Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Feja katolike eshte nje metode per te siguruar qiellin me ane te te lypurit. Por meqe eshte shume e veshtire per t`ia arritur, prifterinjte sherbejne si kodoshe.
--- Schopenhauer

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Intimitet :: Jana: Ju rrėfej dashurinė time shqiptare
Postuar nga: silenc

Intimitet Po postoj ketu intervisten e fotomodeles Ceke Jana Sobkova.
Historia e fotomodeles ēeke qė braktisi gjithēka pėr tė nisur njė jetė tė re nė njė botė krejtėsisht tė panjohur, siē ėshtė Shqipėria pėr tė.

Historia e fotomodeles ēeke qė braktisi gjithēka pėr tė nisur njė jetė tė re nė njė botė krejtėsisht tė panjohur, siē ėshtė Shqipėria pėr tė.
Jana Sobkova ka njė vėshtrim tė brishtė, tė butė, dhe delikat qė shpreh vetėm mirėsi dhe sinqeritet me atė ngjyrė tė blertė tė ēelur. Thuajse nė tė njėjtėn ngjyrė me sytė e Andrit, dashurisė sė saj shqiptare, qė e bėri jo vetėm tė braktiste republikėn Ēeke, vendin e lindjes sė saj, familjen, tri motrat dhe tė vėllain, por edhe tė mėsonte dy gjuhė tė huaja njėsoj tė vėshtira, italishten dhe shqipen. Por mbi tė gjitha, tė ndryshonte jetė. Ėshtė e sinqertė dhe pa fjalė, me njė zė tė shtruar qė duket sikur pėshpėrit, nė njė tė folur nė italisht qė pėrzihet herė me ēekishten dhe herė mė shqipen. Tė vetmen fjalė qė nuk pėrpiqet ta ndryshojė apo ta shprehė as nė shqip dhe as nė italisht ėshtė fjala "mamka".
Njė buzėqeshje e hapur, flokė me onde, nė trup njė bluzė e thjeshtė me kėpucė tė sheshta dhe njė xhup i kaltėr sportiv, ēdo gjė tek ajo ėshtė e thjeshtė dhe pa bujė, pa tė shkuar nė mendje as dyshimi mė i vogėl se vajza qė ke pėrballė ėshtė njė nga ato vajza qė janė mėsuar tė luajnė me aparatin fotografik, apo me veshjet nėpėr sfilata tė ndryshme.
Ėshtė vetėm 21 vjeē dhe pasioni i saj ėshtė arkeologjia, ndėrsa "ka rėnė nė dashuri" me muzikėn popullore shqiptare. Ka marrė pjesė nė tė parin spektakėl shqiptar pėr tė, "Netėt e klipit shqiptar" dhe menjėherė ka ngjallur kuriozitetin e artdashėsve me sharmin e veēantė, por edhe pėr ėmbėlsinė dhe pastėrtinė e figurės sė saj.
Ju merrni pjesė dhe nė njė spektakėl shqiptar si modele. Si ju ėshtė dukur kjo eksperiencė e parė shqiptare?
Shumė e bukur. Megjithėse sidomos natėn e parė tė pjesėmarrjes sime nė spektaklin "Netėt e klipit shqiptar" kam pasur shumė emocione. Ishte diēka e re pėr mua, jo vetėm qė merrja pjesė nė njė spektakėl shqiptar, por edhe sepse ishte hera e parė qė pėrballesha edhe me kamerėn.
Por ju nuk e keni pėr herė tė parė tė sfiloni pėr njė stilist...
Sigurisht. Kam sfiluar edhe mė parė nė Ēeki, pėr stilistėt e vendit tim. Por unė mė shumė kam qenė njė fotomodele, kam punuar mė shumė me fotografinė. Por mė duhet tė them se nė Ēeki ka qenė krejtėsisht njė mėnyrė tjetėr tė sfiluari. Pastaj kjo varet edhe nga vetė stilistėt dhe kėrkesat qė kanė ata, ndaj ne modeleve.
Ēfarė ju pėlqen mė shumė nė kėtė spektakėl?
Ēdo gjė ėshtė shumė e bukur. Por mua mė tėrheq mė shumė koreografia, balerinėt. Por edhe disa kėngėtarė. Mė pėlqen shumė muzika shqiptare, sidomos muzika popullore shqiptare.
Si ju duken shqiptarėt?
