Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
"Bashkimi ben fuqine"
--- Gjergj Kastrioti

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 150 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Letersi :: Shpirti i turmės dhe i askushmėrisė
Postuar nga: Skampa

Letersi Sjellja dhe puna e njeriut janė dy gjėra tė ndryshme por qė njėkohėsisht plotėsojnė e bashkėshoqėrojnė njėra tjetrėn, sepse nė fund tė fundit ato bashkėshoqėrojnė njeriun.

Pėr tė folur pėr kėto dy tipare tė pėrgjithshme tė shoqėrisė njerėzore mjafton tė rikujtohen sė pari ēfar shkruante analisti i madh i shpirtit Zigmund Frojdi nė vitin 1921 nė librin “Psikologjia e turmave dhe analiza e unit”, botuar nė Shqip mė 1998. Spjegimet e Frojdit kapin thelbin e shoqėrisė njerėzore dhe prandaj nuk e humbin vlerėn me kohėn; ato janė tė thjeshta, vetflasin dhe nuk kėrkojnė mundim pėr t’u kuptuar. Themelet e pėrfundimeve tė Frojdit pėr shpirtin e turmės jepen nė Kapitujt 2, 5, 6, 10 tė librit tė tij. Nė fushėn e shkencės sė shpirtit (psikologjisė, e thėnė joshqip) pėr shpirtin e turmės ėshtė shkruajtur shumė, kurse shpirti i askushmėrisė, qė lind prej shpirtit tė turmės dhe ndėrthuret mjaft me tė, vetėm ėshtė pėrmendur aty kėtu. Prandaj mė poshtė do tė shtjellohet mė tej shpirti i turmės dhe pėr herė tė parė ai i askushmėrisė.

Duke u mbėshtetur nė analizėn e Frojdit, pohohet se SHPIRTI I TURMĖS ėshtė i pranishėm kudo nė historinė njerėzore. Porse njohuria pėr tė, pėrkujdesja ndaj kėtij shpirti dhe mbi tė gjitha shfrytėzimi i tij pėr qėllime tė caktuara pėrbėn anėn tjetėr tė medaljes. Ēeshtja madhore ėshtė se sa i theksuar ėshtė shpirti i turmės nė shoqėri, sepse njeriu i brymosur me njė mendėsi tė tillė ka nė themel tė mendjes sė tij ēiftin Sundimtari dhe Turma. Kjo ėshtė ēeshtje madhore sepse mendimet dhe ndjenjat janė shfaqje tė shpirtit tė njeriut dhe janė pikėrisht ato qė pėrcaktojnė sjelljen e tij shoqėrore, domethėnė kufirin ndarės kush quhet e mirė dhe kush quhet e keqe. Sjellja dhe puna e njeriut janė dy gjėra tė ndryshme por qė njėkohėsisht plotėsojnė e bashkėshoqėrojnė njėra tjetrėn, sepse nė fund tė fundit ato bashkėshoqėrojnė njeriun. Njeriu nė mėnyrė tė natyrshme ėshtė qenie shoqėrore qė kėrkon pėrherė tė shoqėrizohet. Edhe nė rastin kur ai ėshtė i vetėm nė natyrė, veē punės qė bėn nė ambjentin pėrreth ai e tregon sjelljen e tij ndaj vetvetes dhe ambjentit qė e rrethon.

