Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēorba e lirė t'i djeg buzėt
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 118 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Forum :: “Fshati Ndėrkombėtar” pranė Prishtinės
Postuar nga: Skampa

Forum Pyetja qė me te drejtė ngrihet ėshtė se si ka mundėsi qė komuniteti ndėrkombėtar kėrkon te izolojė veten nga realiteti i hidhur nė Kosovė, nė nje kohė kur pėr mė shumė se pesė vjet ka qeverisur me dorė tė hekurt kėtė krahinė.

Kohėt e fundit u bė publik lajmi se i gjithė personeli i komunitetit ndėrkombėtar nė Kosovė do tė zhvendoset nė njė zonė tė quajtur “fshati ndėrkombėtar”. Ky fshat do tė vendoset nė afėrsi tė fshatit Hajvali pranė Prishtinės. Ky fshat do tė jetė i izoluar nga zonat e tjera tė Kosovės. Kėshilli Bashkiak i Prishtinės ka miratuar vendin mbi tė cilin do tė ndėrtohet ky fshat si dhe ka miratuar projektin nė fjalė.

Pyetja qė me te drejtė ngrihet ėshtė se si ka mundėsi qė komuniteti ndėrkombėtar kėrkon te izolojė veten nga realiteti i hidhur nė Kosovė, nė nje kohė kur pėr mė shumė se pesė vjet ka qeverisur me dorė tė hekurt kėtė krahinė. Nė qoftė se komuniteti ndėrkombėtar ka arritur tė bashkėjetojė mė popullsinė e Kosovės nė periudhat mė tė vėshtira tė pas-luftės, atėherė, pėrse kėrkon qė tė izolojė veten e tij ndėrkohė qė mund tė kenė mbetur rreth 12 deri ne 18 muaj deri ne zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė saj?

Ky lajm ėshtė sa i pakuptimtė aq edhe prapaskenues, sidomos kur mendohet vendi se ku ky “fshat ndėrkombėtar” do tė ngrihet. Pėr shumė nga ju qė nuk kanė dijeni, Hajvali ėshtė njė fshat nė jug tė Prshtinės pranė fshatrave mė tė mėdha tė prakicės serbe, Gracanica, Cagllavica dhe fshati Llap. Shihet qartė qėndrimi i komunitetit ndėrkombėtar qė “fshatin” e tyre ta vendosin pranė vendbanimeve serbe.

Padyshim qė ky vendim ėshtė marrė pėr arsye sigurie duke patur parasysh faktin qė ndėrkombėtarėt parashikojnė trazira pėrpara dhe gjatė periudhės qe do tė diskutohet pėr statusin pėrfundimtar tė krahinės. Qėllimi ėshtė qė tė sigurohet paprekshmėria e forcave ndėrkombėtare. Ky veprim i ndėrkombėtarėve nuk ėshtė pa bazė duke qėnė se ata i frikėsohen shumicės shqiptare e cila mund tė humbasė kontrollin nė rast tė njė vendimi tė gabuar tė ndėrkombėtarėve qė bie ndesh me interesat e shumicės shqiptare nė krahinė. Pėr kėtė arsye krijimi i “fshatit ndėrkombėtar” duhet parė nė njė kėndvėshtrim mė tė gjerė. Kjo tregon se komuniteti ndėrkombėtar po gatuan njė surprizė tė pakėndshme pėr shumicėn shqiptare nė krahinė.

Tashmė dihet se Kombet e Bashkuara i kushtojnė njė rėndėsi tė madhe sigurisė fizike tė personelit te saj tė angazhuar nė misionet paqėruajtėse. Kėtė e tregon edhe fakti qė nė rastin e krizave tė Somalisė, Ruandės dhe Irakut, Kombet e Bashkuara tėrhoqėn menjėherė forcat e tyre paqėruajtėse kur vėrejtėn qė gjendja nė kėto vende u pėrkeqėsua.

