Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēkull dhėmbin, tė tė shėndoshet koka
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 64 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Elita :: Naim Frashėri, apostulli i shqiptarizmės
Postuar nga: Albo

Elita Naim Frasheri eshte poeti me i madh i Rilindjes Kombetare shqiptare, atdhetar mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe kultures shqiptare. Me veprimtarine e dendur letrare dhe me punen, si nje nga udheheqesit kryesore te levizjes per clirim kombetar, ai me te drejte eshte cilesuar "frymezues i te gjithe Rilindjes", dhe si "apostull i shqiptarizmes".

Naim Frasheri lindi me 25 maj te vitit 1846 ne Frasher te Permetit ku kreu shkollen fillore dhe nisi te mesonte persishten prane teqese bektashiane. Me 1865 familja e tij u shperngul ne Janine ku, se bashku me vellane e tij Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea". Aty ai pati mundesine te njihej me letersine klasike greke dhe romake dhe me historine moderne te Evropes. Mbi kete baze, Naimi percaktoi dhe themelet e botekuptimit te tij. Ne vitin 1870 u kthye ne Shqiperi dhe nen ndikimin e bejtexhinjve u dha pas vjersherimit persisht, duke botuar me vone edhe nje permbledhje lirikash "Tejhyjylat" (Enderrimet, 1885).

Nen ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, njeri nga udheheqesit e se ciles ishte Abdyli, vellai i tij i madh, Naimi braktisi vjersherimin persisht dhe iu kushtua letersise shqipe. Virtytet, zakonet dhe menyra e jeteses se popullit te tij, gjuha, qene nje shkolle e vertete per te dhe do t'i jepnin vepres se tij nje karakter te theksuar kombetar dhe popullor.

Mergimi i gjate, bashke me mallin per Shqiperine, i dhane rruge dhe punes se tij ne dobi te ceshtjes kombetare dhe veprimtarise se tij poetike. Poema e tij e pare e re ishte "Shqiperia" ku Naimi shpalli krenarine per te kaluaren e shqiptareve, gjendjen e mjeruar ne te cilen ndodhej vendi i tij si dhe deshiren per ta pare ate te lire. Ne Stamboll Naim Frasheri ka qene nder botuesit kryesore te revistave "Drita" e "Dituria", ku u botuan shume vjersha te tij, proza e vargje per shkollat e para shqipe. Ai i kushtoi vemendje dhe perpjekje te vazhdueshme, orientimit ideologjik dhe politik te intelektualeve shqiptare, organizimit te levizjes kulturore patriotike te mergimit shqiptar ne Turqi. Naimi ka qene anetar i Komisionit te Botimeve prane Ministrise se Arsimit ne Stamboll dhe me pas kryetar i saj.

Ne vitin 1886 Naimi botoi poemen e tij te famshme "Bageti e bujqesi", "Deshira e vertete e shqiptareve", nje poeme ne greqisht, kater libra per shkollat; "Vjersha per mesonjtoret e para", "E kendimit te cunavet kendonjetoreja" (ne dy vellime, me poezi, lexime te ndryshme). Me 1890 doli permbledhja e lirikave "Lulet e veres", "Mesimet", proza poetike "Fjala fluturake", vjersha dhe se fundi me 1898 poema e madhe epike "Historia e Skenderbeut". Per kohen dhe shendetin e Naimit kjo ishte nje pune teper e madhe dhe shume e mundimshme, te cilen mund ta kryente vetem nje njeri me vullnet te pathyeshem.

Poeti i madh Naim Frasheri luajti, perkrah Samiut e pas Kristoforidhit, nje rol themelor per shqipen e re letrare, te cilen e shkroi me nje pasuri te vecante fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbeshtetur kryesisht ne gjuhen e popullit. Te shumte qene shqiptaret qe banonin ose shkonin ne Stamboll dhe qe e kishin per gezim te njiheshin e te takoheshin me te. Njeri prej vizitoreve e shprehu keshtu mendimin e te gjitheve: "I varfer vinja tek Naim beu, i pasur shkonja; i uret vinja, i nginjet shkonja; pa shprese vinja, kur shkonja ndjenja vetehene te gjalle dhe me shpirt."

Ndersa Sevasti Qiriazi e ka pershkruar Naimin, "me shtat te mesem dhe te imet, por me nje fytyre te qete dhe me ndjenja te larta, te cilat vetem nje vjershetor i lindur mund t'i kete. Pamja e tij ishte ajo e nje intelektuali te cuditshem, ai ishte magnet dashurie..." Naim Frasheri, ka qene preokupim i perhershem i nje numri te madh studiuesish, te cilet kane prekur ceshtje te larmishme qe kane te bejne me jeten, vepren dhe shembelltyren e tij ne pergjithesi. Si i tille, Naim Frasheri sot eshte nje simbol i vecante kombetar, qe vazhdon te jetoje ne kujtesen e shqiptareve kudo qe jane, ne vetedijen e shume breznive te lexuesve, studiuesve, kritikeve, jeteshkruesve, historianeve, esteteve etj.

Edhe nje qind e gjashte vjet pas vdekjes se tij, ai jeton shpirterisht, ashtu sic thoshte edhe vete: "Kur me shihni se jam tretur, mos pandehni se kam vdekur".

Studimet e deritanishme qe jane bere per jeten dhe vepren e tij deshmojne qarte se eshte krijuar nje tradite e lakmueshme, aq me teper kur merret parasysh fakti se krahas shume emrave te studiuesve shqiptare sic jane: Mali Kokojka, Jup Kastrati, Dhimiter Shuteriqi, Alfred Uci, Qemal Haxhihasani, Shaban Demiraj, Rexhep Qosja, Ali Aliu, Nasho Jorgaqi, Sabri Hamiti, Ibrahim Rugova, Sali Bashota etj., ka dhe mjaft emra te studiuesve te huaj, sic jane: Norbert Jokli, Nexhip Alpan, Agnia Desnickaja, Robert Elsie etj.

Disa aspekte qe lidhen me vepren e Naim Frasherit, sic jane krijimtaria poetike e tij, veprimtaria pedagogjike, botekuptimi panteist, filozofik, fetar, kombetar, ndihmesa ne fushen e gjuhes, ne fushen e perkthimit, lidhjet nderkulturore, permasat humaniste, iluministe, ndikimi i krijimtarise gojore etj., jane vetem disa shtylla kyc, te cilat vazhdimisht sillen nga studiues te ndryshem.

Dhe sado qe rreth tij jane shkruar dhjetera e qindra studime, perseri figura e tij nuk eshte permbushur teresisht. Ndaj dhe kjo figure e kultures shqiptare gjithnje e me teper behet gjithekohore dhe gjithejetesore.

ATSH



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.