Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Allegoria eshte nje lloj genjeshtre te cilen erresira e saj e shpeton nga perbuzja.
--- Diderot

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 83 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Lajme :: Koēiu rrėfen nga burgu "djalin e kryeministrit"
Postuar nga: silenc

Lajme Ish-koloneli, Sokol Koēiu, flet pėr lidhjet e tij me "kartelin e kokainės" dhe paktin Mandoi-Rakipi


Ish-koloneli Sokol Koēiu hedh pėr herė tė parė dritė mbi personazhin qė fshihet pas emrit tė koduar "djali i kryeministrit". Vetėm gjatė procesit gjyqėsor mund tė provohet saktėsisht akuza qė bėn Koēiu pėr personazhin misterioz. Koēiu rrėfen pėr procesin hetimor se ai ka qenė njė shou propagandistik. Kėtė fakt ai e mbėshtet tek rrėzimi i akuzave tė drejtpėrdrejta ndaj tij. Ish-koloneli aludon pėr njė pakt tė fshehtė, qė ėshtė bėrė midis shefit tė Antimafias Italiane, Franēesko Mandoi dhe kryeprokurorit Rakipi, nė mėnyrė qė tė mbulohet operacioni i dėshtuar nė ishujt Kanarie, ku anija e Durdės u kap pa asnjė gram kokainė. Koēiu hedh dyshime mbi dėshmitaren italiane, Lida Ēestari, dhe deponimet e saj pėr implikimin e tij nė organizatėn kriminale tė kokainės.
Jeni akuzuar pėr favorizim tė trafikut tė drogės, si e komentoni kėtė?
"Tashmė diagnoza e kėsaj akuze tė sėmurė ėshtė pėrcaktuar: "Agoni dhe asfiksi procedurale. Probabiliteti pėr jetėn = zero". Kėtė gjė e tregoi sė fundi dorėzimi pa kushte i prokurorisė, e cila u detyrua tė ndryshonte akuzat ndaj meje, nga kryetari i njė organizate qė do tė krijonte parti, do tė zotėronte Parlamentin, do tė vriste dhe do tė eliminonte kundėrshtarėt politikė, qė qarkullonte 400 milionė dollarė nė vit, me llogari bankare nė Zvicėr, me lidhje tė ngushta me KGB-nė e tjerė, nė ndihmės tė njė organizate me 5 veta, 2 nga tė cilėt nuk i kam njohur kurrė. Dhe, pėr ēudi, nga muaji prill i vitit 2001 dhe deri nė shkurt 2002, nuk ka asnjė veprin hetimor ose procedural. Treguesi i dytė i kėsaj diagnoze ėshtė media - megazhurma, qė po bėn akuza pėr dorėzimin e dosjes nė gjykatė, gjoja me prova tė shumta dhe tė pakontestueshme, ku spikat "mburrja pėr sasinė e madhe tė vėllimeve tė procesit, qė tė kujton fishkėllimėn me gjelin e detit". I vetmi qetėsues pėr ngėrēet e makthit dhe tė frikės, akuzės i kanė mbetur disa media tė pavarura, tė cilave, me kėtė rast, po u kujtoj njė shprehje tė urtė : "Kur flitet shumė, merr trastėn e vogėl", megjithėse nuk do t'i duhen as xhepat. Pėrsa i pėrket provueshmėrisė, konkluzioni ėshtė ky: "Shkrirje e pėrkryer e Zhvejkut me Don Kishotin " . Mendoj se do tė kemi rastin e rrallė e tė paparė deri mė sot nė historinė e drejtėsisė penale shqiptare tė shikoni sesi nė njė proces gjyqėsor, akuza vendos kaq shumė personazhe imagjinare, sa do t'ia kishte zili edhe Zhyl Verni, ku, nga njėra anė, vendosen Zagora, kapitenė, brigadierė e policė italianė dhe, nga ana tjetėr, Don Pedro, Don Kishoti, Gutierres Sanēos, Sanēo Panēos, Panēo vėllai tjetėr".
Prokuroria, nė aktakuzėn e saj, thotė se ju keni vėnė nė shėrbim tė trafikantėve tė drogės njohjet dhe influencėn tuaj, si funksionar i shtetit shqiptar. Ē'mund tė na thoni pėr kėtė?
"Deri nė kėtė ēast, akuza nuk ka gjetur ende ndonjė person tė pėrshtatshėm, si trafikant tė madh ose si bos droge, qoftė edhe me fotografi, pėr ta vendosur nė rolin e atij qė unė kam ndihmuar duke pasur funksion shtetėror, megjithėse unė i kėshilloj tė vazhdojnė tė kėrkojnė me motivin: "gėrmo Tare, gėrmo".
Mund tė na shpjegoni lidhjet tuaj me tė pandehurit e tjerė?
