Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Budallai ka fat vetem ne perralla!
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Histori :: Edhe njė ide nė figurė rreth Skėnderbeut
Postuar nga: Albo

Histori Mbeshtetur ne temen e konkursit kombetar: "Gjergj Kastrioti - Skenderbeu strateg dhe diplomat", Kuratorja e tij dhe studiuesja e njohur e artit ne Galerine Kombetare, ka bere te njohur platformen e saj dhe nje historik, sesi njihet ikonografia e tij

Nga Suzana Kuka Varvarica*


Viti 2005 eshte shpallur viti i Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Ne Kosove me se pari dhe ne Shqiperi do te rikujtohet 600 vjetori e lindjes se tij ne realizimin e nje seri veprimtarish. Keshtu do te ndodhe edhe me instanca te kultures se historise dhe te albanologjise te disa vendeve europiane si Itali, Danimarke, Belgjike, Gjermani e Hungari, te cilat do te bashkebisedojne rreth figures se prijesit shqiptar dhe marredhenieve te tij me arenen e botes konfliktuale ne mesjeten e shekullit XV.

Zhvillimet e veprimtarive diplomatike, politike dhe ushtarake ne Arberi dhe ne Evrope gjate shekullit XV, nuk do te mund te kuptohen pa rolin vendimtar te veprimtarive te Skenderbeut, "Heroit Kombetar" te te gjitha trojeve shqiptare.

Caste historike. Ne kete kontekst po citoj qartazi dy ide qe vijne nga dy kohe te ndryshme dhe hedhin drite mbi qendrime te ndryshme.

"Nuk gjejme fjale te mjaftueshme, per te lavderuar ose per te admiruar madheshtine e pabesueshme te shpirtit tuaj dhe urtesine e burrerise suaj te pashoqe... Qofshi pasqyre e shembull per te gjithe princat, per te gjithe popujt"!( Nga letra e vitit 1452 e qytetit te Raguzes drejtuar Skenderbeut).

Dhe idete me te fundit te shkrimtarit Ismail Kadare, i cili e rikujton rolin e tij ne situatat e sotme politike e kulturore ne Shqiperi dhe Europe, thote: "Skenderbeu eshte figura me imediate e sotme dhe me e nevojshme per Shqiperine. Eshte figura, te cilen shqiptaret duhet ta kene flamur kryesor, per te hyre ne Europe. Eshte figura qe tregon se shqiptaret jane ndjere europiane ne shekuj...Do te kishin zili shume popuj ne Ballkan qe ta kishin kete figure. Ne e kemi, nuk dijme ta cmojme...".(interviste e dhene Dojce Veles, botuar tek "Shekulli", 28 janar 2005).

Fakte te shkruara. Me lejoni te permend disa, qe shpesh here behen burim per te lindur mendime te ndryshme rreth figures se Skenderbeut. Sot arkivat e bibliotekave europiane dhe shqiptare i dokumentojne me se miri faktet historike.

Ne librin "Historia e Popullit Shqiptar", botim i Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe Institutit te Historise, i vitit 2002, shkruhet se: "Vendimet e Koncilit te Ferrares (1438-1439) ndihmonin bashkepunimin ndermjet vendeve europiane, qe politikisht ishin shume te percara, ne luften kunder armikut te perbashket, pushtuesve osmane, lufte qe filloj te propagandohej si nje kryqezate e te krishtereve kunder pushtuesve aziatike e besimit te tyre islam...Ky vendim ndikoi pozitivisht ne zbutjen e mosmarreveshjeve ndermjet kishave ortodokse e katolike ne Shqiperi...ne fillim te viteve `40 te shekullit XV rrethanat nderkombetare favorizonin shperthimin e kryengritjeve antiosmane ne Shqiperi...". Ky tekst shprehet i qarte per qellimin dhe karakterin e luftes se europianeve dhe e kryengritjeve te shqiptareve.

Ne librin e lartepermendur te historise shkruhet me hamendesine e nje legjende se: "Gjergj Kastrioti u lind rreth vitit 1405. Ishte femija i parafundit te Gjonit dhe te Vojsaves...kishin 4 djem dhe ...5 vajza...Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i nje shteti te rendesishem...qe shtrihej se paku nga rrethinat e Prizrenit e te Tetoves ne lindje e deri ne detin Adriatik ne perendim. Qendra administrative duhet te kete qene Prizreni. Ketu duhet te kete lindur edhe Gjergji...Gjergji u dorezua peng rreth moshes 9 vjecare...ne fillim te 1415...iu vu emeri mysliman Skender...". Ky tekst shprehet i qarte per hamendesine e historise shqiptare ndaj figures se Skenderbeut.

Nderkohe ne librin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu 1468-1968", i Institutit te Historise dhe Gjuhesise se Universitetit Shteteror, Tirane dokumentohet se: "(Ne emrin tim), te zotit Gjon, dhe bijve te mi,...u kam dhene besen kujdo, qe do te vije ne token time ne Shufadaje, ne rast se atij i behet dem ose ndonje e keqe neper token time deri ne Prizrend, le te paguaj (une) zoteria Gjon dhe bijte e mi...". Ky tekst eshte i qarte, konciz dhe ex katedra.

