Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Aprovimi i te tjereve eshte nje stimulues, prandaj nganjehere eshte mire te mos t`i zesh bese.
--- Paul Cezanne

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 140 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Ceshtje Kombetare :: "Kombi shqiptar ne prag te mijevjecarit te trete"
Postuar nga: Shqiptar

Ceshtje Kombetare Me poshte keni mundesi te lexoni nje seri essesh nga Ismail Kadare mbi te shkuaren dhe te ardhmen e Kombit Shqiptar.

Parathenie

Ne prag te mijevjecarit te tyre te trete, qe eshte edhe mijevjecari i trete i botes se sotme, shqiptaret i priste nje befasi tragjike. Ishte e pangjashme me dramat e meparshme, ndaj ishte, ndoshta, me e hidhura. Nje vizatim ne nje gazete franceze te atyre diteve, e jepte tronditshem thelbin e ngjarjes: njera koke e shqiponjes dykrenare, perpiqej te mbyste koken tjeter. Marsi i eger i vitit 1997 do te hyje ne historine e ketij kombi si marsi i vetvrasjes. Nuk teprohet aspak nese thuhet se Shqiperia u perpoq te vetvritej.

A ishte e denje kjo per nje komb qe jeton mijra vjet ne nje bote te veshtire? A ishte shenje papjekurie, lodhjeje apo fatalizmi? Se fundi, a ishte e turpshme?

Per dike qe shkon drejt vetvrasjes, gjykimi i pastajme, qofte i atij vete, qofte i te tjereve s'mund te jete as i tepert as i sakte, as teper i qarte, aq me pak, as teper i pameshirshem. Por ne, nese nuk jemi ne gjendje te shkoqitim e zhbirojme shkaqet e thella e nderthyrjen e kushteve qe e sollen popullin shqiptar ne kete dite me te vertete te zeze te tij, jemi te detyruar nderkaqe qe cdo mendimin tone, cdo perpjekje e cdo veprim tonin te tanishem, ta veme ne lidhje me kete tragjedi. Ajo eshte e tille qe nuk te le te qete. Ajo eshte zoteruese dhe klithese. Ajo shtron pyetje dhe kerkon pergjigje nga te gjithe.


Miti i katastrofes


Popujt, ashtu si qeniet njerezore kane deshire te kujtojne fatkeqesite e kaluara. Me kalimin e viteve, shpesh ndodh qe keto fatkeqesi te skaluara ne ndergjegjen e tyre, ndryshojne trajte, rralle here zbehen ose harrohen, se shumti zmadhohen dhe nxihen me fort. Ne ndryshim me qenien njerezore qe e ka jeten e shkurter, jetegjatesia e kombeve krijon kushte per tjetersimin e fatkeqesive, te cilat disa here shnderrohen ne mite te verteta. Ne keto mite mbeshtetet shpesh kujtesa historike, prej tyre ushqehen letersia dhe artet ose krijojne psikoza fataliste qe ngjyrojne per nje kohe te gjate ate qe quhet shpirtesi e nje populli. Nderkaq, ka raste qe prej ketyre miteve ushqehen propagandat shoviniste dhe dekotrinat hakmarrese kunder popujve te tjere.

Nje nga mitet tipike qe gjendet ne historine e shume popujve ai i katastrofes se dikurshme. Eshte nje thyrrje ose nje humbje e dhimbshme ose disa gjema te njepasnjeshme, kujtimi i se cilave nuk ka asgje te keqe, perkundrazi sherben per fisnikerimin e nje populli, kur selitet ne nje kah te mbare. Per fat te keq, koha ka treguar se mund te sherbeje edhe per te kunderten: per ta egersuar nje popull kunder te tjereve.

Fatkeqesite e kaluara te popullit shqiptar, pushtimi osman ne shekullin e XV, copetimi i Shqiperise ne fillim te shekullit te XX dhe izolimi i saj nga bota per faj te diktatures komuniste ne gjysmen e dyte te ketij shekulli nuk krijuan tek shqiptaret as doktrina shfarrosese, as urrejtje kunder te tjereve dhe kjo eshte nje cilesi e admirueshme e tij. Nderimi dhe mbrojtja e tjetrit, i atij qe eshte i ardhur, i huaj, mik ose bujtes, nje mendesi qe vjen qysh nga kohet antike, ka qene nje nder guret themelore te qyteterimit shqiptar. Qe ky nderim nuk eshte shpikje poetesh, e as nje cilesi e elites shqiptare, u vertetua gjate Luftes se Dyte Boterore. Dhjetra mijra shqiptare italiane te mbetur ne Shqiperi ne meshiren e popullsise se armatosur shqiptare, pas kapitullimit te Italise, nuk u preken aspak prej kesaj popullsie, perkundrazi u moren nen mbrojtje prej saj. Nga ana tjeter, eshte fakt i njohur tashme qe Shqiperia qe nje nga vendet e rralla ne bote, ne mos i vetmi, qe nuk dorezoi asnje hebre tek nazistet.

Diktatura komuniste me politiken e saj vecuese u mundua ta armiqesonte popullin shqiptar me gjithe boten, kryesisht me boten perendimore, por nuk ia doli dot.Pas rrenies se komunizmit, populli shqiptar deshmoi ndaj te huajve europiane dhe amerikane po ate ndjenje miqesore te dikurshme.

Kjo tolerance e gjere e ketij populli e shoqeruar me tolerancen fetare, gjithashtu te vertetuar gjate shekujve, nuk u vu ne dukje e nuk u cmua asnjehere sa duhet. Ishte e nevojshme, per te mos thene e detyrueshme te cmohej, sepse kishim te benim me nje shembull te shkelqyer ballkanik, ne kohen qe gadishulli i madh u perfshi tej e mbane nga furtunat shoviniste, nga intoleranca e urrejtja etnike e nga krimet e renda te ushqyera prej saj.

Per tu kthyer tek miti i katastrofes, ky mit tek shqiptaret, ndersa nuk shkaktoi acarimin kunder te tjereve, mori, per fat te keq, nje zhvillim te papritur: pezmatim kunder vetvetes.