Njeriu me mendėsi turme ka njė shpirt tė ndrydhur, tė pa lirė e tė pa larmishėm dhe duke qenė nė gjendje tė tillė ai kundėrvepron duke i lindur dėshira nė skutat e shpirtit tė tij pėr ta parė veten nė krye tė turmės. Shpirti i tij ngashėron, kredhet pėrqark, i friksuar mban sytė e veshėt hapur te tė tjerėt, frigon nga e mira e tjetrit, i sheh tė tjerėt detyrimisht tė barabartė me vetveten, sheh nė tė tjerėt aspak ndryshim nga vetvetja ose nė rastin mė tė mirė ndryshime tė parėndėsishme. Ky shpirt i ngujuar, qė natyralisht kėrkon hapje dhe liri, e anon ndėrgjegjen drejt njėshit (individualitetit, e thėnė joshqip), mėvetėsisė, kuptimit qė ky vetnjėsh nuk ka vlerė dhe si rrjedhim i mbin dėshira qė tė duket mbi tė tjerėt ose, e thėnė sipas mendjes sė tij, mbi tė barabartėt e tij. Njė mendėsi i tillė nuk arrin tė pranojė se veē punės sė tij egziston e duhet tė egzistojė edhe puna e tė tjerėve dhe nuk sillet nė mėnyrė qė puna e tij tė plotėsojė punėn e tė tjerėve ose puna e tij tė plotėsohet prej tė tjerėve. Pėr njė shpirt tė tillė i mirė ėshtė, domethėne duhet tė egzistojė, vetėm guri i tij dhe jo muri i pėrbashkėt; ai ėshtė i pazėvėndėsueshėm dhe madje ka edhe raste qė ai pėrpiqet ta prishė murin e pėrbashkėt. Njė shpirt i tillė ėshtė i dhunshėm dhe nuk pėrcjell respekt pėr tė tjerėt e midis tė tjerėve, biles pėr tė nuk egziston dhe nuk duhet tė egzistojė edhe mendimi ndryshe, aq mė tepėr tė kuptojė se kur respektohet mendimi ndryshe edhe bashkimi ėshtė mė i fortė. E thėnė mė gjėrė, njė shpirt i tillė nuk pranon ndryshimin dhe si rrjedhim nuk pranon zhvillimin. Njė njeri me njė mendėsi tė tillė dallohet lehtė sepse mendon, flet apo shkruan me pėremrin vetor shumės NE.

Njė shpirt i tillė i jep vlerė vetėm tė qėnit mundues pėr tė tjerėt, i jep vlerė vetes vetėm dukė ia ulur vlerėn tė tjerėve, i jep vlerė vetes duke pėrdhosur vlerat qytetare, kulturore dhe kombėtare tė shoqėrisė qė i pėrket. Njė shpirt i tillė njeh vetėn lirinė e tij tė egjėrt e tė pakufishme, pėr tė nuk egziston liria e tjetrit, biles kur mbaron ai duhet tė mbarojnė edhe tė tjerėt. Njė shpirt i tillė ėshtė i pangopur, i pakėnaqur, i paqetė dhe rrjedhimisht mizor pėr tė mbajtur gjallė pangopshmėrinė e tij. Njė shpirt i tillė sheh vetėm tė drejta pėr veten e tij, pėr tė egziston vetėm liria e tij dhe jo e tė tjerėve, ai vetmendon se ėshtė i pagabueshėm, ai nuk mban dhe nuk ndjen pėrgjegjėsi pėr veten dhe tė tjerėt. Njė shpirt i tillė synon qė ēdo gjė me vlerė tė jetė brenda derės sė tij, ai dėshiron dhe pėrpiqet tė ndėrtojė vetėm ishullin e tij, atij nuk i intereson ambjenti pėrreth tij, atij nuk i interesojnė gjėrat e pėrbashkėta; njė shpirt i tillė ėshtė, bie fjala, njė Ali Pashė Tepelenė. Njė shpirti tė tillė i pėlqen tė ndėrtojė ishullin e tij tė thepisur; ai ngazėllehet kur prish urat lidhėse dhe pret telat ndėrlidhėse pėr tė ndėrtuar garth pėr veten e tij. Atij nuk i pėlqen bashkėjetesa paqėsore, sepse ai nuk respekton tjetrin dhe pjesėn e tjetrit, ai ėshtė njė fqinj i keq, ai urren dhe i erren sytė pėr ēdo ndryshim tė vėnė re tek “tė barabartėt” e tij; biles ai vrojton se ē’bėjnė tė tjerėt pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė. Ai arsyeton mbi bazėn e vetarėsyes sė shtypur tė njėshit, domethėnė ai kėrkon njėsha pėr mendjen e tij tė ngathėt sepse ai e ka frikė njėshin, mundimtarin e mundshėm tė tij dhe mendon se edhe ai njėsh e ka frikė atė pėr tė njėjtėn arėsye. Njė shpirti tė tillė nuk i intereson bashkėpunimi, atij i intereson mbinjėshi qė ta urdhėrojė. Biles edhe kur e sulmojnė, ai kėrkon vetėm njėsha, sepse pėrndryshe nuk e kupton se pse i sulen.

