Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bukuria dhe pasuria s'janė pėrgjithminė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Lajme :: Kadare: Po i shkaktohen fatkeqesi popullit
Postuar nga: silenc

Lajme Nje interviste e Ismail Kadare dhene radios "Zeri i Amerikes" ne lidhje me situaten politiko ekonomike ne Shqiperi.

Shqiperia ndodhet edhe nje here ne udhekryq dhe ne horizont nuk duket ndonje zgjidhje, ndersa gjendja ne vend po keqesohet politikanet shqiptare nuk po luajne rolin qe u takon. Si mund te dilet nga kjo krize dhe pse eshte kaq e veshtire qe ne Shqiperi te krijohet nje kulture moderne politike?



Une jam me ate mendim te pergjithshem qe ka nje mungese pergjegjesie skandaloze, ka nje mungese sensibiliteti, pra nje mungese dhimbsurie minimale per popullin shqiptar, per kete popull kaq te vuajtur, nga klasa politike. Ka tallje, kapricio, batuta banale, ironira pa vend, provokime te shemtuara dhe une nuk e kuptoj sesi nje pjese e politikaneve tane, e kam fjalen per ata qe kane ne dore qeverisjen, qe jane shumica qe sundojne vendin, ky krah stalinist i Partise Socialiste Shqiptare nuk kujtohet qe vjen nga nje trashgimi komuniste dhe vetem kjo do te mjaftonte qe se paku te kishte seriozitet, se paku te kishin nje sens autokritike, e kam thene edhe here te tjera, te kishin pak koken e ulur perpara popullit shqiptar dhe te mos gezonin se paku te benin tallje, kapricio, te shisnin mend. Se paku kujtimi i hidhur i asaj linje nga kane ardhur t'i detyronte qe dicka te kishin ndryshuar ne ndergjegjen e tyre. Per fat te keq nuk po shikojme asnje shenje te kesaj. Ka nje fjalor marksist te fshehur me salca, me keto tallje, keto shakara, halabake disa here, nuk fshehin vecse nje gjelle marksiste te vjeter shume te shemtuar, thelbi i te cilit eshte qe partia eshte mbi te gjitha, partia eshte sunduese mbi cdo gje, eshte ajo qe shkel me kembe shtetin, institucionet demokratike, vlerat republikane te nje vendi, gjithcka tjeter.



Kjo gje per mua eshte skandaloze dhe nje nga arsyet pse nuk ka nje koncept shqiptar, nje koncept qe te jete ne interes te Shqiperise, por eshte ai koncepti i vjeter partiak, shterpre, te cilit i ka interesuar gjithmone doktrina marksiste ose teorite e luftes se klasave, por asnjehere interesat e vendit. Prandaj, une do t'i beja edhe nje here thirrje kesaj pjese te politikaneve shqiptare, kesaj pjese te Partise Socialiste, qe te vije ne vete. Te kuptojne se po shkaktojne fatkeqesi nje populli dhe nuk duhet ta teprojne ate qe thote populli, zullumin e tyre. Nuk duhet ta teprojne sepse populli shqiptar nuk meriton me vuajtje te tjera, njerezit kane shume halle, shume probleme, kane shume varferi dhe nuk duhet te shtohet fatkeqesia e tyre.



Ne thelb te mosmarreveshjeve eshte ceshtja e Presidentit te ardhshem. Pas zgjedhjeve te fundit komuniteti nderkombetar ka rekomanduar qe Presidenti i ardhshem te kete konsensusin e te gjitha forcave politike. Cili eshte mendimi juaj per zgjedhjen e tij dhe a do te ishit ju i interesuar per ta rishikuar mundesine e kandidimit?



