Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Per ate qe eshte shume i vetmuar, edhe zhurma eshte nje ngushellim.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 152 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Histori :: Heraldika e familjes fisnike tė Muzakajve
Postuar nga: Albo

Histori Heraldika si fenomen evropian dhe brenda saj heraldika ballkanike e heraldika shqiptare

Identiteti nė vulė: Simbolet heraldike tė Muzakajve

Heraldika ėshtė njė dukuri historiko-kulturore evropiane qė lindi dhe u kristalizua gjatė mesjetės sė shekujve XI-XII e mė pas. Ajo pati refleksione tė njėjta, nė tė gjitha aspektet, nė mbarė Evropėn, e duke u pėrfshirė nė Evropėn Mesdhetare dhe nė Shqipėri.
Heraldika nė Shqipėri, si pjesė pėrbėrėse e heraldikės evropiane ėshtė e barazvlerėshme historikisht, artistikisht dhe bashkėkohėse me tė. Nė trevat shqiptare ajo kaloi nė faza tė pėrcaktuara zhvillimi. Periudhat e saj tė zhvillimit pėrkojnė me periudhat e zhvillimit, si dhe me periudhat e ndėrprerjes tė heraldikės ballkanike me tė cilėn e lidhėn fate, pak a shumė tė njėjta historike, shoqėrore dhe artistike. Identiteti nėpėrmjet stemės sė vendosur nė vulė kancelarike dhe mė pas dhe nė shqyt pėrbėn zgjidhjen praktike tė kohės: tė njohjes, pėrcaktimit, cilėsimit qė do tė ēojė mė pas nė evidentimin e shkallės shoqėrore tė njė familjeje, njė klani, komuniteti etj.. Heraldika mbart identitetin historik, artistik dhe moral tė njė kohe tė caktuar. Ėshtė pėrcaktuar si shkencė njohjeje, ndihmėse e historisė. Ajo pėrbėn njė ndihmesė me vlerė nė datimin dhe identifikimin e mjaft ngjarjeve, objekteve historike. E parė nė aspektin artistik ajo meriton respekt tė veēantė, sepse pėrbėn njė disiplinė artistike qė ndėrthur pėrsosmėrisht mesazhe simbolike tė psikologjisė sė kohės.
Heraldika mban mbi vete dhe aspektin moral qė pėrcaktohej me identifikimin e vetes me kėtė apo atė stemė. Duhet thėnė se aspekti njohės ēon mė pas nė aspektin dallues tė saj jo vetėm pėrkatėsor, por dhe cilėsor dhe do tė pėrbėnin njė burim frymėzimi dhe force morale tė atyre qė i gėzonin e trashėgonin dhe mė gjerė. E parė nė planin krahasimtar, nė rrjedhė tė kohės, heraldika shqiptare rezulton se gjurmėt mė tė hershme tė saj i gjejmė qė nė shek. XIII me simbolin e sundimtarit tė Principatės sė Arbrit, Dhimitrit tė Arbrit, e ndjekur mė pas prej Gropajve, Skurrajve, Jonimajve, Dukagjinėve, Arianitėve dhe qė mė pas arrin kulmet e saj me stemat e Balshajve, Topiajve, Muzakajve e Shpatajve e qė kurorėzohen me ato tė Kastriotėve, simbolet e tė cilėve me shpalljen e Gj. K. Skėnderbeut “hero kombėtar” u bėnė simbolet tona kombėtare. Kjo fazė pėrbėn periudhėn themelore dhe jep thellėsisht fytyrėn e heraldikės shqiptare mbi tė cilėn u ngritėn dhe u pasqyruan zhvillimet e mėvonshme e tė mėtejshme e qė shėnuan arritjen cilėsore dhe masive tė heraldikės shqiptare. E bėra kėtė hyrje disi panoramike tė vijave themelore qė pėrshkon heraldikėn si fenomen nė vetvete, lidhjet dhe marrėdhėniet e saj, pėr tė pasur mė tė qartė nė kohė, brenda lidhjeve historike dhe heraldike, simbolet heraldike tė Muzakajve.

