Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nje krim i pergjithesuar shume shpejt kthehet ne nj te drejte.
--- Lebon

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 143 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Lajme :: Biznes: Markat kane vdekur
Postuar nga: Fiori

Lajme …ka ardhur koha e Simboleve te Pasionit.

Jo, jo, ..mos grisni ende letrat zyrtare qe kane te printuara marken e kompanise suaj. S’eshte e thene as te hiqni marken qe keni vene ne krye te qendres se biznesit. Nuk po afrohet apokalizmi i marketingut te sotem, por ka ardhur koha t’i shohim me nje sy tjeter produktet dhe bizneset qe manaxhojme.

Pėrgatiti: Gjergj Dollani

…Ka ardhur koha e Simboleve te Pasionit.

Jo, jo, ..mos grisni ende letrat zyrtare qe kane te printuara marken e kompanise suaj. S’eshte e thene as te hiqni marken qe keni vene ne krye te qendres se biznesit. Nuk po afrohet apokalizmi i marketingut te sotem, por ka ardhur koha t’i shohim me nje sy tjeter produktet dhe bizneset qe manaxhojme.

Ēdo te thote Simbole Pasioni? Ēfare ndryshimi kane keto te fundit nga Markat? Nga ana vizuale s’ka asnje ndryshim, por menyra si perceptohen eshte krejtesisht e ndryshme. Simboli i Pasionit eshte evolimi natyral i produktit.


Ne fillim kishte vetem produkte: sepate, mburoje, qyp, etj. Zhvillimi i njerezimit dhe aftesive artizanale solli krijimin e shenjave dalluese qe tregojne se ku eshte bere produkti. Keto shenja vihen re qysh ne qeramikat e zbuluara nga koha e Mesopotamise, rreth 3000 vjet me pare.

Evolimi i biznesit dhe globalizimi i koheve tona solli markat. Keto te fundit permbledhin te gjithe informacionin e nje produkti. Kur nje shok apo shoqe te thote qe ka blere nje Fiat Panda, ti menjehere e kupton qe behet fjale per nje makine Italiane, te vogel, relativisht te lire, pra nje makine per nje student apo person qe e perdor makinen vetem per transport nga puna/shkolla ne shtepi.. Kur shoku/shoqja te thote qe ka blere nje BMW te tipit M5, menjehere e kupton qe behet fjale per nje makine Gjermane, te shtrenjte dhe te shpejt. Ndersa Simbolet e Pasionit behen pjese organike e jetes se perditshme te nje komuniteti

Per ta bere me te lehte kete koncept, mendoni fjalen Shqiperi. Nuk ka Simbol Pasioni me te fuqishem sesa kombi. Per kombin nje njeri jep jeten. Por c’eshte kombi? Nje cope toke qe nuk eshte shume e ndryshme nga ato te vendeve perreth. Por, ajo qe e ngre fjalen Shqiperi nga nje marke ne nje Simbol Pasioni eshte tradita me te cilen cdonjeri nga ne eshte ushqyer. Nga prinderit tane kemi mesuar gjuhen, zakonet, doket, eposin, kenget, vajet, historine, prejardhjen dhe cdo gje qe i jep nje kuptim me te thelle per ne markes Shqiperi.


Pothuajse e njejta gje ndodh edhe me produket qe konsumojme. Me kalimin e kohes, disa produkte behen me te dashura per ne sesa disa te tjera. Arsyeja: keto produkte behen tradite ne familje. Behen pjese e historise se individit. Nena ime perdor gjithnje pluhurin lares Tide. Tashme qe jam larg familjes edhe une perdor te njejtin pluhur lares dhe padyshim qe nuk do ta nderroj ndonjehere. S’paska detergjente me te mire se Tide? Edhe mund te kete; dhe te them te drejten ka pasur raste qe njollat ne bluzet e mija kane mbetur pas larjes. Por per mua figura ne produkt dhe aroma, ne nje menyre, me bejne te ndihem me prane familjes time. Pra, ne rastin tim, Tide e ka tejkaluar funksionin si pluhur lares dhe ka zene nje vend me te gjere ne jeten time te perditshme. Nuk ka rendesi nese ky produkt eshte me i shtrenjte apo me cilesi me te dobet se ndonje pluhur lares tjeter; konkurrentit tjeter i mungon elementi “biografik e shiprteror” qe une e gjej tek Tide.

