Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ndodh qe njerezit inteligjent te kene dinjitet, por imbecileve nuk u mungon asnjehere.
--- Talvart

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 64 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Demush Shala
Nė 17 prill 1829 u lind nė Bakėll tė Pejės Demush Shala, studiues e folklorist, i cili u mor veēanėrisht me ciklin e kreshnikėve, duke dhėnė njė ndihmesė nė studimin e epikes legjendare, si dhe botoi antologjitė "Kėngė popullore lirike 2, "Kėngė popullore legjendare", "Kėngė popullore historike", etj.

Mustafa Xhani
Nė 17 prill 1947 u nda nga jeta Mustafa Xhani ose shumė i njohuri Mustafa Matohiti, atdhetar, veprimtar i Luftės sė madhe Antifashiste, Hero i Popullit.

Benjamin Franklin
Nė 17 prill 1790 mbylli sytė Benjamin Franklin, shkencėtari amerikan qė formuloi teorinė e vlerės, njėri nga pionierėt e studimit tė elektricitetit atomik dhe shpikėsi i rrufepritėses.

Turgut Ozal
Nė 17 prill 1993 u nda nga jeta Turgut Ozal, burrė shteti, ish-president i Turqisė, nismėtar pėr formimin dhe zbatimin e parimeve tė politikės sė zhvillimit tė industrisė, bujqėsisė dhe eksporteve nė vendin e tij.
Ceshtje Kombetare :: Organizata Kombėtare Shqiptaro-Amerikane mbledh konventėn e saj nė Tiranė
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare AANO (Albanian-American National Organization-Organizata Kombėtare Shqiptaro-Amerikane), mbledh konventėn e saj nė Tiranė

400 shqiptaro-amerikanė vinė nė atdhe

Pjesa me e madhe e vizitorėve janė gjenerata e dytė dhe e tretė e emigrantėve shqiptarė, pra tė lindur dhe tė rritur nė Amerikė

