Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burrė i mirė nė sofėr tė huaj mos u bėn
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Ceshtje Kombetare :: Pakicat dhe bashkėjetesa e tyre nė Kosovė
Postuar nga: Skampa

Ceshtje Kombetare E ardhmja e Kosovės dhe e qytetarėve tė saj do tė varet shumė nga aftėsia e klasės drejtuese.

Pas njė periudhe delikate e cila u krijua nga vetė komuniteti ndėrkombėtar me akuzat e ngritura ndaj Ish-Kryeministrit tė Kosovės z. Rramush Haradinaj, shihet qartė insistimi i faktorit ndėrkombėtar qė Qeveria e Kosovės tė pėrmbushe detyrimet e vėna nė kuadėr tė planit famėkeq tė "plotėsimit tė standarteve pėrpara pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar". Ndėrkombėtarėt po pėrdorin ēdo formė dhe taktikė pėr tė nxitur Qeverinė legjitime tė Kosovės tė marrė vendime qė dėmtojnė interesat jetike tė popullit tė Kosovės dhe aspiratat e tij pėr pavarėsi. E ardhmja e Kosovės dhe e qytetarėve tė saj do tė varet shumė nga aftėsia e klasės drejtuese pėr t'u bėrė ballė kėtyre formave tė presionit. Fatkeqėsisht, deri mė tani klasa drejtuese nė Kosovė ka dėshmuar njė mungesė alternative pėr ti dhėnė fund njėherė e mirė kėtyre presioneve tė cilat nuk e ndihmojnė aspak Kosovėn dhe qytetaret e saj nė rrugėn e saj drejt pavarėsisė.

Siē dihet tashmė nga tė gjithe, politika ndėrkombėtare e "plotėsimit tė standarteve prioritare" ka si qėllim krijimin e kushteve qė tė sigurohet "bashkėjetesa ndėrmjet komuniteteve etnike" nė Kosove. E gjithė propaganda anti-shqiptare e cila aktualisht po zhvillohet nė Kosovė ka lidhje me kėto dy terma famėkeqe: "plotėsimi i standarteve prioritare" dhe "bashkėjetesa ndėrmjet komuniteteve etnike." Nga ana tjetėr drejtuesit politikė nė Kosovė dhe sidomos Qeveria e Kosovės ndodhen nė udhėkryq. Qeveria e Kosovės ėshtė treguar e paaftė tė demaskojė kėto terma duke mos i treguar popullit tė Kosovės kuptimin e vėrtetė qė kėto dy terma mbartin pėr fatin e ardhshėm tė Kosovės nė veēanti dhe kombit shqiptar nė tėrėsi. Kur flitet pėr "bashkėjetesė ndėrmjet komuniteteve etnike" nė Kosovė qoftė Komuniteti Ndėrkombėtar qoftė Serbia nuk mundohen tė hedhin dritė mbi kuptimin e vėrtetė tė kėtij termi. Kjo pėr faktin se ata nuk janė tė interesuar pėr ta bėrė kėtė gjė.

Pėr Serbėt nė Kosovė dhe jashtė saj nė Serbi, termi "bashkėjetesa ndėrmjet komuniteteve etnike" nė Kosovė do tė thotė "shqiptarėt tė vazhdojnė tė jetojnė nėn rregjimin e tipit Sllovodano-demokratik tė konservatorit Koshtunica. Kėtė pikėpamje serbe e bėri shumė tė qartė Oliver Ivanovic, i cili lidhur me krjimin e municipaliteteve tė reja me pėrbėrje etnike serbe nė Kosovė tė cilat do tė vendosen nė bazė tėe planit famėkeq tė decentralizmit qė qeveria e Kosovės ka miratuar tashmė, tha se “Projektet pilotė do tė zbatohen nė ato zona ku serbėt janė shumicė." Mė tej Oliver Ivanovic shtoi se "Ne kėmbėngulim qė kėto municipalitete tė reja serbe tė jenė shumė etnike". E pėrkthyer nė gjuhėn shqipe kjo do tė thotė qė nė Kosovė tė krijohen enklava tė reja me shumicė serbe dhe ku nė kėto municipalitete tė ketė edhe etni tė tjera, kryesisht tė perkatėsisė shqiptare tė cilat do ti nėnshtrohen vullnetit tė shumicės serbe qė pėrbėn kėto municipalitete. Mė tej Oliver Ivanovic shton: "Nė kėto municipalitete me shumicė serbe duhet tė jetojė njė pakicė shqiptare e cila duke qenė nė minoritet brenda ketyre municipaliteteve me shumicė serbe do tė arrijė tė kuptojė se nė ēfare pozite ndodhet pakica serbe nė Kosovė. Vetėm duke qenė pakicė nė kėto municipalitete shqiptarėt do tė respektojnė dhe tregojnė mė shumė ndjeshmėri ndaj serbėve".

Pra, pėr Oliver Ivanovic "bashkėjetesa ndėrmjet komuniteteve etnike" nė Kosovė do tv thotė krijimin e municipaliteteve fantazėm nėpėrmjet tė cilave tė siguhet qė shumica serbe nė kėto municipalitete tė vazhdojė tė dominojė mbi shqiptarėt qė jetojnė nė to, ndonėse Ivanovic harron tė thotė se kėto municipalitete me shumicė serbe do tė formohen duke bashkuar artificialisht zona dhe prona tė shqiptarėve fqinjė dhe shndėrruar kėto nė municipalitete me shumicė serbe. Ky qėllim prapaskenues afatgjatė pro-serb u duk qartė edhe nė Raportin e Misionit tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve te Bashkuara qė vizitoi Kosovėn ne datat 14-17 Dhjetor 2002. Nė raport pėrmendet fakti se pėrfaqėsuesit serbė e shihnin Mitrovicėn si tė vetmen zonė ku ishte realizuar "bashkėjetesa ndėrmjet komuniteteve etnike". Zona veriore e Mitrovicės, sipas raportit, ėshtė vendi ku serbėt bėnė spastrim etnik ndaj shqiptarėve tė pjesės veriore duke dėbuar rreth 90% tė tyre nga trojet e tyre etnike. Pra, serbėt e Kosovės tė nxitur nga Beogradi nėnkuptojnė me "bashkėjetesė ndėrmjet komuniteteve etnike" krijimin e sa mė shumė zonave tė tilla ku serbėt janė shumicė dhe shqiptarėt janė pakicė, ndonėse nė njė plan mė tė gjerė serbėt janė minoritet nė Kosovė.

Po ndėrkombėtarėt, ēfarė kuptojnė me "bashkėjetesė ndėrmjet komuniteteve etnike" nė Kosovė. Do tė ishte njė ekzagjerim tė thonim se ndėrkombėtarėt e kuptojnė ndryshe kėtė term. Megjithatė, nuk ka dyshim se "bashkėjetesa ndėrmjet komuniteteve etnike" nė Kosovė po pėrdoret me qėllim dashakeqės nga ndėrkombėtarėt pėr tė mbuluar politikėn anti-shqiptare dhe justifikuar gjoja punėn qė po bėjnė pėr arritjen e bashkėjetesės etnike nė Kosovė. Duke e vėnė theksin tek "bashkėjetesa ndėrmjet komuniteteve etnike", ndėrkombėtarėt po synojnė tė ulin rėndėsinė e komunitetit shqiptar nė Kosovė duke i dhėnė rėndėsi krijimit tė municipaliteteve qė nuk pėrputhen me strukturėn e popullsisė nė terren. Tashmė dihet botėrisht se Kosova ėshtė tė paktėn 90% shqiptare. Duke marrė parasysh qė rreth 2/3 e serbėve janė larguar, ashtu siē pretendon Beogradi zyrtar, i bie qė nė Kosovė tė krijohen municipalitete serbe nė vende ku jetojnė 5, 10, 15 familje serbe duke pėrfshirė kėtu edhe bagėtitė qė ata mbarėshtojnė. Qėllimi kryesor i komunitetit ndėrkombėtar me kėtė lėvizje ėshtė qė Kosova tė humbasė karakterin e saj kompakt dhe tė mos konsiderohet mė e aftė qė tė krijojė njė shtet tė pavarur nga Serbia.

