Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Buka tė mban fytyrėn, yndyra tė shkėlqen fytyrėn
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 141 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Muzika :: "A kanė ujė ato burime" ngjitet nė qiell
Postuar nga: Albo

Muzika Homazh pėr njė Zonjė tė nderuar

Kėto ditė Mjeshtri i Madh i Punės dhe Artisti i Merituar Laver Bariu, do tė mbushė 77 vjet, por ky ka pėr tė qenė pėrvjetori mė i trishtuar nė jetėn e tij, pėrvjetori mė i dhembshėm e mė i vetmuar, qė e ka goditur mu nė zemėr. Nėse do tė kishte mundėsi dhe do tė guxonte tė merrte edhe njėherė klarinetėn e tij nė dorė, magjia e kabasė sė shpirtit tė tij do tė ishte njė mrekulli qė rrallė kush mund ta krijonte nė botė se kabatė e tij janė pjesė e dhimbjeve qė nuk i janė ndarė nė kėtė jetė qė nga fėmijėria e gjer tani qė po mbush tė tetėdhjetat!!

Para dy ditėsh ai u nda dhe pėrcolli pėr nė Parajsė bashkėshorten e tij tė nderuar e tė respektuar Kanon, zonjėn Kano, qė ai e thėrriste me njė emėr tė veēantė si rrallė ndokush: Mama. Nė pamjen e parė vdekja e saj ėshtė njė gjė e zakonshme qė gjithkujt i ndodh nė jetė, por pėr usta Laverin ėshtė njė gjė mė shumė se tragjike. Ajo nuk ishte vetėm bashkėshortja e tij, ajo ishte frymėzimi i tij, ishte kasaforta e tij, ishte dashuria e tij, ajo qe mė shumė se kushdo tjetėr shok, mik, bashkėvujtės, udheheqės. I dinte dhe i kurdiste aq bukur kabatė e ustait qė ato tingėllonin herė me derte e herė me valle.

Kano Nurka tani prehet e qetė nė varrezat e qytetit e rrethuar nga kurora me lule e pėrcjellė me shume dashuri e respekt nga qindra qytetarė e tė afėrt, nga fėmijet e saj tė mrekullueshėm, por me vete me siguri ka marre njė brengė tė madhe: kush do tė sajdisė tani me kaq durim e kaq mirė bashkėshortin e saj.

Ishte ajo dhe vetėm ajo qė usta Laveri kur dilte nga shtėpia ishte tepėr shik e spic, i hekurosur e stolisur sa i shkėlqente gjitheēka. Ishte ajo qė i zgjidhte kėmishat e kullarot, kostumin e pallton, e tė dukej njė zotni i vėrtetė, ishte ajo qė e dinte shijen, guston dhe nazet e ustait dhe ia pėrgatiste ato ushqimet me aq shije e finesė sa ajo dhe vetėm ajo dinte t’i pėrgatiste si njė nikoqire absolute.

Ajo ishte njė kasaforte e vėrtetė e aheve, derteve dhe sekreteve tė ustait, burrit tė saj. Mund tė ndodhte qė Laver Bariut t'i vinte njė letėr nga larg, apo donte tė dergonte njė letėr apo kėrkesė diku, ti ia pėrgatisje dhe ia bėje gati pėr ta hedhur nė postė, por jo, ai nuk e hidhte, ti mund t’ia lexoje dhe ai qe dakord, por jo, do t’ia lexonte dhe njėhere ajo, Kanoja-mamaja e tij, vetėm tek ajo kishte njė besim absolut. Ishte pikėrisht zonja Kano,( dhe nuk ėshtė rastėsi se edhe nė ato vite te shkuara kur kjo fjalė qe harruar, usta Laveri i thoshte gruas sė tij nė shtėpi e ne muhabet zonja Kano) qė ruante me njė fanatizem absolut gjithēka qė shkruhej nėper gazeta e revista pėr burrin e saj, pėr usta Laverin. Ajo kishte njė kuti tė vecante ku veē gazetave kishte fotografi, fletėnderi, titujt, dekoratat, eh sa shumė nė kohė tė ndryshme dhe i ruante me fanatizėm dhe nuk ia jepte kujtdo, pasi e dinte dhe e ndjente se ai, burri i saj i jetės me tė cilin qe njohur vite e vite mė pėrpara, nuk i takonte vetėm asaj, por u takonte edhe tė tjerėve, shoqėrisė, popullit qė i kėndonte aq bukur.

Mė ndodhte qė ta takoja shpesh rrugės apo edhe nė shtėpi, Ajo tė befasonte me atė rregullsinė e saj, me atė ecjen pak fodulle, me atė trupin e drejtė edhe nė kėtė moshė, nė tė 78 vjetėt e saj. Ndodhte qė e merrje nė telefon pėr tė kontaktuar me ustanė, mund tė ishe i njohur apo i panjohur, shok, mik gazetar, politikan, regjisor filmi apo drejtues spektakli( eh sa telefona kanė rėnė nė shtėpinė e usta Laverit) ajo merrte informacion me hollėsi gjer nė detaje me shumė edukatė dhe ia sqaronte burrit te saj apo i mbante shėnim nė njė fletore tė veēantė.

