Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Amerika tė jep njė thele dhe tė merr njė pelė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 142 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Emigracion :: Bashkėsia shqiptare e Kebekut nė Montreal
Postuar nga: Skampa

Emigracion Njė Shqipėri etnike nė miniature.

Vetėm me telefonata dhe me tė njoftuar njėri-tjetrin (nė njė fare mėnyre njė "Kush asht trim nė tokė tė huaj...) shqiptarėt u mblodhėn nėpėr mitingje ku merrnin pjesė jo vetėm shqiptarėt por dhe gjithė miqtė e kombit tone, si dhe autoritete tė gjithė niveleve nga pushteti vendas. Nė provincėn e vetme frankofone tė Kanadasė nė Kebek nuk ka shumė shqiptarė dhe kjo kur e krahason me Toronton, metropolin kanadez. Askush nuk mund tė thotė njė shifėr tė saktė se sa shqiptar jetojnė e punojnė nė kėtė province por njė gjė ėshtė e sigurt qė shqiptarėt e ardhur nė kėtė province janė kryesisht tė rinjė ose relativisht tė rinjė. Sidoqoftė ata pėrfaqsojnė tė gjitha viset shqiptare.

Duhet thėnė se pjesa mė e madhe e shqiptarėve qė popullojnė Provincėn e Kebekut jetojnė nė metropolin provincial, nė qytetin e dyte kanadez pėr nga popullsia dhe rėndėsia ekonomike, nė Montreal. E pra para disa vitesh jo vetėm nė provincė por edhe nė Montreal kishte shqiptar por jo njė organizatė qė tė grumbullonte shqiptarėt. Ishte viti 1999 kur siē dihet shqiptarėt kudo qė ishin nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mali i Zi por dhe nė diasporė pa pėrmendur gjithė shtetet ku jetojnė shqiptarėt, e ndien se nė pėrplasjen midis shqiptarėve tė Kosovės dhe serbėve kishte ardhur ora finale. Nuk mund tė ketė situatė tjetėr nė historinė mė tė fundit tė shqiptarėve qė ti ketė bashkuar aq shumė shqiptarėt. Duke qenė nė kėtė pike, ndonėse tė huajtė e vlerėsuan shumė pritjen qė populli shqiptar u bėri vėllezėrve tė pėrtej kufirit tė ndjekur prej serbėve unė do tė thosha qė shqiptarėt bėnė veē detyrėn dhe mes vėllezėrve kjo ėshtė normale. Pikėrisht nė kėtė kohė si dhe gjetiu shqiptarėt e Montrealit ndonėse ende pa njė organizatė zyrtare treguan jo vetėm patriotizmin e tyre por dhe kryen veprimtari tė tilla pėr tė cilat ata duhet tė jenė krenar gjithė jetėn. Vetėm me telefonata dhe me tė njoftuar njėri-tjetrin ( nė njė fare mėnyre njė "Kush asht trim nė tokė tė huaj...) shqiptarėt u mblodhėn nėpėr mitingje ku merrnin pjesė jo vetėm shqiptarėt por dhe gjithė miqtė e kombit tone, si dhe autoritete tė gjithė niveleve nga pushteti vendas. Kėto mitingje por dhe debatet televizive shtuan dhe mė tej simpatinė e kebekasve dhe kanadezėve dhe bėnė qė rreth 5000 shqiptar tė Kosovės qė mbrritėn nė Kanada sipas njė plani tė qeverisė kanadeze tė priteshin si heronjė. Nuk do tė doja tė pėrmendja emra sepse tė gjithė shqiptarėt e Kebekut treguan me tė vėrtet patriotizėm por veē po pėrmend se kudo dhe nė ēdo veprimtari ishte i pranishėm shkollari, pėrkthyesi i mirnjohur dhe miku i tė gjithė shqiptarėve tė vendosur nė Montreal, zoti Kadri Sherifi.