Organizata Kombėtare Shqiptaro-Amerikane ka vendosur tė realizojė njė ėndėrr tė shumė personave qė kanė qenė dhe janė anėtarė tė saj. Kjo ėndėrr po realizohet dhe AANO, me datėn 2 deri 6 gusht, 2006, do tė festojė 60-vjetorin e themelimit dhe Kuvendin Vjetor nė Shqipėri. Pjesa me e madhe e vizitorėve janė gjeneratė e dytė dhe e tretė e emigrantėve shqiptarė, pra tė lindur dhe tė rritur nė Amerikė, tė cilėt vazhdojnė ta ruajnė me kujdes identitetin dhe vlerat e shtrenjta kombėtare-shqiptare. Pėr shumė anėtarė tė AANO, kjo do tė jetė vizita e parė nė atdheun e baballarėve. Organizata Kombėtare Shqiptaro-Amerikane (AANO) do tė sjellė mbi 400 shqiptaro-amerikanė nė Konventėn Vjetore dhe kremtimin e 60-vjetorit tė themelimit tė kėsaj organizate qė do tė bėhet nė Tiranė nga 2 deri 6 gusht, 2006. “Njė ide e bukur dhe emocionuese e cila synon tė realizojė monumentin mė tė madh kombetarė-bashkimin shpirtėror tė shqiptarėve kudo qė janė”,- sikurse thotė ministri Leskaj, nė fjalėn e tij. Qendra e Konventės, “Rogner Hotel Europark” ėshtė rezervuar plotėsisht, ndėrsa hoteli i dytė, “Tirana Internacional”, po mbushet shumė shpejt. Grupe tė ndryshme, nė mosha tė ndryshme, nga SHBA dhe Kanadaja, tė entuziazmuar do tė udhėtojnė drejt tokės sė paraardhėsve tė tyre, pėr tė kremtuar 60-vjetorin e AANO-s. Organizata Kombėtare Shqiptaro-Amerikane (AANO) ėshtė njė organizatė jofetare dhe jopolitike qė ėshtė themeluar nė vitin 1946, pėr tė ruajtur dhe festuar ato gjėra tė veēanta qė vijnė me prejardhjen shqiptare. Njė nga prioritetet e kėsaj organizate ėshtė tė mbėshtesė studentėt shqiptaro-amerikanė me bursa vjetore studentore nė pėrpjekjet e tyre akademike. Ēdo vit, organizata jep mijra dollarė nė formėn e bursave studentore dhe pėrgjatė kėtyre viteve qindra studentė kanė pasur mbėshtetjen e Organizatės Kombėtare Shqiptaro-Amerikane. Kontribute bujare janė dhėnė gjatė viteve nga komuniteti shqiptaro-amerikan pėr ngritjen e kėtij fondi. Organizata Kombėtare Shqiptaro-Amerikane (AANO) ka nėntė degė tė shpėrndara nė tė gjithė Amerikėn dhe Kanadanė. Ēdo degė organizon aktivitete lokale me karakter kulturor dhe merr pjesė nė aktivitetet e pėrgatitura nga Organizata Nacionale. Njė ndėr aktivitet e AANO-s ėshtė “Kuvendi Vjetor” qė mbahet nė javėn e parė tė muajit gusht. Ky kremtim prej triditėsh ka pėr qėllim bashkimin e shqiptarėve, pėr tė kremtuar virtytet e shtrenjta dhe kulturėn e pasur shqiptare qė tė trashėgohen nga gjeneratat e reja. Kjo organizatė ėshtė njė organizatė shoqėrore dhe kulturore e bazuar nė principet familjare dhe shumė familje, sė bashku do ta vizitojnė Shqipėrinė pėr herė tė parė. Nė kėto grupe vizitorėsh pėrfshihen mbi 30 fėmijė, por nuk do tė mungojnė as persona qė i afrohen moshės 80-vjeēare. Pjesa me madhe e tė rinjve do tė kenė rast tė njihen me vendin e prindėrve dhe gjyshėrve tė tyre dhe me kėtė vizitė do tė marrin hapat e parė pėr tė stabilizuar njė marrėdhėnie tė ngushtė me Shqipėrinė. Gjatė konventės do tė kryhen aktivitete tė ndryshme si njė vizite dhe drekė nė Krujė, premiera e filmit dokumentar “Toka e Shqiponjave”, ndėrsa ditėn e premte do tė kremtohet me njė darkė dhe argėtime. Ditėn e shtunė nė mėngjes do tė mbahet njė seminar nen titullin “Investimet nė Shqipėri”, ndėrsa mbrėmja do tė fillojė me “Pritjen e Mysafirėve dhe Personaliteteve tė Dalluara”, duke vazhduar me “Grand Banket”, darkėn kryesore tė konventės. Tė dielėn pasdite, Organizata Kombėtare Shqiptaro-Amerikane do tė mbajė “Mbledhjen e Hapur”, ku do tė zgjidhet kryesia e re e organizatės. Pas mbledhjes, konventa do tė pėrfundojė me njė spektakėl nė “Hotel Adriatiku” nė Durrės. Pėrveē konventės, vizitorėt kanė planifikuar vizita rreth e pėrqark Shqipėrisė. Njė numėr i dukshėm do tė vizitojnė rajonin e Korēės, grupe tė tjera do tė vizitojnė Sarandėn, Butrintin, Lezhėn dhe qytete tė tjera tė Shqipėrisė. Ndėrkohė qė bashkėkryetarėt e kėsaj organizate, zotėrinjtė John Lulgjuraj dhe Al Foundos me kėtė rast duan tė falenderojnė pėrzemėrsisht Qeverinė Shqiptare, pėr pėrkrahjen ndaj iniciativės sė tyre, nė veēanti falenderojnė Ministrin e Turizmit, Rinisė dhe Sporteve, z.Bujar Leskaj, i cili ka dhėnė mbėshtetje te plotė, pėr realizimin e kėtij aktiviteti te rėndėsishėm. Ndėrkohė qė ministri Leskaj nė fjalėn e tij thotė: “Njė ide e bukur dhe emocionuese e cila synon tė realizojė monumentin mė tė madh kombėtar, bashkimin shpirtėror tė shqiptarėve kudo qė janė. Diaspora shqiptare e kudondodhur, ndryshe nga tė tjerat ka patur njė fat dhe pėrgjegjėsi tė madhe pėrballė historisė. Modeli mė i mirė i integrimit pėr ne jeni ju, shqiptarėt e Amerikės qė nė kushtet e lirisė, duke respektuar punen, sakrificat dhe demokracinė si tė tillė, duke arritur suksese tė admirueshme nė ekonomi, nė jetėn sociale e politike, nė kulturė e fusha tė tjera, dėshmuat se shqiptari ėshtė njė individ dhe bashkėsi e denjtė nė botėn perendimore, ndan tė njėjtin qytetėrim tė njėjtat vlera tė demokracisė universale. Kjo konventė ėshtė shenjė qė ju dhe ne sė bashku po besojmė nė fuqinė e vullnetit tonė dhe po besojmė seriozisht nė rindėrtimin e ndėrgjegjes sonė vetjake e kolektive, nė shėrbim sė tė sotmes e sė tė nesėrmes. Sė bashku duhet tė punojmė qė jo 300, por tre mijė, 30 mijė e shumė mė teper shqiptaro-amerikanė tė rizbulojnė vendin e etėrve dhe gjyshėrve, duke respektuar profecinė e Nolit “Mbahu nėno mos ki frikė se ke djemtė nė Amerikė”.





II.

Deklarata e lėshuar nė konventėn vjetore tė AANO qė zhvillohet nė Tiranė

AANO nderon Ismail Kadarenė

“Diktatura dhe letėrsia autentike janė tė papėrshtashme. Shkrimtari ėshtė armiku i natyrshėm i diktaturės”,- thotė Kadare