Shqiptarėt janė xhentilė, simpatikė, janė njerėz shumė tė mirė. Por ka dhe nga ata qė janė vetėm pėrgjysmė tė mirė, ashtu si dhe nė tė gjithė vendet e tjera.
Si ju duket jeta nė Tiranė? Keni ardhur pėrfundimisht kėtu?
Shumė e vėshtirė. Kur erdha nė fillim, para tre muajsh, u shokova, nuk e prita dhe aq mirė. Kisha tė bėja me njė gjė krejtėsisht tė ndryshme nga ajo qė isha mėsuar unė. Kėtu gjithēka ishte e re pėr mua, njė botė e re. Ne pėrfaqėsojmė dy popuj me karaktere dhe mentalitete shumė tė ndryshme. Rrugėt, zhurmat, kėtu gjithēka ėshtė ndryshe nga vendi im. Por gjėja qė mė pėlqen mė shumė ėshtė se kėtu familjet janė tė bashkuara, ndėrsa tek ne mė shumė se gjysma jetojnė me prindėr tė ndarė. Por mua mė duhet tė ndryshoj. Kėtu meshkujt janė xhelozė... Ndėrsa unė kam qenė gjithmonė njė vajzė shumė e hapur, e lirė, kam bėrė gjithmonė atė qė dua... Tani duhet tė jem mė e pėrmbajtur, por nuk mė vjen keq.
A keni zėnė miq nė Shqipėri?
Tani qė e mendoj, miqtė qė kam unė kėtu janė tė gjithė miqtė e Andrit. Por do tė zė edhe unė miqtė e mi. Shpeshherė dal me gratė apo tė dashurat e miqve tė tij dhe ato janė shumė tė kėndshme. Kėnaqem shumė me to. Nuk ndiej asnjė ndryshim nga to, janė shumė tė mira me mua, flasin nė italisht qė t'i kuptoj edhe unė. Por edhe vajzat me tė cilat sfiloj janė shumė tė mira dhe tė sjellshme me mua. Ndihem mirė mes tyre. Duken tė gjitha njėsoj, si vajzat ēeke tek bisedojmė. Por tė them tė vėrtetėn, unė mendoj se vajzat nė tė gjithė botėn janė gricėse, tė bezdisshme pėr meshkujt.
Edhe ju jeni kėshtu?
Edhe unė, sigurisht qė nuk jam shumė e ndryshme nga tė tjerat. Jam xheloze, gricem shumė. Pyes pėr ēdo gjė.
Si ju pritėn nė familjen e tė dashurit?
Mė kanė pritur si njė njeri tė shtėpisė . Ata sillen tė gjithė shumė mirė me mua. Mund tė them se jam mė e llastuara nė shtėpi. Ajo qė mė pėlqen mė shumė tek kjo familje ėshtė harmonia e veēantė qė ka. Por kėmbėngulin tė mė flasin shqip. Nė fillim mė flisnin nė italisht, por tani mė flasin vetėm nė shqip, sepse mė thonė se unė duhet tė mėsoj shqipen tani. I vetmi person qė mė flet akoma italisht nė atė shtėpi ėshtė i dashuri im.
Atėherė, Jana, si ju duket gjuha shqipe?
E vėshtirė, shumė e vėshtirė... Por edhe shumė e bukur. Shumė shpejt do tė futem nė njė kurs pėr ta mėsuar mė mirė, pasi sidoqoftė, nuk mund tė mėsohet vetė.
Si lindi kjo dashuri shqiptare?
Jam njohur kėtė verė. Unė kisha shkuar nė Pesaro pėr tė kaluar pushimet sė bashku me njė mikeshėn time. Andri jeton nė Pesaro sepse dhe studion atje dhe po ashtu edhe ai ishte nė periudhė pushimesh. Jemi njohur nė det.
Kush e hodhi hapin e parė?
Andri mė kishte parė dhe m'u afrua duke mė kėrkuar tė dilnim bashkė apo tė pinim ndonjė gjė. Mė pas, dolėm disa herė, shkuam nė diskotekė dhe u dashuruam. Atėherė ai mė kėrkoi tė jetoja nė Itali.
Si u morėt vesh me njėri-tjetrin?
Ah, kjo ėshtė pjesa mė e bukur. As unė dhe as ai nuk njihnim njė gjuhė pėr tė folur sė bashku. Kėshtu qė nė fillim merreshim vesh me shenja dhe me laps. Merrnim bllokun me vete dhe vizatonim atė qė donim tė shprehnim. Mė pas, njė mikesha ime na bėnte pėrkthyesen. Por gjithė kohės mbanim fjalorin italisht-ēekisht nė dorė. Mė vonė unė fillova tė mėsoja vetė italisht. Duke ndjekur TV.
Si reagoi familja juaj?
