Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Miqesia e dy femrave fillon ose mbaron prej nje komploti ndaj nje te trete.
--- Alfons Karr

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 121 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Letersi :: Ne 90 vjetorin e lindjes se Migjenit
Postuar nga: Albo

Letersi Nje artikull mbi jeten e Millosh Gjergj Nikolles, ose sic njihet nga mbare shqiptaret, Migjeni. Artikulli eshte shkeputur nga gazeta shqiptare dhe ben nje panorame te jetes dhe vepres se Migjenit dhe qytetit te tij te lindjes.

Faqja 12/13 - SPECIALE Dhjetor 26, 2001

REPORTAZH

Njė ditė nė qytetin e veriut, ku lindi 90 vjet mė parė Millosh Gjergj Nikolla. Busti i braktisur dhe i zhgarravitur, harresa e bashkėqytetarėve, dhe varri i mbuluar me borė

Migjeni pėrtej zonės sė harrimit tė shqiptarėve
Poeti, pėrmes fjalėve tė Aurel Plasarit, Nasho Jorgaqit, Arshi Pipės, Skėnder Drinit, Moikom Zeqos, Robert Elsie, Fatlum Nures


Ben Andoni

Dua tė kėndoj njė kėngė, por zėri im ka humbur. Unė dua tė eci, por nuk i kam mė kėmbėt. Nėna mė thotė: 'Por ti e ke njė shtėpi...' Po. Unė kisha njė shtėpi, por nuk e kam mė..." Kėto fjalė tė njė personazhi tė varur tė shkrimtarit tė madh boshnjak, Abdullah Sidran, mė kujtohen ndėrsa udhėtoj drejt Shkodrės, vendit ku 90 vjet mė parė lindi poeti ynė Migjeni. Si pėr njė ironi tė fatit, edhe Migjeni nuk ka njė shtėpi, ndėrsa zėri ka kohė qė i mungon. Zėri jetėsor i ėshtė shuar nė Torino, duke u gdhirė 27 gushti i vitit 1938. Pėr tė kuptuar gjendjen e Migjenit, mund t'i referohesh letrės sė fundit, qė ka shkruar me dorėn e tij: "Kam shėrbye pėr pesė vjet si mėsues i detyrės nėpėr malėsitė e Veriut, ku jeta e vėshtirė e atyne viseve ma rrėnuen nė kėtė mėnyrė shėndetin dhe lumturinė e jeme personale."

Ditėt e ftohta tė dhjetorit 2001 mė sjellin ndėrmend vetvetiu ditėn e 20 dhjetorit tė vitit 1937, kur ai do tė nisej nga Shkodra pėr tė mos u kthyer mė nė Shqipėri. Gjithsesi, nga xhamat me brymė tė makinės ndjek ecjen e shkodranėve tė shekullit t'ri. Nuk e di pse mė duken ashtu si dhjetėra vjet mė parė, pėrmes rrugėve, me trishtimin e zakonshėm tė personazheve tė Migjenit. Kryeqyteti i kulturės tė duket krejt i hirnosur nė kėto ditė tė ngarkuara me borė nė dhjetor.


