Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Patriotizmi tregon vleren e njeriut
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 118 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Forum :: Viktimat nga minat, padi nė Gjykatėn e Strasburgut
Postuar nga: Skampa

Forum Padi pėr dėmshpėrblimin e viktimave tė minave dhe pasojat nga minimi i vijės ndarėse Kosovė-Shqipėri.

Njė miliard dollarė amerikanė do tė jetė fatura financiare, qė do t’i kėrkohet si dėshmpėrblim Gjykatės sė Strasburgut nga Komiteti Shqiptar i Miqve Antiminė. Besnik Alibali, kryetar i kėtij Komiteti, rrėfen pėr gazetėn “Panorama” pėrse vendosi ta hapė kėtė proces gjyqėsor.

Pse vendosėt t’i drejtoheni me njė padi Gjykatės sė Strasburgut?
Vendimi i Komitetit Shqiptar tė Miqve Antiminė pėr t’iu drejtuar me njė padi dėmshpėrblimi Gjykatės sė Strasburgut erdhi si rezultat i njė situate amorfe, madje pajtuese nga ana e qeverisė dhe e organizmave tė tjera shqiptare me fatin e shumė viktimave dhe familjarėve tė tyre tė dėmtuar si pasojė e minimit tė vijės kufitare Shqipėri–Kosovė. Nė kėto kushte e vetmja alternative mbetet kthimi nė vend i tė drejtave tė tyre nga ana e shoqėrisė civile, tė cilėn nė kėtė drejtim e pėrfaqėson pikėrisht K.Sh.M.A nė Gjykatėn Ndėrkombėtare, qė mbron tė drejtat e shkelura njerėzore.

Cili ėshtė objekti i padisė?
Padia ka pėr objekt dėmshpėrblimin e tė gjithė personave nga zona veriore e vendit tone, tė dėmtuar dhe tė mbetur tė gjymtuar si pasojė e plagosjes nga veprimi i minave si dhe dėmshpėrblimi i familjeve tė viktimave, qė janė vrarė nga shpėrthimi i tyre. Gjithashtu nė objektin e kėsaj padie ėshtė edhe dėmshpėrblimi i pasojave ekonomike dhe ekologjike, qė minat kanė shkaktuar nė territorin verior shqiptar.

Cila ėshtė baza ligjore e kėsaj padie?
Kjo padi e ka bazueshmėrinė e saj ligjore nė tė drejtat dhe detyrimet, qė pėrcakton Konventa e Otavės, anėtare e sė cilės Shqipėrsia ėshtė qė nga viti 1999. Nė ditėn qė kjo konventė hyri nė fuqi, pikėrisht mė 1 mars 1999, forcat jugosllave vendosėn njė numėr shumė tė madh minash brenda kufirit shqiptar, duke dalė hapur kėshtu kundėr saj dhe Konventės sė Strasburgut pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. Konventa ndėrkombėtare e Otavės nė tė cilėn Shqipėria renditet nė vendin e 93-tė, ndalon kategorikisht prodhimin, magazinimin, ruajtjen dhe pėrdorimin e minave kundėr personit, si dhe parashikon ndėshkime ligjore dhe financiare pėr tė gjithė ata qė shkelin nenet e saj. Dėmshpėrblimi pėr ata qė kanė vuajtur pasojat e minimit tė territorit ėshtė njė nga tė drejtat, qė pėrcaktohet nė mėnyrė tė qartė dhe tė plotė nga kjo konventė.

Cila ėshtė fatura financiare e kėtij dėmshpėrblimi?
Vlera pėr tė cilėn do tė kėrkohet dėmshpėrblim nė Gjykatėn e Strasburgut, objekt i padisė sė mėsipėrme, ėshtė pėrllogaritur rreth 1 miliard dollarė amerikanė. Nė kėtė vlerė financiare janė marrė pėr bazė llogaritjeje tė dhėnat zyrtare pėr numrin e tė vrarėve dhe tė plagosurėve nga minat nė kufirin verior tė Shqipėrisė. Vitet 1998-1999 njohėn njė nga proceset minuese mė tė mėdha nė Evropė pikėrisht nė Shqipėri. Numėrohen 35 persona tė vrarė dhe rreth 250 tė tjerė tė plagosur gjatė 7 viteve vetėm nga minat, nė njė popullsi prej rreth 120 mijė banorėsh qė ėshtė popullėsia e qarkut tė Kukėsit. Nė bazė tė normave tė studiuara ndėrkombėtare ne kemi marrė parasysh nė llogaritje njė koeficient sigurie jetese prej 110.000 USD pėr ēdo tė plagosur dhe mesatarisht 350.000 USD pėr familjet e tė vrarėve.

Panorama 20-04-2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.