė Tiranė ishin gjithmonė shumė tė ngushta. Ajo nuk i takoi ata pėr dekada, por kujtimi pėr Shqipėrinė dhe dashuria e saj pėr familjen mbetėn gjithmonė shumė tė forta. Ajo vuante vazhdimisht nga frika se mos familjarėt e saj arrestoheshin dhe torturoheshin, apo edhe vriteshin nga sigurimi i shtetit, veēanėrisht kur ajo u bė e famshme nė ēėshtjet politike shqiptare nė SHBA. Nė mjaft nga analizat e saj nė median amerikane, duke filluar nga “CNN”, ajo, duke promovuar vlerat mė tė mira tė shqiptarėve, fshikullonte me forcė regjimin komunist tė vendosur nė Shqipėri menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Ajo nuk i shkėputi pėr asnjė ēast lidhjet e saj me vendlindjen dhe kudo u krenua me faktin qė ishte shqiptare.
Nė fund tė viteve 1940, 1950 dhe 1960 nėna ime pėrpiqej ta shpėtonte familjen e saj nga uria, duke dėrguar ngarkesa tė rregullta me ushqime dhe veshmbathje. Kėshtu ndoshi edhe nė kohėn kur ajo kishte pak tė holla pas divorcit nė vitin 1949. Familja e saj nė Tiranė u deklarua “Armike e popullit” nga komunistėt, vetėm pse tė afėrmit e saj kishin ndjekur shkollėn amerikane. Gjendjen e tyre politike e rėndonte ndėrkohė fakti qė Nexhmija dhe vėllai i saj, Muhameti kishin shėrbyer disa kohė si pėrkthyes pėr ambasadėn britanike nė Tiranė. Angazhimi i saj si njė nga gazetaret me emėr tė medias perėndimore, e bėnin edhe mė tė rėndė pozicionin e familjarėve tė saj nė Tiranė.

Ēfarė u kujtohet nga rrėfimet e nėnės pėr persekutimet qė u bėri regjimi komunist familjarėve tė saj nė Tiranė?

Muhameti, vėllai, i Nexhmijes, u burgos dhe u torturua pėr 16 vjet nga regjimi i Hoxhės. Kjo vetėm pėr faktin qė kishte punuar disa kohė si pėrkthyes i britanikėve nė Tiranė dhe si vėllai i nėnės time, qė nuk e kishte mbėshtetur asnjėherė regjimin qė erdhi nė fuqi pas ēlirimit tė vendit. Po kėshtu kushėrinjtė e mi tė parė u internuan nė Burrel. E gjithė familja Zaimi dhe Ēano (motra e Nexhmies, tezja ime ishte martuar nė familjen Ēano), u shkatėrruan si rezultat i kėsaj pėrndjekje tė tmerrshme politike dhe me zor mundėn tė mbijetonin. Ndėrkaq, njė i afėrm tjetėr i nėnės time, Besnik Ēano, i lidhur me familjen e saj, u bė drejtues i shquar i rezistencės antikomuniste, pėr tė cilėn u zbulua dhe u torturua pėr vdekje nga komunistėt. Pėrmbledhtazi, ēdo gjė qė kishte lidhje me fisin e nėnės time nė Shqipėri, provoi njė reprezalje tė tėrė tė dhimbshme.

Nė Shqipėri dinė farė pak pėr veprimtarinė e Nexhmije Zaimit nė Amerikė nė shėrbim tė ēėshtjes shqiptare. Ēfarė do tė shtonte pėr kėtė djali i vetėm i saj...

Nga viti 1950 deri nė vitin 1980, Nexhmija luajti njė rol drejtues nė njė sėrė organizatash shqiptaro-amerikane. Mė e rėndėsishmja ndėr to ishte federata pan shqiptare “Vatra”. Ndėrkaq, ajo pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė Ligėn e Kombeve tė Evropės Juglindore me qendėr nė SHBA dhe nė Kongresin Amerikan pėr ēėshtjet shqiptare dhe pėr tė kthyer vėmendjen e tyre tek gjendja e mjeruar e shqiptarėve tė shtypur nė ish-federatėn jugosllave. Nėna ime ishte e pėrfshirė tėrėsisht nė veprimtaritė atdhetare qė ndihmonin komunitetin shqiptar nė Nju Jork apo Nju Xhėrsi, veēanėrisht tė ardhurit rishtaz, tė cilėt kalonin njė moment shumė tė vėshtirė pėr t’u integruar nė jetėn amerikane, pasi kishin jetuar nė Shqipėri, apo nė kampet e refugjatėve. Nė vazhdim ajo vijoi me pėrkthimet nė gjykatat e Nju Jorkut pėr shqiptarėt e akuzuar pėr vepra tė ndryshme dhe pėrpiqej t’i ndihmonte ata dhe familjet e tyre pėr t’u zbutur sa tė ishte e mundur krizat e ndryshme...

“Mbretėresha e pakurorėzuar e shqiptarėve”

Ka qenė nga mikeshat e afėrta tė ish-mbretėreshės Geraldinė kur ajo nuk i gėzonte privilegjet e monarkisė dhe e ka dashur si njė motėr tė vėrtetė. Ka ndodhur pastaj qė ėshtė pagėzuar me fronin e saj, duke u quajtur “mbretėresha e pakurorėzuar e shqiptarėve”. Dhe ka punuar njė jetė tė tėrė pėr t’i shėrbyer ēėshtjes shqiptare dhe bashkėkombėsve tė saj, pa kėrkuar tituj e grada. Kėshtu, deri pak vite mė parė, kur ndėrroi jetė nė Santa Barbara tė Kalifornisė nė moshėn 90-vjeēare. Eshtė njė histori e panjohur nė Shqipėri pėr vet papajtueshmėrinė e saj me sistemin komunist qė u vendos nė vendin tonė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Njė histori interesante qė ka pėr protagoniste Nexhmije Zaimin, vajzėn e lindur nė qytetin e Libohovės nė fillimet e shekullit tė kaluar dhe tė vendosur nė SHBA nė vitin 1937. Studentja shqiptare qė do tė shkėlqente nė universitetin “Wellsley College” dhe nė “Columbia University”, do tė bėhej mė vonė njė nga gazetaret me emėr nė median amerikane, duke spikatur sidomos mes kolegėve vendas tė “Zėrit tė Amerikės”, “CNN”, “Evropės sė Lirė”, pėr ta lartėsuar personalitetin e vet me shėrbimin profesional nė “Office of Strategic Services” (Zyra e Shėrbimit Strategjik e SHBA-sė). Gjatė gjithė karrierės sė saj si gazetare ka promovuar vlerat dhe traditat e bashkėkombėsve, duke u bėrė ndėrkaq njė zė i rėndėsishėm nė mbrojtje tė ēėshtjes sė shqiptarėve brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Kontaktet dhe miqėsia me figura tė tilla si Abaz Kupi, Fan Noli, Faik Konica etj. i ka dhėnė misionit tė saj njė pėrmbajtje tė spikatur kombėtare. Pėrtej angazhimeve me problematikėn e shqiptarėve, Nexhmije Zaimi ėshtė regjistruar nė memorien e institucioneve tė rėndėsishme amerikane si gazetarja e cila pėrcolli e para gjendjen e mjeruar tė refugjatėve palestinezė nė vitet ‘50. Mė shumė se kaq, ajo ka qenė nga tė rrallat punonjėse tė medias amerikane, qė ka sjellė pėr shtypin nė SHBA raportet e para nga pasojat e konfliktit arabo-izraelit, ndėrkohė qė ka qenė e para qė ka realizuar intervistat me personalitetet mė tė larta tė vendeve arabe, si me mbretin e Jordanisė, Husein, atė tė Egjiptit, Naser etj. Veprimtaria e saj ėshtė vlerėsuar nga personalitetet mė tė larta tė jetės politike e publike tė SHBA-sė dhe nga mjaft institucione prestigjioze tė vendeve perėndimore.

