Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Instinkti percakton nevojen dhe inteligjenca krijon preteksin per t`iu shmangur asaj.
--- Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Letersi :: Krijime nga Diamant Abrashi
Postuar nga: shigjeta

Letersi Diamant Abrashi eshte poet, perkthyes nga Gjakova, me banim ne Zvicer. Ai eshte autor i librit "Qortimet e Vonuara". Ne aktivitetin e fundit te zhvilluar ne 9 Maj 2005 nga Qendra Kulturore Zvicerane ne Milano, Diamant Abrashi prezantoi Zvicren ne kategorine e shkrimtareve te huaj. Ai u prezantua me disa krijime te tij qe mund t’i lexoni ne vijim.



Autobiografike

Jam kristal i thyer
vetėm njė herė nė jetė.

Jam kėngė e gjallė
nga e cila dalin
tė gjitha kėngėt e mia.

Jam ditė e parė
Nė agimin e bardhė.

Jam zog i pakrah
qė pret tė fluturojė.

Jam shkėmb i thepisur
qė nuk shkelet as nuk shkulet.

Jam vjeshtė e zbehtė
qė pret pranverėn.

Dhe do tė ngritem
mbi kristalet, mbi kėngėt, mbi dritat
dhe do tė ngritem
mbi zogjtė, mbi pranverat, mbi shkėmbijtė
e tė gjitha do do t’ua lė trashėgim
fėmijėve,
nė vend tė abetares.



Qortimet e vonuara

Pse trokėllinė kaq zhurmshėm
zėri im
nė portėn e shpirtit?
Pse jam i lirė me ty
mundohesh tė ma helmosh palcėn,
tė ma helmosh gjakun dhe mendjen?

Eja nė vete
ti je i imi
dhe mes nesh
nuk ka tė panjohura.

Pse mė qorton kaq rėndė
zėri im
kur prej meje dole i pari?

Eja tu flasim
njerėzve tė kėsaj pranvere
dhe tė pranverave qė do tė vijnė
me gjuhėn e kuqe tė diellit
ti…
duhet tė mė japėsh forcė
unė,
unė do tė tė jap ngjyrė
se edhe sot kur pėr ty shkruaj
tė ndjej pranė,
pranė…
bashkė me qortimet e vonuara.



Stinė e vėrtetė
(Artės me dashurinė qė mbajnė dhe kėto)

Thonė
se stinėt
vijnė
nė data tė caktuara
disa dhe i shėnojnė
te kalendaret e jetės…

…dhe ē’do fund viti
i djegin
me njė gėzuar tė ftohtė
ashtu siē bėhet
me kujtimet e besdishme.

Nuk di
nė m’u pėrzien
kalendarėt a stinėt
e nė mes tė dimrit
unė ndjeva njė tjetėr stinė.

Pranverėn time tė dytė
e shikova nė sy pa frikė…



Margaritarė me dregėza

Sot
krasita dhe luleboret
degė tė gjata
varura si njė psherėtimė
lojė natyre
a njė tjetėr dhimbė
mos u frikėso e dashur
janė margaritarėt e tu
qė pėrhumbshėm kėrkojnė
tė tyren kutinė…

Sot
pėr herė tė fundit
krasita dhe rrushin
dukej si tė ishte
loti im i zi
mos u frikėso e dashur
ėshtė veē
njė bimė…

Dhe kopshtare e mirė
patjetėr se do vijė…
Zot ynė
Sa e urrej kėtė ndėrmjetstinė!

Sot krasita
dhe trėndafilat e vjetėr,
degė tė thata
qė binin me rrapėllimė
mos u frikėso e dashur
janė dregėza shpirti,
tė fundmet qė bijnė…



Fund dimri

Sot krasita dhe mjedrat
zemra tė vogla
hedhura pėrtokė
bulėza kujtimesh
qė dritė nuk panė
hoqa dhe rremat e rėnė pėrtokė
drunjė
gjysmė tė tharė
pa kokė e pa rrėnjė
mos u frikėso e dashur
janė gulshimė e fundit
e njė dimri
qė mė nuk mba.