Psikoza mohuese


Rilindasit duhen lexuar e rilexuar gjithmone, sidomos ne kohera te veshtira. Duke i shfletuar tani, shikojme se pervec shqetesimit te tyre themelor: clirimit te Shqiperise dhe pavaresise se saj, ishte nje ankth tjeter, i vazhdueshem, i lidhur ngushte me te parin: rizgjimi i Atdhedashurise.
Kembengulja e tyre per kete rizgjim, kembanat e tyre, thirrjet e zjarrta, shpeshhere te deshperuara: Ti Shqiperi me jep nder, me jep emrin shqipetar deshmojne nje te vertete teper deshperuese: nje pjese e shqiptareve ishin ftohur prej Atdheut te tyre. Turqizimi i qindramijra shqiptareve, greqizimi i nje pjese tjeter, ngaterrimi i perkatesise shqiptare me ate fetare, deshmojne se ndjenja patriotike e nje pjese e shqiptareve ka qene jo aq e forte sic paraqitej. Nje pjese e tyre me lehtesi ishin gati ta kembenin Atdheun e tyre me nje tjeter Atdhe, nje pjese kishin turp te quheshin shqiptare, te tjere me lehtesi viheshin ne sherbim te forcave kundershqiptare.
Duhet thene se kjo nuk ishte nje dukuri e rralle. Ne shumicen e vendeve, ashtu sic ka nje perqindje te popullsise me prirje kriminale, ka edhe nje perqindje me prirje te mbrapshte (perverse) kunder Atdheut te vet. Kjo eshte e njohur qe nga koherat antike, kur midis grekerve te vjeter gjendeshin gjithmone njerez e prijesa qe bashkoheshin me armiqte e Greqise, e gjeri ne kohen tone, ku grupimet e ndryshme politike, sidomos ato ekstremiste, terroriste, maoiste etj., cilesi e pare e te cileve eshte urrejtja kunder vendit te tyre dhe bashkimi me cdo force tjeter qe eshte kundershtar i tij.
Shqetesimi dhe ankthi i rilindasve lidhur me kete hall te madh tregon se prirja kundershqiptare e nje pjese te shqiptareve ka qene nje rrezik i ndjeshem per Shqiperine.
Nje prirje e mbrapshte nuk mund te mbetet gjalle per nje kohe te gjate, pa u ushqyer. Dashuria per Atdheun eshte nje ndjenje e shendetshme natyrale, e cila me pak perkujdesje kultivohet lehte. Kurse prirja e kundert, mosdashuria per popullin tend, eshte rrjedhoje e disa faktoreve kembengules. Injoranca e thelle ku u zhyt per shume shekuj populli shqiptar, mungesa e shkollave, e universitetev, e akademive, e institucioneve kulturore, e natyrisht mungesa e strukturave shteterore e zbehu fort shqiptarizmin ose, ne rastin me te mire e la ate ne nje nivel parak (primitiv), qe me veshtiresi e kapercente folklorizmin. Ne kushte te tilla, perkitja me nje kulture te huaj ishte tronditese per shqiptaret. Ajo krijonte dy rrjedhime: ose i shtynte ata, qe ne shembellimin e kesaj kulture te ringjallnin kulturen e vendit te vet, ose e kunderta, i largonte perfundimisht prej Atdheut.
Keshtu, ne ag te clirimit te Shqiperise i kemi pature te dyja prirjet: atdhedadhurine e disave dhe shqiptarizmin, e disa here, kundershqiptarizmin e te tjereve.
Rilindasit u perpoqen si titanet ti bindnin shqiptaret se nuk duhet te turperoheshin nga vendi i tyre, se ata kishin nje Atdhe te bukur, se kishin nje gjuhe madheshtore nje prej 6 gjuheve themelore te Europes dhe nje nga 10-12 gjuhet themelore te Botes, se ishin race e bukur truperisht dhe teper e afte menderisht, se kishin nje histori te shkelqyer, se gjemat kombetare nuk ishin nje arsye per tu ftohur me Atdheun, por perkundrazi, per tu afruar me fort me te.
Aksioni i Rilindasve per zgjimin e Shqiperise ishte me i madhe dhe me i gjeri aksion kulturor ne krejt historine tone shqiptare. Rralle here emertimi i nje levizje perkonte plotesisht me qellimin e saj, ashtu si ne rastin e Rilindjes Shqiptare. Ne te vertete ishte ajo qe Rilindi Shqiperine, ose me sakte, ishte ajo qe lindi Shqiperine moderne.
Qe kjo levizje e ky vrull te ishin te suksesshem, rilindasit e himnizuan dhe e sublimuan historine e shqiptareve. Ata qemtuan ne te kulmet e ndritura, duke mos ndalur ne njollat e saj. Po me kaq kembengulje ata vune ne pah vlerat morale e fizike te shqiptareve, kryesisht virtytet pa dahsur te ndalen ne cenet e tyre, qe nuk ishin me te pakta se virtytet. Kjo ishte rrjedhoje llogjike e qellimit te levizjes: rifitimit te besimit te humbur.
Nje arsye tjeter qe e perligjte optiken e tyre pozitive qe propaganda kundershqiptare, qe ishte nisur nderkaq te kultivohej nga fqinjet e Shqiperise: kryesisht nga rrethet shoviniste serbe dhe greke. Ishte nje propagande e eger dhe shtazarake qe rralle here ishte pare ne fytyre e dheut. Perballe kesaj furtune te semure, rilindasit shqiptare mbajten nje qendrim fisnik e te admirueshem. Ne vend qe te binin ne nivelin e saj, duke u perdhosur dhe vete nga balta e kundershtareve, ata zgjodhen pergjigjen e terthorte: lartesimin e vlerave shqiptare.