ASKUSHMĖRIA ėshtė njė ndjenjė e skajshme shoqėrore qė nė situatė paniku e fut njeriun nė ankth dėrrmues dhe e zvėtnon. Nėn ndrydhjen e skajshme tė shpirtit tė njeriut, nėn zhvleftėsimin e historisė nė mendjen e tij, i dalldisur nga paarsyeshmėria, fillon tė ndriēojė shpirtin e tij vetėm njė dritėz e zbehtė hėnorė dhe nė shpirtin e tij lind degėza e askushmėrisė. Ai kėshtu bėhet njė makinė qė nuk ka fillim rruge, qė pėrpiqet tė ngahet dhe po qe i nevojshėm mund tė marrė njė kthesė e tė ecė pėr aq sa i kėrkojnė shėrbim. Duke harruar me dashje ose pa dashje, ai humb vetveten dhe fshin nga mendja vlerat nė origjinėn e tij; ai nuk e dallon mė tjetrin; ndėrkohė ai kėrkon tė pėrmbajė vlera tė reja, por nuk e kupton se ato janė tė pathemelta tek ai. Ashtu si natyra nga ku ka lindur, shoqėria njerėzore pėrmban nė vetvete ndryshueshmėrinė. Domethėnė, njerėzit ndryshojnė nga pamja, mendimi, gjatėsia, vendlindja, dėshirat, kėnaqėsitė, aftėsitė, dituritė dhe biles brenda njė grupi shoqėror (kombi) ka ndryshime nė tė folurat vendore e nė veshje. Pėrtej kombit, ndryshimet shtohen nė tiparet e jashtme, ngjyra e lėkurės, gjuha, etj. Grupet shoqėrore (kombet) dhe nėngrupet shoqėrore (brenda njė kombi) kanė edhe gjėra tė ngjashme dhe tė pėrbashkėta, por nuk kanė gjėra tė barabarta. Nėse respektohet natyra, duke pėrfshirė edhe shoqėrinė e larmishme njerėzore, atėhere jeta ėshtė e paqshme. Nė tė kundėrt, pėrpjekjet pėr tė krijuar fantazma barazie pėrbėjnė krime natyrore dhe njerėzore.

Nė rastin e Shqipėrisė zyrtare, pėr gjysėm shekulli u edukua dhunshėm me qėllim dhe me absolutizėm fantazma e barazitizmit shoqėror dhe ndėrkombėtar, aq sa u kėrkuan vėllezėr edhe nė xhunglat e Amazonės apo tundrat e Azisė. Njerėzit u bashkėmblodhėn dhunshėm mendėrisht, fizikisht dhe jetėsisht. U punua pėr tė krijuar tė ashtėquajturin njeriu i ri, domethėnė askushin e dėshiruar tė barabartė e tė edukuar me shpirtin e turmės. Pėr pasojė, edhe pas vitit 1990, edhe ndryshimet e pakta nė organizimin shtetėror vazhdojnė tė barazohen me papėrgjegjėsinė dhe pėr tė zbatuar ligjet (tė pranuar nga tė gjithė) pritet tė merrėt urdhėr nga lart. Pėr askushin e mirė ėshtė askushmėria dhe e keqe ėshtė ēdo gjė tjetėr e arsyeshme jo-paemėr dhe me formė e pėrmbajtje tė qartė. Askushi nuk di tė emėrojė, nuk di pse ėshtė nė njė detyrė zyrtare dhe ēfar do tė thotė ai emėrim, ēfar pritet e duhet tė bėjė, ēfar tė thotė e ēfar tė kėrkojė; nuk e di ē’ėshtė e ēfar pėrfaqson kombi e flamuri kombėtar, ēfar duhet tė bėjė pėr festėn kombėtare dhe ēfar flamuri duhet tė mbajė, etj. Askushmėria mund ta ēojė askushin nė veprime tradhėtie. Ai vetėm keq sheh, uron apo dėshiron, sepse ai vetė ėshtė keq dhe tė keqen ka si pikė krahasimi; ai flet gjėra tė parėsyeshme e tė pakuptueshme dhe biles ai nuk dallon ngjyrimet.