Kjo ka qėnė edhe njė nga arsyet qė Serbia qė nga viti 1912, kur e pushtoi Kosovėn, ka bėrė luftė tė madhe pėr tė ulur rėndėsinė e shqiptarėve tė Kosovės qė nė ēdo epoke historike kanė pėrbėrė shumicėn nė Kosovė duke krijuar enklava serbe nė trupin e saj me qėllim tė shkatėrrimit tė kompaktėsisė territoriale dhe shpirtėrore tė shqiptarėve qė jetojnė atje. Tė gjithė janė tė vetdijshėm pėr ekzistencėn e minoriteteve nė Kosovė por do tė ishte naivitet qė kėtyre pakicave tu jepeshin me shumė tė drejta se shumica ose qė interesat e pakicės tė jenė vendimtare nė pėrcaktimin e fateve tė shumicės. Sot nė botė ka shumė vende me kufijė gjeografikė tė njėjtė me ato tė Kosovės tė cilėt janė shumė etnikė. Por nė rastin e Kosovės ėshtė shumica shqiptare ajo qė percakton fatin e Kosovės dhe jo pakicat e saj qoftė kjo boshnjake, turke apo serbe. Problemi mė i madh pėr ndėrkombetaret dhe serbėt nė Kosovė nuk ėshtė prania apo numri i pakicave qė jetojnė atje, por shumica shqiptare. Pėr pasojė edhe lėvizjet politike qė Serbia dhe Komuniteti ndėrkombėtar po ndėrmarrin synojnė nė uljen e vlerave politike dhe shoqėrore tė shumicės duke e denigruar atė si tė paaftė tė respektojė pakicat, tė drejtat e tė cilave duhet tė jenė tė 'shenjta' dhe tė mbizotėrojnė mbi tė drejtat e shumicės shqiptare.

Nga ana tjetėr, nuk shihet ndonjė kontradiktė ndermjet pikėpamjes shqiptare pėr njė Kosovė tė pavarur dhe respektimit tė tė drejtave tė pakicave nė kuadėr tė dokumentave ndėrkombėtarė qė synojnė respektimin e kėtyre tė drejtave. Paradoksi mė i madh me Komunitetin Ndėrkombėtar ėshtė se ka shumė vende tė tjera nė Evrope dhe mė gjerė qė kanė tė njėjtėn pėrbėrje popullsie si Kosova, por qė Komuniteti Ndėrkombėtar nuk i quan ato shumė etnike si nė rastin e Kosovės, si p.sh. Rusia, Ukraina, Moldova, Estonia, Letonia, Lituania, Sllovakia, Bullgaria, Maqedonia, Serbia, Spanja. Pėr kėtė qėllim ėshtė jo pa dashakeqėsi edhe qėndrimi i Komunitetit Ndėrkombėtar qė e cilėson Kosovėn shumė etnike duke mos marrė fare parasysh realitetin nė terren qė shqiptarėt janė tė paktėn pesė herė mė shumė nė numėr se ēdo pakicė qė jeton nė Kosovė. Nė kėtė kėndvėshtrim ėshtė e papranueshme edhe qėndrimi zyrtar i njė zyrtari tė Departamentit Amerikan tė Shtetit i cili tha pėr gazetėn e pėrditshme tė Beogradit Vecernje Novosti se: “ėshtė e vėrtetė qė shqiptarėt janė shumicė nė Kosovė, por pavarėsisht nga kjo Kosova ėshtė njė entitet shumė etnik duke pėrfshirė serbėt, boshnjakėt, Romėt, Ashkalitė dhe Egjiptianėt. Pavarėsisht nga statusi pėrfundimtar i Kosovės, Komuniteti Ndėrkombėtar dėshiron tė ruajė karakterin e saj shumė etnik.”

Ky qendrim i komunitetit ndėrkombėtar - ruajtja e karakterit shumė etnik tė Kosovės dhe mosrespektimi i qėndrimit tė shumicės shqiptare- pėrputhet shumė me politikėn serbe ndaj Kosovės e cila synon qė tė mbajė tė nėnshtruar shqiptarėt nėn preteksin e ruajtjes sė "bashkėjetesės ndėrmjet komuniteteve etnike" nė Kosovė. Nė njė dokument tė OSBE-sė qė trajton situatėn e tė drejtave tė minoriteteve nė Kosovė thuhet se rregjimi i Milosheviēit krijoi identitete tė ndara pėr pakicėn egjiptiane dhe ashkalie nė Kosovė pėr tė krijuar imazhin e njė Kosove shumė etnike duke synuar tė hedhė hi syve komunitetit ndėrkombėtar dhe dhėnė pėrshtypjen e gabuar se Kosova nuk ėshtė shumicė shqiptare. Fatkeqėsisht UNMIK-u deri tani ka ndjekur kėtė politikė shtrembėruese tė Milosheviēit. Ky ėshtė edhe shėrbimi mė i mire qė i bėhet politikės destruktive serbe nė rajon dhe mė gjerė. Nė kėtė konfuzion tė krijuar me termat “shumė etnicitet” ose “tė drejtat e minoriteteve” po pėrfiton politika serbe e cila tė gjithė potencialin e saj politik, ekonomik dhe propagandistik po e drejton qė tė mbushė mendjen komunitetit ndėrkombėtar se Kosova nuk ėshtė nė gjendje tė respektojė tė drejtat e minoriteve, gjė qė pėrbėn edhe shqetėsimin kryesor tė faktorit ndėrkombėtar.

Ka njė ngjashmėri shumė tė madhe ndėrmjet gjendjes nė Afrikėn e Jugut gjatė kohės sė aparateidit dhe Kosovės sė kaluar dhe tė sotme. Ndėrsa nė Afrikėn e Jugut sundimi i tė bardhėve realizohej nėpėrmjet mbajtjes sė nėnshtruar tė shumices sė popullsisė me ngjyrė, nė Kosovė, edhe pse qytetarėt e saj kishin tė drejtėn e votės, nėnshtrimi i tyre realizohej nėpėrmjet votės sė serbėve nė Serbi, nisur nga fakti se Kosova ishte pjesė e Serbisė dhe pėr pasojė populli i saj konsiderohej minoritet nė kuadėr tė shtetit serb. Nėn sundimin serb votat e popullit tė Kosovės nuk kishin asnjė efekt. Serbėt e Kosovės ishin pjesė e shumicės sė popullsisė serbe dhe pėr pasojė ata ishin ngarkuar me detyrėn e zbatimit tė politikės sė Beogradit nė Kosovė. Kosova akoma po vuan mungesėn e pėrcaktimit tė statusit politik tė saj. Vetėm pasi tė jetė bėrė ky pėrcaktim mund tė flitet pėr tė drejta minoritetesh nė Kosovė. Pėrderisa Kosova nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit ėshtė akoma pjesė e Serbisė, serbėt e Kosovės e cilėsojnė veten e tyre si magjiorancė dhe jo si minoritet nė Kosovė.

Shqiptarėt e Kosovės nuk duhet tė pranojnė politikėn e zbatuar deri tani nga komuniteti ndėrkombėtar i cili duke vėnė theksin tek krijimi i njė shoqėrie tė qėndrueshme shumė etnike dhe pėrmbushjen e standarteve e ka pėrqėndruar krejt vemendjen e tij tek pakica duke mos marrė fare parasysh tė drejtat e shumicės (shqiptarėt dhe pakicat e tjera). Ndėrkombėtarėt mohojnė tė drejtėn e vetvendosjes pėr Kosovėn duke pėrmendur rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit duke u bėrė njė pengesė serioze nė realizimin e aspiratave shekullore tė popullit liridashės tė Kosovės pėr pavarėsi dhe dinjitet njerėzor.