Tiranė, Shqipėri, 24 korrik, 2006. Organizata Kombėtare Shqiptaro- Amerikane (AANO) lėshoi deklaratėn qė vijon, nė lidhje mė nderimin e shkrimtarit tė madh shqiptar Isamil Kadare, nė konventėn vjetore tė 60-tė, nė banket, me 5 gusht 2006, nė Hotel “Rogner Europapark”. Publikime tė shumta prestigjioze si Neė York Times, Ėall Street Journal dhe The Los Angeles Times, kanė lavdėruar Ismail Kadarenė si njė nga shkrimtarėt bashkėkohorė mė tė mirė tė botės. Shpesh i krahasuar me Kafkėn, Orėellin dhe Kunderėn si njė “kronikan kryesor i shtypjes”. Vepra e Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė mė shumė se 40 gjuhė. Kohėt e fundit, Kadareja zuri titujt kryesorė nė shtypin ndėrkombėtar, kur fitoi International Booker Aėard. Konkurruesit e tjerė pėr kėtė titull ishin titanėt e letėrsisė si Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Philip Roth. Secili kandidat u vlerėsua pėr tė gjithė veprėn e tij. S’ka shumė kohė qė kur Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan e nderoi Kadarenė me njė darkė tė veēantė me 18 prill 2006 nė Nju Jork. Ky triumf shėnon edhe njė kontribut tjetėr tė madh nė pėrmirėsismin e imazhit shqiptar nė botė nga burri qė na dha “Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur” dhe “Prillin e thyer”. Kadareja ėshtė pėrmendur shpesh si njė kandidat pėr ēmimin Nobėl pėr letėrsinė dhe mbetet njė pretendent i fortė. Kadareja ėshtė njė mjeshtėr nė pėrdorimin e alegorive nė shkrimet e tij, pėr tė shfaqur karakterin e vėrtetė tė rregjimit totalitar dhe tė doktrinave tė realizmit socialist. Shumė nga librat e tij hasėn nė rezistencė nga regjimi komunist i Shqipėrisė nė vitet ’70, ndėrsa Kadareja po bėhej pėrditė e mė tepėr njė kritikues i aparatit totalitar. “Diktatura dhe letėrsia autentike janė tė papėrshtashme”,- pati thėnė ai. “Shkrimtari ėshtė armiku i natyrshėm i diktaturės”. Fama ndėrkombėtare e Kadaresė u rrit kur kėrkoi strehim politik nė Francė nė vitin 1990, kur Shqipėria ishte ende nėn kontrollin komunist. Nė dekadėn e fundit, disa nga librat e Kadaresė janė bėrė tė pranishėm nė Amerikėn e Veriut nėpėrmjet rrjeteve tė librarive si “Barnes and Noble”. Nė stile tė ndryshme, qė nga fiksioni historik deri te folklori e te letėrsia bashkėkohore, titujt qė gjenden nė anglisht pėrfshijnė: “Kėshtjella”, “Kronikė nė gur”, “Ura me tri harqe”, “Pallati i ėndrrave”, “Koncerti”, “Piramida”, “Lulet e ftohta tė marsit”.