Konica nė kujtimet e Nexhmijes

Nga kujtimet e saj pėr Konicėn, pėrveē mbresave nga takimet e drejtpėrdrejta, Nexhmija veēon konsideratat e senatorėve dhe kongresmenėve tė ndryshėm amerikanė, tė cilėt i kanė thėnė se ndėr tė huajt qė janė nė SHBA, Konica ėshtė i pakrahasueshėm pėr nga aftėsitė diplomatike, kultura, sjelljet, veshja dhe humori. Pėr ta ishte mjaft domethėnėse paraqitja e tij nė takimet me diplomatėt amerikanė me kostumin kombėtar.

Mirėnjohja e Rusveltit

Nexhmije Zaimi ėshtė njė nga personalitetet shqiptare qė ka marrė me dhjetėra dekorata nga institucionet ndėrkombėtare. Eshtė dekoruar sė pari nga shoqėria amerikane e veteranėve tė luftės “American Legion”. Ka marrė titullin e nderit “Komandante e Kryqit Italian” dhe njė nga medaljet italiane mė tė larta. Ndėrkaq, ajo ėshtė dekoruar me “Medaljen e Mirėnjohjes” nga presidenti i SHBA-sė, Rusvelt.

Sfida pėrballė sigurimit tė shtetit

Gjatė vizitės sė saj tė parė nė Shqipėri, nė vitin 1986, Nexhmije Zaimi u thirr nga punonjėsit e sigurimit tė shtetit. Ata i bėnė njė mori pyetjesh: “Me se merresh nė Amerikė”, “Pse flet me tradhtarėt e kombit”, “Ēfarė lidhje ke me familjen e mbretit Zog” etj. Nė vijim, nė mėnyrė djallėzore, i kėrkuan qė me shoqėrinė e saj nė "CNN", tė bėnte promovime tė ndryshme nė tė pėr sukseset e komunizmit nė Shqipėri. Pas refuzimit kategorik tė kėsaj oferte, ajo shpallet “Person i padėshirueshėm”



Pėrjetime nga takimet me kolosėt e kulturės shqiptare

Zaimi: Me Fan Nolin u njoha nė varrimin e Avni Rustemit

Nexhmije Zaimi ėshtė ndjerė mirė, siē ka shkruar vet ajo, kur ėshtė takuar me kolosėt e kulturės shqiptare, Fan Noli dhe Faik Konica. Me Fan Nolin ėshtė takuar pėr herė tė parė nė qytetin e Vlorės, ndėrsa me Konicėn nė Washington, kur sa kishte mbėrritur nga Shqipėria. Nė kujtimet e saj kanė mbetur emocionet nga takimi i parė me Fan Nolin...
“Ishte prill i vitit 1924, kur u takova pėr herė tė parė me Nolin nė qytetin e Vlorės. Ai kishte ardhur aty pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė mortore tė Avni Rustemit. Nė karrocėn me tė cilėn shkonim nė funeral bashkė me mua dhe prindėrit e mi ishte edhe nėna e Avni Rustemit, qė herė pas here lotonte dhe qante me dėnesė. Ky ēast mortor u bė shkak tė njihesha me Fan Nolin, i cili ndjehej shumė i dėshpėruar pėr humbjen e papritur tė Avniut, qė siē thoshte ai, kishte qenė njė patriot i rrallė. Mbaj mend qė nėna ime Sherifja, gjatė atyre ditėve vuri nė dritaret e shtėpisė pėlhurė tė zezė. Ndėrkaq, nėna e Avniut pėr ditė tė tėra pas kėsaj ndenji nė shtėpinė tonė”. Po me Nolin, Nexhmije Zaimi, siē ka shkruar vet ajo, do tė takohej disa herė mė vonė nė Nju Jork dhe tė dy bashkė do tė bėheshin ndėr protagonistėt kryesorė tė federatės atdhetare “Vatra”. Sidoqoftė takimi i parė me tė nė pėrcjelljen e Avni Rustemit do tė mbetej i paharruar...



Gazetarja qė kundėrshtoi politikėn amerikane


Nexhmija zbuloi e para kampin e refugjatėve me njė milion palestinezė

“Tė vėrtetėn duhet ta shikojmė nė sy: Unė arrita ta vizitoj nga afėr kampin e refugjatėve me njė milion palestinezė”.