Ky vizion optimist i rilindasve, i perfaqesuar ne rradhe te pare prej Naim Frasherit e me vone prej Gjergj Fishtes, u be objekt verejtjesh e kritikash me pas e vazhdon ende sot, ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte. Ne ngjarjet e fundit tragjike te Shqiperise ishte pikerisht ky vizion rilindas qe u sulmua ne menyren me barbare. Nje grusht intelektualesh renegate dhe nje grup politikanesh te papergjegjshem, te bashkuar me turmat e vulgut shqiptar, u perpoqen dhe ia arriten tia vinin zjarrin Shqiperise, cka ata e treguan me shkaterrimin e vlerave kombetare, te atyre qe nuk ishin prekur as nga pushtuesi otoman dhe as nga ai nazist. Nga keto ngjarje Shqiperia, e ndoshta jo vetem Shqiperia por Europa e tere, nxorri nje mesim qe asnjehere nuk ka qene kaq i qarte: ne kushtet e demokracise turmat vulgare te fshehura prapa fjales "popull" mund te kthehe ne varrmihes te demokracise, po aq sa tiranet, ne mos me keq.Kjo eshte nje nga arsyet qe greket e vjeter, kur diskutonin per demokracine, per te mirat dhe te keqijat e saj, ishin teper gjakftohte, pa paragjykime, rrjedhimisht pa enthuziazem. Nen trysnine e populizmit te majte, bota e sotme, ashtu sic ka harruar shume mesime te historise, ka harruar, me sa duket, edhe kete mencuri antike. Shqiperia qe e provoi ne mish te saj se cdo te thote kjo karikature e demokracise, shpresojme te mos e harroje.
Mesimi, pra, eshte i qarte: [demokracia e pashoqeruar nga nje strukture ligjesh e nje strukture e forte shteterore qe te siguroje funksionimin e saj, mund te kthehet lehte ne te kunderten e saj.
Persa i perket kritikes ndaj vizionit te rilindasve shqiptare, ajo, gjithashtu, duhet pare ne rrethanat kur eshte bere e ne zhvillimin e drames shqiptare. Ai vizion inkurajues lindi ne kushte te caktuara, per nje qellim te caktuar. Ne kushte te mevonshme, kur kombi shqiptar, ose se paku nje pjese e tij qe e kishte shtetin e vet te pavarur, ndeshej me probleme te tjera, me probleme te se drejtes, te demokracise, te emancipimit shoqeror etj., ai vizionkryekrejt optimist nuk ishte i mjaftueshem. Ndaj dhe bota shqiptare kerkoi dhe gjeti shtigje te reja te mendimit e veprimit.
Nderkaq duhet thene se, sipas nje tradite te keqe ballkanase e sidomos shqiptare, tradite e te hedhurit nga nje skajshmeri ne tjetrin, shume shqiptare u treguan te paafte te pranonin evoluimin e mendimit dhe kultures politike. Duke mos e kuptuar pasurimin e tradites ata nuk njihnin vec shkeputje te dhimbshme, shkeputje te pasuara me rrenim, paroksizmi i te cilave arriti kulmin ne mars te vitit 1997.
Ne boten e eger ku jetojme, ne kushtet kur Shqiperia eshte ende e brishte, kur ajo eshte realisht e jo mitikisht e kercenuar, ne kushte sidomos kur kombi shqiptar vazhdon te jete me dysh i copetuar, vizioni rilindas mbete vizion baze per boten shqiptare. Kritika kunder veseve dhe ceneve tona, ashtu sic ben gjithe bota per vetveten, nuk eshte vecse nje plotesim i ketij vizioni e njo nje permbysje e tij.
Per te pare me rrokshem si funksionon nje bashkejetese vizionesh, qe, ne shikim te pare duket e pamundur, le te kujtojme Faik Konicen dhe qendrimet e tij ndaj Naim Frasherit.
Konica, personalitet brilant i kultures dhe botes shqiptare, ishte i pari qe donte te hidhte nje dush te ftohte mbi zjarrmine rilindase. Me te drejte ai u perpoq tu kujtonte shqiptareve jo vetem cenet e tyre, por edhe mbrapshtite dhe marrezite e tyre te here pas hereshme.Nderkaq, e pare nga largesia e kohes, optika e tij eshte kunderthenese. Ai eshte vete rilindas dhe po vete kthehet kunder rilindasve. Punon e digjet per Shqiperine e aty per aty i pelqen te tallet me te tjere qe bejne te njejten gje. E adhuron dhe lavderon Naim Frasherin, e ma pas kthehet e nuk i le gje pa thene. Pergjerohet per Atdheun qe ka larg, e mbron ku mundet, i del per zot kunder shpifesve dhe racisteve, pastaj kthehet e shan, e quan Zululand me keq se racistet. Mund te thuhet keshtu se eshte ai, vete Konica kunder Konices.
Nuk do te ishte me vend ti kujtoheshin keto ketij kollosi te kultures shqiptare (ne fund te fundit koloseve u cmohen kryesisht lartesite) sikur kjo ane e tij kunderthenese te mos shfrytezohekj me qellim te mbrapshta ende sot. Vitet e fundit, kur ne prag te hyrjes se Shqiperise ne familjen europiane, kunder saj dhe kunder kombit shqiptar shpertheu nje fushate e terbuar raciste me emrin e Konices dhe vepren e tij u bene spekullime nga me monstruozet. Nje zhgan intelektualesh anti-shqiptare, se bashku me nje pjese te medias boterore, qe ju sulen me nje urrejtje shtazarake popullit te vogel shqiptar, per ta perbaltur, per ta mallkuar, per ta ndare perjetesisht nga familja e popujve europiane, u rreken ta benin Konicen flamur te tyre. Ky do te ishte profanimi me i lemeritshem per Konicen e madh. Ndaj per ta mbrojtur jo vetem kombin shqiptar, por, ate vete, birin e tij te madh, jemi te detyruar te kujtojme kundertheniet e tij. Ne fund te fundit, percmimi dhe balta qe do ti hidhej ketij kombi do ta perbalte ne rradhe te pare fytyren e ketij kolosi.


