Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Te mencurit kane gjithnje ide te reja;budallenjt i shperndajne.
--- Heine

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Politike :: Bugajski: Zgjedhjet nė Shqipėri, mė tė rėndėsishmet pas 1990
Postuar nga: Albo

Politike Drejtori i studimeve pėr Evropėn Lindore nė SHBA, Janusz Bugajski, flet pėr “Shekullin” nė lidhje me qėndrimin amerikan ndaj situatės nė Ballkan

Bugajski: Zgjedhjet 2005, mė tė rėndėsishmet pas ’90-ės

Eva Kushova

TIRANĖ- Drejtori i departamentit tė studimeve pėr Evropėn Lindore nė Qendrėn pėr Studime ndėrkombėtare dhe Strategjike nė SHBA, Janusz Bugajski, ndodhet nė Shqipėri me ftesėn e Institutit Shqiptar pėr Studime Ndėrkombėtare pėr tė marrė pjesė nė njė forum mbi “Politikėn amerikane nė Ballkan”, qė zhvillohet sot nė Tiranė. Sipas Bugajskit, ēėshtja kryesore qė do tė stabilizojė Ballkanin ėshtė zgjidhja e statusit tė Kosovės, qė, sipas tij, ėshtė pavarėsia. Nė njė intervistė pėr “Shekullin”, ai shpalos qėndrimin e SHBA-sė nė ēėshtjet qė shqetėsojnė sot Ballkanin, ndėrkohė qė analizon edhe situatėn politike nė Shqipėri, duke i konsideruar zgjedhjet qė po vijnė si mė tė rėndėsishmet qė pas rėnies sė komunizmit.

Z. Bugajski, ēfarė mendoni pėr situatėn aktuale nė Shqipėri, veēanėrisht nė prag tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme?

Unė sapo kam mbėrritur nė Shqipėri dhe jam familjarizuar menjėherė me problemet e kėtushme. Megjithatė, duke e parė nga njė distancė, mendoj se zgjedhjet qė po afrohen nė Shqipėri janė shumė tė rėndėsishme pėr shumė arsye. Sė pari, duhet tė sigurohemi qė ato tė jenė tėrėsisht tė lira e tė ndershme, tė drejta si proces, tė rregullta edhe nė mbulimin e medias e kėshtu me radhė. Mendoj se edhe komuniteti ndėrkombėtar po i ndjek me shumė kujdes kėto zgjedhje. Sė dyti, qeveria qė do tė dalė pas kėtyre zgjedhjeve gjithashtu ėshtė e rėndėsishme pėr progresin e Shqipėrisė drejt anėtarėsimit tė vendit nė BE dhe nė NATO, me ftesėn e mundshme tė kėtyre tė fundit nė vitet qė po vijnė. Kėshtu qė programi i reformave qė qeveria e ardhshme do tė ndėrmarrė, do tė ndjekė dhe do tė pėrkushtohet, do tė jetė shumė vendimtar. Mendoj se kėto janė ndoshta zgjedhjet mė tė rėndėsishme nė Shqipėri, qė nga koha e rėnies sė komunizmit.

A mendoni se qeveria amerikane ka ndonjė forcė politike tė parapėlqyer nė kėto zgjedhje?

Uashingtoni nuk merr anėn e ndonjė partie politike, veēanėrisht nė njė vend si Shqipėria, ku nuk ka parti demokratike dhe tė tjera antidemokratike. Kėtu ēėshtja ėshtė mė e ndėrlikuar, ėshtė pak a shumė si nė vendet e tjera evropiane. Ju keni dy parti me programe tė ndryshme, personalitete tė ndryshme dhe problemi kėtu ėshtė angazhimi i tyre ndaj programit tė reformave. Asnjė prej tyre nuk do tė rivendosė sistemin e mėparshėm dhe as do tė prezantojė njė sistem tė ri totalitar. Tė gjithė janė tė vendosur pėr demokracinė dhe problemi ėshtė se sa mirė funksionon kjo demokraci. Kjo ėshtė e rėndėsishme pėr politikėbėrėsit amerikanė, qė tė pėrpiqen dhe tė inkurajojnė kėdo qeveri apo koalicion qė vjen, demokratėsh apo socialistėsh, pėr sa kohė qė ata mbeten tė pėrkushtuar ndaj programit tė reformave.

Pas gjithė kėtyre viteve qeverisjeje nga socialistėt, a mendoni se njė fitore e demokratėve do tė sjellė ndonjė ndryshim pėr vendin (pozitiv apo negativ)?