Ne librin “22 Ligjet e Pandryshueshme te Marketingut,” autoret Ris dhe Traut diskutojne rastin Coca Cola-s kur ndryshoi formulen e pijes freskuese dhe hodhi ne treg nje formule te re me emrin New Coke. Ne liber tema diskutohet ne aspektin e ligjit te perceptimit te produktit (kapitulli 4) qe eshte aspekt i drejte, por nje arsyje tjeter per deshtimin e ketij produkti eshte sepse iu kundervu konceptit te Simbolit te Pasionit.
Konkretisht: Coca Cola, si produkt ka nje tradite te vjeter. Ne fillimet e saj, kjo marke reklamohej si ilaē qetesues, keshtu qe nuk eshte ēudi kur gjyshet ne Sh.B.A thone “..pi nje Coca Cola dhe do te te sherohet dhimbja e barkut.” Gjate Luftes se Dyte Boterore, Coca Cola iu shperndahej ushtareve amerikane ne front qe t’i benin keta te fundit te ndiheshin me prane shtepive te tyre, pavaresisht se ndodheshin me mijra kilometra larg, neper ishujt e Paqesorit. Me mbarimin e luftes, keta ushtare krijuan familje dhe blinin gjithnje Coca Cola, jo thjesht per shijen, por edhe per kujtimet e sidomos ndjenjen e sigurise dhe ngrohtesise qe krijonte per ta ky produkt. Femijet e tyre vazhduan ta blinin sepse per ta ishte tradite familjare, ashtu sic eshte nje gote vere per dreke per francezet e italianet.
Ne sondazhe te ndryshme qe u bene gjate viteve ’80-te dhe ‘90-te, u pa qe Pepsi kishte shije me te mire se Coca Cola. Atehere, drejtuesit e Pepsi-t vendosen te krijonin nje produkt te ri me te mire se Pepsi – dhe keshtu nuk moren parasysh konceptin e tradites per te cilin flas me lart. Rezultati ishte katastrofik! Ne zyrat e kompanise Coca Cola vinin rreth 8 mije letra ne dite qe kerkonin te rikthehej formula e vjeter. Fragmenti i letres se meposhtme e ben me konkrete dallimin ndermjet ketyre dy nocioneve: markes dhe Simbolit te Pasionit.
“E shtrenjta Coca: Ti me ke tradhetuar! Dolem bashke javen e kaluar, ashtu sic benim gjithmone, dhe kur u puthem e kuptova qe dashuria jone kishte marr fund… Me kujtohet kur ecnim se bashku neper rruge dhe diskutonim per jeten, dashurine dhe gjithcka te rendesishme... Me kujtohen netet e veres kur bulzat e ujit rreshqisnin me delikatese ne lekuren tende. Por javen qe kaloi shijova tradhetine ne buzet e tua; ti kishe shijen e embel dhe joshese te nje genjeshtre... Je kthyer ne nje prostitute, e korruptuar nga paraja, ...qe mohon idealet e tua!”
Sa do te donim si tregtare te kishim kliente te tille! Por e rendesishme eshte qe MUND te kemi kliente te tille. Dikush do te thote: “Mos harro qe Coca Cola ka mbi 100 vjet tradite, kurse produktet tona jane foshnje ne krahasim me te.” E drejte, por tradita krijohet edhe brenda nje kohe te shkurter. Nena ime ka vetem pak vite qe perdor Tide, por ajo kohe e shkrurter ishte e mjaftueshme qe Tide te behej pjese e jetes sime. Le te mos harrojme se ka mjaft produkte te tjera qe kane tradite ne Shqiperi.
Rakija e Skraparit: Qe kur isha i vogel, gjyshi me ulte prane tek shoqeronte mezene e drekes me nje gote Raki Skrapari. Ky eshte imazh qe nuk do me shlyhet nga mendja sa here te jem duke blere nje shishe raki.
Vere Riesling e Kantines se Durresit: ..pavaresisht se ēfare mendoni tani per kete produkt, une e shoqeroj gjithnje imazhin e saj me drekat e darkat e rendesishme ne shtepi kur ishim te vegjel e shishja ndodhej ne tryeze. Per ne femijet, kjo shishe tregonte se ajo mbremje do te ishte e vecante. Ndersa tani eshte si nje porte qe te shpie drejt kujtimeve te femijerise.
Keto jane imazhe—pluhuri lares, rakia e gjyshit e vera Reisling mbi tryeze – qe nuk ka produkt te m’i fshije nga kujtesa. Por gjithashtu jane edhe portat e mbyllura ne mendjen time e qe nje fushate e zgjuar marketingu do te dije t’i hape.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.