Pastaj nė darkė
ripėrtypa dhe njė herė
ate qė tashmė u quajt kujtim
mos u frikėso e dashur
ndonėse me tė vdekur
darkuar kam
unė ende di
dhe mund tė bėhem i gjallė…



Nė parastinė ndodhė qė...

Kur dallėndyshja
ēon njė mesazh
qė nuk ėshtė deshifruar
mirė
pėllumbi,
i hutuar
shkund krahėt
dhe bėhet gati
pėr tė shtegtuar.

Pastaj se si i'a bėjnė
e merren vesh
dhe ai kthehet
fshin djersėt,
e rri
aty ku ka qenė.

Duket
tė jenė ndonjė racė e rrallė!



Fluturime tė pakėndshme

nganjėherė ndodhė
qė tė tjerėt
i lėndojmė padashur

ndodhė dhe t’i ofendojmė

ndodhė nganjėherė
nė parastinė
po dhe nė stinė tė vėrteta
ndodhė

me rėndėsi janė muzat,
muzat,
ato duhen ruajtur
nga ē’do njollė…

se po u trėmben,
po u trėmbėn
marrin zili dallėndyshet
dhe ikin,
ikin e fluturojnė…


Erėra tė panevojshme

Shpirtėrat
shpesh
janė si oqeanet

nganjėherė,
heshtin me dekada
nganjėherė qesin
dhe dallgė

nganjėherė,
kur janė tė lumtur
luajnė dhe me pulėbardhat
nganjėherė si ato
tė trembur
janė…

sidoqoftė
brėnda tyre
vetėm fluturza lėnė tė hyjnė
dhe mjafton njė e dridhur
e papritur e krihėve
e kthehen ata qė janė

Kur duan vėrtetė
dridhen
edhe nga mė e vogla erė…

Mos i trazoni!


Kur duan muzat

thonė se muzat
nuk ngjallin vetėm
frymėzime
por dinė edhe tė duan
vetė

rrijnė tė ndryra
nė thellėsi
shpesh
nuk hapin as fletė

mbrėmjeve pasi tė kenė
mikluar oqeanin
bėjnė
sikur janė fjetė


agimeve treten
edhe me rrezet
si tė pėrhumbura
posi

dhe...
po morrėn zjarr vėrtetė
janė dielli vetė …



Qetėsia oqeanike

Oqeanet
janė si shpirtėrat
padashur lagin
shumė ishuj
dhe ndalen
vetėm nė njėrin
pėr tė pushuar...

Yjet kanė sipėr gjithmonė...
muzat pėrfundi...


Kur grinden muzat

Mbrėmė
muzat u grindėn sėrish
s’po gjenin njė emėr qė u duhej
disa thanė dhe alfabetin pėrmendėsh
nuk ish dhe shaka
bėhej fjalė pėr kryeprinceshėn
dhe duhej zgjedhur emrat e stinėve.

E para stinė
u quajt e vėrtetė
por ke kryeprincesha plasi sherri
duhej njė emėr i pėrveqėm
qė do tė ndrynte
dhembjen e harruar e pendimin e falur
stinėt e pastinė qė pėrgjumshėm
ishin ndėrruar
duhej njė emėr
qė do mbushte boshllėkun e krijuar
pastaj i duhej gjetė qyteti
dhe natyrisht froni ku do ulej…
u pėrmendėn
emra nėnash, motrash perėndish
nuk munguan dhe hyjtė
…tė gjitha folėn ngapak
u pėrmendėn dhe zezonat
asgjė s’u la pa thėnė…
asgjė,
veē guximin askush se pėrmendi
dhe kur sė fundmi do hidhej shorti
u ngrit kryemuza e tha:
ta quajmė-Teutė.

Muzat u shikuan nė sy
dhe s’kundėrshtonin dot mė
pushuan dhe grindjet
e dikur u pėrqafuan tė gjitha bashkė
se vėrtetė emėr i bukur ish.