Familja ime u shokua. Unė u ktheva nga pushimet dhe i thashė mamasė sė kisha rėnė nė dashuri me njė shqiptar dhe se duhet tė kthehesha me atė nė Itali dhe mbase edhe nė Shqipėri. Ata nuk arrinin ta kuptonin gjithė kėtė ngut timin. Por unė u thashė se e kisha vendosur. Pastaj shkuam tė dy nė Ēeki dhe ata u njohėn, e pėlqyen dhe e kuptuan sesi ndihesha unė.
Ē'ju tėrhoqi mė shumė tek ky djalė shqiptar qė vendosėt tė braktisni gjithēka dhe t'ia nisni nga e para?
Nė kundėrshtim me mua ėshtė shumė i zhurmshėm, alegro, dhe sidomos mė bėn shumė pėr tė qeshur. Kjo ėshtė gjėja qė mė pėlqen mė shumė tek ai.
Kjo e jona ėshtė tamam njė dashuri me shikim tė parė. Jemi shumė tė ndryshėm dhe ndoshta pėr kėtė pėlqehemi kaq shumė. Thonė qė tė kundėrtat tėrhiqen dhe ne kėtė e provuam vetė.
Ēfarė keni ndėrmend tė bėni tani?
Nė fillim do t'i futem mėsimit tė gjuhės shqipe dhe mė pas do tė konkurroj pėr tė studiuar juridik apo arkeologji. Do mė pėlqente shumė tė bėhesha avokate, tė ndihmoja njerėzit. Ėshtė njė profesion qė mė tėrheq shumė. Nė familjen e tė dashurit tim, pėrfshi dhe vetė atė, janė tė gjithė juristė. Por arkeologjinė e kam pasion, pasi mė pėlqen historia, gėrmimet etj.
Keni udhėtuar nėpėr Shqipėri? Ju pėlqen Shqipėria?
Mė pėlqen shumė natyra shqiptare. Sidomos deti. Kėtu plazhet janė njė mrekulli. Unė kam qenė nė Itali, Greqi, Bullgari, por asnjė vend nuk mė ka tėrhequr kaq shumė sa Shqipėria. Sidomos Vlora apo jugu i Shqipėrisė. Vetėm kur shkova tek Kopshti Zoologjik u ēudita shumė, sepse aty kishin mbetur vetėm 4 kafshė...
Si e kaloni kohėn nė Tiranė, shėtisni, shkoni nė kinema, teatėr, opera..?
Kam qenė tek shfaqja e baletit "Don Kishoti" nė Teatrin e Operas dhe Baletit dhe u kėnaqa jashtėzakonisht shumė. Mė pėlqen shumė baleti dhe balerinėt shqiptarė. Por edhe nė kinema mė pėlqen tė shkoj shumė se mundohem tė mėsoj shqipen dhe nė kinema kam mundėsi tė ndjek filmat si anglisht ashtu dhe shqip.
Kur nuk kuptoj ndonjė gjė e mėrzit Andrin me pyetje derisa ma shpjegon.
Por edhe ndjek shumė televizor. Mendoj se kėshtu mund tė mėsoj shqipen por edhe kėnaqem duke ndjekur programe tė ndryshme televizive, qė mė sė shumti janė filma dhe telenovela.
Aktorėt e mi mė tė preferuar janė Richard Gere, me tė cilin jam e dashuruar, Robert De Niro, Julia Roberts dhe Michelle Pfeiffer dhe mė pėlqen shumė tė ndjek filmat e tyre. Mua mė pėlqejnė shumė filmat romantikė, komedi apo thriller por urrej filmat fantastiko-shkencorė. Gjėja qė mė bėn mė shumė pėrshtypje dhe qė mė mėrzit mė shumė, janė reklamat apo edicionet e lajmeve qė ndėrpresin filmat nė mes. Ėshtė e tmerrshme tė ndjekėsh 30 minuta lajme pėr tė pritur vetėm 5 minutėshin e fundit tė filmit. Tek ne kjo nuk ndodh kurrė...
Meqė jemi nė fund. Jeni bėrė e shumėkėrkuar nga gazetarėt kėto ditė. Ē'marrėdhėnie keni me ta?
Oh, ėshtė e vėrtetė. Kam takuar shumė gazetarė qė janė kuriozė pėr ēdo gjė. Por mua mė pėlqejnė gazetarėt shqiptarė. Janė shumė tė kėndshėm, simpatikė. Tė jenė kuriozė dhe tė duan tė dinė gjithēka ėshtė puna e tyre dhe ata duhet ta bėjnė kėtė, na pėlqen apo jo ne tė tjerėve. Por pėr mua mbeten gazetarėt mė simpatikė nė botė...

Spekter





© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.