"Pa dashur t'i hyjmė pėrsėritjes, pasi e kam shpjeguar shpesh, me Bėrballėn njihem qė prej vitit 1986 nė Rrėshen, me Durdėn njihem prej shtatė vjetėsh, me Gjonajn prej dhjetė vjetėsh, me Vehbiun dhe Alfredin nuk jam njohur kurrė mė parė. Ndėrsa Blerta Papuēiu dhe Stefan Zonja nuk janė tė pandehur nė kėtė ēėshtje. Blertėn e njoh, se ėshtė e fejuara e Durdės dhe mund ta kem takuar 2-3 herė, ndėrsa Stefan Zonja ėshtė vėllai i Durdės dhe e kam njohur prej tij".
Kush ėshtė "djali i kryeministrit"? Ēfarė roli ka ose ka pasur ai nė kėtė organizatė?
"Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje dua ta ilustroj me njė shembull konkret nga dhjetėra shembuj qė kanė kėta fashikuj humoristikė, ku tė krijohet pėrshtypja se ke tė bėsh me punonjės llafazanė tė Telekomit, qė pėrgjojnė biseda, dhe jo me koka dhe shkencėtarė tė Antimafies, siē ėshtė nė rastin konkret Franēesko Mandoim, pėr tė cilin jo pak prokurorė e policė ksenomanė ekzaltohen kur vjen ai nė Shqipėri. Konkretisht po citoj ēfarė ka shkruar ai me dorėn e vet. ..."Ėshtė nė fakt e dokumentuar prezenca e tij (bėhet fjalė pėr F.Durdėn) nė Milano, nė 26.4.2000, ashtu siē rezulton nga telefonatat qė ai vetė ka bėrė me nr.tel 251840, vėrtetuar nė banesėn e tij nė Shqipėri. Duke folur me tė atin, Durda i thoshte se ishte nė Milano ( tė krijohet ideja se Mandoi ėshtė prapa derės sė kuzhinės dhe po i shikon nga vrima e ēelėsit, si xha Beqo, babanė e Lekos, tė cilin e njeh prej kohėsh dhe ia njeh zėrin midis 1000 tė tjerėve). Mbasi u ndėrpre linja, Durda mori pėrsėri nė telefon tė atin (jo xhajėn), nė orėn 21.37, duke thėnė se do tė nisej me avion nė 10.10. Nga lista e udhėtimit qė u mor mė pas, vėrtetohej mbėrritja nga Shqipėria e pasagjerėve Alfred Nanaj, ndryshe Frederik Durda dhe Vehbi Hysa. Prova tjetėr qė Durda po udhėtonte me emėr tė rremė nxirret nga vijimi i dialogut: (shikoni me kujdes) Frederiku: Atje ku zbritėn na kontrolluan pak pasaportat. Tė shikoje atje nė aeroport nė Milano i panė mirė e mirė me lente zmadhuese, por nuk na thanė gjė.
Babi: Po a ju pyetėn ku shkoni?
Frederiku: Po po na pyetėn, pastaj ishte shkruar nė biletė.
Pėrse sipėr, Mandoi, nė rolin e kompetentit, jep konkluzionin : "Udhėtimi i shėrbimit nė Kolumbi i F.Durdės dhe nėn dritėn e asaj qė doli nga aktivitet teknike tė zhvilluara paralelisht nė ngarkim tė L.Ēestarit, pohojmė qė me siguri kjo e fundit ėshtė pika e lidhjes sė organizatės, qė tė ēon tek padrino Serxho Aguilera. Ndėrsa, nė kėrkesėn pėr gjykim, akuza thotė: "Tė pandehurit Alfred dhe Vehbi pranojnė propozimin pėr tė kryer detyrėn e pengut nė Bogota tė Kolumbisė dhe, mė dt. 24.04.2000, ata nisen me linjėn ajrore Tiranė- Milano-Karakas-Bogota. Aty u pritėn nga Pedro Uribe Velej". "Pra na dilka Alfred Nanaj, me tė vėrtetė Alfred Nanaj dhe jo F. Durda. Pra pika e lidhjes sė organizatės qenka lapsi i Mandoit, indicja e sė cilės krijoi organizatėn imagjinare nga fansat e tij nė Shqipėri dhe, po nė vazhdim, Mandoi kategorik shkruan: "Mė dt. 27.4.2000, Pedro Vele Uribe kthehet nga Shqipėria nė Venezuelė" nė njė kohė qė, me kėrkesėn pėr gjykim Pedro Veles, mė dt.27.4.2000, figuron nė Kolumbi, nė pritje tė Nanajt dhe Hysit. Nga sa mė sipėr, roli kryesor i djalit tė kryeministrit ishte tė krijonte nė opinion ekzistencėn e njė organizate shumė tė rrezikshme pėr fatet e Shqipėrisė, duke maskuar kėshtu dėshtimin e operacionit tė bllokimit dhe tė kontrollimit tė anijes sė Durdės qė, siē thote vetė Mandoi, nuk u gjet asgjė e kundėrligjshme, fakte kėto qė e komprometuan rėndė dhe me pasoja Franēesko Mandoin dhe prokurorinė italiane, e cila duhet tė paguajė tė paktėn 5 milionė dollarė dėmshpėrblim pėr anijen qė rri ende e bllokuar dhe qė shikojnė ėndrra me sy hapur se mos i shpėton prokuroria shqiptare nga kjo gjeni. Nė njė kohė qė, aktualisht, prokuroria shqiptare ka dhėnė sinjalin SOS pėr Italinė. Roli i dytė i "djalit tė kryeministrit" dhe i "organizatės sė tij" ishte t'i tregonte opinionit luftėn dhe rezultatet e larta tė prokurorisė shqiptare nė prag tė zgjedhjeve, kundėr korrupsionit, trafikut etj.".