Pėr herė tė parė nė median amerikane raportohet pėr kampet e mėdha tė refugjatėve palestinezė dhe pėr shkeljen brutale tė tė drejtave tė njeriut nė rajonin e Lindjes sė Mesme. Gazetarja me origjinė shqiptare, Nexhmije Zaimi, e cila depėrtoi nė zonėn nė konflikt qysh nė vitin 1949, ėshtė e para qė raportoi pėr opinionin nė SHBA krijimin e kampeve tė refugjatėve dhe gjendjen e traumatizuar tė njerėzve qė jetonin nė to. Investigimet e saj disavjeēare do tė promovonin tė vėrtetat e konfliktit arabo-izraelit dhe shkaqet e tij. Mė shumė se kaq, ajo do tė paralajmėronte institucionet amerikane pėr rrezikun qė mbartte mbėshtetja e SHBA-sė ndaj sinoistėve izraelitė, duke bėrė thirrje tė hapur pėr bllokimin e deportimit tė sovjetikėve nė rajonin e trazuar tė Lindjes sė Mesme. Nexhmije Zaimi rikthehet si mysafire nė kėtė zonė nė vitin 1950, 1951, 1952,1953 e 1954 dhe viziton nga afėr Palestinėn, Pakistanin, Jordaninė, Libanin, Egjiptin, Sirinė dhe mjaft shtete tė tjera arabe, pėr t’u takuar me politikanė e njerėz tė thjeshtė, me deputetė e shkrimtarė etj. Gjatė takimeve me ta shkėmbeu mendime pėr konfliktin ndėrmjet shteteve arabe dhe Izraelit dhe pėr rrugėt e mundshme pėr zgjidhjen e tij. Intervistoi disa nga figurat kryesore tė jetės publike e politike, si mbretin Hussein tė Jordanisė, presidentin Naser tė Egjiptit etj. Me hulumtimet nė terren dhe njohjen nga afėr tė situatės nė rajonin e trazuar, Nexhmija kompletoi njė studim me argumente tė plota kundėr filozofisė sinoiste: “Palestina, njė vend pa njerėz, pėr njerėz pa tokė”, me tė cilėn tėrhoqi vėmendjen e opinioneve zyrtare amerikane jo vetėm pėr guximin, por edhe pėr prognozėn pėr tė nesėrmen e konfliktit qė do tė vazhdonte pėr vite e dekada me radhė. Ndėrkaq, shqiptarja qė do ta shkelte me kėmbė tė gjithė teatrin e konfliktit arabo-izraelit, do tė sillte pėr herė tė parė nė median amerikane tė vėrtetat e tij me raporte tė drejtpėrdrejta nga terreni. Pėr herė tė parė amerikanėt do tė kishin mundėsi qė nė shtypin e tyre tė lexonin konsideratat dhe opinionet e krerėve tė vendeve tė Lindjes sė Mesme tė intervistuara nga gazetarja shqiptaro-amerikane, Nexhmije Zaimi. Periudha e “guidės” nė kėtė zonė do t’i jepte mundėsinė gruas sė lindur e rritur nė Shqipėri tė takohej me ish-mbretin e shqiptarėve, Ahmet Zogu, dhe tė vendoste miqėsi tė ngushtė me mbretėreshėn, Geraldinė, e cila do ta ndihmonte pa kursyer pėr tė pėrmbushur misionin e saj.

Gazeta “Panorama”, nėpėrmjet dokumenteve tė kohės dhe kujtimeve tė tė birit tė saj, Erik Margolis, aktualisht drejtor editorialist i gazetės mė tė madhe nė Kanada “Toronto Tun”, ka mundur tė zbardhė veprimtarinė e saj publicistike tė fokusuar rreth shkaqeve tė konfliktit arabo-izraelit dhe parashikimet e saj pėr tendencat e tij, tė provuara tashmė nga koha dhe me njė tingėllim aktual nė ditėt e sotme...


Nga aq sa dihet nė Shqipėri, Nexhmija e ka nisur karrierėn e saj si gazetare nė Lindjen e Mesme. Ēfarė kujtoni nga rrugėtimet e para tė saj nė kėtė zonė tė futur rishtaz nė konfliktin qė do tė vazhdonte pėr vite e dekada?

Nėna ime gjithmonė ka pasur interes tė thellė pėr Lindjen e Mesme. Nė kėtė interesim ka pasur edhe motive specifike. Ajo shkoi nė Kajro nė vitin 1949. Tė vetmen adresė qė kishte, ishte ajo e mbretit Zog dhe familjes mbretėrore qė ndodheshin aty nė emigrim. Kishte njė afeksion tė veēantė pėr mbretėreshėn Geraldinė. Zogu ishte i ftuari i mbretit tė Egjiptit, Faruk, i cili ishte me prejardhje shqiptare. Nė Kajro ndenji pranė Geraldinės dhe me rrugėtimet e ndryshme aty u njoh me situatėn jo vetėm nė Egjipt, por nė tėrė rajonin. Miqėsia e familjes sė mbretit Zog me mbretin Faruk do t’i jepte mundėsi pėr tė depėrtuar pėrtej pamjes sė jashtme tė situatės nė vendet e Lindjes sė Mesme. Nga kjo vizitė e Nexhmijes nė Egjipt do tė pėrfitoja edhe unė pėr t’u njohur pak mė vonė me mbretin e Egjiptit, qė ishte me origjinė shqiptare. Ka qenė viti 1958, kur unė isha bashkė me nėnėn time nė njė hotel nė Gjenevė. Ndėrkohė qė pushonim nė dhomėn tonė, Nexhmija, qė me sa dukej e kishte marrė vesh vendndodhjen e Farukut, njė ēast m’u drejtua: “Ngjitu nė katin lart pėr tė takuar mbretin e Egjiptit dhe i thuaj se je shqiptare!” Ashtu veprova. Sa mbėrrita aty, Faruku mė vuri duart nė qafė (ishte shumė i shėndoshė) dhe mė pėrqafoi me shumė pėrzemėrsi. Tė paktė janė njerėzit qė mund tė thonė se kanė pasur rastin tė takohen me kaq pėrzemėrsi me mbretin Faruk...

Kur fillojnė raportet e para tė Nexhmijes nga Lindja e Mesme pėr shtypin amerikan?