Por rasti i Kosovės ėshtė disi mė i komplikuar sesa mund te duket nė pamje tė parė. Kjo pėr faktin se UNMIK-u nuk mund tė largohet nga Kosova pa u pėrcaktuar statusin i saj pėrfundimtar politik- shtet i pavaruar apo ndonjė formulė tjetėr. Largimi i UNMIK-ut tani do tė ishte fatal pėr komunitetin ndėrkombėtar nė pėrpjekjet e tij pėr tė ndėrtuar njė shoqėri demokratike dhe shumė etnike nė Kosovė. Nga ana tjetėr kjo do tė sillte kaos politik dhe social nė Kosovė me pasoja tė pallogaritshme pėr rajonin dhe mė gjerė.

Frika e komunitetit ndėrkombėtar nga njė “hakmarrje” e shumicės shqiptare nė krahinė nuk po i lė dorė tė lirė komunitetit ndėrkombėtar qe tė zbatojė politikėn e tij tashmė tė paracaktuar nė bazė tė rezolutės 1244 tė datės 10 Qershor 1999 Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Por nga ana tjetėr kjo frikė “hakmarrjeje” qė mbizotėron nė rradhėt ė ndėrkombėtarėve i jep mundėsi autoriteteve legjitime tė Kosovės qė tė ushtrojmė mė shumė presion ndaj komunitetit ndėrkombėtar pėr tė arritur synimet e shumicės: krijimin e shtetit tė lirė dhe tė pavarur tė Kosovės. Presioni ndaj komunitetit ndėrkombėtar nėnkupton faktin qė autoritetet kosovare mund tė pėrdorin mjete dhe menyra detyruese si marrjen peng tė paqėruajtėsve nė Kosovė nė rast sė kėto tė fundit gabojnė nė politikat e tyre ndaj Kosovės.

Ky presion ndaj komunitetit ndėrkombėtar nė Kosovė ėshtė nė interest dhe ndihmon shumė shqiptarėt e Kosovės. Ėshtė nė interesin e Kosovės qė komuniteti ndėrkombėtar tė jetė sa mė shumė i ekzpozuar ndaj popullatės nė Kosovė. Vetėm nė kėtė mėnyrė komuniteti ndėrkombėtar do tė “vėrė gishtin kokės” nė qoftė se do tė tentojė tė marrė njė vendim qė bie ndesh mė interesat jetike tė shumicės shqiptare atje. Vendet anėtare tė grupit tė kontaktit, tė cilėve u pėrket edhe fjala fundit pėr tė vendosur mbi statusin e Kosovės, do tė jenė mė shumė tė vėmendshme ndaj zhvillimeve nė Kosovė dhe do tė maten mirė kur tė marrin vendime, qofshin keto tė ndėrmjetme ose pėrfundimtare qė bien ndesh me interesat e shumicės.

Nga pikėpamja ushtarake, prania e KFOR-it nė Kosovė nuk ka asnjė rėndėsi. Kjo pėr faktin se trupat e KFOR-it nuk do tė angazhohen nė luftime pėr tė mbrojtur Kosovėn nga ndonjė ndėrhyrje e jashtme luftarake. Pėr mė tepėr qė prania e KFOR-it po sjell mė shumė pasoja negative sesa pozitive nė vend e cila po shoqėrohet me ēarmatimin e popullatės sė gjerė atje, bashkėpunimin me Serbinė nė fushėn e shkėmbimit tė informacionit sekret dhe organizimit tė stėrvitjeve ushatarake tė pėrbashkėta me ushtrinė serbe duke e privuar Kosovėn nga aftėsia pėr t’u vetėmbrojtur nė rast tė njė ndėrhyrje ushatarake nga jashtė, qė nuk pėrjashtohet.