Rikthim nė 90-vjetor
Nostalgjia ka kohė qė ka kaluar nė qytet pėr poetin e shquar. "Faji" mė i madh ėshtė se vepra e Migjenit gjithmonė e ka tejkaluar tragjizmin qė shoqėroi jetėn e tij tė shkurtėr. "Sa turp, sa turp", do tė thoshte prof.Nasho Jorgaqi, kur e pyet pse nuk u bė diēka mė shumė pėr Migjenin, nė 90-vjetor, nė ditėt e tetorit. Ngre supet: "Eshtė me tė vėrtetė turp." "Pse nuk u kujtua askush pėr tė nė ēmimin mė tė madh tė letėrsisė 'Penda e Artė'!?" -tė kujton njė nga botuesit. Nė fakt, njė antologji poetike e pėrgatitur nga njė krijues, Kujtim Dashi, dy-tre shkrime nė shtypin periodik ishin gjithēka, qė kujtuan Migjenin nė 90-vjetorin e tij shtuar me dy aktivitete respektivisht nė Tiranė dhe Shkodėr. "Ai ėshtė mesazheri i tė gjitha kohėrave", thotė Dashi."Zyrtarisht vdekja e Migjenit merret vesh vetėm njė muaj mė vonė, mė 29 shtator 1938, me letra ku nuk mungojnė pasaktėsitė, neglizhencat...aq tė zakonshme nė burokracinė dhe injorancėn e shtetit...ndėrsa vetė Inspektoria e Arsimit nė Shkodėr e merr vesh krejt privatisht vdekjen e tij", thotė Rinush Idrizi nė monografinė kushtuar poetit. Njė situatė e tillė -mė thonė nė qytet- ka ndodhur edhe pak javė mė parė nė Shkodėr. "Mė kanė kujtuar ditėn e fundit, atėherė kur askush nuk kujtohet, mandej askush nuk ka propozuar diēka konkrete pėr pėrkujtimin e poetit", thotė njė nga funksionarėt e Bashkisė. Kjo do tė thotė se nė Shkodėr poeti nuk ėshtė, tė paktėn, qytetar nderi, ndėrsa lista e "Tė nderuarve" "ėshtė e madhe dhe nuk na kujtohet", thonė nė Bashki. Kjo tė thotė, qė listės sė artistėve tė kėngės, humorit dhe personave tė tjerė tė nderuar shkodranė i mungon 'rastėsisht' Qytetari Migjeni. Kėto mendoj, ndėrsa jam duke shkuar drejt Varrezave tė Dėshmorėve, ku gjendet varri i tij. "Eshtė rregulluar vorri, pak kohė mė parė", na sigurojnė nė Bashki. "Ne i kemi sendet e pėrdorimit vetjak tė Migjenit dhe dorėshkrime tė pabotuara tė autorit", thotė drejtori i Muzeut tė Shkodrės. Magjithatė shkodranėve u ngjan si ēudi kur i pyet pėr poetin. "Lene t' shkretin n'vorr", tė thonė indiferentė ata. Gjithsesi, 'rrezikun' ka kohė qė nuk e kanė lėnė rehat. Pak vjet mė parė i thyen varrin dhe ia lanė ashtu tė ekspozueshėm, pėr ndonjė mbledhės objektesh. Si pėr ironi tė fatit, nė 20-vjetorin e Muzeut Kombėtar, tė ekspozuara si relike tė rralla ishin edhe copat e mermerit tė varrit tė tij. Ky ishte ndoshta motivi ku fshihej dėshira pėr tė udhėtuar drejt Varrezave tė Dėshmorėve nė Shkodėr, ku prehen edhe eshtrat e tij. Askush nuk e di varrin, ndėrsa nėna natyrė kuriozitetit tonė e ka intriguar me njė shtresė tė admirueshme bore. "A, pse k'tu asht Migjeni", mė thotė njė nxėnės i shkollės sė mesme. Pėrpjekjet tona pėrfundojnė tė pasuksesshme nė varrezė. Listės sė gjatė nominative, me tre kolona tė heronjve, i mungon qartėsia e emrave nė kolonėn e dytė, atje ku shpresojmė qė tė jetė "Ai". Kėrkimet janė hipotetike dhe, kuptohet, edhe rezultati mbetet po ai. Mbetemi nė besimin e funksionarit tė Bashkisė, Fatlum Nure, qė na thotė se "varri i tij ėshtė rregulluar"...


Shkodra dhe bashkėkohėsit
"Shkodra, dashnorja e shekujve", sipas Migjenit, ėshtė treguar mazohiste me poetin e saj. Dashurinė ia ka kthyer sipas mėnyrės sė vet. E ka lėnė pa shtėpi. Bustin e tij, pasi ia ka prishur epigramin, e ka vendosur nė njė cep tė padukshėm, pėrbri teatrit me tė njėjtin emėr. Shkodra e ka 'strehuar' duke e bėrė vendin para tij nė njė parkim tė thjeshtė furgonėsh. "Ku ėshtė busti i Migjenit", pyes njė shkodran pranė Teatrit. "A nuk po e sheh rrezikun", mė tregon ai Migjenin. Pa hundė, monumenti gati nė degradim tė prezanton Migjenin. Falė nėnshkrimit me emrin e tij, i cili ėshtė fshirė nga njė dorė qė ka pasur kohė tė tregojė qetėsisht artin e saj, vėrtetoj gjithēka. Migjeni tė vėshtron kryelartė nė njė bust tipik tė realizmit socialist. Krenar, tashmė i mbuluar me njė shtresė bore, atij qė kalon aty pari, nuk i bėn asnjė pėrshtypje. Epigrami i tij ėshtė prishur 'kortezialisht' me njė vijė blu nė mes. "Qeshu rini qeshu/ Bota asht e jote"/ poshtė emrit tė tij ėshtė ironia mė e madhe nė kėtė realitet. Fare i braktisur, Migjeni qėndron nė shoqėrinė e furgonėve tė udhėtarėve. E vetė, nė pozicionin e dispeēerit historik, shikon personazhet njerėzore qė lėvizin pėrditė. Pėrbri tij qėndron njė dyqan i mbajtur keq dhe nė njė kėnd 90° shtrihet 40 metra mė tej, Teatri qė mban emrin e tij.