Ēdo parti ka programin e vet. Mendoj se kur ndryshojnė partitė nė qeverisjen e vendit, ka fytyra tė reja, ide tė reja, angazhime tė reja. Nėse Partia Demokratike fiton, - kėtė ne nuk e dimė, pasi ėshtė ende herėt qė tė thuhet – ata do tė kenė njė angazhim tė ri nė reformėn pėr integrim ndėrkombėtar. Pėrsa i pėrket tė kaluarės, nuk mendoj se ajo luan ndonjė rol tė madh tashmė. Si Partia Demokratike ashtu edhe ajo Socialiste nuk ishin pėrgjegjėse direkte nė anarkinė qė pėsoi vendi mė 1997. Ne jemi nė njė periudhė tė re tani, nė erėn e integrimit ndėrkombėtar dhe tė vendosjes sė ligjit edhe kėtu nė Shqipėri.

Ē’mendoni pėr liderėt e dy partive kryesore, Nano e Berisha. A duhet t’ia lėnė ata drejtimin e partive tė tyre fytyrave tė reja?

Sa pėr liderėt, u takon shqiptarėve tė vendosin nėse se ata kanė nevojė pėr njė udhėheqje tė re. Nė ēdo vend, njė udhėheqje qė ėshtė e lidhur me tė shkuarėn nuk mund tė shohė pėrpara. Nuk mund tė flas pėr liderė tė kėqinj, por tė tillė qė shohin mė shumė prapa se para. Dhe unė mendoj se liderėt duhet tė shohin mė shumė para se prapa, tė shkojnė tej limiteve partiake, dhe tė kenė angazhime kombėtare, jo thjesht angazhime partiake.

Le t’i kthehemi Kosovės. Thuhet se viti 2005 ėshtė vit kyē pėr tė ardhmen e Kosovės. Por SHBA-ja ende nuk po fokusohet nė kėtė ēėshtje, ndėrsa BE-ja nuk ka njė version tė qartė pėr statusin e saj. A mendoni se vėrtet do ndodhė diēka kėtė vit?

Kosova ėshtė kyēi i stabilizimit tė Ballkanit. Statusi aktual ėshtė tepėr kritik pėr tė destabilizuar gjithė rajonin… Unė mendoj se gjashtė muajt e ardhshėm do tė jenė tė rėndėsishėm pėr tė nisur bisedimet pėr statusin e Kosovės. Por jam nė njė mendje, se SHBA-ja dhe BE-ja duhet tė bien dakord se si tė veprojnė, pėr tė patur njė qėndrim tė pėrbashkėt nė kėtė ēėshtje…. Statusi i ardhshėm i Kosovės ėshtė pavarėsia. Por bisedimet qė do tė nisin nė muajin shtator, ose mė herėt, duhet tė projektojnė njė plan hapash, me kushte tė qarta dhe hapa tė caktuara ndėrkombėtarisht mes status-quosė aktuale, qė ėshtė protektorat i OKB-sė, pavarėsisė dhe integrimit tė mundshėm nė BE. Dhe ky do tė jetė sigurisht njė proces hapash shumė i gjatė, i cili mendoj se duhet tė shtrohet nė tryezė sa mė shpejt kėtė vit.

Sipas mendimit tuaj, zgjidhja e fundit pėr Kosovėn ėshtė pavarėsia?

Unė e kam thėnė disa herė. Pavarėsia ėshtė fundi i kėsaj gjendjeje dhe mė pas integrimi nė BE. Mendoj se tė gjitha zgjidhjet e tjera janė kundėrproduktive. Kjo zgjidhje kėrkon angazhimin e plotė ndėrkombėtar tė BE-sė dhe SHBA-sė. Nuk duhet tė ketė asnjė ndarje mes tyre, pasi kjo do tė shfrytėzohej nga forcat militante, pėr tė kėrcėnuar gjithė projektin.

Mund tė na thoni diēka shkurt edhe pėr situatėn mė tė fundit pas zgjedhjeve nė Maqedoni?

Maqedonia ka bėrė shumė progres pėr tė zbatuar Marrėveshjen e Ohrit. Por ende ka shumė rrugė pėr tė bėrė. Ajo qė duam ne tė shohim nė Maqedoni ėshtė njė angazhim total i tė dyja palėve, pėr tė mbajtur njė shtet tė bashkuar, duke punuar sė bashku nė institucione. Tashmė shqiptarėt kanė njė zė mė tė lartė si nė ēėshtjet qendrore, ashtu edhe ato lokale. Ata kanė mė shumė personel nė institucionet shtetėrore, por gjithsesi problemi mė i madh i Maqedonisė ėshtė gjendja ekonomike. Pikėrisht pėr kėtė, shqiptarėt, maqedonasit atje kanė nevojė pėr njė formė angazhimi nga BE dhe NATO pėr integrimin e tyre tė mundshėm. Me fjalė tė tjera, mėnyra e vetme pėr tė mbajtur stabėl Maqedoninė ėshtė t’i jepet shpresė dhe premtime pėr integrim ndėrkombėtar, nė mėnyrė qė e gjithė popullsia, si shqiptarėt dhe maqedonasit, ta kuptojnė se vetėm duke punuar sė bashku mund tė arrijnė integrimin.