Pak histori pėr familjen e Muzakajve
Familja fisnike Muzaka sundoi nė shekujt XIII, XIV e XV. Sundimi i Principatės sė Muzakajve ndahet nė dy periudha. E para lidhet me vitet 1286-1343 dhe periudha e dytė me vitet 1350-1417. Nė dokumentet historike Muzakajt pėrmenden qysh mė 1090. Pushtetin e tyre politik dhe administrativ Muzakajt e shtrinė, kryesisht, nė Muzaki (Myzeqe) dhe Toskėri me qendėr (pas vitit 1350) Beratin, i cili ishte dhe qyteti mė i madh i fortifikuar i Shqipėrisė. Ky qytet dikur pat qėnė qendėr administrative dhe ushtarake e Despotatit tė Beratit i cili mė 1308 pėrfshiu nė territoret e veta qytetin e Janinės dhe mė gjėrė. Atėkohė perandori bizantin Androniku II Paleologu pati emėruar si qeveritar nė Berat Sevastin Skurra (1308-1336). Kulmin e lulėzimit tė formacionit tė tyre shtetėror e arritėn nė kohėn e sundimit tė despotit Andrea i II- tė Muzaka (1335-1372), i cili para vitit 1335 mori titullin “despot” qė nė shkallėn e hierarkisė bizantine ishte i dyti pas atij tė perandorit. P Androniku i III Paleologu.
Despoti Muzaka gjatė viteve 1335-1341 ishte nė krye tė lėvizjeve antibizantine nė Arbėri.
Mė 1336 njeh pėr kryezot mbretin Robert Anzhu tė Napolit, i cili nga ana e vet ia pranoi titujt, trashėgimet dhe gradat dhėnė Andreas sė II Muzaka prej perandorit tė Bizantit, por me kusht tė lėnies peng nė Durrės, pranė pėrfaqėsuesit tė mbretit tė Napolit, njėrin djalė tė tij.
Pas vitit 1336 njė degė tė familjes fisnike Muzaka e ndeshim tė vendosur nė Peloponez (sot ndeshim fshatin me emrin Muzaki nė perėndim tė Kalamatės dhe Muzakio nė verilindje tė Pirgosit nė Peloponez). Mė 1370 Kosturi bėn pjesė nė Despotatin e Epirit. Pinjollėt Junt dhe Teodori i II Muzaka morėn pjesė me trupat e tyre nė Betejėn e Kosovės kundėr pushtuesve osmanė, mė 1389. Teodor Koron Muzaka dhe Gjin Muzaka morėn pjesė nė Lidhjen e Lezhės, mė 1444. Gjin Muzaka ka qėnė bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut. Pas vitit 1479 Muzakajt, kryesisht, u vendosėn nė territoret e Mbretėrisė sė Napolit (nė Pulje).