Nderkaq Murat Toptani, humanist dhe rilindas shqiptar, na ka lene trashegim nje veper arti, te realizuar ne 1917, nje bust te permasave 29 x 18 x10 cm, ne te cilin ka te gdhendur nje date, 1404 - 1467. Kjo date eshte huazuar nga data e gdhendur ne medalionin e rrumbullaket metalik, te krijuar nga skulptori H. Kauts, ne qendren e te cilit eshte gdhendur portreti i Gjergj Kastriotit Skenderbeu, fakt te cilin ai e ka huazuar nga nje pikture, qe gjendet ne nje koleksion privat ne Paris, ku veshja veneciane dhe jaka me gezof te bardhe, e dekoruar me trajta te zeza na tregon se mund te jete i realizuar ne shekullin e XVII apo XVIII. Medaljoni i tij mendohet te jete realizuar ne vitet 1901-1902, pasi u porosit si medalje cmimi per poetet dhe artistet shqiptar qe luftonin per ceshtjen e shqiptarise. Sipas studjuesit z. Ferid Hudhrit, ai i eshte dhuruar poetit De Rada, 1902 dhe piktorit Gjini 1906. Ky fakt tashme eshte hedhur poshte. Skenderbeu u lind me 1405, ndersa e kunderta vdiq 17 janar 1468).

Ne te njejtin liber shkruhet vleresimi i vitit 1456 i kaloresit anglez Njupor, rreth luftes se popullit shqiptar. "Invazioni i Europes eshte i sigurte, sepse s`ka fuqi qe mund ta beje kete rezistence, po te bjere keshtjella arbereshe".

Nga nje leter e 19 shkurtit 1467 e Lorenzo de Pazaro, ambasador i Milanos ne Rome shkruan se: "Skenderbeu me perbuzje i tha pardje nje kardinali se...Me pare do te donte te bente lufte kunder Kishes se sa kunder Sulltanit...Ai vendosi te nisej menjehere i deshperuar, duke thene se nuk besonte te gjindej mizori me e madhe ne bote se sa nder keta prifterinj". Ky tekst shprehet i qarte per karrakterin e Skenderbeut dhe rolin e luftes se arberesheve.

Shume fakte te tjera (por pamundesia ne kohe dhe hapesire nuk e mundeson permendjen e tyre) ekzistojne dhe bejne te mundur jo vetem te zbulojne teresine e figures se Skenderbeut, por do t`i jepnin mundesi hamendjeve te ktheheshin ne fakte dhe faktet do te shkruanin historine.

Shkencat historike shkruajne rreth Gjergj Kastriotit Skenderbeu. Shpesh here shfaqen fakte te reja, por gjithesesi nje gje eshte e pamohueshme, figura e tij eshte respektuar si simbol i bashkimit te nje kombi. Respektimi dhe vleresimi pohues apo mohues i cilesive te figures madhore te shekullit XV, ne fushen e kengeve dhe gojedhanave popullore, ne fushat e historise, letersise, muzikes dhe poezise u bene teresisht baza inspiruese, ku jane mbeshtetur artet pamore, per te realizuar shembellimin e ketij burri te spikatur shqiptar.

Imazhet ne veprat e artit, qe datojne nga fillimi i shekullit XVI e nuk rreshtin as ne ditet tona i japin mundesi historianeve dhe studjuesve t`i referohen atyre per te zbuluar sadopak mbi cilesite komplekse te heroit.

Ne historine e shekullit XV, kjo figure jo vetem ze nje vend nderi, tek gjeneratat njerezore, por kujtesa e tyre dokumentare figurative ose e trasheguar zanore ka arritur te transmetoje cilesite fizike dhe ndodhite e veprimtarive te tij. Per kombin shqiptar eshte shume i rendesishem fakti "Skenderbe". Meditimi, dokumentimi, bashkebisedimi dhe krijimi artistic mbi figuren e tij nuk ka gjasa te shterojne. Qe nga shfaqja e akteve te tij njerezore, luftarake dhe diplomatike, shume humaniste europiane, disa drejtues te kishave, te shteteve dhe te perandorive e quajten Skenderbeun tone "Capitanus Generalis" dhe shkrimtari i Arberise, Dhimiter Frengu na e deshmon si: "...Skenderbeu, princ i Epirit", ndersa shteti i tij, i ndertuar prej tij dhe bashkeluftetareve te kohes se vet i dhane te drejten te quhej "Zot i Arberise (Dominus Albaniae). Veprimtaria e Skenderbeut eshte vleresuar prej kulturave te ndryshme europiane ne kendeveshtrime te ndryshme. Askush nuk i minimizoi apo mohoi bemat e tij, edhe ne rastet me ekstreme te gjykimit. Ai eshte marre shembull i luftetarit per bashkim, drejtesi, liri, respektim fetar dhe fisnikeri. Te gjitha keto deshmohen duke lexuar pershkrimet historike, duke kuptuar simbolet, veshjet dhe objektet qe zbukurojne figuren e tij ne shume gravura te artisteve te huaj te shekujve XV-XIX. Duke permendur vetem tri tipe kulturash historike dhe letrare, madje dhe te kunderta persa i perket adhurimit te zhvillimit, lulezimit dhe renies se Perandorise Osmane shohim se sa informative jane pershkrimet mbi figuren tij.

Ne librin "Historia e Turqise"(1854-1855) te shkrimtarit francez Alfons de Lamartin, i cili e admironte madheshtine e Perandorise Osmane citohet se: "...Ai kishte pamje krenare dhe ecte me hap te matur dhe teatral...syte i kishte ngjyre geshtenje qe i shkelqenin si zjarri...Lekura e tij ishte e bardhe dhe e ngjyrosur nga gjaku i paster i bjeshkeve te vendlindjes se tij...zeri i tij degjohej larg, sikunder ai i barinjve te vendit te tij...kercente mbi kale dhe luftonte me shpate...me fuqi dhe bukuri, qe e kishin bere te tmerrshem e te famshem ne moshe shume te re...".

