Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Alleancat ne politike nderkombetare eshte bashkimi i dy hajduteve, ku dora e sejcilit eshte e zhytur thelle ne xhepin e tjetrit, per te mos ta lene ate te vjedhe nje te trete.

--- Ambrose Bierce

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 139 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Emigracion :: Greqia, legalizim pėr gjithė emigrantėt
Postuar nga: Albo

Emigracion Qeveria greke ka miratuar dje projektligjin pėr emigracionin, qė pritet tė kalojė nė Parlament nė fillim tė majit

Greqia, legalizim pėr gjithė emigrantėt

Sipas ndryshimeve tė bėra, numėrimi i viteve pėr marrjen e lejes 5-vjeēare do tė nisė nga maji i vitit 2001


Altin Metaj

ATHINĖ - Tė gjithė emigrantėt e paligjshėm nė Greqi, shumė prej tyre shqiptarė, mund tė kenė njė shans pėr legalizimin e tyre nė kėtė vend. Kjo falė ligjit tė ri pėr emigracionin, qė ėshtė miratuar dje nga qeveria greke dhe pret kalimin nė Parlament. Lajmi ėshtė bėrė i ditur dje nė Athinė nga dy ministrat e qeverisė greke, ai i Punėve tė Brendshme dhe Decentralizimit, Prokopi Pavlopulos dhe ministri i Rendit Publik, Vulgaraqis. Tė dy ministrat bėnė tė ditur se ndryshimet e bėra nė ligjin 2 910 janė miratuar dje edhe nga qeveria greke, e cila i ka hapur dritėn jeshile ligjit. Pas tė cilit, gjithēka do tė kalojė nė Parlamentin grek. Sipas burimeve zyrtare, bėhet e ditur se ligji pritet tė miratohet nga Parlamenti nė javėn e parė tė muajit mars. Kohė qė pėrkon me mbylljen e festimeve tė pashkėve ortodokse. Sipas ministrit grek tė Punėve tė Brendshme dhe Decentralizimit, Pavlopulos, projektligji deri nė marrjen e formės pėrfundimtare kaloi nė njė debat tė gjerė, ku morėn pjesė tė gjitha partitė politike greke parlamentare si dhe organizata emigrantėsh dhe sindikata. Sipas tij, nė ligj ėshtė reflektuar pjesa mė e madhe e propozimeve dhe sugjerimeve tė bėra nga pėrfaqėsitė e emigrantėve. Pėr pasojė, mėsohet se projektligji ka shumė ndryshime nga ai i paraqitur nė fazėn fillestare tė debateve nė fillim tė muajit shkurt.


Fushatė legalizimi

Fillimi i njė fushate tė re legalizimi, prej sė cilės pritet tė pėrfitojnė njė numėr i konsiderueshėm emigrantėsh qė jetojnė prej kohėsh nė Greqi, me ose pa leje qėndrimi. Kjo ėshtė njė nga pikat mė kryesore tė pėrfshira nė kėtė projektligj. “Do tė legalizohen tė gjithė emigrantėt e jashtėligjshėm qė janė aktualisht nė Greqi”. Kėshtu ka deklaruar ministri Pavlopulos, por pa dhėnė ndonjė shifėr tė pėrafėrt lidhur me ata qė do tė pėrfitojnė nga kjo fushatė. Ndėrkohė qė, sipas shtypit grek, shifra e atyre qė do tė pėrfitojnė arrin nė 500 mijė. Pavarėsisht kėsaj, ministri Pavlopulos ka shtuar se ligji i ri do tė ketė tė saktėsuara tė gjitha kriteret si dhe kategoritė qė do tė pėrfitojnė nga kjo fushatė. Nga ana e tij, ministri i Rendit, Vulgaraqi, ka premtuar se tani e tutje emigracioni nė Greqi do tė jetė i kontrolluar. Sipas tij, tė gjithė ata qė do tė hyjnė nė Greqi pėr punė do tė jenė tė kontrolluar nga ambasadat e vendeve qė do tė japin vizat hyrėse. Gjithashtu lejet e qėndrimit do tė jepen nėn masa tė larta sigurie si dhe do tė jenė tė pajisura me njė numėr tė posaēėm, i cili lehtėson shėrbimin e emigrantit kudo qė ai ndodhet nė IKA apo shėrbime tė tjera publike. “Pas fushatės sė re tė legalizimit ne do tė dimė se kush ėshtė dhe kush hyn nė Greqi. Me pak fjalė, do tė kemi njė pasqyrė tė qartė pėr tė gjithė emigrantėt”,- tha z. Pavlopulos.

