Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ē'ke nė shtėpi, tregon fėmija, ē'ke nė shpirt tregon rakija
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 155 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Sport :: Turqi - Shqipėri, 2 - 0
Postuar nga: Albo

Sport Kombėtarja jonė u mund mbrėmė 2-0 nga Turqia, duke zhgėnjyer totalisht me lojėn e saj

Kombėtarja, humbet dhe zhgėnjen nė Turqi

Ishtė e trishtė humbja e mbrėmshme, thuajse plotėsisht e pashpresė e ardhmja e kėsaj kombėtareje. Shuhet njė ėndėrr, qė nė fakt ka qenė qorre, eksklamative qorre qė nė fillim, pėr kėllqet tona. Kemi besuar kot sė koti, ndėrkohė qė mbrėmė jemi rikthyer nė origjinė, si "Sizifė" tė martirizuar, pėr t'ia nisur sėrish nga fillimi.
Kemi bėrė sėrish gabime elementare nė mbrojtje, ku "heroi" ka qenė pa dyshim Dallku, dhe kemi humbur, siē kemi bėrė mė sė shumti.
Edhe pse prej 2 vitesh kemi nė krye njė trajner tė huaj, vazhdojmė tė mundim vetveten me gafat tona. Po deri kur do tė na ndėshkojnė "gabimet njerėzore" tė futbollistėve tanė kuqezinj? Njė problematikė qė, pas shuarjes pėrfundimisht tė shpresave pėr tė shkuar nė "Gjermani 2006", duhet tė preokupojė tė gjithė ata qė merren me futbollin shqiptar, qė nga presidenti Duka e me radhė tė gjithė tė tjerėt pas tij. Sepse, ndėrsa shpenzimet pėr kombėtaren po rriten nga ndeshja nė ndeshje, kuqezinjtė dhe vetė trajneri Brigel po "dezertojnė" me lojėn dhe rezultatet e tyre.
Pėr t'i rėnė shkurt kėtij prologu tė komentit tonė, qė nė fakt ėshtė edhe esenca e asaj qė pamė mbrėmė nė kampin kuqezi, nė pėrballjen me turqit, arrijmė nė pėrfundimin se kur ēalon profesionalizmi, amatorizmi e dredh si tė dojė.
Nėse ka vėrtet njė logjikė pararendėse nė atė lojė qė jemi mėsuar ta quajmė futboll, vetėm ajo u mungoi tė besuarve tė Brigelit nė takimin e mbrėmshėm ndaj pėrfaqėsueses turke. Vetėm logjikė tė mirėfilltė profesioniste dhe harmoni nuk pamė tek ata nė kėtė ndeshje. Pėrjashto Ilion Likėn, qė ka treguar se meriton atė qė i ka besuar Brigeli mbrėmė, Erion Bogdanin, qė ka lėvizur shumė dhe ka sjellė aromė goli pėr skuadrėn tonė, dhe Altin Haxhin, njė lojtar inteligjent dhe virtuoz, tė tjerėt kanė qenė hija e vetvetes.
Si nė ndeshjen paraardhėse, tė humbur nė "Qemal Stafa" ndaj Ukrainės, pamė njė stonaturė tė pėrgjithshme nė lojėn e kombėtares sonė dhe zhgėnjim total tė sportdashėsve shqiptarė tė pranishėm nė stadiumin "Inonu" dhe tė tjerėve anekėnd botės.
Nė fakt nuk mund tė evidentosh repart loje apo individ pėrgjegjės pėr kėtė humbje, sepse aty ku bėnte skifo njėri, aty ia fuste ēapraz tjetri. Edhe atėherė kur dikush orvatej t'ia merrte shtruar e ėmbėl, si Haxhi apo Bogdani, nuk ia dilte dot pėrballė vendėsve agresivė dhe tė vendosur mirė nė fushė, me synimin e qartė, fitoren. Po ē'kishte ndodhur nė kampin kuqezi, nė atė lojė gjumėndjellėse dhe pa fantazi e kreativitet? Dikush mund tė thotė mungonin ustallarėt, si Murati, Hasi dhe Ēipi, dikush tjetėr mund tė justifikohet se pėr kuqezinjtė kish qėlluar ditė terse?