MENDĖSITĖ E TURMĖS DHE ASKUSHMĖRISĖ tė para veēan dhe tė veēuara pėr njeriun e veēuar nuk pėrbėjnė rrezik pėr shoqėrinė. Por nė skajin tjetėr, kur shpirti i turmės dhe i askushėmrisė bėhen tipare shoqėrore pėrhapura dhe tė njėkohshme, atėhėre ai grup shoqėror ėshtė nė rrezikun mė tė madh vetshkatėrrues. Rreziku bėhet mė i madh dhe pėsimi prej tij mė i shpejtė kur armiqtė e njė grupi shoqėror tė caktuar ia njohin atij shpirtin dhe pėrkujdesen tė pėrhapen pikėrisht kėto dy tipare shoqėrore. Nė kėtė rast, pasoja ėshtė e paqartė pėr ēastin por e qartė pas njė periudhe tė gjatė kohe. Atėhere rrjedhimi ėshtė: ai grup shoqėror vetshkatėrrohet, humbet vlera njerzore, shpirtėrore, kulturore dhe materiale, ose nė rastin mė tė mirė vazhdon tė pėrtiqet nė kufinjtė e mbijetesės duke ngelur i prapambetur, i vetpenguar nė zhvillim dhe i paqetėsuar. Ngulmi i kėtyre dy mendėsive i mban ndezur njeriut ėndėrrėn e barazitizmit dhe si rrjedhim ai cėnon dhunshėm gjėrat qė s’i pėrkasin ose qė janė tė ndryshme nga ėndėrrimi i tij.

Veē shpirtligėve, njerėzit qė janė nė detyra zyrtare, edhe nė qofshin tė arsimuar por qė i pėrmbajnė nė vetvete tė dy kėto mendėsi, bėhen shumė dėmtues pėr shoqėrinė gjatė marrjeve tė vendimeve zyrtare. Njerės tė tillė bėhen kukulla qeverisėse dhe nga veprimet apo goja e tyre mund tė dėgjosh gjėrat mė tė paarėsyeshme. Gjithashtu, nėse do tė ketė askusha me mendėsi turme nė detyra vendimmarrėse pėr shoqėrinė, atėhere edhe veprimtaria armiqsore e huaj do tė ketė sukses tė dhimshmėn pėr shoqėrinė. Historia Shqiptare vazhdon ta japė kėtė mėsim. Ato njerėz qė thonė se nuk ka armik, ose e bėjnė kėtė nga pakuptueshmėria e tyre, ose e thojnė kėtė nga vetvetja pėr qėllime tė ngushta vetjake apo pėrfitimi, ose iu ėshtė thėnė nga armiqtė ta thonė kėtė gjė (duke e ditur ose duke mos e kuptuar kėtė), ose shtyhen ta thonė kėtė jo vetėm nga njė shkak i vetėm i pėrmendur mė sipėr. Pse u shpartallua shteti nė Shqipėrinė zyrtare nė fillim tė vitit 1997: shkaku qe mendėsia e askushmėrisė (humbi armiku), ndėrsa veprimi u frymėzua nga mendėsia e turmės.

Tė dy kėto mendėsi ushqejnė njėra-tjetrėn dhe pėrcaktojnė sjelljen shoqėrore tė njeriut, sepse ajo do tė thotė para sė gjithash si sillet njeriu ndaj shoqėrsiė dhe ēfar ka bėrė pėr tė. Tė dyja mendėsitė e zvoglojnė ndikimin e tyre negativ nė shoqėri nėpėrmjet edukimit kombėtar dhe pėrparimtar qė ka si qėllim zhvillimin e sjelljes shoqėrore. Megjithatė egzistenca e theksuar e kėtyre dy mendėsive dhe njohja e nxitja e tyre nga ato qė i duan tė keqen shqiptarėve i rrisin mjaft pasojat negative mbi shoqėrinė shqiptare, qetėsimin dhe zhvillmin e saj. Duke i ditur armiqtė kėto mendėsi tė theksuara tek shqiptarėt, ato qėllimisht ēdo veprim tė keq tė njė shqiptari ose tė disave nxitojnė ta pėrgjithėsojnė. Pra ēeshtja shtrohet: tė dihen tė metat e mendėsisė shoqėrore dhe tė kundėrveprohet butėsisht pėr largimin e tyre, apo tė mos dihen por t’i dijnė armiqtė dhe tė kundėrveprohet egėrsisht pėr thellimin e tyre. Nė ēdo rast, largimi i kėtyre dy mendėsive ėshtė shumė i thjeshtė: njeriu tė mos mendojė e tė mos flasė me NE.

(Shėnim: Ky artikull ėshtė vetėm pėr ato qė e mirėkuptojnė.)

Saimir Lolja
Nėn-Prof. Dr. PEng.

Illyria 22-Shkurt-2005
Panorama 12-Mars-2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.