Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur jemi te lumtur, ne jemi gjithnje te mire; por kur jemi te mire,s`eshte se ne jemi gjithnje te lumtur.
--- Wilde

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 156 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Sport :: Greqi - Shqipėri 2 - 0
Postuar nga: Albo

Sport Kombėtarja jonė humbet kundėr Greqisė pa pasur as edhe njė mundėsi shėnimi dhe duke treguar lojė tė dobėt

Kombėtarja, dorėzim pa kushte nė Athinė

Loja me njė sulmues ka rezultuar njė dėshtim total ndėrsa grekėt kanė kontrolluar krejtėsisht lojėn

Ened Janina

TIRANĖ- Kombėtarja jonė humbet kundėr Greqisė me rezultatin 2-0 pa pasur as edhe njė mundėsi shėnimi. Kjo ėshtė ndeshja e parė pas shumė vitesh ku kombėtarja jonė e futbollit nuk arriti qė tė bėnte njė aksion tė saktė sulmues dhe tė rrezikonte seriozisht portėn e ekipit grek. Njė formacion shumė i ēuditshėm i hedhur nė fushė nga gjermani Brigel ia ka bėrė tė lehtė fitoren ekipit grek. Skema me njė sulmues ka rezultuar njė dėshtim total ndėrsa mesfusha e pėrbėrė nga pesė futbollistė ka qenė pothuajse e padukshme gjatė gjithė ndeshjes. Pėrveē dy golave, ekipi grek ka bėrė edhe dy traversa si dhe njė tjetėr gol i ėshtė anulluar pėr pozicion jashtė loje.
Fillimi i lojės ka qenė shumė i vrullshėm nga ana e ekipit grek ndėrsa Kombėtarja jonė ėshtė pėrpjekur qė tė mbrohet nė mėnyrė qė mos pėrsėritej ajo qė ndodhi pesė ditė mė parė nė Turqi. Qė nė minutėn e nėntė tė takimit, grekėt fitojnė njė goditje kėndi nga krahu i djathtė i sulmit tė tyre dhe pas harkimit nė zonė topi i goditur me kokė pėrplaset nė traversė. Ky ėshtė rasti i parė i rrezikshėm i ekipit grek. Edhe pas kėtij rasti, Kombėtarja shqiptare nuk ka ditur qė tė reagojė. Grekėt kanė kontrolluar krejtėsisht fushėn dhe sulmuesi ynė i vetėm, Bogdani, nuk ka marrė asnjė top. Nė minutėn e 30- tė takimit, sėrish nga krahu i djathtė, ėshtė hedhur njė top nė zonėn tonė. Cana nuk arrin qė ta largojė me kokė ndėrsa Lici vetėm sa e nxjerr topin nga zona. Ky rast shfrytėzohet nga Vrizas, i cili gjuan fluturimthi dhe sėrish topi stampohet nė traversėn e Likės. Kėtė herė duket se fati ėshtė me Kombėtaren tonė por lojtarėt nė fushė as qė pėrpiqen qė tė sulmojnė. Vetėm katėr minuta mė vonė, pas njė goditjeje dėnimi nga e djathta, ekipi grek ka kaluar nė avantazh. Basinas kroson nė zonė por tė gjithė lojtarėt shqiptarė drejtohen tek shtylla e dytė. Haristeas gjendet i vetėm nė mesin e zonės dhe nuk e ka tė vėshtirė tė shėnojė me kokė. Gjatė gjithė pjesės sė parė, ekipi ynė ka qenė shumė i ēorientuar dhe ka menduar vetėm qė tė mbrohet nė njė mėnyrė tė ēuditshme. Lojtarėt tanė nuk kanė mundur as qė tė largojnė topin nga gjysma e tyre e fushės.
Nė fillim tė pjesės sė dytė Brigel bėn zėvendėsimin e parė. Ai largon Devi Mukėn qė ka qenė i padukshėm gjatė tė gjithė lojės dhe nė vend tė tij futet Rraklli. Ēuditėrisht golashėnuesi i ekipit tonė nuk pozicionohet nė sulm por nė krahun e djathtė tė mesfushės. Pjesa e dytė ėshtė disi mė e mirė pėr ekipin tonė, i cili arrin qė tė marrė disa topa nė mesin e fushės. Ndėrkohė sulmi ynė ende nuk ka shqetėsuar qoftė edhe njė herė portierin grek. Nė minutėn e 65- tė takimit Brigel bėn zėvendėsimin e dytė. Ai largon Bogdanin e lodhur dhe nė vend tė tij hyn Tare. Sėrish ekipi ynė, edhe pse nė humbje, luan me njė sulmues. Nga njė goditje dėnimi grekėt shėnojnė edhe golin e dytė por nė pozicion jashtė loje. Nė minutėn e 78- tė Cana rikthehet nė lojėn e tij si mesfushor. Ai rrėmben njė top nga mbrojtja dhe depėrton shumė mirė nė afėrsi tė zonės greke. Krosimi pėr Igli Taren ėshtė pothuajse perfekt dhe bjondi i Kombėtares ka tė gjitha mundėsitė tė stopojė topin ose tė pasojė tek Skela qė ndodhet i vetėm nė mesin e zonės. Tare preferon tė gjuajė me kokė por nė mėnyrė tėrėsisht tė gabuar. Topi i tij as qė i afrohet portės greke. Njė minutė mė vonė, Brigel largon Duron dhe nė vend tė tij hyn Dallaku. Me kėtė zėvendėsim Cana lė qendrėn e mbrojtjes dhe del nė mesfushė. Pa kaluar 60 sekonda nga ky ndėrrim mbrojtja jonė largon keq njė top qė vinte e djathta e sulmit grek dhe Karagunis ndodhet me topin nė kėmbė nė hyrje tė zonės. Goditja e tij ėshtė shumė e fortė dhe pas devijimit tė Likės pėrplaset nė shtyllė dhe topi ndalon nė rrjetė. Grekėt patėn edhe njė rast tjetėr pėr tė shėnuar ndėrkohė qė edhe Kombėtarja jonė pati njė rast tė mirė. Rraklli depėrton nga e djathta dhe jep njė pasim shumė tė mirė pas shpinės sė mbrojtjes greke. Tare ėshtė njė kohė pas topit dhe nuk arrin qė ta dėrgojė nė portėn e boshatisur.