Antishqiptarizmi si profesion fitimprures


Rasti i Konices, me mire ndoshta se cdo tjeter, na kujton cilesite e shqiptarit: edhe kur ngjitet ne lartesite sublime, here pas here qe nga thellesia e races i vijne vrullet zemerake. Por me shume se kjo, rasti i Konices shtron nje pyetje madhore ne kete fund mijevjecari: C'imazh kane per vetveten shqiptaret? Eshte nje ceshtje qe kapercen dukshem anen kulturore dhe etike. Ky cmim i vetvetes lidhet me vleresimin qe ata i bejne kombit te tyre ne pergjithesi, ai lidhet me vleresimin e Atdheut, se fundi ai lidhet me ceshtjen themelore se sa jane ata te vendosur te mbrojne egzistencen e tyre si komb ne rruzullin e shqetesuar boteror.
Nuk eshte as shpikje poetesh, as propagande nacionaliste, e aq me pak komuniste, te thuhet se vendi yne, Shqiperia, ka qene disa here ne zgrip te humneres. Traktatet per ta ndare ate midis fqinjeve, programet dhe doktrinat per ta shperbere kombin shqiptar jane aty, ne arkivat e shume shteteve, me data, me emra, me vula. Dhe shume prej tyre nuk jane aspak te vjetra. Ato kane ne fund vitet 1913, 1918, 1938 e disa jane fare te reja.
Ne keto kushte, ne kushtet kur terbimi nacionalist antishqiptar mer permasa te tilla, sa qe ne mars te vitit 1997, ne demostratat e Shkupit njerezit kane guximin te ulerijne "shqiptaret ne krematorium!", kuptohet qe te jesh antishqiptar eshte fare e lehte, madje eshte shpesh fitimprures. Keshtu dhe kurresesi ndryshe mund te kuptohet vala antishqiptare qe shpertheu rrotull Shqiperise dhe brenda ne Shqiperi kohet e fundit. Keshtu shpjegohet perse nje grusht intelektuale renegate shqiptare u bene befas te perkedhelurit e medias boterore, te perkedhelurit e disa forumeve nderkombetare dhe, c'eshte me e keqja, zedhenesit per problemet shqiptare.
Shkurt antishqiptarizmi u kthye ne profesion. Eshte kjo fryme e semure qe ndihmoi per rrezimin e strukturave et shtetit shqiptar brenda dy-tre javesh, qe beri qe gjenerale dhe oficere shqiptare ne menyren me te turpshme te braktisnin postet e tyre, per te perfituar nje azil politik ne Itali, qe vulgu shqiptar ti vere zjarrin tempujve te kultures shqiptare.
Ne kushte te tilla, te ulerish ende se ne Shqiperi ka patriotizem te tepruar, se letersia shqipe eshte nacionaliste etj., eshte me te vertete thirrje e hapur per tradhti te hapur tashme ndaj Atdheut.
E gjithe kjo lidhet me nje sere pyetjesh themelore: a jane shqiptaret patriote me shume se c'duhet, apo perkundrazi jane ftohur me vendin e vet? A mos po e mbicmojne pa te drejte veten dhe vendin e tyre, a mos perkundrazi e percmojne pa te drejte veten dhe Atdheun, me fjale te tjera: a e duan kete vend qe u ka dhene emrin qysh prej dymije vjetesh, apo enderrojne ta kembejne me nje tjeter vend, enderr e mbrapshte kjo qe ka ngritur krye aty-ketu ne kohen tone?
Ne prag te mijevjecarit te trete shqiptaret jane te detyruar te nxjerrin ende mesime nga drama e tyre, qe ndodhet ende ne zhvillim.
Ne kushtet e nje klime te ashper nderkombetare, kur ata, i vetmi komb i ndare tragjikisht ne Europe jane te detyruar te durojne mosperfilljen boterore per gjemen qe u ka rene ne koke, ne kushtet e vetmise se tyre, te trysnise se nje propagande dashakeqe qe e ka perbaltur imazhin e tyre ne bote, duke e paraqitur here si popull violent, here fondamentalist, here barbar e here te lajthitur, shqiptaret jane te detyruar, midis te tjerash, te bejne nje zgjedhje e sqarim themelor ne ndergjegjen e tyre lidhur me patriotizmin. Mendimit te mbrapshte qe e ngaterron patriotizmin si balsam kunder nacionalizmit, ata duhet ti pergjigjen me nje "JO" te prere. Patriotizmi nuk eshte nacionalizem dhe antipatriotizmi eshte po aq i rrezikshem sa shovinizmi. Ata qe i japin shpesh keshillat kunder patriotizmit, e kane siguruar nderkaq patriotizmin ne vendet e tyre, dhe si gjithnje te velurit i lejojne vetes luksin te nazetohen me te. Nderkaq vetenderimin per vendet e tyre e kane siguruar gjate shekujve, pa kursyer asgje, madje as forcen e armeve. Askush nuk shqetesohet ne France kur presidenti e mbaron cdo fjalim me fjalet "Rrofte Franca!" dhe askush nuk acarohet ne SHBA ku ne te gjitha meshat bekohet shteti amerikan, presidenti i vendit, madje edhe ushtria amerikane.
Le ta pranojme me trishtim se ne krejt gadishullin Ballkanik, ne kohen kur shumica e vendeve u perfshine nga valet e egerta nacionaliste, te shqiptaret ndodhi e kunderta. Kjo ishte nje renie ne kurth nga me te turpshmet per nje komb. Ishte e thene qe, pasi u perpoqem ti japim botes shembullin grotesk te popullit te pare pa fe ne bote, majmunet e vendit tone u joshen nga mbrapshtesia tjeter: te japin shembullin e popullit pa Athdhe.
Thyerja morale e popullsise shqiptare ne kete fund shekulli ishte nje nga humbjet me te rend te tij. Ajo ishte, me sa duket, rrjedhoja me tragjike e diktatures sfilitese ne Shqiperi dhe terrrorit shtazarak serb ne Kosove e vise te tjera te Jugosllavise.
Thyrjet morale jane te njohura ne jeten e popujve. Ashtu sic jane te njohura ringritjet. Per tu ringritur, kombit shqiptar i duhet te tendoset e te nxjerre nga thellesia gjithe rezervat qe ka skajuar aty, ato rezerva, qe popujt, sipas nje teknologjie te lashte, i ruajne per dite te zeza e i nxjerrin ne stine fatkeqesish.
Raportet me atdheun zene ne kete rast nje vend kryesor. Shqiperia s'ka nevoje per ekzaltime, por aq me pak ka nevoje per percmim. Mendimi se Shqiperia dhe shqiptaret kane qene shume te himnizuar nga kultura shqiptare, ndaj tani duhet ti rrezojme ne balte per ti sjelle ne vete, eshte doktrine e antishqiptarizmit. Kultura dhe mendimi i nje populli qendron gjithmone ne nje lashtesi te shquar per ku perpiqet ta terheqe e ta ngreje gjithe kombin. Dy shekuj me pare, Gjermania e Getes dhe e Shilerit ishte shume larg Gjermanise se prapambetur dhe fshatarake e, megjithate askush nuk e cileson mendimin gjerman si etilist ose ekzaltues.
Nisur nga kjo, mund te thuhet pa ndroje se mendimi rilindas shqiptar, ndonese teper i larte ne krahasim me gjendjen reale shqiptare, ishte plotesisht i perligjur. Nga ana tjeter, duke e pranuar nevojen e plotesimit te ketij mendimi me nje vizion kritik e qortues(korrigjues), duke e pranuar pra, si te drejte ne thelb prirjen kritike te Konices, megjithate ne emer te nje te vertete siperane, duhet thene se kritika e tij kunderthenese ishte ne shumecka e tepruar dhe parakohshme. Vete ai e deshmon kete, jo vetem me ate pjese te vepres se tij qe eshte mbrujtur plot dashuri e pergjerim per Shqiperine, por edhe me veprimtarine tij si ambasador i vendit te vet ne SHBA, detyre qe ai e kreu shkelqyeshem per nje kohe te gjate. Ambasadori me i kulturuar dhe me brilant i kohes ne Washington, ai beri cmos ta paraqiste Shqiperine dhe qyteterimin shqiptar ne driten me te mire te tij, duke e mbrojtur nga keqkuptimet dhe percmimi qe ai vete ishte ngritur disa here vete tia shprehte vendit dhe popullit qe e kishte lindur.