Ne gjendje te tilla zakonisht deshira per te patur nje President qe vjen nga intelektualet, nga artistet, filozofet, muzikantet eshte deshire fisnike dhe une e kuptoj kete. Por me duket pak romantike dhe naļve, sepse problemet e nje vendi nuk mund te zgjidhen ne kushtet e sotme te jetes moderne politike, problemet e vendit nuk i zgjidh nje njeri ne menyre romantike. Presidenti i Shqiperise duhet te jete rrjedhim llogjik i jetes konkrete politike ne Shqiperi, i raportit te forcave, i gjendjes aktuale te opinionit, te te gjitha marredhenieve shoqerore e politike qe jane ne nje vend. Prandaj duke e cmuar kete gje, e quaj, pa fyer askend, pak naļve, dhe vec kesaj, po them arsyen e dyte, timen njerezore, nuk eshte ne natyren time pushteti, prandaj nuk e mendoj kurre nje gje te tille. Eshte njelloj si te me propozohet qe nga qytetar shqiptar te kthehem e te behem nje "murg i Tibetit". Une i respektoj murgjit e Tibetit, por nuk e bej dot nje gje te tille dhe nuk kam arsye. As ata qe ma propozojne nuk kane te drejte, nuk kane arsye. Mendojne se eshte nje zgjidhje, por nuk eshte nje zgjidhje reale.



Si e shikoni rolin e komunitetit nderkombetar ne krizen e tanishme ne Shqiperi?



Ne Shqiperi ka nje skizofreni politike, nje dyfytyresi politike. Kur u intereson politikaneve jane shume te zellshem per Evropen, ulerijne per Evropen dhe kur nuk u intereson papritur thone se Evropa po na nderhyn si teper. Ketu nuk ka konseguence, ky flamur ngrihet ose ulet sipas interesave te castit, prandaj sovranistet e vonuar nuk jane ndonje gje e re per pazaret politike. Jane te njohura rastet kur politikanet ngrene flamurin e sovranitetit sa here u intereson te bejne gjera jashte kontrollit nderkombetar. Ne shqiptaret kemi pervoje te hidhur, qe do te thote ngritja e ketij flamuri ne menyre te verber disa here. Mos harroni se Kosova desh u masakrua deri ne fund, ne emer te mosnderhyrjes ndaj Jugosllavise. Ne historine shqiptare ne kemi pervoje te hidhur cdo te thote adhurim i mosnderhyrjes, sepse ne emer te kesaj shpesh here behen krime. Ne, populli shqiptar sot, gjer sa admirojme per hyrjen ne Evrope nuk pse te jemi shume naziq dhe te kerkojme sovranitet atje ku ai eshte nje luks dhe deshira jone per te qene ne Evrope nuk bie ndesh me idene e sovranitetit. Perkundrazi, ideja evropiane shqiptare eshte forcimi i sovranitetit shqiptar, sepse jeta e sotme ne familjen evropiane, eshte garancia me e mire ne familjen evropiane dhe aleancen atlantike mundesisht eshte garancia me e mire per sovranitetin.



Si po e perjetoni ju personalisht gjendjen ne Shqiperi?



Ndikimi me i keq i kesaj krize politike, eshte kriza e besimit te njerezit, qe per fat te keq shqiptaret ne keto 10 vjet e jetojne here pas here kete krize besimi. Dhe fillon krijohet nje fare paniku, ta leme vendin, ketu s'behet asgje. Une do te thosha te kunderten. Pavaresisht gjerave te shemtuara qe sapo thame dhe une jam nje nga ata qe nuk jam kursyer t'i them, mendoj se Shqiperia do te eci dhe keto nuk jane fjale kot per te dhene nje shprese. Por perkundrazi e vetmja e mire qe doli ne kete krize ishte qe sot, gati 10 dite, Shqiperia eshte pa qeveri dhe megjithate ne Shqiperi ka jete pak a shume normale, kur ajo nuk lidhet me punet e shtetit, kur nuk lidhet me energjine elektrike ose ujin, qe i ka ne detyrim t'i beje shteti dhe qe jane prej nje kohe te gjate fatkeqesia jone. Pavaresisht nga kjo krize qeveritare jeta tjeter normale shqiptare per cudi, dhe eshte ndoshta hera e pare, qe ka stabilitet. Sepse ishte e veshtire 2-3 vjet me pare te perfytyroje Shqiperine pa qeveri dhe e qete dhe qe jeta te vazhdonte. Prandaj kjo tregon qe sidoqofte, ne ndergjegjen e popullit shqiptar, shtresimet e ndergjegjes se tij ka filluar te zere vend ideja e respektimit te institucioneve dhe populli shqiptar me teper se kurre kerkon te kete shtet serioz, institucional, republikan te vertete dhe jo shtet me dokrra dhe me parrulla shterpa.



Marre nga "Zeri i Amerikes


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.