Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Grate i ndajne vellezerit, ndersa grate motra i afrojne baxhanaket.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 118 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Elita :: Fatmira Feka, pėllumbi i bardhė i paqes nė Kosovė
Postuar nga: Albo

Elita NJĖ KOSOVARE KANDIDATE PĖR NOBELIN E PAQES

Nje femije, i goditur nga lufta per shkak humbjes se motres dhe vellait, megjithate tash e 6 vite po punon per paqen, tolerancen, bashkejetesen dhe lirine e te gjithe njerezve ne Kosove. Kjo eshte arsyeja per te cilen 17-vjecarja, Fatmire Feka, nga fshati Koshtove i Mitrovices, kete vit ishte gjetur ne mesin e 1000 grave te botes, te cilat u nominuan per cmimin Nobel.

Fatmirja, thote se liria e te gjithe njerezve ne Kosove ka qene edhe endrra e vellait dhe motres, te cilet, sic thote ajo, i kishin perpire flaket e luftes dhe ate dite e sot, ata kane mbetur te zhdukur pa gjurme. Ajo, 6 vjet me pare, si femije 11-vjecar ishte perballur me tmerret e luftes.

"E kam perjetuar luften. I kam perjetuar shume gjera te veshtira per shkak se kemi pare edhe kufoma, te vrare. Si femije ne nuk dinim, por nena na thoshte: ata kane fjetur. Ka qene situata e veshtire, jo vetem per mua, por per te gjithe. Dhimbja me e madhe ka qene per motren dhe vellane, sikur m'u nda zemra pergjysem".

Sa e veshtire ti thuash "PO" paqes...

Pas luftes Fatmire Feka dhe familja e saj ishin kthyer ne fshatin e tyre ku kishin gjetur shtepite e djegura dhe sikurse shume kosovare te tjere, ishin strehuar perkohesisht ne objektin e nje fabrike. Fatmirja tha se nuk e kishte ditur kuptimin e paqes, derisa nuk e kishte takuar drejtorin e projektit per paqe ne Kosove te organizates "World Vision", kanadezin Rudi Skalert.

"E shihja qe shkonte here ne jug e here ne veri te Mitrovices dhe nje dite, edhe pse nuk e dija gjuhen angleze, e kishte perkthyesen, e pyeta: Cka po ben, pse po endesh kaq shpejt? Ai me tha: Une po punoj per paqen...Une mbeta...Cka eshte ajo paqe? Nuk e kam ditur". Fatmirja e kishte lutur kanadezin Skalert qe ta ndihmoje per ta mesuar kuptimin e paqes dhe te punoje per te dhe ashtu, si femije 11 vjecar, kishte nisur hapin e pare per krijimin e nje mjedisi paqesor.

"Ka qene shume e veshtire, per mua dhe per prinderit e mi, per shkak se cfare kemi perjetuar gjate asaj kohe te luftes, shumekush nuk ka mundur t'i thote "Po" paqes. Me angazhimin tim, pastaj kam marre pjese ne disa konferenca dhe mbledhje, te cilat jane organizuar ne Kosove. Te gjitha kane qene ne lidhje me paqen, por kane qene per te rriturit. I vetmi femije kam qene une".

Tere angazhimin e saj, Fatmirja e kishte mbajtur fshehur nga familja e saj dhe nga rrethi, per shkak te frikes se do t'ia nderprisnin, sic e quante ajo, punen per paqen. Megjithate ne vitin 2002 projekti i Fatmire Fekes per formimin e klubeve "Femijet per paqen" kishte fituar mundesine e zbatimit dhe ne vitin 2003 ishin formuar 8 klube ne 5 komuna te Kosoves, ku tashme jane pjesemarres rreth 350 femije me perkatesi te ndryshme etnike. Atehere Fatmirja kishte vendosur ta shperfaqe punen e saj.

"Kur kane degjuar kojshite dhe famila, se pari prinderit e mi, thoshin: I ke harruar motren dhe vellane dhe tash po do te na i sjellesh serbet prape ne Kosove. S'po ndien kurrfare dhimbje, sikur mos te kishte humbur askush". I tere ky ballafaqim me rrethin dhe familjen, Fatmiren e kishte vene, sic tha ajo, ne pozite te papershtatshme. "Me ka ndodhur te qaj, shume shume here. Nena nuk i kuptonte disa gjera, keshtu qe babai me tha: si e ke filluar perfundoje. Ti e di, por une nuk te mbeshtes. Edhe pse me kishte thene: nuk te mbeshtes, ai perfshihej prap".

Paqja dhe toleranca ne Kosove, motivi per te jetuar

Keto kundershtime te rrethit nuk ia kishin humbur vullnetin Fatmires qe ta realizonte qellimin e saj, per te cilin, sic tha ajo, kishte dy arsye: "Njera eshte per motren dhe vellane. Ata kane pasur enderr qe te shkollohen, te jetojne ne qetesi, ne liri dhe ne nje vend paqesor. Por per, shkak te luftes dhe zhdukjes se tyre, endrra e tyre nuk ka mundur te realizohet, keshtu qe une jam ajo qe do t'ua vazhdoj endrren e tyre dhe nuk do te ndalem deri ne fund. Arsyeja e dyte, ka qene per te gjithe femijet e Kosoves. Mua me pengonte fakti se te rriturit, gjithmone na thoshin: Ju jini e ardhmja dhe e ardhmja eshte ne duart tua. Une pyesja veten: Pse po me thone e ardhmja eshte ne duart e mia, nderkohe qe nuk me lene te bejne asgje?"

Angazhimit te Fatmires per paqen tashme i jane bashkangjitur edhe vellai dhe motra e saj, nderkaq qe ajo ka krijuar edhe 4 klube te tjera "Te rinjte per paqen", te cilat jane te shtrira ne 4 komuna te Kosoves. Angazhimi i Fatmires qe te marre pjese dhe kontribuoje per krijimin e paqes dhe tolerances ne Kosove, nuk ka kaluar i paverejtshem. Kohe me pare emri i saj ishte ne mesin e 1000 emrave te grave, te nominuara per cmimin Nobel.

"Per shkak se nje femije me zemer te plasur, po punon ne kete drejtim, domethene, per paqe, po mundohet qe ta ndertoje nje Kosove paqesore, nje Kosove ku te gjithe femijet te jene te lire me te gjitha te drejtat e barabarta. Kjo ka qene esenca".

Rreth nje jave me pare, Fatmirja ka mbetur edhe pa babane e saj, i cili, sic tha ajo, vdiq nga sulmi ne zemer dhe iku me mallin se nuk i gjeti dy femijet e zhdukur.

"Pavaresisht se cfare situate te veshtire kam kaluar kur ai ka qene gjalle, edhe pse nuk me ka lene amanet asgje, une do ta marre kete si amanet te tij, se kurre nuk do ta nderpres, per shkak se ai kurre nuk me ka nderprere mua...edhe une nuk do ta nderpres".

Te gjithe ne duhet te bejme nje Kosove te lire dhe me paqe dhe te mos na perseriten fatet sikur i familjes sime dhe shume familjeve kosovare, thote Fatmire Feka duke cituar vargun e kenges "Dikush veshtron mbi mua". "Someone is watching over me, eshte nje kengetare e re e Amerikes, Hilary Duff. Kryesisht kenget i ka per jeten, familjen. Ngjarjen e ka kryesisht sikurse me ate qe i ka ndodhur familjes sime. Une ashtu e marr".

Kortezi e Koha Jonė


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.