Mbi drejtpeshimin


Kombi shqiptar ne kete fund shekulli vazhdon te perjetoje oren e lige te tij. Ai eshte i goditur rende ne trupin e vet pasi eshte i ndare e i shperndare ne tre shtete. Por ai ka mare goditje psiqike po aq te renda, ne mos me teper: ai eshte thyer moralisht.
Ringritja morale e popullit shqiptar eshte aksioni me i ngutshem ne kete kohe te rende. Ai eshte celesi, pa te cilin nuk mund te ndermeret asnje veprim tjeter shpetues. Ne qofte se populli shqiptar do te vazhdoje te percmoje e ta perballe vetveten, ne qofte se ai ne menyre irracionale do te synoje drejt shpernguljes, qofte nga trojet e tij ne Kosove, qofte nga trojet e shtetit shqiptar, ne qofte se ai do te vazhdoje te ngreje doren kunder strukturave shteterore te tij, te cfaredo lloj ngjyre politike te jene ato, ai do te eci drejt gremines.
Krahu i mbare i nje kombi nis nga ai vete. Ashtu sic nis sezona e tij. Mendimi qe kombi shqiptar do te kete per vetveten, ne nje menyre ose tjeter do te rrezatoje e do te kthehet ne nje realitet. Imazhin e mire ose te keq per nje popull, nuk mund ta krijojne per nje kohe te gjate as zyrtaret e tij, por as renegatet e tij; ate nuk mund ta krijojne as nacionalistet e ekzaltuar, por as vulgu i eger dhe i verber. Aq me pak mund ta krijojne ate diplomatet mendjelehte, gazetaret e pabese, denoncuesit, psikopatet dhe paranojaket e dehur per lavdi.
Njeriu shqiptar, i lodhur nga kalimet e befta pre vetpermbajtjes, dhe e kunderta, ka nevoje me teper se kurre per rifitimin e drejtpeshimit shpirteror. Drejtpeshimi nuk rigjendet duke perdorur perndezjen nacionaliste si kunderhelm ndaj vetepercmimit, e aq me pak duke perdorur kete te fundit si balsam kunder kapardisjes. Per te shmangur kalimin nga nje dush i nxehte ne nje dush te ftohte, njeriu shqiptar ka nevoje sot per orientim te sakte. Disa pyetje te thjeshta por themelore e bazike cohen sot perpara tij: C'popull jemi? Domethene a jemi si te tjeret, a meritojme nje fat normal e nje jete normale si te tjeret? A kemi mekate per te lare, a kemi borxhe per ta paguar? A jemi vertet fatkeqij, apo ashtu na duket, apo ashtu na pelqen te shfaqemi perpara vetes dhe botes? Te gjitha keto pyetje mund te formulohen ne nje moterzim edhe me te thjeshte: ne shqiptaret pas 2 mije vjetesh egzistence, tani ne prag te mijevjecarit te trete a i kemi ende aftesite trupore e shpirterore per te vazhduar te jetojme si komb, apo koha jone ka kaluar?
Pa rene ne kurrfare optimizmi te kote, mund te thuhet pa droje se, pikerisht sot, shqiptaret, pavaresisht nga lengata qe u ka rene e perpiqet ti veje poshte, kane shanset me te medha per te zene perfundimisht vendin qe prej kohesh e kane merituar ne familjen e poujve. Madje kjo lengate e kjo krusme e tmerrshme eshte ndoshta shenja me e sigurt per nje te ardhme plot shprese. Ne jeten e shume popujve jane te njohura keto gremina, pas te cilave kane ardhur ngritjet, disa here marramendese.