Pas udhėtimit tė saj nė Egjipt nė vitin 1949, Nexhmija tregoi shumė interes pėr zonėn dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr shtetin e ri tė Izraelit, qė sapo ishte krijuar. Nė vitet 1950-1951, ajo u kthye nė Lindjen e Mesme si gazetare pėrfaqėsuese e “Newark News”, njė prej gazetave kryesore tė asaj kohe nė pjesėn e Nju Jorkut. Ajo udhėtoi mė pas nė Amman, Jordani, ku nisi tė takohet me palestinezėt dhe tė mėsonte pėr fatkeqėsitė qė kishin prekur kėtė popull.
Nexhmija ishte e para gazetare amerikane qė “zbuloi” kampet e mbushura me refugjatė palestinezė, qė ishin dėbuar me dhunė nga shtėpitė e tyre. Nė atė kohė, amerikanėt kishin mėsuar nga Zionists se “Palestina ėshtė njė tokė pa njerėz, pėr njerėz pa tokė”. Askush nė Amerikė nuk e dinte se tė paktėn 750 000 palestinezė, myslimanė dhe tė krishterė, ishin pastruar etnikisht. Nexhmija ishte e para qė zbuloi kampet e refugjatėve dhe me raportin e saj drejtpėrdrejt nga rajoni, tronditi opinionin amerikan. Ajo zbuloi gjendjen mjerane tė refugjatėve dhe raportoi se ata ishin tė veshur me lecka, jetonin nė tenda dhe ushqeheshin shumė keq. Tragjedia e tyre dhe sensi i padrejtėsisė sė thellė e preku nėnėn time, e cila gjatė gjithė jetės ishte luftėtare pėr tė shtypurit dhe tė papėrkrahurit.
Nė atė udhėtim dhe nė njė tjetėr, dy vjet mė pas, ajo kaloi nė Egjipt, Jordani, Siri Irak dhe Liban, ku krijoi njė tablo tė plotė tė asaj qė ndodhte nė rajonin e pėrfshirė nė konfliktin e ashpėr. Nexhmija ishte e para gazetare amerikane qė kuptoi thellė atė qė ndodhte nė kėtė zonė dhe problemet qė ekzistonin aty. Ajo njohu ndėrkaq edhe rolin e Shteteve tė Bashkuara dhe tė Britanisė sė Madhe nė kėtė situatė. Nė Jordani ajo u takua me kryeministrin dhe madje arriti tė siguronte njė intervistė me mbretin Hussein. Nė atė kohė Hussein ishte shumė i ri. Ai ishte ngjitur nė fron pak kohė mė parė nga britanikėt, pasi i vėllai mė i madh ishte deklaruar i paaftė mendėrisht. Nexhmija kaloi shumė kohė duke biseduar me Hussein, tė cilin e njohu si njė njeri tė mbarsur me ide, inteligjent dhe i pėrqendruar thellėsisht nė vuajtjet palestineze. Megjithatė, ndjenjat e tij fisnike nuk zgjatėn shumė, sepse shumė shpejt ai do tė pajtohej me gjendjen pa depėrtuar nė shkaqet e vėrteta tė konfliktit. Qėndrimi i tij nė pushtet do tė kushtėzohej nga mbėshtetja e perėndimit dhe e ushtrisė sė tij beduine...

Dihet qė Nexhmija ėshtė e para gazetare amerikane qė intervistoi liderin egjiptian, Gammal Abdel Sadat. Nė cilat rrethana mundi ta realizojė intervistėn me tė?

Nė Egjipt, Nexhmija mori takim fillimisht me Anvar El Sadat, njė nga njerėzit mė tė afėrt tė kreut tė shtetit, Abdel Naser, me funksionin e ministrit tė shtetit pėr Informacionin, qė njihej ndryshe edhe numri dy i regjimit egjiptian. Ajo shkoi nė zyrėn e tij dhe nuk u largua derisa Sadat e priti. Qėndroi atje 9 orė, derisa mė nė fund Sadat doli duke qeshur dhe i dha njė intervistė. Po Nexhmija nuk u mjaftua me kaq. Synimi i saj mbetej te kreu i shtetit me njė fuqi magjike nė atė periudhė, jo vetėm nė Egjipt, por nė tėrė zonėn e Lindjes sė Mesme. Zonja misterioze dhe shumė tėrheqėse e joshi Sadatin, i cili i rregulloi njė intervistė me liderin egjiptian, Gammal Abdel Nasser. Ajo shpenzoi sėrish shumė orė me Nasser, i cili, siē vė nė dukje ajo, iu duk brilant, i ndershėm dhe i pėrkushtuar … “njė burrė i vėrtetė”. Nasser i foli nė lidhje me planet e tij pėr modernizmin e Egjiptit. Ajo i tregoi Nasser-it, nė mėnyrėn e saj tė zakonshme shqiptare, aspak diplomatike, por tė drejtpėrdrejtė, se ai duhej tė bėnte diēka pėr tė ndihmuar palestinezėt qė vuanin nė kampet e refugjatėve. Ishte njė intervistė qė u ndoq me shumė interes nė atė periudhė, kur nė Amerikė dinin shumė pak rreth asaj qė ndodhte nė rajonin nė konflikt tė Lindjes sė Mesme.
Kaloi shumė kohė nė pjesėn e sipėrme tė Nilit nė Egjipt, duke depėrtuar nė thellėsinė e profilit tė kėtij vendi tė rėndėsishėm dhe popullit tė tij, tė cilin e pėlqente aq shumė.

Si priteshin raportet e Nexhmijes nga opinioni amerikan nė atė periudhė?

Shkrimet e saj nga rajoni i futur rishtaz nė konflikt ngjallėn shumė interes dhe kėrshėri nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, por u pėrballėn njėkohėsisht edhe me kritika tė ndjeshme nga mbėshtetėsit e qarqeve sinoiste. Ajo realizoi njė studim tė titulluar “Gauge of Arab Anger” rreth vitit 1953, nė tė cilin nė mėnyrė profetike vuri nė dukje se ndėrsa Amerika, qė ishte heroi pėr tė gjithė arabėt do tė vazhdonte tė mbėshteste nė mėnyrė tė njėanshme hebrenjtė, njė ditė do ta kthente botėn myslimane kundėr vetvetes, duke u bėrė nė kėtė mėnyrė pre e zemėrimit e madje dhe e dhunės. 50 vjet mė vonė, predikimet e saj vijnė vėrtet shokuese. Ajo paralajmėroi ndėrkaq, se mbėshtetja e njėanshme qė do tė mund tė bėnte Amerika, do tė drejtonte shumė prej arabėve tek ushtria ruse, gjė qė nė fakt ndodhi me Egjiptin, Sirinė, Irakun dhe Jemenin. Nėna ime iu pėrmbajt faktit se palestinezėt nuk do tė shiteshin pėr kompensim e pėr asgjė tjetėr. Ajo foli pėr tmerret nė kampet e refugjatėve palestinezė: pa ushqime, pa spitale dhe shkolla, pa energji elektrike. Asgjė, veēse lot, mungesė e shpresės dhe dėshpėrim. Qeveria amerikane nuk u tregua sa duhet e vėmendshme pėr tė dhėnat e saj, ashtu sikurse nuk i vlerėsoi si duhet edhe paralajmėrimet e veteranėve tė tjerė tė Lindjes sė Mesme. Eshtė periudha kur ndikimi i lobit izraelit nė SHBA ishte ende i fuqishėm. Askush nuk kujdesej pėr ata njerėz qė ishin larg, tė cilėt nuk mund tė votonin dhe tė jepnin kontribut politik. Njė rajon i tėrė vuante nė kufijtė e mbijetesės.

Si rrodhi mė tej jeta e Nexhmijes e pėrkushtuar tėrėsisht nga angazhimi nė mbrojtje tė palestinezėve dhe popujve tė tjerė tė Lindjes sė Mesme?

