Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Fjala eshte si bleta qe ka edhe mjaltin edhe thumbin.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 103 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Albasoul :: Nga duhet tė nisė reforma universitare.
Postuar nga: silenc

Albasoul Po postoj ketu nje artikull te shkruar nga Edmond Cata "M.A. Shkenca Politike - Marredhenie Nderkombetare Universiteti i Nebraska-Lincoln, USA"
Ne lidhje me reformat ne sistemin shkollor ne Shqiperi dhe vecanerisht ate Universitar


Reforma universitare mund te quhet e nisur dhe ne rruge te drejte vetem nese ajo i shtyn universitetet tona drejt realizimit te tri funksioneve, karakteristike per universitetet perendimore. Se pari, ti vere ne funksion te nevojave te tregut, duke pajisur studentet me ato dije qe kerkohen dhe i hyjne ne pune tregut. Per kete, universiteti rri gjithmone ne pergjim te ēfaredolloj ndryshimesh qe ndodhin ne treg dhe ne kerkesat e tij per dije, ne menyre qe t'i reflektoje keto ne programet e tij. Se dyti, t'i beje ato qendra debati, qe te ofrojne zgjidhje dhe alternativa per problemet qe has shoqeria. Ne Perendim, universitetet jane aktive ne kryerjen e studimeve sa te karakterit teorik, aq edhe praktik, ne funksion te problemeve te shoqerise dhe konferencat e botimet shkencore perfaqesojne nje praktike sa te njohur, aq edhe te institutionalizuar, ku profesore e studente shkembejne pikepamje, eksperienca dhe ofrojne alternativa zgjidhjesh per nje problem te caktuar. Se treti, t'i beje ato qendra reference dhe ekspertize per politikanet. Ne SHBA eshte normale praktika e konsultimit, dhenies se mendimit e sugjerimit te alternativave midis presidentit, kongresmenėve, senatorėve, politikanėve apo institucioneve te tjera dhe universiteteve, qendrave studimore, profesorėve, ekspertėve. Po ashtu, zeri i ekspertit pro apo kunder eshte i pranishem ne te gjitha mediat kryesore: CNN, NBC, MSNBC, FOX, ABC.
Kerkesa qe diplomat e universiteteve shqiptare te njihen ne Perendim nuk eshte e sotme. Por, ndersa shume e kane kerkuar me ngulm kete gje, askush nuk eshte kujtuar (ose s'ka dashur) te pyese nese dijet dhe cilesia e universiteteve tona jane te tilla, qe studentin e diplomuar ne universitetet shqiptare, kudo qe ta ēosh ne Perendim, mund te konkurroje per te njejten diplome dhe vend pune me studentin e dale nga universitetet perendimore. Tjeter, askush nuk ka shtruar nje here pyetjen se sa ka qene ne gjendje trupi akademik i universiteteve shqiptare te ofroje alternativa per zgjidhjen e problemeve qe na kane mbeshtjelle kembet sot: krizen energjetike, berjen e administrates eficente, paraqitjen e projekteve per zhvillimet ne te gjitha aspektet e ekonomise? Mangesia e pare e universiteteve tona eshte mungesa e komunikimit me tregun. Universitetet shqiptare prodhojne studentė dhe diploma qe i hyjne pak ose nuk i hyjne aspak ne pune tregut. Ndersa studenti i universiteteve perendimore, qe perpara se te hyje ne shkolle, e di se cili eshte tregu i diplomes se tij; kjo as qe mund te thuhet per studentin shqiptar. Do te doja qe profesorėt ta kundershtonin kete e te me thoshin nuk eshte keshtu siē thua ti! Dhe do tė pranoja te qenurit ne gabim sikur argumenti te provonte te kunderten. Por fakti qe numri i te rinjve te diplomuar emigrojne jashte mbetet i larte dhe, per me teper, as qe punesohen ne diplomen e marre, flet qe diēka nuk eshte ne rregul me universitetet tona. Keshtu qe nuk jane fjalet, por gjendja ku jane universitetet shqiptare ajo qe rrezon ēdo argument. Prandaj shtyrja e universiteteve drejt komunikimit me tregun eshte imperative. Roli kryesor i takon vete universiteteve. Mangesia e dyte e universiteteve shqiptare eshte shkeputja e tyre nga problemet e shoqerise. Pare ne sensin