Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Edhe ai qė u martua edhe ai qė s'u martua, tė dy pishman u bėnė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 140 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Forum :: Farsa politike greke me emrin “Epir i Veriut”
Postuar nga: Skampa

Forum Koncepti gjeografik dhe politik i Epirit ka qenė - Epir i Vjetėr dhe Epir i Ri. Ndarja dhe pėrcaktimi i Epirit nė Epir tė Veriut dhe pėr rrjedhojė edhe nė Epir tė Jugut nuk ka vėrtetėsi historike.

Ka afro 100 vjet qė politika greke ka filluar dhe vazhdon edhe sot propagandimin e kuptimit apo tė pėrfytyrimit Epir i Veriut (Vorio Epir) dhe tė pretendimeve pėr tė. Propaganda tepėr intensive e deri e pasaktė, gjithėkund pėrfshin masivisht mediat dhe sferat politike dhe ka bėrė qė kuptimi “Epir i Veriut” tė pėrvetėsohet dhe tė pėrdoret sot edhe nga zyra tė ndryshme Europiane e tė tjera. Por ai pėrdoret nė kuptimin e vet jo tė vėrtetė; ai trajtohet si njė dukuri qė egziston, qė pėrbėn shqetėsim dhe qė kėrkon njė farė trajtimi dhe zgjidhjeje pa u thelluar nė vėrtetėsinė historike.

Ndoshta jo krejtėsisht nė kėtė kuptim por thjesht si term referues pėr njė territor gjeografik i banuar nga nje popullsi e caktuar greke, pėrsėri pa u thelluar sa duhet ai ėshtė pėrdorur edhe nga autorė tė ndryshėm perendimorė, pėrfshirė edhe Robert D. Kaplanin nė librin e tij “Greqia, dashnorja e perėndimit, gruaja e lindjes”. “Njoftimet e mediave nė vend qė tė spjegonin Greqinė moderne nuk bėnė gjė tjetėr veēse hodhėn dritė mbi injorancėn e Perėndimit pėr shtrirjet mė tė gjėra dhe mė tė rėndėsishme tė historisė greke”, shkruan Kaplan. Prandaj ėshtė gjetur me vend pėrfshirja kėtu e disa sqarimeve themelore pėr kėtė ēeshtje.

Deri nė vitet 1912-1913, me ndarjen e Ballkanit sipas linjave qė vendosi Kongresi i Berlinit mė 1878, termat apo kuptimet Epir i Veriut (Vorio Epir, Northern Epirus) dhe vorioepirote (Vorioepirotes), siēi quajnė grekėt sot popullsinė qė jeton atje, nuk janė pėrmendur absolutisht nė asnjė dokument. Kjo pasqyron njė tė vėrtetė, sepse termi Vorio Epir nuk pėrfaqėson ndonjė kuptim gjeografik tė Epirit si territor. Pėr tė kuptuar drejt problemin e kufijve jugorė tė Shqipėrisė duhen studiuar me vėmendje ndarja administrative e Perandorisė Bizantine para pushtimit otoman, si dhe emėrtimet qė morėn kėto territore nė organizimin e shtetit otoman nė shekullin XV e mė tej. Nė kėtė kuadėr, vend tė posaēėm merr edhe Epiri, pėr tė cilin pėrmbledhlazi pa pretenduar zbulime tė reja disa gjėra kryesore mund tė thuhen me saktėsi historike tė provuar.

Epiri pėrbėn njė krahinė dhe njėrin nga shtetet e Ilirisė tė Jugut. Ai shtrihej nė malet e Vetėtimės (Akrokeraunet antike) dhe nė rrjedhėn e mesme tė Vjosės, deri nė gjirin e Ambrakisė nė Jug, dhe nga malet e Pindit nė Lindje deri nė brigjet e detit Jon nė Perėndim. Si emėr i pėrveēėem gjeografik ai fillon tė njihet nga fundi i shekullit VI p.e.r., deri sa nė shekullin IV p.e.r. mori edhe kuptim tė pėrcaktuar politik.

Fiset qė banonin nė kėtė trevė ishin Tesprotėt, Kaonėt dhe Molosėt. Ato fise dolėn nė histori si forma politike mė vete nė Luftėn e Peloponezit (432-404 p.e.r.) dhe ishin aleatė tė Spartės mė 429 p.e.r. Sundimtari i Molosėve, Tarypa, krijoi edhe shtetin qė u quajt Lidhja e Molosėve. Pas mesit tė shekullit IV p.e.r., ata pėrfshihen nėn ndikimm maqedon, por sundimtaret vendas vazhduan proēesin e bashkimit mė tej derisa erdhėn tek Aleanca Epirote, njė shtet federalist i kohės se Aleksandrit Molos (342-31 p.e.r.). Etapa e tretė ėshtė sundimi i Pirros (307-272 p.e.r.), i cili shtiu nėn zotėrim edhe pjesė tė Maqedonisė, Tesalisė dhe disa krahina tė Ambrakisė, Amfilokisė dhe Akarnanisė.