Nėna ime e kishte pėrjetuar me shumė dhimbje tragjedinė e hebrenjve nė Evropė dhe shumė prej miqve tė saj nė Nju Jork ishin hebrenj. Por siē thoshte ndonjėherė “Izraeli kishte mė tepėr mbrojtje nga sa i duhej. Tė gjorėt palestinezė, nuk kishin askėnd qė tė fliste pėr ta”. Shpesh ajo mė pėrsėriste pikėpamjen e saj se kombet e Lindjes sė Mesme nuk ishin aspak nė gjendje tė flisnin me perėndimorėt, apo tė fitonin mbėshtetjen e tyre. “Ata janė patetikė”, do tė vinte re ajo, “gjysmė primitivė” (kur bėhet fjalė pėr komunikimin modern). Siē kam shkruar nė Nju Jork, nėna ime u detyrua tė ndėrpriste shkrimet, kur gazeta e saj, nėn mbikėqyrjen e kėshilluesve mė tė mėdhenj, pėr tė ndaluar shkrimet, e largoi atė si korrespondente tė jashtme. Jo vetėm kaq. Atė do ta ndiqnin mė vonė edhe mjaft kėrcėnime. Gati njė vit mė pas, nė orėt e vona tė natės, mes thirrjeve, trokitjeve nė derė dhe ndjekjeve nė rrugė, njerėz tė egėrsuar shoshnin se do mė qorronin me acid, pikėrisht mua, djalin e vetėm tė saj. Qarqet sinoiste tė fuqishme nė atė periudhė bėnė ēfarė mundėn pėr tė ndalur penėn e saj, qė nuk rreshti asnjėherė nė mbrojtje tė njerėzve tė shtypur...


Mbreti Hussein me 60 roja shqiptare

Teksa do tė pėrcillte pėr nė median amerikane intervistėn e plotė me mbretin e Jordanisė, Nexhmije Zaimi do tė hidhte nė bllokun e saj tė shėnimeve edhe mbresat nga takimi i parė me kreun e kėtij vendi arab. “U mirėkuptova me tė qė nė ēastet e para”, do tė shkruante gazetarja shqiptare. “Ishte i mirėsjellshėm nė bashkėbisedim dhe herė pas here gjėrat qė i vlerėsonte tė rėndėsishme, i pėrsėriste dy herė, me qėllim qė mesazhi i tyre tė shkonte i plotė dhe pa mėdyshje te lexuesi i thjeshtė”. Nė vazhdim tė kujtimeve nga biseda me mbretin Hussein, Nexhmije Zaimi nėnvizon edhe njė detaj qė ka tė bėjė me ēastet e ndarjes me tė.
“Kur e pėrfunduam intervistėn, mbreti Hussein mė tha se do tė mė pėrcillte deri te hyrja e pallatit mbretėror. Madje vuri nė dukje se kishte rezervuar njė surprizė pėr mua, gazetaren shqiptare qė kisha shkuar nga larg pėr opinionin e tij. Ndėrsa zbrisnim shkallėt e pallatit, nė tė dy anėt e tyre na nderonin me qėndrim gatitu 60 roja tė gjata e tė veshura me uniformė ceremoniali. Diku mė tha se mund tė komunikoja me ta. “Anglisht”, i thashė. “Jo, shqip”, mė tha ai, duke u ndalur para tyre. “Shqip?!” “Po, po shqip”, kėmbėnguli mbreti Hussein. “Si ka mundėsi”, e pyeta unė e habitur. “Kėta tė gjithė janė shqiptarė”, sqaroi ai surprizėn qė kishte vendosur tė mė bėnte nė ndarje e sipėr. Kur i thashė se pse kishte zgjedhur pikėrisht shqiptarėt pėr t’i bėrė roja, mbreti Hussein shpjegoi se ata janė besnikė dhe trima.


“Filozofia ‘Palestina, njė vend pa njerėz, pėr njerėz pa tokė’, ėshtė antinjerėzore”

Nexhmije Zaimi ka qenė ndėr gazetaret e para qė ka tėrhequr vėmendjen e qarqeve amerikane pėr njė qėndrim mė objektiv ndaj vendeve tė Lindjes sė Mesme. Studimi i saj “Madhėsia e inatit arab” i bėrė publik qysh nė vitin 1952, depėrton te thelbi i konfliktit arabo-izraelit, pas njė investigimi disavjeēar tė saj nė terren. Ėshtė nga zėrat e rrallė nė median amerikane tė kohės, qė ngrihet kundėr filozofisė genocidiste tė sinoistėve dhe mbėshtetėsve tė tyre nė SHBA. Nga aq sa kujton i biri, Eriku, ajo nė fillimin e viteve ‘50 ka goditur me guxim nė opinionin amerikan qėndrimin nė mbėshtetje tė sinoistėve, tė cilėt zbatonin strategjinė “Palestina njė vend pa njerėz, pėr njerėz pa tokė”. Ėshtė koha, shton i biri i Nexhmijes, kur lobi izraelit nė SHBA, Eshte njė rol pėrcaktues nė politikėn amerikane. Nė kėtė mjedis pėrfitonin sinoistėt, tė cilėt nuk reshtėn pėrpjekjet pėr tė sensibilizuar qarqet zyrtare tė SHBA-sė pėr tė siguruar mbėshtetjen e tyre nė zbatim tė strategjisė sinoiste. Nė studimin e vitit 1952, Nexhmije Zaimi paralajmėron efektet negative tė mbėshtetjes amerikane ndaj sinoistėve. “Mbėshtetja pa limit e Izraelit nga Amerika, paralajmėron ajo, nė tė ardhmen do tė mund tė ndryshojė nė interes tė arabėve”. Erik Margolis, i biri i vetėm i Zaimit, thekson se 15 vite mė vonė parashikimet e saj u kthyen nė tė vėrteta. Gjithsesi, pėrmbyll, drejtori editor i “Toronto Sun”, kėtij guximi tė jashtėzakonshėm pėr kohėn do t’i shijonte edhe “sherrin”: Terroristėt sinoistė nuk do t’ia falnin dhe njė ditė do tė hakmerreshin, duke i hedhur acid nė sy. Po edhe pas kėtij atentati, Nexhmije Zaimi mbeti e angazhuar nė pėrpjekjet e saj nė luftėn pa kompromis kundėr padrejtėsive dhe dhunės ndaj shtresave tė pambrojtura...


Flet djali i Nexhmijes, Erik Skėnderbeg Margolis

“Sigurimi i shtetit mė kėrcėnoi familjarėt nga Nju Jorku”

Gazetari shqiptar qė raportoi nga 15 konflikte ushtarake pėr stacionet mė prestigjioze tė Perėndimit.