Dhe tek pinin kafenė e mbasdites dilnin nė ballkon dhe kujtonin, shokėt, miqtė, fėmijet qė i kishin larg, porositė etj. Rrallė ndodhte kėto vitet e fundit qė ustai tė dilte mbasdite pėr ndonjė kafe, jo ai do ta pinte me Kanon atje nė ballkonin e shtėpisė duke degjuar kengen e Vjosės. Kishin e shprehnin njė dashuri tė veēantė dhe mbase kjo ndjenjė kaq e madhe e goditi disi shpejt, mė shpejt se ē'duhet. Ka ndodhur kur bisedoje me usta Laverin pėr kėngėn "A kanė ujė ato burime" se si ka lindur kjo kėngė qė u be kaq shpejt masive e kendohet kudo e kurdoherė, dhe ai tė pėrgjigjej nė intimitet dhe jo tė gjithėve, “kėtė kėngė e kam krijuar pėr Kanon, kur ishim te rinj,“ ndaj nė tė
dallgėzon dashuria pėr jetėn, pėr bukurinė e vajzės permetare, pėr krojet qė rrjedhin e pėr gjithēka tė bukur tek njeriu.

Shpesh jam munduar tė meditoj me vete dhe them: A do tė ishte Laver Bariu, ky qė ėshtė njė artist kaq i madh e me emėr, nėse nė krah nuk do tė kishte njė zonje kaq tė dhene pas tij sa Kanoja. Mendoj se Jo!

Ėshtė pikėrisht ajo qė ka frymėzuar perlat e tij, ėshtė ajo qė ka qetėsuar shpirtin e tij tė trazuar, ėshtė ajo pikėrisht qė kabate e tij tė kenė kaq marraze e kaq derte.

Mė kujtohet nė ato vite e vite mė parė, kur usta Laveri punonte roje nė njė park tė tregtise dhe duhej tė vinte nė prova nė shtepine e kulturės. Ishte pikėrisht ajo Kanoja e mirė qe linte punėt e shtėpisė, linte fėmijet dhe shkonte e qėndronte atje tek kafazi i Laverit, bėnte rojen sa tė vinte ustai nga provat e kulturės. E kush
mund ta bėnte kėtė kaq mirė e me kaq devotshmeri sa ajo!!!

Dhe ndodhte qė ustai njė burre me huqe (e kush qe artist e nuk pati huqe, nuk u vonua nė orėt e natės e nuk ktheu ca gota) ishte ajo qė qetėsonte kėtė det tė trazuar e plot dallgė dhe pastaj e bėnte tė trishtohej si fėmijė. Dhe ishin pikėrisht kėto motive tė asaj qė ka bėrė kjo grua e thjeshtė e njėrės prej lagjeve tė vjetra tė Pėrmetit qė Laver Bariu tė bėhej njė artist i madh. Nėse Kanoja do tė ishte dikush tjetėr, ne nuk do tė kishim atė fat qė tė shijonim ato perla kaq tė bukura qė kanė dalė nga shpirti i trazuar i kėtij gjeniu tė kėngės popullore.

Por vdekja njė ditė do tė vijė, dhe ajo erdhi, por prapa mbeti imazhi i njė gruaje tė nderuar e tė respektuar, tė nje gruaje fisnike por me shpirt artisti qė diti tė frymėzojė njė artist prandaj ajo me thjeshtėsinė e pėrkushtimin ndaj burrit tė saj nuk do tė harrohet lehtė dhe kėto rreshta janė njė homnazh pėr dashurinė, pėr thjeshtėsinė, pėr besnikėrinė, pėr t’i dhėnė kurajo edhe bashkėshortit tė saj qė tė pėrballojė ketė dhembje qė rėndon me shumė se Guri i Qytetit apo Mali i Dhėmbelit.

Niko Mihali


Shėnim nga Albo: Duke qenė se unė u linda dhe u rrita pėr 18 vjet nė njė pallat dhe nė njė kat me familjen e usta Laverit dhe me Zonjėn Kano, desha t'i pėrcjell publikisht nga larg ngushėllimet e mia dhe familjes sime ustait dhe fėmijėve tė tij familjarisht. Dikush ka thėnė se "Pas njė burri tė suksesshėm qėndron njė grua!", por Kanoja nuk ishte thjeshtė grua, ajo ishte Zonjė grua, e dashur me tė gjithė dhe asnjėherė nuk e ngriti qoftė edhe njėherė zėrin nė jetėn e saj. Fjalėt nuk mund ta pėrshkruajnė dhimbjen qė duhet tė jetė duke pėrjetuar usta Laveri. Sa herė tė dėgjoni nė seksionin tonė tė muzikės kėngėn pėrmetare "A kanė ujė ato burime", sillni ndėrmend edhe burimin e frymėzimit tė asaj kėnge, Zonjėn e nderuar, Kano Nurka.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.