Nėno mos ki frikė, se ke djemtė nė Amerikė

Bujar LESKAJ*

Gjatė punės time si anėtar i kabinetit Berisha kam patur shumė momente tė rėndėsishme, por ky i tanishmi, pra kjo mbrėmje, ėshtė e veshur me petkat e sė veēantės. Njė ide e bukur dhe emocionuese e cila synon tė realizojė monumentin mė tė madh kombėtar, bashkimin shpirtėror tė shqiptarėve kudo qė janė, na ka mbledhur sonte nė kėtė konventė tė Organizatės Kombėtare Shqiptaro-Amerikane, tė cilės i uroj punė tė mbarė pėr tė mirėn tonė tė pėrbashkėt.
Diaspora shqiptare, kudo e ndodhur, ndryshe nga tė tjerat, ka patur njė fat dhe pėrgjegjėsi tė madhe pėrballė historisė.
Ajo si qendėr rėndese pati gjithmonė Shqipėrinė qė nga Rilindja Kombėtare e deri mė sot.
Kur Shqipėria mungonte, kur ajo vetė rrethohej me gjemba, ju, tė dashur bashkatdhetarė, u shndėrruat nė tejzgjatje tė atdheut, nė ambasadorė tė tij nė botėn e qytetėruar dhe tė lirė, si projeksioni mė i mirė i dėshirave dhe ėndrrave tė vėllezėrve dhe motrave tuaja nėn diktaturėn komuniste.
Ju u shndėrruat nė punėtorė tė palodhur tė lirisė kombėtare e shoqėrore pėr krejt hapėsirėn shqiptare nė Ballkan e pėr kėtė kini e do tė kini gjithmonė mirėnjohjen e kombit tuaj.
Prezenca juaj nė SHBA, nė shtetin e lirive dhe tė drejtave, ka qenė njė faktor i rėndėsishėm qė ka pėrcaktuar miqėsinė ndėrmjet dy popujve pėrgjatė historisė, pavarėsisht nga lufta e ftohtė.
Ne gjejmė tek SHBA mbėshtetėsin kryesor tė ēėshtjes shqiptare si dhe aleatin kryesor nė tė gjitha betejat tona pėr zhvillim shoqėror e politik, e cila falė jush i bėn kėto lidhje edhe mė tė natyrshme.
Po tė shfletojmė fjalorin demokratik tė termave tė kėtyre viteve, nė vendin tonė fjala integrim ėshtė mė e pėrdorshmja.
Rreth saj kanė pluskuar dilema e hamendje, paragjykime e vrasje ndėrgjegjeje tė pafund e zhbirime historike me kahe e tendenca tė kundėrta.
Modeli mė i mirė i integrimit pėr nė jeni ju shqiptarėt e Amerikės qė nė kushtet e lirisė, duke respektuar punėn, sakrificat dhe demokracinė, duke arritur suksese tė admirueshme nė ekonomi nė jetėn sociale e politike, nė kulturė e fusha tė tjera dėshmuat se shqiptari ėshtė njė individ dhe bashkėsi e denjė nė botėn perėndimore, ndan tė njėjtin qytetėrim, tė njėjtat vlera tė demokracisė universale.
Siē ju e dini, rruga jonė drejt demokracisė dhe progresit nuk ka qenė e lehtė, por ju keni ardhur nė Tiranė pas njė ndryshimi tė madh politik e shoqėror tė pėrftuar nga zgjedhjet e 3 korrikut tė 2005-ės, produkt e tė cilave ėshtė edhe qeveria Berisha.
Kjo qeveri mbi tė gjitha po pėrpiqet tė krijojė njė fuqi morale tė re pėr krejt jetėn tonė kombėtare bazuar nė shenjtėrinė e ligjit nė luftėn e pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe nė krijimin e njė infrastrukture qė nxit zhvillimin ekonomik e hap rrugėn e Shqipėrisė drejt Bashkimit Evropian dhe organizmave Atlantikė.
Kjo Konventė ėshtė shenjė qė ju dhe ne sė bashku po besojmė nė fuqinė e vullnetit tonė dhe po besojmė seriozisht nė rindėrtimin e ndėrgjegjes tonė vetjake e kolektive nė shėrbim tė sė sotmes e tė sė nesėrmes.
Nė cilėsinė e ministrit tė Turizmit, kam kėnaqėsinė t'ju njoftoj se Turizmi ėshtė njė nga prioritet e kėsaj qeverie.
Ėshtė prioritet sepse ne jemi tė ndėrgjegjshėm pėr bukuritė dhe pasuritė e mėdha natyrore me dete e male si pak kush dhe sitet e shumta kulturore e arkeologjike nėpėrmjet tė cilave po potencilizojmė turizmin kulturor.
Mė konkretisht, pėr tė stimuluar sa mė shumė zhvillimin e Turizmit, ne kemi punuar njėkohėsisht nė fushėn e legjislacionit, duke e pėrmirėsuar e modernizuar atė si dhe me asistencė pėr tė gjithė operatoret turistikė nė vend.
Nė njė hark tė ngushtė kohe nė bashkėpunim me ekspert dhe organizma tė specializuar ndėrkombėtarė hartuam strategjinė kombėtare tė zhvillimit tė turizmit, e cila po jep frytet e para. Gjatė kėtij 6-mujori patėm rreth 80 mijė turistė mė shumė se njė vit mė parė.
Qeveria jonė po favorizon investimet e huaja nė shumė sektorė tė jetės ekonomike tė vendit, por ajo dėshiron mbi tė gjitha qė kėta investitorė tė jenė shqiptarė, prandaj ju bėj njė thirrje tė sinqertė: Ejani dhe investoni nė Shqipėri, sepse kėtu do tė keni mjaft lehtėsira fiskale dhe siguri tė plotė pėr biznesin tuaj.
Panorama turistike e Shqipėrisė ju ofron ju shansin e zgjedhjes, ēka do tė thotė njė nisje e sigurt pėr paratė tuaja.
Sonte kėtu jeni 300 shqiptaro-amerikan e ju falėnderoj tė gjithėve qė na keni nderuar me praninė tuaj e nė veēanti falėnderoj zotin Gjon Lulgjuraj, qė ėshtė pėrpjekur mė sė shumti pėr t'ia arritur kėtij ēasti, por sė bashku duhet tė punojmė qė jo 300 por 3 mijė, 30 mijė e shumė mė tepėr shqiptaro-amerikan tė rizbulojnė vendin e etėrve dhe gjyshėrve, duke respektuar profecinė e Nolit "Mbahu nėno mos ki frikė, se ke djemtė nė Amerikė".

*Fjala e ministrit tė Turizmit, dje, gjatė Konventės sė Organizatės Shqiptaro -Amerikane tė mbėshtetur nga MTKRS-ja



Shqiptaro-amerikanėt bashkohen nė Shqipėri. Pėr katėr ditė do tė udhėtojnė nėpėr vend

Vizitė nė Shqipėri 400 shqiptaro-amerikanė

Dorina TOPOLLAJ

Rreth 400 amerikanė me origjinė shqiptare kanė mbėrritur dje, nga SHBA-ja dhe Kanadaja, pėr udhėtuar nėpėr Shqipėri pėr katėr ditė. Aktiviteti ėshtė organizuar nga Organizata Kombėtare Shqiptaro-Amerikane (AANO), e cila ka kremtimin e 60 vjetorit tė themelimit nė Konventėn Vjetore dhe mbėshtetet nga Ministria e Turizmit. Dje, kreu i kėsaj ministrie, Bujar Leskaj, i pėrshėndeti bashkatdhetarėt nė Hotel Rogner, aty ku edhe janė sistemuar, duke u uruar mirėseardhjen. Leskaj i ka ftuar ata tė investojnė nė Shqipėri, duke i siguruar se do tė kenė mjaft lehtėsira fiskale dhe siguri tė plotė pėr biznesin. Sipas tė dhėnave tė organizatės, pjesa mė e madhe e vizitorėve janė brez i dytė dhe i tretė e emigrantėve shqiptarė, pra tė lindur dhe tė rritur nė Amerikė, tė cilėt vazhdojnė ta ruajnė me kujdes identitetin dhe vlerat kombėtare-shqiptare. Shumė prej tyre vijnė pėr herė tė parė nė Shqipėri.