Kėtu qėndron edhe problemi madhor nė marrėdhėniet shumicė-faktor ndėrkombėtar dhe shumicė-pakicė. Akoma, pra, nuk ėshtė e qartė se kush ėshtė shumica dhe pakica nė Kosovė pėrderisa statusi i saj mbetet akoma i pazgjidhur. Kėsaj pyetje mund ti jepet pėrgjigje vetėm pasi tė jetė pėrcaktuar statusi pėrfundimtar i Kosovės. Kur ndėrkombėtarėt flasin pėr minoritetet nė Kosovė, ata kanė parasysh vetėm komunitetin serb, ndonėse vetė serbėt nė Kosovė nuk e cilėsojnė veten aspak minoritet. Nga pikėpamja e sė drejtės ndėrkombėtare, serbėt e Kosovės kanė tė drejtė. Pėrderisa Kosova vazhdon tė jetė politikisht pjesė e Serbisė, shqiptarėt e Kosovės janė minoritet politik nė kuadėr tė shtetit Serb duke patur parasysh qė minoritetet dhe shumicat pėrcaktohen nė bazė shteti dhe jo krahinave ose rajoneve tė veēanta qė pėrbėjnė atė. Nebojsa Coviē e bėri kėtė qėndrim tė qartė gjatė njė interviste me njė tė pėrditshme tė Beogradit kur tha se “Kosova nuk ėshtė njė shtet i pavarur dhe shqiptarėt e Kosovės nuk kanė statusin e kombit sepse ata janė minoritet etnik nė kuadėr tė Serbisė. Shqiptarėt gėzojnė statusin e kombit nė Shqipėri dhe pakicat qė jetojnė atje gėzojnė tė drejtat e minoriteteve”.

Ku qėndron paradoksi? Sipas Coviē serbėt janė shumicė nė Kosovė dhe pėr pasojė ata nuk kanė pėrse tė mbrohen nė Kosovė ashtu siē po mundohet tė bėjė komuniteti ndėrkombėtar. Nuk janė serbėt ata qė kanė nevojė pėr mbrojtje, por shqiptarėt. Tashmė fati i popullit tė Kosovės ėshtė akoma nė udhėkryq dhe faktori ndėrkombėtar nuk po jep shenja se po punon pėr mbrotjen e interesave tė shqiptarėve nė Kosovė. Mbrojtja e tė drejtave tė pakicės serbe nė njė kohė kur statusi perfundimtar i Kosovės mbetet akoma i pazgjidhur, i shėrben mbrojtjes sė interesave anti-shqiptare Serbe nė Kosovė. Fatkeqėsia mė e madhe nuk qėndron vetėm tek ky qėndrim anti-shiptar i komunitetit ndėrkombėtar. Edhe drejtuesit mė tė lartė politik nė Kosovė mbajnė njė qėndrim tė gabuar lidhur me kėtė ēėshtje. Me qėndrimin e tyre drejtuesit Kosovarė po rrezikojnė interesat e popullit tė tyre.

Nė qoftė se hedhim njė sy letrės sė ish Kryeministrit Haradinaj tė datės 25 Shkurt 2005 nė tė thuhet se “Shqiptarėt kanė njė detyrim tė veēante ndaj pakicės serbe nė Kosovė”. Tė krijohet pėrshtypja qė janė shqiptarėt ata qė janė “molla sherrit” pėr tė gjithė tė kėqijat qė po kalon Kosova, ndėrkohė qė realiteti ėshtė tėrėsisht ndryshe. Shqiptarėt nuk kanė asnjė detyrim ndaj asnjėrit. Nė qoftė se komuniteti serb gjendjet nė gjendjen qė ėshtė, fajin duhet tė kėrkohet tek qeveria e Beogradit dhe politika e saj e vazhdueshme pėrēarėse dhe shkatėrrimtare nė rajon. Shqiptarėt e Kosovės nuk i kanė borxh asnjėrit, aq mė pak serbėve. Shqiptarėt janė shumicė nė Kosovė dhe nuk i detyrohen asnjė pakice, sidomos asaj serbe, qėndrimi anti-shqiptar i sė cilės tashmė dihet. Kjo deklaratė e gabuar e Z. Haradinaj nuk merr parasysh fare faktin se nė njė shoqėri demokratike, ėshtė shumica ajo qė ėshtė mbajtėse e sovranitetit politik. Por nė rastin e Kosovės kjo nuk ėshtė e mundshme nisur nga lėkundja e faktorit ndėrkombėtar nė marrjen e vendimit pėrfundimtar nėse duhet apo jo tė fillojnė bisedimet pėr statusin final tė saj. Pėrderisa Kosova ėshtė akoma e varur, faktori ndėrkombėtar do tė vazhdojė tė marrė vendimet kryesore politike nė Kosovė. Nga ana e tyre, serbėt duke qėnė se janė pakica mė e madhe nė Kosovė, janė mbajtės tė sovranitet atje pėrderisa nuk ėshtė pėrcaktuar statusi pėrfundimtar i saj. Aktualisht, UNMIK-u ėshtė autoriteti i pėrkohshėm i mbajtjes sė sovranitetit nė Kosovė, i cili ka edhe pushtetet kryesore si mbrojtja, policia dhe gjygjėsori ndėrsa qeveria e Kosovės dhe organet legjitime lokale kanė pushtete tė kufizuara tė cilat pėr fatin e keq nuk ushtrohen nė tė gjithė territorin e Kosovės.

Tė akuzosh shqiptarėt si pėrgjegjės tė gjendjes sė rėndė nė Kosovė dhe t’u kėrkosh atyre tė marrin pėrsipėr detyrime qė synojnė mbrojtjen e tė drejtave tė minoriteteve ėshtė sa cinike dhe keqdashėse nė njė kohė kur pushtetet kryesore nė Kosovė i ka UNMIK-u dhe jo qeveria legjitime e Kosovės. Shqiptarėt nė Kosovė do tė respektojnė tė drejtat e minoriteteve vetėm kur atyre t’u njihet e drejta e pavarėsisė nga Serbia dhe kur serbėt e Kosovės tė arrijnė tė kuptojnė se duhet tė heqin dorė nga kėrkesat e tyre absurde qė Kosova tė vazhdojė tė jetė akoma nėn sundimin serb. Ėshtė absurditet qė pėr njė minoritet tė vetėm tė mbahet peng e ardhmja politike, ekonomike dhe shoqėrore e njė populli tė tėrė qė ka luftuar me shekuj pėr pavarėsi dhe zhvillim. Pėr fatin tonė tė keq, drejtuesit kryesorė nė Kosovė nuk po arrijnė tė gjejnė zgjidhjen e duhur: tė kushtėzojė respektimin e tė drejtave tė minoritetit serb me njohjen prej tyre tė tė drejtės sė shumicės shqiptare pėr pavarėsi. Kjo do tė ndihmonte shumė serbėt tė kuptojnė se nė Kosovė janė minoritet dhe nuk mund tė gezojnė tė drejta qė i kalojnė caqet e tė qėnurit pakicė.

Fakti ėshtė se deri tani nuk ka njė politikan ose analistė Kosovar qė tė shprehet lirshėm qė populli i Kosovės po i nėnshtrohet njė fushate ndėrkombėtare anti-shqiptare qė lidhet me “pėrmbushjen e standarteve prioritare”. Nuk ka njė politikan nė Kosovė qė tė thotė komunitetit ndėrkombėtar se njohja e tė drejtave tė pakicės duhet tė shoqėrohet njėhkohėsisht edhe me njohjen e tė drejtave tė shumicės shqiptare qė jeton nė Kosovė. Kėto faktorė janė tė ndėrlidhur dhe nuk mund tė shikohen tė shkėputur nga njėri-tjetri. Nuk ka asnjė politikan kosovar qė tė bėjė tė qartė komunitetit ndėrkombėtar nė Kosovė dhe sidomos UNMIK-ut qė bashkėjetesa shumė etnike nuk ka tė bėjė fare me pjesėmarrjen e pakicės serbe nė institucionet e Kosovės, pėrderisa pakicat e tjera qė jetojnė nė Kosovė janė tashmė tė pėrfshira nė proēeset politike qė po ndodhin nė Kosovė. Pakica serbe i ka patur gjithmonė dyert e hapura pėr tė zėnė pozicionet ministrore qė i janė akorduar si dhe marrė pjesė nė grupet e punės qė synojnė pėrmirėsimin e gjendjes sė tė gjithė pakicave nė Kosovė. Kjo gjė duhet bėrėvullnetarisht dhe jo duke i kėrkuar shumicės shqiptare tė bėjė lėshime nė ēėshtje qė prekin thellė ekzistencėn e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės ose interesat e tij madhore. I duhet dhėnė fund kėtij presioni tė paskrupullt tė faktorit ndėrkombėtar nė Kosovė.