Dhe ne librin "Historia e Skwnderbeut" (1983) e shkrimtarit shqiptar Sabri Godo, i cili me librat e tij cilesohet nje historian i vertete ne letersine e re shqiptare te shekullit XX e pershkruan kete figure ne kete menyre: "...I etur gjer ne gulcim, me armaturen e dermuar, i mbuluar me gjak, dukej sikur nuk i kishte mbetur koske pa u thyer...Ai hipi nje kali tjeter dhe prape e perfshiu vendin me sy...Por ai ishte nje burre i fuqishem dyzet e pese vjec, kampion i kalorseve te shekullit dhe ushtria duhej te shihte ne te heroin qe permbys me topuz e me shpate kolonat armike...".

Ibn-I Kemal historian i oborrit turk i fillimit te shekullit XVI i pershkruan keshtu arbereshet: "Arbereshet, keta tigra te luftrave malore...kane per fe kryengritjen...Edhe luftetari me i dobet eshte nga me trimat...tamam sikur te ishte kalores i hipur ne kalin legjendar...". Gjate nje periudhe kohe 600 vjecare, ketyre fakteve, artiste euopiane dhe shqiptare i kane kushtuar qindra kompozime ne pikture, grafike, vizatime e dhjetra skulptura monumentale si: ekuester, buste e potrete. Ato jane frymezuar nga historite e gojedhanat e shkruara dhe te thena mbi figuren e tij. Ato kane ardhe ne nje forme tjeter artistike e deshmuese, shpallen si lavde te shembellimit te tij. Ne artet figurative figura e heroit eshte paraqitur ne pjesen me te madhe te tyre si prijes i formacioneve ushtarake ne betejat masive dhe pjesemarres ne lufte. Eshte deshmuar si mbret, si kalores, si atlet i krishterimit, si komandat e gjeneral, si kryetrim, hero dhe mit.

Ne historine e arteve pamore shqiptare dhe te huaj ende duhet te themi se nuk mund te njohim qindperqind nje veper te pare, nga u frymezuan artiste te tjere, per te pasqyryar shembellimin e tij. Megjithate nje fillim ka, i cili deri me sot e gjen mbeshtetjen tek krijimtaria e "Shkolles se Shqiptareve" apo "Shkolla e Shen Merise, Shen Gallo" (1442), ne San Severo, ne Venecia, prane manastirit San Gallo e themeluar prej piktorit Vitorio Karpacio (1455-1526), qe mendohet se kishte lidhje gjaku me arbereshet e larguar qe nga koha e vdekjes se Skenderbeut. Lidhjet e piktorit italian Xhentile Belini, (1427/29-1507), me kete shkolle dhe te dhenat rreth krijimtarise anonim te nje kopje portreti te ekspozuar ne Galerine Ufici te Firences, i cili deri me tani mendohet se eshte pikturuar sipas skicave te humbura te Belinit, i japin Belinit te drejten e piktorit te pare, qe skicoi portretin e Skenderbeut ne Rome apo ne Venecie dhe e konsiderojne ate si vizionarin e pare mbi tiparet psikofizike mbi heroin. (Fakt i dhene nga Ferid Hudhri ne librin "Shqiperia dhe shqiptaret ne veprat piktoreve te huaj" 1987). Me tej vargu i artisteve te huaj, qe realizuan portretin e Skenderbeut ne profil, me kahun djathtas dhe majtas apo qe vizatuan dhe pikturuan figuren e tij te plote jane te njohur dhe te faktuar nga historia e fushes perkatese. Qe nga ajo kohe historianet e artit, muzeologet dhe galeristet zbulojne, dokumentojne dhe hedhin vleresime positive apo kritike rreth objekteve te artit qe lidhen drejtpersedrejti me shembellimin fizik dhe psikologjik te Skenderbeut ne artet pamore. Faktet me te fundit ne Shqiperi i ka dhene drejtori i Muzet Historik Kombetar ne Tirane, Z. Mojkom Zeqo, i cili publikoi te dhena per ekzistencen ne arkivin e tij te 4 ekzemlareve qe lidhen me figuren e Skenderbeut.