E vetmja anė pozitive e pranisė sė komunitetit ndėrkombėtar nė Kosovė ėshtė fakti se ata mund tė merren peng nga popullata e Kosovės nė rast se Kosova sulmohet ushtarakisht nga Serbia. Nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės marrja peng e komunitetit ndėrkombėtar do tė ishte hapi i fundit, kur vetė mbijetesa e Kosovės do tė rrezikohej nga Serbia.

Arsyeja e vetme qė faktori ndėrkombėtar mban nė Kosovė rreth 17,500 trupa ushtarake ėshtė qė tė sigurojė mbrojtjen e personelit ndėrkombėtar nga njė “hakmarrje” e shumicės shqiptare nė rast tė marrjes sė ndonjė vendimi tė gabuar. Pra, siē shihet, kjo prani e madhe ushtarake ėshtė nė fakt njė masė mbrojtėse pėr vetė ndėrkombėtarėt dhe jo pėr mbrojtjen e popullatės nė Kosovė nga ndonjė pushtim i mundshėm serb.

Kjo pėrkon edhe me qėndrimin e fundit tė pėrfaqėsuesve tė KFOR-it sipas tė cilėve ushtria serbe nuk pėrbėn rrezik pėr Kosovėn, kur nė fakt ēdo person nė Kosovė beson se njė gjė e tillė nuk ėshtė e vėrtetė. Faktori politik nė Kosovė duhet tė marrė masa urgjente pėr fillimin ė proēedurave ligjore pėr krijimin e Ministrisė sė Mbrotjes dhe asaj tė Sigurisė sė Brendshme pėr ti bėrė ballė rrezikut qe paraqet ushtria dhe forcat serbe tė sigurimit. Nga ana tjetėr shqiptarėt duhet tė vazhdojnė tė ushtrojnė presion mbi komunitetin ndėrkombėtar nė Kosovė qė ky i fundit tė kuptojė sė Kosova nuk mund tė jetė “lopa” tė cilėn mund ta mjelesh pėrjetė. Nė rast konflikti ushtarak, komuniteti ndėrkombėtar nuk humbet asgjė. Pėrkundrazi komuniteti ndėrkombėtar paketon valigjet dhe ikėn duke e lėnė shumicėn e pambrojtur shqiptare nė gjendje katastrofike.

Nė kėtė kėndvėshtrim nuk duhet lejuar qė komuniteti ndėrkombėtar tė largohet nga Kosova nė rast konflikti ushtarak ose ose tė izolohet nga popullata e Kosovės tė cilėn e ka drejtuar pėr mė shumė se pesė vjet. Kjo pėr faktin se faktori ndėrkombėtarė do ta ndjejė veten tė ruajtur nga krizat dhe kjo do tė ndikojė negativisht nė sjelljen e tyre duke u bėrė mė shumė arrogant dhe moskokėēarės ndaj interesave tė shumicės atje.

Ėshtė popullata shqiptare nė Kosovė ajo qė do tė vuajė gabimet e UNMIK-ut si pasojė e vendimeve tė gabuara qė mund tė merren nė kryeqytetet e vendeve tė grupit tė kontaktit, tė cilat nuk kanė dėshmuar vullnetin e duhur politik pėr ti dhėnė fund vuajtjeve shekullore tė shqiptarėve dhe kurorėzuar qėndresėn e tyre pėr liri, drejtėsi dhe barazi me kombet e tjera nė rajon. Nė qoftė se ky skenar ogurzi ndodh, atėherė ndėrkombėtarėt nė Kosovė nuk duhet tė lejohen tė largohen nga Kosova pa dhėnė llogari. Ata janė nė Kosovė qė tė mbrojnė popullatėn e Kosovės dhe nė rast konflikti ata duhet tė ndajnė tė njėjtat fate mė shumicėn atje.

