Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Edhe pula qorre, gjen ndonjë kokërr
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 169 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Albasoul :: Dashuri e Vonuar
Postuar nga: SkenDerBeu2

Albasoul Nese dikush gervish lekuren e trupit tim, gjak prej saje s’ka per te dale, ne venat e gjakut, tani qarkullojne dhimbje… .


Rrefimi i dhimbshem i nje vajze.

Nese dikush gervish lekuren e trupit tim, gjak prej saje s’ka per te dale, ne venat e gjakut, tani qarkullojne dhimbje…

Dikur dashurova nje djale, te bukur, Keli e quanin. Ai atehere qe maturant ndersa une nje vit me e vogel.
E njoha nje te ejte, syte tane veshtruan njeri–tjetrin permes nje dere klase gjysme te hapur.
Ne ditet e mevonshme u beme njerezit me te afert e me te dashur.
Te dy vazhduam studimet e larta, nderkohe qe dyheshim perdite e me shume, nje pasdite erdhi te me takonte, dukej i merzitur e teksa rrinim te dy ulur nuk fliste, por vetem rrinte e me veshtronte.
E pyeta se cfare e mundonte por perseri nuk fliste, me doren e majte nisi te me preke ngadale neper ftyre dhe pashe qe syte iu mbushen me lot.
–Keli, te lutem me thuaj cfare ke? – e pyeta.
Asgje s’kuptoja ne ato caste vecse lotet e tij te mbeshtjelle ne sy, tani u rrezuan ne faqet teksa nisa t’ia fshija. Ai afroi fytyren e tij afer times dhe lehte buzet e tij preken te miat ndersa filloi te me puthte, ngadale shume ngadale.
O perendi sa e doja!
Pas pak me bulezat e gishtave ia largova buzet duke ndaluar ne mes te putheren e duke i thene:
–Keli te lutem, me thuaj cfare ke? (ta dija qe ajo puthje ishte e fundit, s’doja kurre qe te shkeputesha prej kraheve te tij)
Pa me pare ne sy, ai uli veshtrimin tek duart dhe tha:
–Dea une kam vendosur te iki jashte shtetit, po munda ne Kanada. Sa te rregullohem do te bej cmos qe te marr dhe ty me vete…
E vuaja shume ikjen e tije por duke menduar se nje dite te shpejte do te mashkohem perseri, ashtu siç me kishte premtuar mundohesha ti kaloja ditet ne fakultet.
Kaloi nje muaj 2, 3, 4, 8 deri sa u be viti dhe asnje lajm nuk kisha mare prej tije. Nuk dija ne cilin shtet te botes jetonte dashuria ime, vazhdoja ta doja sa askend tjeter, derisa ne fakultet, tek rrija me shoqet ne oborr pas shpines sime bisedonin dy vajza kur degjova njeren qe po i thoshte tjetres:
– Vajza, e kishte lene Keli Dean.
- Qe kur ka ikur ne Kanada kam degjuar se ai do nje tjeter dhe jeton me te.
Ndersa me kishte rene te fiket, nga pak fillova te permendesha, kush ishte ajo goje qe me helmoi… Po sikur te ishte e vertete ajo qe tha… O Zot nuk doja te besoja.
A kishte mundesi qe tere ate dashuri qe kisha per Kelin, tani ta ktheja ne urretje, se dija nese do gjeja forca… dashuria dhe urretja ishin aq prane njera–tjetres… .
Kaluan dite, muaj dhe ne zemren time kish zene vend dhimbja, vetmia, frika e te se nesermes. Doja te harroja te kaluaren time, imazhet… ate qe dikur kisha dashurshume, aq gjate. Ishte veshtire ta harroje per nje kohe te shkurter, e megjithate duhej harruar… .
Nje pasdite (te mallkuar) njoha nje djale i cili me vone ndryshe nga Keli qe me shkaterroi shpirtin ai me shkaterroi dhe shpirtin dhe trupin.
Njeriu i pa fat, thone , thyen qafen edhe mbi pupla.
Larg brigjeve te Shqiperise, fati i zi udhetonte bashke me mua, me kapte per dore e me conte ku donte ai. Sa shume lot mu deshen te derdheja edhe ne Itali.
O nena ime…
Ne Shqiperi askush se dinte adresen time perveç shoqes sime te ngushte Eves, te cilen mezi e merrja lejen te flisja nje here ne muaj me te, por as asaj si kisha treguar se ç’pune beja, sepse sa here flisja me te, djali qe me kishte marre, me mbante thiken tek qafa, thika e pret me lehte lekuren e nje femre…
Kishin kaluar 6 muaj ne Itali dhe vetem hija me kishte mbetur, kur papritur nje dite me mer ne telefon Eva e cila me thot qe Keli eshte kthyer ne Tirane dhe se me kishte kerkuar ne godine. Arsyeja qe s’me kishte shkruajtur asnje leter ishte se ai kishte qene ne burg atje ne Kanada.
– Dea, – vazhdonte ne telefon Eva – Une i tregova te verteten per ty – ndersa ai qau dhe vetem qau… .
Keto ishin fjalet e saj ne telefon, ndersa une qaja teksa prane meje me thike, ne dore rrinte bisha e eger... ai me mbylli telefonin… dhe jeten… .

Dea

********** ******** FUND **********************

Mare ne Revisten Italiane (Specchio)
Perkthyer: Nga REDI


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.