Ne shekujt me pare, arti ne Shqiperi i perkiste plotesisht artit mesjetar Bizantin dhe Pasbizantin. Ai ishte nje art, qe teresisht ndihmesen dhe mbeshtetjen ideologjike, politike, ekonomike dhe kulturore e gjente tek besimi dhe institucionet kishtare te kahut ortodoks. Nuk di ne se kam te drejten te bej pyetjen. Perse figura e Skenderbeut nuk eshte trajtuar nga artiste shqiptare ne pikture, afreske, mozaike, gdhendje e gravura, pas shekullit te XV e deri ne shekullin e XIX ne Shqiperi? Nje model te tille ne artin kishtar te mesjetes se gjate shqiptare e trashegojme nje fakt figurativ qe ka te beje me imazhin e Karl Topise, punim ne miniature i piktorit ikonograf te shekullit XVIII Konstandin Shpataraku, ne manastirin e Ardenices. Deri me tani pyetje te tjera lindin. A ishte ai nje mbret, kalores dhe prijes qe mbrojti interesat tokesore, politike, ekonomike, kulturore dhe fetare te kristanizmit dhe jo kristianizmit shqiptar, ballkanik dhe europian kundra pushimit masiv osman? A e vendosen ate ne mes te dyshimeve mbi kahet kristianizem e muslimanizem? A arriten istitucionet e larta te kristianizmit ta vleresonin sa duhet, sherbimin, veprimtarine dhe figuren e tij, ne kohen dhe token e vet? Po ne kohe me pas? A ishte shume i eger pushtimi osman, deri ne persekutim te plote te kultures shqiptare, gje e cila te ben te mendosh edhe per nje mohim dhe persekutim te figures se heroit? Pas vdekjes se tij, ne nje varferi te tejskajshme te trojeve te ndara shqiptare, ne mungese te nje prijesi, a mund te mendohej per qenien e nje strukture aristokratike-feudale, e cila deshmonte ne breza veprimtarite dhe figuren e Skenderbeut? A mund te mendojme se ne muret e kishave te papatit katolik dhe ortodoks duhet te trashegonim sot fakte te imazhit te tij ne miniature, ikona apo afreske te titulluara "Shen Gjergj Kastrioti Skenderbeu"? Te gjitha keto pyetje mbase gjate koherave do te rrjedhojne pergjigje ne historine shqiptare te mesjetes deri ne shekullin XIX. Mendoj se duke permendur nje deshmi te njohur do t`i ipte nxitje rendesise per pergjigje ndaj ketyre pyetjeve ne te cilen thuhet: "Dhe pasi thoni se me arbereshet nuk do te mund ta ndihmoj as ta mbroj Ferdinandin po ju pergjegjem: ka ndryshuar puna, e ne qoftese kronikat tona nuk genjejne, ne quhemi epiriote dhe duhet ta dini se ne kohet e tjera, stergjysherit tane kane bere me rromaket luftime te medha dhe e dini se me te shumten e heres jane ndare me nder se sa me turp... Duhet ta dini se ne qofte se turqve ua del te me thyejne, Italia do ta ndjente, dhe si rrjedhim ajo toke, me te cilen mburreni se eshte juaja, do te bjere ne duart e tyre...". (cituar nga letra e Skenderbeut derguar princit te Tarantos me 31 dhjetor 1460).

Megjithate me Shqiperine gjithnje ka ndodhur ndryshe. Ne periudhen e diktatures komuniste, ideologjia e asaj kohe, e vleresoi figuren e tij, duke e revizionuar sipas interesave te veta. Nen etiketimin heroik e te besueshem si "luftetar legjendar", tek figura e Skenderbeut, shihej udheheqesi i popullit shqiptar, qe e bashkoi ate rreth vetes, nen drejtimin e tij absolut dhe vetem ne mbrojte te territorit shqiptar. Ky udheheqes, qe nuk u tha asnjehere me plot gojen, qe ishte "Mbret" i trojeve shqiptare, qe u perball jo vetem me kraheshpate, por me se shumti me diplomaci ndaj diplomacive dhe ideologjive perendimore dhe lindore, kundra osmanizimit te popullsise ballkanase dhe europiane, ku bente pjese dhe populli i vet, i cili luftoi per dhjetra vite me rradhe kundra ketij osmanizimi me rrezik serioz ndaj Europes; u perball ndaj shume skenave te shemtuara, invadimeve, pushtimeve dhe planeve te papritura, te organizuara sa nga politikat e fqinjeve perendimore kristian aq dhe nga ato te shteteve feudale ballkanase, shihej si i barabarte me modelin e udheheqesit diktatorial-komunist, qe u shpall "komandat legjendar".

Nese nje percaktim i tille i perket sot nje politike te shkuar, nuk mund te mohojme aspak se kjo periudhe historike solli nje krijimtari te pasur te tabllose historike-monumentale kushtuar figures Skenderbe. Ne keto krijimtari ai eshte paraqitur luftetar legjendar dhe hero mitik. Ne kontekstin historik, jane bere perpjekje per ta revizionuar figuren e Skenderbeut. Gjithmone, dicka kerkon te perseritet ne nje menyre apo ne nje tjeter. Perseri do t`i referohem Ismail Kadarese nga i njejti burim. "...Kane qene perpjekje shume te shemtuara, sepse binin ndesh me te gjithe frymen perendimore te Shqiperise...papritur doli nje levizje ne Shqiperi, hileqare do te thoshja, anadollake, nje vazhdim i levizjes "haxhiqamili", kete here me e sofistikuar, per te revizionuar Skenderbeun...Kultura e sotme shqiptare ka treguar nje dobesi, edhe mediat po ashtu. Rasti me i fundit eshte pervjetori i kesaj figure dhe mediat e permenden shume pak...Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte argumenti i pare, eshte flamuri i pare, qe plotesisht, e hedh poshte cdo etiketim kundereuropian te shqiptareve...". E permend kete fakt jo thjeshte per t`i thene disa bashkekombeasave te mi se jemi europiane, por per t`i kujtuar se duke mohuar Skenderbeun, shkaterrojne vetem veten e per t`i pyetur perse nuk duan te jene europiane?