Mund tė jetė edhe kėshtu, ashtu siē mund tė justifikohet Brigeli se Turqia qėndron shumė mė lart se ne, prandaj qė nė fillim ishte favorite. Por nė kėtė rast ka edhe njė pėrgjigje tjetėr, mė tė thjeshtė: Qė futbollistėt e hedhur nė fushė nga Brigeli ishin mė modestė (jo tė gjithė) se vendėsit, kjo edhe dihej, sikurse u provua nė "mejdanin" e Stambollit, stadiumin "Inonu", por qė edhe vetė dirigjenti i tyre nuk do tė ishte nė gjendje ta ftillonte atė farė "potpurie shqiptaro-kuqezi", kjo nuk pritej.
E thėnė troē, i tėrė kampi ynė kuqezi nuk i pėrkiste as njė qyteti Osman, as njė katundi Ramazan nė Turqi, siē thoshte dikur Nikollaj Gogoli. Ky i fundit, nėse do tė shkruante pėr ta, referuar asaj qė dhanė mbrėmė nė ndeshjen me Turqinė, mund t'i bėnte personazhe tė veprės sė tij tė njohur, "Frymė tė vdekura".
Me zhvillimin e ndeshjes sė mbrėmshme, kombėtarja jonė i ka dhėnė fund edhe fazės sė parė tė kėtyre eliminatoreve tė Botėrorit 2006. Nė kėtė hapėsirė kohe, qė e "ngopėm" me entuziasėm tė thekur dhe shpresa invalide, sipas tė cilave mund tė shkonim edhe ne njėherė nė finalet e njė botėrori, rrėzėllitėse mbetet fitorja 2-1 ndaj Greqisė, pėr sa u takon ndeshjeve nė shtėpi, dhe shumė pak ngushėlluese ajo e shkretė fitore ndaj Kazakistanit tė vendit tė fundit nė trasfertė, qė, shyqyr zotit, na buzėqeshi ne.
Sikurse e thamė edhe nė fillim tė kėtij shėnimi tonė pėr humbjen ndaj Turqisė, mbrėmė e hodhėm pėrfundimisht nė erė ėndėrrėn pėr tė qenė pjesė e finaleve tė Botėrorit 2006, prandaj tani duhet kthyer fleta. Pėr tė bėrė plane afatgjata, sepse jemi shumė larg asaj qė kėrkojmė. Me kėtė rast, urojmė qė ndonjėri prej futbollistėve "veteranė" kuqezinj tė ndjekė shembullin e Strakoshės, apo edhe ndonjė i ri i afruar nga Brigeli tė mos i hyjė nė hak ndonjė tjetri, por tė hapė krahun, sepse, me sa pamė edhe mbrėmė nė sfidėn me Turqinė, ndonjė syresh nuk pėrputheshet gjėkundi me veten e tij, jo mė me grupin. Ēėshtje kjo qė ka tė bėjė direkt me trajnerin Brigel, pėr tė cilin mund tė ketė edhe njė shans tė fundit, ndeshja e pas katėr ditėve, Greqi-Shqipėri.
Pas humbjes me Ukrainėn nė shtėpi, por edhe 90-minutėshit tė mbrėmshėm, feksja e zgjedhjeve tė trajnerit kuqezi ngjan tamam me shembjen e "kėshtjellės brigeliane", krijuar pas disa ndeshjeve pozitive nė eliminatoret e Europianit tė shkuar apo nė miqėsoret e kėtij edicioni, ku goditi jo pak nė shenjė.
Loja e paqartė, me gabime nė gjithė sektorėt, veēanėrisht nė atė tė mbrojtjes, nuk premton pėr atė qė pretendojnė shqiptarėt. Madje, mosakordimi i tė rinjve tė afruar nė kombėtare nga Brigeli sė fundi tė ngjall pezmet e vjetra. Ndėrsa ne, dashamirėsit e pėrfaqėsueses sė futbollit, qė edhe mbrėmė qemė tė dėnuar tė sodisnim pa ndonjė pėrjetim tė veēantė disa qėnie tė llojit tonė, tė veshur kuqezi, me nė krye Brigelin, qė pas ndeshjes krijoi mėrzi dhe humbi dukshėm nė vrundujt e tymtė tė konfuzionit tė vet, duhet tė presim se ndonjė ditė do tė shohim kombėtaren mė tė mirė tė mundshme, e jo tekat e njė trajneri tė huaj, qė akoma rri thundrafortė nė terrenin e tij tė mėrisė me njėrin apo tjetrin futbollist...
Sa pėr mijėrat e eurove, qė biznesmenėt tanė, federata e futbollit, apo edhe qeveria jonė, i hodhėn nė kėmbėt e futbollistėve kuqezinj ndeshje pas ndeshjeje, por qė vetėm dy herė i pėrlanė protagonistėt tanė "tė shumėvuajtur", i paēin hėngėr gėzuar. Po deri kur...?

Alfred LLESHI


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.