Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Edhe tė jesh i bardhė si bora, nuk i shpėton gojės sė keqe
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 137 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Art :: Olimpiadėn Torino 2006 e mati njė orė gjigante akulli shqiptare
Postuar nga: Skampa

Art Rozela Kroqi, inxhiniere mekanike nė Torino, ka ndertuar zemrėn e orės gjigante, qė shėnonte tik-takun e Lojėrave Olimpike tė Torinos 2006 dhe qė funksionoi deri ditėn e hapjes (tri javė mė parė).

Me pak fjalė, studio “Modelleria Angelino sas” realizoi njė kohėmatės gjigant, qė do tė punonte pėr dy vjet me radhė, deri ditėn e ēeljes sė Olimpiadės. Ajo i kujtonte torinezėt pėr ēdo ditė detyrėn qė kishin pėr Olimpizmin, por edhe frymėn e saj. Ora e madhe kishte kėto dimensione: Lartėsia 6 m, gjerėsia 3 m dhe thellėsia vetėm 0.5 m. “Ideja ishte realizimi i njė cope tė madhe “akulli”, e cila do tė personifikonte lojėrat dimėrore, thotė ing. Rozela Kroqi. Materiali, i cili ėshtė pėrdorur ka qenė metacrilato (njė lloj materiali plastik shumė i vlefshėm), i cili ka njė transparencė mė tė madhe se xhami. Sipėrfaqja ėshtė e frezuar nė njė sistem CN, pėr t’i dhėnė atė formėn e thyer si tė akullit. E gjithė kjo masė e jashtėzakonshme peshonte rreth 4 ton. Nga kjo mase e madhe e me konfiguracionin e njė “fette “ tė hollė , lindi edhe domosdoshmėria e njė strukturė mbajtėse, e cila do tė ishte e inkastruar nėn sipėrfaqen e piacės”. Kjo “artwork” do tė tregonte me saktėsi orėn dhe do tė numėronte ditėt mbrapsht me “count down”. Eshtė inauguruar pikėrisht 2 vjet pėrpara fillimit tė Olimpiadės. Ndėrsa nė brendėsi tė orės ishte realizuar njė sistem i tillė, i cili do tė bėnte qė tė binte vazhdimisht dėborė artificiale (njė element tjetėr i lojėrave olimpike dimėrore), pėr t’iu kujtuar njerėzve kohėn qė do ikte dhe qė duhej tė rendej. Ky ishte njė sistem komplet modern, qė duhej tė realizohej nga i gjithė stafi teknik i shoqėrisė, nė drejtimin e tė cilit prej vitesh punon dhe kjo grua shqiptare. Duhej njė gjė ndryshe, qė qytetarėt tė ndjenin rėndėsinė e Olimpiadės…dhe qė kjo ide tė materializohej para syve tė tė gjithėve. Nė kėtė rast, ashtu si edhe pėr shumė gjėra tė kėtij lloji, ka qenė direkt impenjimi i “Modelleria Angelino”. Pėr ata qė nuk e dinė, kjo studio ka nė arkivin e saj, qė nga aerodinamika e Ferrarit dhe vazhdon nė gjithēka qė mėndja e njeriut tė zakonshėm e ka disi tė vėshtirė qė ta perceptojė. Pėr atė qė pėrsėri e ka tė vėshtirė tė mendojė… duhet tė shpjegojmė se ajo merret qė nga aerodinamika e makinave tė garave tė Formula 1 dhe jo shumė kohė mė parė dhe me disa nga realizimet mė tė fundit tė instalacioneve tė jashtėzakonshme tė artit modern…

Shqiptarja e pasionuar
Ėshtė e vėrtetė qė kjo grua ka mėsuar gjithmonė tė tregojė tė pamundurėn, sepse nė duart e saj kalon gjithēka, qė mundet tė realizohet. Kujtojmė se Rozela Kroqi hesht dhe tė pėrgjigjet me njė modesti, e cila tė bėn ‘tė frikėsohesh’, ngaqė nuk mund tė gjesh xhepa qė tė pyesėsh mė shumė pėr interesat e tua. Eshtė njė nėnė e mirė, njė bashkėshorte…dhe mbi tė gjitha njė grua qė dashuron…shumė Shqipėrinė, kontaktin me tė cilėn e mban me anė tė librave, qė kėrkon ende me shumė dėshirė nga Tirana. Ing. Rozela Kroqi ėshtė njė grua e apasionuar teknike, nga duart e sė cilės kalojnė pėrveē strukturave, impiantet, akustika dhe tė gjithė elementėt, qė kanė tė bėjnė me studion e njohur italiane…Disa muaj mė parė, ajo realizoi nė bashkėpunim me njė nga artistet mė tė njohur tė instalacioneve nė Botė, japonezen Mariko Mori, njė balenė brenda sė cilės ishin tė fiksuar disa sensorė…. Por kaq. Pse pjesa tjetėr…pėr tė iu takon veēanėrisht kolegėve tė saj. ”Ėshtė njė fabrikė e madhe. Dhe, po tė mos ishte i gjithė impenjimi i tyre, dashuria, pasioni pėr ta ndėrtuar sa mė mirė, atėhere nuk do tė ishte arritur kurrė ky perfeksion”, thotė gruaja…qė gjithmonė mbart me vete ngado nė CV-nė e saj dhe krenarinė e tė lindurit nė Tiranė.

Nė fakt, kryeqyteti i Shqipėrisė ka njė peshė jo tė vogėl tek kjo zonjė simpatike. Qė me kalimin e viteve nė emigrim ka marrė shumė peshė. Pas 14 vjetėsh, kjo grua, qė nė Shqipėri ka punuar nė Uzinėn “Dajti”, kujton se atėhere nė vend tė objekteve tė tanishėm ėshtė marrė me format arkaike tė rubineteve pėr shtėpitė uniforme shqiptare dhe elektroshtėpiaket allasoj, qė prodhoheshin pėr konsumatorin e pagojė shqiptar. Po tė mendosh me logjikėn e atėhershme, e ke vėshtirė qė tė besosh se si njė grua e tillė… mund tė shkonte deri kėtu. Kurse… tani, asaj i duhet qė tė merret qė nga teknologjitė mė tė pėrparuara, pėr tė mbaruar me aplikimet disi te ēuditshme tė artit modern.

Ben Andoni
Revista ABC
03.03.2006


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.