Ende ne se ndodh keshtu, gje qe i mbetet fakteve kokeforte te deshmojne, jo gjithmone situatat ne momente te caktuara te historise sone kane qene te tilla. Ne historine e artit njihen tashme disa periudha te rendesishme, ku figura e Skenderbeut eshte vleresuar dhe eshte bere subjekti qendror i temave historike ne artet pamore shqiptare. Dhe keto periudha deri ne kete stad njohje jane tre. Periudha e pare eshte periudha e rendesishme e perpjekjeve te shqiptareve, per te fituar pavaresine kombetare, nga e cila trashegojme krijimtarine artistike te quajtur periudha e Rilindjes dhe e Pavaresise Kombetare Shqiptare 1860-1945. Periudha e dyte eshte periudha e pasluftes se dyte boterore, qe fillon nga 1945-1990, ndryshe periudha e komunizmit dhe e metodes se realizmit socialist ne Shqiperi.


Periudha e trete eshte periudha ne tranzicion e ndryshimeve te pas viteve `90.

Ne keto tri periudha te medha perfshihet kultura artizanale e popullore e nominuar ose jo, nga e cila trashegohen nje seri e gjere e vizonesh naiviste mbi figuren e Skenderbeut si ne qendisje e ne gdhendje.

Figuren Skenderbe, e ftuan me deshire dhe dinjitet, ne skenen e artit te kultivuar shqiptar, shkrimtaret, dijetaret dhe artistet humaniste. Te paret e ne pergjithesi humanistet e gjysmes se dyte te shekullit XIX te quajtur Pararilindes (e gjejme termin pararilindes te perdorur prej Ylli Drishti-Portreti I Skenderbeut I piktorit Kol Idromeno, revista Pamorart Nr. 7-8, f.28) dhe ata te gjysmes se pare te shekullit XX te quajtur Rilindasit, duke perfshire nje kohe te caktuar 1860-1945. Eshte nje kohe artistike dhe revolucionare, qe percillej prej mesjetes se gjate shqiptare dhe prej kultures bizantine dhe pasbizantine. Ajo na ka lene nje trashegim figurativ me subjekt fetar, me nje cilesi tejet vetjake dhe vlere artistike te nje niveli shume te larte, ne anteun e te cilit qendrojne emerat e Onufrit, Nikolles, Qipriotit, Anagnostit, Shpatarakut, Selenicasit, Zografet, Cetiret dhe Zengot, por qe deri me tani historia e dokumentuar shqiptare apo e huaj nuk na deshmon se keta gjigande te artit mesjetar ne Shqiperi, te na kene lene deshmi artistike te shembellimit se figures te zotit Skenderbe. Ndryshe ndodh ne kete periudhe me historianet humaniste shqiptare si Marin Barleti ose Barleci, Pal Pjeter Engjelli dhe Andrea Engjelli, Gjon Muzaka, Frang Bardhi dhe Dimiter Frengu, prej te cileve ruajme deshmi historike rreth figures se Skenderbeut dhe fizionomise se shtetit feudal, qe ai ndertoi ne shekullin XV, rreth administrates shqiptare, rreth marredhenieve te brendeshme te aristokracise shqiptare dhe nivelit relativisht te larte te kultures se saj gjate ketij shekulli, rreth toponimeve dhe shperndarjes se pushteteve. "Ta dini se gjyshi i zotit Skenderbe quhej zoti Pal Kastrioti e nuk pati me teper se dy fshatra te quajtura Sinja dhe Gardhi I Poshtem. E prej ketej lindi zoti Gjon Kastrioti, i cili u be sundues i Matit e prej ketij lindi zoti Skenderbe" Nje fragment ky i Gjon Muzakes, qe deshmon faktin e vertete, por dhe justifikon entuziasmin e Hopf-it. Historiani gjerman Karl Hopf, ne librin e tij "Croniques Greco-Romanes", do ta quante "Margaritar" perkujtesen "Historia dhe gjenealogjia e shtepise se Muzakajve" (1510) shkruar nga Gjon Muzaka. Keta historiane qe kane te drejten legjitime te jene historianografet e pare shqiptare, dikush deshmitar olkular e i pranishem ne oborrin e prijesit dhe fushat e betejes e dikush adhurues i legjendes dhe i mitit mbi heroin zbuluan cilesite e tij dhe i deshmuan ne shkrime. Me veprat e tyre ata ndikuan plotesisht mbi jeten politike dhe shpirterore te shqiptareve, mbruajten ndergjegjen e tyre, i dhane vlere ndjenjes kombetare dhe cka eshte shume e rendesishme veprat e tyre duke u botuar ne disa gjuhe te botes u kthyen ne burime kryesore njohje jo vetem mbi heroin por edhe mbi kombin e tij. Tek keto vepra, tek krijimtaria e disa artisteve te huaj, tek krijimtaria dhe pershkrimet e mevoneshme te Konices, Dora d`Istrias, de Rades, Pecit, Nolit, Dodanit e Poradecit u mbeshteten te gjithe artistet e artit pamor shqiptar, te fundit te shekullit te XIX dhe gjate gjysmes se pare shekullit te XX, per te sjelle figuren artistike te Skenderbeut. Shtypi i kesaj kohe e deshmon kete fakt, duke na lene trashegim percaktime te forta patriotike rreth artisteve, qe krijuan figuren e tij. Historianet shqiptare deri me tani kane datuar dhe fatktuar ngjarje te ndryshme te shekullit te Skenderbeut, por edhe ne kohe me te vona. Duke cituar vetem disa prej tyre, kuptojme qarte se periudha e Rilindjes dhe Pavaresise Kombetare Shqiptare i dha mundesi te plote artisteve figurative shqiptare te kesaj kohe te vendosnin ne qender te veprave te tyre figuren e Skenderbeut, duke e cilesuar simbolin e bashkimit te kombit shqiptar per shpalljen e pavaresise kombetare, te cilin sot Kadare e quan "...argumentin e pare te shqiptareve...". Vepra "Skenderbeu" 1898, i Toptanit u perdor midis arberesheve te Italise, si suvenir i simbolit te bashkimit te shqiptareve ne lufte per ceshtjen kombetare. Organi "Ylli i mengjesit", 1918, shkruan rreth vepres, por me aludim figuren madhore Skenderbe se "Duke e pare, duke e adhuruar do te na ndihmoje te mendojme per jeten dhe veprat e tij te shkelqyera, do te behemi edhe me te mire e me te forte sa jemi". Medalioni "Skenderbeu" i Trotes ishte shume i njohur ne Kalabri dhe Buones Ajres dhe studjuesi arberesh Xhovani Stamile i shkruante De Rades se "Mikel Trota me figuren e Skenderbeut sheh lavdine e Shqiperise si nje Shqiperi te lashte dhe moderne". Krijimtaria e Theohar Gjinit per kete figure e shpalli piktorin, ne te gjitha vendet e huaja, ku jetonin shqiptare "Piktor memedhetar". Konica e quajti "Shqiptar te kulluar, atdhetar te vertete, shqiptar te urte", Noli e cilesoi si "Piktor te pare te Shqiperise". Te gjitha keto perpjekje arriten te konkludoheshin ne konkursin nderkombetar, te organizuar ne kohen e Mbretit Zog I, ne nentor 1937, ku u paraqiten 70 bocete dhe moren pjese skulptore shqiptar dhe te huaj. Ne kete konkurs u shpall fitues boceti i skulptorit kroat Antuan Agustinciqit, i cili nuk u realizua. Nje dokument shume me vlere gjendet ne drejtorine e Pergjitheshme te Arkivave, Tirane, te vitit 1938 dhe ruan tekstin: "Vendim dhe korespondence e Kryeministrise dhe e Ministrise se Puneve te Brendeshme per lidhjen e kontrates me Italine per pergatitjen e monumentit te Skenderbeut". Me renien e mbreterise, ky monument nuk u realizua ne Shqiperi, por tashme eshte i njohur monumenti i realizuar prej boceteve te kesaj periudhe ne Rome, nga skulptori Romaneli. Odise Paskali bashkebisedonte dhe degjonte me vemendje vizionin e te madhit Lasgush Poradeci per krijimin e bustit "Skenderbeu", 1939, vendosur ne Kukes, i pari monument i kesaj figure ne eksterieret shqiptare, edhe pse nje deshmi e koheve te sotme tregon se busti I Skenderbeut eshte vendosur per here te pare ne Kercove, Maqedoni. E gjithe kjo panorame shpall me vetedije se humanistet inteligjent dhe artistet shqiptare dashakombes te asaj kohe e kuptuan se figura udheheqese e Skenderbeut, ishte nje figure e qendrueshme e historise se kombit dhe duhej te ishte gjithnje e pranishme ne mjediset politike, ideologjike, kulturore dhe edukuese, jo vetem si krenari kombetare, por edhe si udheheqes shpirteror.