Burokratėt ndėrkombėtarė mendojnė se me pėrfshirjen e pakicės serbe nė institucionet e Kosovvs (qeveri, parlament, polici dhe grupet punuese) kėto institucione do tė bėhen shumė etnike. Ata harrojnė faktin se shumė etniciteti nė Kosovė arrihet vetėm kur shumica dhe pakica pėrpiqen tė pėrmbushin qėllime tė pėrbashkėta. Nė qoftė se disa anetarė tė pakicave qė bėjnė pjesė nė qeveri, parlament, grupet e punės dhe polici kanė axhenda tė ndryshme ose kontradiktore me njėra-tjetrėn dhe i besojnė qeverive tė vendeve tė tjera atėherė nuk mund tė themi se kemi arritur shumė etnicitetin dhe bashkėjetesėn paqėsore nė vend. Konflikti ndėrmjet shumicės shqiptare dhe pakicės serbe do tė vazhdojė pėr aq kohė sa shumicės shqiptare nuk i njihet e drejta e vetvendosjes paqėsore. Shqiptarėt e Kosovės kanė tė drejtėn legjitime qė tė mos bėjnė asnjė lėshim pakicės serbe e cila ėshtė kollona e pestė e ngarkuar me detyrėn e zbatimit tė planeve anti-shqiptare tė Beogradit nė Kosovė. Kjo do tė demaskonte edhe fytyrėn e vėrtetė tė ndėrkombėtarėve nė Kosovė tė cilėve u nevojitet krijimi gjoja i institucioneve shumė etnike pėr tė mbuluar dėshtimin e tyre nė kuadėr tė rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit.

Decentralizimi i Kosovės

Sikur problemet me tė cilat pėrballet sot Kosova tė mos mjaftonin, ēėshtja e decrentralizimit nė Kosovė po shndėrrohet nė njė nga pikat kryesore tė veprimit tė faktorit ndėrkombėtar nė Kosovė. Pėrshypja ėshtė se faktori politik nė Kosovė nuk ėshtė nė gjendje tė japė pėrgjigjen e duhur kėtij problemi. Ndėrkohė, pėrfaqėsuesit serbė bėnė tė ditur edhe disa qėllime qė ata duan tė arrijnė nėpėrmjet decentralizimit nė Kosovė. Presidenti serb Tadic tha se: “Eshtė nė interest tė Beogradit pjesėmarrja nė grupet e punės mbi decentralizimin sepse pas kėsaj ideje qėndron edhe mėnyra se si do tė zgjidhet ēėshtja e Kosovės.” Sllovodan Samargjiē i cili ėshtė kėshilltari i Kryeministrit serb Koshtunica dhe njė nga arkitektėt e politikės sė Beogradit pėr Kosovėn, ishte mė I drejtpėrdrejtė nė kėrkesėn e tij kur nė gazetėn Vecernje Novosti tė datės 16 Mars tha se: “Ēėshtja e decentralizimit ėshtė e lidhur me statusin e ardhshėm tė Kosovės. Ne duam qė pozita e serbėve nė Kosovė tė pėrcaktohet pėrpara se tė fillohet proēedura e pėrcaktimit tė statusit perfundimtar tė saj. Po bėjmė tė pamundurėn qė pėrcaktimi i statusit tė Kosovės tė jetė nė interes tė njerėzve tanė me qėllim qė marrėdhėniet nė rajon tė mos pėsojnė ndryshime. Vetėm me njė diplomaci imponuese mund tė arrijmė tė nxjerrim Kosovėn nga gjendja e vdekjes klinike ku ajo gjendet dhe pėrfshirjen e saj nė Serbi.”

Politika serbe e sheh decentralizimin jo nė funksion tė pėrmirėsimit tė jetės sė pakicės serbe nė Kosovė, por si njė nga mėnyrat e vetme pėr ta kthyer Kosovėn nėn Serbi. Kėto deklarata tė drejtuesve politike nė Serbi janė njė provė e pakontestueshme se decentralizimi ėshtė njė proēes tė cilin e kėrkon Beogradi me ēdo kusht me qėllim qė Beogradi tė ketė pėrparėsi kur tė fillohet tė diskutohet ēėshtja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Edhe UNMIK-u nuk e fsheh aspak faktin qė decentralizimi ėshtė tashmė njė nga pikat kryesore tė axhendės sė Beogradit dhe jo Kosovės. I dėrguari i Posaēėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė e konfirmoi kėtė qėndrim para disa javesh nė Bruksel gjatė njė takimi me Kėshillin e NATO-s kur shprehimisht tha se:

UNMIK-u dėshiron tė vazhdohet proēesi i decentralizimit nė Kosovė. Kjo gjė na ėshtė kėrkuar nga Presidenti serb Boris Tadic i cili, pas krijimit tė qeverisė nė muajin Nėntor tė vitit tė kaluar, tha se do tė zbatohet njė periudhe 90-ditore brenda sė cilės do tė bėhet vlerėsimi i progresit tė projekteve pilot tė decentralizimit. Gjatė periudhės 90-ditore tė kėrkuar nga Presidenti Tadic, 5 projekte pilot janė duke u zbatuar nė Kosove, dy prej tė cilave lidhen me interesat e serbėve nė Kosovė. Ne dėshirojmė qė ky proēes tė vazhdojė. Petersen shton se ka shumė mėnyra se si serbėt e Kosovės dhe Beogradi mund tė marrin pjesė nė kėtė proēes. Nė proēesin e decentralizimit serbėt e Kosovės duhet tė jenė pjesėmarrės ndėrsa Beogradi mund tė dėrgojė kėshilltarė. Por, ne jemi tė gatshėm edhe pėr forma tė tjera tė dialogut me Beogradin pėr sa i takon decentralizimit."

Pėrballė kėtyre deklaratave tė tė Dėrguarit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, tė duket qesharake deklarata e Ish-Kryeministrit pas pėrfundimit tė pėrgatitjeve pėr projektet pilot. Zoti Haradinaj pohoi se: "Nė asnjė mėnyrė kėto municipalitete do tė sjellin kantonizimin e Kosovės. Ky riorganizim sipas Ish Kryeministrit Haradinaj ėshtė nė funksion tė shpėrbėrjes sė strukturave paralele dhe zėvėndėsimit tė tyre me struktura tė rregullta formale. Kjo ėshtė nė interes tė Kosovės". Nė fakt ėshtė qeveria e Kosovės ajo qė perpiloi projektet pilot pėr minoritetet me kėrkesėn e Beogradit dhe ndėrmjetėsimin e komunitetit ndėrkombėtar nė Kosovė. Presidenti Tadic kėrkoi nga UNMIK-u zbatimin e projekteve pilot nė njė periudhė kohore 90-ditore dhe qeveria e Kosovės e repekton kėrkesėn e Presidentit serb duke e justifikuar kėtė pėrpara popullit tė Kosovės si njė mėnyrė pėr tė shpėrbėrė strukturat paralele serbe nė Kosovė.