Pėrsa i pėrket kohės qė do t’i duhet njė emigranti pėr tė marrrė lejen e qėndrimit, tė dy ministrat nuk dhanė ndonjė afat kohor. Sipas tyre, bashkimi i lejes sė punės me atė tė qėndrimit si dhe pėrqendrimi i kompetencave te periferitė pėr dhėnien e kėtyre lejeve do tė ndihmojė shumė emigrantėt, tė cilėt nuk do tė jenė tė detyruar tė sorrollaten nėpėr shumė zyra.

Leja 5-vjeēare

Gjithė emigrantėt qė mund tė vėrtetojnė se nga periudha maj 2001 deri nė muajin maj tė vitit 2006 kanė qenė me qėndrim tė ligjshėm nė Greqi, mund tė pėrfitojnė lejen e qėndrimit pesėvjeēare.
Kjo ėshtė njė tjetėr pikė e rėndėsishme e ndryshuar nė projektligjin e ri. Ndryshim qė erdhi si pasojė e presioneve tė bėra edhe nga shoqatat e emigrantėve. Numėrimi i viteve pėr marrjen e lejes sė qėndrimit pesėvjeēare ka pėsuar kėsisoj njė ndryshim. Sipas propozimit tė parė, ky numėrim do tė fillonte nga janari i 2006-s dhe lejet e para tė kėtij tipi do tė jepeshin mė 2011. Por projketligji i ri parashikon qė ky numėrim tė fillojė qė nga koha qė ka hyrė nė fuqi ligji 2 910, pra qė nė maj tė 2001-shit. Duke iu dhėnė njė favor shumė emigrantėve qė mund ta vėrtetojnė kėtė me anė tė dokumenteve.

Ndėrkohė qė nuk ka ndonjė ndryshim nė projektligj sa i pėrket bashkimit familjar dhe personave me tė cilėt lejohet tė bėhet ky bashkim. Emigranti ka tė drejtė tė bėjė bashkim familjar vetėm me gruan dhe fėmijėt nėn 18 vjeē. “Ligji i ri lehtėson shumė bashkimin familjar. Ėshtė nė filozofinė tonė qė tė mbėshtesim familjen. Pasi ėshtė provuar qė njė emigrant ėshtė mė rezultativ kur jeton sė bashku me familjen”,- ka theksuar Pavlopulos.


Leja e qėndrimit

Emigrantėt qė vėrtetojnė se nga maji 2001 deri nė maj 2006 kanė qenė me qėndrim tė ligjshėm nė Greqi, mund tė pėrfitojnė lejen e qėndrimit 5-vjeēare.


Bashkimi familjar

Emigranti ka tė drejtė tė bėjė bashkim familjar vetėm me gruan dhe fėmijėt nėn 18 vjeē.


Premtimi pėr legalizim

Ndonėse s’janė dhėnė shifra pėr pėrfituesit e legalizimit ministri I brendshėm grek, premton. “Do tė legalizohen tė gjithė emigrantėt e jashtėligjshėm qė janė aktualisht nė Greqi”.


Ligji i ri pėr emigrantėt, nė janar 2006

Burimet zyrtare bėjnė tė ditur se ligji i ri grek pėr emigracionin do tė miratohet nga Parlamenti pas festimit tė pashkėve ortodokse, nė fillim tė muajit maj. Por ai do tė fillojė tė veprojė vetėm mė 1 janar tė 2006. Kjo sepse ligji i ri parashikon qė tė ngrihen pranė periferive, Komisionet e Emigrantėve. Vetėm nė Atiki dhe Selanik do tė dyfishohen numri i qendrave, qė u shėrbejnė emigrantėve. Nė kėto dy zona jetojnė rreth 2/3 e numrit tė pėrgjithshėm tė emigrantėve tė Greqisė. Njė gjė e tillė do tė mundėsojė punėsimin e rreth 35 punonjėsve nė ēdo periferi. Kėshtu qė nga momeneti i miratimit, ligji jep kohėn e duhur qė bėhet njė organizimi i periferive, nė mėnyrė qė tė jenė gati pėr tė pėrballuar valėn e re tė legalizimit.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.