Lufta nė Kosovė dhe aktivitetet nė mbėshtetje tė shqiptarėve tė Kosovės bėri qė shqiptarėt e Montrealit dhe rrethinave tė njihen dhe mė shumė me njėri-tjetrin dhe kėshtu u hodh ideja tė festohej dita e flamurit dhe qė aty tė delte ideja e njė organizimi tė tė gjithė shqiptarėve. Siē e pėrmenda mė sipėr shqiptarėt e donin prej kohėsh njė gjė tė tillė por.... Po tė pyesėsh sot shqiptarėt nė Montreal tė gjithė e lidhin krijimin e Bashkėsisė Shqiptare tė Kebekut nė Montreal me njė emėr: Fatmir Sulo. Bile, komenti i zotit Nazmi Berisha drejtorit tė shkollės shqipe Nėnė Tereza nė Montreal nuk lė ekuivoke nė kėtė drejtim: Pa Fatmir Sulon nuk do kishte as organizatė shqiptarėsh nė Montreal, as shkollė shqipe as ekip futbolli asgjė, asgjė, asgjė. Ndėrsa unė do tė shtoja se drejtori i shkollės shqipe nė Montreal nuk flet kot... Ndėrsa vetė Fatmiri kur dėgjon komente tė tilla, me modestinė qė e karakterizon, tė lė tė kuptosh atė qė Heroi ynė Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu u tha krutanėve mė 1443 "Lirinė nuk ua solla unė. Atė e gjeta midis jush...

E pra ėshtė merita e Fatmir Sulos, Azem Krasniqit, Nazmi Berishės, Ismet Abazit, Genci Trebickės apo dhe drejtuesve tė tjerė tė Komunitetit shqiptar nė Montreal kjo ka pak rėndėsi. Rėndėsi ka fakti qė nė tre vjetė Bashkėsia Shqiptare nė Montreal ka arritur jo pak gjėra. Nga asgjė, asgjė, asgjė, shqiptarėt sot kanė njė organizatė tė tyren, kanė njė shkollė shqipe, kanė njė ekip futbolli dhe sė fundi kanė njė vatėr tė tyren. Nga korriku shqiptarėt nė Montreal kanė njė zyrė dhe flamuri shqiptar valvitet tash para qendrės sė shqiptarėve nė rrugėn Bloomfild. Duke parė entuziazmin e gjithė shqiptarėve ditėn e pėrurimit tė qendrės, dėshirėn e gjithėsecilit pėr tė ndihmuar nė mobilimin e qendrės apo idetė e hedhura pėr ta kthyer nė njė vatėr tė tė gjithėve, e ardhmja duket premtuese. Kur pyesim zotin Sulo se ēfarė i mungon kėsaj qendre, ai pasi thith njė cigare dhe duke lėnė dukshėm, mėnjanė, entuziazmin e ēastit thotė se ne kemi nevojėn e tė gjithėve, tė gjithėve. Nėse tė gjithė do tė tregohen indiferentė, nėse gjėrat do lihen nė shpinėn e njė grupi njerėzish, nėse nuk ndihmohet Komuniteti ne nuk do tė arrijmė ato objektiva dhe dėshira qė janė sa interesante por dhe tė domosdoshme. Si mund tė mbahet gjuha shqipe nėse prindrit nė radhė tė parė nuk interesohen tė sjellin fėmijėt nė shkollė, si mund tė ndihmojmė tė porsaardhurit nėse nuk do tė kemi burime financiare tė paguajmė pėr lokalet pėr njė afat tė gjatė. Bile duke e pyetur pėr tė ardhmen e Bashkėsisė Shqiptare tė Kebekut nė Montreal zoti Sulo ėshtė entuziast, por shton: Duhet tė vrasim indiferencėn. Dhe mbi tė gjitha duhet bashkėpumi i shqiptarėve nga tė gjitha trevat pa dallim mes njėri-tjetrin. Gjerė mė sot kemi qenė tė bashkuar dhe kjo ėshtė arritja mė e madhe.

Dhe vėrtet, kush ka parė veprimtaritė e Bashkėsisė Shqiptare tė Kebekut nė Montreal e di mirė se kjo bashkėsi ka arritur njė objektiv qė ndoshta tė gjitha organizatat shqiptare tė tė gjitha rangjeve dhe tė gjitha vendeve do ta kishin zili. Tek Bashkėsia Shqiptare nė Montreal gjen shqiptarė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi e bile ata kanė marrdhėnie gjer dhe me arbėreshėt e Italisė qė jetojnė nė Montreal. Nėse nė Ballkan shqiptarėt kanė kufijė mes tyre dhe pėr tė shkuar tek njėri-tjetri u duhet tė tregojnė pasaportėn, nė Montreal ata nuk kanė kufijė mes njėri-tjetrit. Ata festojnė, luajnė e gėzojnė sė bashku sepse nė fund tė fundit tė gjithė jemi shqiptarė nga tokat shqiptare.

Ajet Nuro
Montreal, Kanada




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.