Le te kthehemi tek pyetjet e thjeshta themelore


Fati, ndonese na eshte bere zakon ta mallkojme, na ka caktuar ne shqiptareve te jetojme ne nje nga zonat me te bukura te Europes. Europa vete, nderkaq se bashku me SHBA eshte tani per tani lagjia me luksoze e botes. Ne e harrojme shpesh kete, harrojme qe ky vend, sharrjet ndaj te cilit i kemi ne maje te gjuhes, ky vend pra, i vendosur midis Venedikut, Romes e Athines ka nje skajim gjeografik te mrekullueshem se ai ka nje nje klime te admirueshme, se ka pasuri natyrore te shumta, se ka ndoshta plazhet me te bukura te kontinentit. Ne harrojme se cdo te thote ankthi shekullor i vendeve qe nuk kane dalje ne det, pa permendur vendet e izoluara ne thellesi te kontinentit, pa permendur trojet e gjera te kesaj bote te mbushura me shkurre, shkretetire e trishtim, e qe mbulojne tre te katertat e rruzullit tokesor. Ne i harrojme keto dhe, meqenese jemi midis nje kopshti plot me shtete pasanike, na pelqen te qahemi se nuk jemi si ata.
Ne vuajme nga kompleksi i vogelsise dhe harrojme se shteti i popullit shqiptar, pavaresisht nga prerja e trojeve te tij nuk eshte aspak i vogel ne kete gadishull, se ai eshte perafersisht i barabarte me shtetin e grekerve, te serbeve dhe bullgareve. Perseritja gjer ne lodhje e shprehjes "Shqiperi e vockel", "popull i vogel" s'eshte vecse nje shprehje e nje deshire per te fshehur pertkurrjen e metejshme te ketij populli.
Nderkaq, porsa diku del ne pah ndonje mendim, ndonje program ose ndonje pyetje: perse shqiptaret, ndryshe nga popujt e tjere duhet te jetojne te ndare, aty per aty harrohet percmimi per vogelsine dhe buis shprehja "Shqiperi e madhe". Kjo shprehje perseritet me nje fare tmerri, si dicka e rrezikshme, thua se ne kete bote vetem 8 ose 9 milion shqiptaret po te jetojne bashke behen te rrezikshem per boten! E nderkaq, askush nuk thote, sipas kesaj llogjike, se 90 milion gjermanet e bashkuar jane te rrezikshem, e aq me pak askush nuk thote se 250 milion ruset, bashke me bombat e tyre berthamore jane kercenim per te tjeret.
Ne qofte se s'duhet te vuajne as nga kompleksi i "vendit te mallkuar", as nga ai i vogelsise numerike, shqiptaret aq me pak kane kompleksin e races. Jo vetem qe ne boten e sotme te cliruar nga paragjykimet raciste ata paraqiten nje popull
i shendetshem, si gjithe te tjeret, por edhe ne kushtet e dallimeve dhe doktrinave raciste, duke qene nder te rrallet popuj te Europes qe nuk u preken, perkundrazi u lajkatuan prej ketyre doktrinave, shqiptaret, vetvetiu mbeten jashte ketij trazimi. Merita e tyre eshte se nderkaq ata nuk u dehen nga lajkat raciste dhe pervec theksimit ndoshta te kapardisjes, teoria e racave s'pati pasoja ne Shqiperi.
Ne sferen shpirterore, ne zoterimin apo krijimin e vlerave, shqiptaret s'kane patur kurre arsye ti kene lakmi apo smire te tjeret, aq me pak kane arsye sot per nje gje te tille.
Shqiptaret jane krijuesit e bartesit e nje prej gjuheve themelore te njerezimit, nje gjuhe qe ka vendin e saj te paluajtshem midis dhjete-dymbedhjete gjuheve kryesore te botes. Nje nga vendet e para te krishtera te Europes, Shqiperia ka qene rrjedhimisht trual fillestar i qyteterimit perendimor europian. Nga himni i madh i krishterimit "Te Deum", i shkruajtur nga nje peshkop shqiptar mbi njemije e peseqind vjet me pare, te mbrojtesi i qyteterimit perendimor, Gjergj Kastrioti, personazhi me sublim e me i njohur ne bote, jo vetem i shqiptareve, por i mbare popujve te Ballkanit, i cilesuar si "aleat i Krishtit", e gjer tek murgesha shqiptare Nene Teresa, gruaja shqiptare me e famshme e botes se sotme, kallon si nje fill i ndritur deshmia e ketij qyteterimi, kaq shume e kaq me kembengulje te mohuar nga dashakeqet e kombit shqiptar.
Dhe kjo eshte e kuptueshme: duhej fshire kjo deshmi per t'iu hapur rruga shpifjeve dhe shtremberimeve te perbindshme, per te ardhur gjer tek teza e mbrapshte se shqiptaret, jo vetem qe s'kane te bejne me qyteterimin europian, por jane varrmihes te tij.
Gjitmone ne kete llogjike te mbrapshte shpjegohen sulmet qe ju bene vitet e fundit, prej vete renegateve shqiptare tashme pikerisht gjuhes shqipe, figures sublime te Gjergj Kastriotit, i cili u quajt "hajdut kuajsh dhe agjent i italianeve", si dhe krejt tradites kulturore shqiptare te djeshme dhe te sotme. Paradoksizmi i ketyre sulmeve ishte pranvera e vitit 1997, kur turmat e vulgut shqiptar, te nxitur, vec te tjerash, edhe me keta intelektuale renegate, i vune zjarrin e i vune kazmen deshmive te cmuara te qyteterimit shqiptar, arkivave, teatrove antike, muzeut te Gjergj Kastriotit!
Per te vazhduar me vlerat shpirterore te krijuara nga ky popull, le te kujtojme poezine orale shumeshekullore, kodet zakonore, ritet antike, muziken, koreografine, kostumet e mahnitshme per te ardhur gjer te letersia shqipe.Kjo e fundit, duke u futur ne klubin e zgjedhur te letrave te medha te botes, u be vecanerisht e bezdisshme per ithtaret e tezes se shqiptaret jane te paafte per kulture. Ndaj, ashtu si krejt qyteterimi shqiptar, ajo do te pesonte sulmet e deshperuara dhe vulgare te antishqiptarizmit. Ne kete rast do te ndodhnin veprime te turpshme, qe asnje vend, sadopak dinjitoz, nuk do ti lejonte kurrsesi. Endacake te huaj, ata qe nuk i njeh kush dhe nuk i pyet kush ne vendin e vet, mesues fshati nga Kalabria apo Gjermania e Jugut, ftohen ne Shqiperi per te hedhur balte mbi letersine shqipe dhe kulturen shqiptare.