ATMOSFERA

Atmosfera pėrpara ndeshjes nė stadiumin “Karaiskaqis” ka qenė shumė e tensionuar por kėtė herė policia vendase ka arritur qė tė kontrollojė situatėn. Pak para fillimit tė ndeshjes, tifozėt grekė kanė bėrė sėrish gjeste antishqiptare, duke kėnduar, mbajtur parulla e madje penguar gazetarėt shqiptarė, tė cilėt vetėm pas ndėrhyrjes sė Federatės Shqiptare tė Futbollit, mundėn tė vazhdonin komentet e tyre. Ndėrkohė policia ka vėnė nė pranga tre tifozė grekė qė kanė hedhur parulla tė rėnda antishqiptare. Sipas informacioneve tė dhėna nga policia greke, nė stadium ndodhej njė grup prej rreth 30 tifozėsh nacionalistė, tė cilėt kishin vendosur pankarta ofenduese pėr shqiptarėt. Pankartat janė hequr ndėrsa tre tifozė janė arrestuar. Gjatė momentit tė kėndimit tė himnit shqiptar i gjithė stadiumi ėshtė ngritur nė kėmbė dhe ka fėrshėllyer nė mėnyrė demonstrative. Ndėrkohė nė stadium kanė qenė tė pranishėm vetėm 100 tifozė dhe gazetarė shqiptarė. Ata ishin izoluar nga policia greke dhe kanė qendruar nė stadium 40 minuta pasi kishte mbaruar ndeshja. Tifozėt shqiptarė janė shoqėruar jashtė nga ushtarė grekė. Atmosfera nė fushėn e lojės ka qenė korrekte ndėrsa gjatė tė gjithė kohės stadiumi ka kėnduar frazėn “Shqiptar ti nuk do tė bėhesh kurrė grek”.

Formacionet

Greqia
Nikopolidis
Basinas
Charisteas
Giannakopoulos (Amanatidis)
Goumas
Karagounis
Katsouranis
Kyrgiakos
Seitaridis
Vryzas
Zagorakis

Pankina
Chalkias
Lakis
Tsiartas
Kapsis
Gekas
Fyssas
Amanatidis


Shqipėria
Lika
Beqiri
Cana
Osmani
Lici
Duro (Dallku)
Haxhi
Lala
Mukaj (Rraklli)
Skela
Bogdani (Tare)

Pankina
Hidi
Sina
Tare
Shkembi
Rraklli
Myrtaj
Dallku

Arbitėr
Bertrand Layec(FRANCĖ)




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.