Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mesuesi me i mire eshte pervoja.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 100 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Kulture :: 40 vjet nga ndarja me Fan Nolin
Postuar nga: Skampa

Kulture Le tė mos pandehin qė s’kemi kapedanė pėr tė drejtuar timonin e anijes sonė, nė mes burrave energjitikė kurdoherė dalin udhėheqės tė mirė. -Fan Noli

Fan Stilian Noli (1882-1965)


O flamur gjak, o flamur shkabė,
O vend e vatr’ o nėn’ e babė,
Lagur me lot, djegur me flakė,
Flamur u kuq, flamur i zi.

U mbushėn 40 vjet qė nga vdekja e Fan Stilian Nolit, njėrit nga figurat mė tė rėndėsishme dhe mė tė shkėlqyeshme tė letėrsisė, kulturės, fesė, historisė dhe politikes tė popullit shqiptar. Po e shėnojmė pėrvjetorin e Nolit nė njė kohė pėr ne shqiptarėt mė tė rėndė dhe tragjike se sa ishte koha nė tė cilėn ka jetuar dhe vepruar ai, ndėrmjet rreziqesh, ambiciesh, veprimesh politike dhe antipolitike. Ai lindi mė 6 Janar 1882, nė Ibrik-Tepi, Turqi, njė fshat banuar nga shqiptarėt. Noli u rrit shėndetlig e disa herė u gjet nė buzė tė varrit, bile njė herė e kishin marrė pėr tė vdekur dhe po e qanin pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit. Nė kėto ēaste, Noli i vogėl hapi sytė e po ēuditej me atė ē’ka ndodhte. Mėsimet e para i morri nė shkollėn greke tė vendlindjes dhe mė vonė punoi dhe jetoi nė Athinė. Nė tė vėrtetė ai quhej Theofan Stilian Mavromati (Syziu), por ai vendosi pėr mbiemėr emrin e gjyshit tė tij Noli. Kėshtu u quajt gjithmonė Fan Stilian Noli.

Nė vitin 1903, Noli shkon nė Egjypt ku ditėn punonte si mėsues nė njė shkollė greke dhe mbrėmjeve punonte i suflar dhe aktor nė teatėr. Nė Egjypt u njoh me disa atdhetarė shqiptar qė ishin tregtar nga Shqipėria. Ata e bindėn qė tė shkonte nė Amerikė duke i paguar dhe harxhimet e udhėtimit. Nga viti 1906-1913, jetoi dhe punoi nė Amerikė ku u muar me njė sėrė veprimtarish kombėtare shqiptare. Karrierėn gazetareske e fillon nė gazetėn “Kombi”(1906-1907), dhe mė 1907, Noli bashkoi mbarė shqiptarėt e Amerikės nė shoqėrinė e parė politike “Besa-Besė” ku do tė hapė dhe gazetėn me emrin “Dielli” qė u shėrbente shqiptarėve nė Amerikė si burim lajmesh, por edhe si njė shkollė e vogėl pėr mėsimin e gjuhės shqipe. Nė vitin 1908, kur Noli ishte vetėm 26 vjeē, bėhet priftė pėr hir tė Shqipėris, ku meshėn e parė e mban mė 22 mars, nė kishėn e “Shėn Gjergjit” nė Boston. Me kėmbėngulje Noli, nė pak vite shqipėroi 6 libra fetar me gjithėsej 1357 faqe, punė kjo madhėshtore, duke zgjidhur problemin pėrgjithmon tė kėndimit tė meshės fetare nė kishė nė gjuhėn shqipe.