Ky racizem kulturor antishqiptar, i pashembullt ne boten e sotme, u be i mundur per shkak te kunder patriotizmit shqiptar. Te dy ata ishin nder faktoret themelore qe mundesuan rrenimin ne menyre te turpshme te shtetit shqiptar, te ushtrise, te policise, e te krejt grehines shteterore.
Racizmi kulturor antishqiptar merr pamje edhe me te shemtuar e te papranueshme, kur kujtojme se vete shqiptaret s'kane kurrfare percmimi ndaj kultures te te tjereve. Mungesa e racizmit dhe e shovinizmit te shqiptaret, pjelle e natyrshme e mendesise se tyre te hapur e miqesore ndaj te huajve, ndaj mikut, bashke me tolerancen fetare, tolerance e thelle, e vertete, e papudrosur nga kurrfare komformizmi, jane ashtu sic u tha me lart cilesi te tjera themelore, qe deshmojne nje nivel qyteterimi te ketij populli kaq te sulmuar per te kunderten.
Per fat te keq, ashtu si te gjithe popujt, shqiptaret kane cenet dhe veset e tyre, po aq te forta, ndoshta sa virtytet po ajme me spektakulare se ato.
Ndryshe nga hebrejte e disa popuj te tjere, qe jane solidare e te lidhur me njeri tjetrin, shqiptaret mezi c'presin rastin per tu percare. Natyra e tyre tejet individualiste eshte xehe e pafundme per te pjelle egoizmin, smiren dhe etjen per karriere. Kendej rrjedh vaniteti, kapardisja e neveritshme e sedra e semure.
Keto cilesi te natyres njerezore, qe ndeshen kudo, behen vecanerisht te rrezikshme tek shqiptaret, per shkak te tradites te shkurter te jetes ne nje shtet shqiptar. Prej tyre lind nje keqkuptim tragjik per lirine dhe per shtetin. Pa u pajtuar dot me ate ligj themelor qe lirine e njeriut te vecuar e ve detyrimisht ne raport me lirine e te tjereve, shqiptari shpesh e ka te veshtire te kuptoje se liria njerezore, ndryshe nga liria absolute eshte madheshtore pikerisht ngaqe eshte per demokracine, per vete shtetin dhe grehinat e tij.
Koncepti i gjymte per shtetin, zbehja e tij perpara terheqjes fisnore apo klanike con disa here ne konceptin po aq te gjymte per kombin, ku krahinarizmi kthehet ne rival te kombit.
Kjo eshte e kushtezuar, me sa duket, nga jetesa shume shekullore nen perandorine osmane, pra nen nje shtet qe nuk ishte i tyre, rrjedhimisht ndaj te cilit s'mund te kishin as nderim e as dhembshuri. Periudha e Pavaresise, ajo e Republikes ne fillim e pastaj e ajo e Mbreterise ishte relativisht e shkurter, kurse gjate sundimit te eger komunist koncepti i shtetit u zbeh perseri nen peshene dickaje te parrokshme, te huaj, e, ne fund te fundit, te shpelare prej cdo ngjyrimi kombetar, qe ishte partia komuniste.
Sado paradoksale te duket, ishte diktature komuniste qe i dha goditjen me te pabese shtetit shqiptar. Nje shtet sado i rrepte, sado i zymte, sado me ngjyrim politik komunist, do te ishte me i pranueshem e per dicka do ti hynte ne pune Shqiperise, se sa jo moluske e squllet, pa trajte e pa peshe qe ishte shteti shqiptar. Partia komuniste, e obseduar per te mos e ndare pushtetin me kurrkend, ishte xheloze, madje edhe ndaj vete shtetit te vet. Parrula "partia mbi te gjitha" perseritej dite e nate kudo si ne ankth. Me te gjithe menyrat jepej te kuptohej se institucionet shteterore: parlamenti, ministrat, madje ligjet themelore te shtetit, duke perfshire edhe kushtetuten, nuk kishin asnje vlere perpara autoritetit te partise. Fjala "shtet", madje dhe fjala "komb" zevendesohej kudo me fjalen "popull". Keshtu kishim "ushtri popullore" e jo kombetare, kuvend popullore, teater popullor etj.
Keshtu ne menyre te perditshme, njerezit, qysh femije mesoheshin te mos e nderonin shtetin, institucionet dhe simbolet e tij, per te ruajtur gjithe devotshmerine, nderimin dhe friken e tyre per partine.
Ne subkoshiencen e tyre shqiptaret do te ishin me te kenaqur
sikur policia shqiptare te ishte nje polici e vertete, me te gjitha tiparet qe ka nje polici, duke perfshire edhe ashpersine, edhe goditjen, edhe shkopinj prej gome, sesa ajo polici qesharake, me uniforma gjysem te zberthyera, qe nuk trembte kurrkend. Shqiptaret e dinin fort mire se pas pamjes prej babloku te policeve dhe pas idilit te mardhenieve popull-polic, kur ky i fundit thirrej pas femijeve "Xhaxhi polici", fshihej nje realitet tjeter, i frikshem dhe sketerrror: terrori i vertete komunist i ushtruar prej Sigurimit. Ashtu si partia e kishte privuar shtetin shqiptar prej autoritetit, ne shembullin e saj sigurimi kishte bere te njejten gje me policine. Dhe keshtu ndodhte me te gjitha ngrehinat, pa te cilat nje vend nuk mudn te jetoje: financat, ligjet, ushtria. Gjysme milioni bunkere qe nuk hynin ne pune per asgje, vetem per demtimin psiqik te popullsise deshmojne mosseriozitetin e komunisteve edhe ndaj dickaje qe duhet cmuar fort per ta: ushtrise shqiptare.
Percmimi komunist ndaj shtetit klasik, qe u shfaq haptaz ne Kine gjate revolucionit kulturor dhe qe shkaktoi miliona viktima, ne Shqiperi qelloi si nje semundje e fshehte sfilitese. Kjo padashuri kembengulese ndaj seriozitetit te shtetit lidhej ne fund te fundit me fillesen jo kombetare te komunizmit shqiptar, me faktin qe per nje kohe te gjate ata nuk e fshehen qe atdheu i vertete i komunisteve qe Bashkimi Sovjetik, me shperfilljen e tyre ndaj dramave te kombit, sidomos ndaj asaj te Kosoves, me mungesen e plote te nje strategjie kombetare.
Ky renim i perditshem i autoritetit shteteror shpjegon ne nje fare mase rrenimin si nje gardh i kalbur te grehines shteterore, te ushtrise e policise ne mars te vitit 1997.