Me pas, ne periudhen komuniste, ne kohen kur u praktikua metoda e realizmit socialist, 1945-1990, kemi nje situate sa negative te shkaktuar prej ndikimit ideologjik dhe folklorik, aq pozitive, persa i perket temes historike, patriotike dhe kombetare "Skenderbeu", ne pikture dhe ne skulpture. Produkti artistic i kohes ka zene vend ekspozimi ne fondet e muzeve, Tirane, Kruje, Berat e shume qytete te tjera si dhe ne fondin e Galerise Kombetare te Arteve, Tirane dhe shume galeri te qyteteve te Shqiperise. Ato jane punime monumentale, portrete ne pikture, ne grafike ne skulpture, ku Skenderbeu paraqitet si prijes luftetar legjendar. Pamja fizike dhe psikologjike e heroit ne veprat e kesaj periudhe eshte e ndryshme nga shembellimi i tij ne veprat e artisteve rilindas. Nese ata e moren modelin nga artistet e huaj dhe arbereshet e Italise, ne figuren monumentale te realizmit socialist ai paraqitet si nje hyjni, burre shtatmadh, i cili superon me bukuri dhe permasa te gjitha figurat e tjera njerezore. Levizjet e tij jane teatrale e heroike deri ne mitizimin e pathyeshmerise se tij te perjeteshme. Gjithmone, i hipur mbi nje kale te bardhe, ne qender te tablose. Elementi drite ne pikture bije fuqishem mbi te si dhe veshtrimi i pare i shikuesit fokusohet mbi kete figure. Ai eshte gateshem per beteje, lufton ne beteja dhe shpallet fitimtar. Levizjet e tij shpesh kthehen ne imitime pothuajse teatrale e te perseritshme nga njera tabllo munumentale tek tjetra. Mbi krijimin e kesaj figure ndikoi shume dhe shfaqja e aktorit rus Akaki Horava ne rolin Gjergj Kastriotit ne filmin ruso-shqiptar "Skenderbeu". Aksesoret dhe paisjet luftarake, si mburoja, shpata, perkrenarja e tij imitonin objektet e njohura ne pikturat e Rilindasve shqiptare dhe piktoreve te huaj. E gjithe krijimtaria mbi heroin, kudo qofte e ekspozuar apo e konservuar, e cdo stili artistik, perben per artin dhe kulturen shqiptare, vlera te qyteterimit shqiptar, arkivon caste historike, patriotike e kombetare te artisteve dhe koheve politike ne historine e kombit tone. Vitet 1967, 1968 jane vitet me te spikatura, kur piktoret me te permendur realizuan disa tablo historike monumentale, te cilat u paraqiten ne konkursin memorial te 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbeut. Me pas vitet 1981-1982 ishin vite pot e tilla, pasi u inaguruan dy muze te rendesishem "Muzeu Historik Kombetar" ne Tirane dhe Muzeu Kombetar "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" ne Kruje. Piktoret me te njohur kane qene piktori Fatmir Haxhiu, piktori me produktiv i tabllose monumentale te permasave te medha te betejave te shqiptareve ne disa periudha te historise se tij. Kjo lloje pikture e cilesoi Haxhiun si piktor batalist. Piktori Guri Madhi, i cili ka hyre ne histori si piktori i pare i tablose kompozicionale historike, Naxhi Bakalli, vizatues virtuoz. Alush Shima, qe e paraqiti mbret te shqiptareve. Bashkim Ahmeti, Niko Progri, Gazmend Leka, Ylli Drishti, Fatmir Thaci, autore te afreskeve te Museut Kombetar "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" ne Kruje. Zef Shoshi, Jakup Keraj, Hysen Devolli, Vilson Kilica, Zef Kolombi, Nexhmedin Zajmi, Met Deliu dhe Bajram Mata, pasqyruan betejat e tij dhe te arbereshve. Ne skulpture jane te njohur dy monumentet "Skenderbeu mbi kale" i Krujes me autor Janaq Paco, kopje e te cilit eshte vendosur ne Prishtine dhe i Tiranes me autore Janaq Paco, Odise Paskali dhe Andrea Mano. Metej ne vitet e lartepermendur u bene te njohura kompozimet ne skulpture te Llazar Nikolles, Thoma Thomai Dhamos, Fuat Dushkut, Odise Paskalit, Janaq Pacos dhe Genci Hajdarit.