e pregatitjes se studentėve, pyetjet qe ngrihen jane: dijet qe ofrojne universitetet shqiptare sa i orientojne studentėt drejt analizimit te problemeve konkrete qe kalon vendi? Sa dijet qe ofrohen kontribuojne ne pregatitjen dhe aftesimin e studentėve per t'u ballafaquar me keto probleme dhe zgjidhur ato? Sa dijet qe ofrohen vene ne levizje trurin dhe imagjinaten e studentit se si mund te zgjidhen problemet? Pare ne sensin e rolit te profesoreve dhe akademikėve si "truri" i shoqerise, pyetjet qe ngrihen jane: sa prej tyre ne punen e tyre kerkimore shkencore jane pėrqendruar ne ēeshtje qe lidhen direkt me problemet e sotme ekonomike, politike, sociale, te administrimit dhe biznesit? Sa aktiv kane qene akademiket dhe profesorēt tane per t'i paraqitur shoqerise shqiptare nje zė tjeter, krahas zerit te politikes ne ofrimin e alternativave? Sa "projektet shkencore" tė huaja, qe kane perfshire profesorė dhe akademikė prej universiteteve shqiptare, kane sherbyer per te kontribuar direkt ne identifikimin e ketij zeri? Sa prej profesorėve dhe pedagogėve nuk i kane pare keto financime, studime apo te shkuara jashtė jo si nje rast i mire per "te bere nje dore para", por si mundesi per te thene diēka serioze dhe me vlere? Sa prej profesorėve apo pedagogėve e shohin postin e tyre jo si pjesė tė luftes per ekzistence, por si vendi nga ku shoqerise i duhet ofruar zgjidhje? Krijimi i nje lidhjeje mė te forte mes universiteteve tona dhe problemeve te shoqerise eshte aspekti i dyte qe kerkon reforme. Qe perseri eshte vetem ne doren e universiteteve.
Mangesia e trete eshte mungesa brenda universiteteve shqiptare e profesorėve e akademikėve qe me personalitetin e tyre jo vetem do te ishin nje ze mė vete nė debatin e pergjithshem, por edhe do te sherbenin si nje konsulence dhe ekspertizė e nevojshme per politikanet. Cili politikan a deputet ne Shqiperi e ndien te pazėvendėsueshme konsulencėn e profesorit apo akademikut shqiptar? Cili deputet, perpara diskutimit e aprovimit te nje ligji, eshte konsultuar me pare me ekspertin e fushes perkatese? Ne Amerike, vertet jane senatoret ata qe votojne ligje, por, para se te mberrije te votimi pro ose kunder i nje ligji te propozuar, ēdo senator eshte konsultuar me pare me nje ekip tė tere ekspertėsh qe punojne per te. Cila media shqiptare ka tentuar te imitoje, te pakten ne forme, debatet e ekspertėve nė ekranet e CNN, MSNBC, FOX, ku ekspertėt dhe profesorėt te ftohen te bejne argumentin e tyre pro ose kunder rruges ose alternatives qe ka vendosur te aplikoje qeveria e momentit? Ėshte e vertete qe jane mė se pari politikanet te cilėve as u bie ndermend te kerkojne mendimin e profesorėve dhe akademikėve. Por fakti qe politikanet nuk ndiejne asnje lloj domosdoshmerie t'i drejtohen mendimit akademik, nuk vjen vetem nga injoranca e tyre. Ajo eshte pasoje gjithashtu e faktit qe vetė universitetet tona nuk mbajne brenda tyre profesorė e akademikė qe me ekspertizen dhe vlerat e tyre u imponohen politikanėve. Sepse tė arriturit e te berit "i imponueshem" nuk mund te ndodhe as brenda nje nate, as brenda nje nderrimi pushtetesh midis forcave politike, as me perpjekje thjesht per te mbijetuar e as me llogje e pretendime akademizmi medioker. Kjo ndodh vetem permes afirmimit dhe verifikimit te vazhdueshem te vlerave e permes kontributit te drejtperdrejte per ballafaqimin dhe zgjidhjen e problemeve qe po kemi ne si shoqeri. Prandaj shkundja e profesorėve dhe akademikėve dhe orientimi i tyre jo drejt shkences qiellore, por lidhjes me problemet qe po na marrin fytin, perben aspektin e trete te rendesishem per reformimin e universiteteve tona.

*M.A. Shkenca Politike - Marredhenie Nderkombetare
Universiteti i Nebraska-Lincoln,


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.