Simbolet heraldike tė Muzakajve
Deri mė sot informimin mė tė hershėm dhe mė autentik lidhur me origjinėn e mbiemrit; titujt e fisnikėrisė, simbolet si dhe zotėrimet e familjes feudale shqiptare Muzaka i gjejmė tė pėrshkruara nė “Memorie” (Pėrkujtesė) - “Historia dhe gjenealogjia e shtėpisė sė Muzakajve” (Historia e genealogia della casa Musacchia), shkruar mė 1510 nga Gjon Muzaka, (i biri i Gjin Muzakės; pėrfaqėsues i Muzakajve nė Lidhjen e Lezhės mė 1444).
Pas pushtimit Osman tė Arbėrisė, Gjon Muzaka jetoi nė emigrim, nė Pulje (Itali), qė asaj kohe ishte nėn Mbretėrinė e Napolit dhe tė Aragonės. “Memorien” e shkroi nė fund tė jetės sė tij. Gjoni u varros nė Kishėn e Madhe nė Frankavila Fontana (Brindizi).
Lidhur me origjinėn e emrit tė kėsaj familjeje tė madhe feudale shqiptare nė “Memorie” shkruhet: “Mbiemri ynė vjen nga njė vend qė quhet Molosi qysh nga kohėt e hershme dhe kemi qenė zotėr tė kėtij vendi dhe kėshtu na kanė thirrur dhe kjo Molosakė ndryshoi dhe fjala u bė Muzakė”. Kujtoj se ky vend qė quhej Molosi, sot quhet Zagori, qė shtrihet nė lindje tė rrugės automobilistike Janinė – Tepelenė. Nė Zagori (nė lindje tė Janinės) ndeshim njė vendbanim me emrin “Muzakaj”. Po nė “Memorie” pėrmenden varret e tė parėve tė Muzakajve qė ndodheshin pranė kishės sė Shėn Triadhės nė Lavdar tė Oparit. Nė dokumentet historike emrin e kėsaj familjeje e ndeshim pėr herė tė parė mė 1090 si komandant nėn perandorin bizantin Aleksi I Komneni. Mė 1279 shquhet Andre Muzaka, i cili ishte aso kohe “marshal i Arbėrisė”, nė Mbretėrinė Anzhuine tė Arbėrisė. Pas largimit tė pėrkohshėm tė anzhuinėve nga Arbėria, mė 1286 Andre Muzaka njihet si “sevastokrator” nga perandori i bizantit Androniku II Paleologu. Andre Muzaka sundoi deri mė 1319, vit ky kur bujarėt Muzaka afrohen me Anzhuinėt dhe me Papatin nė frontin antiserb. Deri mė kėtė vit nuk kemi tė dhėna qė Muzakajve t’u jetė njohur stemė heraldike. Stemat heraldike tė familjes Muzakaj, katėr prej tė cilave vijnė tė dokumentuara u pėrkasin kohėve nė vazhdim.