Pas viteve `90 e deri ne ditet tona, per figuren e Skenderbeut dhe veprimtarive te tij, eshte rritur interesi i historise shqiptare, per te njohur thellesisht faktin "Skenderbe" dhe kohen mesjetare, kur ai jetoi. Ata sot kane mundesi te gjurmojne dhe te vezhgojne arkivat i historiografise boterore, europiane dhe ate te fqinjeve, per te zbuluar elemente te rinj te personalitetit te tij. Natyrisht, shkrimi i historise alternative, shkrimi i fakteve te reja do te na mundesoje te njohim me se miri figuren e tij komplekse e te vecante. Viti 2005 gezon te drejten e 600 vjetorit te lindjes dhe, politikat kulturore te Kosoves e kane ftuar figuren e tij te jete ne qender te vemendjes se historise se pavaresise se saj. Nje histori e perseritur e nje populli te vetem. Ne fillim te shekullit XX figura e tij ishte prezent dhe ne harmoni me idealet e shqiptareve per pavaresi kombetare. E njejta situate perseritet ne shekullin e XXI. Ai kerkohet perseri te jete i pranishem si udheheqes shpirteror i perpjekjeve diplomatike te popullit te Kosoves per pavaresi territoriale dhe kombetare. Ne kete rast, shekulli i ri do te krijoje shembellim te ri, pasi nje brez i ri artistesh dhe nje kohe e re artistike do te mundesoje nje krijimtari te re mbi te, e cila gjithesesi do te jete e mbarsur ne sensin fizik. Psikologjik, patriotik dhe kombetar ne historine e artit shqiptar si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi.

Gravura, natyrshem, i perket ne te shumten e rasteve krijimtarise europiane. Nje fond i tille eshte shume i pasur, i njohur dhe i ekspozuar ne muze te ndryshem te shume vendeve te Europes dhe pikerisht ne pavionet e tyre. Ne asnje nga keto muze nuk mund te kuptohet periudha e shekullit XV pa percaktimin e sakte te luftrave ballkanike, ku vendin e nderit e ze figura e Skenderbeut. Nderkaq ne Shqiperi, ne qytetin e Krujes, vendit me te permendur te ketij shekulli, eshte ndertuar nje muze, i quajtur Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ku gjenden ne figuren e improvizuar te gjitha ngjarjet historike te kohes se tij. Te gjitha jane te mbeshtetura ne fakte historike. Ndertesa e muzeut dhe i gjithe konstrukti fugurativ e arranzhes i brendeshem dhe i jashtem u inaguruan ne vitin 1982. Ne sallat e tij jane ekspozuar kopje te rreth 40 gravura te koherave dhe te artisteve te huaj, kopje fotografike te pikturave monumentale me subject betejat e heroit si dhe afreske me subjekt Historine e Skenderbeut. Me rastin e ketij pervjetori te rendesishem, nuk marr persiper te faktoj te gjitha gravurat e koherave, por kam perzgjedhur disa prej tyre. Shume nga gravurat u shfaqen per here te pare ne botimin dhe ribotimin e librit te humanistit te shekullit XVI Marin Barleti apo Barleci, me titull "Historia e jetes dhe vepres se Skenderbeut, Princ i Epirit", me pas u shfaqen ne botime te tjera prej historianeve te ndryshem te vendeve te ndryshme ne periudha te ndryshme. Kjo eshte arsyeja qe te gjithe artistet anonim apo te njohur prej historise kane sjelle imazhin e tyre te mbeshtetur nga kostumografia ushtarake, perandorake ose qytetare e kohes dhe vendit nga vijne. Gjithashtu figura dhe dyluftimet e tij jane skicuar, duke pase edhe perfytyrime te heronjeve te lashtesise iliro-greko-romake. Autoret ne kete periudhe jane, kryesisht, te huaj si dhe te huaj anonim. Nje nga artistet me te njohur, ne krijimtarine e te cilit u mbeshteten mjaft artiste te tjere te shekujve te ndryshem, eshte piktori gjerman Jost Aman (1539-1591). Me pas ishin Domeniko Kusto piktor gjerman (shekulli XVII), Robert Vogan, piktor anglez (shekulli XVII) dhe nuk perjashtohen piktoret franceze te shekujve XVII-XVIII. Ndersa ne shekullin e XX Ibrahim Kodra dhe Naxhi Bakalli kane vizatuar, skicuar dhe incizuar figuren e heroit.