Noli bashkė me Faik Konicėn, mė 18 prill 1912, pregatitėn Federatėn gjithė shqiptare nė Amerikė “Vatra” qė do tė kishte dhe gazetėn e saj “Dielli”. Federata “Vatra” dha njė ndihmesė tė pallogaritėshme pėr mėrgimtarėt shqiptar nė Amerikė, duke lajmėruar pėr gjendjen e trubullt nė Shqipėri atė kohė. Nė vitin 1912, Noli diplomohet nė Universitetin e Harvardit, dhe nė nėntor tė po ati viti, Noli bashkė me Faik Konicėn, shkojnė nė Londėr, si pėrfaqėsues tė “Vatrės” pėr tė mbrojtur interesat e ēėshtjes shqiptare nė konferencėn e ambasadorėve.

Tė gjithė po presim tė mundim tė vemi
T’i falemi Flamurit
dhe ta puthim dheun e Dashur
tė Atdheut tonė.(NOLI)

Pas shpalljes sė pavarsisė Noli do tė punonte dhe luftonte pėr organizimin e politikės sė brendėshme dhe tė jashtme tė vendit, pėr tė vėnė nė jetė parimet e demokracisė sė pėrparuar. Mė 1913 ėshtė delegat nė Kongresin e Triestės. Pranimi i Shqipėris nė “Lidhjen e Kombeve” mė 17 dhjetor 1920, ai do ta cilėsonte si suksesin mė tė madh tė karrierės sė vet politike. Nė dhjetor tė 1921, Noli mbrin nė Korēė dhe mban meshėn e parė nė gjuhėn shqipe mė 11 dhjetor tė 1921. Ditėn e “Shėn Spiridonit”. Mė 12 dhjetor, Fan Noli, mban njė meshė tė madhe nė gjuhėn shqipe nė kishėn e “Shėn Gjergjit” dhe bėn edhe kurorzimet e para tė martesave nė Korēė. Ēifti i parė i kurrorzuar nga urat Noli ishte i Dhimitraq Ēėrava dhe Efigjeni Thana. Mė 21 dhjetor Noli niset urgjentisht nė Tiranė ku Kėshilli i Lartė e ngarkoi ministėr i jashtėm i qeverisė sė Xhaferr Ypit.

Noli e shikonte si tė domosdoshme krijimin e kishės, Ortodokse Autoqefale Shqiptare, brenda vendit, e cila do tė bėhej barrierė e ndėrhyrrjes politike sė huaj. Kėshtu mė 10-19 shtator tė 1922, nė Berat u mblodh Kongresi, i cili themeloi Kishėn Autoqefale Shqiptare. Kongresi i Beratit ishte mė shumė njė shprehje e vullnetit politik dhe u mbėshtet fort nga Qeveria e Tiranės. Si qendėr e Autoqefalis u caktua qyteti i Korēės, qė mė pas Noli u lidh ngushtė me kėtė qytet, ku mė vonė Korēa e shpalli Fan S. Nolin, qytetar Nderi, si dhe e caktoi kanidatin e saj pėr deputet nė Asamblenė Kushtetuese. Nė vitin 1923, Fan Noli u dorėzua peshkop nė Korēė dhe u emėrua Mitropolit i Durrėsit, Gorės e Shpatit, Primat dhe Eksark i gjithė Ilirisė, i Detit perėndimor dhe i gjithė Shqipėrisė. Vetė Noli nė kėto ēaste emėrimi, do tė thoshte: “Titull i madh, por pagesė e vogėl, por titulli e plotėson ngushticėn financiare”.

Kėshtu Noli do tė bėhej njė figurė udhėheqėse pėr vendosjen e rendit demokratik. Ku nė qershor tė 1924 do tė zgjidhet kryeministėr i Shqipėrisė dhe pėr 6 muaj do tė pėrballonte problemet ekonomike dhe politike. Por programi i tij do tė rezultonte i parakohshėm pėr buqtė dhe feudalėt qė nuk njihnin demokracin e Kuvendin Popullor. Noli i rritur jashtė Shqipėrisė, nuk e njihte dhe nuk mund ta njihte realitetin e vendit tė tij. Nė shtator tė 1924, Kryeministri Fan Noli dhe me Luigj Gurakuqin do tė pėrfaqėsonin Shqipėrinė nė Asamblenė e pestė tė “Lidhjes tė Kombeve”. Ku fjalimi i mbajtur nga kryeministėr Noli, pati jehonė tė madhe jo vetėm nė vendet antare tė Lidhjes, por edhe nė vendet e tjera.