Amerikano-shqiptarėt

Kanė mbėrritur tė lodhur nga udhėtimi i gjatė pėr nė tokėn e tė parėve dhe s'janė nė gjendje tė japin intervista. Disa prej tyre mezi flasin shqip, por dėshira pėr tė parė Shqipėrinė pėr ta ėshtė e madhe. Grupi i vizitorėve ka ardhur sė bashku me familjet. Kėshtu ndėr ta janė 30 fėmijė, por nuk mungojnė as persona qė i afrohen moshės 80-vjeēare. Qėllimi i AANO-s, ėshtė qė pjesa mė madhe e tė rinjve do tė kenė rast tė njihen me vendin e prindėrve dhe gjyshėrve tė tyre, dhe me ketė vizitė do tė marrin hapat e parė pėr tė stabilizuar njė marrėdhėnie tė ngushtė me Shqipėrinė. Pėr kėtė ata do tė udhėtojnė nėpėr vend, do tė takojnė biznesmenė e qeveritarė, sipas njė axhende tė mirėpėrcaktuar qė nė Amerikė.

Intenerari

Disa nga aktivitetet gjatė Konventės do tė jenė njė vizitė dhe drekė nė Krujė, premiera e filmit dokumentar "Toka e Shqiponjave", dita e premte do tė kremtohet me njė darkė dhe argėtime. Tė shtunėn nė mėngjes do tė mbahet njė seminar nėn titullin "Investimet nė Shqipėri", derisa mbrėmja do tė fillojė me "Pritjen e Mysafirėve dhe Personaliteteve tė Dalluara", duke vazhduar me "Grand Banket", darkėn kryesore tė Konventės. Ditėn e diel herėt pasdite, Organizata Kombėtare Shqiptaro-Amerikane do tė mbajė "Mbledhjen e Hapur", ku do tė zgjidhet kryesia e re e Organizatės. Pas mbledhjes, Konventa do tė pėrfundojė me njė spektakėl nė Hotel Adriatik nė Durrės. Pėrveē Konventės vizitorėt kanė planifikuar vizita rreth e pėrqark Shqipėrisė. Pėrveē Tiranės anėtaret e Organizatės Kombėtare Shqiptaro-Amerikane do tė vizitojnė vendet e ndryshme nė mbarė Shqipėrinė, Krujėn, Lezhėn, Pogradecin, Shkodrėn, Durrėsin, Vlorėn, Gjirokastrėn, Korēėn, Sarandėn, Butrintin, Apoloninė dhe vende tjera.

Ē’ėshtė Organizata Kombėtare Shqiptaro-Amerikane

Organizata Kombėtare Shqiptaro-Amerikane (AANO) ėshtė njė organizatė jo fetare dhe jo politike, qė ėshtė themeluar nė vitin 1946 pėr tė ruajtur dhe festuar ato gjėra tė veēanta qė vinė me prejardhjen tonė shqiptare. Ajo drejtohet nga bashkėkryetarėt John Lulgjuraj dhe Al Foundos. Ēdo vit organizata jep mijėra dollarė nė formėn e bursave studentore dhe pėrgjatė kėtyre viteve, qindra studentė kanė pasur mbėshtetjen e Organizatės Kombėtare Shqiptaro-Amerikane. Njė ndėr aktivitet e AANO-s ėshtė Kuvendi Vjetor, qė mbahet nė javėn e parė tė muajit gusht. Ky kremtim prej tri ditėsh ka pėr qėllim bashkimin e shqiptarėve pėr tė kremtuar virtytet e shtrenjta dhe kulturėn e pasur shqiptare qė tė trashėgohen nga gjeneratat e reja. Me aprovimin e anėtarėsisė dhe bordit drejtues, Organizata Kombėtare Shqiptaro-Amerikane ka vendosur qė 60 vjetorin e themelimit dhe Kuvendin Vjetor ta realizojė nė Shqipėri. "Ky ėshtė realizmi i njė ėndrre tė shumė personave qė kanė qenė dhe janė anėtarė tė saj", thuhet nė njoftimin e organizatės.

Axhenda

3 gusht
Udhėtim drejt Krujės, vizitė nė kėshtjellėn e Skėnderbeut, nė Muzeun Etnografik, Pazarin e Vjetėr. Do tė ketė njė koncert ku do tė performojnė grupe folklorike.

4 gusht
Takim me presidentin Alfred Moisiu. Drekė, koktej nė hotel "Rogner" dhe njė mbrėmje festive, ku do tė ketė ushqim tradicional, verė, birrė. Nė orėt e ngelura, party deri nė mėngjes.

5 gusht
Gjatė ditės, seminare. Nė drekė 60-vjetori i organizatės, konferencė ku do tė marrin pjesė zyrtarė tė lartė. Takim me kryeministrin Sali Berisha dhe parti deri vonė.

6 gusht
Njė takim pėrmbyllės deri nė orėn 13. Njė takim ku do tė marrin pjesė zyrtarė dhe biznesmenė. Rėndėsia e Organizatės AANO, konferencė pyetje-pėrgjigje. Koktej: ėmbėlsira, kafe pėr tė gjithė.

3-6 gusht
Njė udhėtim nėpėr qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, Vlorė, Sarandė, Korēė, Pogradec, Lezhė dhe vende tė tjera. Do tė organizohet njė koncert nė hotel "Adriatik", nė Durrės ku do tė marrin pjesė dhe grupe folklorike.