Kosovarėt nuk duhet tė lėjojnė qė tė zbatohet skenari i Srebrenicės, sipas tė cilit faktori ndėrkombėtar ēarmatosi popullatėn vendase dhe mė pas e braktisi atė duke i lėnė nė mėshirėn e bishave paraushtarake serbe. Tashmė tė gjithė jemi tė vetdijshėm pėr fushatat ēarmatosėse qė KFOR-i ka ndėrmarrė ndaj ish UCK-sė si dhe kontrollet e vazhdueshme nėpėr shtėpitė e qytetarėve pėr tė mbledhur armėt qė ata mund tė disponojnė. Dhe kjo fushatė ēarmatosjeje ėshtė bėrė nėn pretekstin pėr tė “krijuar njė situatė paqėsore nė vend.” Nuk duhet lejuar nė asnjė mėnyrė qė komuniteti ndėrkombėtar nė Kosovė tė largohet pa dhėnė llogari nė rast konflikti tė armatosur. Komuniteti ndėrkombėtar nėpėrmjet politikės sė ēarmatimit tė popullatės ka marrė pėrsipėr detyrimin qė ta mbrojė atė mė ēdo kusht, duke bėrė edhe sakrificėn sublime. Nė rast tė njė agresioni serb, ndėrkombėtarėt duhet tė merren peng dhe tė pėrdoren ndaj fuqive tė mėdha qė tė mos e njohin pushtimin serb dhe tė kėrkojnė Serbise prapėsimin e forcave tė saj pushtuese. Ashtu siē pėrmendėm mė sipėr, marrja peng ėshtė mjeti i fundit kur tė shihet se nuk ka rrugėdalje tjetėr. Kjo edhe pėr faktin se Kosova nuk lejohet qė tė krijojė ushtrinė dhe strukturat e tjera mbrojtėse qė do tė jetė garantuese tė paprekshmėrisė tokėsore tė saj.

Krijimi i “fshatit ndėrkombėtar” nė Prshtinė i shėrben vetėm njė qėllimi: krijimit tė mundėsisė qė faktori ndėrkombėtar tė largohet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur nė rast tė shpėrthimit tė ndonjė konflikti ushtarak. Ėshtė nė interes tė shumicės sė popullsisė sė Kosovės qė komuniteti ndėrkombėtar tė vazhdojė tė ketė zyrat e saj dhe ushtroje funksionet pėrkrah autoriteteve tė tjera vendore. Nuk duhet leuar qė nė Kosovė tė krijojet njė zonė e rethuar me tela si nė kryeqytetin irakian Bagdat ose si kampi Bondsteel, i cili per ironi tė fatit ndodhet pranė fshatrave me shumicė serbe. Evakuimi nga kėto zona lehtėsohet shumė nėpėrmjet helikopterėve tė mėdhenj Chinook. Por nė qoftė se krijimi i kėtij fshati nuk lejohet, atėhere, faktori ndėrkombėtar do tė vazhdojė tė punojė nė godinat aktuale duke e bėrė shumė tė vėshtirė evakuimin e menjėhershėm tė tyre nga Kosova.

Pėr pasojė vendimi i Kėshillit Bashkiak tė Prishtinės pėr tė lejuar krijimin e “fshatit ndėrkombėtar” ėshtė i gabuar dhe duhet rishikuar. Drejtuesit e Bashkise sė Prishtinės duhet tė gjenin arsye duke mos lejuar miratimin e ketij vendimi famekeq. Vetėm nė kėtė mėnyrė faktori ndėrkombėtar do tė ndėrgjegjėsohej per rėndėsinė e misionit qė ka marrė persipėr dhe tė mendojė mirė pasojat qė mund ti vijnė nėse lejon qė Kosova tė pushtohet ose bėhet fushė beteje ushtarake.

Mosmiratimi i kėrkesės sė ndėrkombėtarėve do tė kishte vėnė nė pozitė fuqitė e mėdha pėr tė gjetur sa mė shpejt njė zgjidhje tė qėndrueshme tė problemit. Megjithatė nuk ėshtė akoma vonė sepse punimet akoma nuk kanė fillluar dhe ato duhet tė ndėrpriten urgjentisht nėse fillojė.

Akil Tirana


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.