Shteti monarkik epirot humbi rėndėsinė nė vitet 30 tė shekullit III p.e.r. dhe u kthye nė shtet republikan i njohur me emrin Lidhja Epirote. Nė vitin 167 p.e.r. ajo ra nėn sundimin romak dhe pas vitit 148 p.e.r. u bė pjesė e provincės maqedone. Me reformėn e Dioklecianit (fundi i shekullit III e.r.), emėrtimi Epir shtrihet deri nė brigjet e Vjosės dhe u quajt Epiri i Ri (Epir Nova) pėr t’u dalluar nga pjesa tradicionale qė u quajt Epiri i Vjetėr (Epirus Veins). Nė trevėn e Epirit tė Vjetėr, nė fillim tė shekullit XIII, u krijua i quajturi Despotati i Epirit dhe nga shekulli XV nuk bėhej mė dallim ndėrmjet Epirit tė Ri dhe tė Vjetėr. Pra, Epiri i Ri u krijua si provincė e prefekturės sė Ilirikumit -Ilirise, nga reformat e Dioklecianit. Ai pėrfshinte krahinat e Shqipėrisė sė sotme, qendrore dhe jugore, nga lumi Mat deri nė lumin Vjosa dhe qeverisej nga njė konsullar e kishte si qendėr Dyrrahiumin. Edhe Epiri i Vjetėr pėrfshihej nė prefekturėn e Ilirikumit dhe shtrihej nga lumi Vjosa deri nė gjirin e Ambrakisė, qeverisej nga njė hegjemon dhe kishte si qendėr Nikopolin (Prevezėn e sotme).

Shumė autorė tė lashtė si Herodoti, Tukididi, Straboni, tė cilėt mbahen si baballarėt e historisė greke, kanė arritur nė pėrfundimet pėr pėrcaktimin e Epirit si territor dhe si popull duke dėshmuar se kjo hapesirė (Epiri) nuk pėrfshinte pjesė tė Greqisė. Sipas Strabonit, Greqia kufizohej me Akarnian (sot malet e Pindit) dhe me gjirin e Ambrakisė n Veri, si dhe me territorin e quajtur Epir tė banuar nga barbarė, siē i quainin grekėt e lashtė tė gjithė ata qė nuk flisinin greqisht. Pra, i takonin njė race tjetėr, “barbarėve”. Ka jo pak autorė dhe shkencėtarė serioze Europianė qė kanė dėshmuar se Epiri nuk ka qenė ndonjėhėrė grek. Mund tė pėrmenden edhe disa harta zyrtare tė botuara nė Angli, Gjermani dhe Austro-Hungari nė shekujt e kaluar ku pėrdoret termi Shqipėri e Jugut dhe jo pėrcaktimi Epir.

Prandaj, koncepti gjeografik dhe politik i Epirit ka qenė ai qė pėrshkruam, Epir i Vjetėr dhe Epir i Ri. Ndarja dhe pėrcaktimi i Epirit nė Epir tė Veriut dhe pėr rrjedhojė edhe nė Epir tė Jugut nuk ka vėrtetėsi historike. Termi “Vorio Epir” ėshtė njė pėrfytyrim, njė kuptim politik, falsifikim i sė vėrtetės historike pėr Epirin, pėr trashėgiminė dhe gjeografinė e tij. Ai ėshtė krijim i atyre qarqeve tė cilėt si platformė politike shtetėrore nė Asamblenė Kombėtare tė Greqisė mė 1844, pėrmes gojės sė kryeministrit Jan Koteli, shpallėn Megali-Idene (Idenė e Madhe) si themel tė egzistencės sė Greqisė. Synimi ka qenė krijimi i njė shteti tė madh grek nė kufijtė e Perandorisė Bizantine, ku do tė pėrfshiheshin edhe popullsi tė tjera ballkanike, si shqiptare, bullgare, maqedone, etj.

Ndėr tė tjera, objekt i kėsaj platforme ishte pėrfshirja nė shtetin grek tė njė pjese tė tokave shqiptare, e thėnė mė saktė edhe krahinat e Korēės dhe Gjirokastrės (mundėsisht edhe mė shumė), qė Fuqitė e Mėdha Europiane i njohėn si pjesė tė shtetit shqiptar pasi i dhuruan Greqisė rajonet mė jugore shqiptare nė Epir, si Ēamėrinė dhe krahina tė tjera, si Janinėn e Kosturin. Pėr arritjen e kėtij synimi u krijua, u pėrdor dhe vazhdon tė pėrdoret pasaktėsisht pėrfytyrimi i ashtėquajtur “Vorio Epir”. Kjo ka qenė baza e politikės greke gjatė shekujve XIX dhe XX nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Fatkeqėsisht, ajo edhe sot duket se mbizotėron drejtimin e politikės greke ndaj Shqipėrisė, pavarėsisht se me ēfar velloje dhe etiketimi pėrpiqet tė mbulohet.

Zef Mazi
Diplomat i vjetėr nė profesion

ILLYRIA 08-02-2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.