Ky nėnshtrim i qeverisė sė Kosovės ėshtė i patolerueshėm sepse nė kėtė mėnyrė kjo qeveri, e shtyrė edhe nga faktori ndėrkombėtar po zbaton politikėn e Beogradit e cila ėshtė kategorikisht kundėr interesave tė shqiptarėve nė rajon. Le tė shpresojmė qė qeveria e re e Z. Kosumi tė mos bėjė tė njėjtat gabime tė qeverisė sė mėparshme. Qeverisė sė re i takon detyra historike qė tė ndėrpresė sa mė parė krijimi e kėtyre municipaliteteve ose vatrave tė zjarrit nė Kosovė dhe tė bėjė me dije faktorin ndėrkombėtar qė qeveria e Kosovės do tė zbatojė kėto projekte vetėm pasi tė jetė pėrcaktuar statusi pėrfundimtar nė vend. Ēdo veprim nė kėtė drejtim pa u pėrcaktuar mė parė statusi i Kosovės pėrbėn njė gabim tė pafalshėm dhe tė pakorrigjueshėm.

Duke mbėshtetur krijimin e municipaliteteve mbi baza etnike nė Kosovė, Asambleja e Kosovės po bėn tė njėjtin gabim qė bėri Asambleja e Kosovės nė Mars tė vitit 1989, duke votuar pėr heqjen e autonomisė sė Kosovės. Megjithatė, le tė shpresojmė se kėtė rradhė shqiptarėt tė mos e pėrsėrisin gabimin e vitit 1989. Ndėrsa nė vitin 1989 ata ishin tė detyruar ta bėnin kėtė, sot ata nuk mund tė fajėsojnė serbėt pėr vendimet e tyre tė gabuara nė dėm tė interesave jetike tė shumicės shqiptare nė Kosovė. Njė gjė ėshtė e qartė. Me kėto drejtues politik, tė cilėt deri tani kanė dėshmuar se nuk dinė se si tė mbrojnė interesat e shumicės shqiptare, ka gjasa qė rruga e Kosovės drejt sė ardhmes tė ketė shumė peripeci. Ėshtė shumė interesante edhe deklarata mbi decentralizimin e delegatit tė Agjensisė pėr Demokraci Lokale nė Kosovė, Steve Duchenei cili u shpreh: “Shqiptarėt duhet tė jenė gati qė tė bėjnė lėshime ndaj serbėve, ashtu si maqedonasit bėnė ndaj shqiptarėve. Tashmė e dimė se decentralizimi ndikoi nė stabilzimin e Maqedonisė. Kudo nė botė qeveritė humbasin diēka nga decentralizimi por ata e bėjnė kėtė pėr hir tė stabilitetit nė vend."

Nga fjalėt e Z. Duchene mund tė nxirret konkluzioni qė proēesi i decentralizimit ėshtė nė fuksion tė pakicės serbe nė Kosovė. Por, qėndrimet dhe deklaratat e politikanėve serbė nė Kosovė dhe Beograd janė dėshmi e njė projekti tjetėr qė serbėt janė duke gatuar nė zyrat e tyre. Qėllimi kryesor i kėtij projekti ėshtė qė shqiptarėve tė mos u jepet e drejta tė jetojnė tė sigurtė dhe tė lirė nė trojet e tyre. Nė fakt, decentralizimi i Kosovės do tė jetė hapi i parė i sigurtė drejtė destabilizimit tė saj duke vėnė nė pikėpyetje sigurinė e popullit shqiptar atje. Krahasimi i Maqedonisė me Kosovėn ėshtė pa vend. Kjo pėr faktin se Maqedonia ėshtė njė vend i pavarur i njohur nga komuniteti ndėrkombėtar, ndėrsa Kosova ėshtė akoma pa status. Nė shkėmbim tė decentralizimit, shqiptarėt e Maqedonisė u angazhuan pėr ruatjen e integritetit dhe sovranitetit tė kėtij shteti. Nė rastin e Kosovės, shqiptarėt nuk do tė pėrfitojnė asgjė nėse plotėsojnė kėrkesėn e serbėve pėr decentralizim tė saj. Pėrkundrazi, shqiptarėt e Kosovės i hapin mė shumėv probleme vetes nė qoftė se pranojnė qė tė zbatohen kėto projekte pro-serbe. Pėr pasojė decentralizimi ėshtė i papranueshėm sepse ėshtė njė projekt i Beogradit dhe po kėrkohet me ngulm qė tė imponohet Kosovės nga komuniteti ndėrkombėtar.

Elementi kryesor i decentralizimit ėshtė pėrcaktimi i kufijve tė rinjė etniko-administrativė tė cilėt do tė jenė edhe hapi i parė drejt militarizimit tė kėtyre zonave. Pėrcaktimi i kėtyre kufijve etniko-administrativė do tė jepte mundėsi policisė dhe ushtrisė serbe tė vendosej nė Kosovė, nė mbrojtje gjoja tė pakicės serbe. Nė gjendjen aktuale, ku kėto kufijė nuk janė pėrcaktuar akoma, ėshtė e pamundur qė policia dhe ushtria serbe tė kthehen nė Kosovė sepse kjo do tė sillte njė konfrontim tė tyre me popullatėn shqiptare. Kjo pėrplasje nuk ėshtė nė interes tė NATO-s dhe KFOR-it. Megjithatė, tė mos harrojmė se sapo kėto kufijė etniko-administrativė serbė tė pėrcaktohen dhe njihen nė Kosovė, shumė shpejt policia dhe ushtria serbe do tė vendosen nė kėto municipalitete sepse njė gjė tė tillė do ta kėrkojė pakica serbe qė jeton nė to nė zbatim edhe tė rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Nė qoftė se do tė jetė e nevojshme pėr tė bindur komunitetin ndėrkombėtar pėr nevojėn e vendosjes sė policies dhe ushtrisė serbe zonat ku banon pakica e tyre, serbėt, tė cilėt shquhen pėr prapaskena tė pista, do tė provokojnė incidente nė kėto municipalitete pėr tė justifikuar praninė e tyre nė to. Krijimi i zonave tė militarizuara serbe nė Kosovė do t'u japė serbėve pėrparėsi tė madhe politike dhe ushtarake nė Kosovė, nė rast tė njė konflikti tė armatosur, i cili nuk mund tė pėrjashtohet.

Carl Bildt, ish i dėrguari nė rajon dhe ish administrator i komunitetit ndėrkombėtar nė Bosnjė dhe Hercegovinė si dhe anėtar i Komisionit tė Ballkanit shkruajti nė dimrin e vitit 2004 si vijon: “Nė qoftė se dėshtojmė nė arritjen e njė zgjidhjeje pėrfundimtare dhe tė qėndrushme pėr Kosovėn, rrezikojmė tė krijojmė valė tė reja refugjatėsh nė rajon. Qeveria e Kosovės e cila ka miratuar krijimin e kėtyre municipaliteteve serbe dhe ata qė e pėrkrahin kėtė iniciativė marrin mbi vete pėrgjegjėsi tė madhe nėse ky skenar tragjik bėhet realitet nė Kosovė. Ēdo shqiptar qė pėrkrah pavarėsinė e Kosovės dhe qė nuk dėshiron tė shohė njė eksod tė ri tė shqiptarėve tė Kosovės drejt vendeve fqinje duhet tė kundėrshtojė me forcė tė madhe projektin orgurzi tė decentralizimit. Adem Demaēi, nė gjashtė vjetorin e sulmeve ajrore tė NATO-s u shpreh: “NATO nuk e shkatėrroi terrorizmin nė Beograd. NATO e largoi ujkun nga dera, por ujku mund tė shfaqet pėrsėri."