"Nuk ka iniciativa pėr Migjenin", tė thotė nėnkryetari i bashkisė sė Shkodrės, Fatlum Nure. "P.sh. komuniteti i mjekėve propozoi njė mjek (figurė e nderuar pėr qytetin) dhe atij iu dha titulli, ndėrsa komuniteti i humoristėve propozoi njė koleg dhe atij iu dha ēmimi". Qesh me njė paradoks pėr njė humorist 'Nder i qytetit', qė nuk gjente dot njė sasi modeste lekėsh nga bashkia, pėr spektaklin e tij. "Nė qoftė se nuk do tė propozojė dikush, atėherė si mund tė bėhet qytetar nderi?! Unė jam me profesion inxhinier dhe problematika rutinore nuk mė jep mundėsi qė tė vėzhgoj data apo tė kem njohuri pėr figura", thotė Nure. Pėr tė, indiferenca ndaj Migjenit vjen fillimisht nga komuniteti artistik i Shkodrės. "Gjithsesi, ne jemi duke menduar qė monumenti i Migjenit tė riparohet dhe po shikojmė njė mundėsi pėr njė basoreliev qė mund tė vendoset nė murin e Teatrit. Njė projekt tjetėr ėshtė qė Migjeni tė ketė mundėsi qė tė jetė nė mes tė lulishtes qė do tė rikonstruktojmė sė shpejti, ku ai tė jetė figurė qendrore e kėtij kompleksi", thotė Nure.


"Nė rast se nuk e realizojmė kėtė, thotė pastaj i revoltuar bashkiaku, atėherė edhe teatrit kryesor tė qytetit, t'ia ndėrrojnė emrin." Pa shprehje, fytyra e Migjenit, pas ndryshimeve estetike qė i janė bėrė, tė qesėndis. Po, vėrtetė, tekefundit ē'i duhen ato nė botėn tjetėr... Dikush nuk di se e ka varrin apo jo. Dikush tjetėr tė konfuzon pėr ish-shtėpinė e tij. Dikush tjetėr tė ngatėrron nė elementė tė tjerė... "Ai ėshtė krenaria jonė", tė thotė me dinjitet njė qytetar, qė, si pėr ndonjė koincidencė tė jashtėzakonshme, mban nė dorė librin "Migjeni nė Pukė". Ky qytet i vogėl, ku ai ka kaluar disa kohė, e ka bėrė "qytetar nderi" tė saj.


Shtėpia dhe "sllavizmi" i tij
Shtėpia muze e Migjenit ėshtė ndėrtuar nė vitin 1961 nė Shkodėr, nė vendin ku ka qenė banesa e lindjes e poetit. Dikur pėrmbante dorėshkrimet origjinale tė Migjenit, mjetet e punės, sendet vetjake, botimet qė lidheshin me tė, pėrkthime dhe dorėshkrime.... Pas viteve '90, shtėpia e tij ėshtė marrė nga pronarėt. Mė vonė kjo shtėpi u bė kuvend murgeshash. "Unė kam dėgjuar- thotė nėnkryetari i Bashkisė, Fatlum Nure- se edhe malazezėt e kanė dashur qė ta etiketonin si poetin e tyre." Nuk ėshtė ndonjė ēudi, ndėrsa sjell ndėrmend fjalėt e profesorit Arshi Pipa pėr shkrimtarin: "I lindur shqiptar nė njė familje me prejardhje sllave, pastaj i shkolluar nė njė mjedis kulturor sllav, ai pėrsėri pati kontakte me Shqipėrinė dhe me gjuhėn e kulturėn shqipe si i rritur. Gjuha qė fliste nė shtėpi ishte serbo-kroatisht, kurse nė seminar mėsoi rusisht. Ai nuk e dinte mirė shqipen. Shkrimet e tij janė plot gabime drejtshkrimi. Madje edhe mjaft elementare, kurse sintaksa e tij ishte larg sintaksės tipike tė shqipes." Kur mendoj kontributin e Migjenit pėr shqipen, atėherė dua t'i besoj fjalėt e Robert Elsie pėr tė: "Duke qenė edhe me prejardhje sllave, ai nuk u mbyll brenda kufijve nacionalistė, por do tė bėhej njė nga shkrimtarėt e paktė shqiptarė, qė do tė lidhte dy anėt e hendekut kulturor, i cili ndante dhe po i ndan shqiptarėt dhe serbėt".