Ries: Shqiptaro-amerikanėt, pjesė e marėdhėnieve mes dy vendeve

Ambsadorja amerikane nė Tiranė Marsi Ris tha dje nė takimin me organizatėn kombėtare shqiptaro-amerikane se “nė SHBA flasin shumė pėr bashkimin e kulturave. Ne amerikanėt sė pari mendojmė pėr vetėn tonė si amerikanė, po pėr shkak se vijmė nga vende tė ndryshme mendojmė dhe pėr vendin e etėrve tanė. Dhe unė jam ndier e improsionuar pėr historinė tuaj dhe arsyet qė u kthyet. Tani keni njė mundėsi tė madhe pėr t’iu kthyer etėrve tuaj. E kam pėrmendur se mes Shqipėrisė dhe SHBA-sė ka marrėdhėnie tė shkėlqyera dhe njė pjesė shumė e rėndėsishme janė shqiptaro -amerikanėt. Ėshtė emocionuese qė ndodhem me qytetarė amerikanė nė Tiranė”.


Shqiptaro-amerikanėt: PD-PS tė bashkėpunojnė

TIRANĖ- Kėshilli Kombėtar shqiptaro-amerikan pėrmes njė deklarate tė bėrė publike dje shprehet i shqetėsuar nė lidhje me ngjarjet qė pėrfshinė Kuvendin e Shqipėrisė nė datėn 28 Korrik 2006. “Episodi i 28 Korrikut nė parlament nuk reflekton pėrfaqėsimin e rėndėsishėm tė Shqipėrisė dhe nuk pėrfaqėson dėshirėn e popullit shqiptar,”-thuhet nė deklaratėn e kėtij Kėshilli. Sipas saj "-,mosmarrėveshjet politike janė njė realitet i pėrditshėm nė ēdo vend tė botės, por rrugėzgjidhjet gjenden, kur tė dyja palėt arrijnė tė bashkėbisedojnė dhe tė kuptojnė njėri-tjetrin". Nė deklaratė theksohet se “Shqipėria nėnshkroi Marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-nė dhe vazhdon bisedimet pėr anėtarėsim nė NATO, por konfrontime tė tilla nuk ndihmojnė nė proceset integruese. Interesat e vendit duhet tė kenė prioritet mbi ato politike”.Nė lidhje me debatet pėr KQZ-nė, Kėshilli Kombėtar shqiptaro-amerikan shprehet se “pėr tė garantuar qė zgjedhjet e ardhshme do tė jenė tė lira dhe tė drejta, duhet qė pozita dhe opozita, tė demonstrojnė aftėsi bashkėpunimi”.