Decentralizimi dhe projektet pilot qė po projektohen nė Kosovė nėnkuptojnė hapjen e oreksit gjakpirės tė kėtij ujku. Edhe thėniet e disa zyrtareve kosovarė tė cilėt nuk parashikojnė ndonjė rrezik tek projekti decentralizues janė pa vend. Lutfi Haziri, Ministėr pėr Pushtetin Lokal tha se kėto projekte janė thjesht eksperiment: “Ne qoftė se pas njė periudhe 18 mujore, Graēanica, pėr shembull, nuk arrin tė vetqeveriset si duhet, nuk do tė gėzoje mė tė drejtėn e tė qėnurit municipalitet dhe do tė kthehet nė gjendjen e saj tė mėparshme”. Por e vėrteta ėshtė krejt ndryshme. Nė kėtė proēes nuk ka kthim mbrapa. Sapo kėto bashki tė krijohen ata nuk mund tė kthehen nė gjendjen e tyre tė mėparshme. Kjo do tė ishte e pamundur politikisht pėrderisa Kosova do tė vazhdojė tė qeveriset nga UNMIK-u. Sapo municipalitetet e para tė krijohen, do tė jetė shumė e vėshtirė pėr tė parandaluar krijimin e municipaliteteve tė tjera ku jeton pakica serbe. Ministri Haziri duhet tė rishikojė qėndrimin e tij pėrpara se tė japė miratimin pėr krijimin e kėtyre municipaliteteve. Tė njėjtin qėndrim tė gabuar ka mbajtur edhe zėdhėnėsi i Qeverisė sė Kosovės Arben Qirezi i cili thotė se kėto municipalitete do tė funksionojnė si njėsi administrative brenda municipaliteteve ekzistuese. Pėr pasoje krijimi i tyre nuk sjell ndonjė ndryshim tė kufijve tė jashtėm administrativė tė Kosovės.

Ėshtė fakt qė edhe pa zbatuar fare decentralizimin Kosova mund tė ndahet. Megjithatė zbatimi i planit tė decentralizimit do tė ndikojė shumė negativisht nė drejtim tė minimit tė themeleve tė shtetit tė ri tė Kosovės, pavarėsisht nga qėndrimi kundėr ndarjes sė Kosovės qė faktori ndėrkombėtar dhe i Dėrguari i Posaēėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara janė duke mbajtur. Tre vjet mė parė, kur projektet e UNMIK-ut pėr decentralizimin filluan tė bėhen publike, ish zėvėndėsi i tė Dėrguarit tė Posaēėm tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara Charles Brayshaw u shpreh se: “Decentralizimi pėrbėn njė hap kritik nė rrugėn e transformimit tė Kosovės”. Nuk kėrkohet shumė zgjuarsi pėr tė kuptuar se decentralizimi pėrbėn rrezikun mė tė madh pėr Kosovėn sepse pėrndryshe nuk ka si shpjegohet kėmbėngulja e serbėve nė kėtė drejtim.

Standartet dhe Statusi

Njė nga arsyet qė drejtuesit politik nė Kosovė po i nėnshtrohen presionit tė UNMIK-ut lidhet me dėshirėn e tyre qė i Dėrguari i Posaēėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm nė Kosovė tė bėjė njė vlerėsim pozitiv tė plotėsimit tė standarteve, tė cilat shihen si hapi i parė drejt fillimit tė negociatave pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Zėdhėnėsi i Qeverisė sė Kosovės Arben Cirezi u shpreh pas pėrfundimit tė vizitės sė Presidentit Serb nė Kosovė se: “Qeveria e Kosovės do tė vazhdojė nė rrugėn e reformave, gjatė sė cilės do tė shohin fillimin e proēedurave pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Jemi te bindur se Kosova nuk do tė jetė mė pjesė e Serbisė.” Sado bukur tingėllojnė kėto fjalė, realiteti ėshtė krejt ndryshe. Shqiptarėt janė kaq shumė tė dhėnė pas pavarėsisė saqė harrojnė tė kuptojnė se fillimi i diskutimeve pėr statusin pėrfundimtar nėnkupton shumė zgjidhje tė problemit duke pėrfshirė edhe pavarėsinė. Gjatė intervistės sė datės 21 Shkurt nė gazetėn Vecernje Novosti ish Kryeministri Haradinaj, i pyetur se ku e mbėshteste besimin e tij se Kosova do tė bėhej e pavarur, u shpreh si vijon: "Ne e ndjejmė se pavarėsia ėshtė afėr. Askush nuk flet se si do tė arrihet pėrmbushja e kėtij qėllimi. Ka njė ndjenjė tė qartė tek tė gjithė ne se pavarėsia e Kosovės ėshtė shumė e afėrt".

Pėr fat tė keq, ndjenjat dhe dėshirat mund tė jenė shgėnjyese dhe pavarėsia e Kosovės duhet tė mbėshtetet mbi disa arsye mė tė forta dhe tė qėndrueshme. Pavarėsia ėshtė njėra nga zgjidhjet dhe sigurisht qe nuk ėshtė zgjidhja qė favorizohet nga komuniteti ndėrkombėtar. Faktori ndėrkombėtar do tė kishte njohur pavarėsinė e Kosovės gjatė sundimit tė Milosheviēit nė qoftė se vėrtetė do tė kishte qėnė e interesuar qė Kosova tė ishte e pavarur. Nė kohėn e sundimit tė Millosheviēit, faktori ndėrkombėtar do ta kishte justifikuar njohjen e pavarėsisė sė Kosovės duke e justifikuar kėtė me represionin shtetėror serb mbi shqiptarėt e pambrojtur. Tashmė gjėrat kanė ndryshuar. Serbia nuk drejtohet mė nga krahu radikal por nga reformatorėt dhe persona qė janė tė interesuar pėr ndryshime "demokratike" nė vend. Mjetet e informimit shqip nė Kosovė pasqyrojnė ēdo deklaratė tė ndonjė zyrtari tė parėndėsishėm kur ai/ajo flet pėr pavarėsinė e Kosovės dhe harron tė pėrmendė qėndrimin e zyrtarėve tė lartė politik siē ėshtė rasti i Kancelarit Austriak Wolfgang Schüssel gjatė bisedimeve tė tij me Presidentin Amerikan George W. Bush ose i zyrtarėve tė lartė tė Bashkimit Evropian qė nuk bėjnė gjė tjetėr vetėm kėmbėngulin nė tė ardhmen evropiane tė Kosovės, pa saktėsuar se ēfare kuptojnė me kėtė term. Tė jepet pėrshtypja se me kėtė term zyrtaret e lartė tė BE-sė nėnkutptojnė dėshirėn e tyre qė Kosova tė mos e fitojė pavarėsinė me arsyetimin se Kosova nė njė tė ardhme tė afėrt do tė anėtarėsohet nė Bashkimin Evropian dhe pėr rrjedhojė kufijtė shtetėrorė nuk do tė kenė rėndėsi.

Shqiptarėt harrojnė se njė vlerėsim pozitiv i plotėsimit tė standarteve nėnkupton vetėm hapjen e drites jeshile pėr fillimin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar, ndonėse askush nuk garanton se do tė arrihen perfundimi i shumė pritur, pra pavarėsia e Kosovės. I Dėrguari i Posaēėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė Petersen e bėri tė qartė qėndrimin e tij duke nėnvizuar faktin se vlerėsimi pozitiv i standarteve nė muajt Qershor dhe Korrik do ti hapė rrugėn fillimit tė bisedimeve pėr statusin, por ai nuk u shpreh se cili do tė ishte rezultati pėrfundimtar i kėtyre bisedimeve". Zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės do tė varet nga dy faktorė kryesorė: gjendja nė terren si dhe ndikimi i kėsaj zgjidhjeje nė stabilitetin e rajonit tė Ballkanit. Kombet e Bashkuara, duke filluar nga viti 1999, vlerėsuan se e ardhmja e Kosovės do tė varet nga situata ne terren dhe jo nga deklaratat e zyrtareve tė lartė nėpėr konferenca ose takime tė ndryshme.

Ndėrsa pėr popullin e Kosovės, ēėshtja e statusit pėrfundimtar ka njė rėndėsi ekzistenciale, Fuqitė e Mėdha kanė projekte dhe plane tė tjera strategjike dhe gjeopolitike. Ndėrsa pėr Kosovarėt zgjidhja e vetme qė do tė siguronte mbijetesėn e tyre dhe zhvillimin politik, ekonomik dhe shoqėror ėshtė pavarėsia, pėr ndėrkombėtarėt kjo zgjidhje-pavaresia- ėshtė mjeti i fundit nėpėrmjet tė cilit ata do tė mundėsojnė zgjidhjen e problemit tė Kosovės. Nė fakt ndėrkombėtarėt po i pėrdorin termin "plotėsim tė standarteve" me shumė pėr tė matur pulsin dhe sjelljen e shqiptarėve sesa si parakusht pėr tė filluar diskutimin e statusit pėrfundimtar tė saj. Kur Z. Petersen thotė “pėrmbushje tė standarteve" si rruga e vetme drejt statusit, ai harron tė pėrmendė dy gjėra tė ndėrlidhura me kėtė term. Sė pari, Z. Petersen harron tė pėrmendė se Kosova e gėzon njė status nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Keshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Rezoluta 1244 ėshtė problemi kryesor i Kosovės. Megjithatė Rezoluta nė fjalė ėshtė mė afėr interesave tė shqiptarėve sesa formula serbe “mė shumė se autonomi dhe mė pak se pavarėsia pėr Kosovėn.”

