Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Shpesh nje gezim fallco vlen me shume se sa nje trishtim qe ka arsye te vertet.
--- Descartes

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 135 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Bajram Kosumi, votėbesohet Kryeministėr i Kosovės
Postuar nga: Albo

Lajme Me 71 vota pro, Parlamenti i Kosoves i dha dje votebesimin politikanit 45- vjecar, per te drejtuar qeverine e re. Deputetet e PDK te Thacit dhe "Ora" te Surroit u deklaruan kunder.

Bajram Kosumi, qe ishte i perzgjedhuri i Haradinajt para se ai te dorezohej ne Hage, deklaroi dje perparesite e qeverise se tij: "Arritja e standarteve, ekonomia dhe procesi i percaktimit te pavaresise se Kosoves". Nderkohe i premtoi Nanos, se viziten e tij te pare jashte, do ta beje ne Tirane

PRISHTINE - Ish- aktivisti studentor, Bajram Kosumi, u votebesua dje nga Parlamenti ne postin e kryeministrit te ri te Kosoves. Parlamenti miratoi kandidaturen e tij me 71 vota pro ndaj 36 votave kunder, duke e bere ate kryetar te qeverise se Kosoves ne nje vit kur OKB-ja pritet te hape bisedimet per statusin perfundimtar te Kosoves.

Kosumi, 45 vjec, u zgjodh nga ish- kryeministri Ramush Haradinaj si pasardhes i tij, pasi u dorezua ne Gjykaten e Hages per t'u perballur me akuzat per krime lufte. Kryeministri i sapozgjedhur i Kosoves, deklaroi dje para Kuvendit, se qeveria e tij "do jete vazhdimesi e qeverise se Meparshme". Kosumi, i cili vjen nga partia Aleanca per Ardhmerine e Kosoves (AAK), tha se perparesite e qeverise se tij jane "arritja e standarteve per Kosoven, ekonomia dhe procesi i percaktimit te pavaresise se Kosoves".

Ashtu si kabineti Haradinaj, ne Dhjetor- 2004, edhe qeveria e re nuk u miratua nga deputetet e PDK e Hashim Thacit dhe ata te Levizjes "ORA" te Veton Surroit. Gjate seances se djeshme parlamentare, Kosumi prezantoi dhe dy ministrat e rinj: Ibrahim Selmanaj, minister i Punes dhe Mireqenies Sociale dhe Ardian Gjini, minister i Planifikimit Hapsinor dhe Mjedisit.

Kryeministri shqiptar Fatos Nano uroi dje gjate nje bisede telefonike, kryeministrin e ri te Kosoves, Bajram Kosumi, me rastin e zgjedhjes ne kete detyre. Ai i shprehu pasardhesit te Haradinajt "mbeshtetjen e plote per gjithcka qe ai po ben ne interes te stabilitetit dhe progresit per integrimin e Kosoves ne strukturat europiane". Nga ana e tij Kosumi vleresoi mbeshtetjen e vazhdueshme te Qeverise se Shqiperise, ndersa konfirmoi se "viziten e tij te pare do ta zhvilloje se shpejti ne Tirane".



Biografia e kryeministrit te ri te Kosoves, Bajram Kosumi

PRISHTINE - Ne vijim po japim nje biografi te kryeministrit te ri te Kosoves, Bajram Kosumi, kabineti i te cilit u votua sot (e Merkure), nga Kuvendi Kosoves. Bajram Kosumi ka lindur me 20 Mars 196O ne fshatin Tugjec te Dardanes (Kamenice), ku ka kryer shkollen fillore dhe te mesme.

Mbaroi Fakultetin e Filologjise ne Prishtine, ku mori dhe graden magjister ne fushen e letersise. Me 1981, kur ishte student, u denua me burgim "per veprimtari politike". U lirua ne vitin 1991 dhe fillimisht punoi si gazetar. Me pas u aktivizua ne Partine Parlamentare te Kosoves, dhe u zgjodh kryetar i saj (1994- 1996 dhe 2000- 2002).

Ka qene anetar i delegacionit te Kosoves ne Konferencen e Rambujese (1999), Minister i Informimit ne Qeverine e Perkohshme te Kosoves (1999- 2000) dhe eshte nenkryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves (AAK), qe nga themelimi i saj, ne Maj- 2000. Kosumi ka qene anetar i kryesise se Kuvendit te Kosoves (2001- 2004) dhe ne legjislaturen e kaluar kryesonte grupin parlamentar te AAK- se. Ne qeverine Haradinaj (Dhjetor 2004-Mars 2005), Kosumi mbante postin e Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.

Nder botimet e tij: "Libri i lirise" (bashkautor), Prishtine, 1991, "Koncept per subpolitiken", Prishtine, 1995, "Fjalor i barbareve", Prishtine, 2000, "Koncept per mendimin e ri politik", Prishtine, 2001, "Lirika e Fishtes" (studim), Tirane, 2004. Eshte i martuar dhe ka kater femije. Jeton ne Prishtine. Vec gjuhes shqipe, flet serbisht dhe anglisht.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.