Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēfarė gatuan atė do tė hash
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Intimitet :: Eralda Hitaj do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė te "Miss Universe"
Postuar nga: Albo

Intimitet 19-vjeēarja nga Tirana kėtė vit nė "Miss Universe"

Eralda, sozia shqiptare e Angeline Jolie

Dikush mund ta ngatėrronte me Angeline Jolie, me tė parėn. Sigurisht nuk ėshtė ajo, por gjithsesi bukuroshja 19-vjeēare zotėron hire mjaft tė lakmueshme. Quhet Eralda Hitaj.

Tre vjet mė parė ka konkurruar pėr kurorėn e bukurisė nė "Miss Albania 2003". Eshtė brune me sy bojėqielli, i pėlqen sporti nė pėrgjithėsi, por do veēonte fitnesin, notin dhe kėrcimin. Nuk lė pa parė asnjė shfaqje nė teatėr apo film tė ri nė kinema. Kėtė vit i ka buzėqeshur paksa fati. Fotografi i njohur Fadil Berisha, pak kohė mė parė "ia vuri" syrin bukuroshes, qė ajo tė pėrfaqėsonte Shqipėrinė kėtė vit nė "Miss Universe". Nė fakt ashtu do tė ndodhė. Nė 23 korrik ajo do tė ngjitet nė skenėn e madhe tė "Miss Universe" krahas pėrfaqėsuesve nga vende tė ndryshme tė botės, qė do tė zhvillohet nė Kaliforni. Mėsohet se Eralda Hitaj do tė udhėtojė drejt Amerikės nė datėn 18 korrik, ku fill pas mbėrritjes do tė nisin provat e para tė spektaklit. Ndėrkohė votimi pėr tė zgjedhur bukuroshen mė tė bukur tė universit mund tė votohet nėpėrmjet websitit www.MissUniverse. com. Ndėrkohė po botojmė njė intervistė tė plotė tė bukuroshes shqiptare, botuar nė sitin e internetit, ku Hitaj shprehet se ėndėrron tė bėhet regjisore, pėr tė cilėn do tė konkurrojė kėtė vit. Gjatė kėtij edicioni, "Miss Universe" do tė transmetohet drejtpėrsėdrejti nga kanali televiziv amerikan NBC.

Cilat janė preferencat e tua dhe ēfarė tė pėlqen mė shumė tė bėsh?

Ato qė dua mė shumė janė tė shkoj nė teatėr dhe nė kinema, gjė tė cilėn e bėj vazhdimisht. Mė pėlqen gjithashtu tė merrem me sporte, sidomos mė shumė adhuroj notin dhe fitnesin. Kėrcimi ėshtė diēka tjetėr qė po ashtu mė pėlqen. Shpesh kaloj kohėn me miqtė e mi dhe marr pjesė nė shoqata tė ndryshme vullnetare, por edhe modeloj gjatė kohės sime tė lirė. Kėto janė disa nga gjėrat qė mė pėlqejnė mė shumė.

Kush ėshtė personi qė ka mė shumė influencė tek ju dhe pse?

Dua tė theksoj se nė jetėn time ka njė njeri special, i cili mė ka mbėshtetur gjithmonė dhe mė ka kėshilluar nė ēdo hap qė kam hedhur; ky person ėshtė motra ime e madhe. Mendoj se disa njerėz e bėjnė botėn tė duket mė e bukur, thjesht duke qenė pjesė e saj. Ndaj mund tė them, padyshim, se motra ime e madhe e bėn botėn time mė tė bukur me praninė e saj.

Ēfarė synon Eralda pėr karrierėn dhe cilat janė planet pėr tė realizuar qėllimet?

Siē e thashė dhe pak mė parė, e dua kinemanė dhe teatrin, ndaj nuk mund tė hedh vėshtrimin shumė larg. Ambicia pėr karrierėn time nė tė ardhmen ėshtė tė jem regjisore, aq mė tepėr regjisore e njė filmi tė suksesshėm. Po pėrgatitem pėr tė arritur kėtė qėllim dhe po planifikoj tė regjistrohem nė Akademinė e Arteve nė shtator. E di qė kjo kėrkon njė punė tė jashtėzakonshme, por mua mė pėlqen tė merrem me kėtė dhe dėshiroj qė nesėr tė jetė profesioni im. Sigurisht jam e gatshme tė vė nė funksion tė gjitha energjitė e mia dhe do tė studioj e do tė punoj shumė pėr ta arritur atė qė dua.

Si ka qenė fėmijėria jote?

Tė rritesh nė Tiranė ėshtė njė eksperiencė unike, qė tė bėn tė rritesh e fortė dhe e guximshme. Ajo qė kam mėsuar duke jetuar fėmijėrinė time nė vendin tim ėshtė tė njoh dhe t'i jap rėndėsi gjėrave tė vogla, gjėrave emocionuese, qė disa njerėz nuk i vlerėsojnė kur rriten. Jam rritur duke luajtur me miqtė e mi dhe duke ndarė ēdo gjė me ta dhe shoqėrinė e konsideroj si thesarin mė tė madh tė fėmijėrisė sime. Edhe pse ne nuk kemi pasur lodra tė bukura apo parqe argėtimi tė mėdha si "Disneyland", ne kemi mėsuar tė ndajmė gjithēka dhe tė argėtoheshim me ato qė kishim. Tani unė po e kuptoj se fėmijėria ime ka qenė mė e pasur dhe shumė mė e bukur, sepse ka qenė plot me emocione tė vėrteta.

Ēfarė mendon se tė bėn tė veēantė dhe tė ndryshme nga konkurrentet e tjera nė garėn e "Miss Universe"?

Dua tė theksoj se jam pjesė e njė brezi tė ri tė njė vendi, qė ka pėsuar ndryshime tė vėrteta e tė mėdha dhe ky brez ka bėrė atė qė mendon se ėshtė e drejtė dhe e vėrtetė. Edhe pse ka paragjykime mbi sfidat tona me tė cilat pėrballemi ēdo ditė, hap pas hapi, besoj se kjo mė ka bėrė mė tė fortė dhe mė tė guximshme pėr tė ndėrmarrė dhe realizuar atė qė unė mendoj se ėshtė e drejtė.


Zėvendėsimi me Suada Sherifin

Eshtė pėrzgjedhur pikėrisht nga fotografi Fadil Berisha, i cili gjithashtu ka realizuar tė gjitha fotografitė prezantuese tė bukuroshes shqiptare. 19-vjeēarja Eralda Hitaj ka konkurruar tre vjet mė parė nė "Miss dhe Mister Albania", ku fitues u shpallėn Derisa Kola dhe Gerald Shahu. Pjesėmarrja e saj nė "Miss Universe" shėnohet si njė zėvendėsim me fituesen e "Miss dhe Mister ALbania 2006", Suada Sherifin. Gara e madhe evropiane kėtė vit do tė organizohet nė Kaliforni, ku do tė konkurrojnė 86 bukuroshe nga vende tė ndryshme tė botės, duke nisur qė nga Zambia, Venezuela, Uruguaji, Franca, Italia, Greqia, Rusia etj. Ndėrkohė pėrfaqėsuesja shqiptare, e cila mban numrin njė nė kėtė spektakėl, ėshtė njė metėr e shtatėdhjetė centimetra e gjatė.

Kortezi e Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.