Shqiperia drejt ringritjes


Poetika shqiptare, qofte ajo e lashta, popullorja, qofte ajo e poeteve te mevonshem, ka krijuar dy klishe baze per cilesimin e Shqiperise. Ne poezine gojore Shqiperia quhet Nuse. Per poetet shqiptare ajo eshte me teper Zonje.
Eshte me interes te hetohet se c'fshihet prapa ketij perfitimi te ndryshem. Me sa duket, per vizionin poetik popullor Shqiperia eshte ende e re, pra nuse, dhe si e tille ajo e ka jeten kryesisht perpara. Per poetet, duke qene zonje e rende, ajo e ka jetuar shkelqimin e saj. Madje Fan Noli shkon dhe me larg dhe e quan vejushe, e ve, e gjore mbretereshe pa kurore.
Kemi te bejme me dy projektime, njera drejt te ardhmes, tjetra drejt te shkuares. Naimi, ne vjershen Shpreh u perpoq t'i bashkoje te dyja ne vargjet: Lum kush te rroje, ta shohe zonje.
Nderkaq duhet thene se te gjithe poetet qe e perfytyruan Shqiperine si zonje, e bene kete me qellim fare te hapur: ti nxitin shqiptaret t'i kthejne dinjitetin e nderin e humbur, pra ta ribejne zonje, sic ka qene dikur.
Po a ka qene ndonjehere Shqiperia zonje? E bere ndryshe, pyetja do te tingellonte keshtu: Kush ka te drejte populli apo poetet?
Me fjale te tjera ka qene nuse apo zonje Shqiperia? Apo, as nuse, as zonje? Apo edhe nuse edhe zonje?
Me sa duket, eshte kjo e fundit qe do te mbetet. Edhe nese nuk ka qene zonje ne realitet, ajo ka qene e tille ne trurin e poeteve te saj.Pra, ne nje realitet po aq te forte, sa edhe ai qe shpaloset turperisht perpara nesh.
Poetet shqiptare, ne te vertete, duke e quajtur Shqiperine zonje, u nisen nga nje shestim, nga nje projekt i se ardhmes. Ata krijuan imazhin e saj, ate qe duhet te vinte dhe, per ta bere sa me te besueshem ate imazh, per ti dhene shprese bashkekombasve te vet, ngulnin kembe qe kjo nuk eshte nje shajni, nje fantazme por nje perseritje e nje te kaluare.
Me imazhin e zonjes ata luftuan nje perfitim te trete te Shqiperise, nje vizion te perbaltur, te pjelle nga vulgu shqiptar: ate te Shqiperise se mallkuar, te Shqiperise kucke, te Shqiperise te semure. Ishte ky imazh qe u shfaq si nje ethe e keqe vitet e fundit, sidomos ne marsin e zi te vitit 1997.
Poetet shqiptare, sidomos rilindasit, e njihnin mire kete cen te njeriut shqiptar: kalimi nga perndezja e enthuziazmi ne ligeshtim shpirteror. Ndaj ata, me te gjitha kembanat, donin te mbanin lart moralin shqiptar.
Thyerja e ketij morali ne vitet '90 ishte kembana e zeze qe paralajmeroi rrezikun e thyerjes ne mes te krejt kombit shqiptar.
Ringritja e Shqiperise nuk mund te filloje vecse ne ngritjen e moralit, pra nga shendoshja shpirterore e saj. Populli shqiptar duhet te beje qe te heshtin qyqet, qe tash ca kohe po i parandjellin vec fatkeqesi dhe vdekje. Ato qyqe duhet te heshtin, ne rradhe te pare, brenda tij e pastaj, natyrisht, rreth e rrotull. Shendoshja shpirterore do ta qetesoje nervozizmin e tij te skajshem, qe nuk eshte vecse nje shenje lodhjeje. Kjo do te beje qe mendesia e tij te kthjellohet e te jete e afte te shestoje strategjine e tij themelore: jeten e perbashket ne nje atdhe.
Ky qellim madhor eshte apirata me e ligjshme per nje popull. Asnje doktrine, asnje manipulim apo tregti politike, asnje trysni shtetesh, lobesh apo organizmash nderkombetare nuk mund te pengojne kombin shqiptar te kryeje ate qe gjithe kombet e tjere te Europes, plotesisht apo gati plotesisht e kane kryer: bashkimin e tyre.
Me kete akt populli shqiptar nuk synon asgje te pazakonte e nuk kerkon asgje te vecante: ai kerkon vec normalitetin e vet. Ky normalitet eshte dhunuar pa meshire e ai duhet te qortohet.
Ne familjen e popujve europiane kombi shqiptar eshte i vetmi sot qe eshte shenjuar per te keq. Ndersa te gjithe ecin ne nje menyre normale, ai, i prere mizorisht, eshte i detyruar te beje rrugen si nje i gjymtuar. Nje njeri i vetem po te lecitet (ndahet) keshtu nga te tjeret, egersohet, e jo, madje, nje popull i tere.
Populli shqiptar as ka kryer krime e as ka faj per te lare perpara botes. Ndonese ka 2000 vjet qe egziston ne kete bote, ai as ka sulmuar kend, as ka zhdukur kend e as ka pjelle doktrina per zhdukjen e te tjereve.
Shprehje te tilla si Shqiperia e madhe jane nje tallje e nje cinizem i pashembullt ne boten e sotme. Shqiperia e tkurrur ne 28 000 kilometrat e saj, eshte e kercenuar te fajesohet si e madhe, ne qofte se do te arrije 45 ose 50 mije kilometra, e shtete te tjere, me shtrirje te perbindshme prej miliona kilometra katrore, shtet qe kane bere krime te frikshme ndaj botes, qe kane pjelle teori me te zeza se murtajat, qe kercenojne njerezimin me arme berthamore, nuk quhen te medha.
Si organizmi qe kerkon jeten e vet natyrale, kombi shqiptar kerkon normalizimin e vet trupor dhe shpirteror. Pengimi i tij eshte thjeshte nje krim. Ndihma qe mund ti jepet eshte detyre humane dhe historike.
Kombi shqiptar, pavaresisht nga imazhi i shfytyruar qe jep, ka shume rezerva dashurie e sinqeriteti ne brendesine e vet. Europa e sotme sado e kompletuar te duket, ka gjithmone nevoje per dashurine e popujve te vegjel, shpesh te harruar.
Mijevjecari i dyte ka qene per shqiptaret teper i rende. Ne kete mijevjecar dy shekuj kane qene vazhdimisht trondites per te: i pesembedhjeti dhe i njezeti. Ne te pesembedhjetin ata e humben lirine, e rifituan per ta humbur perseri. E megjithate ata dolen nga ky shekull me nje ngarkese shpirterore heroike qe do ti ushqente gjate 5 shekujve pushtimi te perandorise osmane. Ne shekullin e njezete historia e tyre ishte edhe me e trazuar dhe aspak fatlume. Jane te gjitha gjasat qe mijevjecari i trete, pavaresisht nga trandja e sotme e Shqiperise, te filloje i mbare. I mbare per ata qe, ndonese e kane quajtur veten bij te shqipes, gjer me sot nuk jane ngjitur dot kurre ne lartesine e deshiruar, vec ne ederrat e tyre. E megjithate, ndonese krahet disa here u jane thyer, ata ende vazhdojne ta quajne veten si me pare. Kjo kembengulje deshmon, ne fund te fundit, besnikeri ndaj kodit te mocem dhe deshire per t'iu bindur urdherit te tij.

Fund.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.