“Tė bėsh korrespodentin e luftės, duke raportuar nga vija e parė e betejave, do tė thotė tė jesh luftėtar dhe t’i kushtosh jetėn profesionit”. Njeriu qė ka nėnshkruar poshtė kėtij mesazhi, i cili citohet shpesh nė auditorėt qė shkollojnė punonjėsit e medias, ėshtė i biri i gazetares sė shquar shqiptare, Nexhmije Zaimi, Erik Skėnderbeg Margola.

I panjohur nė Shqipėri dhe nė rrethin e njerėzve tė medias shqiptare, Eriku ėshtė regjistruar tashmė nė elitėn e gazetarėve ndėrkombėtarė, si njė nga mjeshtrat e guximshėm qė ka raportuar nga 15 konflikte tė armatosura, duke qenė i pranishėm nė teatrin e luftimeve, madje ku ka qenė piku i tyre dhe shkalla mė e lartė e rrezikut. Shqiptari qė e njėson misionin e gazetarit me atė tė luftėtarit, ka koleksionuar nė pėrvojėn e tij kronikėn e betejave duke filluar nga Angola, Mozambiku, Afrika e Jugut, Vietnami, Kurdistani, Ēeēenia, Salvadori, Afganistani, Kashmiri, Bosnja, Serbia e deri tek Iraku, duke pėrmbyllur nė njėfarė kuptimi enciklopedinė e konflikteve ushtarake tė kohėve moderne. Fakti qė raportet e tij kanė qenė tė destinueshme e tė vlerėsuara nga stacionet mė prestigjioze tė perėndimit si ĒN, FOX, CBC, CTV, Britain SKY etj., si dhe nga gazetat mė nė zė tė SHBA-sė, Kanadasė, e Britanisė, ku vazhdon edhe sot tė jetė nga gazetarėt mė tė spikatur, tregon potencialin e lartė profesional tė kėtij mjeshtri tė fjalės sė lirė, qė i pėlqen tė krenohet me tė qenit shqiptar dhe ta njėsojė profesionin e vet me atė tė luftėtarit, njė amanet ky nga e ėma, Nexhmija, e cila investoi pa kursyer pėr tė trashėguar tek ai profesionin e vet.
Erik Margolis njihet ndryshe nė mjediset politike si komentatori qė paralajmėroi i pari pasojat e shpėrbėrjes sė dhunshme tė Jugosllavisė dhe tragjedinė e pėrgjakshme tė Kosovės nė mesin e viteve ‘90. Mė shumė se ndjenja e tė qenit shqiptar, nė kėtė pėrfundim do ta ēonte pėrvoja e pasur e krijuar nga ndjekja e konflikteve rajonale e ndėretnike dhe njohja e mentalitetit fashist tė shovinizmit serbomadh. “Rrezikun pėr genocidin e Milosheviēit, kujton Erik, e kam paralajmėruar qysh nė vitin 1989, menjėherė pas fjalimit tė tij nė Fushė Kosovė. Mė duhej tė isha sa mė objektiv nė analizat e mia, duke mposhtur edhe ndjenjat personale si shqiptar, pėr tė ruajtur profesionalizmin. Atė qė ndjeva e thashė hapur, por reagimi ishte me vonesė, duke lėnė kėshtu njė kosto jo tė vogėl”. Ky zė i vendosur nė median e rėndėsishme tė Perėndimit, nuk do t’i shpėtonte vėmendjes sė nacionalizmit serb, qė bėri ē’ėshtė e mundur pėr ta asgjėsuar.
Gjithsesi, Eriku qė mundi t’u shpėtojė edhe atentateve nė emėr tė profesionit dhe fjalės sė lirė, mbetet njė shkollė e hapur pėr median dhe reporterėt e saj. Pėrvoja dhe karriera e tij ėshtė njė pasuri me identitet shqiptar. Nga biseda me tė, gazeta “Panorama” mundi tė zbardhė vetėm njė pjesė tė kėsaj pėrvoje tė vyer me vlera tė jashtėzakonshme, duke ndikuar njėherazi edhe nė promovimin e kėsaj figure tė shquar, e cila kudo qė shkoi e shėrbeu e pėrmendi me tė madhe origjinėn e tij si shqiptar...

Erik! Ju keni lindur dhe jeni rritur nė SHBA dhe thoni se jeni shqiptar, ndėrkohė qė nuk e njihni gjuhėn shqipe...

Jam shqiptar! Kjo pėr mua ėshtė krenari. Ca mė tepėr kur kam parasysh nėnėn time, vajzėn e Libohovės qė bėri emėr nė Amerikė. Nėnės i dedikoj gjithēka nė jetėn dhe profesionin tim.

Ēfarė veēoni mė shumė nga vlerat e nėnės tuaj, Nexhmije Zaimi?

Ajo ishte njė personalitet jashtėzakonisht i fortė. Edhe pse vetėm me njė trup tė pakėt, ajo kishte shpirtin dhe zemrėn e maleve shqiptare. Ishte gjithmonė e gatshme pėr tė luftuar, e shpejtė pėr tė vepruar dhe pėr tė ndjerė dhimbjen e popujve tė persekutuar. Njė femėr qė e urrente gėnjeshtrėn dhe propagandėn, aq sa urrente edhe njerėzit, qė nuk flisnin hapur dhe qė nuk thoshin atė qė mendonin. Nė Nju Jork ajo ishte njė personalitet i njohur dhe shumė i admiruar. Njė femėr shumė e kėrkuar nė shoqėri, pėr sharmin dhe mėnyrėn tėrheqėse tė bisedės. Shtėpia jonė ka qenė gjithmonė e mbushur me intelektualė shqiptarė, shkrimtarė, poetė, diplomatė dhe studentė. Unė u rrita nė njė atmosferė tė tillė kulturore, duke kaluar pjesėn mė tė madhe tė kohės nė bisedat pėr politikėn dhe historinė, se sa nė bisedat pėr sportin.

Tė qenit shqiptare, a kishte tė bėnte nė vendosmėrinė e saj pėr tė guxuar nė pasqyrimin e sė vėrtetės, pavarėsisht pasojave qė mund tė kishte?