Stema e hershme
Paraqitjen artistike mė tė hershme tė kėsaj steme e ndeshim nė relief, nė murin e njė vile nė rrugėn “San Xhovani” nė Frankavila Fontana, nė siujdhesėn e Salentinės-Itali, kumtuar nga Jurlaro, R. nė veprėn e tij “ I Musachi despoti d’Epiro in Puglia Salvamento, Bari (s.a.).
Stema pėrbėhet nga njė shqyt “zemėr” i kaltėr(?) mbi tė cilin paraqiten: njė shatėrvan i argjendtė(?) i cili rrjedh nga tė dyja anėt, shoqėruar me nga njė pishtar po tė argjendtė (?). Shqyti “zemėr” i brendashkruhet njė shqyti akartoēiato mė tė madh, sipėr tė cilit qėndron njė pėrkrenare nė pozicion pėrballė. Lidhur me ngjyrat e kėsaj steme jemi tė pasigurt, pasi stema paraqitet me shtresime boje nga lyerjet e herėpasherėshme duke e bėrė tė vėshtirė leximin e shenjave pėrkatėse tė ngjyrave qė janė vendosur sė pari mbi sipėrfaqen e stemės dhe nėse ato nė kėtė rast nuk janė pėrdorur, atėherė mbetet pėr t’u parė ngjyrosja fillestare e stemės.
Mė 1336 Andrea II Muzaka (1335-1372) njihet si “Despot i Arbėrisė” nga Androniku i III Paleologu, si edhe nga Mbretėria e Napolit. Pėr kėtė mbreti Robert Anzhu, caktoi nipin e tij, princin Luigj pėr tė kryer aktin e njohjes sė titullit “Despot“, i cili shoqėrohej me njohjen e stemės sė fisnikut qė paraqitej nė vulė kancelarike.
Mendoj qė kjo ėshtė stema qė iu njoh mė 1336 Andrea II Muzakės. Nė kohė lufte stema aplikohej nė shqyt luftarak, por deri mė sot nuk ka mbėrritur ndonjė vulė kancelarike e Muzakajve. Nė “Memorie” kjo stemė qė patėn pėrdorur Muzakajt pėrshkruhet, por e pashoqėruar me paraqitje artistike. Pėr tė shkruhet: “Stema e derės sonė ka qėnė njė krua i gjallė, i cili, rridhte nė tokė me dy rrjedha nė dy anė dhe ky ishte kroi i Epirit, pėr tė cilin kanė shkruar shumė autorė qė: njėri shuan njė pishtar dhe tjetri tė shuarin e ndez. “Kroi i gjallė” apo “kroi i Epirit” pėr tė cilin kanė shkruar shumė autorė, mendoj se ėshtė “Pyriflegetoni” qė pėrmend Aristoteli nė veprėn e tij “Mbi mrekullitė e dėgjuara” nė tė cilėn shkruhet: “…pranė Epirit, burojnė ujėra tė nxehta, prandaj ky vend quhet Pyriflegeton”. Kjo stemė, siē e thashė dhe mė lart, vjen e dokumentuar nė murin e vilės 13 nė rrugėn “San Xhovani” nė Frankavila Fontana, nė siujdhesėn e Salentinės-Itali. Me gjasė tė plotė, kjo vilė duhet tė ketė qenė vila ku u ngulėn pas ikjes prej Arbėrisė familja fisnike Muzakaj pas pushtimit turk tė Shqipėrisė, dhe, sikurse gjithė fisnikėt gdhendnin nė mur stemėn e tyre , po ashtu do kenė vepruar dhe Muzakajt nė atė vendbanim. Duke iu referuar kohės sė emigrimit gdhendja e saj lidhet me vitet 1476 deri mė vitin 1510 kur shkruhet “Memoria”, por dhe mė pas, kur ndonjė pinjoll i kėsaj familjeje nė pėrshkrim tė stemės ka realizuar ekzekutimin e saj. Por gjithsesi mbėshtes mendimin se kjo stemė mė tė ngjarė ka tė jetė gdhendur prej vetė Gjon Muzakės e shumta prej Kostandinit, birit tė tij. Analizimi i saj nė vendndodhje do tė mė jepte mundėsi t`i saktėsoja mė mirė gjėrat.