Pėr shumė politikanė kosovarė, zgjidhja e vetme dhe mė kuptimplotė e ēėshtjes sė Kosovės ėshtė pavarėsia. Sė dyti, Z. Petersen dhe shume zyrtare tė lartė ndėrkombėtarė nuk e kanė bėrė tė qartė se ēfarė do tė ndodhė me Kosovėn nė qoftė se deklarohet se standartet nuk janė plotėsuar. Mos vallė UNMIK-u do tė qėndrojė nė Kosovė pėr njė kohė tė pacaktuar. Ministri Gjerman i Mbrojtjes Peter Struck dha pėrgjigjen mė tė drejtpėrdrejtė lidhur me kėtė ēėshtje gjatė vizitės sė tij tė fundit nė Kosovė. Z. Struck pohoi se nuk mund tė lejojmė mė shumė tejzgjatje nė pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, pasi ēdo vonesė i kushton shumė ushtarėve qė janė duke shėrbyer atje. Z. Struck, ndryshe nga Petersen dhe zyrtarė tė tjerė evropiane nuk u ndalėn fare tek gjoja "domosdoshmėria e plotėsimit tė standarteve" si parakusht pėr fillimin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar. Fuqitė e Mėdha e kanė nė dorė nėse duan tė fillojnė me pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės ose ruajtjen e status-quos aktuale. Nė qoftė se Fuqitė e Mėdha arrijnė nė konkluzionin se i ka ardhur fundi administratės ndėrkombėtare nė Kosovė, atėhere shumė shpejt do tė bėhet vlerėsimi pozitiv i pėrmbushjes sė standarteve dhe do t'i jepet udhė problemit tė statusit pėrfundimtar, pavarėsisht se kėto standarte janė plotėsuar apo jo. Nga ana tjetėr, nė qoftė se fuqitė e mėdha mendojnė se nuk ka ardhur koha pėr largimin e administratės ndėrkombėtare nga Kosova, njė vlerėsim negativ i pėmbushjes sė standarteve do tė bėhet pavarėsisht nga dėshira dhe pėrpjekjet e faktorit politik nė Kosovė pėr pėrmbushjen e tyre.

Megjithatė, vendimi i fuqive tė mėdha pėr tė mbajtur Kosovėn nėn protektorat ndėrkombėtar ėshtė njėra anė e problemit. Ana tjetėr e problemit ėshtė se administrata ndėrkombėtare nė Kosovė duhet tė gėzojė mbėshtetjen e popullsisė sė Kosovės pėr pėrmbushjen e detyrimeve tė saj nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit. Pėr pasojė, njė nga mjetet mė efikase pėr tė vėnė nė lėvizje administratėn ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė shtimi i presionit mbi UNMIK-un. Kjo nėnkupton faktin qė njė lėvizje e gabuar e UNMIK-ut nė Kosovė do tė sillte si pasojė rrezikimin e pranisė sė saj nė Kosovė si dhe sigurinė e personelit ndėrkombėtar atje. Kur fuqitė e mėdha tė shohin se presioni i popullatės ndaj UNMIK-ut po shtohet nga dita nė ditė, atėhere shtetet anėtare tė Grupit tė Kontaktit do ta ndjejnė presionin dhe japin fund mandatit tė UNMIK-ut nė Kosovė. Por pėrpara se tė marrin vendimin pėr tė larguar UNMIK-un nga Kosova, fuqitė e mėdha do tė duhet tė besojnė qeverisjen e vendit shumicės shqiptare. Kjo do tė ndihmonte shumė qė tė pėrshpejtohej pėrcaktimi i statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

Edhe sikur shqiptarėt dhe qeveria e Kosovės tė mundohen tė permbushin standartet, ka gjasa qė lėvizjet e ardhshme politike nė Kosovė tė mos jenė nė favor tė interesave shqiptare atje. Kjo shenjė pesimizmi vjen nga vetė drejtuesit e lartė tė UNMIK-ut. Lawrence Rossin, i cili ėshtė zėvėndėsi i Petersen nė Kosovė thotė se: “Kosova ėshtė akoma e paqėndrueshme dhe me rrezik shumė tė madh kur merr parasysh faktin se shumica a popullsisė atje presin me padurim zgjidhjen e statusit pėrfundimtar. Nė qoftė se nuk ecet shpejt nė drejtim tė pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar, situata atje mund tė pėrkeqėsohet menjėherė. Ndėrsa i afrohemi datės sė fillimit tė bisedimeve pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar, ne mendojmė se do tė rriten tensionet nė Kosovė. Kjo do tė jetė njė provė e madhe edhe pėr ne krahas drejtuesve politikė tė Kosovės. Mė tej Z. Rossin shton se: "Komuniteti Ndėrkombėtar duhet t'u bėjė shqiptarėve tė Kosovės tė qartė dy gjėra. Sė pari, plotėsimi i suksesshėm i standarteve ėshtė e vetmja rrugė drejt fillimit tė bisedimeve pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Sė dyti, ēdo dhunė ose rebelim do tė minonte dhe shtynte pėrfundimisht fillimin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar.

Me fjalė tė tjera, shqiptarėt janė duke ruajtur qetėsinė sepse janė duke pritur qė kjo sjellje tė shpėrblehet me njohjen e shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės. Megjithatė, ka gjasa qė komuniteti ndėrkombėtar tė mos e njohė pavarėsinė e Kosoves dhe prandaj komuniteti ndėrkombėtar duhet tė marre masat qė tė bėjė ballė trazirave qė mund tė fillojnė nė Kosovė nė qoftė se populli i Kosovės e kupton kėtė qėndrim anti-shqiptar tė komunitetit ndėrkombėtar. Nė qoftė se ky skenar realizohet, ateherė komuniteti ndėrkombėtar dhe drejtuesit politik tė Kosovės do tė jenė pėrballė provės sė madhe pėr tė mbajtur nėn kontroll gjendjen. Pėr tė parandaluar kėtė katastrofė dhe zgjėnjim mbarė popullor nė Kosovė, ėshtė mire qė shqiptarėt tė mos ushqejnė ndonjė illuzion se komuniteti ndėrkombėtar do tė njohė pavarėsinė e tyre, nė mėnyrė qė populli i Kosovės tė jetė i pėrgatitur moralisht dhe shpirtėrisht.

Pėrballė kėsaj politike ndėrkombėtare, cila ėshtė rruga qė duhet ndjekur pėr mbrotjen e interesave tė shqiptarėve nė Kosove? Sė pari, drejtuesit politikė nė Kosovė duhet tė rishikojnė edhe njė herė listen e standarteve (Z. Petersen pėrmendi rreth 61 standarte) dhe analizojnė ato nė kuadrin e statusit dhe sigurisė nė Kosovė. Standartet tė cilat ndihmojnė nė arritjen e pavarėsisė sė Kosovės si dhe ato standarte qė nuk sjellin dėm interesave jetikė tė popullit tė saj duhen pranuar. Ndėrsa ato standarte qė janė kundėr interesave shqiptare duhen hedhur poshtė kategorikisht. Nė qoftė se i hedhim sy idesė sė "plotėsimit tė standarteve" pėrpara fillimit tė bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar nė Kosovė, tė krijohet pėrshtypja se kėto standarte u krijuan me qėllimin qė komuniteti ndėrkombėtar tė fitonte kohė pėr t'a mbajtur ēėshtjen e statusit pėrfundimtar pezull duke minuar pėrpjekjet shekullore tė shqiptarėve tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi. Drejtuesit kryesorė politikė nė Kosovė duhet tė punojnė nė plotėsimin e standarteve qe japin shtytje krijimit tė shtetit tė ardhshėm tė Kosovės dhe tė mos lejojnė zbatimin e standarteve qė prekin interesat jetike tė shumicės shqiptare atje, duke ja bėrė tė qartė UNMIK-ut se kėto standarte negative pėr fatet e Kosovės nuk do tė pėrmbushen asnjėherė, pa u pėrcaktuar mė parė statusi pėrfundimtar i saj. Shqiptarėt e Kosovės nuk duhet tė pranojnė qė pėr hir tė njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė tė lejojnė qė Kosova ose njė pjesė e saj t'i nėnshtrohet njė forme tjetėr skllavėrimi tė diktuar nga faktori ndėrkombėtar.