Diaspora, flaka e pashuar e lirisė kombėtare

SALI BERISHA

Kur hedh vėshtrimin mbrapa nė historinė tonė kombėtare, sheh historinė e vėshtirė, por gjen tek ju gjithnjė tė pashuar flakėn e lirisė kombėtare.
Nė tė gjitha momentet e historisė sonė tė vėshtirė, ku kombi pėrjetoi drama tė mėdha, copėtime dhe pushtime, njė faktor ka qenė i njė rėndėsie tė jashtėzakonshme, nė kėto momente kritike SHBA-tė kanė qenė nė mbėshtetje tė ēėshtjes sė drejtė tė kombit shqiptar. Kjo ishte e vėrtetė nė dekadėn e dytė tė shekullit tė kaluar. Presidenti Uillson hodhi poshtė me pėrbuzje projektin e copėtimit tė mėtejshėm tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Kėtu, nė Tiranė, ka njė shesh me emrin e tij. Ne do tė pėrurojmė dhe shtatoren e tij pėr tė nderuar burrin e madh tė kombit amerikan.
Shqiptarėt ranė nėn diktaturėn mė tė egėr nė Evropė. Zėri juaj u ngrit gjithnjė nė mbrojtje tė vlerave tė lirisė sė tyre. SHBA-tė nuk reshtėn sė mbėshteturi shqiptarėt pėr tė gjetur lirinė.
Nė vitin ’99-tė, kur mbi pjesėn e kombit tė pushtuar, Sadami i Ballkanit shpalosi tė gjithė projektin e eksterminimit tė shqiptarėve nė Kosovė, ishte presidenti Klinton qė udhėhoqi Aleancėn e Atlantikut tė Veriut nė ēlirimin e shqiptarėve tė Kosovės.
Nė tė gjitha kėto akte madhore, zėri dhe qėndrimi juaj kanė patur rėndėsi shumė tė madhe pėr kėto qėndrime tė SHBA-ve ndaj Shqipėrisė.
Shqipėria dhe shqiptarėt, sot, janė tė lirė. Pasuria e lirisė dhe dashuria pėr Shqipėrinė, pėr Kosovėn do t’i bėjė shqiptarėt njė komb tė nderuar dhe tė zhvilluar kudo qė janė.
Duke ditur angazhimin tuaj tė jashtėzakonshėm pėr Kosovėn, dėshiroj t’ju jap pėrshtypjet e vizitės sime tė parė, dy muaj mė parė, nė kėtė vend. Ishte vizita mė e jashtėzakonshme dhe e gėzuar e jetės sime. U largova nga Kosova mė krenar se kurrė me qėnien time shqiptar. Vendi u rindėrtua i tėri brenda pak vitesh, me institucione thellėsisht demokratike, me njė dashuri tė madhe tė qytetarėve tė saj pėr Kosovėn, me respekt tė padiskutueshėm pėr pakicat dhe minoritetet, me vendosmėri pėr tė falur dhe pajtim shoqėror. Secili prej nesh, duhet tė ndjehet i gėzuar dhe krenar pėr mbėshtetjen qė ka dhėnė nė ēėshtjen e drejtė tė shqiptarėve tė Kosovės.
Pas zgjedhjeve, qeveria shqiptare ėshtė angazhuar nė kėto drejtime kryesore. Sė pari, nė njė vend tė sigurt pėr qytetarėt e saj dhe tė gjithė ata qė vizitojnė Shqipėrinė. Vendi mė i sigurt nė rajon. Ne po punojmė shumė ngushtė me agjencitė e zbatimit tė ligjit tė SHBA-ve dhe vendeve tė tjera mike, me njė platformė tė qartė kundėr krimit tė organizuar dhe terrorrizmit. Motoja jonė ėshtė ‘tolerancė zero’ ndaj tyre. Dhe rezultatet janė reale. Para zgjedhjeve, nė tė gjitha takimet e mia me gazetarė, njė pyetje ishte konstante, si do veproja me organizatat kriminale. “Tolerancė zero”, ishte pėrgjigjia ime. Gjithnjė kam qenė i frymėzuar nga Rudi Xhuliani. Kam lexuar dhe librin e tij. Njė prokuror qė arriti tė shkatėrrojė mafian nė SHBA. Ishte dhe ėshtė njė shembull frymėzimi pėr tė gjithė ata, tė cilėt duhet tė punojnė pėr sigurinė e vendit dhe qytetarėve tė tyre. Shqipėria po ecėn nė rrugėn e sigurisė sė saj.
Njė tjetėr problem madhor, me tė cilin vendi pėrballet, ėshtė korrupsioni. “Tolerancė zero” ėshtė motoja jonė edhe ndaj korrupsionit, si njė kancer qė rrėnon identitetin kombėtar. Qeverinė e nxorėm jashtė konfliktit tė interesit. Procedurat i kemi bėrė shumė mė transparente. Po punojmė me SHBA-tė pėr tė ngritur ombudsman e prokurimeve publike nga shoqėria civile, po punojmė me SHBA-tė edhe nė projekte tė tjera pėr pėrmirėsimin e administrimit fiskal dhe pėr tė krijuar ‘one stop shop’. Nė pak muaj, ne arritėm rezultate konkrete. Nė muajin qershor, miratuam njė buxhet tė dytė, tėrėsisht rezultat i luftės kundėr korrupsionit.
Por, qėllim madhor i jetės sime ėshtė Shqipėria e integruar nė NATO dhe Bashkimin Evropian. Unė jam realist se ku ndodhet Shqipėria sot. Pėr tė arritur kėto qėllime duhet qė Shqipėria tė bėhet vendi mė tėrheqės pėr investimet e huaja nė rajon dhe mė gjerė. Tri javė mė parė, nė ceremoninė e diplomimit ‘master nė ekonomi’ tė studentėve nga fakulteti i Tiranės dhe Universiteti i Nebraskės unė shpalla iniciativėn ‘Shqipėria vendi mė i lirė dhe mė i lehtė pėr investimet e huaja nė rajon’. Ju jap fjalėn se do ta realizoj kėtė, nė rast se do tė mė ndihmoni. Unė kam nevojė pėr mendimet tuaja. Mi dėrgoni ato me faks, e-mail, apo nė telefonin tim personal, tė cilin ēdo shqiptar e njeh.
Gjithashtu, kemi miratuar njė paketė tė re fiskale. Shqipėria padyshim do tė shkojė drejt taksės me njė nivel. Shqipėria do tė bėhet vendi mė i lirė pėr investimet e huaja. 1 dollar do tė jetė ēmimi i kontratave pėr investitorėt. Ne po studiojmė tė gjitha praktikat lehtėsuese dhe po punojmė pėr tė zvogėluar barrierat qė ndajnė kombin nė pjesė tė ndryshme. Sot, kombi, kudo qė ndodhet, ka njė vizion, vizionin evropian. Por malet e larta, grykat e ngushta e pengojnė atė tė shkėmbejė lirshėm. Dje, me njė komisionin ndėrkombėtar shpallėm kompaninė amerikane ‘Bechtel’ si fituese tė tenderit pėr ndėrtimin e korridorit Durrės-Prishtinė. Tenderi ishte i hapur dhe u vlerėsua nga njė komision ndėrkombėtar. Pas shpalljes sė vlerėsimit, unė prita anėtarėt e kėtij komisioni. Kishte prej tyre edhe nga ata qė kishin patur kompani tė vendit tė tyre nė kėtė konkurs ndėrkombėtar. Por tė gjithė kishin votuar ‘Bechtel’. Ky ėshtė njė gėzim i madh dhe njė simbol pėr tė gjithė ne. Pas saj, do tė vazhdojė hekurudha. Ne duhet tė pėrfitojmė nga pasuritė e njėri-tjetrit. Sė bashku do tė pėrpiqemi tė zhvillohemi sa mė shpejt.
Projekti i tretė i madh ėshtė “Shqipėria nė moshėn e internetit”. Depėrtimi i internetit nė Shqipėri ėshtė shumė i ulėt. Muaj mė parė, ne ndėrmorėm programin internet nė ēdo shkollė. Por, pas disa muajsh, ky projekt u tejkalua. “Shqipėria nė moshėn e internetit” ėshtė gjithashtu motoja jonė. Telekomi shqiptar shpall njė tender, nė tė cilin do tė pajisė ēdo abontent me shėrbimin e ‘broad band internet’. Pas tij, ne do tė regjistrohemi nė programin ‘kompjuter 100 dollarė’ tė Institutit tė Teknologjisė nė Masachuttset. Me kredi dhe me ēdo mėnyrė, ne do t’i mundėsojmė ēdo fėmije shqiptar tė ketė kompjuterin mbi bankėn e tij.
Nė njė takim qė pata me studentėt u thashė se e kisha lakmi moshėn e tyre. Nuk mund tė zhbėj vitet, u thashė, por tė sjell Shqipėrinė nė moshėn tuaj. “Shqipėria nė moshėn e internetit” ėshtė Shqipėria, e cila do tė zhvillohet me shpejtėsi.