Stema nė luftėra e ceremoni
Pas 34 vjetėsh, mė 1370 “sevastokratori dhe despoti Andrea i II Muzaka njihet si “despot” dhe nga perandori bizantin Johani i V Paleologu, perandori kryesor i shek. XIV (1341-1391), i cili vazhdoi tė kishte shpresėn se Perėndimi do tė vinte nė ndihmė tė bizantėve pėrballė presionit gjithnjė nė rritje tė turqve nė Lindje. Qė prej vitit 1369 ishte konvertuar nė katolik. Ai i njohu Andreas sė II Muzaka tė drejtėn e mbajtjes dhe pėrdorimit tė simboleve perandorake. Pėr kėtė stemė nė “Memorie” shkruhet: “Perandori urdhėroi qė t’i jepnin atij stemėn e tij, domethėnė shqiponjėn me dy krerė, tė kurorėzuar me njė yll nė mes qė do tė thosh stema perandorake dhe i dha titullin “Despot i Epirit dhe si privilegj vulėn e artė, si dhe dėrgoi njė fron despotik, nė tė cilin ishin pėrvijuar me gurė diamante shqiponja qė thamė dhe i kishte blatuar edhe qytetin e Kosturit… qė ky zot Andrea ia kish marrė me forcėn e armėve mbretit Marko Kralit”. Dhe nė njė vend tjetėr, po nė “Memorie” shkruhet: “… qysh atėhere i kemi mbajtur nė luftėra e ceremoni”.
Kėto simbole heraldike tė kėsaj periudhe si paraqitje artistike nuk kanė mbėrritur deri nė ditėt tona, por duke u mbėshtetur nė rrėfimet e mėsipėrme pėrshkrimi i saktė heraldik i tyre ėshtė: Mbi njė shqyt tė kuq njė shqiponjė e artė dykrenore krahėhapur dhe e kurorėzuar. Nė ballė njė shqytėz trikėndor i kaltėr me njė yll tė artė gjashtėcepėsh. Simbolet e kėsaj steme ne i ndeshim mė vonė tė skalitur nė murin e kishės sė Santa Maria della Misericordia nė Mezanjė (Pulie-Itali), si dhe tek vepra e Jurlaro R. “I Musachi despoti d’Epiro in Puglia” Salvamento, Bari (s.a.) si pjesė pėrbėrėse nė njė stemė tė mėvonshme.
Kjo stemė pėrbėhet nga njė shqyt i ndarė: nė tė djathtėn heraldike paraqitet njė shqiponjė e artė dykrenore, krahėhapur dhe e kurorėzuar, nė ballė njė shqytėz trikėndor me njė yll gjashtėcepėsh. Theksoj se ngjyra e artė e shqiponjės ėshtė e shėnuar nė relief me shenjėn grafike pika-pika; nė pjesėn e majtė heraldike paraqiten njė luan i ngritur mbi dy kėmbėt e pasme, i cili mban lart njė shpatė, nė ballė nga e djathta qėndron njė zambak. Kjo pjesė e majtė e stemės paraqet simbolet heraldike tė Topiajve, tė paranjohura prej Mbretėrisė sė Napolit si familje feudale ne Arbėri. Kjo fazė e stemės shpreh nė gjuhėn heraldike njė bashkim martesor, krushqi, midis familjes Muzaka, nė tė cilėn po nė gjuhėn heraldike sipas pozicionit qė zėnė simbolet heraldike nė shqyt i martuari ėshtė mashkull, me familjen Topia, ku e martuara i bie tė jetė femėr. Mbi shqyt qėndron njė kurorė e lartė e zbukuruar me trėndafilė e ngjashme me kurorėn mbretėrore tė Skėnderbeut. Shqyti nė tė dyja anėt shoqėrohet nga armėt e kalorėsit, nė tė djathtė njė hushtė e vendosur pingul me majė poshtė, njė shpatė dyluftimi, njė sėpatė, njė pėrkrenare me njė kokėrreth tė artė (e shėnuar grafikisht) dhe nė tė majtėn e shqytit njė hark me tufėn e shigjetave. Koha e pėrdorimit tė kėsaj steme lidhet me vitin e njohjes si despot i Andrea II Muzaka mė 1370 e mė vonė, para edhe pas skalitjes sė stemės sė tyre nė murin e kishės sė Santa Maria della Misericordia nė Mezanjė. Koha e skalitjes sė kėsaj steme lidhet me periudhėn e emigrimit tė Muzakajve, mė 1476, kohė kur emigruan bijtė e Gjin Muzakės, pjesėmarrės nė Lidhjen e Lezhės i fundit despot Muzakė nė vendin e tij ( vdekur nė Epir 1466). Kjo stemė duhet jetė skalitur prej Andrea Muzakės, djalit tė parė tė Gjin Muzakės, pasi ai ish martuar me Jela Topian, simbolet e tė cilėve (Topiajve) ndodhen nė pjesėn e dytė tė stemės.
Dua tė evidentoj se njohja e tė dy stemave tė Muzakajve lidhet me figurėn qendrore tė familjes Muzaka, Andrea i II Muzaka. Nė “Memorie” ėshtė shtuar nga i biri i Gjon Muzakės, Kostandini, teksti i epitafit pėr tė atin e tij qė u skalit mbi varrin e Gjonit nė kishėn e madhe tė Frankavila Fontanės:
[u]“I plotėfuqishėm Jezu, tė falet kėtu ty Gjon Muzaka, i biri i Gjin Despotit, Zot i Myzeqesė dhe i Epirit qė nga qyteti i Bizantit trashėgoi shqiponjėn dykrenore, e mbante nė flamur , i dedikohet kurorė detyrimi nė vitin e Krishtit 1510”.[/u] Si dhe tekstet e dy epitafeve tė tjera:
[u]“Gjon Muzaka i biri i Gjinit, zotėrues nga Molosėt, despot i Epirit, gjak dhe fis mbreti me trashėgim nga qyteti i Bizantit i dėbuar nga tirani e Turkut nė fundin e vet, Kostandini i biri, atit dhe vetes ia ngre nė vitin…”[/u]
dhe: [u]“Gjon Muzaka i biri i Gjinit, princ i Molosėve dhe Epirotėve nga tirania e turkut i dėbuar nga principata, Kostandini atit dhe vetes ia ngre”.[/u] Po nė “Memorie” shkruhet: “Dera jonė vjen nga qyteti i Kostandinopojės dhe ka sunduar Epirin nė Arbėri”. Nga kėto perifrazime tė nxjerrė nga “Memoria” kuptojmė se titulli i fisnikėrisė “despot” me simbolet pėrkatėse bizantine u njihen me trashėgim Muzakajve nga froni perandorak pėr tė sunduar Epirin nė Shqipėri, por dhe duke i analizuar thjesht nga simbolet heraldike pėrdorimi i shqiponjės si simbol heraldik i kėsaj familjeje tregon se Muzakajt konsideroheshin si anėtarė nderi tė familjes perandorake bizantine.

