Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ata qė kėrkojnė gjithnjė tė kenė tė drejtė, gati asnjėherė nuk kanė tė drejtė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 108 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Forum :: Librat si njerėzit apo njerėzit si librat?!
Postuar nga: Fiori

Forum Pėrkujtimore pėr motrėn e komunitetit tonė, Feride Dervishi (Mjellma).


Dua tė lindi atėherė kur tė vdes !

Librat janė si njerėzit, apo njerėzit janė si librat? S’ka dhe aq rėndėsi cili krahasim ėshtė mė i qėlluar. Ndėrmjet njerėzve dhe librave mund tė tėrheqėsh paralele qė ēuditėrisht tregojnė njė ndėrlidhshmėri paksa dhe befasuese.

Ja ta zėmė, para ca ditėsh e lexova njė libėr tė Daniell Steel. “Operė sapuni” ėshtė termi ku kategorizohen kėto libra, apo unė do t’i quaja “Limonadė vere”. Nuk e lodh fort mendjen derisa ta lexon, thjesht si njė argėtim shoqėruar me njė grusht kikiriki dhe njė pije freskuese. Kur ky argėtim pėrfundon, nuk tė kujtohet as kapitulli i parafundit, lėre mė ai i pari. Thjesht, janė “ngrėnės” tė kohės, tė largojnė ca ēaste nga realiteti dhe tė fusin nė dimensionin e idilave dashurore qė mė pas tė mos lėnė kurrfarė gjurme nė kujtesė. Se ē’mė vie nė mend njė kategori e tillė njerėzish, qė sa shpejtė e lehtė hyjnė nė jetėn tonė, edhe mė shpejtė zhduken sikur tė mos kishin ekzistuar kurrė.

Ėshtė edhe njė lloj tjetėr i librave qė ta tėrheqin vėmendjen dhe jo rrallė tė mahnisin me dizajnin e kopertinės sė tyre. Por, kur e kalon kapitullin e parė qė zakonisht ėshtė mė i bukuri, leximi i mėtejmė kalon nė mėrzi e ndonjėherė edhe nė torturė tė vėrtetė. Thjesht, nuk kanė asgjė interesante, pėrmbajnė ide sipėrfaqėsore apo fare boshe sa tė bėjnė t’i flakėsh sa mė larg. Sa mė parė, aq mė mirė. Mė sillen nėpėr mend ca njerėz qė veē bukurisė nuk mund tė ofrojnė asgjė tjetėr.

Ca libra tė tjerė janė tė atillė qė tė detyrojnė t’u rikthehesh sa e sa herė sepse nė ēdo lexim tė ri ofrojnė diē tė re, qė mbase ka mundur tė t’i ikė vėmendjes gjatė leximit tė parė. Nė to gjithmonė gjen ushqim shpirtėror dhe vullnet pėr jetė. Autorė tė veprave tė tilla janė zakonisht njerėz qė i kanė pėrballuar sfidave tė shumta tė jetės dhe jo vetėm me veprat e veta, por edhe me personalitetin e tyre tė bėjnė pėr vete. S’ka si mos tė mė shkojė mendja tek Frida Kahlo, e cila dhimbjen e vet e shndėrroi nė ngjyra tė bukura dhe atė mozaik ngjyrash i vendosi nė pelhura, tė cilat ia la botės si njė suraliste e vėrtetė. Nuk mund tė mos e pėrmend edhe gjeniun e kohės sonė, Stephen Hawking, i cili fascinoi botėn me teoritė e tij tė fizikės kuantike, duke e sfiduar sėmundjen e tij dhe dhimbjen e tij duke e shndėrruar nė shtytje pėr suksese tė mėtejme. Tė kėtillė ka dhe njerėz tė tjerė qė thjesht rrezatojnė energji pozitive rreth vetes. Sa herė ndihemi tė plogėshtuar nga vėshtirėsitė jetėsore, shembulli i tyre na jep kurajo dhe vullnet pėr tė ecur pėrpara.

Lloj i veēantė i librave janė ca qė kanė kopertina tė vjetra dhe tė mbuluara me pluhur, kėshtu qė nuk bien nė sy nė shikim tė parė. Shpesh mashtrohemi nga pamja e kopertinės dhe nuk e marrin mundim t’i shfletojmė. Nėse me kujdes ua heq pluhurin dhe fillon t’i shfletosh, brenda tyre do tė gjesh margaritarė tė vėrtetė, shkėlqimi i tė cilave nuk tė hiqet nga mendja gjithė jetėn. Mjaft njerėz tė tillė ka, mjafton t’i largojmė paragjykimet dhe tė mundohemi tė depėrtojmė nė brendėsinė e tyre, atje ku fshehet shkėlqimi shpirtėror.

Si njerėzit qė gjėrat e ēmuara i fshehin nė skutat mė tė fshehta tė shtėpive tė tyre, ashtu edhe natyra i fsheh shpirtėrat e mrekullueshėm brenda njerėzve qė vėshtirė mund tė bien nė sy...


Jo rastėsisht mė kujtohet thėnia e Oscar Wilde: “E bukura ėshtė nė sytė qė e shikojnė"...


Feride Dervishi


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.