Shqiptarėt e Kosovės nuk duhet tė zgjėnjehen sepse herėt apo vonė bisedimet pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar do tė fillojnė, pavarėsisht nga vlerėsimi pozitiv i UNMIK-ut sepse ky i fundit nuk mund tė qėndrojė nė Kosovė pėrjetėsisht. Kur kjo gjė tė bėhet realitet, fuqitė e mėdha do tė jenė tė detyruara tė njohin tė drejtėn e shumicės shqiptare pėr vetvendosje pavarėsisht nga pėrmbushja ose jo e kėtyre standarteve. Populli i Kosovės si dhe drejtuesit e saj politikė kanė tė drejtėn legjitime qė tė mos zbatojnė standartet e dėmshme sepse ata do tė vuajnė pasojat e vendimeve tė tyre tė gabuara. Komuniteti Ndėrkombėtar nuk ka tė drejtėn legjitime qė tė kėrkojė zbatimin e projekteve tė dėmshme nė Kosovė sepse ata nuk i pėrgjigjen askujt pėr vendimet qė marrin. Pėrkundrazi ėshtė populli i Kosovės ai qė do tė vuajė pasojat. Ndėrkombėtarėt e gjejnė rrugėdaljen e tyre nė rast tė vendimeve nė dėm tė interesave tė Kosovės. Ata mund tė largohen nga Kosova brenda natės pa menduar fare pėr fatin e mijėrave shqiptarėve qė jetojnė atje tė cilėt nuk kane se ku tė venė nė qoftė se do tė detyrohen tė lėnė trojet dhe pasuritė e tyre tė vėna me gjak dhe djersė.

Njė nga standartet qė i sjell Kosovės mė shumė dėm ėshtė decentralizimi. Me date 19 Maj 2005 Parlamenti i Kosovės do tė debatojė mbi decentralizimin. Ėshtė me rėndėsi jetike qė Parlamenti i Kosovės tė deklarojė hapur qėndrimin e tij se nuk do tė marrė asnjė vendim qė synon kantonizimin e mėtejshėm tė Kosovės. Kosova nuk ka nevojė pėr ndarje tė reja. Shqiptarėt e Kosovės duhet tė refuzojnė planin e decentralizimit tė miratuar nga qeveria e ish-Kryeministrit Haradinaj. Shqiptarėt duhet tė bėjnė tė qartė Z. Petersen dhe suitės sė tij qė projekti i decentralizimit do tė ndalet pėr momentin derisa nuk ėshtė pėrcaktuar statusi pėrfundimtar i Kosovės. Shqiptarėt nuk duhet tė nėnshtrohen presionit tė faktorit ndėrkombėtar. Ata duhet tė kėrkojnė qe proēesi i decentralizimit tė diskutohet nė tė njėjtėn kohė me statusin pėrfundimtar nė vend. Nė qoftė se ndėrkombėtarėt kėrkojnė decentralizimin e Kosovės, atėherė ata duhet tė pėrgjigjen pyetjes: Cili do tė jetė statusi i ardhshėm i Kosovės? Derisa faktori ndėrkombėtar tė japė pėrgjigje kėsaj pyetjeje, shqiptarėt nė Kosovė duhet tė vėnė mėnjanė proēesin anti-shqiptar tė decentralizimit qė po zhvillohet aktualisht nė Kosovė. Shqiptarėt kanė tė drejtėn legjitime pėr tė kėrkuar ndalimin e proēesit decentralizues.

Decentralizimi i shėrben vetėm serbėve tė Kosovės dhe Beogradit. Ndėrkombėtarėt vazhdojnė tė refuzojnė dhėnien e kompetencave qeverisė legjitime tė Kosovės nėn pretekstin se kėto kompetenca lidhen me sovranitetin dhe mund tė ushtrohen vetėm nga ndėrkombėtarėt. Tė njėjtėn llogjikė arsyetimi duhet tė pėrdorin edhe shqiptarėt dhe faktori politik nė Kosovė. Kosova nuk ėshtė akoma shtet dhe pėr pasojė nuk ka vend pėr decentralizim. Vetėm kur tė njihet shteti i Kosovės dhe sovraniteti i tij nga Serbia, vetėm atėherė mund tė diskutohet pėr kėtė projekt. Nuk ka kuptim qė nga njėra anė kėrkohet qė tė pėrcaktohen kompetencat e pushtetit lokal nė Kosovė nė njė kohė kur nuk dihet se cilat janė pushtetet e qeverisė qėndrore. Ky ėshtė absurditet politik. Shqiptarėt duhet tė bėjnė tė qartė UNMIK-ut se zbatimi i planit tė decentralizimit nė kėtė periudhė ėshtė shumė i dėmshėm. Kjo edhe pėr faktin se popullsia nuk ėshtė e gatshme tė pranojė ndryshim kufijsh, aq mė pak kur kjo kėrkohet me imponim nga ndėrkombėtarėt.

Samardziē u shpreh se: “Statusi i serbėve tė Kosovės duhet pėrcaktuar pėrpara se tė pėrcaktohet statusi i Kosovės." Ėshtė e papranueshme qė interesat serbe nė Kosovė tė jenė mė prioritare sesa interesat e shumicės. Realizimi i tė drejtave tė shumicės dhe mbrojtja e tė drejtave tė pakicave nė Kosovė mund tė realizohet vetėm kur interesat e tė dy palėve tė merren nė konsideratė nė tė njėjtėn kohė. Zgjidhja e ēėshtjes sė shqiptarėve tė Kosovės ka mė shumė rėndėsi sesa zgjidhja e probleme tė pakicės serbe atje. Me tė drejtė Z. Rossin ishte i shqetėsuar pėr pėrshkallėzimin e mundshėm tė dhunės nė Kosovė, siē ishte rasti i Marsit tė vitit tė kaluar. Kjo ėshtė shumė e vėrtetė dhe nė kėto momente historike pėr fatet e popullit tė Kosovės duhet bėrė kujdes qė ngjarje tė tilla si ajo e Marsit ose edhe akte tė shkėputura tė dhunės me natyrė etnike tė mos ndodhin nė Kosovė. Kjo nuk do tė thotė qė tė mos ushtrohet presion ndaj ndėrkombėtarėve. Vetėm nė kėtė mėnyrė ndėrkombėtarėt do tė mendojnė mirė kur tė kerkojnė tė bėjnė lėshime nė favor tė pakicės serbe nė Kosovė. Si pasojė e kėtij presioni, vendet anėtare tė Grupit tė Kontaktit do tė shkurtojnė jetėn e UNMIK-ut nė Kosovė. Nė kėtė proēes ėshtė me rėndėsi qė tė mos ketė dhunė tė orkestruar ose drejtuar nga faktorėt politikė nė Kosovė i cili duhet tė distancohet nga aktet e dhunės qė mund tė ndodhin. Nė gjendjen qė ndodhet Kosova tani merr rėndėsi qė ky presion mbi ndėrkombėtarėt tė shtohet nė mėnyrė qė tė parandalohet njė e keqe e madhe atje.

Akil Tirana

19 Maj 2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.