Si e shihni rolin e Gjykatės sė Hagės nė Ballkan, pasi ka pakėnaqėsi si nga serbėt ashtu edhe nga shqiptarėt, duke patur parasysh se nė luftėn e 1999, shqiptarėt ishin viktimat?

Problemi ėshtė se nė Ballkan tė gjithė e shohin veten si viktimė. Edhe nė Zagreb, edhe nė Beograd, edhe nė Prishtinė mendojnė kėshtu… Por nuk mendoj se ndonjė prej tyre ėshtė viktimė e kėtij procesi. Ajo qe mendoj ėshtė se komuniteti ndėrkombėtar ka dėshtuar nė kapjen e dy kriminelėve mė tė mėdhenj tė luftės Karaxhic dhe Mladic, dhe qeveritė e tyre kanė dėshtuar pėr t’i dorėzuar ato nė Hagė. Kėta janė pėrgjegjėsit mė tė mėdhenj tė masakrės nė Bosnje. Milosheviēi ndėrkohė ėshtė nė Hagė dhe kjo ėshtė njė arritje e madhe. Por ka edhe shumė gjeneralė nė Serbi e Bosnjė qė janė dorėzuar vullnetarisht. Ka edhe shumė pak tė tjerė qė duhej tė shkonin nė Hagė… Por mendoj se nėse nė Hagė nuk dorėzohen kriminelėt kryesorė, nuk do tė ketė njė zgjidhje pėrfundimtare. Ndėrkohė rasti i dorėzimit tė Haradinajt ishte shumė interesant, pasi ai veproi me shumė pėrgjegjshmėri duke u dorėzuar vullnetarisht. Me fjalė tė tjera ai sakrifikoi veten pėr tė shpėtuar vendin…

A do tė vazhdojė interesi i SHBA-ve nė Ballkan? Konkretisht miqėsia me SHBA-tė a do t’i shėrbejė Ballkanit, pėr t’u integruar mė shpejt nė BE?

Sigurisht marrėdhėniet bilaterale tė vendeve tė Ballkanit me SHBA-nė ndihmojnė nė anėtarėsimin nė NATO, nė marrdhėniet me mira nė rajon nė kuptimin e politikave tė sigurimit, tė politikės sė jashtme, por edhe pėrsa i pėrket integrimit nė BE. Mendoj se me Shqipėrinė dhe Kosovėn, SHBA ka njė aleancė shumė tė mirė. Dhe SHBA ka patur aleanca shumė tė mira me Poloninė, Hungarinė dhe shtetet baltike, qė tashmė janė pjesė e BE-sė. SHBA ėshtė e interesuar qė sigurohet qė kėto vende janė tė stabilizuara, tė sigurta, dhe tė integruara nė BE. Kėto vende gjithashtu ndihmojnė SHBA-nė tė ketė marrdhėnie tė mira me BE-nė. Mendoj se ėshtė e rėndėsishme pėr tė dyja palėt, si pėr evropianėt dhe pėr amerikanėt qė tė pėrfshihen nė kėtė proces.

Doja tė shtoja diēka edhe pėr dy vende tė tjera tė Ballkanit Lindor, Rumania dhe Bullgaria. Ata janė tashmė nė NATO dhe brenda dy viteve do tė anėtarėsohen nė BE. Kėshtu qė pėrderisa ata e arritėn, edhe ju mund ta arrini. Me fjalė tė tjera pėrderisa vendet e Ballkanit Lindor ia dolėn, atėherė edhe vendet e Ballkanit Perėndimor mund t’ia dalin. Dhe kujtoni qė kėto vende kishin aleanca shumė tė mira me SHBA-tė.

Kush ėshtė Janusz Bugajski?

Bugajski ėshtė drejtor i departamentit tė Studimeve tė Evropės Lindore nė Qendrėn pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare (CSIS), dhe ka njė eksperiencė shumė tė madhe nė Uashington dhe nė rajonin ballkanik. Ai ka botuar shumė libra mbi politikat etnike nė erėn post-komuniste. Ai ėshtė gjithashtu njė kontribues i rregullit nė shumė gazeta amerikane, gazeta ndėrkombėtare dhe analist nė gazeta nė Zagreb, nė Prishtinė dhe nė Tiranė. Ai ka punuar si kėshilltar nė Qeverinė Amerikane, nė organizata dhe fondacione private.Aktualisht drejton programin e studimeve tė Evropės Jug-lindore nė Institutin e Shėrbimit tė Huaj, nė Departamentin amerikan tė shtetit. Ai ka dėshmuar para shumė komiiteteve kongresionale; ka ndihmuar nė situatat postkonfliktuale nėpėrmjet seminareve tė organizuara nga CSIS nė Bosnje-Hercegovinė, Kroaci dhe Serbi.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.