Para se tė kthehem nė kėtė pėrgjigje, qė ėshtė shumė e spikatur nė imazhin e nėnės sime, desha tė ndaloj paksa te brengat e saj.
Keqardhja mė e madhe e nėnės sime ishte qė nuk kishte mė shumė fėmijė dhe problemi me shikimin (kishte sėmundjen e tmerrshme tė glaukomas, tė cilėn mjekėt e kapėn me vonesė). Sėmundja e syve e privonte nga mundėsia pėr tė punuar dhe pėr tė shkruar njė libėr tjetėr, pas atij qė kishte botuar qė nė rininė e saj “Bija e shqiponjės”. Gjithsesi, ajo u pėrpoq me shumė mundim tė shkruante dorėshkrime pėrmes ndihmės sė xhamit tė mrekullueshėm, derisa sėmundja e syve e bėri tė ndalet. Gjatė kėsaj periudhe tė vėshtirė pėr shikimin ajo vazhdonte tė dilte, tė ishte e ftuar nė takime kundėr padrejtėsive, ku kumtonte lirshėm dhe ndiqej me shumė vėmendje nga auditorė tė ndryshėm.
Nėna ime e deshi Shqipėrinė dhe shqiptarėt si rrallė kush, por kohėt e fundit u ndje e zhgėnjyer me ngjarjet politike dhe egon e madhe tė shqiptarėve, me tė cilat u pėrball te “Vatra” nė SHBA, pėr tė cilėn punoi pėr vite me radhė. “Egoja ėshtė kursi i Shqipėrisė”, thoshte shpesh. Ndėrkaq, nė atė periudhė u ndje keq me ndonjė nga tė afėrmit e saj nė Shqipėri. Shpesh ajo ēonte lekė, veshje dhe ushqime, por ata gjithmonė kėrkonin mė shumė, ndoshta duke menduar se ēdo njeri qė jeton nė Amerikė duhet tė jetė shumė i pasur. Sigurisht qė ajo nuk ishte e tillė, por kishte njė apartament shumė elegant nė Nju Jork, ishte shumė e kulturuar, dashuronte muzikėn klasike, operėn dhe teatrin. Edhe tek unė ushqeu dashurinė pėr muzikėn, e madje mė futi nė njė shkollė muzike.
Nexhmije Zaimi ishte njė femėr e pėrparuar dhe i pėlqente tė ishte e tillė. Qė kur ishte vajzė nė Tiranė mbante gjithmonė veshje tė modės sė fundit evropiane, duke u cilėsuar si borgjeze. Nė Nju Jork gjithmonė ėshtė veēuar pėr stilin e lartė. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme lidhet me faktin qė edhe nė atė kohė, kur femra konsiderohej jo shumė e arsimuar, ajo u shqua pėr aftėsinė e saj nė bisedat me meshkujt, duke shprehur njė personalitet tė lartė. Ajo mund tė ecte nėpėr njė dhomė dhe menjėherė ta dominonte atė. Mė e rėndėsishmja dhe mė tragjikja njėherazi, Nexhmija nuk mundi kurrė tė kthehej pėr tė punuar nė Shqipėri. Ishte e drejtpėrdrejtė nė komunikim dhe e dashuronte tė vėrtetėn, pavarėsisht konsekuencave qė vinin prej saj.
Sė fundi, edhe kur ishte nė moshėn 90-vjeēare, nėna ime ishte e mbushur me energji dhe pasion. “Unė jam njė vajzė e re, brenda trupit tė njė plake”, thoshte ajo. Mendja e saj ishte aq e mprehtė, sa edhe nė rini. Ajo mbeti luftarake. Ishte e dėshpėruar qė unė nuk u martua dhe nuk kishte fėmijė. Ishte e dėshpėruar qė shqiptarėt nuk punuan sė bashku pėr kombin e tyre. E dashuronte Nju Jork me shumė pasion dhe ndonėse ditėt e fundit i kaloi nė Santa Barbara, Kaliforni, e konsideronte veten njujorkeze. Ajo mbrojti Shqipėrinė, Kosovėn dhe vendet arabe deri ditėn qė vdiq. Dhe vdiq vetėm se trupi i saj i dobėsuar nga sėmundjet perėndoi. “Zemra e saj, zemra shqiptare, ishte aq e fortė sa e njė vajze”, do tė thoshte mjeku...

Tė kthehemi te karriera juaj profesionale. Njiheni si njė nga reporterėt mė tė guximshėm e objektiv nė konfliktet rajonale. Diēka mė konkrete nga pėrvoja juaj...

Dy gjėra i kam visare tė trashėguara nga nėna ime, Nexhmije: Sė pari, ajo qysh nė fėmini me edukoi me dashurinė e pastėr pėr Shqipėrinė. Tjetra, Nexhmija nė njė mėnyrė krejt interesante mė pasionoi qė nė rininė e hershme me profesionin e gazetarit pėr rreziqet dhe shpėrblimet qė tė fal ky lloj profesioni i nderuar dhe shumė delikat. Pikėrisht, nė shėrbim tė kėtij meraku qė kishte nėna pėr tė trashėguar profesionin e saj, kreva studimet e larta nė “Georgetoėn University” nė Uashington, pastaj nė universitetin e Nju Jorkut. Shkrimin e parė e kam botuar nė vitin 1960 kur studioja nė Zvicėr. Pas tij pata disa botime nė “Daily Gleaner” tė Xhamajkės. Nė shtypin amerikan fillova tė botoj nė vitin 1983, nė faqet e opinioneve dhe editorialeve nė “The New York Times” dhe mė vonė nė “International Herald Tribune”. Qysh nė vitin 1983 kam rubrikėn personale nė gazetėn “Toronto Sun” nė Kanada, ndėrkohė qė vazhdojė si komentator i rregullt pėr CNN dhe disa nga stacionet e rėndėsishme amerikane...

Pėr ēfarė keni qenė i pranishėm nė kėto media tė rėndėsishme?

Mė ka qėlluar qė shpesh tė bėjė reporterin nga fronti i luftimeve tė ndryshme. Korrespodenti i frontit ka qenė pasioni im. Tė bėsh korrespodentin e luftės, duke raportuar nga vija e parė e betejave, do tė thotė tė jesh luftėtar dhe t’i kushtosh jetėn profesionit. Ky ėshtė mėsimi dhe amaneti mė i rėndėsishėm qė kam marrė nga nėna ime, e cila njė jetė tė tėra iu kushtua kėtij misioni, deri nė ēastet e fundit...

Jeni njohur nė Shqipėri me raportet dhe komentet qė paralajmėruan dhunėn dhe tragjedinė para shpėrbėrjes sė Jugosllavisė?

Kėtė e bėra me shumė dėshirė dhe profesionalizėm, pasi pashė fashizmin qė fshihej qė fjalorin e Milosheviēit nė mitingun e Fushė Kosovės nė vitin 1989. Ndodhi pas kėsaj qė shovinistėt serb, tė kėrkojnė shpagim duke kėrkuar tė mė zhdukin. Ndodhi disa herė kėshtu. Aq sa u detyrova tė lajmėroj organet kompetente dhe tė vė madje edhe bodigardė personal. Eshtė ky risku i gazetarit qė guxon ta thotė hapur tė vėrtetėn, ca mė tepėr kur bėhet fjalė pėr fatin e vėllezėrve tė tij tė njė gjaku...