*Fjala pėrshėndetėse e Kryeministrit, mbajtur dje nė ceremoninė me rastin e 60-vjetorit tė Organizatės Kombėtare Shqiptaro-Amerikane







Kryeministri tha nė takimin me organizatėn shqiptaro-amerikane sė toleranca ndaj krimit ėshtė zero

Berisha: Krimi, jam frymėzuar nga Rudi Xhuliani


TIRANĖ- Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje gjatė njė takimi tė zhvilluar nė Tiranė me anėtarė tė organizatės shqiptaro-amerikane se “Qeveria ėshtė e vendosur qė tė bėjė tė gjitha pėrpjekjet pėr ta kthyer Shqipėrinė nė vendin mė tėrheqės pėr investimet e huaja”. Berisha tha se “pas zgjedhjeve tė 3 Korrikut, Qeveria shqiptare u angazhua fuqimisht nė luftėn ndaj krimit tė organizuar, trafiqeve, korrupsionit, si dhe rikthimin e shtetit ligjor”. “Ne u angazhuam pėr ta bėrė Shqipėrinė njė vend tė sigurt pėr jo vetėm pėr qytetarėt e saj, por edhe ata qė vijnė nė Shqipėri. Ne po punojmė shumė ngushtė me agjencitė e zbatimit tė ligjit nė SHBA dhe vendeve tė tjera mike, me njė platformė tė qartė kundėr krimit dhe terrorizmi,”- tha kryeministri. Berisha shtoi se “Kam qenė i frymėzuar nga Rudi Xhuliani dhe kam lexuar librin e tij, njė prokuror qė arriti tė shkatėrrojė mafien nė SHBA ėshtė njė shembull frymėzimi pėr tė gjithė ata qė duan tė punojmė pėr sigurinė e vendit dhe qytetarėve”
Mė tej ai theksoi se “rezultatet e luftės kundėr krimit tė organizuar janė reale dhe Shqipėria po ecėn nė rrugėn e sigurisė”. “Dua t’ju them se para zgjedhjeve, nė tė gjitha takimet e mia me gazetarėt, njė pyetje kisha konstante: Si do t’ia bėsh me kėto organizatat kriminale? Zero tolerancė ishte pėrgjigja ime. Po kėshtu edhe ndaj korrupsionit,” -theksoi nė fjalėn e tij Kryeministri. Duke u ndalur nė reformat e ndėrmarra, Kreu i Qeverisė tha se “gjatė muajve tė parė qeveria dhe administrata u nxorėn jashtė konfliktit tė interesit dhe transparenca ėshtė bėrė edhe mė e madhe”. “Ne po punojmė me SHBA-nė pėr tė ngritur ombusmanin e prokurimeve nga shoqėria civile. Po punojmė pėr tė pėrmirėsuar sistemin fiskal. Nė pak muaj kemi njė rezultat, njė buxhet tė dytė, qė e miratuam dhe i tėri ėshtė rezultat i luftės kundėr korrupsionit,”- tha Berisha. Kryeministri theksoi se “Integrimi i Shqipėrisė nė NATO dhe BE mbeten prioritetet pėr qeverinė shqiptare”. “Pėr tė arritur kėto synime Shqipėria duhet tė jetė vendi mė tėrheqės pėr investimet nė rajon, ju siguroj se do tė bėj ēdo pėrpjekje nė kėtė drejtim,”- tha ai Duke e cilėsuar takimin me pėrfaqėsues tė organizatės shqiptaro-amerikane si shumė emocionues, Berisha tha se “kur shikojmė mbrapa nė historinė kombėtare gjejmė histori tė vėshtirė. Nė tė gjitha momentet e historisė sė vėshtirė, shikojmė njė komb qė pėrjetoi drama tė mėdha, zaptime dhe pushtime”.“SHBA-ja kanė qenė nė mbėshtetje tė ēėshtjes sė drejtė tė kombit shqiptar. Jemi mbėshtetur nė dekadėn e dytė tė shekullit qė shkoi, me Presidentin Willson, i cili ndaloi copėtimin e Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Shqiptarėt ranė nė diktaturėn mė tė egėr nė Europė. Zėri juaj mbeti gjithmonė nė mbrojtje tė lirisė sė tyre. SHBA nuk reshten sė mbėshteturi shqiptarėt pėr tė gjetur liri,”- theksoi Berisha.
Mė tej ai theksoi se “nė vitin 1999 kur mbi pjesėn e kombit tė pushtuar, Sadami i ballkanit shpalosi copėtimin e shqiptarėve, ishte Presidenti Klinton qė udhėhoqi aleatėt pėr ēlirimin e shqiptarėve. Nė tė gjitha kėto akte zėri juaj, qėndrimi juaj, ka pasur rėndėsi shumė tė madhe.”


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.