Ashtu mbet...

Punė grash!


Kėshtjellė nė ėndėrr

…poashtu thonė
se Teuta
nuk kish patur
dhe gjithaq fat nė jetė
kish patur
stinėt dhe pastinėt e saja…
dhe para se tė bėhej
mbretėreshė
ish mėdyshur kohė tė gjatė
pėr ta mundur tė sajėn dhėmbje….

…ish shikuar e pėrhumbur
shpesh nė pasqyrė
dhe asnjėherė
nuk kish ditur
ta quante me emėr
fatkeqėsinė e saj
dhe sikur tė mos mjaftonte kjo
ish dashur dhe me tradhėtitė
tė pėrballej
pėr tė ruajtur njė kėshtjellė
qė ekzistonte
veē nė ėndėrr...


Relatat e Teutės

…po mė i madhi
problem i saj
kishin qenė relatat…

qindra kasnecė principatash
(ahere nuk kishte telefonata)
ose s’e kishin parė fare
ose i kish pritur shkurt
(sa pėr tė marrė ndonjė kumt)
dhe ish zhdukur pėrsėri
nė kėshtjellė,
nė pėrhumbjet e saja.

Ish mbyllur pėrsėri
nė pastinėt e saja
dhe kish ėndėrruar gjithmonė
pak lumturi
(oh sa pak)
me njerėz tė dashur
rrethuar
nė njė stinė tė vėrtetė…

Sa pak kish dashur nga jeta…
dhe mjaftohej
qė ajo
veē tė ish e vėrtetė…

Mėkat pėr njė mbretėreshė…



Ilirikumi artistik i Teutės

Nė Ilirikumin e lashtė
artistėt ishin tė rrallė
dhe veneroheshin si yjtė
e Teuta
s’kish si tė mos i donte
me ca “tė tjerė”
s’e kish ēuar dhe aq mirė
mbrėmjeve,
gjithmonė i kish shėkuar
nga ndonjė xham i hirtė…

…do ketė parė tek ata
mbase,
shpirtin e saj tė venitur
do ketė paramendur
trishtimin e plakjes nė vetmi
ekzilin mbase
dhe ndonjė princ
ndonjė princ Ilirikumi
pėr t’ia mundur
hirėsinė e parakohshme
tė flokėve gri…

Artistėt e huaj, rrallė ftoheshin aty
dhe kur vinin
ishin vetė zhgėnjimi…

Mos ashtu Teutė!


…dhe biografi e saj

Kronikanėt
nuk i dhanė
njė ditėlindje tė saktė
as njė vendqėndrim tė pėrhershėm
ajo ish nė Ilirikum me njėrėn kėmbė
me tjetrėn varur nė Evropė
dhe sot
po qe gjallė
do kish qenė
mėsuese a nėnė e mirė
gjerdekun e saj
ata qė e panė
ose u shituan
ose harruar janė…

Ishte muzė poetėsh ahere dhe sot
ca thonė vetė kryemuza
dhe nė epitafin e saj tė paqenė
ish shkruar me gėrma tė mėdha:
“e lindur pėr tė dashuruar…“


Shtėpia e re

Tė kisha menduar
me dritare tė mėdha
tė kthyera nga Jugu
tė kthyera nga dielli
shtėpia e re.

Tė kisha menduar
me mure prej lulesh
tė ndėrtuara nė njė mėngjes pranvere
shtėpia e re.

Tė kisha menduar
me dyer tė hapura pėr miq
tė mbyllura pėr armiq
nė mėnyrė njerėzore
shtėpia e re.

Tė kisha menduar
me tymtarė fabrikash
ku do tė prodhoheshin buzėqeshje
pėr tė gjithė tė pikėlluarit
ku do tė prodhoheshin dashuri
pėr tė gjithė tė vetmuarit
shtėpia e re.


Diamant Abrashi eshte anetar i Forumit Shqiptar. Me shume nga krijmtaria e tij mund te gjeni ketu: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=44948


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.