E mjera Shqipni, po dergjet e po vdes
dhe neve tė mallkuarit nuk e shkojmė ta shėrojmė
po mundohemi ta pagėzojmė se mos na vdes pa emėr,
pastajza si do ta njoh Shėn Pjetri qė mban hapset e parajsės.(NOLI)

Mbas rėnies tė Qeverisė Demokratike, Noli do tė qėndronte nė Europė dhe mė 1925 ai zgjidhet kryetar i organizatės “Komiteti Nacional Revolucionar”(KONARE). Nė vitin 1930, do tė pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė Kongresin e parė antifashist nė Berlin tė Gjermanisė. Nė vitin 1932, Noli do tė rikthehet nė Boston tė Amerikės, i zhgėnjyer nga politika, i dobėt nga shėndeti, dhe shumė i varfėr, ku do ti shėrbente Ahmet Zogut dhe mė vonė Enver Hoxhės, pėr hir tė shqiptarėve dhe Shqipėrisė. Mbas disa vitesh Noli do tė thoshte pėr dėshtimin e qeverisė sė tij demokratike; “Ne kishim me vete shumicėn, kur vumė nė programin tonė reformėn agrare. Ne ishim pakica, kur erdhi puna pėr ta zbatuar atė”. Federata mbarė shqiptare “Vatra” e zgjedh Fan Nolin kryetar Nderi, i cili ishte figura me e fuqishme e kėsaj organizate tė madhe tė shqiptarėve tė Amerikės.

Nė vitin 1937-1938, Fan Noli mbaron konservatorin e muzikės tė Nju-Inglentit, dhe mė 1945, Noli merr gradėn “Doktor” nė Historinė e Lindjes sė Afėrme dhe tė Rusisė, nė Universitetin e Bostonit. Mė 13 mars tė vitit 1965, nė moshėn 83 vjeēare vdes nga njė sėmundje tė rėndė, nė qytetin e Launderdejl tė shtetit tė Floridės, Dr. Mitropoliti Fan Stilian Noli.

Se pas dimrit vjen njė verė
Qė do tė kthehemi njė herė,
Pranė vatrės, pranė punės,
Anės Vjosės, anės Bunės.(NOLI)

Rebel i lindur dhe armik i shtypjes e i padrejtėsive, Noli u frymėzua me mėsimet dhe parimet e Revolucionit Francez dhe tė presidentit amerikan Linkoln pėr t’i vėnė nė jetė nė Shqipėri. Noli ka patur bindjen se kishte lindur e i duhej tė luftonte, pėr njė Shqipėri tė lirė, me kufinjė tė sigurtė, tė zhvilluar nga ana ekonomike e kulturore. Ai ishte i dashuruar me Shqipėrin, gjuhėn shqipe dhe Skėnderbeun. Noli nuk pushoi sė menduarit kurrė pėr atdheun e tij, dhe gjithmon priste rastin qė tė shikonte edhe njė herė Shqipėrinė para se tė vdiste. Sa herė qė gjente rastin, Noli fliste me dashuri dhe simpati pėr kombin dhe Shqipėrin e tij. Noli e ngriti si pak kush tjetėr nė atė kohė figurėn legjendare tė shqiptarit, gjallėrinė e tij nėpėr shekuj. Ai e pėrshkoi shqiptarin si njė luftėtar tė paepur dhe tė patrembur pėrmes furtunash dhe stuhish.