Morali, feja dhe Migjeni revolucionar
Zoti ėshtė pėr tė njė gjigant me grushta graniti, qė dėrrmon vullnetet e njerėzve. "Migjeni ėshtė i anatemuar nga Kisha, tė thotė njė shitės. Mbahet njė diferencė me tė, sepse ai ka qenė i njohur kundra fesė". Kjo ėshtė njė e vėrtetė qė tė tremb nė Shkodėr. Tė gjithė e thonė dhe askush nuk e pranon me zė. "Manastiret, tė dobishme pėr edukimin e parė tė qytetėrimit modern, u bėnė pengesė pėr rritjen e tij dhe tė dėmshme pėr zhvillimin e tij", e perifrazon vetė Migjeni njė pjesė nga "Tė mjerėt" e Hygoit. Dy poezitė e tij, fillimisht tė censuruara, "Parathėnia e parathėnieve" dhe "Blasfemi", gjithmonė do tė na mahnisin me guximin e tyre. E njeriu nuk e di: /A asht zoti pjella e tij/apo ai-vetė pjella e zotit,/por e shef se asht kot i kotit/me mendue mbi njė idhull/qė nuk u pėrgjigj./Dhe tash s'po dihet ma kush asht zot e kush njeri./ Ndėrsa nė "Blasfemi": /Shkėlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndėr mjekra tė hoxhallarėve./O sa engjuj tė bukur pėrpara derės sė ferrit!.../


Pėr Migjenin, shqiptarėt nė pėrgjithėsi kujtohen kur shfryjnė. 'Mllefi' i tij pėr pamundėsinė, tashmė i futur nė rrjeta tė shumtė librash, del nė momentin qė njerėzit duan tė kėlthasin."Kohė pėr Migjenin asht tani", tė thotė njė bashkėqytetar i tij, ndėrsa mbart njė si mangall....apo kush e di se ēfarė. Migjeni i pėrgjigjet vetė kėtij realiteti:"Unė jam pa moral. Konceptimi im menduer -mos me thanė ideologjik-nuk pajtohet me moralin tė cilin mue kjo shoqni ma imponon. Por unė e marr moralin e saj pėr sy e faqe, n'sa mbrapa unė ia loz lojėn kur tė due. Kėshtu si unė ia lozin lojėn shoqnis' me qindra veta nė vendin tonė..." Nė fakt, Migjeni i takonte njė kohe "kur ėndrrat ēirreshin si kėmishė e thurur me penj merimange dhe mbetej vetėm lakuriqėsia e jetės banale", thotė Plasari. Ndoshta ishte kjo kohė, kur ai bėri njė hop cilėsor nga bashkėkohėsit e tij. Migjeni pati kurajėn, qė tė tregonte aq sa dinte pėr misterin moral. Ai nuk pati frikė qė t'i shprehte instinktet e tij. Gjithsesi, kjo do tė mjaftonte qė bashkėvendasit t'i tregonin "mosmirėnjohjen". Kėtė sot e has nė indiferencėn dhe pėrshtypjet rutinore tė njerėzve nė Shkodėr. Nė fakt, pėr Migjenin ėshtė shkruar shumė. Por vallė ėshtė shkruar pėr vlerėn e vėrtetė tė veprės sė tij? "Ai nuk ėshtė zbehur nė epokėn postmoderniste, sepse Migjeni e ka konceptuar historinė nėpėrmjet paradokseve dhe, me sa duket, ligji i paradokseve ėshtė i pėrjetshėm", thotė Moikom Zeqo.


"Nė mjaft raste, thoshte nė njė shkrim tė tij studuesi i njohur Aurel Plasari, kur pėr njė dukuri flitet shumė, ndodh qė ajo tė mbulohet mė tepėr, se tė zbulohet. Kam pėrshtypjen se kėshtu ka ndodhur edhe me diskutimet pėr vlerėn emancipuese tė veprės sė Migjenit. Vepra e tij ėshtė me vite drite larg romantizmit kombėtar, mbizotėrues pėr kaq shumė dekada nė letėrsinė shqipe."


"Migjeni ėshtė lėnė nė heshtje. Ai ėshtė quajtur poet revolucionar. Kuptohet gjithmonė nga ata qė nuk e kuptojnė.


Megjithėse ai nuk ėshtė poet socialist apo revolucionar, me gjithė revoltėn dhe grushtet e shtrėnguara, qė na tregon ndonjėherė", thotė Elsie. Sepse Migjeni nuk ishte as optimist, si edhe as nuk ishte i angazhuar.

***

"'O kangėt qė fleni reliktet e mia/q'ende s'keni prekun asnjė zemėr tė huej/vetėm unė me ju po kėnaqem si fėmija,/unė-djepi juej, ndoshta vorri i juej." Janė pak, gjithsesi, disa orė, qė tė ndjekėsh gjurmėt e Migjenit nė Shkodėr, por do tė mjaftonin vetėm disa minuta, qė tė ndieje neglizhencėn e madhe pėr tė. Poeti fle i qetė nė tė dalė tė qytetit, atje ku pak njerėz kujtohen pėr tė.


Bashkė me largimin, pak orė mė vonė nga Shkodra, mė kujtohet fatkeqi i Sidran: "Nėnė, ja pse dua tė kėndoj njė kėngė, njė kėngė me kėtė zė, qė nuk e kam mė. Dua tė kėndoj pėr ata qė nuk mė dėgjojnė. Dua tė kėndoj pėr..."




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.