Fotografia. Arti i Rilidjes dhe i Pavaresise Kombetare Shqiptare i dha nje shkas zhvillimit te fotografise kolazh, e cila lindi me qellim patriotik dhe kombetar. Gjate fillimit te shekullit XX, kur intelektualet dhe politikanet shqiptar kerkonin te identifikonin shqiptarizmen lidheshim me figuren me madhore te kombit tone Skenderbeun. Ata po kete gje benin edhe me figurat e huaja qe ne fund te fundit politika europiane ia kishte sygjeruar si shpetim dhe bashkim te kombit te tyre. Mendoj se kjo eshte dhe arsyeja qe ne fondin e arte te fotografise shqiptare te fillimit te shekullit XX gjejme kolazhe fotografike mjaft domethenes. Te dhenat e plota te materjalit kolazh fotografik jane marre prej studjuesit te fotografise z. Qerim Vrioni. Autoret me te njohur jane fotografi Vani Burda dhe Kel Marubi, ne qender te vepres se tyre eshte Skenderbeu dhe Eilhelmi i I.

Zejtaria popullore, normalisht, e ka sjelle figuren e heroit kombetar si subjekt te artit dhe kultures popullore shqiptare. Kjo vinte si rezultat i trashegimise se ketij subjekti ne kenget popullore epike, ne poemat dhe legjendat e trimerise dhe ne vizionet popullore per heroin. I gjithe ky informacion zanor solli nje ndikim te fuqishem mbi realizimet figurative naive te artit popullor. Keshtu figuren e Skenderbeut mbi kale apo dhe portretin e tij e gjejme ne shume variante individuale te trajtuar mbi materjale te shumta sic jane miniaturat e gdhendjeve ne dru, ne figuren e rumbullaket, por edhe ne relieve. Ne, pothuajse, te gjitha trevat shqiptare heroin e gjejme te qendisur me mendafsh apo fill pambuku te ngjyrosur mbi copa te pambukta dhe fill te leshte te endur si coha te leshta. Shume thjesht mund t`i quajme pano dekorative te pelhurta, qe familjet shqiptare i perdornin si zbukurim ne dhomat e miqve. Nje deshmi te tille na e ka lene piktori i njohur shqiptar Abdurrahim Buza, ne vepren "Kuvendi i Lidhjes Shqiptare". Krijimet e nominuara ose jo te tilla te imazheve popullore ne realizimet e tyre jane krejt te pasterta dhe ne fiksimin e imazhit perfundimtar ata e kane vazhdimisht nje pike referimi qe jane veprat e artit te realizuara gjate koheve te ndryshme nga artistet profesioniste. Disa te dhena te rendesishme i ka permbledhur, Maks Velo, ne studimet e tij. Autoret me te permendur te nominuar jane Iljaz Turhani dhe Preng Hysa.

Ne te gjitha historite e shkruara, periudha e Skenderbeut eshte cilesuar si nje nga periudhat me te rendesishme, qe ndikoi ne lenien gjurme te nje qyteterimi, I cilesuar sot, shqiptar. Ne kete periudhe, atij i eshte dhene nje vend nderi dhe eshte cilesuar burimi kryesor i bashkimit kombetar te popullsise arbereshe, edhe pse ne kohen e tij kupolat e feve katolike dhe ortodokse ishin ne nje konflikt te hapur. Ai u cilesua ndertues i te shtetit feudal. Mbrojtes ushtarak i kultures kristiane. Respektues i kultures myslimane, por kundershtues I politikave poshtuese te saj. Administrues i afte dhe pjesemarres aktiv ne dilomacine e shekullit XV, qe tashme njihet se ka qene nje diplomaci konfliktuale ne tejskaje. Idete e kesaj periudhe e shpallen ate te vetmin burim frymezimi, qe do te bashkonte te gjitha aspiratat e shqiptareve, per te formuar me se fundi nje shtet te vetin, te cilin duhej ta njihte Europa. Gje e cila, gjate asaj kohe, nuk u arrit. Kjo eshte arsyeja qe ne kohe me te reja, shqiptaret figuren dhe flamurin i tij e kthyen ne embleme te bashkimit kombetar. Kjo i dha nje nxitje te jashtezakoneshme krijimtarise se artisteve shqiptare si brenda dhe jashte vendit. Shume artiste te huaj nominues apo anonim, te shekujve XV-XX kane lene te trasheguar ne muze te vendeve europiane dhe shqiptare gjurme te shembellimeve te portretit dhe figures se tij.

*Studiuese e njohur dhe kuratore e artit ne Galerine Kombetare. Ajo ka bere te njohur platformen e saj dhe nje historik sesi njihet ikonografia e Heroit Kombetar


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.