Fan S. Noli ky atdhetar me ndėrgjegjie tė lartė qytetare politike dhe demokrat i shquar, reformator i kishės, gojėtar, udhėheqės politik, kompozitor i cili luftoi pėr Shqipėrin larg saj. Jetoi vetėm 4 vjet nė mėmėdhe, zotėronte rreth 12 gjuhė tė huaja, duke bėrė tė flasi nė shqip Shekspiri, Gėte, Hygoi, Ibseni, Servantresi etj. Kėto vepra Noli i pėrktheu nė njė kohė kur nė gjuhėn shqipe pėrkthehej pak, kur kushtet shoqėrore dhe politike nuk ishin tė pėrshtatshme. Ai bėri Don Kishotin tė ėndėrrojė shqip, bėri Otellon tė zemėrohet shqip, bėri Hamletin tė pikėllohet shqip. Dr.Mitropoliti Fan Stilian Noli do tė mbetet nė Historinė e Shqipėris, si njeriu qė ariti i pari me hir tė vullnetit dhe hollėsisė sė tij, tė lexojė zyrtarisht gjuhėn shqipe nė meshė nė kishė. Dita qė mėshoi pėr herė tė parė, ėshtė njė ogur i bardhė nė udhėn e pėrparimit tė kombit shqiptar, dhe as e harrojmė as mund tė lemė tė tjerėt ta harrojnė. Ai ishte shqiptari qė foli shqipen mė tė pastėr dhe tė fuqishme, Noli u bė udhėheqėsi shpirtėror i shqiptarėve, qe njė arkitekt i madh i pėrpunimit tė fjalės shqipe dhe i mendimit demokratik shqiptar.

Fan S. Noli si askush tjetėr ngriti zėrin pėr afrimin e Shqipėrisė me botėn, ngriti zėrin pėr padrejtėsitė historike qė janė bėrė kombit shqiptar. Ai ngriti zėrin dhe luftoi pėr liritė demokratike dhe mendimin e lirė. Ishte pėr njė demokraci tė tipit perėndimor, me pluralizėm politik dhe zgjedhje tė lira. Pėr kėtė u jepte pėrparėsi, marrėdhėnieve me SH.B.A, dhe mėnyrės amerikane tė jetesės. Veprimtaria diplomatike pėrben njė faqe mė tė ndritura nė jetėn e Nolit. Ai ėshtė pėrfaqėsuesi i madh i oratorisė shqiptare, sidomos me fjalimet politike, por edhe nė publicitetikė pėrdori njė gjuhė me njė shije tė lartė artistike. Shpesh ai na ka dhėnė pamje mjaftė prekėse tė realizuara nėpėrmjet njė stili nga ana emocionale. Me shkrimet dhe oratorinė e tij ai krijoi njė ndėrtesė tė lartė e tė bukur qė ėshtė studiuar dhe po studioet edhe sot. Jeta dhe vepra e Fan Nolit pėrbėjnė njė thesar me vlera tė mėdha kombėtare tė kulturės dhe historisė sonė shqiptare. Librat e tij ribotohen dhe mbeten mė populloret, emrin e tij e mban sheshi, shkolla dhe rruga nė Tiranė e gjetkė.

Por eshtrat e tij janė ende nė mėrgim, pėrtej oqeanit. Ndoshta njė ditė do tė bėhen njėsh me tokėn shqiptare ashtu siē e dėshiroi dhe ėndėrroi atdhetari i madh shqiptar Fan Stilian Noli. Pra le ta kujtojmė sot kėtė figurė tė gjithėanėshme shqiptare pėr ndihmesėn e tij qė dha nė ecjen pėrpara tė historisė dhe kulturės sonė shqiptare. Mendoj se vargjet prekse tė Fan S. Nolit vlejnė edhe sot si dikur pėr mėrgimtarėt e shumtė shqiptar qė gjenden nė botė, si dhe pėr politikanėt shqiptarė qė mė shumė po ngatėrrojnė dhe trubullojnė punėt e Shqipėrisė.

Pėrgatiti Arben Llalla

4 Mars 2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.