Pse nuk ėshtė arrestuar ende Blerta Papuēiu dhe ē'lidhje ka ajo me disa persona tė njohur nė publik?
"Akuza nuk di ē'tė bėjė me ne, pėrsa u pėrket provave dhe jo tė futė edhe tė tjerė nė valle. Pėrsa i pėrket pjesės sė dytė tė pyetjes mendoj se ėshtė sugjestionuese dhe ajo i takon vetė Blertės ose Durdės".
Ē'mund tė na thoni pėr lidhjet tuaja me Lida Ēestaren?
"Unė do ta quaja "Lida Muldaka" ose " llamba e Aladinit" pėr akuzėn. Nė muajin prill, kur erdhi prokurori Beluri dhe mė pyeti pėr Ēestarin, nė e njoh apo jo, dhe se ajo mė kishte implikuar mua rėndė nė njė organizatė kriminale, unė i shpjegova se, sė paku mė duhet t'i lexoj vetė dhe, sė dyti, mė duhet njė fotografi e saj, pasi ky emėr, ēuditėrisht, nuk mė kujton asgjė. Iku nga birucat e Librazhdit me premtimin qė pėr pesė ditė do tė m'i plotėsonte kėrkesat e mia tė ligjshme, tė cilat nuk u plotėsuan pėr 11 muaj, pasi nuk pata fatin ta shoh mė. Ditėn e pėrfundimit tė hetimeve erdhi Beluri dhe, kur po firmosja procesverbalin, i thashė: "S'ma solle qė s'ma solle fotografinė e Ēestarit. Pėrgjigjja ishte shumė kuptimplotė: " Unė s'e njoh pėr vete". Megjithatė, ju siguroj qė Lida Ēestari dhe ata qė fshihen pas saj, nuk do ta harrojnė kurrė ditėn qė do tė dalė unė nė gjyq. Ka perėnduar koha kur derdheshin lotė krokodili pėr tragjedinė e Otrantos dhe pushoheshin ēėshtje korrupsioni tip "Arco Baleno".
A ka lidhje kryeprokurori Arben Rakipi me kėtė organizatė tė trafikut tė drogės?
"Lidhja e vetme qė ka Rakipi me kėtė organizatė ėshtė ajo qė shpjegova nė pyetjen 4 dhe 5, nė lidhje me "djalin e kryeministrit".
Pėrse "e detyruat" Rakipin tė darkojė sė bashku me Aleko Durdėn alias Frederik Durda, natėn e Vitit tė Ri nė Greqi?
"Kjo pyetje mė duket pak qaramane. Si e zorshme mė duket ta detyrosh njė njeri nga Shqipėria nė Greqi pėr Vit tė Ri, aq mė shumė kur ka edhe roje".
Pse kryeprokurori Rakipi ju akuzoi si kapo tė rrjetit tė drogės?
"Rakipi ndoqi aksionin e Helmut Shėnit,(ish-trajneri i Gjermanisė) "Mbrojtja mė e mirė ėshtė sulmi". Siē ka pohuar vetė, ishte njė takim vere nė Sarandė me Mandoin, qė e shpėtoi atė nga "ujqėrit" e organizatės. Pa e ditur atėherė qė letrat e Mandoit do ta futnin nė grackėn "Ēakalli italian", tė cilėn e kuptoi shumė vonė dhe nga e cila nuk del dot edhe sot nga ato paēavure telefonatash. Situata nė atė kohė u acarua nga kontradiktat e njėpasnjėshme, tė cilat tashmė janė bėrė publike dhe, kur unė rebeli mbusha kupėn: Mandoi-Rakipi filluan telenovelėn "Koka-full".
Si mendoni qė tė mbroheni nga kėto akuza nė gjykatė?
"Shumė thjesht, vetėm me letrat e prokurorisė".
A ka persona tė tjerė tė implikuar nė kėtė "tentativė trafiku droge"?
"Po, ėshtė plaku im, do tė gjykohet nė mungesė, sepse ka dalė nė mal nga frika se ka mbaruar shkollėn nė Rusi dhe mori vesh se prokuroria po kėrkonte ndėrlidhėsin e organizatės me mafien ruse, KGB-nė dhe nėndetėsen 105".


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.