A keni pasur kontakte me autoritetet zyrtare tė shqiptare gjatė kohės sė komunizmit?

Ka qenė viti 1985, viti kur vdiq diktatori Enver Hoxha, kur mora ftesėn e parė nga pėrgjegjėsi i sigurimit shqiptar i Misionit pranė OKB/sė nė Nju Jork. Ai, pasi ishte njohur me profesionin dhe pėrvojėn time mė tha se si shqiptar qė isha duhej tė bėja promovimin e Shqipėrisė komuniste nė median amerikane, madje mė sugjeroi edhe objekte konkrete pėr shkrime tė ndryshme. I thashė prerė se jam gazetar i pavarur dhe nuk marr nga askush urdhra pėr tė shkruar. “Duhet tė bėsh ēfarė tė themi ne se ndryshe ke pėrgjegjėsi tė rėndė nė Shqipėri ku ke edhe familjen”. E kuptova presionin dhe hipokrizinė e kėtij komunisti tinėzar. Sa pėr kėrcėnimin ndaj meje dhe familjes i thashė se qė nga ai moment do tė njoftoja autoritetet amerikane tė sigurisė. Si gazetar i thashė se kjo histori do tė botohet nė 400 gazeta tė botės.


Jetėshkrimi
Kush ėshtė gazetari Erik Skėnderbeg Margolis


U lind nė Nju Jork mė 4 shkurt 1943. Ndoqi shkollėn e muzikės dhe mė vonė shkollėn private nė Nju Jork, e mė pas shkollėn ndėrkombėtare nė Gjenevė, Shkollėn e Shėrbimit tė Huaj “Foreign Service School” nė universitetin “Georgetown University” nė Uashington DC, “New York University Graduate School”, si dhe universitetin e Gjenevės. Hyri vullnetar nė ushtri gjatė luftės sė Vietnamit dhe shėrbeu pėr dy vjet. Pas kėsaj shkoi nė Xhamajka, ku punoi nė projektet pėr zhvillimin e vendit. Mė pas, u punėsua nė kabinetin e ish-presidentit Nikson, ku punoi pėr pėrgatitjen e fjalimeve tė fushatėn e dytė elektorale tė tij. Nė vitin 1975 punoi nė Nju Jork, pėr Estee Lauder Internationl, nė drejtimin e bizneseve tė saj nė Lindjen e Mesme dhe Evropėn Lindore. Nisi tė shkruajė pėr gazetat nė vitin 1982 fillimisht pėr “New York Times”, “Wall Street Journal”, e mė vonė pėr “International Herald Tribune”, “Mainichi”(Tokyo), “Chicago Tribune”, “Los Angeles Times”, etj. Njėherazi, filloi tė punojė edhe pėr TV dhe radio tė ndryshme. Si korrespondent i luftės pėr kanalin mediatik “Canada’s Sun” ka mbuluar luftėrat nė Angola, Mozambik, Afrika e Jugut, Rodezia, Peru, Salvador, Nikaragua, Egjipt, Irak, Kashmir, Liban, Kurdistan, Afganistan. Kam mbuluar konfliktet nė Lindjen e Mesme, Bashkimin Sovjetik, (duke pėrfshirė Kaukazin dhe Azinė Qendrore), Evropė, Kinė, Indi, Pakistan, Liban, Amerika Latine etj. Eshtė autor i disa librave. Qysh nga viti 1980 ėshtė komentator i pėrhershėm pėr ēėshtjet e jashtme nė kanalet televizive CNN, Fox, CBC, CTV dhe Britain’s Sky News TV. Anėtar i Institutit Ndėrkombėtar tė Studimeve strategjike Londėr, “Klubi kombėtar i shtypit, Uashington DC. Fitues i disa ēmimeve, pėr 5 gazeta tė kanalit kombėtar “Sun”, Kanada, pėr gazetėn kryesore pakistaneze, “Dawn”; “Khaleej Times” – Dubai; “Gulf Times’’ –Qatar. Analist nė internet nė www. foreigncorrespondent.com. Drejtues i Jamieson Labs Ltd Kanada.



“Nėna mė mėsoi tė mos tėrhiqem, se jam shqiptar”

Nė njė mesazh pėr gazetėn “Panorama”, Erik risjell njė pėrjetim tė veēantė nga bashkėjetesa me nėnėn e vet, pėr tė cilėn u ndje gjithė jetėn krenar: “Kam ndjekur gjurmėt e nėnės sime, duke u fokusuar nė zonat nė konflikt dhe duke u pėrpjekur tė mbroj dhunėn e pakuptimtė te njerėzit. Kjo ka bėrė qė tė mos jem shumė popullor, por gjithsesi ndjehem i pėrkushtuar nė misionin pėr tė mbrojtur jetėn dhe tė drejtat e njeriut. Nėna ime mė thoshte gjithmonė qė tė mos e njihja tėrheqjen dhe tė qėndroja pa u lėkundur edhe nė situatėn mė tė vėshtirė. “Kurrė mos e lėr dikė tė tė mundė. Ti je shqiptar dhe shqiptarėt janė luftėtarė”, mė thoshte shpesh ajo, sidomos gjatė fėmijėrisė. Njė histori e bukur, kur unė isha 7 ose 8 vjeē: pesė djem mė tė mėdhenj se unė mė vodhėn gjithēka qė mbaja nė xhepa pėrdhunshėm. U ktheva nė shtėpi i pezmatuar dhe i tregova nėnės. U tmerrua! Pėrse nuk i qėllove? Ma preu me tė parėn. Pse nuk u ndeshe me ta?, shtoi e indinjuar. I thashė qė jo, sepse isha njė, kurse ata ishin shumė, nuk kisha mundėsi. “Kjo nuk ka rėndėsi. Ti je shqiptar dhe duhet tė luftosh edhe nėse humbet”, ma ktheu ajo e vendosur nė bindjen e saj. Gjithmonė i kam kujtuar kėto fjalė dhe kurrė nuk jam tėrhequr nga njė ndeshje. Gjatė luftės sė Kosovės, serbėt nė Toronto u pėrpoqėn tė mė vrisnin, por unė vazhdova tė shkruaj dhe tė punoj pėr median. Profesioni i gazetarit ėshtė pak a shumė si ai i luftėtarit qė thoshte nėna ime. Guximi, qėndresa dhe forca pėr ta thėnė tė vėrtetėn pa ndrojtje, janė ABC-ja e tij...”

Afrim Imaj
Kortezi e Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.