Vėrejmė se pėrshkrimi i kėsaj steme na kujton stemėn heraldike tė heroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, e cila ndryshon me ngjyrėn e zezė tė shqiponjės dykrenore, gjė qė sipas rregullave tė heraldikės pėrbėn stemė krejtėsisht mė vete.

Stema stratiostėsh me emrin Muzaka
Nė dokumente historiko-heraldike njihemi dhe me dy stema tė tjera stratiotėsh me emrin Muzaka. Tė dyja i pėrkasin gjysmės sė parė tė shek. XVI. Janė tė botuara nga Sturza nė veprėn e tij “Fjalori historik dhe gjenealogjik i familjeve tė mėdha tė Greqise, Shqipėrisė dhe Kostandinopojės”, botuar nė Paris mė 1983. Kėto stema kanė qenė tė njohura nga perandori gjerman Karli V. Njėra stemė pėrbėhet nga njė shqyt i kaltėrt me dy yje tė artė gjashtėcepėsh tė vendosur vertikalisht, njėri pas tjetrit tė cilėt ndahen prej tyre nga njė brez i artė mbi tė cilėn paraqitet njė gjysmėhėnė e argjendtė, e shtrirė. Kjo stemė paraqitet nė blazon e punuar nga N. Manesku. Stema tjetėr vjen vetėm e pėrshkruar: e kaltėr me njė qiparis tė blertė e qarkuar me dy luanė tė artė pėrballė njėri–tjetrit me nga njė shpatė tė ngritur lart. Nė ballin e artė tė shqytit qėndron njė shqiponjė e zezė dykrenore. Mbi mburojė qėndron njė pėrkrenare stratioti.
Dua tė nėnvizoj se nga tė gjithė kėto stema, stema autentike e Muzakajve do ta thoja kėtė nė njė kuptim tė thellė tė fjalės autentike, sepse nė heraldikė fenomeni autentik merret gjithnjė me njė lloj rezerve, ėshtė stema e parė, njohur mė 1336 Andreas sė II Muzaka, ku historikisht jemi nė kulmin e lulėzimit tė familjes sė tyre dhe simbolet heraldike lidhen natyrshėm me veēori natyrore tė vendit ku ato u lindėn dhe lulėzuan dhe kėtė informacion e pėrcjellin deri mė 1510 vit kur u shkruajt “Memoria”.Gjithsesi studimet e mėtejshme heraldike mund tė hedhin mendime tė reja dhe mė tė plota nė kėtė fushė.

Gjin Varfi


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.